GRAZIA   Miele Albania
Lotaria Kombetare  
Home » Opinion » Për Sali Berishën, sot!

Për Sali Berishën, sot!

  • Albanian
  • English
  • French
  • German
  • Italian
BLENDI FEVZIU


    Iku ashtu siç erdhi! Me një  fjalim emocional, pasionant dhe energjik! Me vendime personale, të forta, të shqiptuara pa asnjë ekuivok, i bindur se askush më mirë se sa vetja nuk mund t’ia impononte atë vendim! U përcoll ashtu siç pritej! Me qindra fansa të përlotur jashtë selisë së PD, që nuk e besonin dot atë që po thoshte lideri i tyre historik; me gjithë ekipin dhe stafin e PD, që dëgjonin një vendim që s’e kish ditur më parë askush; me përgjegjësinë e humbjes që e mori mbi vete, sikur ta dinte që deri një orë më parë ministrat e tij jargaviteshin ta spostonin përgjegjësinë e humbjes nga vetja tek ai; me militantët që e ndoqën mbrapa në apartamentin privat dhe thirrën deri vonë nën dritare emrin e tij; por edhe me kundërshtarët që u mblodhën të festojnë në sheshin “Nënë Tereza” e më pas mbushën me bori e potere rrugët e Tiranës për të manifestuar triumfin ndaj një kundërshtari që gati-gati s’besonin më se do të mundej një ditë.
S’kish si të ndodhte ndryshe. Sali Berisha nuk ishte thjesht politikani më jetëgjatë postkomunist i Shqipërisë, as njeriu politik më i fuqishëm në vend. Ai ishte një njeri që e ushtroi pushtetin me të mirat dhe të këqijat e tij; ishte një njeri që kishte një synim dhe shkoi drejt tij duke ndërruar mjete dhe rrugë; legale dhe të dyshimta, duke ngecur në vend, duke u çapitur nga pak apo duke ecur me hap galopant. Ishte një njeri që u adhurua dhe u urrye; u rrëzua dhe u ringrit, por që në finish mbërriti atje ku s’kish arritur asnjë nga gjenerata e tij politike. Dhe qëndroi në politikë më shumë se sa gjithë homologët e tij në Europën Lindore, por edhe më gjerë.
Siç ndodh me liderë të këtyre përmasave, por veçanërisht me të, shoqëria u polarizua. Berisha ishte mjeshtër i polarizimit. Ai ishte një talent i spikatur politik, një talent që prodhon sa triumf, aq edhe kufoma politike. Shtrati prej nga ai u ngrit për të ikur është ende i nxehtë; pasionet nuk janë ftohur dhe gjurmët e asaj që ai ka lënë pas, për të mirë apo të keq, janë aty. Ato nuk të lejojnë sot të shohësh përtej tyre; nuk të lejojnë të jesh objektiv. Nuk ka asnjë dyshim që përtej adhurimit që atij s’do t’i mungojë kurrë dhe përtej mërisë që po ashtu do ta ketë me shumicë, historia do të jetë objektive me të. Ajo do ta njohë jo vetëm si njeriun që shënjoi për të mirë dhe të keq historinë 23-vjeçare të Shqipërisë pluraliste; jo vetëm si politikanin që drejtoi shtetin si President dhe Kryeministër; jo vetëm si liderin më jetëgjatë të një partie politike pas Hoxhës, por edhe për disa rekorde që s’mund të mbeten pas.
Berisha do të kujtohet si njeriu simbol i përmbysjes së komunizmit; Presidenti i parë i Shqipërisë demokratike dhe lideri i parë postkomunist i Shqipërisë; ai do të kujtohet për hapjen e vendit drejt Perëndimit dhe kursin e tij të palëkundur proeuropian; do të kujtohet për reformat liberale të fillim viteve ’90; për transformimin e vendit; për qeverisjen energjike 2005–2009; për anëtarësimin në NATO, heqjen e vizave, mbështetjen ndaj Kosovës; infrastrukturën rrugore, sidomos Rrugën e Kombit; zgjidhjen e problemit energjetik të vendit dhe së fundi, për atë që s’e gëzoi dot, lajmin e përzgjedhjes së TAP si një projekt fitues.
Do të kujtohet si një njeri i ashpër në krye të partisë; autoritarist; herë-herë hakmarrës dhe që s’lejoi një dialog të shëndetshëm brenda saj; si një njeriu ku shpesh paranojat zëvendësonin vizionin politik, por edhe për intolerancën që rrëfeu në ditët e para të vitit 1997, që prodhuan kaosin në të cilin u zhyt vendi dhe që e vuan ende. Do kujtohet që iku nga politika pa iu përgjigjur disa pyetjeve mbi qeverisjen e tij të fundit dhe përgjegjësinë e saj.
Berisha i di me siguri të gjitha këto. Ai e di që momenti më i lavdishëm i karrierës së tij, për ironi, do të mbetet ai i pari, hyrja në politikë dhe rrëzimi i regjimit komunist! Ndaj vitet e fundit u përpoq të korrigjonte shumë prej veseve të tij të qortueshme politike. Riktheu në parti gjithë ata që kish larguar ose i ishin larguar; amnistoi ikjen e turpshme të 1997-s me votimin entuziast të 2005-s; thirri në ekip figura të reja, një prej të cilave me siguri do të jetë pasardhësi i tij; u përpoq të linte gjurmë në të gjitha momentet ku historia do të ndalë më gjatë; mbi të gjitha, refuzoi rifuxhon e Presidentit në 2012-n, duke preferuar që përpara një daljeje të butë dhe pa lavdi nga politika, të mundej në betejë dhe të dilte prej saj me po aq emocion sa hyri.
Mbrëmja e 26 qershorit nuk ishte thjesht largimi i liderit të Partisë Demokratike; as ai i një Kryeministri që qëndronte në krye të qeverisë prej 8 vitesh, duke qenë i treti më jetëgjatë në historinë e shtetit shqiptar. Ishte mbyllja e një cikli politik; mbyllja e një stili politik; fundi i një periudhë që sido që ta gjykojmë, me entuziazëm apo skepticizëm, ishte një periudhë në të cilën ne jetuam dhe na shënjoi thellë. Një periudhë që e shënjoi Sali Berisha, por që e bëmë dhe e pësuam apo shfrytëzuam të gjithë ne. Ata që e deshën dhe ata që e urryen. Do kemi nostalgji për atë kohë, apo do ta harrojmë, kjo s’ka rëndësi. Ajo është aty, e papërsëritshme. Kushdo që të vijë në krye të PD apo të qeverisë, nuk mund të jetë si ai. Mund të jetë më i mirë apo më i keq, por s’mund të jetë si ai. Sepse në shumë gjëra ai ishte unik dhe pasionant, po aq pasionant sa çishte në ardhje dhe në ikje, apo siç qe gjatë gjithë jetës së tij politike…
Berisha iku dhe për të do të flitet ende. Unë besoj se sot, më shumë se sa anët negative dhe problemet, duhet evidentuar fakti që ai kontribuoi për këtë vend, kontribuoi ashtu si ai mendonte se mund ta bënte më mirë. Dhe për këtë duhet t’i themi faleminderit. Ai iku. Ballafaqimin tjetër nuk e ka më me ne, por me historinë!

Albtelecom

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Panorama Online. Moderatori

71 Komente per “Për Sali Berishën, sot!”

  1. Duhet t’ja kishe thene ne sy Berishes ne krye te heres . Edhe ti ke pergjegjesi te madhe per humbjen e Doktorit . Nuk je i besueshem tani pas pilafit .

