PSIKOLOGJIA   Birra Korca
GRAZIA   Lotaria Kombetare  
Home » Argument, Flash, Speciale » Eni Çobani: E vërteta e aktorëve te ‘Shihemi në gjyq’, ka denoncime edhe për politikanët

Eni Çobani: E vërteta e aktorëve te ‘Shihemi në gjyq’, ka denoncime edhe për politikanët

  • Albanian
  • English
  • French
  • German
  • Italian

Avokatja Eni Çobani

Flet avokatja e emisionit “Shihemi në gjyq” në TV Klan Eni Çobani: Kemi denoncime për afera intime me politikanë. “Thyerja e tabuve për përballjen e palëve në studio dhe e vërteta e aktorëve të përfolur” Artikulimin e ka profesion, por anonimatin e trajton si religjion. Kjo është Eni Çobani, moderatorja e emisionit “Shihemi në gjyq”, pjesë e programit “E diela shqiptare” që transmetohet në TV Klan. Konsiderohet si avokatja e sekreteve të shumë qytetarëve, por që rrëfimi publik ndodh vetëm kur duan ata. Dy palët përballen në studio, ndërsa ajo në rolin e ndërmjetëses gjen zgjidhje më të shpejta në kohë dhe në kosto, sesa do të ishte dashur në Gjykatë. Se si e arrin, rrëfehet vetë Eni Çobani në këtë intervistë për gazetën “Panorama”… Si u bëtë pjesë e programit “E diela shqiptare”? Ishte gushti 2012, sapo kisha ardhur nga pushimet. Mora një telefonatë nga Arditi, i cili më ftoi të bëhem pjesë tek “E Diela shqiptare”, në një format komplet të ri. Fillimisht u mendua se do të ishte një gjyq, por për shkak se unë nuk jam gjyqtare, atëherë u pa me vend që të zhvillohej një formë tjetër alternative, që në Shqipëri nuk ishte shumë e reklamuar dhe e informuar për publikun, siç është ndërmjetësimi. Të them të drejtën, e mirëprita me shumë dashamirësi, edhe pse për “Shihemi në gjyq” ishte thyerje tabuje. Pse thyerje tabush? Sepse është një emision që ka shumë vështirësi. Ngjarje ka me shumicë, por jo të gjithë janë të gatshëm që të vijnë dhe t’i bëjnë publike ato. Për ne ky ishte problemi, se si do t’i sillnim këta njerëz që i kanë hallet, problemet që i vuajnë, por nuk dinë se si ta artikulojnë. Atëherë ndihma ime ishte artikulimi i problemit dhe zgjidhja e tij brenda mundësive tona nëpërmjet ndërmjetësimit. Si arritët “bindjet” e para për pjesëmarrje në emision? Siç e dini, emisioni nisi në shtator 2012. Rastet e para ishin shumë të vështira, por ju garantoj që me fillimin e këtij viti është bërë shumë më e lehtë. Pra, tani ka raste që ju kontaktojnë vetë personazhet? Po. Madje, tashmë vijnë edhe nga pjesët më të largëta të Shqipërisë, vetëm e vetëm që të komunikojnë, të dëgjojnë fjalën time, ndoshta edhe kur ajo nuk është shumë kurajoze. Pra, vijnë edhe kur ka raste që nuk e gjejnë dot zgjidhjen te ndërmjetësimi dhe unë i drejtoj në një zgjidhje tjetër, atë të gjykatës. Sigurisht që kjo është shumë mbështetëse për mua. Në ekran shohim Enin që drejton emisionin, por pas kuintave sa është stafi që punon për realizimin e “Shihemi në gjyq”? Në fakt, emisioni fillon dhe mbaron me Enin. I gjej ose së fundmi më gjejnë vetë personazhet. Komunikoj me shumë njerëz, pastaj dikush më sjell tjetrin dhe kështu vijnë zinxhir. Ka edhe raste të tjera që kam shkuar dhe i kam gjetur vetë në Gjykatë. Ju realizoni seancat e ndërmjetësimit, por sa vlerë juridike kanë ato? Me të drejtë ju pyesni. Zgjidhjet tona vërtet nuk janë gjyqësore, por kanë vlerë gjyqësore. Çfarë nënkupton kjo? Së fundmi, në Kodin e Procedurës është futur një nen, që çdo gjyqtar i Republikës së Shqipërisë ka për detyrë që në momentin kur i paraqitet një çështje civile, atij i del për detyrë që në momentin e parë t’i thotë: Keni një mundësi ndërmjetësimi. Dëshironi që ju të kontaktoni me zyrën e ndërmjetësimit? Pra, gjykata si institucion publik i gjykimit është e detyruar të çojë qytetarët drejt seancave të ndërmjetësimit. Më pas, u ngelet vetë qytetarëve të bëjnë zgjidhjen; të shkojnë në seancë ndërmjetësimi, apo të shkojnë në seancë gjyqi. Këtë kemi bërë ne. Kemi ndërgjegjësuar dhe informuar publikun për të mos harxhuar kohë. Sot ndërmjetësimi është bërë një zgjidhje alternative shumë komode në të gjitha vendet më të përparuara në botë dhe tashmë, edhe në Shqipëri. Është folur se keni përdorur edhe aktorë në vend të protagonistëve realë të problemit. A është e vërtetë kjo?   