GRAZIA   UNION Bank
Lotaria Kombetare  
Home » Opinion » Etnokultura e bashkëkohësia në rrëfimet e Lazer Stanit

Etnokultura e bashkëkohësia në rrëfimet e Lazer Stanit

  • Albanian
  • English
  • French
  • German
  • Italian
AGRON GJEKMARKAJ Në botën rrëfimtare të Lazer Stanit, lexuesi shijon dy të vërteta, kur në fakt ajo është vetëm një. Të vërtetën iluzore e cila shfaqet bindëse, tërheqëse, e arsyeshme, e cila zë pjesën kryesore të tregimit dhe të vërtetën si të tillë, e cila shfaqet befasisht duke përmbysur skemën tonë logjike, ndodhi kjo që krijon një perspektivë të menduari përtej tekstit. Një pjesë e tregimeve botuar te përmbledhja “Feniksi i kuq” apo “Dënesje në dru” janë projektim në bashkëkohësi e një mikrobote që jeton vetëm në kujtesën e shkrimtarit, por qartësisht e ndryshme nga çdo përvojë tjetër. Etnokultura e Dukagjinit, vend ky që nuk emërtohet në mënyrë eksplicite, por shumatorja e shenjave të çon drejt tij, vjen si poetikë e kujtesës, e cila zbret thellë në shtesat ku ajo ngjizet, d.m.th. te fëmijëria e parë apo tek adoleshenca. Realiteti matet me njësinë e mitikes, ai jetohet si konkurrencë me përrallat dhe legjendat. Paganizmi dhe Krishterimi kudo tjetër përjashtojnë njëri-tjetrin, të ndarë nga hendeqet e sakrilegjit dhe herezisë, ndërsa në Dukagjinin e shtysave të hershme rrëfimtare bashkëjetojnë si përplotësim i njëri-tjetrit, kur nuk bind njëri – tjetri sigurisht po, ata shfaqen si një aleancë e vullnetit të njerëzve kundër çdo transformimi identitar a qytetërimor. Koha me shekuj është ndalur aq sa “syrit të keq”, “dellplasjes” , “shtrigave”, “njerëzve me këmishë”, “shpirtrave të këqij”, “bisedave me të vdekurit”, “vegimit të zanave a shtojzovalleve”, “të bukures së dheut” nuk u cenohet statusi nga shkenca, madje as nga vetë shkrimtari, i cili pa to ndoshta nuk bën dot letërsi, pa to e ka të vështirë të përballojë bashkëkohësinë. Besimi në ato besëtytni a mite bashkëkohëse të letërsisë orale e imunizojnë shkrimtarin në raport me të përditshmen. Janë mburoja dhe shtysa e tij, me kutin e të cilave mat kohën në të cilën jetojnë njerëzit me të cilët rri, sistemet që e përfshijnë politikisht, perspektivat e vendit të tij të vogël nga vjen, por edhe perspektivat e vendit të madh ku është konfirmuar intelektualisht. Perspektiva këto që stilizohen si dy identitete të ndryshme, të bashkuara te qenia e autorit rrëfyes. Ndër shkrimtarët shqiptarë, ai që do magjepsej suksesshëm nga etnokultura e maleve të Mbishkodrës, ishte Ernest Koliqi. Autori, ndër shumë të tjera, i tregimit “Nusja e mrekullueshme”, e cila i fal lumturinë e pakufi një malësori trillan në këmbim të heshtjes së përjetshme, me kushtin se nëse pakti prishej, djali shytohej për jetë duke mbetur memec. Tundimi për të bashkëndarë sekretin e rëndë të eliksirit ishte marramendës, fort më i fuqishëm se shytimi në jetë të jetëve. Rrëfimi të bën memec, por jehu i tij shpërndahet në dhjetëra tregime të Lazer Stanit si identitet letrar e si autenticitet stili. Malësori pranon verbërinë në emër të fjalës. Ai është shkrimtari i parë oral i sakrifikuar për shkrimtarët e tekstit. “Legjendë moderne” sjell një grua kësodore, “Zonjën Terezë”, e cila shfaqet si vetë joshja ndaj letërsisë për Lazer Stanin, me detyrimin për të dëgjuar dhe për të mos treguar përrallat e saj. Personazhet e një realiteti kaq të pangjashëm me të zakonshmen shqiptare në kontakt me bashkëkohësinë, sepse tregimet e tij nuk janë historike në strukturat rrëfimtare të shkrimtarit Lazer Stani, përfshihen në një atmosferë meritueshëm surreale dhe ofrojnë të pabesueshmen si zgjidhje. Tregimet e Stanit janë plot mister, cilësi kjo që e sposton sinorin e tregimit