GRAZIA   UNION Bank   Miele Albania
Lotaria Kombetare  
Home » Flash, Lajmi i Fundit, Politike » Berisha: Rama-Meta morën matematikën, humbën moralin

Berisha: Rama-Meta morën matematikën, humbën moralin

  • Albanian
  • English
  • French
  • German
  • Italian
Kryeministri: Fushata më intensive e jetës. “Fushata e PD ka kushtuar më pak se helikopteri që mori Rama nga Italia”.

Kryeministri Sali Berisha u shpreh dje se shpenzimet e fushatës elektorale të Partisë Demokratike janë më të vogla se kostoja që i është dashur të paguajë PS-së për marrjen me qira për një ditë të helikopterit që çoi Ramën nga Shkodra në Vlorë. Në një town-hall me gazetarë dhe qytetarë në orët e fundit të fushatës elektorale në “TV Klan”, Berisha, i shoqëruar edhe nga anëtarët e kabinetit qeveritar Bode, Olldashi, Kosova, Bregu dhe Halimi, prezantoi edhe një herë disa nga pikat kryesore të programit. “Unë kam marrë një makinë me qira në kompaninë që jep makina. Fushata e partisë, po të garantoj që ka shkuar jo më shumë se helikopteri që vjen nga Italia. Fushata sa ka kushtuar do të kontrollohet qindarkë për qindarkë. Ligjin e kemi bërë dhe do të kontrollohet. Të marrësh helikopter në Itali, të vijë helikopteri nga Bari dhe të qëndrojë gjithë ditën në dispozicion pse do të bashkosh ti Tom Doshin me Shpëtim Gjikën, kjo është…”, u shpreh Berisha.

Si ndiheni pas kësaj fushate?

Ndihem i kënaqur. Mesazhi i uraganit të Tiranës ishte jashtëzakonisht fisnik. Ajo prani aq e madhe njerëzish kishin vetëm një mesazh: së bashku. Unë atë fjalë që mbajta e tëra ishte e diktuar fjalë për fjalë nga ajo prani e jashtëzakonshme njerëzish të cilët u mblodhën për të mbështetur një projekt. Kryekëput nga fillimi në fund nuk mund të kishte një thirrje tjetër veçse së bashku në këtë projekt.

Ju keni bërë fushata pa fund, nuk keni munguar. Kësaj here opozita ka tentuar të thotë që Sali Berisha është i lodhur dhe nuk ka takat. Si ndiheni fizikisht?


E vërteta është që në ngjarje kjo mund të jetë e para ose e dyta fushata më intensive e jetës sime. Realisht! Ka pasur një element të ri kjo fushatë, që ka qenë town-hall, që është jo më pak se një orë e gjysmë si kohë. Është më e gjatë se e çdo aktiviteti tjetër. Në tërësinë e vet kjo ka qenë në distancë fushata më intensive. Nga fushata e parë gjer te kjo ti ndihesh si një boksier në ring që duhet të qëndrosh, se përndryshe bie. Fushatat janë të lodhshme. Marrim pak çiftin tjetër. Ai nuk u lodh dot. Të lodhesh duhet të kesh aktivitet. Ata morën matematikën, humbën moralin, u ra matematika dhe ikën. U iku fushata. Për herë të parë në histori e majta shkoi drejt periferisë.

Sa ka kushtuar fushata juaj?

Unë kam marrë një makinë në qira në kompaninë që jep makina. Fushata e partisë po të garantoj që ka shkuar jo më shumë se helikopteri që vjen nga Italia. Fushata sa ka kushtuar do të kontrollohet qindarkë për qindarkë. Ligjin e kemi bërë dhe do të kontrollohet. Të marrësh helikopter në Itali, të vijë helikopteri nga Bari dhe të qëndrojë gjithë ditën në dispozicion pse do të bashkosh ti Tom Doshin me Shpëtim Gjikën, kjo është… E pranon njeri Tom Doshin për Luigj Gurakuq? Apo Shpëtim Gjikën për Selam Musain? Opozita që shkon dhe merr helikopterin në Itali dhe na nxjerr Maksutin me 50 lopë si të varfër dhe që s’ka gjë, kjo opozitë atëherë ka shumë problem me veten e vet. Nga njëra anë u thotë që o të mjerë, që vetëm mjerim ka, që ka vetëm feta buke, dhe nga ana tjetër shkon merr helikopterin që bën të paktën 300 mijë euro…

Helikopterin besoj e ka marrë me qira?


