GRAZIA   UNION Bank
Lotaria Kombetare  
Home » Sociale » “Alergjitë në rritje, ja nga cilat ushqime duhet të kemi frikë”

“Alergjitë në rritje, ja nga cilat ushqime duhet të kemi frikë”

  • Albanian
  • English
  • French
  • German
  • Italian
Flet mjekja alergologe Mira Xhixha Xhixha: Më të prekur janë fëmijët. Ka reaksione që mund të jenë fatale. “Kam alergji nga ushqimet. Kam frikë të ha se bëhem shumë keq. Me merret fryma dhe ënjtëm komplet”.  Këto shqetësime po dëgjohen gjithnjë e më shumë te të rriturit, ndërsa te fëmijët problemet shfaqen më të rënda, me çrregullime të tretjes, astmë, e pulla në trup. Shpesh, pa ditur se nga se na shkaktohet një reaksion i tillë në organizëm, sorollatemi nga një mjek tek tjetri në kërkim të ndonjë sëmundjeje më të rëndë. Por, edhe një alergji nga ushqimi mund të jetë me pasoja shumë të rënda për organizmin. Në intervistën e saj për gazetën, mjekja alergologe Mira Xhixha përmbledh gjithçka duhet të dimë për intolerancën ushqimore. Në mënyrë që të mos kemi frikë të ushqehemi… Çfarë është alergjia nga ushqimet, ose intoleranca ushqimore? Alergjitë nga ushqimet apo reaksionet e hiperndjeshmërisë janë të njohura që në Antikitet. I pari reaksion i njohur nga ushqimi është ai nga qumështi, i shfaqur me shqetësime të traktit tretës (gastro-intestinal) dhe në lëkurë (kutane). Më pas, në shekullin e 18-të u konstatua astma nga peshku dhe alergjia në lëkurë nga veza dhe midhjet. Termi alergji ushqimore përshkruan një reaksion që ndodh me mekanizëm imun(imunologjik), ndërsa intoleranca ushqimore është reaktiviteti i organizmit pa ndërmjetësinë e sistemit imunitar (kjo është e rëndësishme dhe e diferencueshme nga mjeku alergolog, p.sh. intoleranca nga qumështi i lopës për shkak të dificitit në organizëm të enzimës kaktaze). Gjithashtu, hasen edhe reaksione toksike nga ushqimet (helmimet ushqimore), ku aktorët janë toksinat (helmet) apo bakteret që mund të përmbajnë ushqimet e ndryshme, shpesh kjo gjë është takuar nga ngrënia e peshkut. Kemi dhe reaksione farmakologjike nga ushqimet – që vinjë si pasojë e përmbajtjes së kimikateve në ushqime të caktuara (p.sh. kafeina në kafe). Po ashtu, në praktiken e përditshme hasim dhe alergjinë nga aditivet ushqimore (kimikate që u shtohen ushqimeve të tregtuara, të përpunuara) dhe predispozitës familjare për shfaqjen e sëmundjeve alergjike. Nga cilat ushqime shkaktohen alergjitë më të shpeshta në Shqipëri? Ushqimet që japin më shpesh alergji janë: qumështi i lopës (dhe i dhisë), veza, peshku dhe frutat e detit (midhjet e karkalecat),  mishi (i derrit dhe i pulës). Po ashtu dhe ushqime me origjinë bimore, që japin më shpesh reaksione alergjike: drithërat (të gjitha llojet); legumet: soja, kikirikët, bizelet, thjerrëzat, batha, selinoja, karota, majdanozi, kopra, domatja, patatja, speci, patëllxhani, dhe nga frutat: molla, lajthia, pjeshka, luleshtrydhja, banania, kivi, pjepri, gështenja e avokadoja. Pasterizimi, sterilizimi apo dhe procesi i ngrirjes nuk influencon shumë në alergjinë që këto ushqime shkaktojnë. Po ashtu edhe nxehtësia gjatë përgatitjeve të menyve të ndryshme nuk ndikon në shfaqjen apo mosshfaqjen e një reaksioni alergjik që ato mund të shkaktojnë. Si ekzaminohet një person që dyshohet se ka alergji nga ushqimet? Diagnostikimi i alergjive ushqimore përfshin së pari historinë e sëmundjes (mjekësore), e cila është shumë e rëndësishme për vendosjen, edhe përfundimtare, të diagnozës. Për mjekun alergolog ka shumë rëndësi në shumë raste një histori e kujdesshme e detajuar dhe investiguese për përcaktimin e një alergeni të dyshuar. Provat e alergjisë që bëhen në lëkurë dhe ato me anë të gjakut janë të detyrueshme, por në shumicën e rasteve nuk vendosin diagnozën. Historia e sëmundjes dhe e manifestimeve të saj, ditari i dietës, dieta eliminuese dhe dieta provokuese, janë mjetet e rëndësishme që një mjek alergolog