PSIKOLOGJIA   Birra Korca   Hotel Prestige
GRAZIA   Union Bank
Home » Aktualitet » Zbardhet ligji i ri: Legalizimet, tapi për 100 mijë ndërtimet pas 2006

Zbardhet ligji i ri: Legalizimet, tapi për 100 mijë ndërtimet pas 2006

Amnisti edhe për shtesat e pallateve, ndërtimet pranë rrugëve dhe banesat 5-katëshe. Opozita voton pro ndryshimeve në ligj. Zbardhen ndryshimet. Përfitojnë shtesat e pallateve, ndërtimet pranë rrugëve dhe banesat 5-katëshe. Rreth 100 mijë ndërtesa pa leje në të gjithë Shqipërinë, ku përfshihen shtesat e pallateve, ndërtesat mbi 5 kate dhe banesat pranë akseve rrugore, do të pajisen me leje legalizimi nga miratimi i projektligjit të ri në Parlament.  Sipas drejtorit të ALUIZNI-t, Ardian Kollozi, nuk disponohet ende një shifër e saktë se sa është numri i ndërtesave informale të ngritura që nga vitit 2006 e në vazhdim, por sipas tij, një studim i Bankës Botërore ka evidentuar se në total janë rreth 80 deri në 100 ndërtime informale që preken nga ky projektligj. Ndryshimet Drafti i propozuar nga Ministria e Punëve Publike dhe Transportit, parashikon për herë të parë të lejojë legalizimin e ndërtimeve mbi 5-katëshe nga niveli zero, që janë ndërtuar në troje private brenda vijës së verdhë, duke i kufizuar sipërfaqen e truallit, e cila kalon të drejtën e pronësisë. Po ashtu, do të krijohet dhe mundësia që të përfshihen në procesin e legalizimit dhe shtesat e pallateve për të cilat njëri prej aplikuesve nuk paguan tarifën e legalizimit. Në ligjin e vjetër, nëse njëri prej bashkëpronarëve të shtesës së pallatit nuk paguante, atëherë procesi do të mbeste pezull. Ndërkohë që me ndryshimet e reja, procesi i legalizimit vijon për pronarët që paguajnë tarifën e legalizimit për shtesën e pallatit, ndërkohë që për ata që nuk paguajnë, shtesa kalon në pronësi të ALUIZNI-t, deri sa të bëhet pagesa nga qytetari i interesuar. Këto ndryshime u prezantuan dje nga zëvendësministri i Punëve Publike dhe Transportit, Flamur Kuçi, i cili tha se: “Rasti është i thjeshtë, behët fjalë për shtesat e pallateve, kur ka një bashkëpronësi të detyrueshme mbi truallin poshtë pallatit. Në qoftë se një prej aplikantëve nuk paguan truallin, mbesin të gjithë peng të asaj mospagese. Ne me këtë amendim po zgjidhim lehtësisht një situatë për katër qytetarët e tjerë, ndër pesë që kanë aplikuar për legalizim. Të vazhdojë procesi i legalizimit dhe të mos pengohemi nga mospagesa e këtyre bashkëpronarëve të detyruar. Ajo pjesë e truallit të personit që nuk paguan kalon në pronësi të ALUIZNI-t, në momentin që qytetari bën pagesën, legalizohet edhe ai. Ai truall nuk mund të përdoret për asgjë tjetër, veçse për legalizimin e atij subjekti”. Një tjetër ndryshim i rëndësishëm është edhe legalizimi i ndërtesave informale në akset rrugore. Ligji i ri ngushton distancat nga 100 metra deri në 20 metra. “Përllogarisim rreth 30 mijë ndërtime pa leje që penalizohen nga fakti se duhet të ruhet distanca 100 metra nga dy anët e aksit të rrugës. Kemi bërë propozimin t’i referohemi Kodit Rrugor. Reduktohen distancat në 20, 25 dhe 30 metra nga aksi i rrugës. Reduktohen distancat e ndërtesave pa leje në akset rrugore në të dy anët dhe në distancat 20-30 metra”, tha dje drejtori i ALUIZNI-t.