    • po pra ky esht shitur ne PS….

      • Pa merak se nuk ka nevoje PS per pisa si ky. Kurse Berisha iku per turp e faqe te zeze. Na u krekos se do fitonte si ne 92 shin, por e hangri si ne 96 ten, ti baje mire. Por nese Qeverija qe vjen nuk ban drejtesi per Gerdecin e 21 Janarin, haram i qofte vota e popullit. ato qe e qanen inshalla qajne perseri per te, per denimin e tije per krimet e ketyre viteve. Pagofte per te zezat qe i solli njerezve me shumice gjate ketyre viteve.

    • per te gjitha ata qe kane qare dhe per ata qe kane kercyer perpjete nga gezimi: nuk eshte faji i Berishes, por i marredhenies emocionale qe shqiptaret krijojne me liderin: eshte pak te thuash se ajo eshte emocionale, eshte nje lidhje dashurie dhe urrejtje te papare!

      dhe eshte totalisht e gabuar! Sali Berisha mesoi politike duke bere eksperimente me fatin e popullit shqiptar, duke bere gabime pa fund, te cilat i mohonte kokefortesisht dhe pastaj i perseriste sikur te ishin merita.

      kjo me kujton pak doktor Adhamudhin…por sidoqofte hallall te gjitha, por qe ai te mbahet se ka bere gjera te medha per kete vend, kjo me duket nje ide thjesht qesharake.

  2. Ju z. Blendi qe nje vite nuk esht i ftuar zotri Berisha ne programin tuaj Opinion….po as nje prej qeveris Berisha, thjesht e ki tregu veten komunist

  3. Këshillë për Blendin !
    Duhet të merrni hua nga sharmi i Henri Çilit dhe Grida Dumas.Në shkrimin tuaj ka shumë ambiguiditet.Qëndrimet e fundit i keni patur si VKM-ja e Berishës për homoseksualët……..gjithsesi meritoni një respekt…………

  4. Nuk arrij ta kuptoj se ku jane te mirat qe duhet te mbahet mend ky njeri!A nese me memorizimin e kesaj figure nenkuptojme dramat qe shkaktoi Sali Berisha Shqiperise,atehere Fevziu duhet ta thoshte shkoqur se duhet kujtuar si lideri me i paafte qe ka qeverisur kaq gjate.Por lepiresit nuk kane se si ti shprehin mendimet e tyre me objektivizem pasi kujtojne perfitimet qe kane pasur nga ky pushtet I korruptuar.

    • Or, “england” or tëj,
      Ideja e mungeses se DRITAVE , UJIT dhe RRUGEVE, qe ne Angli nga ku shkruan zotrote, mund te sherbeje si gogol per te trembur te vegjelit apo si barcalete per te argetuar te medhenjte, kjo ide pra per ne shqiptaret deri ne 2005 kur ne pushtet ishin per 8 vjet ata qe sapo kane riardhur serisht, ishte nje GANGRENE qe tashme ne si “KAMPIONE” te mirnjohjes e kemi harruar dhe hedhim balte mbi ATE qe mundesoi nje gje te tille me gjithe krizen qe mbrtheu boten pas 2007-es (vetem 2 vjet pas radhjes se TIJ ne pushtet), krize qe vazhdon akoma edhe sot e kesaj dite

  5. Blendi ti ben nje gabim te madh kur thua se Berisha tashme ” Ballafaqimin nuk e ka me ne,por me historine.” Me vjen keq,por mendoj se nuk e ke kuptuar fjalimin e doreheqjes se Berishes. Ai, Berisha pra, eshte, nuk ka asnje sens logjik te thuash sikurse thua ti gjete gjithe shkrimit tend “ishte”. Mos u ngut. Une e kuptoj se ka trokitur ora e fillimit te Cirkut. Po akrobatet nuk eshte nevoja te nervozohen kur vene majat e gishtave te kembeve ne tel, sa ashtu pastaj, mund te thyejne qafen. Pra, mos u ngut!

    Sami Milloshi
    SHBA

    • sami te pershendes,kontributi juaj eshte me i qarte se gazetaret e tjer.i kam lexuar te gjitha shkrimet e tua dhe me kan pelqyer. sa do deshiroja te ishit ne krye te nje gazete.respekte.

  6. Me pelqeu analiza juaj z, Fevziu,jeni njeri kompetent per te dhene opinione per figuren e politikanit demokrat z.Sali Berisha.Urime!

  7. Sali BERISHA eshte nje BURRE qe sdo harrohet kurre per te mirat qe i ka bere kombit shiptar!

    Gjithe familja ime burra e gra jemi perlotur kur ka deklaruar doreheqjen ne tv! Nuk me vjen turp ta them aspak, se loti i sinqerte nuk eshte turp por krenari dhe fisnikeri! Jemi krenare, qe e kemi mbeshtetur qe nga rrezimi i bustit e deri me sot pasi me voten tone kemi mbeshtetur zhvillimin dhe demokratizimin e Shqiperise ne vend qe te votonim ish sigurimsat qe na beri peshqesh Rama sot ne parlament, plot 50 cope!!!

  8. Brilant Z.Fevziu ne kete shkrim,ashtu si e meriton Gjeniu i politikes shqiptare ne kete cerek shekulli,me te mirat dhe te keqiat,me deshtimet e pakta dhe triumfet e lavdishme te tij,e meritonte nga Blendi dhe ky nje brilant i politikes mediatike qe aq shume e deshi,por qe asnjeher nuk ja kurseu kritikat objektive kur duheshin.FALEMINDERIT TE DY GJENIVE TANE,DEMOKRATE Sali Berisha dhe Blendi Fevziu.

  9. dhe së fundi, për atë që s’e gëzoi dot, lajmin e përzgjedhjes së TAP si një projekt fitues.
    Eshte nje fjali qe nuk e kuptoj dot, gazetari Blendi Fevziu mendon se punet e mira qe ka bere Berisha gezohen vetem atehere kur shfrytezohen politikisht nga vete Berisha. Por une kam pare se Berisha po e gezon me zemer kete eveniment te rendesishem per te ardhmen e vendit sepse ai e ka menduar si te tille.

    • Po,bora…,shume e vertete.Dhurata me e cmuar qe na beri Berisha,nderkohe qe eshte ende ne detyre,eshte perzgjedhja e TAP-it.Vite me pas,edhe vetem per kete,shqiptaret e vertete(te djathte e te majte) do t,i jene mirenjohes Berishes.Sa per analizen e Fevzos,eshte nje zhgenjim i vertete.

  10. Blendi, thjesht bëhu më njeri. Ato që ke tjerrrur për Berishën në këtë biçim shkrim janë përdredhje të “Koranit” në ujërat e Liqenit. Një lider si Berisha nuk i vjen kombit një herë ne njëqind vjet dhe të mirat që bëri ai do të përmenden per qindra vjet. Shqiptarët do ta kujtojnë si Krishtin: njerezit që e kryqëzuan i përulen edhe sot, pas dy mijë vjetësh.
    Ne se nuk do ta mbash mend ti ketë të vertetë, do ta mbajnë mend shqiptaret. Domethene historia.

