PSIKOLOGJIA   Birra Korca   Hotel Prestige
GRAZIA   Union Bank
Home » Kulture » Syrja Vlora: Si ua shiti Shkodrën malazezëve Esat Pashë Toptani

Syrja Vlora: Si ua shiti Shkodrën malazezëve Esat Pashë Toptani

Syrja Vlora

Botohen kujtimet e politikanit nga Pavarësia në Luftën e Vlorës.

“Ishte inteligjent nga natyra, por analfabet. Në vëmendjen e tij, atdheu përbëhej nga vetvetja, dëshira dhe fama”

Syrja Vlora, kunati i Esat Pashë Toptanit, tregon prapaskenat politike.

Esat Pasha, 1 mln franga për mbështetjen e Vidit.

I mbetur në hije për dekada të tëra, një nga njerëzit më të fuqishëm të Perandorisë Osmane, në vitet e fundit të jetës së saj, na vjen në Shqipëri, përmes një libri kujtimesh, me vlera të veçanta për historiografinë shqiptare. Syrja Bej Vlora, pinjoll i familjes së fuqishme Vlora, e cila i ka dhënë Perandorisë Osmane e më pas historisë shqiptare shumë personalitete, që nga vezirët e pashallarët, ishte kushëri i Ismail Qemalit. Sipas studiuesve, ai ishte i preferuari i Vjenës për të udhëhequr Shqipërinë drejt pavarësimit dhe në një farë mënyre një lloj rivali politik i Ismail Qemalit. Kjo është lehtë e kuptueshme në faqet e librit të tij me kujtime “Kujtime-Nga fundi i sundimit osman në luftën e Vlorës”, i përgatitur për botim nga Instituti i Historisë dhe botuar nga shtëpia botuese “Iceberg”. Kujtimet e Syrja beut kanë qenë të shkruara në gjuhën osmane, rreth viteve ’20 të shekullit të kaluar dhe mendohet të jenë përkthyer në gjuhën shqipe mes viteve ’40, me shumë gjasë nga poeti dhe përkthyesi Ali Asllani. Edhe pse këto kujtime ruheshin prej shumë vitesh në Arkivin e Institutit të Historisë, vetëm tani u mundësua botimi i tij. Si rival i Ismail Qemalit, kunat i Esat Pashë Toptanit dhe i ati i politikanit, diplomatit, ministrit të Jashtëm në vitin 1944, Eqrem bej Vlorës, është e kuptueshme pse ato nuk janë botuar gjatë viteve të diktaturës, në një kohë që nuk merr një shpjegim të plotë pse u botua kaq vonë në periudhën e demokracisë. Në Turqi, kujtimet e Syrja Vlorës janë botuar vite më parë. Megjithatë, ai tashmë i është dhënë lexuesit, i cili mund të shohë përmes optikës së ish-drejtorit të Doganave Osmane, deputetit të Parlamentit Osman, ambasadorit në Vjenë… disa prej ngjarjeve më të rëndësishme që kanë shënjuar historinë shqiptare. Gjithashtu në faqet e këtij libri na vijnë edhe portretet e disa personazheve, të cilat ai i ka njohur personalisht. Pas Ismail Qemalit vjen portreti i Esat Pashë Toptanit, të cilin ai e kishte kunat (i kishte marrë motrën për grua). Nuk e bën për burrë të mirë, madje e quan analfabet dhe egoist, por nuk ia mohon trimërinë dhe burrërinë në situata të caktuara.                                       al.mi