Po me qira, se me të blerë ai shkon 6 milionë.

Për të përndjekurit, dikush u dogj në mes të kryeqytetit dhe në mes të Europës…

Për qëllime krejt politike.

Nuk ka njerëz që digjen për qëllime politike në Shqipëri?

Ata që ishin aty kishin marrë 930 mijë dollarë. Viktima është në çdo rrethanë shumë e dhimbshme, por këto janë edhe më të dhimbshme. Këta të tre ishin të sëmurë kronikë me kartelë në psikiatri dhe i dogjën barbarisht. Të përndjekurit, në përputhje me ligjin në 2017-n do të marrin të gjitha këstet.

Kishit premtuar uljen e borxhit nën 50%. Me një ligj të posaçëm u hoq kufiri për borxhin. Momenti i dytë është ai i legalizimeve. Në vitin 2005 u premtua se do përfundojë në 2007-n, ndërsa pastaj thatë në 2010-n. Tani u vendos rehabilitimi i ndërtimeve pas 2006-s. Këtu vazhdon të ndërtohet pa leje.


Në qoftë se merr dosjen, është një dosje që ka një vëllim pune relativisht të madh matjesh, vlerësimesh. Është një dosje e cila përballet me një mori problemesh. Është një dosje që përballet me burokracitë e pamerituara, përballet me një numër jo të përshtatshëm punonjësish që duhet të merren me të. Është bërë punë, një vëllim i jashtëzakonshëm. Çfarë është ndërtuar në atë afat ligjor gjer në dhjetor, mund të finalizohet. Kemi rritur numrin e drejtorive disa herë, po shpërndajmë forcat.

Mund të kishte ministri vetëm për legalizimet…


Jo, nuk mund të kishte ministri vetëm për legalizimet, nuk është çështje ministrish, por e drejtorive. Po shtohen drejtoritë.

Ka një prani të jashtëzakonshme të vëzhguesve të huaj për zgjedhjet e ditës së diel. A nuk tregon kjo se perëndimorët nuk kanë shumë besim se ne dimë të bëjmë zgjedhje?


Ana më pozitive është që kemi një numër të madh vëzhguesish. Ata do të shohin një popull të qytetëruar që voton njësoj me popujt nga vijnë vëzhguesit. Nga ana tjetër, prania e tyre ndihmon shumë në vlerësimin e zgjedhjeve. Ne nuk duhet të harrojmë se kreu aktual i opozitës, siç u bë fenomen Dushku… ju e dini që Dushku, ku dolën 9 deputetë, prej tij u bë term politik elektoral në të gjithë Europën. Po kështu është bërë Edi Rama, jo krahinë, por njeri. Ai në mënyrën më të paimagjinueshme qëndroi dy vjet duke më kërkuar mua, duke i kërkuar Europës që vendimin e Gjykatës ta hedhim poshtë politikisht. Kjo nuk ndodh dot kurrë në një vend tjetër. Mediat, për treg apo nuk e di se pse, me ushtrimin e tyre, në vend që këtij njeriu t’i thoshin “ore zotëri kjo që thua ti është gjëja më e paimagjinueshme, se nuk ka forcë që ligji ka të bëjë me politikën”… Shko në Gjykatë, ka Gjykatë Strasburgu. Ky zotëri është bërë i famshëm për mosnjohje rezultati. Laasko, deputet anëtar i partisë komuniste finlandeze, më shumë se marksist, ishte i ngarkuar për Shqipërinë dhe i tha Asamblesë Parlamentare se “ai nuk e ka hallin atje, por e ka te rezultati”. Ata do të bëjnë punën që duhet të bëjnë dhe janë shumë mirë që kanë ardhur.

