PSIKOLOGJIA   Birra Korca
GRAZIA   Lotaria Kombetare
Home » Aktualitet, Flash » Struktura e re: Qeveria, Rama shpall skemën me 19 ministra

Struktura e re: Qeveria, Rama shpall skemën me 19 ministra

Rama gjate konferencës për shtyp

Edi Rama prezanton strukturën e qeverisë së re.

DAP në Kryeministri, 16 ministri dhe 3 ministra pa portofol.

Struktura, si kanë ndryshuar qeveritë nga ‘92 deri në 2013

Kryeministri i zgjedhur, Edi Rama, ka prezantuar dje strukturën e re të qeverisë, që ai do të drejtojë në katër vitet e ardhshme.  Kabineti i ri qeveritar, i drejtuar nga kreu i të majtës, do të përbëhet nga një zëvendëskryeministër, 16 ministri dhe tre ministra pa portofol. Struktura e re e prezantuar dje nga Rama përbëhet nga 9 ministri që kanë bashkuar kompetencat. Po ashtu, Rama transferon Departamentin e Administratës Publike në varësi të ministrit të Inovacionit, që është në varësi të Kryeministrit, gjithashtu ai paralajmëroi ristrukturim të organikës së administratës publike. Rama theksoi se emrat e ministrave do të prezantohen në fund të muajit.

Krahasimi
Në qeverinë e Edi Ramës do të funksionojnë dy ministri: Ministria e Zhvillimit Ekonomik dhe Ministria e Energjetikës dhe Industrisë. Nën drejtimin e Aleksandër Meksit, këto ministri quheshin Ministria e Industrisë, Transportit dhe Tregtisë, si dhe Ministria e Burimeve Minerare dhe Energjetikës. Të njëjtën strukturë të përafërt mbajti edhe Fatos Nano, i cili kishte dy pozicione ministrore: Industrinë dhe Energjetikën, si dhe Ekonominë. Ndërsa Sali Berisha në vitin 2005 këto dy ministri i shkriu në një të vetme, të quajtur Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës. Ndryshimi i dytë i Edi Ramës është bashkimi i Arsimit dhe Sportit në një ministri. Aleksandër Meksi në 1996-n kishte dy dikastere, ku njëri quhej Arsimi dhe Sporti, ndërsa tjetri Arsimi i Lartë dhe Kërkimi Shkencor. Fatos Nano në qeverinë e tij të fundit kishte një dikaster për Arsimin dhe një dikaster për Kulturën, Rininë dhe Sportin. Ndërsa Sali Berisha Arsimit i bashkëngjiti Shkencën, ndërsa Sportin e bashkoi me Kulturën, Turizmin dhe Rininë. Ndryshimi i tretë i kabinetit Rama është dikasteri që do të administrojë punët publike dhe transportet. Do të formohen dy institucione, të cilat do të quhen Ministria për Transportet dhe Telekomunikacionin, si dhe Ministria për Zhvillimin Urban dhe Turizmin. Në vitin ’96, Aleksandër Meksi transportin ia kishte bashkëngjitur Tregtisë, ndërsa Punët Publike ishin së bashku me Rregullimin e Territorit dhe Turizmin. Nano në vitin 2005 kishte gjithashtu dy dikastere: Transportet dhe Telekomunikacionin, si dhe Rregullimin e Territorit dhe Turizmin. Ndërsa me ardhjen në pushtet, Sali Berisha i shkriu në një Punët Publike, Transportin dhe Telekomunikacionin.

Sot me aleatët
Rama mbledh Këshillin e të Urtëve
Kryeministri i zgjedhur, Edi Rama, do të presë sot në një takim krerët kryesorë të partive aleate, që kanë arritur një numër të lartë votash. Rama ka ftuar në takim Skënder Gjinushin, Paskal Milon, Petro Koçin, Mark Frrokun dhe Spartak Ngjelën. Takimi i kreut të Partisë Socialiste me aleatët kryesorë vjen një ditë pas prezantimit të strukturës së re qeverisëse, dhe tashme me aleatët pritet të respektohet marrëveshja parazgjedhore për përfshirjen e tyre në qeverisje. Dje, Rama ka mbledhur dhe Këshillin e të Urtëve, të cilët i ka falënderuar për këshillimin politik të vazhdueshëm. Kreu i maxhorancës së re u ka bërë me dije anëtarëve të Këshillit të të Urtëve se bashkëpunimi dhe këshillimi politik do të vazhdojë sërish, por tashme në qeverisje. Në këtë takim ka munguar Et’hem Ruka dhe Servet Pëllumbi.

