PSIKOLOGJIA   Birra Korca
GRAZIA   Lotaria Kombetare
Home » Flash, Lajmi i Fundit, Politike » Shega Ligori tërhiqet nga politika, debat me Ramën për listat

Shega Ligori tërhiqet nga politika, debat me Ramën për listat

Ligori gjatë grevës së urisë

Deputetja e qarkut të Elbasanit poston në Facebook mesazhin e saj. “Mirënjohje qytetarëve që mbështetën grevën tonë të urisë”. Deputetja e qarkut të Elbasanit, Shega Ligori, deklaroi dje tërheqjen nga politika aktive. Ligori, si e vetmja femër në listën e PS në qarkun e Elbasanit, u propozua që të ishte në vendin e shtatë ose tetë të listës së kandidatëve për deputetë në këtë qark. Mësohet se ajo nuk e ka pranuar këtë pozicion dhe ka vendosur të tërhiqet nga politika. Vendimi për t’u tërhequr duket se është marrë pas një takimi që deputetja ka zhvilluar me kryesocialistin Rama ditët e fundit. Deputetja socialist ishte caktuar nga Asambleja Kombëtare dhe shtabi elektoral në qark që të mbulonte organizimin e zonave zgjedhore që përfshijnë bashkitë e Cërrikut dhe Belshit. Dje, përmes një mesazhi të postuar në rrjetin social “Facebook”, Ligori shpreh mirënjohje dhe falënderime për të gjithë ata që e kanë mbështetur në këto vite, Grupin Parlamentar, betejat e zhvilluara dhe sigurisht, grevën e urisë së Partisë Socialiste për hapjen e kutive më maj 2010. “Në përfundim e sipër të mandatit tim si deputete e Partisë Socialiste në Kuvendin e Shqipërisë dhe teksa po përmbyllen listat e kandidatëve për legjislaturën e ardhshme, dua t’ju bëj të ditur vendimin tim për t’u tërhequr nga politika aktive. Do t’i rikthehem profesionit të avokatit, që e ndërpreva 4 vjet më parë. Nuk ka qenë një vendim i lehtë për mua, por besoj se është i duhuri. Mirënjohje Partisë Socialiste, kësaj familjeje të madhe e fisnike që më besoi një detyrë të lartë dhe të nderuar. Shpresoj shumë ta kem merituar besimin që më falët. Mirënjohje qytetarëve të qytetit tim të lindjes, Elbasanit. Mirënjohje qytetarëve të Cërrikut dhe Belshit. Krenare që ju kam përfaqësuar!”, shkruan në mesazhin e saj Ligori. Anëtarja e Komisionit Parlamentar të Ligjeve ishte një nga protagonistet e grevës së urisë së Partisë Socialiste për votën e lirë pas zgjedhjeve parlamentare të 2009-s. Ajo që bie në sy në mesazhin e Ligorit është mungesa e një falënderimi për kryesocialistin Rama, edhe pse shpreh mirënjohje për çdo aktor dhe faktor që ka bashkëpunuar me të në këto katër vite të mandatit të deputetit. “Mirënjohje të gjithë qytetarëve që u bashkuan në betejat tona opozitare, në protesta e demonstrata e deri te greva e urisë e atyre grave e burrave që sakrifikuan gjithçka në betejën për votën e lirë. Mirënjohje e respekt për ata njerëz të pafajshëm që humbën jetën më 21 janar në mbështetje të kauzës sonë. Mirënjohje Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste për angazhimin opozitar, dinjitoz dhe të vështirë në këto katër vjet. Mirënjohje për familjen e të afërmit që më qëndruan pranë dhe më mbështetën. Një ndjesë të sinqertë për të gjithë ata që mund t’i kem prekur me pa të drejtë gjatë veprimtarisë sime politike”, shkruan Ligori në mesazhin e saj. Aristir Lumezi/PANORAMA

