PSIKOLOGJIA   Birra Korca   Hotel Prestige
GRAZIA   Union Bank
Home » Opinion » Kush mund t‘i fitojë zgjedhjet më 23 qershor

Kush mund t‘i fitojë zgjedhjet më 23 qershor

AGRON TUFA I duam apo nuk i duam, zgjedhjet parlamentare i kemi te porta. Dhe gjithkënd prej jush, më se një herë e kanë pyetur në njëfarë mënyre se: Si të duken këto zgjedhje? Kush mund t’i fitojë? E pra, për një gjë kaq të zakonshme që ka depërtuar në përditshmërinë tonë dhe që sillet rreth nesh në trajtën e një enigme të pezullt, të padeshifrueshme, nuk do të ishte e tepërt të shkruanim, të bënim një përpjekje për të qartësuar shikimin, zhdavaritur retë konfuze e për të lexuar sa më saktë “mes rreshtash”. Meqë unë jam një individ dhe jo një bashkësi vëzhguesish, edhe mënyra e leximit tim do të ketë doemos doza subjektiviteti të pashmangshëm. Prandaj, që më parë, u lyp ndjesë atyre që do të nxehen nga ky shkrim, por edhe i ngushëlloj me të drejtën e tyre për të shkruar vetë siç e mendojnë. Ç‘mund të themi deri më tash për zgjedhjet e qershorit 2013? Vërtet është një lexim i vështirë, ngase vërtet “personazhet” janë po ata, gjithnjë ata – të përhershmit, kurse “rolet dhe skena” – janë ndryshuar rrënjësisht. Konfuzionin e ka shtuar së tepërmi lëvizja kaotike prej më se një viti e formacioneve politike – fantazma. Por ditët rrokullisen drejt 23 qershorit 2013 dhe pak nga pak formacionet-fantazma, ashtu siç u krijuan, po na lënë lamtumirën në prag beteje, duke lënë në kujtesën tonë veçse driblimet e zhurmshme. Lexuesi e kupton se fjalën e kam për partinë populiste AKZ dhe frymën e re demokratike që u plak para kohe. Si gjithmonë, ndër ne do sundojë diktatura dyjare e frontit socialist dhe frontit demokrat. Në fakt, i vetmi evolucion që ka ndodhur në politikën tonë postkomuniste në këta 23 vjet është zëvendësimi i diktaturës moniste me diktaturën dyjare, ku triumfin e njërës palë mbi tjetrën kohët e fundit e ka zënë “kaçupi” ose “guri i peshores” me të cilin është identifikuar LSI. Vërtet për të ardhur keq, se misioni i demokratizimit të shoqërisë shqiptare nuk arriti të prodhojë alternativa të treta politike në këto dy decenie të fundit. Them alternativa të treta e jo xhuxhmaxhuxhë apo satelitë politikë. Duke u përmbajtur nga parapëlqimet e mia politike në këtë alternativë të reduktuar dhimbshëm në dy fronte, po bëj një përpjekje modeste për të “lexuar” sa më esëll realitetin e deritanishëm, përkundër retorikës zhurmëshumë të palëve. Cila forcë politike do të shërbejë si “gur” vendimtar peshoreje në këto zgjedhje, tani që LSI e tërhoqi bojën e vet të kuqe nga bluja në pushtet? Premisat që këtë rol ta luante AKZ-ja e z. Spahiu, siç shihet tashmë, kanë perënduar ende pa hyrë në lojë: dorëheqja e 17 drejtuesve të lartë të kësaj partie futbollistike, që shoqërohet me shkrirjen e një sërë seksionesh flet për mungesën flagrante të një boshti ideologjik, botëkuptimor e emocional të kësaj falange. Një parti tipike-kioskë, tepër e dyshimtë që në zanafillë, një lloj tullumbaceje butaforike, e cila vetëm kur të shfryhet plotësisht do të nxjerrë në pah se “kush i fryu” në krye të herës. Retorika e ashpër që filloi brenda e jashtë kufirit shqiptar, turnetë gjysmë bolshevike e gjysmë maoiste të z. Kreshnik Spahiu, zelli absurd e irracional në retorikën e pompuar entuziaste nacionaliste, se si erdhi duke u lëmekur, duke u shurdhuar, derisa degradoi në gogësima dhe në fund, si mbetje acide, teproi vetëm mllefi antiberishist. Tani së voni drejtuesit e frontit socialist dhe kori i shtypit ekstrem të majtë duan të na krijojnë alibinë se gjoja AKZ na paskësh qenë një parti-spiune e Berishës (e atij Berishe, të cilit z. Spahiu i Drejtësisë i bënte gjyqin me dënimet popullore, burgim të përjetshëm apo me litar, gjithmonë nëse do të vinte në pushtet!). Nuk është aspak e vërtetë alibia e socialistëve! Nëse ka ndonjë gjë të vërtetë në ndërmarrjen politike kaba të z. Spahiu, kjo është patologjia e mllefit anti-Berishë. Dështimi qysh tani i sigurt i AKZ-së, me entuziazmin futbollistik tashmë të ftohur, duket aq i qartë, sa mund të prognozojmë se, me gjithë megalomaninë e disa drejtuesve të saj ish-komunistë publikë, ajo nuk do të arrijë as të