ka për gjetjen e shkaktarit ushqimor të alergjisë së prezantuar. Në këto raste konsulta me mjekun alergolog është shumë herë më e rëndësishme se sa ekzaminimet më të shtrenjta dhe më të sofistikuara. Ka më shumë fëmijë që kanë alergji nga ushqimet, apo të rritur? Alergjitë ushqimore mund të prekin çdo moshë, por i gjejmë më shpesh te fëmijët e vegjël (si pasojë e sistemit imunitar, i cili është i pamaturuar (i papjekur) plotësisht apo dhe ekspozimit të menjëhershëm të aparatit tretës me një ushqim të ri, të pakonsumuar më parë. Po ashtu, dhe faktorë të tjerë ambientalë janë të rëndësishëm për nxitjen dhe shfaqjen e reaksioneve të tilla në moshë të vogël. Alergjia ushqimore prek 10% të fëmijëve dhe 2% të të rriturve. Rreth  2,8% e astmës tek fëmijët janë nga ushqimet, kohët e fundit janë raportuar alergji të renda (fatale) nga kikirikët(në vendet perëndimore). Shqetësimet më të shpeshta që një fëmijë 0-1 vjeç paraqet janë problemet gastro-intestinale (aparati i tretjes), të vjella, diarre dhe dhimbje barku. Dhe shfaqjet në lëkurë, dermatite alergjike (ekzeme, rrebull) apo edhe urtikarie, edhe alergji të frymëmarrjes, si kolla kronike, rinit dhe astma. Këto shqetësime mund të jenë akute (të menjëhershme dhe të rënda), por mund t’i gjejmë edhe si forma kronike, ku në këto raste diagnoza është më e vështirë për mjekun. Sindroma hiperkinetike( e përcaktuar si hiperreaktivitet, impulsitet, hutim dhe eksitabilitet), ku një numër ushqimesh janë akuzuar të japin këtë reaksion, sidomos te fëmijët e moshës shkollore.  Në adoleshencë, faktorë të ndryshëm të lidhur me gjendjen fiziologjike të aparatit tretës dhe me konsumim të ushqimeve të shumta irrituese (pikante, fast-food-e) bëhen përgjegjëse për dobësimin e tolerancës apo dhe alergjive të mirëfillta ushqimore. A ka raste kur mund të shkaktohet një alergji nga ushqimi, të ndërthurur me faktorë të tjerë? Shpesh, mjeket alergologë në praktikën e tyre të përditshme hasin reaksione alergjike të kryqëzuara ndërmjet ushqimeve të ngrëna dhe shkaktarë të tjerë (jo ushqimorë), që merren nëpërmjet ajrit që ne thithim (polenet me frutat dhe zarzavatet). Dhe kjo ndodh si pasojë e identitetit të ngjashëm që mund të kenë midis tyre proteina të ndryshme, që i përkasin disa ushqimeve dhe poleneve (pjalmit të bimëve). Këto ushqime, të cilat japin këto reaksione te alergjikët nga polenet, janë fruta dhe zarzavate të ndryshme, p.sh. personat që janë alergjikë nga polenet mund të kenë alergji pas ngrënies së mollës dhe lajthive, domates, pjeshkës, kajsisë, dardhës, grurit, mjaltit etj. Çfarë shenjash shfaq një person që ka alergji nga ushqimet? Reaksionet që mund të na shfaqen në këto raste janë të shumta, si kriza e astmës, edemë dhe skuqje të mukozave të gojës, grykës, duke dhënë si rezultat edhe marrje fryme të menjëhershme (të ngjashme me krizën e astmës. Ndjesi shpimi gjilpërash në gojë, ënjtë në gjuhë dhe në fyt, dhimbje barku, të vjella ose diarre, ekzemë dhe skuqje, rënie të fikëti, marramendje. Shqetësimet alergjike që prezantohen më shpesh nga ushqimet janë ato që shfaqen në lëkurë (urtikarie e gjeneralizuar) elemente edematike dhe të skuqur, që përhapen në të gjithë lëkurën e shoqërohen me të kruara të forta, po ashtu kjo gjendje mund të jetë e shoqëruar me ënjtje të buzëve dhe palpebrave, edhe në një formë të tillë që deformon komplet pamjen e personit të prekur. Këto forma, që mund të shfaqen me intensitet të larmishëm (nga të lehta deri te më të rëndat), hasen më shpesh në praktiken e përditshme.
Ushqimet që shkaktojnë alergji n Qumështi i lopës n Qumështi i dhisë n Veza n Peshku dhe frutat e detit n Mishi (i derrit dhe i pulës) n Drithërat, soja, kikirikët, bizelet n Thjerrëzat, batha, selinoja n Lajthia, pjeshka, luleshtrydhja, banania Ushqimet që favorizojnë alergjinë n Ushqimet pikante n Ushqimet e konservuara n Ushqimet e përpunuara
ZIRINA LLAMBRO

