PSIKOLOGJIA   Birra Korca
GRAZIA   Lotaria Kombetare
Facile.it
Home » Flash, Lajmi i Fundit, Politike » Olldashi: Ai që humb zgjedhjet, të dorëhiqet

Olldashi: Ai që humb zgjedhjet, të dorëhiqet

Sokol Olldashi

Flet një prej kandidatëve për kryetar të PD-së. “PD-së i ka kushtuar shumë mosgoditja e LSI. Topalli nuk u kap me bllok në dorë si Meta”.

Kandidati për kreun e PD-së, Sokol Olldashi, deklaroi mbrëmë në emisionin “Opinion” të gazetarit Blendi Fevziu në TV Klan, se duhet vendosur në statutin e PDsë që kryetari që humb zgjedhjet, duhet të japë dorëheqjen. Ollashi paraqiti dhe platformën e tij për ringritjen e PD-së, po ashtu foli dhe për raportet me rivalin, Lulzim Basha.

Cili ka qenë reagimi i zotit Berisha kur i keni thënë se doni të kandidoni?

Reagimi i zotit Berisha ka qenë ai që është bërë publik. Berisha është një njeri që e ka bërë publik qëndrimin e vet dhe ka qenë që: “Sokol kjo është një garë në të cilën unë do të rri jashtë. Po të kisha pasur parapëlqime, do t’i kisha shprehur në Kryesi, në forume, do t’ua kisha sugjeruar forumeve. Nuk kam as parapëlqime, as mospëlqime në këtë garë dhe kjo është një garë e hapur”. Të njëjtën gjë Berisha e ka deklaruar në Kryesi.

Është garë e hapur? Që do të thotë që keni shanse ta fitoni zoti Olldashi?
Sigurisht, unë kam hyrë në garë për ta fituar, sepse në garë nuk hyhet për të humbur. Në sloganin tuaj thuhet “Fillimi i ri. Bashkë rikthehemi shpejt”, duket si “defekt teknik, rifillojmë së shpejti”.

Mendoni se kjo humbje e PD-së ka qenë njëlloj defekti?

Ajo bashkë është e dykuptimtë.

Çfarë ndodhi me Partinë Demokratike në këto zgjedhje?

PD zhvilloi një fushatë shumë të mirë. Një fushatë që unë do të thosha nga strukturat e veta ka qenë ndoshta më e mira e bërë ndonjëherë e PD-së.

E prisnit këtë lloj rezultati?

Jo, me thënë të vërtetën nuk e prisja. Nuk e prisja këtë rezultat, por duhet të pranojmë që sondazhet tona kishin një masë prej 20 % të zgjedhësve të pavendosur, gjë që e bënte pritshmërinë vulnerabël, sepse 20% e të pavendosurve është një marzh shumë i lartë. Unë besoj që ka pasur dhe një element tjetër që i ka kushtuar shumë PD-së në këto zgjedhje, dhe ky element ka qenë mosgoditja politikisht e Lëvizjes Socialiste për Integrim.

Përse është marrë vendimi për të mos e goditur LSI-në? Ishte vendim i partisë, apo strategji?

Nuk ka qenë vendim i partisë dhe nuk ka qenë as një strategji e mirëqenë. Por, mosgoditja e LSI-së për mua rezulton të këtë qenë një problem i madh.

Po përse nuk u godit LSI? Ju keni pasur marrëdhënie të tensionuara me LSI-në, pse nuk i goditët në qarkun tuaj?
Sepse ndoshta për zakon elektoral ne e përqendruam të gjithë fokusin tonë te PS-ja, ndërkohë neglizhuam një faktor të së majtës, i cili kishte qenë në koalicion me ne deri në 1 prill dhe që ishte LSI-ja. Nëse i referohemi qarkut të Kukësit, ku për shkak të një lëvizjeje lokale, drejtuesi i PD-së u detyrua të përqendrojë fushatën te LSI-ja sesa te PS-ja, u ruajt rezultati. Aty ku ne u fokusuam kryesisht te PS-ja dhe aspak te LSI-ja, rezultati çedoi.