A dëmton heqja e TVSH-së së importit të qumështit prodhimin tonë?


Ajo është një masë që dëmton shumë. Politikan që merr përsipër një gjë të tillë, merr përsipër shkatërrimin ose dëmtimin e mijëra ekonomive. Për çdo fshatar dy lopë race janë një biznes se me atë qumësht jeton ai. E çon qumështin në fabrikë dhe atë ka burim të ardhurash. Këto ide që ka kryetari i opozitës janë ide kryekëput klienteliste. Miliarderët e PS-së nuk mund të bëjnë në Bashkinë e Tiranës atë që bënin në kohën e Ramës dhe duan të ushqehen. Importet e ushqimeve janë më fitimprurëset. Janë absolutisht program i brendshëm i kupolës.

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Panorama Online. Moderatori

34 Komente per “Berisha: Rama-Meta morën matematikën, humbën moralin”

  1. z.Berisha!mire Rama dhe Meta “humben” moralin,po morali juaj ku ishte kur bere kualicion me Meten,po kur more ne partine tende gjoja antikomuniste komunistin e thekur K.Islami me dy te tjere nga PS-ja,po kur bere kualicion per bashkine me te ndjerin enveristin e tmerrshem Hysni Milloshi???!!!!Sidoqofte ju uroj pension te mbare dhe te shijosh frytet e rilindjes se vertete dhe vendosjes se demokracise se vertete ne Shqiperi!

    • VOTA E SHQIPTARIT DO JETE VETEM PER RILINDJEN!!
      BEJ PRESION SA TE DUASH!!!
      VIDH SA TE DUASH!!
      KUR TE VOTOHET NE MENDJE DO JETE 44 POR NE ZEMER 29 DHE ATY DO VENDOSET SHENJA PLUS OSE IKS!!!
      FITOREEEEEEEEE!

    • Qeveria e Saliut eshte qeveria me e korruptuar qe mund te kete njohur ndonjehere historia e popullit Shqipetare sepse kjo qeveri eshte bere rrezik per te gjithe ne qe duam te jetojme dhe punojme ne nje vend normal ndaj dhe vota ime eshte kunder ketij rregjimi te kalbur dhe koalicioni Rama -Meta eshte mese i nevojshem per kete vend.

    • Partia socilaliste do te fitoje ne gjithe Shqiperine si forca e pare qe do te qeverise dhe do te mare pergjegjesi mbi supe ndaj dhe eshte nje force e cila per ta bere vendimin e fitores dhe me te qarte duhet blinduar me vota per Edi Ramen kryeminister te vendit.

      • FLET KY PER MORAL…ESHTE I PAPAPRE. GJITHE TE METAT QE KA VET JA FATURON TE TJEREVE..;PER TA LARGUAR NGA VETJA VEMENDJEN.

        LE TA LARGOJME DUKE VOTUAR PER PARTINE SOCIALISTE ME EDI RAMEN KRYEMINISTER.

        VOTOJME NR.29

    • shi kush flet per moraaaal ooo zot ky qe tallet keq fare me popullin…Kte vit se merr me ti sale na thuj ca te dush sepse morali jot esht: me votoni mua dhe do bej mrekullira ne fakt mrekulli po ben po i vdes njerzit fare dhe mir tja bej ketij populli sepse nuk marrin vesh kujtojn se mrekullit jan rruget qe ben ai apo vizat qe na i hap populli ka nevoj te ushqehet dhe jo te vuaj per te ngren,me vjen keq per shum te njerez qe enden rrugveper nje cop pun per te ngren nje cop buk cfar shteti eshte ky vall?po na merr gjakun der ne piken e fundit.mallkuar sali berisha

  2. Rama dhe Meta bene gjene me te mire qe mund te bejne dy parti te cilat duhet te jene solide dhe te forta per te hedhur poshte nje regjim si ky i Saliut ndaj dhe ne kete pjese jane me shume se te justifikuar.