futet në “ring”. Mungesa e një ideologjie, sasia e panumërt e “renegatëve politikë” (term i kohës që do t`u shkonte shumë përshtat njatyne figurave që me këtë gjuhë i pat mësuar shoku Ramiz Alia) që kanë mbushur radhët, ish-zyrtarë të PD-së e PS-së që janë përjashtuar si të paaftë e të korruptuar, mungesa katastrofike e ndonjë ideali të qartë, duke e kompensuar atë me populizëm nacionalist, e shpërbën këtë sajesë politike pikërisht në përqendrimin serioz të identitetit politik të zgjedhësit. Pra, AKZ nuk mund të jetë as “gur”, as “thërrmijë elementare”: ajo thjesht zëre se nuk ekziston. Kështu e do dhe ekologjia e luftës për ekzistencë në politikë: gjithkush paguan koston e identitetit të sajuar e të simuluar. Të shumtë kanë qenë ata që me atributin e “gurit” vendimtar në peshoren politike të zgjedhjeve kanë shënjuar FRD-në e z. Bamir Topi. Sa është e mundur kjo? Gjykuar nga listat dhe rikthimi në bazën identitare i fronteve politike PS-PD, e bën të pamundur peshën e këtij formacioni mocionist. Unë mendoj se z. Topi mund të ketë fituar pikë në psikologjinë e zgjedhësit në sajë të guximit, por ka humbur pikë, pa dyshim, në sinqeritetin e tij përballë së djathtës. Kështu, duke gjykuar nga kandidatët e shpallur të tij nëpër zona, duket me njëmend mision i pamundur triumfi i ndonjërit prej tyre në konkurrencën e fortë PS-PD, përfshirë edhe vetë triumfin e z. Topi në Tiranë. Kësodore diferencën do ta bëjnë dy frontet e socialistëve dhe demokratëve me aleatët e tyre. Midis sosh Partia Socialiste po shpenzon një retorikë të parakohshme, duke u munduar të formojë bindje të padiskutueshme se fituesit do të jenë ata, edhe sikur “votat të numërohen në shtëpinë e Berishës”. Përkundër tyre, koalicioni i djathtë sikur nuk ndihet, po vijon të demonstrojë një qetësi, e cila mund të interpretohet në dy mënyra: si frikë e pasiguri, ose sikur zgjedhjet janë një procedurë rutinë, që do t‘i fitojnë lehtë. Dhe meqenëse fati i zgjedhjeve kalon nëpër ngushticën mitologjike të Skyllës dhe Haribdës (PS-PD), le të gjykojmë mbi shansin e tyre. E para, Partia Socialiste është duke krijuar bindjen se bashkimi me LSI-në garanton fitoren. Partitë e tjera të koalicionit të majtë, partitë jashtëparlamentare, nuk ngrenë peshë pothuajse fare as në prodhimin e një mandati. Por edhe në të ardhmen, LSI ka shumë gjasa ta ndjekë fati i Partisë Agrare të z. Xhuveli: është kostoja e mungesës së parimësisë politike, e sinqeritetit politik përballë zgjedhësve, e gjestit dhe sjelljes inkoherente, që e bën këtë formacion politik më shumë si ndërmarrje biznesi të kalkuluar, sesa si fizionomi me identitet politik. Pikërisht bazuar në këtë inkoherencë e kundërthënie, ka shumë gjasa që kostoja politike e saj mund të jetë e rëndë, deri në daljen “jashtë fushës” së lojës, nëse nuk do të ketë zgjuarsinë për t`u shkrirë në kohë me PS-në. Duke mos e pasur de facto rivalitetin shtesë të LSI-së brenda aleancës socialiste, koalicioni i djathtë do të përballet pa kamuflazh me të. Nëse qeveria dhe Kryeministri në pushtet do të kishte mbajtur një qëndrim parimor denoncues të korrupsionit të përfolur me videon Meta-Prifti, nëse do të kishte dhënë dorëheqjen e qeverisë dhe hyrjen në zgjedhje të parakohshme, jam i bindur se do të ishte rikthyer në pushtet pa ia pasë fare nevojën LSI-së, e cila me kohë ka qenë e shënjuar dhe e përfolur si pjesa më e korruptuar e qeverisjes. Në kushtet kur LSI u kthye në të kuqen e vet natyrale dhe sot ligjëron për pushtetin e kapur nga “një bandë të korruptuarish”, kjo shkakton një reaksion të fortë te të djathtët dhe liberalët, por kjo pafytyrësi ka shumë të ngjarë të motivojë fort edhe indiferentët e të lëkundurit t`i kundërpërgjigjen kësaj sjelljeje me votë ndëshkuese. E djathta ka shumë shanse t‘i fitojë me diferencë të ngushtë zgjedhjet. Për ato pak merita të dëshmueshme. Por sidomos, falë hipokrizisë, sjelljes kontradiktore dhe përçarjes së kundërshtarit të majtë. Gjithçka fillon të qartësohet me hyrjen e së djathtës në fushatë, me inaugurimet e veprave e rrugëve, me karizmën unikale e të padiskutueshme të liderit të saj, z. Sali Berisha e, sigurisht, me avantazhin jo të pakët që të jep të qenët në pushtet…