Në fakt, ne kemi qenë shumë të sinqertë që në fillimet e këtij emisioni “Shihemi në gjyq”, brenda programit “E Diela shqiptare”. Fillimi ishte vërtet shumë i vështirë dhe ne nuk mund të pretendonim se që ditën e parë do të sillnim problemin direkt, ashtu sikundër flitet dhe artikulohet në jetën e përditshme. Sepse të ngrihesh nga jeta e përditshme dhe të dalësh në televizion, është sfidë tepër e madhe, sidomos në mentalitetin shqiptar. Rastet e ndërmjetësimit janë të gjitha të vërteta dhe për këtë unë kam përgjegjësinë time profesionale. Ndërkohë, ka pasur raste që u pa e arsyeshme të shfrytëzohen edhe protagonistë hipotetikë. Çfarë do të thotë kjo, mos janë protagonistë të tipit “aktorë amatorë”? Jo, unë nuk mund të them që janë aktorë amatorë. Nuk mund të them që ata protagonistë nuk kanë qenë të vërtetë. Unë po ju them që kanë qenë protagonistë hipotetikë dhe nënkuptojeni si të dëshironi. Por po ju them që të gjithë njerëzit që kanë marrë pjesë në studio, kanë qenë pjesë dhe protagonistë të problematikave që kemi pasqyruar. Që ta sqarojmë lexuesin, a mund të themi se ngjarjet kanë qenë reale, por të pasqyruar nga njerëz të tjerë? Jo. Këtë nuk mund ta them, se bëhet fjalë për anonimat që unë e ruaj. Nëse unë do të pranoja diçka të tillë, atëherë do të thyeja sekretet e atyre njerëzve që kanë ardhur dhe më kanë besuar mua rastet e tyre. Duhet të jem shumë e kujdesshme në fjalë e terma. Rastet garantoj që janë të gjitha të vërteta.  Madje, nga janari 2013 dhe në vazhdim, janë totalisht njerëz dhe ngjarje tërësisht të vërtetë. Por nga shtatori e deri në dhjetor, ka pasur edhe raste që njerëzit kanë qenë deri diku hipotetikë. Kjo është fraza e saktë që unë mund të përdor. Deri tani kemi parë në studio përgjithësisht personazhe jo të njohur, përgjithësisht komunitete të varfra. A keni ndonjë çështje, ku të mund të shohim në gjyq edhe politikanë? Nuk ka pasur ndonjë çështje me politikanë që të përfundojë në ndërmjetësim. Jo se nuk ekzistojnë, por siç duket kanë gjetur forma e mënyra të tjera për t’i zgjedhur, jashtë ekranit. Do të thoshit se nuk keni pasur ndonjëherë denoncime për politikanë? Po. Denoncime kam pasur. Denoncime të njerëzve që janë të prekur nga marrëdhëniet me politikanë. Marrëdhënie punë apo marrëdhënie intime? Për të treguar këtë, do të më duhej që të prishja anonimatin. Po, kam pasur denoncime për marrëdhënie intime me politikanë. Denoncime që kanë të bëjnë për një jetëgjatësi në këto lloj marrëdhëniesh, që sigurisht nuk kanë përfunduar mirë. Njeriu i lënduar më ka ardhur, e kam mirëpritur, e kam dëgjuar ngjarjen, më ka ardhur shumë keq. Por në fund, e kam sqaruar dhe dihet që zgjidhja dhe ndërmjetësimi nuk bëhet vetëm me një palë. Pra, përballë duhet të kem edhe atë njeriun tjetër, cilido qoftë ai, politikan, personazh tjetër publik, qytetar i thjeshtë. Pra, ekzistojnë denoncimet për politikanë, por ata nuk vijnë në përballje? Ka qenë pala denoncuese, por nuk ka qenë pala tjetër për të cilën është bërë denoncimi. Nëse personi tjetër nuk vjen të përballet, atëherë unë nuk kam çfarë të ndërmjetësoj. Pra, raste denoncimi për politikanë ka. Se sa të vërteta janë ato, unë nuk jap dot konfirmim. Dua të jem e drejtë në këtë pikë. Sepse sot, në këtë shoqëri që jetojmë, mund të kemi edhe njerëz që, të prekur nga interesa të ndryshëm, ngarkojnë nga ana morale pa të drejtë dikë tjetër. Denoncimet duhen verifikuar dhe përballur. (Intervisten e plote e lexoni ne numrin e sotem te gazetes Panorama) ELISABETA ILNICA