Ndryshimet në ligjin e legalizimeve Neni 2 pika 1 Ky ligj zbatohet për të gjitha objektet e ndërtuara pa leje, pavarësisht nëse ato kanë funksion strehimi, veprimtarie ekonomike apo funksione të tjera social-kulturore, që janë ngritur dhe posedohen nga individë apo persona juridikë të regjistruar e që veprojnë sipas së drejtës tregtare në Shqipëri. Këshilli i Ministrave përcakton kriteret, procedurat dhe dokumentacionin e zbatueshëm për të kualifikuar objektet në ndërtim që legalizohen ose jo. Dispozita kalimtare 1. Për ndërtimet pa leje të ngritura pas vitit 2006, ALUIZNI merr masa nëpërmjet evidentimit faktik të situatës ndërtimore në terren, si dhe fotografimin ajror dixhital apo përdorimin të imazhit satelitor të konvertuar në fotografi ajrore, të korrektuar gjeometrikisht(ortofoto). Rregullat e hollësishme për këtë qëllim përcaktohen nga drejtori i Përgjithshëm i ALUIZNI-t, me miratimin e ministrit që mbulon procesin e legalizimeve. 2. Subjektet që posedojnë ndërtime pa leje/shtesa informale në objekte me leje, të ngritura pas hyrjes në fuqi të ligjit nr.9482, datë 3.4.2006, “Për legalizimin, urbanizimin dhe integrimin e ndërtimeve pa leje”, të ndryshuar, duhet të paraqesin pranë drejtorive të ALUIZNI-t, brenda 45 ditëve, kërkesën për legalizimin, sipas formularit tip të miratuar nga drejtori i Përgjithshëm i ALUIZNI-t. Neni 2/ pika 4 Fusha e veprimit të këtij ligji shtrihet për ndërtimet e ngritura mbi troje private, brenda vijës së verdhë, kur planet territoriale parashikojnë ndërtime mbi 5 (pesë) kate nga niveli zero, duke kufizuar sipërfaqen e truallit, për të cilin kalohet e drejta e pronësisë. Shtohet pika 4/2 Fusha e zbatimit të këtij ligji nuk shtrihet për ndërtimet informale të ngritura pranë akseve rrugore në përputhje me distancat e përcaktuara në ligjin nr.83, datë 22.7.1998, Kodi i Rrugor i Republikës së Shqipërisë”, dhe në aktet nënligjore, në zbatim të tij. Regjistrimi i pasurisë Shtohet pika 2/1 Përcaktimet e këtij neni zbatohen edhe në rastin kur njëri nga subjektet, që disponon ndërtimin pa leje, nuk shlyen detyrimet financiare të parashikuara në ligj në lidhje me parcelën ndërtimore/objektin pa leje. Në këtë rast, për pjesën takuese të subjektit debitor regjistrimi përkatës në ZRPP, në emër të ALUIZNI-t, deri në momentin e shlyerjes nga subjekti të detyrimeve financiare”. Fatura Financiare Sipas relacionit të projektligjit, fatura financiare nga arkëtimi i kalimit të së drejtës së pronësisë për 100 mijë ndërtesa informale që përfshihen në procesin e legalizimit, është përllogaritur në shifrën rreth 4 miliardë lekë. Këto të ardhura, sipas relacionit, të kalojnë në fondin e kompensimit financiar të pronarëve të pasurive të paluajtshme ku janë ngritur objekte pa leje. Votimi në seancën e së hënës Amendimet në projektligjin “Për legalizimin, urbanizimin dhe integrimin e ndërtimeve pa leje” do të miratohet në seancën e ditës së hënë. Drafti i propozuar nga qeveria u votua në seancën e ditës së enjte, që të përfshihet në procedurë të përshpejtuar dhe për t’u miratuar brenda javës në Parlament. Nisma në fjalë, edhe pse është cilësuar si politike, ka gjetur mbështetjen e të dy kampeve politike. Hyrja në fuqi “Subjektet që posedojnë ndërtime pa leje/shtesa inforamale në objekte më leje, të ngritura pas hyrjes në fuqi të ligjit nr.9482, datë 3.4.2006, “Për legalizimin, urbanizimin dhe integrimin e ndërtimeve pa leje”, duhet të paraqesin pranë drejtorive të ALUIZNI-t, brenda 45 ditëve, kërkesën për legalizimin”, thuhet në projektligj.