Në analizën tuaj personale është një strategji e gabuar dhe jo një votë e shqiptarëve kundër qeverisjes tuaj, zoti Olldashi?

Sigurisht mund të ketë pasur njëlloj lodhjeje nga qeverisja, por nuk besoj se ka një votë masive kundër, për shkak se kjo është një qeveri që ka një bilanc të jashtëzakonshëm.

Zoti Bamir Topi e konsideron veten opozitar, do të jeni ju për një hapje me figura të tilla të larguara nga PD?

Nuk dua të komentoj asnjë emër të përveçëm, por thashë jo që e konsideron… PD duhet të jetë njëherë e hapur për këdo që është i gatshëm të veprojë si opozitar.

Ka një hezitim te pjesa më e madhe, që mendojnë se kryetari i ardhshëm i PD-së do të jetë një lodër në duart e Berishës?

Nuk besoj se kjo do të ndodhë, sepse Berisha nuk funksionon kështu. Unë punoj me zotin Berisha që nga vitit 1999, në marrëdhënie të përditshme. Berisha është një njeri që komentohet fare lirshëm dhe debatohet lirshëm.

Çfarë ka bërë keq Berisha dhe çfarë duhet korrigjuar nga eksperienca e Berishës në 23 vjet?

Berisha është figura që ka dominuar skenën politike në këto 23 vjet. Kam përshtypjen që e vetmja kritikë që do t’i bëja zotit Berisha është që në momente të caktuar është më pasionant nga ç’duhet.

Çfarë do të korrigjonit në mënyrën se si Berisha ka drejtuar partinë këto 23 vjet?
Besoj se kryetari i ardhshëm i partisë duhet të jetë më kolegjial.

A ka një thyerje të fortë midis jush dhe zotit Basha?

Mes meje dhe zotit Basha? Absolutisht jo. Unë me zotin Basha kam marrëdhënie shumë të mira. Nuk kemi pasur kurrë thyerje.

A ekziston rreziku i çarjes në dysh të PDsë?
Në mënyrë kategorike jo. Unë jam absolutisht i vendosur që të mos lejoj veten time të bëj dhe të them qoftë dhe një fjalë të vetme që të bënte cilindo që të mendonte se PD po shkon drejt çarjes. Dhe sigurisht që jam i bindur dhe shpresoj që Basha do të bëjë të njëjtën gjë, sepse është diçka, që mbi të gjitha PD-ja të konsolidohet nga ky proces.

Cili është mendimi juaj për zotin Basha gjatë karrierës 9-vjeçare në PD
?
Unë me zotin Basha kam pasur një marrëdhënie shumë të mirë gjithmonë.

Çdo të ndodhë nëse ju do të bëheni kryetar i PD-së? Ç’do të ndodhë me Bashën dhe mbështetësit e tij?
Basha sigurisht që do të jetë pjesë e qenësishme e partisë.

Çdo të thotë pjesë e qenësishme?

Që unë e mendoj zotin Basha në një nga funksionet drejtuese të PD-së.

Po nëse Basha fiton garën për kryetar të PD-së? Cili do të jetë qëndrimi juaj?

Qëndrimi im do të jetë njohja e menjëhershme e rezultatit. Respektim i rezultatit. Por, besoj se do ta fitoj unë garën.

Cilat janë garancitë që nuk do të ketë spastrime të njerëzve me vlerë, që janë konkurrentë apo kundërshtarë të kryetarit?

Kjo parti ka nevojë të rritet, sepse ka marrë një goditje dhe ka nevojë të rigjenerohet prapë me anë të një karte morale opozitare. Sali Berisha i fitoi zgjedhjet në vitin 2005 më një kartë të fortë morale. Sali Berisha u rikonfirmua në vitin 2009 më një kartë të fortë morale. Ne duhet domosdoshmërish të ndërtojmë një kartë të fortë morale mbi të cilën të ngremë gjithë aksionin opozitar, që të kthehemi në pushtet në zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Dhe çdo njeri i arsyeshëm do të shkonte drejt unifikimit të partisë dhe jo drejt përçarjes së partisë. Në qoftë se anëtarësia e partisë do të më besojë drejtimin e PD-së, unë absolutisht do t’i ofroj të gjitha garancitë edhe statusore që askush në PD nuk mund të bëjë spastrime të funksionarëve.