Albtelecom

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Panorama Online. Moderatori

27 Komente per “Eni Çobani: E vërteta e aktorëve te ‘Shihemi në gjyq’, ka denoncime edhe për politikanët”

  1. O Eni, je gjahtare e halleve te te tjereve. I je qepur asaj fakires per spektakel. Pse nuk u nenshkrua gje dje sipas rregullit. Pergjigje e thjeshte: je ti qe i ke terhequr ne televizion qe te “shesesh” per te perfituar nga hallet e te tjereve. Te kam ndjekur ne TV . GJyqet e tua televizive kane shkuar ne favor jo te Ligjit, por te “Maliqit”.
    .

  2. Kjo Znj .Eni eshte shume e komunikueshme dhe vete me delikatesn dhe embelsine e saj duan sduan do arrijne ne nje perfundim pak a shume te dy palet…Une personalisht nuk ju njoh moj e nderuara zonje por me plot bindje mund tju them …Respekte…

    • Per cfare delikatese e ke fjalen moj Alma?! Nuk e shikon se cfare komunikimi po i ofron publikut gjuha shpesh here e turpshme qe perdorin te ftuarit e saj, shumica nga shtresa me e ulet e shoqerise sone ? Me siguri, ti nisesh nga veshja ,truku, floket e kuruara qe na servir kjo “zonje e rende” cdo te djele, gjykoj. Po valle a nuk t’ a ka vrare syrin kontrasi i thelle i paraqitjes se saj me pamjen qe na shpalosin keta kliente (aspak) televizive qe ne pritje te zgjigjjes se halleve behen viktima te saj?