Qeveria aktuale
1. Sali Berisha – Kryeministër
2. Myqerem Tafaj – Zv.kryeministër e min. Arsimit e Shkencës
3. Majlinda Bregu – min. Integrimit, Zëdhënëse e Qeverisë
4. Aldo Bumçi – ministër i Punëve të Jashtme
5. Flamur Noka – ministër i Brendshëm
6. Arben Imami – ministër i Mbrojtjes
7. Ridvan Bode – ministër i Financave
8. Florjon Mima – min. Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës
9. Eduard Halimi – ministër i Drejtësisë
10. Sokol Olldashi – min. Punëve Publike dhe Transportit
11. Halim Kosova – ministër i Shëndetësisë
12. Spiro Ksera – min. Punës, Çësht. Sociale dhe Shanseve të Bar.
13. Genc Ruli – min. Bujqësisë, Ushq. dhe Mbr. së Konsumatorit
14. Visar Zhiti – min. Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve
15. Fatmir Mediu – min. Mjedisit, Pyjeve e Admin. të Ujërave
16. Genc Pollo – ministër për Inovacionin e Teknologjinë e Informacionit dhe të Komunikimit

FATION BINJAKU

Albtelecom

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Panorama Online. Moderatori

35 Komente per “Struktura e re: Qeveria, Rama shpall skemën me 19 ministra”

  1. Agimi New york

    zoti na ndihmoft me qeverin tende.

    • Numerojini !
      !7 ministri.
      Nuk e di se sa ka qeveria aktuale, por kur kryeministri i ri thote ne te njejten kohe se do te reduktoje shpenzimet qeveritare e ndan ministrite duke e shtuar numurin e tyre, po me vjen ne mend administrata e fryre e bashkise se Tiranes te cilen e kishte mbushur megjithe ato shalesa qe i sherbyen per tu katapultuar ne postin e shefit te PS.
      Vecanerisht me terheq vemendjen se Rama do te zvogeloje numurin e stafit te kryeministrise.Pikerisht per keshilltare ka nevoje kryeministri i ri qe nuk ja ka idene e qeverisjes.
      Nuk pranon keshilltare piktori Rama. Ai deshiron te kete nje numer te madh ministrash qe ti vere ne rrjesht e te bejne vetem sic i thote mendja e tij..
      Eshte e kuptueshme se duke pasur parasysh se cfare kryeministri do te kene, shume pak nga deputetet socialiste qe mund te kene ndonje fare aftesie e vlere, nuk do te pranonin te linin vendin e sigurte te deputetit per nje post qeveritar qe eshte i mvarur teresisht nga tekat e tij.
      Ne postet ministrore do te mblidhen vetem mbetjet, besniket e tij qe do ti thone amin per cdo gje.
      “Reforma e thelle” qe permend ai per cdo ministri, mund te lexohet kjarte se ka te beje me fshesen e madhe per te punesuar militantet e atyre qe ju ka premtuar.
      Keto jane te dukeshmet per modelin e tij te qeverisjes.
      Se si dhe sa gjate do te funksionoje kjo qeveri, kete do ta shohim qe ne vitin e ardhshem.
      E bene bullgaret nje gabim qe zgjodhen socialistet ne zgjedhjet e fundit te parakoheshme, por ka nje muaj qe nuk rreshtin demostratat kunder tyre.
      Te shohim se cdo te ndodh me elektoratin e mashtruar shqiptar

  2. i urojme suksese qeverise se re dhe shpresoj qe mbas 20 vitesh te marre fund ky tranzicion barbar dhe te zhduken barbaret e fundit dhe te krijohet shtet .Suksese dhe une e kam bindje qe do ta justifikojne voten plebishitare.

