PSIKOLOGJIA   Birra Korca
GRAZIA   Lotaria Kombetare
Home » Argument, Flash » Ekzekutohet pronari i autoshkollës, dy vetë panë krimin: Autorët e ruanin me një furgon

Ekzekutohet pronari i autoshkollës, dy vetë panë krimin: Autorët e ruanin me një furgon

VENDI KU U VRA PRONARI I AUTOSHKOLLES “EUROPA” (MAJTAS) VIKTIMA LUIGJ DUKAGJINI

Tiranë, Luigj Dukagjini qëllohet me 6 plumba, hetohet hakmarrja.

Policia pyet bashkëshorten: S’kishte konflikte. Dy dëshmitarët: Autorët, me furgon me targa Kosove.

Ekzekutohet me gjashtë plumba pronari i një autoshkolle në Tiranë. Luigj Dukagjini, 45 vjeç, banues te Kodra e Priftit, është vrarë dje në orën 08:30 të mëngjesit. Krimi ndodhi para autoshkollës “Europa” në pronësi të viktimës, në rrugën “Hoxha Tasim”. Sipërmarrësi kishte dalë nga shtëpia e tij në mëngjes dhe me automjetin tip “Benz 250”, ngjyrë gri, me targë TR 0499 R, është nisur në drejtim të autoshkollës në pronësi të tij. Pasi ka mbërritur aty, Luigj Dukagjini me origjinë nga Mamurrasi, babai i dy fëmijëve, ka parkuar automjetin dhe në momentin kur po zbriste nga makina, ndaj tij është qëlluar plot tetë herë me armë zjarri. Policia tha se viktima kishte marrë gjashtë plumba në trup, shumica e të cilëve në kraharor. Objektivi i atentatit ka gjetur vdekjen e menjëhershme, ndërsa policia, e cila ka marrë njoftim për krimin, ka shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes. Aty janë gjetur tetë gëzhoja arme zjarri si dhe celulari i viktimës, i cili kishte mbetur në afërsi të pragut të trotuarit. Personi i qëlluar me armë është transportuar formalisht drejt spitalit, ndonëse nuk ka pasur shenja jete. Policia e Tiranës ka thënë dje se viktima kishte jetuar dhjetë vjet si emigrant në Britaninë e Madhe. Pista kryesore e hetimit është hakmarrja për ndonjë konflikt të 45-vjeçarit të ndodhur gjatë qëndrimit në emigracion. Bashkëshortja e Luigj Dukagjinit është marrë në pyetje dje nga policia pak orë pas vrasjes. Ajo ka thënë se i shoqi shumicën e kohës ka qëndruar në emigracion, ndërsa kohët e fundit në Tiranë nuk ka pasur konflikte apo mosmarrëveshje në dijeninë e saj.
NGJARJA
Të paktën dy dëshmitarë dhe një kamera sigurie kanë arritur të fiksojnë disa sekuenca nga ngjarja ku mbeti i vrarë me gjashtë plumba Luigj Dukagjini. Fillimisht dy dëshmitarë, persona të ndodhur rastësisht në kryqëzimin e rrugës “Hoxha Tasim” me rrugën “Arkitekt Sinani” dhe më pas edhe kamerat e sigurisë së një biznesi aty pranë, i kanë ndihmuar policisë në sqarimin e ngjarjes. Nga dëshmitë e konfirmuara prej pamjeve të kamerave mësohet se para mbërritjes së automjetit të viktimës para autoshkollës ku ndodhi vrasja, aty ishte parkuar një furgon i bardhë me targa të Kosovës. Furgoni ishte parkuar në mënyrë të tillë duke lënë hapësirë përpara në rreshtin e parkimit. Autorët, që dyshohet se kanë qëndruar në furgon, kanë pritur derisa viktima Luigj Dukagjini ka mbërritur aty dhe pasi ka gjetur hapësirën e parkimit, ka nisur të pozicionojë automjetin. Pasi 45-vjeccari kishte ndaluar makinën dhe po zbriste, njëri nga autorët e ngjarjes ka dalë nga furgoni, është afruar te pronari i autoshkollës dhe ka shtënë tetë herë me pistoletë. Viktima nuk ka pasur mundësi të shikojë lëvizjet e autorëve, të cilët me sa duket, në mënyrë të paramenduar e kanë parkuar furgonin në mënyrë të tillë që lëvizjet t’i kryenin pas shpinës së 45-vjeçarit, pa i lënë mundësi atij t’i diktonte.
HETIMET
Tetë persona janë shoqëruar në Policinë e Tiranës menjëherë pas vrasjes së pronarit të autoshkollës. Mes tyre, dy persona kanë dhënë shpjegime në interes të hetimit sa i përket lëvizjes së autorëve. Nga dëshmitë e këtyre personave mendohet se autorët e krimit kanë qenë dy persona. Njëri prej tyre ka qëndruar në furgonin e bardhë, kurse tjetri ka zbritur dhe pasi ka ecur pak metra në këmbë, ka shtënë mbi viktimën. Ai është kthyer më pas në furgon dhe mjeti ka ikur nga vendngjarja me shpejtësi. Sipas dëshmitarit në fjalë, vrasësi ka pasur trup mesatar dhe një palë syze në kokë.