  11. Mua me shqetson me teper jo humbja se loja dy partiake keshtu funksionon ne gjithe europen ,8 vjet une ,4 ju e perseri une e pastaj 8 vjet ju etj etj por humbja teper e thelle kur ne cdo miting pro elektoral sheshet ishin plot !!!!Per ish liderin Berisha perkrah meritave kritika se figurat komuniste , bashkepunetoret e ish diktatures nuk i denoi ligjerisht ,minimalja me pengese ligjore ne perfshirje ne politike e ne poste qeveritare !!!

  12. Pershendetje !
    Kjo tregon nje pjese te mire to historise dhe biografise te pershkruar ne nje faqe per Z Berisha , mos te harrojme qe jane 23 vite dhe patjeter qe ne gjithe kete kohe ne kurre nuk mund ta gjykojme ose ta analizojme kaq shkurt dhe prere! kete mund ta beje vetem Z Fevziu , ju falenderoje per kete artikull kaq te sakte dhe 100% i sinqerte , nese dikush nga ne nuk mund ta lexoje dhe kuptoje kete artikull, une i sugjeroj qe perpara se te lexoje artikullin, eshte mire qe te Lexoje Zotin Fevziu pasi vete eshte nje nje bibloteke kombetare dhe ka nje njohuri te pasur
    per ate qe flet dhe shkruan!

  13. ik o fevzo se e tregove veten qe je nga del dielli,dhe mir e ke se ndryshe do ishe emigrant si puna ime,beji yzmet kother5es vella dhe lere Salen ta vleresoj historija,

  14. Se ç’bie nje ere Lul Bashe ky shkrimi!

  15. ku je fevzo ! dole! ta percelloi koken vota e shqiptareve!

  16. Inderuar Blendi po i lexoja shkrimet e juaja si në ato elektronike poashtu edhe në emisionet e juaja ku neve vazhdimisht po na jepni nji moral të lartë për të jetuar dhe vepruar jashtë shtetit tonë amë ku neve na ndanë padëshirën tonëdhe se ne kishim të paktën nji mbështetje nga Sali Berisha dhe poashtu shpresojmë se edhe Edi Rama do të kujdeset për shqiptarët jasht atdheut.

  17. Edhe keshtu, edhe ashtu. Ik more, nuk vjen ne Shqiperi me i pergatitur se Berisha.

  18. Z.Fevziu !
    E e ke nisur e bitisur kete shkrim, si nje parapergatitje per ti sherbyer mikut tend te hershem Edi Rama.
    Nga fillimi e deri ne fund te shkrimit je munduar ta paraqesesh Berishen si njeriun me te urryer e njeriun me te dashur, njelloj te ndare midis te keqes e te mire, edhe atutoritar edhe njeri i tolerences politike , edhe i ashper me koleget e tij, edhe dashamires kunder atyre qe jo vetem folen por edhe vepruan kunder tij (nje prej tyre je edhe ti vete).
    Nderkaq ne te gjitha emisionet tende ne “Opinion”, kane qene te pranishem figurat mediatike e politike me agresive e me antiberishiste.
    Antiberishisti i terbuar Lorenc Vabgjeli., ishte bere si i shtepise ne studion tende. Lubonja te cilin nuk e qaste asnje televizion i majte, kishte gjetur shtepine e tij per te hedhur vrerin e urrejtjes per Berishen. Edhe nder deputetet e politikanet socialiste, ne perzgjedhje ishin ata me agresivet e me argontat si Tahiri, Veliaj etj.
    Cuditerisht, ne stolin e skuadres “se djathte” shihnim me se shumti ca figura teper anesore e te mekura si Marku, Shehi etj. qe me shume se debatin midis se majtes e te djathtes, synonin per te goditur “mekatet” e Berishes.
    Vete ju duke i dhene debatit shpesh here ngjyra jo serioze, pozicionoheshit shpesh nga stoli i majte.
    Nuk te ka lene vend Berisha as ty o Blendi e as ndonje tjetri per te komentuar gabimet e tij.
    Me burreri e pjekuri. e jo me perdredhje kurverore sa majtas, djathtas ai ka mbajtur te njejtin qendrim te pa pajtueshem me komunistet e vjeter e te rij.
    Ne te njejten kohe, e ka pasur burrerine qe nuk e ke as ti e as politikanet e tjere ne Shqiperi, qe gabimet ti pranoje publikisht e ti permiresoje me punen e tij. Nuk ka asnje lider politik apo edhe kryeminister ne bote te pa kritikueshem. Nuk ka ne bote ndonje popull qe njezeri te aprovoje cdo gje te qeverise. Ndoshta vetem shqiptaret e brohorisnin Enverin kur i vriste e kur i ktheu ne skllever dhe mendoj se ne mbrendesi te ndergjegjes edhe ti je i bindur se perse shoqeria shqiptare vazhdon te votoje me shumice dishepujt e tij socialiste. Nuk eshte vetem militantizmi komunist i renjosur ne ndergjegjen e tyre, por edhe paraja e madhe e derdhur nga multimilioneret socilaliste qe vazhdon ti korruptoje edhe ne shitjen e votes.
    Po leme menjane turmat militante qe te manipuluara me propoganda qesharake, perserisin si papagej se Shqiperise nuk i duheshkan ruget, hidrocentralet, ujsjellesit, shkollat,spitalet, ritjet e rogave e pensionet e deri ne marezine se Ishte NATO ajo qe ishte e interesuar te fuste ne gjirin e saj Shqiperine, apo ju dhuroi shqiptareve levizjen e lire pa viza ne Evrope,
    Po ju zoti gazetar, a mos mendoni se keto erdhen vetvetiu e merita e Berishes eshte vetem se u vu ne krye te levizjes per permbysjen e diktatures ?
    z.Fevziu !
    Kam pershtypjen se ne mos jeni vete subjektiv, jeni infektuar nga subjektivizmi i personazheve komike si Lubonja qe keni mysafir te perhershem te studios suaj, te cilit syte i cakarritur i shohin vetem zi ne te gjitha anet.
    Vlerat njerezore duke nisur qe nga njeriu i thjeshte e deri tek lideri, nuk mund ti masim sigurisht me kandar sic mund te bejme me domatet.
    Por vleresimi midis gabimeve e meritave nuk mund te barazohet artificialisht duke permendur dy tre gabime njerezore, me qindra vepra reale e te perceptueshme nga te gjithe

  19. Votat e 23 qershorit treguan se Partia Demokratike ,Lidershipi i saj krijuan nje hendek te thelle me problemet aktuale ne te cilen ballafaqohet sot shoqeria shqiptare. Rezultati i zgjedhjeve i pa precedente ne historine postkomuniste te kujton disfaten e p.p.sh., nderrimin e sistemit. Mos imagjinata nga vet lideret qeveritar , se vota e sovranit do te shkonte fuqishem ne kampin e majte verteton me se miri shkeputjen e thelle nga problematika e perditshme shqiptare. Sikur e gjitha te mos mjaftonte nje rol te rendesishem per largimin e Berishes luajten mediat e fuqishme pro qeveritare te cilet te zezen e benin te bardhe.z.Fevziu 23 qershori duhet pare si leksion per ju personalisht qe beni punen e gazetarit,perpost bindjeve politike roli i gazetarit duhet te jete sa fisnik po aq trasparent . tv klan, tvsh jane shembulli me i shemtuar i shoqerise mediatike shqiptare.