  3. zoti te sjelle mendjen ne vende o krietar.

  4. Sa hajdute,,e grabites te 23 qershorit ka corba jote komuniste

  5. Do dalin emrat e hajduteve!

    • Oooooooooooooooo Miiiiiishel cfar emrash pre ti qe te dalin mo akoma nuk i ditke ti se kush jane HAJDUTET qenke i mbytur zotrote,ke sy ti mo ke ,po veshe ke ti qeke prapa dynjase oj do dalin emrat thote ky ste mjaftojne keta qe jane do me ti do me

  6. e drejte Zoti na ndihmofte me qeverine e ketij palacoje

  7. Paska ministri per te tere….

  8. Asgje e re dhe konkrete. Fjala “reforme e thelle” e thene ashtu e pergjithshme tregon se do mbushen ministrite si u mbush bashkia e Tiranes per 11 vjet te qeverisjes Rama. Asgjekundi nuk shihet ndonje vleresim i buxhetit te qeverise se re Rama, per ta krahasuar ate me bujxhetin e qeverise Berisha.

  9. ark-urb shpresa leka

    Nese eshte e vertete “Ministria e Zhvillimit Urban dhe e Turizmit” eshte nje gje shume e mire qe po behet vetem se do te sygjeroja qe ne kete strukture duhet te integrohet dhe problemi i ndertimeve ne pergjithesi sepse askund nuk del nje reference ne lidhje me ndertimet qe po vershojne gjithandej d.m.th problemi i ndertimeve,normat dhe standartet ndertimore e ato te projektimit,programet e reja qe dalin vazhdimisht si dhe me cmjete i ndjek shteti dhe i ben ato te detyrueshme per sektorin privat,kontolli i zbatimit etj. (euro kodet e ndertimit)mbrojtja nga rreziku sizmik,kontrolli i qendrueshmerise e shume probleme te tjera.

  10. E votuat, mbajeni tani… se te pakten 4 vjet nuk e hiqni dot qafe, populli meriton ate qeveri qe ka votuar, flm.

  11. BASHKE ME GUSHTIN IKEN DHE VAPA ZOTI NA RUAJT (ME KETA HAJDUT E KRIMINEL) SE C’DIMER VJEN PRAPA

  12. Kush e beri kete struktyre qeverie Ilir Meta ? Ai eshte konsulenti I vetete I Edi Rames. Anglezey e Toni Blair jane sa per reklame.

  13. Qeveria e Berishes na nxorri nga problemi i rrymes dhe ujit dhe per sistemin rrugor qe ka ndertuar mund te quhet qeveria e asfaltit.
    Tani po vjen qeveria e qoftelargut qe shume shpejte edhe ultra militantet e PS do te pendohen qe kane votuar qe Edi Rama te behet kryeminister. Per te mashtruarit e tjere mos te flasim… Do te pendohen edhe qe kane lindur.

  14. Kujdes shoku kriminel Rama dhe hajduti Meta. Populli e dine se keni emeruar nje lider opozite ushtarin tuaj, por populli do u monitoroje rreptesishte. Kujdesni se kete radhe do i pagoni dhe vrasjet monsturioze te 50vjeteve te fundit. Perparim Hasa

  15. Vetem ndarja e ministrive te tremb.Kur te shikojme emrat e banditotrafikanteve ne krye te tyre te pregatiten ambasadat dhe porti i Durresit per te percjelle EMIGRANTET erinj anti komuniste.

  16. Ky erdhi per reforme te thelle,per te zevendesuar specialistet qe kane punuar per 8 vjet dhe kane krijuar nje eksperience ne sektoret e tyre,apo per te folur per programin e PS,nese programi i tij eshte te zevendesoje disa specialiste me militante,bravo te qofte o popull se u tregove i zgjuar…..