Albtelecom

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Panorama Online. Moderatori

33 Komente per “Kush mund t‘i fitojë zgjedhjet më 23 qershor”

  1. zgjedhjet do ti fitoje e djathta e bashkuar,kete rralle do mobilizohemi fort qe mos te kemi novoje per mandate hajdutesh,,,, me 3 mandate te qelbura lsi vodhi te gjithe shqiperine …….te djathte bashkohuni ! leni menjane merite…edhe pse ne jemi me te varfer ti shporrim ato qe dojne ta na blejne voten me paret qe na i kane vjedhur ne…minimumi ne do te marrim 76 deputet.

    • me vjen keq qe mendon keshtu… c’esht kjo te djathte beshkohuni… esht turp i madh… duhet te ishte “shqiptare bashkohuni” un per mendimin tim them ti hapim rruge partise se majte dhe ta ket ajo shancin per te drejtuar shqiperine. e djathta ka shume kohe ne pushtet… duhet ndryshim… cfare kemi fituar ne nga e djathta… ju lutem te me kuptoni qe duhet ndryshim

  2. E lexova shkrimin me kersherine e zbulimit te argumenteve se kush mund ti fitoje zgjedhjet e qershorit. Mirepo shrimi mundohet te jape disa fakte e spjegime, se kush nuk i fiton keto zgjedhje…

  3. Fati i madh i Sali Berishes qe ndodhet Edi Rama ne PS…………. Bashkohuni demokrate te kenaqur e te pakenaqur…… mos e lini hijen e Xhelil Gjonit te shkoje minister i brendshem se do jete turp dhe gjynah…..

  4. Nuk e kuptova,arsyeja e vetme ishte se meqe PS u bashkua me LSI te djathtet dhe te pavendosurit do votojne per proteste PD.Une per vete mendoj me shume para se te votoj.Mendoj cfare kane bere te djathtet keto 8vite dhe cfare mund te bejne dhe 4vitet e tjera.Per mua misioni i tyre ka mbaruar.Me vjen keq se do te jete nje vote proteste si ne 2005en por keshtu eshte katandisur niveli i politikes shqiptare.Fajtoret kryesore jane nano dhe berisha.

  5. PD-ja e ndien veten të pastruar dhe të liruar nga korrupsioni i pashembullt i LSI-së.Bashkimi i fundrrinave, nuk sjell fitore,perkundrazi.Të pakenaqurit e PS-së do ta demtojnë keqas partinë e vet.Fitorja do t’i buzeqesh vetem PD-sē.Rama është drejtuesi më qesharak që kemi njohur, por edhe dyshues per vete dhe per të tjerët.Vetëm në Vlorë mund të gjejë mbeshtetje, bashkë me Qosen, askund tjetër.Ata janë marksistë të thekur e të mekur. Por me një lule nuk vjen Pranvera.Per Ramën , Dimër do të jetë perhera.