  20. nje artikull dinjitoz per nje person te jashtezakonshem.z.Berisha ne poitike ose jo do mbetet nje figure e pa arriteshme .ai humbi zgjedhjet por nuk eshte faji i tij qe njerezit shiten per fare pak.blendi bravo

  21. Disa analiste , midis tyre edhe Fevziu, kontribuan per te perforcuar idene qe ne kete pjese te Ballkanit kulti i individit eshte i perjetshem. Ky kontribut nuk duron dot institucinin mbi individin. Kur institucioni dhe ligji te mbreterojne ne mentalitetin tone , atehere ne mund te themi se po fillojme rrugen per ne BE, NATO etj. Ç’do gjeje , ne do ti veme emrin e filanit apo fistekut per autor dhe jo te institucionit. Duke qene pak mbrapa mentalitetit bashkohor-europian si komb, kjo ngjall nje xhelozi mesjetare dhe nxitje per ta kundershtuar midis forcave politike shqiptare. Kulti i individit , qe llastuan Fevziu me Çilin etj, sollen idene qe nuk ken c’te korigjosh ne politiken totale te PD, cdo gje po ecen vaj. PERFUNDIMI DOLI : NGA FITORJA NE FITORE , ZERO PIKE.

  22. duhej ta terhiqte ty veshin berisha)))..jo rama te foto))sepse ke perfituar nga dy sisteme…si me nanon..ilir meten.berishen…dhe tani ske ku shkon…po iken te rama…hallall ajo terheqja veshit,,,e meritoje.

  23. Jam i sigurte qe do te vije ne te ardhmen koha qe do te vleresoje punen e bere nga Z. Blendi Fevziu per konsolidimin e demokracise ne Shqiperi. Sa per keto komentet qe eshte shitur tek Ps etj jane vetem folklorizma te militanteve qe kerkojne fajtore ne te gjitha anet. Fevziu eshte i djathte dhe do te mbetet i tille, sepse e ka treguar me fakte. Tani nuk na duhen armiq por na duhen kapacitete intelektuale dhe Blendi eshte i tille. Ju uroj sinqerisht suksese dhe sigurisht presim akoma me shume kontributin tuaj ne konsolidimin e demokracise ne vend dhe ne ndihme te pa kursyer per te djathten shqiptare. Jam nje ndjekes shume i rregullt i juaji, kam lexuar te gjithe librat tuaj qe jane nje pasuri e madhe per te gjithe shqiptaret. Artikulli shume i vertete, i mire dhe i ekuilibruar.

  24. Klaudio Memushaj

    0 ( zero ) blendi fevziu

  25. OH MOS TJU RREJN MENDJA SE Dr ASHT TUE SHKUE KUND!

    AI PER JETSISHT EDHE KUR TE VDESIN KA ME MBET NJERI PER ME U NDJEK, E ME NDIKIM JO MA SOT QI ASHT GJALL!

  26. te gjithe ata qe sot e lavderojne saliun mundohen te shtyjne kohen qe ai person mos te ndeshet me drejtesine per te gjitha te kqijat qe ka bere prandaj kerkojne meshire per te dhe per vetvehten se a do te ket meshire edi do shofim por nji gje duhet ta di se ai duhet te gjykoj edhe ata qe lehin pasi qe drejtesia te bindet se ska me DIKTATUR

  27. zoti berisha as qe smundet te zvendesohet me asnje ishte i ndershem dhe punoj pa u lodhur per vendin e tij me te mirat qe pati nga pervoja kaq vjecare dhe me gabimet qe erdhen si rezultat i fillimeve te demokracise pa pervoje dhe kryesorja nuk eshte e lete te kesh kundershtar komunista vetem ai i renoj per kaq vite.respekte dhe faleminderit zoti berisha per cka bere per ne

  28. i shkurte isakte i kuptushem urime z fevziu

  29. duhet pak kohe sa te stabilizohen emocionet e njerezve dhe te gjykojne me qetesi,doktori ju a beri me te lehte te gjitheve me veprimin e tij njerezor,e sa per ndonje komentues si ”keni”i cili mezi pret te vendoset drejtesia te kete pak durim se nuk jemi ne 44 kur beheshin gjyqet partizane,shembull me te mire ka kryetarin e tij qe sa here eshte ngritur ndonje akuze per te menjehere eshte paraqitur vete para organeve te akuzes aq e vertete eshte kjo sa dhe prokurorin qe u mor me dosjet e tij te korrupsionit e nxori deputet,se nderi shperblehet me nder
    shoku keni….

  30. Z. Sali berisha eshte i pazevendesueshem ,kushdo qe te vije ne vend te tij. Ai nuk u mund , perkundrazi ai mundi Nanon.dhe Edin. thjesht erdhi koha per nje fillim te ri..(sigurisht qe pati gabime ,cdo qeveri do kete, por ai beri te pamunduren per te miren e vendit) .Arritjet e tij jane per tu vlersuar . Mua personalisht me tremb pushteti qe i eshte dhene Rames . megjthate kjo ndodhi. Mbetet per tu pare sa do arrije kjo qeveri e re. A do degjojme perseri nga Rama fjalen * fajin e ka saliu*?

  31. O Keni ska perendi ta preke Sali Berishen,perndryshe militantet e PD do pine kafen e mengjezit tek zyra e Edit.

  32. Fevzo, Sali Berisha eshte nje nder lobuesit me te fuqishem te TAP. Vetem nje cinik si ti mund te shkruaje, konkretisht po ju citoj:”…dhe se fundi, per ate qe se gezoi dot, lajmin per perzgjedhjen e TAP si nje projekt fitues”. Lajmin per doreheqjen e Z.Berisha e ndoqa ne nje autobus interurban. Ja si u percoll lajmi, nje zonje qe une per etike nuk po i’a ze emrin ne goje qau, nje i ngjashem me ty i tha qe do kesh ngrene mire keto vjet me Saliun. Zonja ju pergjigj:”Ska lidhje une jam nje profesioniste dhe jam e pushuar nga puna nga nje drejtor surrogato.”Ne autobus kuptohet nuk ktheheshim nga nje miting elektoral te gjithe u perfshin ne debat.Te ngjashmit me ty numeroeshin me gishtat e njeres dore. Ne fund nje i moshuar qe mendja i rrinte te vdekja tha: kur te vdesin drejtuesit e tjere te partive apo drejtues te tjere te shtetit qe Zoti ua shtofte ymrin ne varrim do mblidhen disa mijera vete, por kur te vdes Sali Berisha, Kryeministri i gjithe shqipetarve ne Tirane do mblidhen 3 miljon shqipetare . Fevzo.Je nje kripto-majtist zotrote qe je ngopur djathtas por edhe per ty do shkruaje historia se je nje person publik.

  33. Te gjith ju qe kritikoni Berishen po harroni ku keni qen para 8 viteve,e ne veqanti po harroni nga jeni nis para 20 viteve? Po edhe duke e ditur se me qfar njerz ka pas te bej ateher Berisha ka ber mrekulli?!