në disa raste drejt letërsisë fantastike, ku e çuditshmja shkon drejt të mbinatyrshmes, duke e dominuar racionalen. Vetë “Zogë Stani” te tregimi “Rruga e Pyllit” lidh dy botë, atë të vdekurve me të gjallët. Plaka e vdekur prej motmotesh ka një shqetësim të madh, ndaj kthehet për të mësuar se cili është imazhi që ajo ka ndërtuar te njerëzit dhe kupton që nuk ka përputhje mes asaj që ne mendojmë se kemi lënë te të tjerët dhe mënyrës se si ata na përkufizojnë. Stani e di që kjo vlen edhe për shkrimtarët e librat e tyre dhe ndaj e rikthen “Zogën” mes të vdekurish me dëshpërimin, por edhe qetësinë e konstatimit se “Si paskam jetuar një shekull pa një shpirt njeriu pranë. Ç’punë e keqe!”. Kjo vetmi rrëfehet me sarkazëm dhe shpirt ironik siç ia lyp qejfi i tij Gegës. Tregimi i Stanit është gjithmonë një udhëtim i nxitur nga një temë që e bën kurioz si “Korbat” , “Ngujimi”, ku konstatimi i reales vjen si metafizikë e perceptimit. Nën mozaikun e simbolikes. Gjejmë te rrëfimet e tij një raport omologjik ndërmjet hapësirës me personazhin dhe mesazhin. Hapësira është relativisht e vogël dhe koha e veprimit jo e gjatë, kështu personazhi e zotëron atë, ndaj ka mundësi të kumtojë mesazhin në mënyrë intensive. Për mua, ky është një trekëndësh që përcakton natyrën e shkrimit të tij. Konteksti bëhet tekst. Teksti dëshmon shkrimtarin, i cili etnokulturën lokale, detajin personal që e lidh me të, intimen siç e ka konservuar në kujtesën e hershme, e universalizon nëpërmjet mesazhit që ai jep.  Modeli narrativ i zgjedhur prej Stanit në shumë tregime është ai mitiko- përrallor, sipas një mekanizmi tejet reflektiv që nxit të menduarit e lexuesit si bashkautor në krijim. Takimi me erotizmin në vëllimet e tij është tejet origjinal me natyrshmërinë e naivitetit me të cilën kërkohet dhe me pjekurinë se si përshkruhet. “Ketrushat” është një i tillë tregim. Tregimi i shkurtër i Stanit kur objekt ka “ditën”, shfaqet si metaforë e njeriut që i ikën origjinës së tij, të kaluarës së tij. Në to, personazhi, qoftë i identifikuar me emër, qoftë si filozofi mendimi, kërkon të vërtetën deri në fund të ditëve të tij. Njeriu mund të kërkojë te lavdia, te fitorja e përkohshme, te mundja e kundërshtarit një botë nëpërmjet të cilës mundohet instinktivisht të vërë nën zap frikën e vdekjes, por edhe ajo shfaqet mjerisht e vogël për të evituar fundin. Njeriu i Stanit largohet nga të tjerët për të ruajtur të pacenuar individualitetin e destini i tij është vetmia. Protagonistët e letërsisë së tij ndërmarrin udhëtimin drejt së panjohurës, drejt heroikes, duke u deheroizuar e shndërruar në karrkatura të vetë idesë, si te rrëfimi “Histori shqiptarësh”. Personazhi i tij, qoftë brenda botës së kufizuar nga male, qoftë i botës metropolitane, është në një lloj udhëtimi me bindjen që ai një ditë mbaron, por dikush tjetër, një tjetër ditë do ta rrëfejë atë. E tillë është historia e “Shore Ndojes” apo “Pasqyra e Djallit”. Në optikën time, Lazer Stani është tejet origjinal dhe befasues për aq sa ai i mbetet besnik botës që e formatoi si shkrimtar dhe është më pak i tillë kur ndihet “ankthi i ndikimit” i “intelektualizmit filozofik” në ndonjë rast pas vitit 1990 ose i përjetimit të retorikës morale të ditës si subjekt letrar. Gjithashtu librat e Stanit nga pikëpamja bibliofilike, duke filluar me kopertinat “pa lidhje” e detaje të tjera, shfaqen antipublicitare deri në lodhje. Duke tejkaluar këtë paragjykim komunikimi me veprën e Stanit, lexuesit të sotëm shqiptar i jep mundësinë të shijojë vijimin e asaj letërsie të themeluar nga Koliqi dhe Camaj, e cila shquhet për transformim mjeshtëror të etnokulturës në letërsi bashkëkohore pa rënë në përsëritje.