Kopertina e librit me kujtimet e Syrja Vlorës

Esat Pashë Toptani që përpara luftës së vitit 1898 mori postin e komandantit të Xhandarmërisë së Janinës me mbështetjen e Halil Beut nga Kranja, një nga të parët e qytetit dhe armëtar i Pallatit të Jëlldëzit. Në luftën që u zhvillua në Kumcazas, ai u shqua për shërbim të mirë. Esat Pasha eci përpara sërish me ndihmën e komandantit të sipërpërmendur dhe me vlerësimin nga ana e të madhërishmit hyri me profesionin e ushtarakut në prefekturë dhe pastaj u rrit me gradën komandant. Për arsye se nga valiu i Janinës, tatari Osman Pasha, u gjet në një situatë të papërshtatshme në shtëpinë e një prostitute, atë e dërguan në Komandën e Xhandarmërisë të Shkodrës. Kur ai ishte në detyrë, me shpalljen e konstitucionit osman, vuri kandidaturën si deputet i Durrësit.
Në ngjarjen e 31 marsit dhe në ato që pasuan nga vendimi i sulltan Abdylhamit Hanit, së bashku me bashkudhëtarët e tij, nëpunësin referues, fisnikun Arif Hiqmet Pasha dhe selanikasin Karasu Efendiu shkoi në Pallatin e Jëlldëzit dhe u dha qeveritarëve lajmin e fitores me trimëri dhe pa frikë. Pas kësaj zuri një vend të veçantë nën kujdesin e Ittihaçinjve. Atë e uruan për mbajtjen me nder të gradave në ushtri dhe e gjeti veten në mbrojtjen e Vilajetit të Shkodrës. Në legjislaturën e dytë të Kuvendit të Deputetëve u bë përsëri deputet i Durrësit, por me forcë. Qeveria, në kuadrin e përgatitjes për luftë në të katër anët e Ballkanit, karshi palës nxitëse të kësaj lufte, duke besuar në përsosmërinë ushtarake të Esat Pashës, pjesë e ushtarakëve të Gazi Myhtar Pashës, e dërgoi atë në Shkodër si komandant të “Organizatës me ndihmë të Ushtarëve”.
Malazezët, me ndihmën dhe mbrojtjen e serbëve dhe të malësorëve më 14 tetor 1912, zaptuan Tuzin, me 24 fortifikimet e Taraboshit dhe Shirokës që ishin në rrethim. Më 27 në kasabanë e Shkodrës hodhën gjylen e parë.
Esat Pasha ftoi për vizitë në shtëpinë e tij Valiun dhe komandantin Hasan Riza Pashën, i cili u ballafaqua me një tradhti që i kushtoi. Esat Pasha u bë dëshmitar i kësaj ngjarjeje dhe për shkak të gradës mori komandën e përgjithshme. Populli nuk mbeti pa reaguar në këtë drejtim. Esat Pasha mori nga qeveria e Malit të Zi 6-7 mijë lira me dorën e çifutit vjenez të “Betlehemit”. Në përgjigje të kësaj kryerjeje krimi vazhdoi të tregohej në rrethet e ndryshme shoqërore. Esat Pasha nuk kishte si qëllim vetëm të shtinte në dorë komandën. Me qëndresën e tij të fortë rriti famën e emrit të vet. Por ai la gjurmë të këqija në ngjarjet e luftës së përgjithshme të Shqipërisë, që ndodhej në gjendje të mjerueshme amullie.
Esat Pasha ishte nga ata njerëz, personalitetin e të cilëve historia nuk mund të mos e kujtojë. Rezultati i gjykimit të punëve të tij ishte pozitiv. Megjithëkëtë shpresa dhe aktiviteti i tij ishin pa kufi. Me përpjekjet, guximin dhe vendosmërinë si ushtarak, u tregua i denjë përballë situatës. Ai në vite tërhoqi rreth vetes një rreth njerëzish, pak a shumë sa një skuadër. Esat Pasha, i mbetur në Shkodër, kur ndjeu se po priteshin marrëdhëniet me ushtrinë osmane, me guximin që kishte për natyrë, u përball burrërisht. Me mbështetjen e forcave ushtarake të mbetura në Shkodër luftoi me gjithë forcën e shpirtit, aq sa harroi shërbimin ushtarak, madje edhe Riza Pashën.

Esat Pashe Toptani duke dorezuar celesat e forteses se Shkodres princit te Malit te Zi