  3. Sipas meje emisioni dukej interesant ne fillim, packa se imitim ” i varfer ” i emisioneve te huaja ; ne fakt ka shume te meta qe lidhen me proceduren, rolin e ndermjeteses, perzirjen e rolit te avokates ( si mund te jesh avokate per te dy palet ), gjyqtares, apo te ekspertes -sociologe ( nuk besoj se e gezon kete tager ) , vleren juridike te marreveshjeve te tilla pajtuese , deri te pjesemarrja e auditorit te “perzgjedhur ” …Dje arriti kulmin duke spekulluar dhe ballafaquar ne menyren me te panjerezishme palet per ceshtjen Nazime Visha …Vetem nderhyrjet si balsam te A. Gjebrese , bejne te mundur qe gjithe emisionet , te dalin nga lemshi juridik e te ruajne nje lloj vlere sociale … Perfundimisht , sipas meje , i nderuari A. Gjebrea ka shume per te permiresuar emisionin … Kunderparti i Gjebrese, Maria de Filippi , nuk ka nevoje per ndonje juriste , per te realizuar me shume fisnikeri dhe korrektese nje emision te tille .

  4. Kastraveci Alpin

    Mendoj se emisioni i znj.Eni mund te jete interesant per ndonjerin ndoshta dhe fitimprures por ne thelb eshte nje poshterim publik i hallexhinjeve. qe per secilin rast znj. duhet te pergjigjet para ligjit.Kjo nuk esht zgjidhje por poshterim ne shkalle te gjere i individeve familjeveve e me gjere.Nese nje institucion ose individ ligjor merr persiper zgjidhje te tilla patjter duhet te realizohet ne kushte privatesieGjithashtu ne mynyre direkte dhe indirekte jep nje modele e shembuj negativ per njerezit sidomos tek te rinjt.Zgjidhja vetem ligji.Gjithsesi uroj te kete sa me pak raste te tilla fatkeqe.TUNG AL.

  5. Zonja Eni eshte taman zonje ne kuptimin e vertete te fjales. Ajo eshte e mire jo vetem nga paraqitja e saj, shume e bukur dhe elegante, por edhe shume e edukuar dhe kompetente per profiling e vet. Bravo zonja Eni.

  6. Dobet, shume dobet profesionalisht moj zonje. Perfaqesim jo profesional edhe per TV Klanin me ty dhe me “opinionistet” qe mbushin studion. Keq, shume keq ky perfaqesim televiziv edhe per drejtesine shqiptare. S’ behet gjykimi i halleve te dhe problematikave keshtu. Sigurisht ka audience si emision por, zgjidhjet e kesaj juriste na bejne” te qeshim hidhur”.

  7. Drejtuar: Ardit Gjebrese
    Ti je njohes i mire i TV-ve italiane. keshilloj: Ndalu ndonje mesdite ne emisionet e Rita Dela Chiesa tek Kanale 5 te shikosh ku je me kete rubrike qesharake dhe disgustoze, qe t’a dobeson ndjeshem produksionin tend. miqsisht Beso.

  8. Po si ka mundesi qe te gjithe njerezit qe paskan “halle” nuk preken, a qajne, a te irritohen??? Ne pjesen e perballjes se gruas legjitime dhe dashnores se burrit, u duk sheshit qe ju vinte per te qeshur te dyja paleve. Kot fare! Ka edhe aktrimi pjesen e bllofit kur te pjesa psh qe burri kishte 10 vjet qe kishte ikur jashte shtetiot dhe donte t e fitonte atesine e femijes, menyra sesi i drejtohet ish te dashures o zot i madh te le pa mend, te vjen per te qeshur e deri diku te vjen keq qe keta ideatore programesh nuk jane te afte te sjellin emocionin si Maria de Filippi ne bregun tjeter. Edhe asaj i thone njerezit JO, por te pakten nuk jane sajesa. Nese doni te thyeni tabute, behin gjerat e sinqerta, zonja Eni!

  9. Ne nji rast kame perjetu nji pershtypje te keqe ,kur nji e mbuluar me ferexhe fiton vota nga publiku , kjo kishte me qen ne rregull sikur nji pjesmarrse ( grue ) te mos te thoshte se me ty do te fitoi shqiperia . Kjo ishte nji aosurditet.