  3. per cfare morali po flet ish kryeministri se nuk po e marr vesh??
    mundet dikush te me shpjegoje? sa e moralshme mund te jete te hedhesh ne ere nje fshat te tere dhe te shkosh tu kerkosh votat te te besojne? sa e moralshme eshte te vrasesh popullin ne mes te bulevardit? sa e moralshme eshte te lesh breza te tere pa pune e pa shkolle?

    ku eshte morali ketu?apo sot ka me shume rendesi marrdhenia politike sesa jo qe i ben drejtperdrejt popullit?

    morali i vetem eshte qe sot e majta eshte e bashkuar dhe zhdukja e saliut po behet fakt

    • ne fakt ke te drejte.e moralshme eshte qe pasi ti thuash tjetrit skizofren,qe djalin e ka me te jatin,ai te vije dhe te te beje mik te ngushte.
      ose pasi ti thuash tjetrit hajdut me bllok,te nxjerresh njerzit ne shesh dhe vete te fshihesh te fideli,pastaj te shkosh dhe te hash ngjala me te.
      me moral shume te larte eshte ky edi.
      dhe megjith kete nuk do te fitoje.do ti ngelin ngjalat ne fyt.

  4. Nje pjese e madh e socialisteve mund te mos kene qene dakort per kete koalicion por teg gjithe duke mare parasysh se rreziku qe i kanosej ketij vendi i kalonte kufinjtee cdo veprimi tjeter atehere ne jemi mese te bindur qe ky koalicion ishte mese i nevojshme dhe i domosdoshem per vendin.

  5. Cfare morali kishe ti zoti Berisha kur pranove ne koalicion Ilir Meten i cili kishte bere fushate kunder teje. Politika nqs do kishte moral do gjente te ju njeriun e fundit qe mund ti dilte avokat mbrojtes. Rilindje

  6. Ky koalicion ishte mese i nevojshem per vendin tone i cili duhet te dale njehere e mire nga kriza ku eshte futur sepse eshte e pamundur qe me Saliun apo koalicionin qe ai ka ky vend te kete mundesi te zhvillohet.

  7. nuk te takon ty o sali te flasesh per moral.matematike qe ti thua tregon zgjuarsi ty sot te ka kapur ankthi dhe frika sepse thelle thelle e di qe keto zgjedhje i fiton rama.lere moralin ne pune te vete sepse matematika do te te beje ti thuash mirupafshim postit te kryeministrit.

  8. po sepse zgjuarsia dhe inteligjenca do te triumfojne neser.do te kthejne faqen do te hedhin poshte komunizmin do te risjellin demokracine per te cilen ne po shpresojme sot.

  9. RILINDJA eshte vetem nje dite larg,edhe 24 ore dhe ne do te kemi ate per te cilen kemi luftuar e dashur me te vertete per shume kohe, RILINDJEN.nuk e di po qe sot me ka kapur nje ndjenje triumfi kur pashe te gjithe njerezit te bashkuar dje nga shkodra gjer ne vlore,me ka kapur nje ndjenje per te ecur perpara per tu bere me mire.qe neser do te jemi me te vertete me mire besomeni!

  10. o sali akoma vazhdon me budallalliqe ti ? kjo fushate e coi ramen edhe shume pike perpara teje sepse tregoi risi risi e novacion.ti e ke enderruar prej kohesh kete fuhsate por idete e tua te prapambetura nuk arrijne dot deri ketu ku eshte rama sot.neser ne do te votojme per ramen mblidhe mendjen.

  11. o sali boll tani.mbylli me nder keto zgjedhje lejoi popullin te te pershendesi per here te fundit edhe mos fol budallalliqe me sepse nga keto budallalliqe i ke ulur shume pike vetes.tahsme koha jote mbaroi.tashme ta ka zene rama vendin .

  12. epo ja qe ndonjehere matematika benka me shume pune sesa morali.ti nuk ke me pune ti prekesh njerezit aty ku i dhemb ti je thjesh nje ish kryeminister qe neser do te largohet per ti lene vendin dikujt qe do ta ndryshoje me te vertete shqiperine.

