PSIKOLOGJIA   Birra Korca
GRAZIA   Lotaria Kombetare
Home » Opinion » Qeveria “Rama”

Qeveria “Rama”

AGRON GJEKMARKAJ

   Zgjedhjet e 23 qershorit përmbyllin një fazë historike për Shqipërinë dhe për Partinë Demokratike me rezultatin katastrofik që ky formacion politik mori në to. Votuesit ndëshkuan një mënyrë të të bërit politikë, një mentalitet, një qeverisje, një grup drejtuesish dhe mbi të gjitha një lider, Sali Berishën, i cili ka dominuar skenën e politikës shqiptare qysh prej vitit 1990.
Në një kryengritje elektorale, shqiptarët votuan kundër tranzicionit dhe karakteristikave të tij gjurmëlënëse.
Tashmë, pas dy muajsh, Kryeministër do të kemi Edi Ramën, i cili duhet të menaxhojë një fitore pothuaj të frikshme që ka tejkaluar pritshmëritë e politikës dhe të elitave kryeqytetase.
Por, mbi të gjitha, Rama do të përballet me premtimet e tij nga njëra anë dhe me dëshirën e madhe për ndryshim nga tjetra. Testi i parë në marrëdhënie me publikun do të jetë qeveria e tij, cilësia e saj. Ajo shndërrohet menjëherë në faktin e parë të perceptueshëm e të gjykueshëm.
Qeveria Berisha ishte e dominuar në totalitet nga personaliteti i një lideri karizmatik, i cili në tetë vjet pat rreth vetes në shumicë ministra pa karizëm, pa identitet intelektual e profesional, të cilët nuk paguheshin për të menduar, por për të zbatuar.
Mungesa e integritetit intelektual çoi mjaft syresh në mungesë të integritetit moral. Duke ndjekur parabolën e sunduesit të Egjiptit, Muhamet Aliut, ku asnjë ministër nuk vendosej në vendin e vet në përputhje me diplomimin, në komunikimin publik ata mjaftoheshin të lëvdonin shefin dhe idetë e tij me devocion papagalli.
Në Shqipëri deri më sot sjellje të tilla japin më garanci suksesi në karrierë se çdo propozim reformues apo kundërshtues. Ndëshkuesit dhanë një leksion emancipues edhe në këtë drejtim.
Kushdo që ka ndjekur fjalorin politik të Ramës gjatë viteve të opozitës, ka vënë re shpotinë e tij therëse për nivelin nënpopullor të disa ministrave.
Tani Rama është përballë provës nëse do të ndjekë modelin e të qenit lider i fortë mes individualitetesh të dobëta, apo të konfirmohet si i tillë mes personalitetesh të forta. Janë të shumtë ata që mendojnë se edhe në Partinë Socialiste ka plot yesman, ku tek bindja dhe servilizmi gjejnë “selametin” e tyre.
Fenomeni është shoqëror dhe nuk privilegjon njërën parti për të përjashtuar tjetrën. Të gjithë e mbajmë mend kohën e deklaratave  plot akuza, tik-tak, eros, patetike, mallkime të rrmyeshme, ofshama e kërcënime, si edhe lexuesit e tyre. Pikërisht një brumë i tillë do të gatuante bukë të keqe.
Formimi i qeverisë së një koalicioni të gjerë, siç u paraqit ai i “Aleancës për Shqipërinë Europiane”, është një proces jo i lehtë, ku ka shumë sensibilitete politike, krahinore, etnike dhe fetare. Fryma që përcjell ky rezultat u jep dy liderëve kryesorë, Ramës dhe Metës, mundësinë për një interpretim moral e jo thjesht pragmatik.
Rama në këtë domosdoshmëri bashkëpunimi me aleatët e vet duhet të përzgjedhë figurat më të mira që ato struktura kanë përreth dhe jo çfarëdo që i ofrohet nga kryetarët e tyre. Qëndresa e fillimit kushtëzon sjelljen e mëtejshme. Dalja jashtë ngastrave të partive do të ishte një shenjë pozitive, sepse pjesa më e madhe e elitës së këtij vendi nuk është e përfshirë në parti politike.
Rama mund të zgjedhë disa modele, por mund t’i kthehet edhe historisë së tij personale, kur si ministër i Kulturës krijoi një bord jashtë politikës dhe administratës me në krye At Zef Pllumin, të pasuar nga Aurel Plasari dhe intelektualë të tjerë të shquar që prodhonin politikë kulturore dhe monitoronin vendimet e Ministrisë së Kulturës.
Gjeografia e fitores është e tillë sa e lejon Edi Ramën, që siç bëri me fjalimin e fitores, përsëri të thyejë traditën duke bërë pjesë të skuadrës së tij qeverisëse edhe ndonjë personalitet të djathtë, në mënyrë që fitores “arrogante” t’i përgjigjet me gjithëpërfshirje me gjeste kalorësie e sigurie, siç rëndom ndodh në vendet perëndimore. Cilësia e qeverisë do të jetë premtimi i parë i mbajtur ose gënjeshtra e parë si Kryeministër.

Albtelecom

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Panorama Online. Moderatori

6 Komente per “Qeveria “Rama””

  1. te shpresojme qe qeveria e re te kete nje fryme tjeter nga ajo paraardhese………shpresojme.

  2. Mos u merzit zoteri, se do i shperbleje Rama ndihmat e cmuara te fondamentalisteve qe bene fushate elektorale fetare ne veri, kunder myslimanit Berisha. Do ta ngreje dhe komisionin me ndjeshmeri fetare qe kerkoni, me ne krye figura qe i ngjajne at Zef Pellumbit, dhe jo minstrave te Muhamet Aliut.