Albtelecom

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Panorama Online. Moderatori

16 Komente per “Shega Ligori tërhiqet nga politika, debat me Ramën për listat”

  1. Mire ju tha z. Berisha. Votoni tre ligjet per te marre statusin per ne BE se pas 23 qershorit do te pendoheni.Dhe keshtu po ndodh, pjesa me e madhe e deputeteve qe jane tani ( te PS-se) nuk do te jene me, por duhet te benin nje gje te mire per qytetaret e tyre jo per PD-ne. Per mendimin tim mos votimi i tre ligjeve ishte nje gabim per keta deputet qe nuk do te kene me mundesi per ta korigjuar kete gabim. Une them se kane kohe per ta korigjuar.

  2. Bobo c’humbje e madhe !!!!

  3. Mos. Jo Shegushja. Pseeeeeee.

    Po dalën fjalët e Zhozit kur ju thoshte qe sdo vini më ne parlament.

  4. ky eshte vetem fillimi,

  5. Vajze me mend. Ka ende femra me karakter shqiperia. kur dikush nuk te vlereson per sakrificat dhe kontributin e dhene eshte me mire qe te largohesh pasi mosmirnjohja eshte tipar njerezor qe nuk fitohet, o e ke, o nuk e ke. nje profesioniste e zonja ska nevoje ti lepihet askujt pasi edhe pa politike ajo e ka profesionin e vet.

  6. e c’te mira i sollet ju shqiptareve apo socialisteve perderisa nuk votuat tre ligjet e statusit qe ishin per te ardhmen e tyre dhe kontribuat qe te bllokonit dhe vizat,kujt po ia ndien nese jeni ju apo nuk jeni me deputete

  7. mos se na preve krahet.ha ha ha

  8. Edvin Rama po i hedh si limona te shtryllur nje nga nje keta qe deri dje ishin me militantet e partise ,mbasi u konsumuan shume. Shegushe mos u merzit se do keshe te tjere qe do te pasojne deri sa Edvini ta beje partine te” pastert” dhe ta mbushi me 99 sha .Epieti 99 ne popull ka qene per njerez te pa skrupullt ,pa moral ,hajdute etj.Ta gezoje PS grupin 99 qe ka ofruar ne drejtim.

  9. TANI TE VIJE KUMBULLA. SHEGA IKU.

  10. Sa mir e bone qe ike, ishalla patc komen e mar te maresh edhe shum te tjer me vete.Se mos te prishet menja dhe vje prap, aman te lutem mos hajde mo.

  11. Neve duhet te mesohemi me keto gjera, kjo tregon integritet personal te zonjes Ligori. Duhet te mesohemi me politikane te perkohshem qe vijne ofrojne idete e tyre dhe nese nuk japin frutet e duhura kthehen ne jeten normale.
    Mjaft me deputete qe sndahen nga politika edhe kur ju ka dale boja me kohe, ata do perfundojne si plehra politike. Rama kujdes se nuk te falen me gabimet!

  12. Cen Durimmadhi

    Te them te drejten zonje e nderuar jam i gezuar qe nuk do ju shikoj dhe degjoj ne Parlament! Me vjen keq per ata qe ke “perfajqesuar” keto 4 vite dhe me vjen edhe me shume keq kur mendoj se nuk jeni as e para as e fundit, dikur perfajqesues te tille te popullit sikurse ishit ju keto 4 vite frymezuan D. Gj. Fishten per te shkruar poezine “Gomari i Babatasit”!

  13. Ahh Shege, moj shege. Po pse edhe ty te kishim mangut tani? Oj shega po.

  14. kostika robaqepesi

    ” Nuk je ” Fisnik” se dikush te komplimenton, Por kur ke guximin te veprosh simbas llogjikes tate.Dhe ” fisniket” e kohes sone po shtohen.Kjo eshte ecje PERPARA e shoqerise Shqiptare.Kostika.