Esat Pasha ishte inteligjent nga natyra, por analfabet. Për të dashuria për atdheun, ndjenja kombëtare, ishte më e dobët nga ajo për rrethin e tij. Ai nuk iu dha me zemër asnjë të huaji. Vlerën e personalitetit të tij në çdo fushë, të drejtën ose të padrejtën e vëmë re nga analiza që i bëhet atij. Ai nuk tërhiqej përpara sakrificës për miqtë dhe vendin e tij, kërkonte vetëm të shërbente për të parë një Shqipëri të lirë. Nuk shfaqte emocionin e luftës. Punët e vështira, madje dhe në kohë të rrezikshme, nuk i linte në mes. Kishte autoritet të padiskutueshëm në qeveri për zbatimin e urdhrave.
Nuk ushqente besim të tepruar tek asnjë. Në vëmendjen e tij, atdheu përbëhej nga vetvetja, dëshira dhe fama e tij. Urdhrat e rëndësishme dhe punët e vështira i bënte duke menduar për të bërë përpara. Sikur fama dhe mënyra e punës së tij të ishte drejtuar në çështjen e përfitimit vetëm për atdheun dhe jo për përfitime personale, vendi do të kishte dobi të madhe. Nuk la situatë pa ndjekur për të arritur qëllimin e dëshiruar; punoi vazhdimisht për të treguar veten më tepër nga ai që ishte; nuk tërhiqej para çdo sakrifice dhe vështirësie; për të nuk mund të kishte shpresa të shuara. Shpirtin e kishte të ngopur deri në fyt me hakmarrje dhe nga mendimi për të bërë hile.
Gazeta “Kölnische Zeitung”, në një artikull që botoi për të, shkruante se “Esat Pasha ishte tahmaqar, punëtor, krijues dhe i zoti. Për arritjen e qëllimit të tij nuk tërhiqej edhe nga gjërat, që mund ta dëmtonin atë”.
Gjenerali gjerman, Immhof, në një ditar që botoi mbi Luftën Ballkanike dhe në tregimin për kohën e ngjarjes së 4 marsit, thotë se: “Esat Pasha kishte shumë rreth në Shqipërinë e Veriut. Nuk pati shqetësim nga malazeztë dhe të krishterët, përkundrazi, ata mundën vetë atë. Në Shqipërinë e Jugut nuk kishte përkrahës. Me Ismail Qemal beun kishte bërë shkollën. Shqiptarët nuk e ulin kokën, por, në situata lufte, forca ishte në dorë të Esat Pashës. Sikur ai të vazhdonte në qeveri, secili do të ishte i detyruar të largohej, të linte atdheun”.
Përsëri gjenerali Immhof Pasha thotë se:
“Është e nevojshme të themi të vërtetën se në mbrojtjen e nderit të sanxhakut osman (të Shkodrës) ai qëndroi më tepër nga sa mundej. Ky gjeneral nuk u dorëzua dhe, në mënyrën se si rezistoi, emri i tij do të zinte një vend të rëndësishëm në historinë osmane”.
Popullsia vendase po ta ndiqte më nga afër detyrën e ushtarakut të Shkodrës, do të kuptonte më pas se mbrojtja ishte e dobishme dhe e nevojshme.

Esat Pashë Toptani ditën e mbërritjes së Princ Vidit në Durrës

Me këmbënguljen e veçantë të Austrisë si shtet i madh, për një javë malazezët dhe serbët mbetën të detyruar të tërhiqeshin nga rrethimi i Shkodrës. Malazezët, ndonëse e mësuan këtë, me mendimin të bëhet ç’të bëhet me pushtimin e Shkodrës, kërkuan të përballeshin me urdhrin e Europës. Rruga ishte gjetur. Me gjithë përvojën e luftërave, në sulmet që do të pasonin, patën humbje të konsiderueshme. Mbetën me shpresa të kota të fitimtarit. Ndërkohë, përballë popullit të pashpresë dhe të mërzitur, Esat Pasha u detyrua të përdorte mjete të tjera. Zoti Plambaç (Petar Plamenac) kishte pasur miqësi me Esat Pashën kur kishte qenë ambasador në Stamboll. Ai i dërgoi fshehurazi pashait lajmin se merrte përsipër të siguronte pagesën e dëmeve që kishin kryer serbët në shtëpinë dhe çifligjet e tij. Esat Pasha e pranoi propozimin e zotit Plambaç dhe vendosi rritjen e kushtit në pagesën e dëmeve të tij. Në këtë mënyrë, më 21 prill të vitit 1913, ditën e hënë në mbrëmje, filluan diskutimet midis Esat Pashës, gjeneralit Vukoviç dhe zotit Plambaç. Me këtë rast u lidh një marrëveshje dhe u bë dorëzimi i drejtpërdrejtë i fortifikimit të Shkodrës.
Princi trashëgimtar i Malit të Zi, Danilo, vendosi të dorëzohej dhe të tërhiqej. Ky veprim u bë si rezultat i gjendjes së paparashikuar të krijuar në Shkodër. Ishte e pamundur të qëndroje më gjatë. Me heqjen dorë nga qeverisja e Shkodrës nga të huajt, sipas thashethemeve dhe sipas të vërtetës së situatës, Esat Pasha bëri të mundur të qëndrojë dhe disa ditë më pas. Lidhur me mënyrën e dorëzimit të Shkodrës, Esat Pasha u detyrua të japë llogari për bisedimet e kryera, për dhënien e urdhrave ushtarakë dhe premtimin për dorëzimin e sasisë së materialeve të rëndësishme. Mirëpo, asnjë nuk i doli në mbrojtje. Ata që kërkojnë të zhdukin punën e ndritshme dhe të dobishme të Pashait në të gjithë situatat e përmendura më lart, nga dita kur doli nga Shkodra, përfshi urimin zyrtar që iu bë në kohën kur qe në Tiranë, sikurse i takon një qeveritari, e konsiderojnë atë të dyshimtë për arsye se ai ishte vazhdimisht në luftë me Princin trashëgimtar të Malit të Zi. Esat Pasha me 15.000 ushtarë doli nga Shkodra dhe, me të vajtur në Lesh, veproi me guxim në shpalljen e vetes qeveritar. Malazezët, pas kësaj, për inat të titullit që mori si qeveritar, publikuan gjithandej letrën e shkruar prej Pashës dhe punuan deri në fund për t’i shkaktuar dëme…