  13. o sali rendesia me e madhe per vendin eshte qe ti do ti humbesh ekto zgjehdje eshte s eti nuk ke asnje shans te marresh em vota ne kete vend qe e ke shakterruar kjo eshte gjeja em e rendesishme per popullin

  14. duket inatciu.duket qe e ka kapur ankthi i humbjes.sali dje e dorezove perfundimisht postin prej kryeministri.dje u bashkua jugu me veriun per te te treguan qe tashme do te marrin lirine qe ti i mban peng

  15. RILINDJA ESHTE FITUESJA E VETME E KETIJ 23 QERSHORI.FJE U PERMBYT VLORA E SHKODRA.TASHME SALIU E KA TE SIGURT HUMBJEN E TIJ DESHTIMIN E TIJ DHE E KA TE QARTE SE RAMA ESHTE I VETMI KRYEMINISTER I KETIJ VENDI

  16. sali populli ta tregoi dje me se miri se per ke kishte simpati.autobuzat e sjelle nga gjithe shqiperia emrat me lista qe i kishe sjelle me detyrim,punonjesit e administratave qe i kishe marre me dhune nuk arriten dot te arrinin ate fitoren brenda ne shpirt qe rama i solli dje njerezve.rama ta kaluar kete fushate.

  17. sot e rendesishme ne shqiperi eshte eme e rendesishme se te gjtha gjerat fitorja e zgjehdje esht eme e renedishem qe ne shqiperi te ndodhe rrotacioni politik me shuem se gjithcka tjeter

  18. so me shuem se kurre shqipeira ka nevoej er nej revilucion te thelle se pse ti sali e ke shkaterruar vendins epse ti sali ke bere me te keqen epr vendin ndaj ndryshimi ne ekto momente esht errnjesor

  19. po shume i djeg ketij kryeminsitrit aleanca ps dh elsi sepse e shikon qe i ka te humbura zgjehdjet se e shikon se ska asnej shans per ti fituar ato dhe eshte dorezuar aoma pa u mbajtar aot

  20. KOMUNISTET E ME SIPERM BEJ LLOQE KAVAJE .QENI QE LEH NUK TE HAN.FITORE E SIGURTE E 44 E PATE DHE DJE .

  21. malok dje-tironc sot

    Lamtumire percaresi i kombit.Me ne fund edhe Shqiperia do largoje komunistin e fundit.

  22. gzouni socialista gzouni dhe per ket dit, se kuqtoni qe kush do tfitoj ju jeni humbesit me te medhenj kujdes se Likja e ka oreksin e madh dhe po ju len me na i gjo ngoj vendoseni vet se çfar

  23. bravo berisha! i qarte dhe i sakte. e meriton fitoren se ke bere historine dhe ke ndryshuar gjeografine me gjithe keto rruge dhe tunele te papara.

  24. Komentues te paguar nga PS-ja . Sjeni gje tjeter vec pjelle e komunizmi. Fitoreeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeere PD

    • komentues te etur per rilidnje te etur per nje shqiperi qe te ket shtet te se drejtes dhe jo me shqiptar te sklaveruar nga saliuqe

      cfar ka ber berisha ber per popullin ?!

      saliu i coi ne mesjete megjithese ne oborrin e tij bumi ekonomik i shqiperise ka plasur prandaj eshte edhe vendi i dyte per bum ekonomik vetem pas zvicres;i renoi shqiptaret, ua shiti detin, i shiti mineralet dhe minierat e shqiperise, e ktheu shkodren dhe pjesen me te madhe te vendit ne nje kenete, spitalet te vjen per te vjelle kur hyn se hy me 1 semnundje e del me 7 te tjera!!