Cilat janë këto garanci statusore?

Garanci statusore, që PD-ja sot i ka. Sepse duhet të kemi parasysh që është e vetmja parti që nuk ka në statut përjashtimin, por nga ana tjetër, ka nevojë të forcojë disa mekanizma, sepse duke qenë në opozitë ka nevojë të konsolidojë disa mekanizma që të mbrojë edhe mendimin kritik brenda partisë.

Zoti Olldashi, Berisha humbi zgjedhjet dhe dha dorëheqjen sipas një premtimi që kishte bërë disa herë. Ndërkohë që edhe zoti Nano dha dorëheqjen kur humbi zgjedhjet. A jeni ju i parimit që në statutin e ri të kësaj partie të sanksionohet parimi që ai kryetar partie që humb zgjedhjet e përgjithshme të japë dorëheqjen?
Berisha ka vendosur një standard moral, i cili domosdoshmërisht duhet të kthehet në një standard statusor.

Pra ju i qëndroni idesë që kryetari i PD-së që humb zgjedhjet e përgjithshme largohet për t’i hapur rrugën një kryetari të ri?

Po, qartësisht.

Nëse si kryetar i PD-së do keni nevojë për koalicion me LSI, do ta bëni?

Në asnjë rrethanë.

As në rast se do të ishit në rrethanat e Berishës në 2009-n?

Në rrethanat e 2009-s sigurisht që do kisha bërë koalicion, por me sjelljen politike që pati LSI nga 2009 deri në 2013-n është e pamundur që me atë parti të bëhet një marrëveshje politike, sepse t’i ndërton një marrëveshje politike dhe ata nënkuptojnë një pazar financiar.

Si e gjykoni ardhjen e Metës si kryetar Kuvendi?

Si shfaqjen më të shëmtuar të mungesës së moralitetit.

Ç’domethënë?
Të paktën nuk do të ketë arrogancën e Topallit… Zonja Topalli nuk është kapur kurrë me bllok në dorë. Unë besoj se shumica e shqiptarëve, pa diskutim të gjithë demokratët besojnë se ky vend nuk të ngre në piedestal kur del me bllok në dorë.

Në qoftë se do të isha votues i PD, pse duhet t’ju votoja ju?

Elementi më pozitiv për të cilin një anëtar i PD do të votonte Olldashin do ishte që unë e kam ndërtuar gjithë karrierën time në PD duke kaluar të gjitha shkallët dhe kjo më ka bërë ta njoh mirë strukturën. Unë e kam nisur marrëdhënien me PD duke shpërndarë trakte në Durrës në 1990-n, kur do bëhej mitingu i parë. Nga traktet kalova në ngjitjen e posterave. Pastaj isha në mbledhjen e themeluese të forumit rinor. Kam qenë pjesë e traumës që pësoi PD në 1997, në këtë rast si gazetar, sesa si pjesë e saj.

Është kjo e mjaftueshme që një militant i PD t’ju votojë?
Shpresoj që po. Unë i njoh militantët e PD. I njoh personalisht pjesën më të madhe të strukturave të PD-së. Kam përjetuar me ta ditët e mira dhe të këqija. Unë besoj se di si ta ringre strukturën e PD dhe si ta çoj në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

Cili është avantazhi që mendoni se keni në raport me Bashën?
Pikërisht kjo, njohja kapilare që unë kam me strukturën e PD-së dhe fakti që unë e njoh jetën e opozitës. E di se si është opozita.

Do shkoni të takoni gjithë anëtarësinë?

Kjo është strategji elektorale. Për mua kjo kohë është e mjaftueshme, sepse lëviz në një terren që e njoh. S’kam nevojë të shkoj dhe të prezantohem me njerëzit. Në telefonin tim është treçereku i partisë.