Fillimi i kryengritjes

Esat Pasha, pasi doli nga Shkodra, duke u marrë vesh me malazezët; pasi forcoi autoritetin e tij në prefekturën e Durrësit, duke u mbështetur në ushtrinë osmane, që kishte nën urdhër të tij; pasi tronditi, me rivalitetin e tij, Qeverinë e Vlorës nën kryesinë e Ismail Qemal Beut, e kuptoi se edhe përtej zonës së tij të influencës, domethënë në Gegëri, pranimi i një sovrani të krishterë nuk gjente mbështetje. Kësisoj, ai i zgjeroi ambiciet e tij. Fuqinë, pasurinë dhe pozitën që shtiu në dorë, nuk i konsideroi të mjaftueshme, por kërkoi të merrte dhe më shumë. Mendonte të zotëronte fronin e Shqipërisë. Kur Esat Pasha ishte duke u përpjekur për realizimin e këtij qëllimi, Xhemijeti Ittihat ve Terakki kishte filluar të propagandonte idenë e një sovrani mysliman në Shqipëri. Fuat bej Prishtina, ish-llogaritar, Shefqet beu dhe Zenel Bej Peja, të dërguar nga Stambolli në Shkodër, ishin veglat për realizimin e këtij qëllimi. Kandidati i treguar prej tyre ishte Burhaneddin Efendiu, një nga djemtë e sulltan Abdyl Hamitit, për të cilin kishin gjetur mbështetës. Por, përpara kësaj iniciative, Kol Kolea nga Berati me disa njerëz të tjerë kishin hedhur në qarkullim emrin e Princit Fuat nga Egjipti. Aty-këtu edhe me ndihmën e shtypit, ata kishin punuar për realizimin e kësaj dëshire…
…Në zona ku shumica e popullsisë ishte myslimane, sidomos në Shkodër dhe në Shqipëri të Mesme, mendimi për të sjellë një mbret mysliman kishte zënë rrënjë mirë. Por, Esat Pasha hoqi dorë nga qëllimi që ndiqte, meqenëse në Shqipëri u dërgua Komisioni (Ndërkombëtar) i Kontrollit, kur u mor vesh se Austria nuk do ta pranonte (kandidaturën e tij) dhe kur ai vetë e kuptoi se Toskëria nuk do ta ulte kokën. Ai pranoi të përgatiste terrenin për mbretërimin e Princit Vilhelm Vid, duke u mjaftuar me marrjen e një milion frangave si shpërblim për përkrahjen që dha rreth çështjes.

Albtelecom

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Panorama Online. Moderatori

9 Komente per “Syrja Vlora: Si ua shiti Shkodrën malazezëve Esat Pashë Toptani”

  1. Te nderuar zoterinj!

    Nese ka sot nje qytet ne Shqiperi qe quhet Shkoder.

    Nje qytet qe flet shqip e quhet Shkoder.

    Kjo eshte merite e legjendarit Esat Pashe Toptani!