Hetohen konfliktet dhe aktiviteti në Angli
Pista kryesore e hetimit të policisë për vrasjen e Luigj Dukagjinit është ajo e hakmarrjes. Një tjetër pistë lidhet me aktivitetin e 45-vjeçarit në emigracion. Policia ka marrë informacione se gjatë qëndrimit të Dukagjinit në Angli, një i afërm i tij është vrarë në një përplasje ku ishte i përfshirë edhe pronari i autoshkollës në Tiranë. Policia dje tha se ishte duke marrë informacion në lidhje me këtë ngjarje, por edhe për aktivitetin e Dukagjinit në Angli, pasi po hetohet edhe pista e konflikteve dhe larjes së hesapeve.

TRAZHGIM SOKOLAJ

Albtelecom

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Panorama Online. Moderatori

Beni nje Koment


+ 3 = 10

  • Facebook
  • Twitter
  • YouTube
  • Linkedin
  • RSS

AMC

Hotel Prestige

Renzi i përgjigjet The Economist… me një akullore

30 Gus 2014/Nuk ka Komente/me shume »
Gazeta Panorama Alexa toolbar

Parashikimi i motit


+23
H: +24°
L: +12°
Tirana
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+26° +26° +25° +25° +25° +24°
+12° +11° +11° +11° +10° +11°
+22
H: +23°
L: +15°
Durres
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+25° +25° +25° +25° +23° +23°
+15° +14° +15° +15° +12° +11°
+22
H: +25°
L: +10°
Elbasan
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+28° +28° +27° +27° +27° +26°
+12° +11° +11° +10° +10° +11°
+18
H: +23°
L: +16°
Vlore
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+25° +25° +25° +24° +24° +24°
+15° +14° +14° +15° +12° +12°
+21
H: +23°
L: +11°
Shkoder
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+26° +25° +25° +26° +25° +24°
+12° +11° +12° +10° +11° +12°
+18
H: +22°
L: +
Korce
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+24° +23° +23° +22° +23° +23°
+ + + + + +
+22
H: +24°
L: +11°
Berat
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+27° +27° +27° +27° +26° +25°
+11° +10° +10° +10° + +10°
+9
H: +22°
L: +
Kukes
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+22° +22° +21° +21° +21° +21°
+ + + + + +
+23
H: +23°
L: +12°
Sarande
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+23° +23° +23° +22° +22° +22°
+11° +12° +11° +10° + +13°
+24
H: +24°
L: +13°
Kavaje
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+26° +26° +26° +26° +25° +25°
+13° +13° +12° +12° +11° +11°
+22
H: +22°
L: +12°
Kruje
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+22° +23° +21° +22° +21° +20°
+11° +10° +10° +10° +10° +11°
+22
H: +24°
L: +14°
Lezhe
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+26° +26° +26° +26° +25° +24°
+14° +14° +14° +13° +12° +13°
+20
H: +24°
L: +14°
Fier
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+27° +27° +27° +27° +26° +26°
+12° +12° +11° +12° +12° +11°
+18
H: +19°
L: +
Pogradec
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+21° +20° +20° +20° +19° +19°
+ + + + + +
+21
H: +21°
L: +
Rreshen
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+24° +24° +23° +23° +23° +22°
+ +10° +10° + + +
+23
H: +23°
L: +
Tropoje
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+21° +20° +20° +20° +20° +19°
+ + + + + +
+20
H: +23°
L: +
Pristina
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+22° +21° +21° +20° +21° +20°
+ + + + + +
+25
H: +25°
L: +
Prizren
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+25° +24° +23° +24° +24° +23°
+10° + + + + +10°
+23
H: +23°
L: +
Mitrovica
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+20° +20° +19° +20° +19° +19°
+ + + + + +
+21
H: +24°
L: +
Skopje
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+24° +22° +23° +23° +23° +23°
+ + + + + +
+24
H: +24°
L: +
Gostivar
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+24° +23° +23° +24° +24° +23°
+ + + + + +
+21
H: +24°
L: +
Tetovo
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+24° +23° +23° +24° +24° +23°
+ + + + + +
+16
H: +20°
L: +
Struga
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+22° +21° +21° +20° +20° +20°
+ + + + + +




Showbiz

Lifestyle

Teknologji

Kuriozitete

© 2014 Gazeta Panorama ONLINE. All Rights Reserved.   Programuar nga: ikoncept Privacy