  34. Z. Blendi, mire e ka zoteria qe shkruan pak me lart. Ku jane te mirat qe na solli regjimi i Berishes.!!!!! Ju thoni se ai permbysi komunizmin.E sakte eshte kjo?
    Po a nuk ishte Ramiz Alia ai qe e nisi Berishen qe te qetesonte studentet?
    Ke beson ti, perrallat e Berishes. Po a i ha njeri keto?Me duket se ke qene edhe ti student i 90-tes,si ishte puna , kush e solli udheheqin e ri atje, apo i shkrepi vete ketij qe te behej lider. Po Azem Hajdarit kush ja mori drejtimin e partise si kryetar,apo e la vete ai .
    Regjimi komunist do te permbysej se nuk kishte rruge tjeter . Gjithe lindja ra , e keshtu qe edhe Shqiperia nuk mund te qendronte me e veçuar. Aq me teper
    kur vendi yne udhehiqej nga nje pseudokominst si Ramiz Alia,nje idealist pa ideale,nje udheheqes pa as me te voglin perkushtim e motiv per ta çuar me tej rendin socialist. Nje udheheqes frikacak, qe sa e pa qe e vrane ciftin Caushesku i hyne ne palce te dridhurat.
    leri Bledi keto se nuk i ha njeri.Nuk ka me budallenj sot qe ti kaperxeje keto dokrra qe shtjellon ajo mendja jote.
    Ti e heq vehten tende se je publicist , gazetar i zoti e drejtues i afte emisionesh.
    gabohesh Z. Blendi. I ben qejfin vehtes tende.Deri dje ishe me Lale Salen e sapo ai u rrezua prej fikut fillove ta kritikosh ,por me butesi.Po kujt do tja hedhesh ti me keto? Do te kalosh nga krahu tjeter tani? Do fillosh tu besh elozhe te majtve tani ? Po kjo nuk eshte burreri o Blendi!
    Pse nuk i permend ti edhe meritat e tjera te Lal Sales:
    -sa mijera vrasje nga gjakmarrja e hasmeria jane kryer nga 90-ta e deri sot, ku vetgjyqesia eshte ulur kembekryq ne Shqiperi e po ben kerdine,
    ske faj ti se ste ka gjetur e keqja si ato nenat e baballaret qe i kane futur ne dhe djemte e tyre fare te rinj.
    - Ku e ke rininie shqiptare sot,pse nuk i sherbejne ata atdheut te tyre ,por shkojne e pastrojne plehrat e botes,
    - Si perfunduan firmat piramidale , kush ishte ne krye te shtetit atehere,- cfare ishte ajo shprehja e Sales atehere kur tha se parate e firmave piramidale jane parate me te pastra ne bote ,
    - Kush e prishi embargon me Jugosllavine qe bota i vuri asaj, si perfundoi nafta jone te Sllobodani apo armet tek ai., kunder kujt luftonte Sllobadani ne ate kohe,
    - Sa aksidente kane ndodhur keto 23 vjet, sa nena jane veshur me te zeza,
    -Kush e shpiku Gerdecin dhe cili mori jeten e 26 personave atje,
    -Cili i vrau ne syte e gjithe botes nga dritaret e kryeministrise 4-ter njerez te pafajshem mu ne mes te bulevardit me 21 janar,
    - Kush i vodhi votat e bashkise se Tiranes me 2011-ten,po me 2009-ten dhe me 1996-ten,
    - Po u bere kundershtar i Sales ,ai te godet , ti besoj kete e di apo jo,
    - Si eshte katandisur policia sot, a ka mundesi te mbroje sot shteti qytetarin nga krimineli,po nuk pate bodigardin me vehte si e mban katragjyshi me antiplumb,
    - Sa police jane vrare ne krye te detyres dhe drejtesia nuk jep fjalen e vet, por qendron 4-5 vjet nje gjykim per vrasjen e 4 policeve dhe gjykata nuk merr dot vendim se gjoja nuk paska prova,sepse po ta ndeshkoje vrasesin gjykatesi ka frike,
    - Si e mburr ti kete “udheheqes”kur ai edhe kur flet ben gafa qe edhe nje femije kopshti tallet me te, sepse eshte skizofren,
    -Cfare etike ka ky njeri kur shan kolegun e tij ne kuvend qe do ja beje fytyren si kepuca duke e share edhe nga motra e nga nena,
    -Po cili eshte ai njeri ne Shqiperi tani qe nuk e njeh Sali Berishen ,
    -Ku e ke rritjen ekonomike ti qe deklaron Sali Berisha kur thote se jemi vendi i dyte ne Europe pas Gjermanise,
    - A e di ti z. Blendi se si eshte katandisur njerezia sot kur nuk ka me se te bleje nje kodher buke, nuk paguan dot energjine, ujin , nuk ka ngrohje ,
    nuk ka rendin ,
    - A jeton ne Shqiperi ti z. Blendi apo jo dhe ne se jeton a e di se sa e korruptuar eshte sot drejtesia,po tatimet, po doganat , po organet e tjera qeverisese si ne qender edhe ne baze,
    - sa e ke borxhin e brendshem dhe te jashtem sot z. Blendi,
    - A e di ti z. Blendi se sa vjet do nje proces gjyqesor te mbaroje ,,qofte penal apo civil,
    - A e di ti Z. Blendi sa te droguar ka sot, po te infektuar me virusin HIV apo AIDS sa ka,
    - A e di ti z.Blendi se çfare bejne studentet qe mbarojne studimet e larta sot punojne thua ti ?,jo i mbajne prinderit e tyre me buke akoma, se u duhet te mbarojne edhe nga 2-3 mastera dhe nja 2-3 grada te tjera shkencore e kur te shkojne nga 45 vjeç mund te pretendojne per ndonje vend te rendomte pune.
    - Si eshte mjedisi rreth nesh sot z. Blendi, sa e paster eshte Tirana , Dil pak ne malin e Dajtit dhe hidh nje sy poshte ,a e sheh dot kryeqytetin tend te dashur,
    - I ke pare siptalet publike Z. Blendi, dil e shikoi pak dhe ben ndonje reportazh per kushtet qe ato kane,
    sa analfabete ke sot z. Blendi,neper zonat rurale,por edhe ne qytete,
    mbarojne studentet shkollen e larte dhe nuk lexojne dot e as shkruajne emerin e tyre,
    - sa te ngujuar ka sot nga hasmeria apo nga gjakmarrja, sa femije jetime ka sot nga kjo plage qe jo vetem nuk ndalon por perhapet me shpejtesi.
    - Ti degjon nje kryeminister qe mban fjalim per arroret, dardhat apo fiqte ,ne nje kohe qe Shqiperia importon pothuajse te gjitha produktet baze ushqimore,duke filluar nga dritherat e duke perfunduar te mishi shekullor qe ka mbetur neper frigoriferet e amerikes latine prej me se 50-70 vjetesh.
    -A e di ti z. Blendi se cfare eksporton sot Shqiperia?,patjeter qe e di ,kromin Bulqizes qe merr cdo dite nga nje jete njeriu ,apo mineralet e tjera qe i gllaberojne te huajt per ti bere hekura makinash e pastaj te na i shesin ne ketu. Ata atje futin ne pune punetoret e tyre, dhe na i shesin ne sa frengu pulen produktet e gateshme. A e di ti z, Blendi qe ai vend i cili eksporton lenden e pare ne nje vend te huaj e importon prej andej produktin e gatshem eshte gjithmone i destinuar te mbetet i varfer.
    - U futem ne NATO dhe kete lala Sala e quan arrijtjen me madhore( se ai te gjitha madhore i quan , edhe arroret),por kujt me shume i sherbeu kjo , Shqiperise apo ?????????????????????
    - kemi 23 vjet qe e gjithe Europa tallet me ne kur thote qe te bejme detyrat e shtepise per te hyre ne BE, dhe vijne ketu gjoja per te dhene asistencen teknike,se gjoja ne nuk ditkemi te bejme nga keto dhe ata na mesojne me mire,marrin ato para edhe ikin e pastaj deklarojne perseri e perseri se ne kemi bere arritje por duhet edhe ca qe te plotesojme kushtet. 23 vjet per te hyre ne BE !!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!! Cfare talljeje !!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!
    por BE-ja po shkaterrohet e kur te hyjme ne ,ajo do jete shperbere fare. Greqia sa dekada ka ne BE dhe ku eshte sot ,Cjane keto perralla qe ben bota me ne z. Blendi!!!!!! Apo na do te miren ?Kjo e fundit do jete , na e do shume te miren.
    Ti z, Blendi mbase nuk vuan nga varferia se kemi degjuar se ke marre pronat e te pareve te tu, Edhe une po te isha ne vendin tend keshtu do te shkruaja per “udheheqesin”e shtrenjte , e per te mirat e ketij sistemi “demokratik’”megjithate edhe do te me qanin syte nga lotet si ata 5-6 njerezit e pardjeshem para selise se PD-se qe u lotuan e u lotuan per liderin e tyre te pavdekshem e largpames.Nuk e di, ti z.Blendi a u ndodhe aty ne ato momente prekese ,apo nuk te njoftuan fare , apo shkove tek EDI me ILIRIN se me duket se ckishin pergatitur edhe ata dicka per JU. Nese nuk ke shkuar ke humbur nje rast te arte ,se ndryshe te jeshe afer ne keto raste e ndryshe ti ndjekesh me vone nga vidioja. jane momente historike qe s’mund ti shpetojne nje figure si ti.Se neser psh , te kujtohet dhe i ben nje biografi ” udheheqesit” ,se ti ja ke marre doren tani , se nje veper madhore per Enverin e nxore, dhe me kete rast , si i degjuar qe je ,ben edhe ca para nga shitja e librit . Une do ta titulloja psh : ” Saliu Yne”. E cfare tregu shitjeje do te kapte ky botim!
    Mire z.Blendi,mire thua , lerja historise ta vleresoje figuren e “udheheqesit’ tone te papare…………………………………………………………………………………………………………………….