    Ky krykomandant trim e legjendaj drejtoi luftimet per mbrojtjen e Shkodres,ne fullim si zevendes i Riza Pashes e pastaj me vrasjen e tij ne pabesi,si kryekomandant i luftimeve per mbrojtjen e Shkodres e rethinat e saj.

    Malazezet e sulmuna dhe e rethuan Shkodren,por nuk e pushtuan dot,gjersa erdhen perfaqesuesit e LIDHJES se KOMBEVE.dhe e gjeten te rethuar por jo te pushtuar,nga malazezet.

    Kryekomanant Esat Pashe Toptani,vazhdonte te bente nje rezistence me ushtaret e tij te jashtezakoneshme.

    Bazuar e faktet qe Shkodra ish rethuar por nuk ish pushtuar,LIDHJA E KOMBEVE kur u mblodh per kufijte ballkanie,ja la Shkodren Shqiperise.

    Dhe dy muaj pasi LIDHJA E KOMBEVE e mori vendimin per tia lene Shkodren Shqiperise e jo Malit te ZI.

    Kryekomandanit rezistoi ashtu ne rethim,pasi e kish realizuar qellimin madhor(SHKODRA I MBETI SHQIPERISE).

    Pra Shkodra i mbeti perejte Shqiperise.Krajli i Malit te Zi,i mbeten vetem celasat e kashtes.

    Krajli vazhdonte rethimin me turpin ne qafe.

    Dhe 2 muaj pas vendimit te LIDHJES SE KOMBEVE,rezistoi legjendari,ESAT PASHE TOPTANI,por kur e a se rethimi vazhdonte dhe lufetarit nuk kishin me as ushqime te hanin,pasi ushqeheshin me OPINGA TE ZIERA.

    E pasi e kish realizuar qellimin,pranoi terheqjen nga Shkodra bashke me luftetaret e armatimin.

    Duke i lene malazezeve CELESAT E KASHTES.

    LIDHJA E KOMBEVE,ja kish lene Shkodren Shiperise.

    Ky eshte legjendari ESAT PASHE TOPTANI.

    E pas reth 1 muja qe malazezet qendruan ne Shkoder,u kthyen nga erdhen.

    Prandaj ajo sot duhet te quhet SHKDER TOPTANI.

    Keshtuqe,ky Syrjai nuk hedh dot balte naj emrit te ketij legjendari,trime strateg qe i dha Shkodren Shqiperise.

  2. Pra nuk eshte aspak e vertete ajo qe thote Syrja Vlora,se Esat Pashe Toptani i shiti Shkdren Shqiperise.

    Perkundrazi,Esat Pashe Toptani,duke e mbrojtrur Shkodren ashtu ne rethim per retj 8-9 muaj,I DHA SHKODREN PERJETE SHQIPERISE.

    Pasi detyroi perfaqesuesit e LIDHJES SE KOMBEVE,qe ta shohin te rethuar por jo te pushtuar.

    Duke ja lene Shkodren perjetsisht Shqiperise.

    E po te mos ish Esat Pashe Toptani,Shqiperi do te kufizohej sot ne veri te Lezhes.

    E meqe Syrja Vlora ben fjale per shitje te Shqiperise.

    Ate le ta kerkoje ne shtepine e tij,qe me 1907,pra 5 vjet para shpalljes se pavaresise(qeverise se Vlores).

    I Qemali kish bere mareveshje me Teotoqis te Greqise,qe ti linte Camerine Greqise,ne kembim te njohjes jo te pavaresise,por te qeverise se Vlores.(shih dokumentat ne arkivat e Vjens)

    Qe te meret vesht mire kush kane shitur e kush nuk kane shitur vendin.

    • Do te duhen edhe shume vite qe shqipetaret te kuptojne cilet jane heronjt e vertet e cilet jane tradhetaret qe na shiten e po na shesin ne sllavo-greket.Riardhia ne fuqi e komunisteve do e shtyje me shume kete proces por nuk do munde ta ndaloje tashme eshte proces ne zhvillim e verteta vonon por nuk humbet

  3. Vrasja e Hasan Riza Pashws, komandanti i garnizonit tw Shkodrws dhe perfekti i saj,marrja e komandimit tw qwndresws pwr shkak tw gradave dhe dorwzimi i saj malazezwve, wshtw dwshmia absolute se Esat Pasha ishte figurw aspak patriotike. Interesat familjare e personale ishin mbi interesat e atdheut. Dorwzimi i Shkodrws Malit tw Zi, nuk wshtw mbrojtje, por pranim i pushtimit. Tw gjitha manovrat e tij, sado qw nuk do tw thotw se Syrja Bej Vlora, ka gjithcka tw qartw, tregojnw animin e tij nga interesat vetjake, mbi interesat e vendit. Asgjw nuk e pastron Esat Pashanw nga tradhwtia qw i bwri atdheut. Ai gjithnjw, sic del edhe nga deshmite e z.Syrja, me para e premtime, shitet e blihet, per interesat e tij. Mos pastw Shqipwria figura tw tilla kurrw.