Albtelecom

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Panorama Online. Moderatori

49 Komente per “Olldashi: Ai që humb zgjedhjet, të dorëhiqet”

  1. Kur ne politiken shqiptare te mos thuhet me “Berisha i fitoi apo i humbi zgjedhjet”, e po keshtu per Ramen e Meten, por te thuhet se fitoi kjo apo ajo parti, vetem atehere mund te themi se kjo politike eshte vene ne binaret e nje demokracie normale evropiane.
    E dallova demokracine normale evropiane, duke patur parasysh se ne politiken shqiptare ndiqet modeli i zgjedhjes se presidenteve amerikane.

  2. Z. Olldashi, ju deklaroni në fund të intervistës se, “në telefonin tim është treçereku i partisë”!!. Nëse ju mendoni të jeni Kryetar i PD, atëhere pse nuk e ngrinit telefonin/kthenit përgjigje “edhe gjatë fushatës elektorale” kur treçereku i partisë ju telefononte ose dërgonte sms? Apo shrehja juaj “në telefonin tim është treçereku i partisë” del nga goja juaj me idenë se do të japi inpakt pozitiv ndaj anëtarëve të PD?! Une mendoj se me anëtaret e partisë, kontakti duhet të jetë i përhershëm dhe jo vetëm në opozitë….

    • ne fakt, eshte e kunderta e kesaj qe ke deklaruar ti o xhimi, ose je dashakeq ndaj z.Olldashi, ose je i diktuar nga te tjere tek ben kete koment, perndryshe nuk mund te kuptohet qe pikerisht nje nga armet e forta te z.Olldashi ti e perdor me keqdashje si te mete te tij.

  3. Malko Durmishi

    Olldashi me ka pelqyer dhe e kam vleresuar per figure serioze,korekt dhe punetor.Vleresoi mendimet e tij te shprehura ne Opinion.Nuk po shprehem akoma jam pro tij apo Bashes.Konstatoj nje te mete,por nuk do ta them pa degjuar edhe Bashen,me siguri do ta kete dhe ai…

    • Olldash, eshte fatkeqesi e jesh kryetar i PD-se. Aty ku je eshte teper, teper per njerez si ju, Te mungojne njemije gjera. Por nuk keni kembane, nuk keni identitet, as dinjitet, as integritet. Mjafton kjo qe te mos votoje askush ne PD.

  4. Mendoj se zoti Olldashi ka disa cilesi shume pozitive, dhe qe eshte patjeter nje personalitet i padiskutueshem ne PD. E karakterizon mbi te gjitha fryma e bashkpunimit. Personalisht mendoj se z. Olldashi do jete nje vlere e shtuar ne krye te PD-se. Po te kisha te drejten e votes, absolutisht do votoja per te. Me kete nuk duhet nenkuptuar se z. Basha eshte me pak i privilegjuar per te qene ne krye te PD-se por, angazhimi i tij ne krye te bashkise me te madhe te vendit, e pengon paksa per te permbushur plotesisht detyrat qe do i dalin si kryetar i PD-se.

  5. te kete dy momente kur kryetari i nje force politike eshte ne qeverisje humbi zgjedhjet automatikisht te terhiqet kur eshte ne opozite te terhiqet nqs nuk fiton zgjedhjet pas dy konkurimeve radhazi jo pas nje konkurimi shqiperia nuk ka super prodhim politikanesh klasi kjo eshte shqiperia

  6. KESHTU PAT THENE DHE BERISHA,PO I HUMBI ZGJEDHJET,KESHTU QE ZDUHET ME E NXJERR FITOREN PARA KOHE.

  7. Zoti Olldashi nuk eshte nga ata persona qe i hyne kot nje gare,ai eshte nje kandidat i forte dhe me te gjitha ato cilesi te mira qe e karakterizojne un e them me bindje se ai do fitoj .