  17. Shume e hidhur do te jete jeta e Shqiptarit kur te filloj punen kjo qeveri e madhe qe te mbahet me rroga kjo qeveri do me shume se kjo aktualja qe do te thote me shume taksa per biznesin dhe popullin dhe me FMN mire do vene punet se keta thone vetem mos jep por merr nga populli kur nuk dije se per ke do votoje nuk pysnit dot kush jane keta qe do na qeverisin jane bijte e atyre qe per 45 vjet na dhane bar per te ngrene tani erdhi radha e bijve te tyre hajt pra ta gezoni ju qe i votuat keta diktatore te rinj.

  18. flasin neper media per nje buxhet 0 per arken eshtetit qe eshte bosh dhe mandej rritet nr i ministrive.. ka plot shtete te shvilluara ne europ qe kane me pak ministri se ne dhe jane te shvilluara. pra nuk e bejne nr i ministrive te zhvilluar dhe te ece perpara shqiperine por vete pushtetart. gjithsesi kushtetuta eshte eshprehur qarte nelidhe me perberjen e keshillit te ministrave. edhe pse nuk eshte i nevojshme shtimii mintrave ne periudhen qe jemi rama eshte ok.

  19. Z. Edi me kete ristrukturim dhe reforma perfshi edhe debimin e klanit Tropoja nga keto adminitrata, qe kane nje emer shurranjoset e Saliut qe edhe dhite kur i ruanin i sillnin mangut ne darke ne shtepi. Jane disa komentuesa qe nuk u eshte larguar nga mendja “dajaku” qe moren me 23 qershor, si Miri tip kllufi, tip b.q., Rudina, nadja e mire Rudine, me zogun si je,ka dhe te tjere nervoze me epilepsi dhe po e mbull me Ai… Vlore tip kara-duci. Kjo kategori gjysmakesh, njerez te pa pergjegjegjshem, jane elektorati i PD qe per 12 vjet do te ngroji veze.

    • Do te mjaftonte qe Rama te lexonte kete pacavuren tende me sharje rugacerore per ata qe mendojne ndryshe nga ty o “fat man”, per te pare ne pasqyre veten e tij e per te kuptuar se kush jane militantet trushpelare.

  20. Vaj hallit ben avokatin e qeverise se re brace!!!!!!!!!!!!!!!

  21. pse cuditeni do hajne te gjith

  22. O Fat Man o Mjeran sa per dijeni une nuk punoj fare ne administrate dhe nuk jam nga Tropoja, as nuk kam rruajtur dhi ne maje te malit, megjithese kam respekt edhe per ata qe jane rritur ne maje te malit ne Tropoje, edhe ata Shqiptare jane si ne, po ju KOMUNISTET jeni karakterizuar gjithmone nga kjo fryme qelbesire qe shpreh edhe ti. Une vella apo moter kam lindur ne mes te Vlores, fshatar me duket se je ti se ty po te djeg ca si shume. Une me sakte doja te thosha se keto 19 ministri edhe Fatos Nano nuk i ka patur ne qeverine e tij SUPER LIBERALE, ky eshte nje shpenzim i tepruar per xhepat e Shqiptareve, sidomos ne keto kohe krize, po ai idhulli yt normal qe do krijoje disa qeveri shtese, pasi nuk ka si ti heqi njerezit nga puna, nuk ka si te heqi nga puna punonjesit e ndershem dhe te kualifikuar se nuk ka shkak, ne kete menyre heq edhe administraten e ndershme. Nuk po them, administrata ka shume militante sidomos nga Tropoja dhe Dibra (nje nga shkaqet e humbjes se PD) qe per mendimin tim duhen larguar se jane te pakualifikuar, po krijimi i 19 ministrive behet per te goditur edhe administraten publike ate pjese te ndershme e cila jeton me ato rroga dhe per te cilen ai idhulli yt eshte keshilluar disa here nga departamenti i shtetit USA qe te mos ta preki me dore, po tani nuk ke ci ben, ne doren e ketij rame ne. Si perfundim jam i bindur qe ti o Fat Man je qe super militant i PS qe mezi pret te futesh ne pune, ti je shume me keq se ata “barinjte e maleve” faleminderit…

  23. ZYRA E KRYEMINISTRIT TE ZGJEDHUR ?!?

    Qekur veteemerohet Kryeministri i Republikes !!! Kryeministrin ne baze te Kushtetutes e zgjedh Presidenti i Republikes. Zoti Rama dhe keshilltaret e tij nuk njohin as Kushtetuten, ligjin baze te Republikes !!!