  4. Ja faktet e historise se Shqiperise e jo te historise se partise!

    Pasi kishin sulmuar dhe kishin mare Tuzin,me 10 Tetor 1912,malazezet u bene gati te sulmonin dhe te mernin dhe Shkodren.

    Me 25 Tetor sulmuan Shkodren fillimisht nga Shtoi e duke e zgjeruar vijen e sulmit.

    Cdo dite forcoheshin sulmet e tyre e behej akoma me i plote rethimi i Shkodres.

    Shkodra po rezistonte me krykomandant Hasan Riza(turk) e me nenkomandant Esat Toptanin.

    Luftetaret turq ne bashkepunim me luftetaret shqiptare,bene nje lufte mbrojtese dhemb per dhemb.

    Rethi forcohej e erdhen dhe batalione serbe ne ndihme te malazezeve.

    Nga Shqiperia e mesme shkuan plot luftetar patriote qe benin heroizem.

    Ne pabesi me 30 Janar,vritet Hasan Riza,duke shkuar ne nje takim pune e vendin e tij e ze urgjent Esat pashe Toptani.

    I cili behet kryekomandan i rezistences per mbrojtjen e Shkodres me rethinat.

    Nderkohe qe Shkodra rezistonte dhemb per dhemb,LIDHJA E KOMBEVE,po levizte per te derguar perfaqesuesit e saj ne terren,per te percaktuar kufirin faktik.

    Malazezet ishin terbuar,ata donin me cdo menyre ta pushtonin Shkodren,qe duke e pasur te pushtuar ,Lidhja e Kombeve tia jepte atyre.

    Por Esat pashe Toptani si kryekomandfant i Shkodres me luftetaret e tij,nuk i linte te avanconin as dhe nje milimeter,nga rethimi.

    Shkodra qendronte eluftonte ashtu e rethuar.

    ME 22 MARS 1913,PASI KISH DERGUAR ME PARE PERFAQESUESIT E SAJ NE TERREN E PARE SE—SHKODRA ISH E RETHUAR POR JO E PUSHTUAR.

    Pra nuk ish me malazez por me shqiptare,KONFERENCA E LONDRES vendosi:SHKODRA ESHTE SHQIPTARE.

    Misionin madhor Esat pashe Toptani e kish kryer:Shkodra i mbeti Shqiperise.

    Jo vetem kaq,por ai qendroi dhe nje muaj me pas,pas ketij vendimi,gjersa pa se luftetaret po ushqeheshin me opinga te ziera,e 7 muaj ne rethim.

    Beria mareveshjen e terheqjes se trupave nga Shkodra bashke me armatimet te plota.

    Duke i lene malazezeve celesat e mullareve te kashtes.

    Te cilet hyne ne Shkoder me 23 Prill 1913.

    E dolen me 15 Maj 1913.

    Pasi LIDHJA E KOMBEVE,e kish cilesuar me 22 Mars 1913 TOKE SHQIPTARE.

    Prandaj sot SHKODER=ESAT PASHE TOPTANI.

    Ndryshe Shkoddra do ish e Malit te Zi e ne do kufizoheshim ne Lezhe.

    Kur nderkohe Cameria,iku si iku,pasi I Qemali,kish bere mareveshje me me 1907 me Teotoqis Greqi,qe Cameria ti kalonte Greqise,me kusht qe te njohe Qeverin e Vlores(jo pavaresine e Shqiperise).