  8. Z.Olldashi ka arritur ta vertetoje qe ka eksperience pozitive ne opozite…dhe jam e bindur se do ia dali edhe kete here,sepse e gjithe karriera e tij eshte e fokusuar ne PD dhe kjo karriere duhet te vazhdoje.

  9. Ate etha bukur: LSI eshte vetem nje cete financiare! Vetem per kete do ja jepja voten!

  10. akoma vazhdon ben arrogantin)))kyyy koli…harroj qe humben sepse ne ironine e vete ja kaloj dhe vartesve te vet,,,po popullli duron ,,po me prapa as vete keto spo e kuptojne si iku pushteti,,,u tallnin me hallexhinjt neper zyra,,morem rruget e emigrimit per legenat,,,,

  11. Z-Afedita.JO SE SFUTET KOT NE GARE ATE E DINE TE GJITHE,AI QE MINISTER,DEPUTET etj etj E DHA DORHEQJE NGA TE GJITHA,VEC ME U BE KRYETAR I BASHKISE TIRANES,PO ATY A FITOJ APO U FUT KOT NE GARE ME Z-RAMA.

  12. Njeri serioz me kembe ne toke dhe i drejteperdrejte. Shume i sakt dhe punetore. Po te votoja, vota ime do ishte per ju.

  13. Xhovan Tapia (zeni)

    zoti olldashi ka hyre ne disa gara dhe nuk i ka fituar sikur do te ndodhe edhe ne kete gare se duket qe luli eshte me me shume kredite

  14. Te dyja jane kandidatura te mira, por Lulzim Basha e ploteson me mire figuren e kryetarit te Ri ne PD, per nje moral te ri, tashme te humbur nga mungesa e analizave, ndihma nderkombetare dhe personalizimi pakufi!
    Z. Basha e ploteson me mire kete pjese si nje i Ri me orientim perendimor ne gjithe paraqitjen e tij,ne prezantimin e races fisnike shqiptare dhe komunikimin! Suksese PD-se!

  15. Cilido qe do vije do iki shpejt PD ka nevoje per nji rilindje te shpejt e cila nuk po realizohet me kete rast ndoshta pas 4 vitesh shohim dhe shpresojme

  16. Z.Olldashi ti ke humbur zgjedhjet per kryetar bashkie ne Tirane.Pra ti je humbes shume i madhe, te kshilloje te terheqesh kandidaturen. Aresyja kryesore e humbjes se PD ne zgjedhje eshte: Populli donte pa tjeter rotacion poltik pas 8 vjeteve. Populli qe nuk aderon tek asnje force politike donte rotacion,sepse premtimet e PS ishin te mira, atehere ja ku e ke voten PS, beje SHqiperine me te mire. Pra nuk eshte vote plebishitare.Ne raste se PS nuk mbane premtimet po ky popull do çohet dhe do ti rexoje.

    • nqs Olldashi te duket humbes i madh duhet te kuptosh qe ne politike humbja pranohet, por nje politikan i mire duhet te dije te menaxhoje fitoret ( spektakolare ajo e 2005 kunder Agron Dukes ne nje zone ku ai konsiderohej i pamposhtur) por edhe humbjet, pavaresisht se si vijne ato. Gjithe te mirat!

  17. sokol olldashi eshte figure negative ne te gjitha drejtimet,arrogant , i perzier me krimin ka perdorur banda dhe element kriminal per zgjedhjet pd duhet te disnancohet nga keta element

    • o solli, po keto te dhena qe paske, qe vete rilindja dhe hienat e lsi-se do ti kishin zili (se ata jane aq te zgjuar, perjashto manjanin, sa qe kur nuk kane prova te mos ia kercasin kot). un mendoj qe sokol olldashi eshte politikani qe do te nxjerre ne pension “rilindasit” dhe lsi-stat , por mesa duket edhe ndonje qe ben si demokrat, por qe punon pak mbrapsh..

    • Mos shaj po jepi voten tende atj qe meriton.