  6. ju pershendes vllezer shqiptar jasht kufirit e mrena kufirit masi tema kush do ti zgjedhjet deshira ime eshte edhe deshira e wdishqiptari si europ e amerik eshte qe partia demokrate PD ti fitoj apet shikoni kto vite sa eshte pushtet sa ka ber per komb per shtet per popull e dhikoni ato tjerat da kan o veten orotesta sharje bllokime asgje per per tmir nuk kan bo vetem ni sen dhun e perqarje kqyri sa te unte jan per pushtet han gati gjithqka bojn veq vin pushtet po atëher nese vin dot jet von nuk do ta lshojn as me vllavrasje pushtetin edhe nese i humbin zgjedhjet ps zot runi prej ktyne e le fitoj na i mir pd

  7. Shum here eshte diskutuar se qeveria aktuale e djathte ne mandatin e pare punoji shume mire kete e pranojne edhe te majtet. Ndersa ne 4 vjecarin e dyte kjo qeveri nuk punoji mire, Ne menyre te vecante korrupsioni doli ne shesh. Dhe kete e beri LSI. Largimi i LSI sikur e pastroi qeverine dhe te gjithe te djathten. Ky fakt me ben te besoj qe tani e ka me te sigurte fitoren koalicioni i djathte. Do te fitojme apo jo ? Po, po, po.

  8. Argumentim medioker i tufes .Sipas tij ata qe jane ne pushtet kane avantazhe.Per cfar avantazhe behet fjale,qe kane mundesi te vjedhin.Mendo nje force politike 12 vjet ne pushtet.Ka vrare dhe ka vjedhur.Edhe Kina e ka ligjeruar qenien ne pushtet vetem 10 vjet.Marrezi Z TUFAAAAAAAAA

  9. Z.Tufa eshte nje nga intelektualet e rij, shkrimtar,publicist dhe aktivist i shquar ne denimin e krimeve te komunizmit,
    Ne kete shkrim me duket se sikur del me ndrojtje nga pozicionimi i tij antikomunist, dhe futet ne nje analize jo fort te kjarte te politikes shqiptare.
    Me se tepermi ka harxhuar kohe me analizimin e AKZ dhe aventurizmit politik te deshtuar qe ne nisje te kreut te saj Spahiut. Ne kete pike eshte teper i kjarte e teper realist. Po ashtu edhe lidhur me FRD e Topit, i eshte afruar disi realitetit.
    Por ne vleresimin e aleancave aktuale per keto zgjedhje, me duket se nuk eshte me ne pozicionin e tij antikomunist.
    Per mendimin tim, ne keto zgjedhje kemi nje radhitje te kjarte te politikes shqiptare midis te majtes, nga partite ekstremiste enveriste, partise greke antishqiptare, klaneve te ndara per interesa korruptive te te vetequajturve “socialiste europiane”, ndonje “ish te perndjekuri politik” qe ben koalicion me partine e birit te Enverit etj, e nga ana tjeter e gjithe spektrit politik te djathte qe me gjithe luhatjet e hatermbetjet subjektive personale, ka qendruar ne keto 22 vjet te pluralizmit ne nje front te perbashket antikomunist.
    Zgjedhjet e vitit 2009 dhane rezultatin “pat” ndermjet te majtes e te djathtes ne Shqiperi, me nje epersi te vogel te se djathtes.
    Pikerisht ne kete fakt me duket se duhet te perqendrohen analizat politike.
    A nuk eshte paradoksale qe pikerisht ne Shqiperine e dale nga diktatura me e eger staliniste ne Evrope, te kete nje ndarje te tille elektorale te njellojte midis te majtes e te djathtes ?
    Llogjika normale ta thote, se ne nje vend qe kaloi kalvarin 47 vjecar te nje diktature te eger ekstremiste majtiste, populli ne pjesen me te madhe duhet te kishte alergji edhe nga fjala “socializem” e jo me te votonte ne shumice te majten. Tashme eshte e provuar me fakte se partia socialiste ishte nje lloj ristrukturimi i vazhdimesise se partise se punes, kjo si per strukturat e antaresise se saj qe u ruajten te pa prekura, ashtu edhe per aktivizimin ne kete parti te ish funksionareve te larte te partise se punes apo bijte e tyre.
    Aludohet me dhe pa te drejte se edhe partite e djathta shqiptare jane produkt i Ramiz Alise. Ka nje fare te vertete ne kete aludim, kur degjon se funksionare te larte te PD jane bashkuar edhe haptazi me te majten shqiptare. Por ka edhe nje fakt te pa diskutueshem historik, se e gjithe baterite propogandistike, agresiviteti politik e mediatik dhe urrejtja e cuar deri me veprimet e dhuneshme bollshevike te 97-tes e 21 Janarit te socialisteve e disa renegateve te djathte si Topi e Spahiu, eshte perqendruar tek figura me e shquar e se djathtes, z Sali Berisha.
    Aludohet se edhe Berisha ka qene antar i PP e per kete etiketohet si komunist.
    Por si eshte e mundur qe armiqte me te betuar te ketij “komunisti”, nje profesor doktor i shquar i fushes se mjekesise, jane pikerisht ish ministrat e diktatures dhe bijte e funksionareve me te larte te PP te renditur ne partite e majta ? A nuk i thone kesaj qe krimineli te akuzoje me kete etiketim kundershtarin e krimeve ?
    Do te desha, si perfundim, qe pikerisht per kete paradoks politik ne Shqiperi, te thoshte ndonje fjale edhe z.Tufa per te cilin kam respekt duke e konsideruar nje intelektual me pak te infektuar nga makineria e sofistikuar propogandistike e socialisteve.