    Per me shume lexoni:Austriaket mbeshteten Ismail Beun,te ngrinte flamurin.Eleni Kocaqi

  5. Hasan Riza Pasha u vra pabesisht nga vete Esati.

  6. HyllisScodrinon

    Nese ka nje figure me te urryer se sa pushtuesi vete, me te urryer se Rromaket, turqit apo shkiejt, kjo figure eshte e Esat Toptanit dhe e gjakut te tij te prishur.
    Kurre ne historine e Shkodres nuk eshte dorezuar kalaja, dhe nese Shkodra si mbretereshe e ka nje pike te zeze, eshte qe Esat Toptani e dorezoi me vullnet te tij, jo sepse e humbi.
    T’i japesh majmunave malazes Shkodren, eshte si ti japesh nenen tende bjonde, jevgut te Tiranes.
    Ne ferr u djegte shpirti i tij. Kurre mos befte hajer dhe u shofte sa me shpejt fara e tij.
    U be b*tha e toptanve te me ulin lavdine e Shkodres mua.
    Bie e fundit, ngrihet dhe clirohet e para. Kjo eshte Shkodra!

    • Shkodra eshte dorezuar me te njejtat kushte pese shekuj me pare, kur komandanti venecian u dha celesat turqve, e doli e iku me gjithe ushtaret e familjet e tyre, njelloj si ia dorezoi Esati Malit te Zi. Dallimi eshte qe heren e pare ata qe e dorezuan iken e nuk u kthyen me, po heren e dyte kur u dorezua, shqiptaret e moren pas disa javesh serish Shkodren. Kjo vetem e vetem pse Esad Pasha kishte bere lufte per muaj me rradhe, bashke me vullnetaret nga Shqiperia e Mesme dhe ushtaret e garnizonit turk. Dorezimi ishte formal, se Fuqite e Medha e kishin marre vendimin per Shkodren, duke pare vendosmerine me te cilen ajo u mbrojt per muaj me rradhe nga rrethimi. Ne dallim nga hera e pare kur turqit e sulmonin Shkodren, heren e dyte po e mbronin, dhe eshte per te qeshur se po e mbronin jo vetem nga malazezet, po edhe nga aleatet e tyre malesore katolike vendas.

      Nje shkodran duhet te mendohet dy tri here kur flet per tiranasit, se erdhen e luftuan vullnetare, pa i detyruar njeri, e vdiqen per Shkodren. Edhe per Toptanet, kujdes. Nese e harrojme qe Esadi ishte ne lufte, nen gjyle topi per muaj me rradhe e jo ne piknik, nuk mund te harrojme firmetaret e pavaresise e patriotet e tjere nga kjo familje.

  7. Absolutisht nuk eshte e vertete se Hasn Riza evrau Esat pashe Topani.

    Kjo eshte nje akuze qe ne pabesi duan tia ngjeshin gjigandit Esat pashe Toptani,i cili ka luftuar ngjitur me Hasna Riza,ne rolin e nenkryekomandantit te luftes per mbrojtjen e Shkodres..

    Akuze te cilen e bejne vetem e vetem per ta denigruar.

    Dhe e dini sepse?

    Sepse i dha SHKODREN pergjithnje SHQIPERISE..

    Hasan Rizane e vrane ne pabesi kur po shkonte ne nje takim naten,pa rojet e tij me perfaqesuesin e krishterete Shkodres,qe ti ngrinte ne mbrojtje te Shkodres.

    Pas vrasjes ne pabesi te krykomandant Hasan Riza,vendin e tij ne kryesimin e mbrojtjes se Shkodres e zuri trimi e strategu Esat Pashe Toptani.

    Ai nuk i lejoi 1 milimeter te avanconin malazezet,derisa erdhen erfaqesuesit e Lidhjes se Kombeve dhe pane ne terren se Shkodra ish e shqiptareve dhe jo e malazezeve.

    E me 22 MARS 1913,DOLI FITIMTAR!

    Lidhja e Kombeve percaktoi:SHKODRA PJESE E SHQIPERISE.

    Pas fitores perfundimtare(me 22 Mars 1913),kryekomandant Esat Pashe Toptani me luftetaret e tij,rezistoi dhe nje muaj ashtu ne rethim.

    Kur nderkohe pas 7 muaj rethim,luftetaret,kishin filluar TE USHQEHESHIN VEC ME OPINGA TE ZIERA.

    Strategu po strateg mbeti.

    Nxori luftetaret te gajlle nga Shkodra,bashke me armatimet dhe i la malazezeve CELESAT E MULLAREVE TE KASHTES.

    Te clet hyne ne Shkoder me 23 Prill e dolen me 15 Maj.