    • bravo bravo bravo per repliken. te kisha rekomandu me e publiku ne gazete se kto jane pyetjet qe duhet ti japin pergjigje ata qe iken per a tregu ca i ndaloj me i kry kto detyre elementare dhe atyre qe vijne per ta pare se si ato do ti zgjidhin. te pergezoj per fakitn qe ve ne dukje se europa po merr leke prej nesh me importet, me shfrytezimin e pasurive tona po ashtu edhe me ndihmat qe na jep, medemek me ekspertizen teknike. Europa po shakterohet epr vete ne dona me shku mas saj. ne kete kohe krize te europes kryesisht kishte ken ma mire me terhek europne te na, si po e bajne vendet e tjera, e me u zhvillu ne menyre te speicalizume si shtet. e ke qa kete replike, te pergezoj.

  35. Me aq sa paguhesh nga reklama shteterore,dmth nga parate tona,shume pak e ngritur Saliun ! Megjithate populli foli,do te flase dhe historia por para saj besoj se do te flase edhe prokuroria ! Sidoqofte mundohu te gjesh ndonje pjese fjale a fjalimi te S.Beishes ne arkivat e televizioneve,ku ai flet si njeri normal,pa britma,fyerje,kercenime e genjeshtra,sepse ata qe do vine pas nesh do vene duart ne koke per kete njeri te “madh”!

  36. I lexova te gjitha komentet me radhe dhe ajo qka me beri pershtypje eshte se te gjithve na ka goditur humbja e pd e z.Salih Berishes.Si duket shume pak e kan pritur te ndodh kjo,por ja qe ndodhi.Nuk dua te merrem me shkakun pse erdhi deri tek humbja por dua te them se ne cdo vend demokratik duhet te behen ndryshime.Kjo ka ndodh edhe ne shtete tjera.Per meritat e Dr.Berishes do te flitet per nje kohe te gjate dhe qka eshte me kryesorja do ta vlersojne edhe gjeneratat e ardhshme.Se beri gjana madhore kjo nuk don koment.Une personalisht per here te pare e kam vizituar Shqiperin endrren tone te kahershme te kosovareve ne vitin 1992,2002,2011 dhe 2012 por ta bej krahasimin prej vitit 1992 me 2012 ka shume dallim per te mire.E kuptoj se ne si popull e deshirojm nje perparim me te shpejt e me dinamik por une me sinqeritet po e them se perparimi nuk arriet duke e shkelur njeri tjetrin duke u munduar ta pengojm ate qe me te vertet punon per atdhe,duke injoruar qdo te arritur.Edhe z.Berisha mendoj se do te deshironte nje Shqiperi te integruar kahere ne BE,te ngritur ekonomikisht te pasur pa vrasje,droge,korrupcion por athua a do te mundet valle vetem nje njeri tia dal mban ti bej i vetem te gjitha keto? Une them sigurisht se jo nuk eshte e kot thenja: Trimi( shoku) i mire me shoke shume.Sa e sa pengesa i dolen z.Berisha gjate udheheqjes se tij ju ne Shqiperin meme e dini me se miri.Nuk them se z.Berisha nuk pati gabime une them se pati,pikesepari qe ata qe u zune me presh per dore u lan te lire dhe ia kthyen thikat.Dua edhe diqka te shtoj Shqiperis si dhe Kosoves i duhet nje rend ligjor i cili respektohet se vetem aty ku ka rend dhe ku ligjet zbatohen pa marrparasysh se kush eshte ne pyetje ai qe vepron kunder ligjit duhet denuar edhe nese eshte i biri apo e bija e presidentit vetem atje do te ket demokraci.Poashtu njerzit duhet te vetedijesohen se pa pune dhe mund nuk arrihet asgje prej qiellit.Duhet angazhuar i madh e i vogel si nga brenda shtetit poashtu edhe jasht te bejm qmos qe vendi yn te perparoj ti lem anash egoizmat,inatet,sharjet por ti qelim syt e te ecim perpara se koha po ecen te mos vonohemi.Ju pershendes vellezer dhe motra shqiptare kudo qe jeni.E ju z.Berisha detyren e kreve si burre shteti te uroj jete te gjate sa malet.Faleminderit per te miat qe ia solle popullit shqiptar.

  37. TE ME FALNI POR NUK E DIJA QE TE KESHE DRITA DHE UJE NE MES TE EUROPES NE VITIN 2013 QENKA ARRITJE TE MDHAJA NGA S.BERISHA
    ME PAK FJALE NE PRITEM 23 VJET QE TE KEMI DRITA DHE LIRINE PER 3 MUAJ UDHETIMI NE EUROP …N.Q.S KJO ESHTE MIRQENIA E POPULLIT SHQIPTAR….LE TA MBAJE BERISHA ME TOPALLIN

  38. Z.Kismet hapja e zemres suaj kaq e gjate e mire beni diku duhet te shpertheni tregon per nje bote e realitet teper te erret e pa ardhmeri !Kapem vetem me dy gjera si hyrja e ne Nato thoni kujt i sherben e gjithashtu ne union -europe e kote se ja ajo po shperbehet !!!hyrja ne Nato eshte nje GARANCI per mosprekjen e kufijeve dhe hyrja ne union-europe nje stabilizim e ngritje mireqenie !A e dini se Greqia nepermjet kesaj europe ndryshoi krejt strukturen e jashtme te rrugeve , autosradave , e sa e sa vepra te tjera ????? Dhe e pesoi si e pesoi vetem nga ligjet primitive e jo te kohes nga abuzimet e shperdorimet e postit deri ne ate mase sa union -europe i tha stop s”ka me ndihma te meshires por meshoja tani borzhit e nderro ligjet jashte mode e kohe !!!Por sic duket z.Kismet jeni nje nostalgjik i se shkuares se erret e uuroj te mos zhgenjeheni me partine roze !!!