  10. Nuk eshte shume ee preferuar qe dikush te jete gajtene pushtet, por lojtaret te cielt fitojne nuk ndrrohen.
    Kjo pritet te ndodh edhe ne zgjedhjet e 23 Qershorit sepe opozita eshte perplot me emra te inkriminuar ne afer te ndyshme dhe krime.Kur kesaj i shtojme dhe disa vendime extreme kunder kombit dhe shetit si bollokimi drejte BE dhe lidhjet PS me te majten extreme antishqipatre jashte Shqiperise realisht nxjerr fitimtar kundershtarin ne kete raste PD.
    Vete fakti qe iken nga Koalicioni i djathe te majtet e forcuan dukshme PD dhe sipas asja qe po shihet eshte ne nje epersi te theksuar edhe nga fakti se rinija tek PD po shohin nje perspektive me te madhe dhe me serioze.

  11. luiz Shkodrani

    Zotni Profesor Agron Tufa,

    Jam i nji mendje me shkrimin tand deri ne fund, por ka fundi nuk jam dakord me ty (“E djathta ka shumë shanse t`i fitojë me diferencë të ngushtë zgjedhjet. Për ato pak merita të dëshmueshme.”)

    AMAN PROF TUFA, A T’KUJTOHET SI E GJETI SHQIPNIN Dr BERIHSA NE 2005?

    A guxote me dal kush naten prej maskave te zeza? Kush i kontrollote qytet pervec bandave te qyteteve t’lidhuni per kerthizet me Edvin ramen e kupolen e PS te Nanos?

    Kush e kishte nen kontroll bregdetin e Shqipnis pervec Skafistave te njerzve, drogs e prostuticionit?

    A kishte ma shum se 2 or ne dit uj e drita?

    A i mban mend gjendjen e Spitaleve dhe SHkollave se per rrugt s’po te pyes?

    JAM I VETEDISHEM, ASHTU SIC JANE EDHE KRYESIA E PD, SE ARRITJET NUK JANE TE MJAFTUESHME, POR AMAN S’KA ZOT QI ME DREJTSI MUNDET ME JA MOHUE ARRITJET KOLOSALE TE QEVERIS BERISHA!

    Dihet se jan pak, prap se prap, por ama duhet me pa mbrapa se prej ku ja ka fillue qeveria Berisha!

  12. Francesk Armadhi

    Prape me kete plakun ? Per cudi, po jemi dhe popullsia me moshen me te re ne Europe! Ky nuk “nxjerr” me,kaq e ka kilometrazhin! Lereni te shijoje vitet qe i kane mbetur,mjaft e dermoi veten per te miren tone ! Eshte lodhur, eshte konsumuar duke na sherbyer saqe…ka konsumuar dhe rrenat,i perserit se nuk ka te reja !

  13. Me pelqen shkrimi i mesiperm !!Ka realitet ,dhe pse te vrazhde e pasqyron ate gjendje reale qe ka pllakos vendin me partite qe garojne per te marre pushtetin !!E se cfare do te japin ,ja leme kohes !!!

  14. Oh,”Luiz…”! Me komentin tend me heq mallin e “Mesharit” te Gjon Buzukut ! Po i ben nje sherbim te cmuar PS-se,sepse duke te lexuar ty edhe ata qe nuk kishin ndermend ta votonin Ramen,tani do reagojne duke votuar per PS-ne si nje vote kunder injorances ! Dhe ta imagjinosh qe ekzemplare te tille kane mbushur administraten shteterore ,atehere ndryshimi eshte domosdoshmeri !

    • Shoku Mark……!
      Autori qe ne krye te shkrimit te tij, e thote kjarte qe gjithesejcili mund ta komentoje kete shkrim sipas bindjeve te tij.
      Dikush e komenton sipas mesharit te Buzukut, nje tjeter sipas “mesharit” te Enver Hoxhes e nje tjeter sipas “mesharit” te Pal Vates.
      Dikujt i duket se me qe ka mendjen e Palit, eshte me i zgjuari i te gjitheve e gjithe te tjeret jane “injorante”

  15. Gjithkush ka mendimin e tij,por ajo qe me ben te habitem ne analizen e zotit Tufa eshte te gjykuarit statik te tij. Po e pyes. Si eshte e mundur te fitoj nje parti qe ka qendruar ne pushtet dy mandate,dhe qe ka nje konsum te madh per shkakte korrupsionit dhe bemave antidemokratike te Sales dhe Jozefines. A e di autori i shkrimit se sa urrehen kete individ nga shumica e shqiptareve?