  24. Rroga e ministrave duhet te zvogelohet,dietat te ndalen,se nuk va kemi borxh buken e gojes jashte pritjeve zyrtare,strehimi jo fjale po si pas vleres se tregut ,etj etj.
    Ate here OK per 19 ministra, po si do merren vesh?kur mendojsh se svicera ka vetem 7 ministra…….

  25. Jepini kohen e mjaftueshme qe I duhet cdo qeverie pastaj gjykojeni. Nuk e di nese do jete e mire apo e keqe, por si qeverite qe kemi patur keto 23 vjet mos ardhshin me kurre.

  26. Po ky Rama sikur u betua para popullit gjate fushates qe asnje te mos kete frike! Qe fitorja e PS eshte fitorja e gjithe shqiptareve! Po me keto q epo thote ka fituar urrjejte pa filluar punen akoma. Dhe shume shpejt do i kete ne rruge ne protesta edhe ata qe e kane votuar. A e di zoti Rama qe ata qe do spastroje nga puna do ikin jashte e do kerkojne strehim politik duke na rrezikuar me rikthimin e vizave? A e votoi PS ligjin e BE per statusin e nepunesit civil? Edhe nje pyetje: mire se do heqesh te gjithe ata qe mendon se jane te PD dhe sic po te ndersejne bishat e tua do i heqesh duke marre parasysh edhe perkatesine krahinore, po ate lukuni hajdutesh qe futi LSI kur ishte me Berishen e qe gelojne ne administrate ne menyre te paligjshme do i heqesh? Ta mban? E ke filluar gabim.

  27. Ne se duan te qeverisin lire,ose me sakte,per 4 milione njerez ne vend,modeli flexibel mendoj se mund te jete edhe keshtu:
    1.Ministria e financave
    2. -””- e mbrojtjes
    3…………..e jashtme dhe integrimit
    4……………e brendshme
    5…………..e puneve publike e transp.
    6…………..e arsimit dhe inovacionit
    7…………..e bujqesise dhe mbr.mjedisi(ata e dine ku ndoten)
    8…………..e mireqenies sociale
    9………….e drejtesise
    10. ……….e shendetesise dhe mbrojtja e konsumatorit
    11………..e kultures,rinise dhe sportet.
    12………..e industrise dhe sipermarrjes.
    Per sektore te tjere,ka agjenci apo ente shteterore qe menaxhojne problematikat.
    Me ministrat pa portofol te vjen per te qeshur.
    Shume pak jemi ,e i bie qe te vijne emigrante nga jashte per te punuar.

  28. po e filloj nga ky i fundit .inderuar andidielli duket si thoni ju me sabah pasi u shpall fitusi i zgjedhjeve z majko per te cilin kisha respekt politik ne zonen ku u zgjodh tha ;DO HEQIM ATA QE JU KAN NXIR BUZEN DHE DO VINI JU NE PUN besoj te mjafton,,ETJ.sa per zotin fatman edhe njeriu me formimin me te dobet ne bot do te humbiste kohen te merrej me te per nga menyra sesi ai komenton Na esht dhen nje e drejt te shprehim pikpamjet tona pa ofenduar prejardhien le te mos harrojm se tropojani ,konispoliti ,vlonjati ,korcari jan te gjith shqiptar kan te drejat politike fetare etj .Ne zoti fatman na duhen te gjith ,cobani,bujku,qytetari,na duhet si thoni ju komuniste pasaniku pra na duhen te gjith pervec administrates fryr te e ramesME RESPEKT

  29. qeveria ere do ti japi fund traziconit te gjate shqiptar qeqeverite e mepareshme jo nuk munden por donin te vidhnin pa mbarim ne kuriz te popullit duke i lene me lista dhe pa dinjitet

  30. pse beni gam gam i votuat mbaini tani sepse me genjeshtra erdhen ne pushtete ata e kane fajne se ju e besuat te na rojne sa malet haj….t