    Lum si ata qe e kane boten kaq te qarte e te kthjellet, bardhe e zi, ketej Muhamet Aliu, andej Zef Pellumbi.

  3. Jam dakort me shqetesimin e z.Gjekmarkaj.Kam shprese se z.Rama do te dije te qeverise me normalitet,pa bere ndonje mrekulli .Me pelqeu vendosja e I.Metes ne krye te parlamentit (pra jo ne ekzekutiv) dhe vendimi qe ministrat te mos jene deputete ! Si fillim me duket i mbare,me vone nuk e di..po gjithsesi i uroj suksese qeverise se re !

    • Aerber Jugomira

      Ne Malsine e Madhe ne te gjithe zonen qe populloht nga katoliket PD fitoi bindshem ndersa ne ate pjese qe banohet ne shumice nga Muslimanet humbi ne ate menyre qe as mund te imagjinohej , po keshtu dhe ne komunat e rrethinave Shkoder &Postrribe me shumice Muslimane humbi bindshem ,pra ketu gabohesh kur akuzon te krishteret qe paskan votuar kunder Sali Berishes qe kane 22 vjet qe e votojne ne shumice ,sa per kujtese kandidati i te ashtequajtur parti demokristiane ka fituar duke paguar aty ku ja kane gjetur sekseret pa u menduar se ne cfar besojne por sa ma lir ti blejne !

      • Nuk fola as per rezultatet ne Postribe, as per popullin ne veri, as per vellezerit myslimane apo katolike. Flas per propagandistet e njohur te percarjes qe kane mbushur internetin e shtypin, apo edhe sallat e takimeve me kandidatet per deputete.

  4. une sdi shqiptar pse bani percarje fetare turp me ju ardh se askush nuk ban fjal per fe por per parti pse nderlidheni me fet palidhje turp eshte , ju jeni njeres qe percani popullin shqiptar me an te shkrimeve qe beni turp turp ,xhdo fe duhet respektuar ejo me shajt se gjaku i shqiptarve nuk eshte derdhur per fe por per kombin shqiptar

Beni nje Koment


5 + = 10

  • Facebook
  • Twitter
  • YouTube
  • Linkedin
  • RSS

AMC

Hotel Prestige

Renzi i përgjigjet The Economist… me një akullore

30 Gus 2014/Nuk ka Komente/me shume »
Gazeta Panorama Alexa toolbar

Parashikimi i motit


+23
H: +24°
L: +12°
Tirana
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+26° +26° +25° +25° +25° +24°
+12° +11° +11° +11° +10° +11°
+22
H: +23°
L: +15°
Durres
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+25° +25° +25° +25° +23° +23°
+15° +14° +15° +15° +12° +11°
+22
H: +25°
L: +10°
Elbasan
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+28° +28° +27° +27° +27° +26°
+12° +11° +11° +10° +10° +11°
+18
H: +23°
L: +16°
Vlore
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+25° +25° +25° +24° +24° +24°
+15° +14° +14° +15° +12° +12°
+21
H: +23°
L: +11°
Shkoder
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+26° +25° +25° +26° +25° +24°
+12° +11° +12° +10° +11° +12°
+18
H: +22°
L: +
Korce
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+24° +23° +23° +22° +23° +23°
+ + + + + +
+22
H: +24°
L: +11°
Berat
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+27° +27° +27° +27° +26° +25°
+11° +10° +10° +10° + +10°
+9
H: +22°
L: +
Kukes
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+22° +22° +21° +21° +21° +21°
+ + + + + +
+23
H: +23°
L: +12°
Sarande
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+23° +23° +23° +22° +22° +22°
+11° +12° +11° +10° + +13°
+24
H: +24°
L: +13°
Kavaje
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+26° +26° +26° +26° +25° +25°
+13° +13° +12° +12° +11° +11°
+22
H: +22°
L: +12°
Kruje
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+22° +23° +21° +22° +21° +20°
+11° +10° +10° +10° +10° +11°
+22
H: +24°
L: +14°
Lezhe
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+26° +26° +26° +26° +25° +24°
+14° +14° +14° +13° +12° +13°
+20
H: +24°
L: +14°
Fier
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+27° +27° +27° +27° +26° +26°
+12° +12° +11° +12° +12° +11°
+18
H: +19°
L: +
Pogradec
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+21° +20° +20° +20° +19° +19°
+ + + + + +
+21
H: +21°
L: +
Rreshen
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+24° +24° +23° +23° +23° +22°
+ +10° +10° + + +
+23
H: +23°
L: +
Tropoje
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+21° +20° +20° +20° +20° +19°
+ + + + + +
+20
H: +23°
L: +
Pristina
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+22° +21° +21° +20° +21° +20°
+ + + + + +
+25
H: +25°
L: +
Prizren
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+25° +24° +23° +24° +24° +23°
+10° + + + + +10°
+23
H: +23°
L: +
Mitrovica
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+20° +20° +19° +20° +19° +19°
+ + + + + +
+21
H: +24°
L: +
Skopje
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+24° +22° +23° +23° +23° +23°
+ + + + + +
+24
H: +24°
L: +
Gostivar
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+24° +23° +23° +24° +24° +23°
+ + + + + +
+21
H: +24°
L: +
Tetovo
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+24° +23° +23° +24° +24° +23°
+ + + + + +
+16
H: +20°
L: +
Struga
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+22° +21° +21° +20° +20° +20°
+ + + + + +




Showbiz

Lifestyle

Teknologji

Kuriozitete

© 2014 Gazeta Panorama ONLINE. All Rights Reserved.   Programuar nga: ikoncept Privacy