  16. e vetmja pjese qe nuk me pelqen eshte pjesa ku lavderohet Berisha si karizmatik.
    varrmihesi i se djathtes eshte Berisha.me manine e tij per protagonizem po bind edhe votuesit e ”betuar” te se djathtes se nje pjese e akuzave te se majtes si bolshevik etj. ,jane te verteta.
    mania e tij per te mohuar krizen i frikesuar se do te quhej i pasukseshem mandati i tij e forcojne kete bindje.ne nuk kemi nevoje per lidere gjoja karizmatike qe na hipnotizojne me deklarata se jemi te vetmit qe nuk jemi prekur nga kriza dhe perralla te tilla por per lidere qe kane vizion dhe punojne(mbi te gjitha) per fortifikimin e ekonomise.nje pike e zeze per Berishem eshte perdorimi i termit “qeveria ime”.
    nuk e kam hasur kete term ne fjalorin e asnje lideri te njohur ,brenda apo jashte.
    edhe Enver Hoxha per arsye fasade kuptohet perdorte terma te tjere.
    nese PD nuk largon kete lider ne nje te ardhme jo te larget do perballet me tkurrje te elektoratit.ndoshta keto zgjedhje edhe mund ti fitoje per arsye sepse perballe ka ca inatcore qe te vetmen ideologji kane ardhjen ne pushtet me moton “sa me te keqinj se Saliu mund te jemi” por ne te ardhmen do te duhet shume me teper per te bindur elektoratin.

  17. te nderuar vllezer shqiptar, nje gje duhet ta dini se populli nga aktoret e pist politik ka mesuar shum tani, nuk themi se PD ka dhan maksimumin ne viet e fundit, pasi e djathta ka qene me nji kualicion shum te piset me LSI-in, e cila ministrit kryesore kan qen te menagjuara nga LSI-ja, dhe kryeministri ka qen thjesht si kukull jo se nuk din, por ja kishte zen bishtin rrota, sepse kishte gjarperin ne gjij Ilir Interesin, un kam reespekt per disa politikan te PS-es por me vjen keq qe jan ne mesin e Edvin Hoxhes(rama), keshtu qe persa te drejtohet nga Edvini voten e meriton PD-ja, tani me bashkimin e PS-LSI votuesit kan arsye temendohen dhe me shum,

  18. Sipas Tufes 5-1=6

  19. I lexoj me endje shkrimet e Tufes…mjaft virtuoz ne stil dhe koloritin e fjaleve. Mund te them pa frike se vihet re nje zhdervjellje Kadareane ne teknikat e shkrimit, fjalorin e pasur, dhe pastertine e gjuhes se perdoru. Duke thene keto, nuk mund ta fsheh se analiza politike e Tufes le mjaft per te deshiruar. Kjo ngjan me rastin kur ke vegla mjaft te mira, por dicka mungon. Nuk do arrija deri atje sa ta quaja kete “dicka qe mungon” nje mungese te plot te ekspertizes se Tufes ne kete fushe. Shkurt, nje analize siperfaqesore dhe teper lineare. Nuk kuptova asgje vec “perdafit” qe i kish dhene Spahise.

  20. Luiz Shkodrani

    @ Marku @

    Gabohesh,

    KY ASHT RREALITETI I GJUHS QI PERDORIN 2/3 E KTIJ KOMB, E JO VETEM “Meshtari” I GJON BUZUKUT!

    APO EDHE TY TE DUKET QI GJITHCKA (“Egzistenca e ktij Komb”) ,E KA FILLUE DHE KA KRIJUE, BANDA KRIMINALE E ENVER HOXHS, BASHK ME KULTUREN E KRIMINELAVE TE TIJ TE SHKATRRIMIT, KUR E ZAPTUENE SHQYPNIN NE 1944!

    Nuk i baj nder askuj tjeter ma shum se vedit tem e t’parve te mi, kur nderoj e ruej me besnikni e perkushtim kulturen e gjuhen e t’parve te mi, qi trashigimtart e PPSH-se apo PS mederne, u munduene me shkatrrue, tash plot 68 vjet! N’FAKT KY RREALITET JU PLAS ZEMREN ATYNE QI KAN 68 VJET QI MOHOJN RREALITETIN E MUNDOHEN ME SHKATRRUE GJITHCKA T’MIR SHQIPTARE, PERFSHI KTU EDHE GEGNISHTEN E LITERATUREN GEGE! Mos harro e po ta kujtoj edhe iher “Mark” , jem 2/3 e ktij Komb!