  15. ferdinant nurce

    largimi zonjes LIGORI nga partia socaliste tregon se politikes se RAMES i ka ardhur fundi.pune te mbare zonje ne profesionin tent dhe pac kemben e mbare

  16. Arber Pashtriku,, Britani e Madhe

    Te pakten ta pranoje qe greva e urise ishte nje turp qe se mbante dheu. Apio po e permend ti tregosh Edit sa ke sakrifikuar per te ?!

Beni nje Koment


9 + = 13

  • Facebook
  • Twitter
  • YouTube
  • Linkedin
  • RSS



Hotel Prestige

Gazeta Panorama Alexa toolbar

Parashikimi i motit


+23
H: +24°
L: +12°
Tirana
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+26° +26° +25° +25° +25° +24°
+12° +11° +11° +11° +10° +11°
+22
H: +23°
L: +15°
Durres
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+25° +25° +25° +25° +23° +23°
+15° +14° +15° +15° +12° +11°
+22
H: +25°
L: +10°
Elbasan
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+28° +28° +27° +27° +27° +26°
+12° +11° +11° +10° +10° +11°
+18
H: +23°
L: +16°
Vlore
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+25° +25° +25° +24° +24° +24°
+15° +14° +14° +15° +12° +12°
+21
H: +23°
L: +11°
Shkoder
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+26° +25° +25° +26° +25° +24°
+12° +11° +12° +10° +11° +12°
+18
H: +22°
L: +
Korce
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+24° +23° +23° +22° +23° +23°
+ + + + + +
+22
H: +24°
L: +11°
Berat
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+27° +27° +27° +27° +26° +25°
+11° +10° +10° +10° + +10°
+9
H: +22°
L: +
Kukes
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+22° +22° +21° +21° +21° +21°
+ + + + + +
+23
H: +23°
L: +12°
Sarande
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+23° +23° +23° +22° +22° +22°
+11° +12° +11° +10° + +13°
+24
H: +24°
L: +13°
Kavaje
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+26° +26° +26° +26° +25° +25°
+13° +13° +12° +12° +11° +11°
+22
H: +22°
L: +12°
Kruje
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+22° +23° +21° +22° +21° +20°
+11° +10° +10° +10° +10° +11°
+22
H: +24°
L: +14°
Lezhe
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+26° +26° +26° +26° +25° +24°
+14° +14° +14° +13° +12° +13°
+20
H: +24°
L: +14°
Fier
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+27° +27° +27° +27° +26° +26°
+12° +12° +11° +12° +12° +11°
+18
H: +19°
L: +
Pogradec
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+21° +20° +20° +20° +19° +19°
+ + + + + +
+21
H: +21°
L: +
Rreshen
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+24° +24° +23° +23° +23° +22°
+ +10° +10° + + +
+23
H: +23°
L: +
Tropoje
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+21° +20° +20° +20° +20° +19°
+ + + + + +
+20
H: +23°
L: +
Pristina
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+22° +21° +21° +20° +21° +20°
+ + + + + +
+25
H: +25°
L: +
Prizren
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+25° +24° +23° +24° +24° +23°
+10° + + + + +10°
+23
H: +23°
L: +
Mitrovica
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+20° +20° +19° +20° +19° +19°
+ + + + + +
+21
H: +24°
L: +
Skopje
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+24° +22° +23° +23° +23° +23°
+ + + + + +
+24
H: +24°
L: +
Gostivar
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+24° +23° +23° +24° +24° +23°
+ + + + + +
+21
H: +24°
L: +
Tetovo
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+24° +23° +23° +24° +24° +23°
+ + + + + +
+16
H: +20°
L: +
Struga
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+22° +21° +21° +20° +20° +20°
+ + + + + +




Showbiz

Lifestyle

Teknologji

Kuriozitete

© 2014 Gazeta Panorama ONLINE. All Rights Reserved.   Programuar nga: ikoncept Privacy