  31. Tani po. u zgjidh me ne fund dhe fati i shqipeise. Tani do te vini ne fis, atje nga kini dale. Tek Everi isht, tek Enveri do te vini. Mos u beni merak. Rama e nisi me qeveri te madhe, kur ketej thote se arka e shteti eshte bosh. Tani pyes: kur xhepin e kini bosh, shkon e blini kostum te shtrenjte?? Ja pra keta vute, tani mbajini dhe ju qe gezohi per krietarin, do tja digjoni melodine, ashtu sic ja digjuat ne bashki. Urime komunsiteve,

Beni nje Koment


+ 3 = 11

  • Facebook
  • Twitter
  • YouTube
  • Linkedin
  • RSS



Hotel Prestige

Gazeta Panorama Alexa toolbar

Parashikimi i motit


+23
H: +24°
L: +12°
Tirana
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+26° +26° +25° +25° +25° +24°
+12° +11° +11° +11° +10° +11°
+22
H: +23°
L: +15°
Durres
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+25° +25° +25° +25° +23° +23°
+15° +14° +15° +15° +12° +11°
+22
H: +25°
L: +10°
Elbasan
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+28° +28° +27° +27° +27° +26°
+12° +11° +11° +10° +10° +11°
+18
H: +23°
L: +16°
Vlore
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+25° +25° +25° +24° +24° +24°
+15° +14° +14° +15° +12° +12°
+21
H: +23°
L: +11°
Shkoder
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+26° +25° +25° +26° +25° +24°
+12° +11° +12° +10° +11° +12°
+18
H: +22°
L: +
Korce
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+24° +23° +23° +22° +23° +23°
+ + + + + +
+22
H: +24°
L: +11°
Berat
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+27° +27° +27° +27° +26° +25°
+11° +10° +10° +10° + +10°
+9
H: +22°
L: +
Kukes
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+22° +22° +21° +21° +21° +21°
+ + + + + +
+23
H: +23°
L: +12°
Sarande
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+23° +23° +23° +22° +22° +22°
+11° +12° +11° +10° + +13°
+24
H: +24°
L: +13°
Kavaje
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+26° +26° +26° +26° +25° +25°
+13° +13° +12° +12° +11° +11°
+22
H: +22°
L: +12°
Kruje
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+22° +23° +21° +22° +21° +20°
+11° +10° +10° +10° +10° +11°
+22
H: +24°
L: +14°
Lezhe
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+26° +26° +26° +26° +25° +24°
+14° +14° +14° +13° +12° +13°
+20
H: +24°
L: +14°
Fier
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+27° +27° +27° +27° +26° +26°
+12° +12° +11° +12° +12° +11°
+18
H: +19°
L: +
Pogradec
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+21° +20° +20° +20° +19° +19°
+ + + + + +
+21
H: +21°
L: +
Rreshen
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+24° +24° +23° +23° +23° +22°
+ +10° +10° + + +
+23
H: +23°
L: +
Tropoje
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+21° +20° +20° +20° +20° +19°
+ + + + + +
+20
H: +23°
L: +
Pristina
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+22° +21° +21° +20° +21° +20°
+ + + + + +
+25
H: +25°
L: +
Prizren
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+25° +24° +23° +24° +24° +23°
+10° + + + + +10°
+23
H: +23°
L: +
Mitrovica
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+20° +20° +19° +20° +19° +19°
+ + + + + +
+21
H: +24°
L: +
Skopje
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+24° +22° +23° +23° +23° +23°
+ + + + + +
+24
H: +24°
L: +
Gostivar
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+24° +23° +23° +24° +24° +23°
+ + + + + +
+21
H: +24°
L: +
Tetovo
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+24° +23° +23° +24° +24° +23°
+ + + + + +
+16
H: +20°
L: +
Struga
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+22° +21° +21° +20° +20° +20°
+ + + + + +




Showbiz

Lifestyle

Teknologji

Kuriozitete

© 2014 Gazeta Panorama ONLINE. All Rights Reserved.   Programuar nga: ikoncept Privacy