    MANDEJ PARANOJEN E PS E SHPREH QART EDHE TI, ME AKUZA QI NUK QINDROJN:

    Nuk jam puntor i qeveris e as nuk i sherbej qeveris Berisha ne asnji aspekt egzistues! Por jam mbrojtsi i kulturs dhe i egzistenc teme ka ana gjuhsore, ka ana Politike jam Nacionalist i Djaths e PPSH mederne apo PS e shof si kercnim per Kombin gjithmone simas fakteve! KJO ISHTE PER SQARIM! Tash tue ju kthye tems, s’kam cka me shtue ma shum se, c’ka kam komentue te komenti maparshem!

    Pervec se, ju kerkoj falje per gabimet autografike qi jan ba, prej te shkruemenit t’shpejt e prej munges t’kohs me shkrue kadale!

  21. Keto zgjedhje jane si “nje e vjelle qeni”…

  22. Cfar t’merri! E tregon qerte ne fillim Tufa se cfar shkrimi po ben. Kerkon falje per mendimin e vet! As ndergjegjia jote Z. Tufa nuk e shpeton dot liderin tend Berisha nga katastrova. Te pakten te na shpetoji neve te tjereve nga ai.

  23. eshte vertet nje shkrim qe i shmanget me insistim subjektivizmit….dhe kjo eshte domethenese, por do te duhen dhe ca te tjere si ju, z.Tufa, jo si Kreshi, te cilin per hir te etikes ju i drejtoheni me, z.Kreshnik…:)

  24. Nuk arrij te kuptoj dot llogjiken e shkrimit. vertet mendon se e djathta mund te fitoje mbas 8 vitesh ne pushtet ?
    Ke vajtur ndonjehere ne spitalet tona ne gjykate ne KESH. ne UKT shkollat tona ne zyrat e administrates per te zgjidhur ndonje hall etj. dhe ju mendoni se ky popull eshte kaq pa nerv sa mund te pranoje edhe kater vjet te tjera te njejten qeverisje ?
    Jo se ata qe do te vine mund te permisojne rrenjesisht qeverisjen por edhe ata duhet ta marrin vesh qe nuk jane te perjetshem ne pushtet duke rrezuar nga pushteti me vote mbas kater vjetesh. Se atehere cdryshim kemi nga Enveri n.q.f. se i leme keta 2 vjet ne pushtet ?

  25. Interesant. por analiza morale dhe ajo e numrave kane dhene deri tani rezultate krejt te kunderta. ti kombinosh te dyja ne funksion te nje rezultati te desheruar mund te jete e shpresedhenese, por jo edhe aq realiste.

  26. atdhetari.usa.

    Zoti,. Tufa, Cdo njer ka te drejt te jap mendimin e tij skurs e jepni edhe ju. Esht per te ardhur keq qe nje qeveri qe ka degraduar, nga korupsjonine te gjiyha sferat e jetes, NJe arsim dhe shendetesi qe vetem emrin kane te tille se mjer shqiptaret qe semuren apo shkollohen ne ate vend. Pasiguria per jeten esht evidente, varferia, vjedhjet ne vend te pakesoheshin jane shtuar, Vendi esht poletizuar dhe kriminalizuar nga lart posht e anasjelltas. SHqiptaret duan te ikin 62 perq ind nga syt kembet. Organizmat nderkombetare e paraqesin shqiperin si vend hibrid duke e renditur me keq nga vendet e afrikes, azis, e amerikes latine. Ekonomia e vendit ndryshe cthot sala esht shume her me mbrapa nga vendet fqinj dhe ato te evropes. Prandaj i dashur Tufa SHqiperis i duhet rotacjon, per ta nxjer vendin nga kaosi dhe gjendja e pasigurt dhe e veshtir ku e ka futur qeveria berisha, nese duam qe te rilind SHqiperia dhe te sherohen plaget e medha qe k a hapur kjo qeveri qe drejtohet nga diktatori i ri me emrin sali. Me 23 Qershor fiton kualicjoni i majt. Kjo esht e padiskutushme.

  27. nacionalisti

    si nje familje ish te pernendjekurish jam demokrat po pa sali berishen e josefina topallin kshu qe vota ime do jet kundra pd vec vote proteste ishalla shporen ato te dy ateheres partia demokratike do fiton shume pik.