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Panorama Online. Moderatori

Beni nje Koment

  • Facebook
  • Twitter
  • YouTube
  • Linkedin
  • RSS

AMC

abissnet

Hotel Prestige

Gazeta Panorama Alexa toolbar
Njoftime pune nga gazeta Panorama

Parashikimi i motit


+23
H: +24°
L: +12°
Tirana
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+26° +26° +25° +25° +25° +24°
+12° +11° +11° +11° +10° +11°
+22
H: +23°
L: +15°
Durres
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+25° +25° +25° +25° +23° +23°
+15° +14° +15° +15° +12° +11°
+22
H: +25°
L: +10°
Elbasan
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+28° +28° +27° +27° +27° +26°
+12° +11° +11° +10° +10° +11°
+18
H: +23°
L: +16°
Vlore
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+25° +25° +25° +24° +24° +24°
+15° +14° +14° +15° +12° +12°
+21
H: +23°
L: +11°
Shkoder
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+26° +25° +25° +26° +25° +24°
+12° +11° +12° +10° +11° +12°
+18
H: +22°
L: +
Korce
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+24° +23° +23° +22° +23° +23°
+ + + + + +
+22
H: +24°
L: +11°
Berat
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+27° +27° +27° +27° +26° +25°
+11° +10° +10° +10° + +10°
+9
H: +22°
L: +
Kukes
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+22° +22° +21° +21° +21° +21°
+ + + + + +
+23
H: +23°
L: +12°
Sarande
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+23° +23° +23° +22° +22° +22°
+11° +12° +11° +10° + +13°
+24
H: +24°
L: +13°
Kavaje
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+26° +26° +26° +26° +25° +25°
+13° +13° +12° +12° +11° +11°
+22
H: +22°
L: +12°
Kruje
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+22° +23° +21° +22° +21° +20°
+11° +10° +10° +10° +10° +11°
+22
H: +24°
L: +14°
Lezhe
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+26° +26° +26° +26° +25° +24°
+14° +14° +14° +13° +12° +13°
+20
H: +24°
L: +14°
Fier
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+27° +27° +27° +27° +26° +26°
+12° +12° +11° +12° +12° +11°
+18
H: +19°
L: +
Pogradec
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+21° +20° +20° +20° +19° +19°
+ + + + + +
+21
H: +21°
L: +
Rreshen
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+24° +24° +23° +23° +23° +22°
+ +10° +10° + + +
+23
H: +23°
L: +
Tropoje
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+21° +20° +20° +20° +20° +19°
+ + + + + +
+20
H: +23°
L: +
Pristina
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+22° +21° +21° +20° +21° +20°
+ + + + + +
+25
H: +25°
L: +
Prizren
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+25° +24° +23° +24° +24° +23°
+10° + + + + +10°
+23
H: +23°
L: +
Mitrovica
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+20° +20° +19° +20° +19° +19°
+ + + + + +
+21
H: +24°
L: +
Skopje
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+24° +22° +23° +23° +23° +23°
+ + + + + +
+24
H: +24°
L: +
Gostivar
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+24° +23° +23° +24° +24° +23°
+ + + + + +
+21
H: +24°
L: +
Tetovo
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+24° +23° +23° +24° +24° +23°
+ + + + + +
+16
H: +20°
L: +
Struga
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+22° +21° +21° +20° +20° +20°
+ + + + + +



Showbiz

Lifestyle

Teknologji

Kuriozitete

© 2014 Gazeta Panorama ONLINE. All Rights Reserved.   Programuar nga: ikoncept Privacy