  39. megjith respektin zoti fevziu ti po me dukesh i dyshimte…sa ishe ne pushtet berisha ishe me i bute.mos valle duhet te mendoj se po shitesh edhe ti….era te ka rene qe ne ditet e para…..por harron se berisha nuk ka ikur.berisha nuk ka humbur.perse nuk keni kurajon ta thoni se 1-edvin rama nuk ka fituar sepse eshte nen nivelin e 2009 2-perse nuk ke kurajon te thuash se ilir meta bleu 12 deputet te cilet bene diferencen 3-perse heshni kur keni faktet dhe bertisnit hap kutite kun nuk kishi fakte….

  40. Berisha eshte nje figure komplekse.Roli I tij per permbysjen e sistemit dictatorial eshte I padiskutueshem. Ai perfaqeson ne menyren me ekzemplare mentalitetin, vetite dhe vitytet e popullit shqiptar.Ka bere edhe gabime, ashtu sic kane bere te gjithe ata qe kane udhehequr Shqiperine ne keto 100 vitet e fundit. Kjo nuk do te thote qe Sali Berisha nuk e donte vendin e tij.Po te kishin punuar me kete pasion e perkushtim edhe bashkepunetoret e tij, nuk do te ishim ne keto kushte qe ndodhemi tani. Koha do ta tregoje se kush eshte Sali Berisha. Ai eshte ketu.

  41. Blendi Fevziu eshte njeri qe vlereson estetiken, etiken, dhe eshte dipllomat ne artin e komunikimit
    mos pretendoni qe te luaj filmin balle per balle se eshte gazetar dhe analist
    normale qe ne metamorfozen shoqerore dhe interesat e tij jane ne varesi te pushtetit
    eshte normale se ka karriere te gjate per te bere dhe eshte i ri.

    burreria dhe koncepti i sfides tek ne shqiptaret eshte ende primitiv dhe komunist,,sot njeriu me elegant en shqiperi eshte Edi Rama, djale me nje intuite gjeniale, heqja e kazinove dhe pikave te kumarit i jep nje vlere te madhe vendit dhe atij, eshte nje metastaze kumari qe ka 20 vite ne shoqerine tone dhe ka bere viktima shume familje
    bravo RAMA

    mbase heq dhe tabelet e rreklamave qe ndotin vizualisht gjithe vendin
    qeskat blu kobalt qe qelben ambientin
    thertoret e mishit ne ambiente publike
    fijet e korentit neper tirane qe duken instalacione te tomas saracenos
    bileterite e trageteve nga pallati i kultures ne vlore
    ndertesat qe me arrogance jane ndertuar ne vijen bregdetare etj etj
    qebaptoret en plan air
    Rama eshte vizionar
    Fevziu duhet ta evidentoje kete mesazh,,,

    • Artan me dukesh shume i painformuar (per te mos perdorur fjalen injorant) mbi qeverisjen qendrore. Menyra sesi ti dhe shume shqiptare e konceptojne qeverisjen qendrore eshte tejet e gabuar! Ato qe rendit ti per qeset, trherotret, fijet e korrentit, ndertesat ne bregdet, qebaptoret, bileterite jane deyre e qeverisjes lokale jo qendrore dhe SHUME prej tyre Edi Rama i pati ne dore ti hiqte si kr bashkie per 11 vjet !!!!!

  42. VERTETE SALI BERISHA BERI KAQ E KAQ TE MIRA SIPAS JUSH KUR QE NE PUSHTETE. ….PO A MUND TE PYES NJERI VETVETEN E TIJE SA TE KEQIA BERI KY NJERI. PER POPULLIN SHQIPTARE (1)97-a (MBYLLIA E FIRMAVE. DHE. VJEDHIA E FONTIT TE TYRE )(2)HAPIA E REPARTEVE USHTARAKE DHE SHITIA E ARMEVE NE KOSOVE (3) SHITIA E MINERALEVE NENTOKSORE TE SHQIPERISE (4)SHITIA E SHUME MINIERAVE TE VENDIT 6 SHITIA E ISHUJVE TE VENDIT 7 SHITIA E KUFIRIT DETAR 8 SHITIA E FLLOTES TONE DETARE 9 SHITIA e GJITHE BREGDETIT SHENGJIN SARANDE. ATEHERE Z BASHATDHETAR. PERSE TA DUASH ME ATE NJERI. ATE AGJEND TE VENDIT …..EEEEE…PER TE MIRAT QE BERI JO TE JAP DOREHEQJEN POR AI DUHET TE JAP DHE PARATE. QE KA VJEDHUR KAQ VITE. EEE SE HARROVA VJEDHIA E ARKES. SHTETERORE TE KURSIMIT. ME FLORI AI NJERI DO DJEGUR. ME BEZINE. DHE HIRIN TA HEDHESH NE GJITHE SHQIPERINE ME ELIKOPTER SIC JA BENE. STALINIT NE MOSKE. KESHTU DO. AI TRADHETAR. I KOMBIT

  43. REVOLUCI XHAMBAZEVE(F)

    Edi e cilesoi revolucioni i heshtur,por ne fakt rezultoi REVOLUCI I XHAMBAZEVE!

    Xhambazet,mbushen kosheret e bleteve me sheqer,ne kembim te mjaltit(votes)

    Kjo u zbatuaa me sistem URITH,ku vetm nje ne 10-20 veta dinte cbehej,te tjeret i shkonin pas si qorrat

    Ngau e gejten tere ate sheqer?

    Kane kohe qe e kane bere vendin plantacionin e tyre te sheqerit!

    Po tani?

    Tani do e bejne plantacinin e tyre te mjaltit

    Duke pire pije,me shishe me TAP Azerbajxhani

    E vendi te ece si karroce dore me rrota katrore!

    Prandaj!

    Sali Berisha eshte humbesi FITIMTAR.

    E Edlir Rata jane fitimtaret HUMBES.

    Ku njeri(gjyshopozita)ka program te cakorduar totalisht me taksa pa taksa e autostrade qe do lidhe Malin e Zi me Greqine e sera ma vull etj etj

    E tjetri,bebiopozita(se dy muaj ka ne opozite),fasonet fasonet.

    Do zhvillojne Shqiperine me:

    karroce dore me rrote katrore

    Per kete!

    Ky qe RROTACIONI i shume kerkuar i Partise Socialiste.

    U RROTACIONUA META nga MAXHORANCA ne MAXHORANCE.

    Prandaj jam i detyrur te perseris se :

    Berisha eshte humbesi FITIMTAR!

    E Edlir Rata,jane fitimtaret HUMBES!

    E meqe Berisha nuk do te jete me nje lokomotive qe do terheqe si me pare:

    Trenin e PD-se

    Trenin e Shtetit

    Trenin e Fushates

    E trenin e opozites.

    Por vec Trenin e OPOZITES

    E SUPERVIZIONIN e FUSHATES SE DJATHTE ne te ardhmen.

    Do e kutoni vete cdo te ndodhe.

  44. Ky Fejvziu mund te flase ore te tera pa thene asgje.Ramiz Alia ishte Presidenti i 1 postkomunist ai e hapi Shqiperine me perendimin.Saliu na futi ne lidhjen islamike.