  28. sala duhet hiqur se la name atje .se na ka hap shume probleme deri tani po nuk u hoq nuk votoj me

  29. ju garantoj se keto zgjedhje qe do behen me 23 qershor do behen me shum se kurre te lira dhe te drejta me keto vota si majtas si djathatas do te fitoje shqiperia e lire demokratike shqiperia e re evropiane uroj zgjedhje te qeta le te jete si nje feste dhe jo ankth per popullin shqiptar

  30. Ne listat e PD-se do te jene edhe tre deputetet e PS-se-keshtu deklaroi sot Berisha ! Ju duket demokratike ky emerim (jo perzgjedhje) z.Tufa ? Apo mendoni se eshte konkuruese nje liste e tille ! A e frymezojne elektoratin e e PD-se Kastriot Islami me shoke ? Nuk ju duket absurde qe Berishes me shume i vlejne deputetet “mbeturina te PS-se” sesa te perndjekurit apo ishpronaret ?

  31. Un shpresoj ne rotacion dhe mendoje se do ndodh nese nuk vidhen masivisht zgjedhjet. Nese Rama do jete i suksesshem a jo si kryeminister nuk e di, por ne 2017 do kemi rast ta “zbresim nga kali”. Tek e fundit prandaj eshte e bukur demokracia.

Beni nje Koment


6 + 9 =

Opinion

Social Network

AMC


Parashikimi i motit


+23
H: +24°
L: +12°
Tirana
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+26° +26° +25° +25° +25° +24°
+12° +11° +11° +11° +10° +11°
+22
H: +23°
L: +15°
Durres
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+25° +25° +25° +25° +23° +23°
+15° +14° +15° +15° +12° +11°
+22
H: +25°
L: +10°
Elbasan
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+28° +28° +27° +27° +27° +26°
+12° +11° +11° +10° +10° +11°
+18
H: +23°
L: +16°
Vlore
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+25° +25° +25° +24° +24° +24°
+15° +14° +14° +15° +12° +12°
+21
H: +23°
L: +11°
Shkoder
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+26° +25° +25° +26° +25° +24°
+12° +11° +12° +10° +11° +12°
+18
H: +22°
L: +
Korce
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+24° +23° +23° +22° +23° +23°
+ + + + + +
+22
H: +24°
L: +11°
Berat
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+27° +27° +27° +27° +26° +25°
+11° +10° +10° +10° + +10°
+9
H: +22°
L: +
Kukes
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+22° +22° +21° +21° +21° +21°
+ + + + + +
+23
H: +23°
L: +12°
Sarande
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+23° +23° +23° +22° +22° +22°
+11° +12° +11° +10° + +13°
+24
H: +24°
L: +13°
Kavaje
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+26° +26° +26° +26° +25° +25°
+13° +13° +12° +12° +11° +11°
+22
H: +22°
L: +12°
Kruje
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+22° +23° +21° +22° +21° +20°
+11° +10° +10° +10° +10° +11°
+22
H: +24°
L: +14°
Lezhe
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+26° +26° +26° +26° +25° +24°
+14° +14° +14° +13° +12° +13°
+20
H: +24°
L: +14°
Fier
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+27° +27° +27° +27° +26° +26°
+12° +12° +11° +12° +12° +11°
+18
H: +19°
L: +
Pogradec
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+21° +20° +20° +20° +19° +19°
+ + + + + +
+21
H: +21°
L: +
Rreshen
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+24° +24° +23° +23° +23° +22°
+ +10° +10° + + +
+23
H: +23°
L: +
Tropoje
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+21° +20° +20° +20° +20° +19°
+ + + + + +
+20
H: +23°
L: +
Pristina
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+22° +21° +21° +20° +21° +20°
+ + + + + +
+25
H: +25°
L: +
Prizren
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+25° +24° +23° +24° +24° +23°
+10° + + + + +10°
+23
H: +23°
L: +
Mitrovica
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+20° +20° +19° +20° +19° +19°
+ + + + + +
+21
H: +24°
L: +
Skopje
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+24° +22° +23° +23° +23° +23°
+ + + + + +
+24
H: +24°
L: +
Gostivar
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+24° +23° +23° +24° +24° +23°
+ + + + + +
+21
H: +24°
L: +
Tetovo
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+24° +23° +23° +24° +24° +23°
+ + + + + +
+16
H: +20°
L: +
Struga
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+22° +21° +21° +20° +20° +20°
+ + + + + +

Gazeta Panorama Alexa toolbar



Showbiz

Lifestyle

Teknologji

Kuriozitete

© 2014 Gazeta Panorama ONLINE. All Rights Reserved.   Programuar nga: ikoncept