  18. Un mendoj qe Olldashi ka te drejte tek insiston tek standarti i doreheqjes se kryetarit ne momentin e humbjes se zgjedhjeve. duhet medeomos! uroj qe te fitoje zgjedhjet per kryetar te PD pasi e meriton me shume se kushdo tjeter ne ate parti.

  19. Olldashi ka nje te “keqe” qe arrin perhere te jete i paperfolur dhe politikan i pa perfshire ne afera, ndryshe nga sa tregon dhe te detyron standarti i sotem i politikaneve shqipetare!

  20. Zoti Olldashi ka mbi 4 muaj që na mashtron lidhur me By-pass e Fierit,per te na dhënë leket.Po ju them vetem diçka se ne kete rruge ne kilometrin 18 dhe 18 jane mare 2 pjese toke nga 25000 metro katror grabitur, gjoja jane vene ne dizpozicion te Muzet te Apollonise.

  21. Majax duhet te dish qe nje politikan i mire di te pranoje humbjet por di edhe te fitoje .. Ne kte gare OLLDASHI DO TE BEHET KRYETARI I RI I DEMOKRATEVE , sepse anetaret e dine se cila eshte zgjedhja e duhur dhe me e mira per to . Keshtuqe mos thuaj qe Olldashi eshte nje humbes sepse per mendimin tim te dy jane kantidat te forte per postin e kryetarit te PD, por mund te them se Z.Olldashi ka disa avantazhe me shum se Z.Basha duke qene se eshte antari me i vjeter ne partin demokaratike,ka qene opozitar per disa vite dhe me siguri do i bashkoj drejtuesit e PD per nje fitore te madhe ne 2017 !!!
    Olldashi edhe mund te jete kryetar, sepse minimumi ka aq vite sa ta njohe politiken por ama ky tjetri ka nevoje akoma per cik kohe qe te kuptoj kete lloj opozite te poshter qe po na troket ne dere. Perpara !!!

  22. me ka cu nona me la gojen

    Sokoli do fitoje per keto gjera:
    1)Eshte me i zoti se Luli
    2)Ps ne opozite duhet te kete nje deputet, sepse vetem ne parlament behet lufta politike, nje qe nuk ka dosje, dhe jo nje si Luli qe me ti hapur dosjen e terheqin per hunde me gjithe partine
    3)Lufta me Ps-Lsi do te jete nje lufte e vertete ku maxhoranca do te angazhoje te gjithe arsenalin e saj per ta shkepur si figure Sokolin, ky do te jete mburoja qe te tjeret te bejne qef.
    4)Grupi i Topallit nuk e voton Lulin, bile edhe vete doktori nuk do ta votoje Lulin por do ta ruaje per me vone

  23. Z.Olldashi partia demokratike me ju ne krye do eci perpara, kam besim se do punoni fort qe ta sillni PD ne pushtet ne 2017….Fitore !!!!

  24. Z.Olldashi per mendimin tim meriton fitoren ne keto zgjedhje…e gjithe karriera e tij eshte e fokusuar ne PD gjithmone i ka sherbyer asaj ne shume dinjitet dhe korrektesi.Vleresoj mendimet e shprehura nga ai ne Opinion.

  25. Olldashi nuk ka nevoje te nise nje fushate te re ne te gjithe Shqioerine, e njeh shume mire terrenin, ka nje eksperience shume vjecare ne PD. Une e njoh shume mire, personalisht, dhe e di sesi ai ne karrieren e tij, dhe si gazetar, ka dhe mban ende lidhje me shume antare te PD ne te gjithe shqiperine. Them se e ka me te lehte takimin me antaret e cdo qarku. Dhe se do te arrije rezultat me te larte se kundershtari i tij.

  26. Sado te mundoheni te shkruani negativisht, rezultatet e Olldashit se politikan dihen shume mire. eshte e kot te merremi me llafe dhe muhabete kafesh. Eshte nje nga njerezit me pozitive qe ka PD, me kembengules, me i afte se shume prej politikaneve qe jemi mesuar te shohim. Fitore.