  45. O Blendi ti ende po merresh me analiza- a shko bre burr pusho se edhe ti je i humbur dhe i denur nga ky rezultet sepse ke kontribue ne PD-n aq sa zoti Berisha prandaj beni mir te pushoni se na keni lodh me at gjuh fyese e denegruese per gjith popullin qe ju ka degjue ,nuk esht politike ajo gjuh qe shtin urrejtje mes njerzve ,keni perdor gjuhen e armikut “,perqaj dhe sundo “kjo ishte politika e BERISHIZMIT dhe them te mallkuar qofshi per jet e mot .me vjen mir qe populli ju denoj ani qe pasojat edhe nje koh te gjat do i vuajm nga ky fenomen i imponuar tipik komunist ,lus qeverin e tashme qe te hap hetime ,per gerdecin,23 janarin shitjen e detit grekve, shitjen e armatimit ne avganistan e libi,korupcionin ne rruget e vendit e shum tjera abuzime.e ti BLENDI bene historin e berishizmit po te lutem fute edhe veten aty se je pjes e saj

  46. Popull analiza qe beni per ca thoni eshte shume e gabuar ,Saliu nuk eshte drejyuesi im as i juaj por eshte njeri qe cfaqi ate urrejtje qe kishte per 50 vjet ndaj diktatures ,qe shumica e juaj i hapi rrugen ,Socialist-Komunizmit ,do te thote solli Mesimet e Demokracise ,dhe beri rrugen te hapet ,ke do ke le mbrapa do te thote ,Demokraci Reale,Te jetopje ne kohen e enverit doktor nuk mund te ishe jashte strukturave Socialiste ,Berisha rrjedh nga familje e varfer ,dhe ti duhet te arerosh atje ,a ka njeri qe te motivoje ,qe ai ishte kriminel ,apo arrogand bdaj Popullit ,No ,,Aka njerez qe te deshmojne per babain e edid the ilirit te vocer ,PO ,Demokracia ,solli perparim rruge te reja te shkojsh drejt ,lirise ,votebesim ,dhe rregulla, do te thote jo nje anesim ,por voto ke ti pelqen ,shume pelqyen Socialist-Komunistet ,eshte e drejta e tyre ,a mund te shkoje gjate ,Provoje wdhe nje here ,ate qe kishe per 50 vitesh URIME POPULL

  47. Antisaliu me argumente

    Pse, viti ’97 mos valle ishte “Të bësh më të mirën?”. Jo! Ishte nje krim. Pse Gërdeci ishte “Me e mira?”. Jo! Ishte nje krim. Pse 21 janari ishte “Me e mira?”. Jo, ishte krim. Atehere, zoti Blendi Fevziu (me gjithe respektin per ju) po them: Sikur te gjithe udheheqesit ne Shqiperi te benin 97-ta, 21 janarë, gërdecë, etj, me mendimin se “Mendonin më të mirën”, si do te shkonte valle fati i ketij vendi? Kjo eshte papergjegjshmeri ne politike, ne drejtimin e shtetit dhe ne te gjitha fushat e jetes.

  48. Mos i beni hosanara ketij .

  49. Po e lexoja me kureshtje kete artikull te Fevziut duke u perpjekur ti gelltisja metaforat dhe hiperbolat e sforcuara njera pas tjetres. Por kur arrita tek pjesa ” jo vetëm si liderin më jetëgjatë të një
    partie politike pas Hoxhës” nuk ia dola ta vazhdoj me. Nje gazetar/opinionist qe e quan parti politike BANDEN E HOXHES qe masakroi dhe la ne injorance nje popull o eshte i leshte nga trute(nuk besoj se Fevziu eshte i tille) o falsifikon historine me paramendim. Brezi i pasardhesve te Hoxhes vazhdon te qeverise me ndihmen e bombardimit/falsifikimit mediatik/historik kete popull te shkrete. Shume e veshtire per ju ti thoni bukes buke e veres vere.

  50. shume dhurata ju ka bere sali berisha por ju jeni mos mirenjohesa turp per ju

Beni nje Koment


8 + 5 =

  • Facebook
  • Twitter
  • YouTube
  • Linkedin
  • RSS

AMC
abissnet
7epta7

Parashikimi i motit


+23
H: +24°
L: +12°
Tirana
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+26° +26° +25° +25° +25° +24°
+12° +11° +11° +11° +10° +11°
+22
H: +23°
L: +15°
Durres
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+25° +25° +25° +25° +23° +23°
+15° +14° +15° +15° +12° +11°
+22
H: +25°
L: +10°
Elbasan
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+28° +28° +27° +27° +27° +26°
+12° +11° +11° +10° +10° +11°
+18
H: +23°
L: +16°
Vlore
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+25° +25° +25° +24° +24° +24°
+15° +14° +14° +15° +12° +12°
+21
H: +23°
L: +11°
Shkoder
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+26° +25° +25° +26° +25° +24°
+12° +11° +12° +10° +11° +12°
+18
H: +22°
L: +
Korce
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+24° +23° +23° +22° +23° +23°
+ + + + + +
+22
H: +24°
L: +11°
Berat
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+27° +27° +27° +27° +26° +25°
+11° +10° +10° +10° + +10°
+9
H: +22°
L: +
Kukes
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+22° +22° +21° +21° +21° +21°
+ + + + + +
+23
H: +23°
L: +12°
Sarande
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+23° +23° +23° +22° +22° +22°
+11° +12° +11° +10° + +13°
+24
H: +24°
L: +13°
Kavaje
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+26° +26° +26° +26° +25° +25°
+13° +13° +12° +12° +11° +11°
+22
H: +22°
L: +12°
Kruje
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+22° +23° +21° +22° +21° +20°
+11° +10° +10° +10° +10° +11°
+22
H: +24°
L: +14°
Lezhe
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+26° +26° +26° +26° +25° +24°
+14° +14° +14° +13° +12° +13°
+20
H: +24°
L: +14°
Fier
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+27° +27° +27° +27° +26° +26°
+12° +12° +11° +12° +12° +11°
+18
H: +19°
L: +
Pogradec
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+21° +20° +20° +20° +19° +19°
+ + + + + +
+21
H: +21°
L: +
Rreshen
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+24° +24° +23° +23° +23° +22°
+ +10° +10° + + +
+23
H: +23°
L: +
Tropoje
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+21° +20° +20° +20° +20° +19°
+ + + + + +
+20
H: +23°
L: +
Pristina
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+22° +21° +21° +20° +21° +20°
+ + + + + +
+25
H: +25°
L: +
Prizren
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+25° +24° +23° +24° +24° +23°
+10° + + + + +10°
+23
H: +23°
L: +
Mitrovica
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+20° +20° +19° +20° +19° +19°
+ + + + + +
+21
H: +24°
L: +
Skopje
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+24° +22° +23° +23° +23° +23°
+ + + + + +
+24
H: +24°
L: +
Gostivar
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+24° +23° +23° +24° +24° +23°
+ + + + + +
+21
H: +24°
L: +
Tetovo
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+24° +23° +23° +24° +24° +23°
+ + + + + +
+16
H: +20°
L: +
Struga
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+22° +21° +21° +20° +20° +20°
+ + + + + +

Hotel Prestige
Gazeta Panorama Alexa toolbar



Showbiz

Lifestyle

Teknologji

Kuriozitete

© 2014 Gazeta Panorama ONLINE. All Rights Reserved.   Programuar nga: ikoncept Privacy