  10. eni eshte figure e shquar se nuk eshte e letete merresh me shume lloj njerzish ,dheeshte shume komunikuse dhe njeri shume i mire dhe e pergzojm per kete veshtersi,ishte shume e veshtir ajo e te dieles,te lumet eni cobani vazhdon se je shume mire.je nje femer e forte ne fjal po dhe ne mendime te uroj gjithe te mirat

  11. Kjo zonje eshte ne sherbim te Klanit dhe jo te Popullit

  12. Te gjykosh nga niveli shtreses, kjo rubrike eshte telenovela e te djeles, ku personazhet nuk mungojne. Eshte shtesa e larte “lux” i papare dhe tallje deri ne cinizem (Zonja Cobani) dhe perballe saj turlilloj ferfaqesuesish (shtresa e hallexhinjve).
    Gjithshka e vene ne funksion te kesaj femre sharmante, me mase 58, qe s’ ben dot televizion ndryshe. por qe Klani e ka perzemer.
    Ardit, po ti cke qe perfshihesh ne kete mediokritet?!

  13. ZONJA ENI ESHTE TURPI I JURISTEVE >
    delikatesa e saj nuri dhe truku nuk mund te mbulojne dot paftesine dhe mediokritetin profesional >
    vetem ardit Gjebrea kompeson dicka ne kete rubrike se te ishte per Enin , ahah te vjen ndot ta ndjekesh

  14. une kam ndjekur disa ceshtje. mund te them se eshte shume e pergatitur (jam edhe une jurist dhe e shikoj emisionin me syrin e juristit). nuk kemi pse shqetesohemi (sic vura re me lart) pse ceshtjet behen publike kur vete personat jane dakort ta bejne publike. sigurisht qe ka vend per permiresime pasi asgje nuk eshte e persosur ne kete bote por qe besoj se kjo gje do te ndodhe me kalimin e kohes. klm

  15. kam kohe qe shikoj kete emision dhe sae vete behet me i ndyr Zonja eni nuk zbaton ligjin po mashtron njeren pale qe ankohet me shume. klientat e saj jane nga shtresat me te ulta perdorin nga fjalet me te pista. vertet te vjen ndot ta shikosh

  16. e pergezoj per emisionin. jam ne kerkim te ndonje adrese email per tu lidhur me emisionin ‘shihemi ne gjyq’ ose ndonje numer telefoni. kerkoj ndihme nga ju nese keni me shume informacione .

  17. Une mendoj qe z.Eni Cobani dhe z.Ardit Gjebrea kan zgjedh nje emision shum te nevojshem per ti mesuar ligjet ne Shqipri sepse mund te them se ndoshta me shum se 70% te popullit shqiptar nuk i din ligjet e vendit dhe ne cilin do vend ne EU apo edhe vende tjera jipen kshu emisione per tja mesuar njerzve ligjet. Besone se shum esht emision i qelluar .
    Vetem vazhdoni z.Eni se kshu do i msojm ligjet dhe kshu nuk mundet nje avokot ti tregoj nganjer te drejtat siq ka deshir ai qe merr para per tia mbajt kraun njeres pal apo edhe gjyqtari se kur ta shohin qe pi din ligjet pak a shum edhe ato do ndalen dhe do korruptohen me pak.
    Suksese ne vazhdim.

  18. Sipas mendimit tim emission shume I qelluar.Tematikat apo ngjarjet jane te perditshme si ne bote ashtu edhe tek populli I jone.Per ne jane ma interesante ,ma emocionale se tani kemi dale nga bota ,jeta conservative-tradicionale me elemente (te huaja..)hapa prapa botes perparimtare…
    tematika eshte e qellluar ;te ban te qash ,te qesh,te emocionon e sidomos zgjedhja e problemeve si pas ligjit dhe sipas dradites tone te mire njerzore-shqiptare.Fjalori I protagonistve eshte e perditshmja e jone por ne te njeten kohe zonja Cobani dhe zotriu Arditi aty jane te medhenje kur dijne ti keshillojne se si te largohemi nga gjitha elementet negative qe mbretrojne ne mesin tone;fyerja,sharja,gnjeshtra,shprehje banale,nenqmime,shtirje te thash e te thana qe aq shume I kan kushtu popullit shqiptar.Kurse ne fund menyra e zgjidhje s se cdo problemit dhe shtrirja e dores se pajtimit….dmth
    emission didaktik dhe pozitiv.Mua me pelqen.Pershendetje per te gjith nga Toronto Canada Gjergj Nikolla!