      Jor or fox jan njerez qe sdun me saliun!! shqiptaret te mendojn neser me mend!! dhe te ken kujdes sepse neser esht ooo perpara humneres ose perpara prosperitetit

  25. Se din se me kë kemi te bëjmë.,asgjë e vyeshme s’ka dal nga miliarda flet politike që nga viti 90.

  26. PoshteSALA Poshte KOMUNISTI I FUNDIT FITORE RILINJEEEEEEEEEEEEE

  27. rilindasi pa gjume

    Jam i bindur qe Meta dhe Rama do reformojne sistemin e drejtesise shqiptare spese ka nevoje!sidomos Meta ka eksperience ne kete drejtim!prandaj do ja jap voten Saliut qe te mos shoh fytyrat e zgedhira keqdashese!

Beni nje Koment


+ 1 = 2

  • Facebook
  • Twitter
  • YouTube
  • Linkedin
  • RSS

AMC
abissnet
Hotel Prestige

Gazeta Panorama Alexa toolbar
Njoftime pune nga gazeta Panorama

Parashikimi i motit


+23
H: +24°
L: +12°
Tirana
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+26° +26° +25° +25° +25° +24°
+12° +11° +11° +11° +10° +11°
+22
H: +23°
L: +15°
Durres
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+25° +25° +25° +25° +23° +23°
+15° +14° +15° +15° +12° +11°
+22
H: +25°
L: +10°
Elbasan
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+28° +28° +27° +27° +27° +26°
+12° +11° +11° +10° +10° +11°
+18
H: +23°
L: +16°
Vlore
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+25° +25° +25° +24° +24° +24°
+15° +14° +14° +15° +12° +12°
+21
H: +23°
L: +11°
Shkoder
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+26° +25° +25° +26° +25° +24°
+12° +11° +12° +10° +11° +12°
+18
H: +22°
L: +
Korce
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+24° +23° +23° +22° +23° +23°
+ + + + + +
+22
H: +24°
L: +11°
Berat
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+27° +27° +27° +27° +26° +25°
+11° +10° +10° +10° + +10°
+9
H: +22°
L: +
Kukes
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+22° +22° +21° +21° +21° +21°
+ + + + + +
+23
H: +23°
L: +12°
Sarande
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+23° +23° +23° +22° +22° +22°
+11° +12° +11° +10° + +13°
+24
H: +24°
L: +13°
Kavaje
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+26° +26° +26° +26° +25° +25°
+13° +13° +12° +12° +11° +11°
+22
H: +22°
L: +12°
Kruje
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+22° +23° +21° +22° +21° +20°
+11° +10° +10° +10° +10° +11°
+22
H: +24°
L: +14°
Lezhe
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+26° +26° +26° +26° +25° +24°
+14° +14° +14° +13° +12° +13°
+20
H: +24°
L: +14°
Fier
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+27° +27° +27° +27° +26° +26°
+12° +12° +11° +12° +12° +11°
+18
H: +19°
L: +
Pogradec
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+21° +20° +20° +20° +19° +19°
+ + + + + +
+21
H: +21°
L: +
Rreshen
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+24° +24° +23° +23° +23° +22°
+ +10° +10° + + +
+23
H: +23°
L: +
Tropoje
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+21° +20° +20° +20° +20° +19°
+ + + + + +
+20
H: +23°
L: +
Pristina
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+22° +21° +21° +20° +21° +20°
+ + + + + +
+25
H: +25°
L: +
Prizren
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+25° +24° +23° +24° +24° +23°
+10° + + + + +10°
+23
H: +23°
L: +
Mitrovica
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+20° +20° +19° +20° +19° +19°
+ + + + + +
+21
H: +24°
L: +
Skopje
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+24° +22° +23° +23° +23° +23°
+ + + + + +
+24
H: +24°
L: +
Gostivar
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+24° +23° +23° +24° +24° +23°
+ + + + + +
+21
H: +24°
L: +
Tetovo
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+24° +23° +23° +24° +24° +23°
+ + + + + +
+16
H: +20°
L: +
Struga
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+22° +21° +21° +20° +20° +20°
+ + + + + +



Showbiz

Lifestyle

Teknologji

Kuriozitete

© 2014 Gazeta Panorama ONLINE. All Rights Reserved.   Programuar nga: ikoncept Privacy