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Panorama Online. Moderatori

5 Komente per ““Alergjitë në rritje, ja nga cilat ushqime duhet të kemi frikë””

  1. Duhet te lahen frutat dhe perimet me uj te bollshem pasi permbajn mikroorganizma radioaktive.

  2. Pershendetje ju falenderoj per informacionin e dhene per alergjit dhe rreziqet e saj.Un jam nje nene qe kam femijen alergjik,femija im 2 vjec e5muaj vuan nga 17 alergji dhe nga reaksioni bulmetit(cdo gje qe ka brenda bulmet)alergjit i ka nga karota,misri, barbunja, fara luledieli ,tershera ,bleta ,shelgu,plepi ,lulet,bari gram,dardha,domate,patate,majdanozi,djathrat,qershia,tegjitha keto i shkaktojn komplikime ne shendet te tipit si ato qe ju permendet ne artikull pothuajse gjith kohen eshte edhe pse mundohem ta ruaj nga kontakti me keto produkte dhe bime eshte e veshtire qe ti ruaj shendet te qete dhe plote.Me gjithe respektin do ju kerkoja ndihme ndonje kontakt apo adres te ndonjespecialisti sepse un i kam ber vizita dhe me jan rekomanduar vetem medikamente qetsues si shurupra dhe nje maske e cila e mba ne jete ne raste te veshtira .Ju lutem me ndihmoni un kam nevoj te di si mund ti kuroj keto alergji sepse jan shume ne mase dhe jeta e femijes tim eshte ter kohen ne rrezik te madh sepse ai semuret edhe kur hyn ne nje ambjent qe ka bulmet pra edhe me nuhatje ,do ju lutesha nese mund te me ndihmoni me ndonje informacion me shume nga kaq me shume respekt mami Bruna

  3. Pershendetje dhe shume faleminderit per ato cka thate me siper.Vajza ime deri me sot 5 vjec ska shfaqur shenja alergjie,pervec dy tre javeve te fundit kur luajti nga parku dhe ne mal dhe preku boce dhe dege pishe.Ne keto momente qe po ju shkruaj eshte bere fulltak nga kembet,njolla te kuqe sa thoi.I dhashe gjysem kokrre incidal dhe thjesht sa i pushoi e kruara ndersa njollat spo i ikin. Eshte e dyta here brenda ketyre tre javeve dhe nuk di cfare ti bej. Ah ,e cova dhe te doktori dhe me tha thjesht alergjike po sec duhet te bej sme tha.Ju lutem nqs mund te me ndihmoni me ndonje informacion te vlefshem do ju isha mirenjohese. Me respekt nga mami Eva.