  27. Ka qene ne PD ne ditet e saj te mira dhe te keqija. E meriton fitoren. Ne fund te fundit ai eshte burre i fjales. Nese nuk arrin te sjelle PD ne pushtet ne 2017, dorehiqet. Kjo eshte burrni!

  28. Z.Olldashi keni bere shume per partine demokratike dhe padushim ju e meritoni me patjeter kete fitore…sepse dihet ai qe shum punon edhe fiton…

  29. E ke te marre vlla, mos e vrit mendjen fare.

  30. Zoti Olldashi jeni nje njeri per tu vlersuar …kariera juaj politike eshte shum e pasur ,keni qene mbeshtetes i forte i pd edhe kur ajo ka qene ne opozit …dhe e them me bindjen qe do punoni forte edhe keto 4 vite dhe do beni nje opozit te forte qe pd te rikthehet fuqishem ne pushtet ne 2017 !!! ju uroj fitore

  31. I uroj fitore zotit Olldashi ne kete gare. :)
    Shume e drejte ne ate cka ai shpreh, te dorehiqet ai qe humb zgjedhjet per ti lene vendin nje lideri tjeter qe mund te arrij me shume ne parti.
    Por me S.Olldashin ne krye te PD-s mendoj se pas kater vitesh PD-ja do te jete ne qeveri dhe nuk do te jete nevoja e nje tjeter doreheqje.
    Perpara Sokol Olldashi !

  32. Jane te dy kandidate te denje per partine demokratike por ai qe degjoi me vemendje Sokolin tek opinioni e kupton qe mundesite me te medha per te fituar i ka ai…e njeh partine demokratike ne kapilare eshte i vendosur ne hapat qe hedh mbi te gjitha ka mjaft eksperience ne politike,Luli eshte shume i ri ne politike,per momentin partise demokratike i duhet nje kryetar i forte qe i njeh mire strukturat,per tu larguar nga opozita brenda 4 vitesh

  33. Nuk duhet qe te lavderojme njerin e te shajme tjetri…te dy jane perfaqesues te denje te PD…por ai qe e kupton pak me shume politeiken e kupton qe kjo fitore pa diskutim i takon Sokol Olldashit

    • Mendimet e gjithesekujt jane te vyera por duhet pare me seriozitet dhe objekti. Duhet te mendojme per vazhdimimsi te gjate dhe mendimim im sikurse edhe i shume demokrateve te tjeter eshte qe ta cojme perpara Partine Demokratike. Perpara me Lulzim BASHEN.

  34. Votoni LULZIM BASHA PERPARA. Argumetin e keni, Fitoj Tiranen, Fitoj kunder rames ne nje periudhe kur te gjithe nuk kishin mundur ta benin me pare.

  35. Votojme per PD votojme per Firore, votojme per Perpara, vojme per Lulzim Bashen

  36. Nuk mund te shprehemi i takon ketij apo atij kandidati. Duhet te shikojme kush e con partive dhe vizionin tone perpara.
    Lulzim Basha Fitore

  37. Fitorja ka vetem nje emer, ka vetem Lulzim Basha

  38. Cfare keni qe protestoni o demokrat. jepjani voten pa koment edhe pa ofenduar. Te dyja figurat jane potencial per Partine Demokratike. Jepjani voten atij qe ju e keni me per zemer. Une votoj Lulzim BASHEN, ate kam per zemer.

  39. Votoni Lulin se eshte cun Tirone edhe po e shifni vet si po i bo gjonat. Me ate zullapin vujtem 100 vjet. Ky rregulloj Tironen dhe partin e di mire si ti vej gjonat ne venin e vet.