  19. ENI COBANI. Të ndihmoft dhe te ruajt aj i madhi ZOT..

  20. Un jam nje shqiptar me banim ne canada ndjek me kenaqesi emisione shqp gjithashtu edhe rubriken tuaj z.Eni jan pakashum edukuese dhe frutdhenese
    por cka me ka ber pershtypje te jashtzaconeshme eshte rubrika e dates 6 tetor 2013
    ceshtja e Teutes dhe Elvires.Cfar dua te theksoj esht se Ju bashk me Elviren speculluat ne Teuten pa te drejt ne emrin e te ashtuquajturit ne thonjeza.Besimi Fetar gje e cila dominon ne nje pakic te vogel njerzish si Elvira qe ne emer te fes deklarojn publikisht se gjoja ne vajzat e reja qe praktikojme fene disa kompani ose disa njerz na perbuzin ose na urrejne. Por une ju garantoj se jo vetem ne shqiperi por ne asnje vend te botes nuk perbuzen njerzit qe besojne.Por njerzit si Elvira ne fjal nga ana tjeter bejne edhe mekat qe e pergojojn neper ambjente te ndryshme. Ndersa Teuta mua personalisht mu duk se ishte nje zonje shum e edukuar dhe e regullt ne fjalorin e saje e cila u kritikua disa here per ofendime ku ne te njejte koh ajo nuk ofendoj ne as nje moment perkundrazi shprehu keqardhje per ato qe ju e deturuat ti thoshte se ajo tha nuk dua ti them ketu ne publik.
    Ndersa Teuta e ka pushuar Elviren me plot te drejt ne komfort me contraten e punes pun marrsi eshte i deturuar te zbatoje orarin pa asnje compromis dhe arsya tjeter eshte se Elvira ka shfrytezuar ambjentet e dikuj. privat. pa autorizimin e pronarit ka munguar ne pun me pretendimin semur pa rraport mjeko ligjor. dhe ka shfrytezuar orarin e punes per activitetet e saja personale pac rendesi ka per cfar.sepse besimi fetar esht personal dhe ambjenti ku i kryen veprimet esht privat pra i Teutes. un mendoj se Teuta esht ndershkuar me te pa drejt ndoshta se Elvira eshte ish studentja jote ?
    me rresp. Ngalca

  21. me pelqen ky program por un kam nje problem dhe nuk di ku te komunikoj me zonjen eni per kte problem po pati munsi te me jepni nje mundsi per te komunikuar ….ju faleminderit

  22. kam nevoje te kontaktoj me av. Eni Cobani , si mund te kontaktoj
    Ju lutem me mundesoni nje Nr. kontakti ose adrese E-mail
    pres pergjigjen

  23. Pershendetje
    Ju lutem me mundesoni nje nr Kontakti ose nje adrese e maili ,doja te kontaktoja me zonjen Eni Çobani ose me mdonje pjesetar tjeter te programit “Shihemi ne gjyq “te emisionit “E diela Shqiptare”.
    Kerkova ne faqen e tv klan por nuk gjeta gje.
    Do t’jua dija per nder nese do te me shkruanit tek adresa ime e e mailit.