  4. Pershendetje!
    Jam nje nene mjaft e brengosur.Djali im para 5 viteve ka pase nje alergji toksike,qe supozohet nga antibiotiku.Kete problem ,sipas mjekeve e ka tejkaluar ,por me mjaft veshteresi.(ka pas skuqje te lekures,djegje totale te saj dhe ne fund i eshte qeruar lekura).Kjo ka ndodh ne kohen e hershme te pranveres.Tash eshte ne moshen 13 vjecare.Ka qe nje muaj qe ka probleme me shputa te kembes.Ne fillim ka pucrra te vogla te imta te mbushura me uje e pastaj manifestohet me qerim te lekures.Perdorimi i disa kremave nga dermatolgu,vecse ja ka zbutur lekuren.Analizat e konstatuan se ai ka probleme 16 probleme alergjike(peanut,milk,eggwhite,eggyolk,carrot,codfish,apple,soya,wheat flour,birch polen,mugwort pollen,D.pteronyssinus,D.pteronussinus,dog epithelia,cat epithelia,horse epithelia,asp fumigatus,cladosap.herbarum),disa me pak e disa me shume.Eshte femi me shume naze ne ushqim,njeherit ne levizje,(per shkak te obligimeve jashte shkollore). Me duhet keshilla juaj si alergologe,ne menyre qe ta tejkalojme kete problem.Me respekt nena e brengosur.

  5. Flm per kete informacion ,por a ka ndonje menyre per te ndaluare kete lloje semundje alregjike ,,,

Beni nje Koment

  • Facebook
  • Twitter
  • YouTube
  • Linkedin
  • RSS

AMC

abissnet

Hotel Prestige

Gazeta Panorama Alexa toolbar
Njoftime pune nga gazeta Panorama

Parashikimi i motit


+23
H: +24°
L: +12°
Tirana
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+26° +26° +25° +25° +25° +24°
+12° +11° +11° +11° +10° +11°
+22
H: +23°
L: +15°
Durres
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+25° +25° +25° +25° +23° +23°
+15° +14° +15° +15° +12° +11°
+22
H: +25°
L: +10°
Elbasan
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+28° +28° +27° +27° +27° +26°
+12° +11° +11° +10° +10° +11°
+18
H: +23°
L: +16°
Vlore
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+25° +25° +25° +24° +24° +24°
+15° +14° +14° +15° +12° +12°
+21
H: +23°
L: +11°
Shkoder
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+26° +25° +25° +26° +25° +24°
+12° +11° +12° +10° +11° +12°
+18
H: +22°
L: +
Korce
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+24° +23° +23° +22° +23° +23°
+ + + + + +
+22
H: +24°
L: +11°
Berat
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+27° +27° +27° +27° +26° +25°
+11° +10° +10° +10° + +10°
+9
H: +22°
L: +
Kukes
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+22° +22° +21° +21° +21° +21°
+ + + + + +
+23
H: +23°
L: +12°
Sarande
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+23° +23° +23° +22° +22° +22°
+11° +12° +11° +10° + +13°
+24
H: +24°
L: +13°
Kavaje
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+26° +26° +26° +26° +25° +25°
+13° +13° +12° +12° +11° +11°
+22
H: +22°
L: +12°
Kruje
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+22° +23° +21° +22° +21° +20°
+11° +10° +10° +10° +10° +11°
+22
H: +24°
L: +14°
Lezhe
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+26° +26° +26° +26° +25° +24°
+14° +14° +14° +13° +12° +13°
+20
H: +24°
L: +14°
Fier
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+27° +27° +27° +27° +26° +26°
+12° +12° +11° +12° +12° +11°
+18
H: +19°
L: +
Pogradec
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+21° +20° +20° +20° +19° +19°
+ + + + + +
+21
H: +21°
L: +
Rreshen
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+24° +24° +23° +23° +23° +22°
+ +10° +10° + + +
+23
H: +23°
L: +
Tropoje
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+21° +20° +20° +20° +20° +19°
+ + + + + +
+20
H: +23°
L: +
Pristina
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+22° +21° +21° +20° +21° +20°
+ + + + + +
+25
H: +25°
L: +
Prizren
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+25° +24° +23° +24° +24° +23°
+10° + + + + +10°
+23
H: +23°
L: +
Mitrovica
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+20° +20° +19° +20° +19° +19°
+ + + + + +
+21
H: +24°
L: +
Skopje
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+24° +22° +23° +23° +23° +23°
+ + + + + +
+24
H: +24°
L: +
Gostivar
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+24° +23° +23° +24° +24° +23°
+ + + + + +
+21
H: +24°
L: +
Tetovo
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+24° +23° +23° +24° +24° +23°
+ + + + + +
+16
H: +20°
L: +
Struga
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+22° +21° +21° +20° +20° +20°
+ + + + + +



Showbiz

Lifestyle

Teknologji

Kuriozitete

© 2014 Gazeta Panorama ONLINE. All Rights Reserved.   Programuar nga: ikoncept Privacy