    Kur ne anen tjeter gjigandi e strategu Esat Pashe Toptani:

    1-I dha Shkodren perjete Shqiperise.

    2-Shpetoi shpirtrat e mijra luftetareve qe kishin 8 muaj ne rethim e ne luftime,duke perfunduar te hanin opinga te ziera.Duuke i nxjere nga Shkodra te paprekur e bashke me armatimin e plote.

    KY ESHTE GJIGANDI ESAT PASHE TOPTANI=SHKODRA.

    Ndryshe,kur te mbrinit te ura e Lezhes,atje do te perfundonte Shqiperia,po te mos ish ky gjigand,trim,strateg e atdhetar.
    I CILI RA VIKTIME E URREJTJES SE FQINJEVE DHE LUFTES SE BRENDESHME PER PUSHTET NE SHQIPERI.

    SE “i beri atentat”A Rustemi,qe ertonte te hante dhe buke ne darke.

    Kur vete Avniut ja mori pula buken nga dora(camerine).

Beni nje Koment


+ 5 = 13

Social Network

AMC


Parashikimi i motit


+23
H: +24°
L: +12°
Tirana
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+26° +26° +25° +25° +25° +24°
+12° +11° +11° +11° +10° +11°
+22
H: +23°
L: +15°
Durres
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+25° +25° +25° +25° +23° +23°
+15° +14° +15° +15° +12° +11°
+22
H: +25°
L: +10°
Elbasan
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+28° +28° +27° +27° +27° +26°
+12° +11° +11° +10° +10° +11°
+18
H: +23°
L: +16°
Vlore
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+25° +25° +25° +24° +24° +24°
+15° +14° +14° +15° +12° +12°
+21
H: +23°
L: +11°
Shkoder
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+26° +25° +25° +26° +25° +24°
+12° +11° +12° +10° +11° +12°
+18
H: +22°
L: +
Korce
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+24° +23° +23° +22° +23° +23°
+ + + + + +
+22
H: +24°
L: +11°
Berat
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+27° +27° +27° +27° +26° +25°
+11° +10° +10° +10° + +10°
+9
H: +22°
L: +
Kukes
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+22° +22° +21° +21° +21° +21°
+ + + + + +
+23
H: +23°
L: +12°
Sarande
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+23° +23° +23° +22° +22° +22°
+11° +12° +11° +10° + +13°
+24
H: +24°
L: +13°
Kavaje
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+26° +26° +26° +26° +25° +25°
+13° +13° +12° +12° +11° +11°
+22
H: +22°
L: +12°
Kruje
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+22° +23° +21° +22° +21° +20°
+11° +10° +10° +10° +10° +11°
+22
H: +24°
L: +14°
Lezhe
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+26° +26° +26° +26° +25° +24°
+14° +14° +14° +13° +12° +13°
+20
H: +24°
L: +14°
Fier
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+27° +27° +27° +27° +26° +26°
+12° +12° +11° +12° +12° +11°
+18
H: +19°
L: +
Pogradec
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+21° +20° +20° +20° +19° +19°
+ + + + + +
+21
H: +21°
L: +
Rreshen
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+24° +24° +23° +23° +23° +22°
+ +10° +10° + + +
+23
H: +23°
L: +
Tropoje
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+21° +20° +20° +20° +20° +19°
+ + + + + +
+20
H: +23°
L: +
Pristina
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+22° +21° +21° +20° +21° +20°
+ + + + + +
+25
H: +25°
L: +
Prizren
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+25° +24° +23° +24° +24° +23°
+10° + + + + +10°
+23
H: +23°
L: +
Mitrovica
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+20° +20° +19° +20° +19° +19°
+ + + + + +
+21
H: +24°
L: +
Skopje
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+24° +22° +23° +23° +23° +23°
+ + + + + +
+24
H: +24°
L: +
Gostivar
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+24° +23° +23° +24° +24° +23°
+ + + + + +
+21
H: +24°
L: +
Tetovo
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+24° +23° +23° +24° +24° +23°
+ + + + + +
+16
H: +20°
L: +
Struga
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+22° +21° +21° +20° +20° +20°
+ + + + + +

Gazeta Panorama Alexa toolbar



Showbiz

Lifestyle

Teknologji

Kuriozitete

© 2014 Gazeta Panorama ONLINE. All Rights Reserved.   Programuar nga: ikoncept