  24. Bravo eni copani , je e mrekullushme “”
    Te ndjek cdo te diel , dhe me pelqen
    emisioni juaj ! Vazhdoni perpara sic e ke nisur !
    Me respekt vera ! :D

  25. Eni une jam nje emigrante jetoj ne Usa ne Florida bravo zonje grua e papare ,Une e ndjek cdo te diele emisionin ,,

  26. dicka skuptoj o njerez,kur doni te flisni keq pse e merrni mundimin te shkruani? pastaj vete ne dore e keni pultin mund te ndryshoni kanal dhe mos te shihni eni cobanin,por ledion licon. nuk arij tju kuptoj

Beni nje Koment


6 + = 8

  • Facebook
  • Twitter
  • YouTube
  • Linkedin
  • RSS

AMC
abissnet
Hotel Prestige
7epta7

Parashikimi i motit


+23
H: +24°
L: +12°
Tirana
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+26° +26° +25° +25° +25° +24°
+12° +11° +11° +11° +10° +11°
+22
H: +23°
L: +15°
Durres
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+25° +25° +25° +25° +23° +23°
+15° +14° +15° +15° +12° +11°
+22
H: +25°
L: +10°
Elbasan
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+28° +28° +27° +27° +27° +26°
+12° +11° +11° +10° +10° +11°
+18
H: +23°
L: +16°
Vlore
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+25° +25° +25° +24° +24° +24°
+15° +14° +14° +15° +12° +12°
+21
H: +23°
L: +11°
Shkoder
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+26° +25° +25° +26° +25° +24°
+12° +11° +12° +10° +11° +12°
+18
H: +22°
L: +
Korce
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+24° +23° +23° +22° +23° +23°
+ + + + + +
+22
H: +24°
L: +11°
Berat
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+27° +27° +27° +27° +26° +25°
+11° +10° +10° +10° + +10°
+9
H: +22°
L: +
Kukes
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+22° +22° +21° +21° +21° +21°
+ + + + + +
+23
H: +23°
L: +12°
Sarande
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+23° +23° +23° +22° +22° +22°
+11° +12° +11° +10° + +13°
+24
H: +24°
L: +13°
Kavaje
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+26° +26° +26° +26° +25° +25°
+13° +13° +12° +12° +11° +11°
+22
H: +22°
L: +12°
Kruje
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+22° +23° +21° +22° +21° +20°
+11° +10° +10° +10° +10° +11°
+22
H: +24°
L: +14°
Lezhe
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+26° +26° +26° +26° +25° +24°
+14° +14° +14° +13° +12° +13°
+20
H: +24°
L: +14°
Fier
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+27° +27° +27° +27° +26° +26°
+12° +12° +11° +12° +12° +11°
+18
H: +19°
L: +
Pogradec
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+21° +20° +20° +20° +19° +19°
+ + + + + +
+21
H: +21°
L: +
Rreshen
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+24° +24° +23° +23° +23° +22°
+ +10° +10° + + +
+23
H: +23°
L: +
Tropoje
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+21° +20° +20° +20° +20° +19°
+ + + + + +
+20
H: +23°
L: +
Pristina
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+22° +21° +21° +20° +21° +20°
+ + + + + +
+25
H: +25°
L: +
Prizren
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+25° +24° +23° +24° +24° +23°
+10° + + + + +10°
+23
H: +23°
L: +
Mitrovica
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+20° +20° +19° +20° +19° +19°
+ + + + + +
+21
H: +24°
L: +
Skopje
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+24° +22° +23° +23° +23° +23°
+ + + + + +
+24
H: +24°
L: +
Gostivar
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+24° +23° +23° +24° +24° +23°
+ + + + + +
+21
H: +24°
L: +
Tetovo
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+24° +23° +23° +24° +24° +23°
+ + + + + +
+16
H: +20°
L: +
Struga
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+22° +21° +21° +20° +20° +20°
+ + + + + +

Gazeta Panorama Alexa toolbar



Showbiz

Lifestyle

Teknologji

Kuriozitete

© 2014 Gazeta Panorama ONLINE. All Rights Reserved.   Programuar nga: ikoncept Privacy