  40. fitorja i takon olldashit, ka nje kontribut me te madh ne partine demokratike dhe ka eksperiencen e duhur per te ber nje opozite te forte

  41. me sokol olldashin rikthehemi shpejt! i ka te gjitha cilesite per te qen nje lider dhe do i sjelli nje fryme te re partise demokratike

  42. Shtylasi ish kampi i internimit

    Jemi nga fshati Shtyllas i Fierit ish kamp internimi fati jone kalonte gjurma e rruges e bypass Fierit, na i vlersuan me 2990 te vjeter meter katrori,arritem takuam Ministrin Olldashi, na premtoj se do e shikonte kete padrejtesi qe na eshte bere duke ne thene mos kini merak se do merem vete me kete problem.Shpresuam shume por vetem na mashtroj me pa fytyrsi.Kemi 22 vjet qe ja japim voten vetem Partis Demokratike nuk na mbetet tjeter vetem si ish te internuar ti lutemi zotit ti japi fatkeqesi te tmerrshme atje ku ti dhembi me shume per gjith jeten.

Beni nje Koment


8 + 3 =

  • Facebook
  • Twitter
  • YouTube
  • Linkedin
  • RSS

AMC
Hotel Prestige

Parashikimi i motit


+23
H: +24°
L: +12°
Tirana
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+26° +26° +25° +25° +25° +24°
+12° +11° +11° +11° +10° +11°
+22
H: +23°
L: +15°
Durres
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+25° +25° +25° +25° +23° +23°
+15° +14° +15° +15° +12° +11°
+22
H: +25°
L: +10°
Elbasan
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+28° +28° +27° +27° +27° +26°
+12° +11° +11° +10° +10° +11°
+18
H: +23°
L: +16°
Vlore
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+25° +25° +25° +24° +24° +24°
+15° +14° +14° +15° +12° +12°
+21
H: +23°
L: +11°
Shkoder
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+26° +25° +25° +26° +25° +24°
+12° +11° +12° +10° +11° +12°
+18
H: +22°
L: +
Korce
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+24° +23° +23° +22° +23° +23°
+ + + + + +
+22
H: +24°
L: +11°
Berat
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+27° +27° +27° +27° +26° +25°
+11° +10° +10° +10° + +10°
+9
H: +22°
L: +
Kukes
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+22° +22° +21° +21° +21° +21°
+ + + + + +
+23
H: +23°
L: +12°
Sarande
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+23° +23° +23° +22° +22° +22°
+11° +12° +11° +10° + +13°
+24
H: +24°
L: +13°
Kavaje
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+26° +26° +26° +26° +25° +25°
+13° +13° +12° +12° +11° +11°
+22
H: +22°
L: +12°
Kruje
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+22° +23° +21° +22° +21° +20°
+11° +10° +10° +10° +10° +11°
+22
H: +24°
L: +14°
Lezhe
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+26° +26° +26° +26° +25° +24°
+14° +14° +14° +13° +12° +13°
+20
H: +24°
L: +14°
Fier
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+27° +27° +27° +27° +26° +26°
+12° +12° +11° +12° +12° +11°
+18
H: +19°
L: +
Pogradec
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+21° +20° +20° +20° +19° +19°
+ + + + + +
+21
H: +21°
L: +
Rreshen
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+24° +24° +23° +23° +23° +22°
+ +10° +10° + + +
+23
H: +23°
L: +
Tropoje
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+21° +20° +20° +20° +20° +19°
+ + + + + +
+20
H: +23°
L: +
Pristina
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+22° +21° +21° +20° +21° +20°
+ + + + + +
+25
H: +25°
L: +
Prizren
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+25° +24° +23° +24° +24° +23°
+10° + + + + +10°
+23
H: +23°
L: +
Mitrovica
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+20° +20° +19° +20° +19° +19°
+ + + + + +
+21
H: +24°
L: +
Skopje
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+24° +22° +23° +23° +23° +23°
+ + + + + +
+24
H: +24°
L: +
Gostivar
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+24° +23° +23° +24° +24° +23°
+ + + + + +
+21
H: +24°
L: +
Tetovo
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+24° +23° +23° +24° +24° +23°
+ + + + + +
+16
H: +20°
L: +
Struga
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+22° +21° +21° +20° +20° +20°
+ + + + + +

Gazeta Panorama Alexa toolbar



Showbiz

Lifestyle

Teknologji

Kuriozitete

© 2014 Gazeta Panorama ONLINE. All Rights Reserved.   Programuar nga: ikoncept Privacy