Debat në Parlament, PS: Po e bëni për fushatë

Opozita bashkon votat me maxhorancën: Problem ndërtimet pranë rrugëve. Kollozi: 270 mijë objektet do marrin tapitë brenda vitit. Maxhoranca dhe opozita kanë bashkuar dje votat në Komisionin e Veprimtarisë Prodhuese për miratimin e projektligjit “Për legalizimin e banesave” informale që nga viti 2006 e në vazhdim.  Projektligji është futur me procedurë të përshpejtuar në axhendën e Kuvendit dhe pritet të miratohet në seancën plenare të ditës së hënë. Drejtori i Përgjithshëm i ALUIZNI-t, Adrian Kollozi, tha dje se procesi i legalizimeve për 270 mijë objektet e vetëdeklaruara do të përfundojë në fund të vitit 2013, ndërsa afati për banesat që janë ndërtuar që nga vitit 2006 do të kërkojë më shumë kohë në dispozicion dhe një shtyrje. Kollozi tha se sipas një raporti të Bankës Botërore rezultojnë rreth 100 mijë objekte informale, të cilat do të jenë objekt i projektligjit të ri që prek ndërtimet që nga vitit 2006 e në vazhdim. “Për sa u përket atyre dosjeve që kemi administruar, mbarojnë në fund të 2013-s. Tashmë që kësaj bashkësie i shtohet edhe një sasi, e cila do të saktësohet pas fotografimit ajror, do të përcaktojmë afatin e ri. Do të kërkoj miqësisht nga të gjithë anëtarët e komisionit, të maxhorancës dhe të opozitës, që t’i mbështesim këto propozime, sepse kanë qëllim të vetëm që të legjitimojnë dhe të legalizojnë mundin dhe djersën, sakrificat e qindra-mijërave familjeve shqiptare”, tha Kollozi. Debati Deputetët e Partisë Socialiste, edhe pse dhanë votën pro ndryshmeve në propozimet e qeverisë, e kanë quajtur nismën si një blof politik që do të përdoret vetëm për qëllime elektorale. Nënkryetari i Komisionit të Veprimtarisë Prodhuese, Eduard Shalsi, tha dje se qeveria ka dështuar me procesin e legalizimeve dhe se ky proces do të përfundohet nga socialistët pas zgjedhjeve të 23 qershorit. “Tetë vjet në qeveri dhe të vish dy muaj para zgjedhjeve prapë me një amendim, duke u premtuar shqiptarëve se do bësh legalizimin, ky është një blof me qëllime politike dhe elektorale. (Artikullin e plote e lexoni ne numrin e sotem te gazestes Panorama) FATION BINJAKU

Albtelecom

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Panorama Online. Moderatori

13 Komente per “Zbardhet ligji i ri: Legalizimet, tapi për 100 mijë ndërtimet pas 2006”

  1. Zgjedhjet e 23 Qershorit po bëjn të ndjehen të lumtur të gjith qytetarët.,legalizime,strehime,pjes parash,rezolut,premtime,bashkime et etj.

  2. Turp Turp Turp. Cdo gje vetem per te marre nje vote. Ky eshte mesazhi :Beni cte doni,ndertoni ku te doni, shkaterroni sa te doni mjafton te kemi voten tuaj.
    Me vjen keq. Me vjen shume keq per vedin tim. Une jem larg dhe dikush mund te thote cte duhet? Eshte e vertete . Por ajo qe ndoll ne vedim tim eshte krim publik dhe shpresoj nje dite te ndaloj dhe logjika te triumfoj. Deri atehere “Good luck my friends”

  3. vetem nje budalla mund te mashtrohet me ligjet e saliut qe vetm per te mare voten po ben gjithcka qe eshte a paligjshme.

  4. Me ket ligj jo vetem Tirana por gjithe Shqiperia do te behet si Kabuli. Nuk do te ngelet kasolle, gardh, mur etj. pa u legalizuar ne Tirane. Me kete ligj perfitojne ata qe kane dhunuar token shteterore, fallsifikatoret, ata qe kane dhunuar ligjet e shtetit. Banoret e ndershem qe nuk kane bere asgje do te jetojne te rrethuar nga xhungla qe po legalizohen per vota dhe para! Antiligji po fiton mbi ligjin! Kjo gjendje nuk ka per t’u rregulluar as per 100 vjet dhe si plani urbanistik i Tiranes dhe ligji urbanistik kane rene poshte! Fitojne hajdutet dhe mafia e tokave me ne krye Artan Jeminin, i cili po privatizon nje truall shteteror mbi te cilin ka ndertuar ne menyre te paligjshme nje treg fruta-perimesh tek rr.Metush Luli, dhe ngjitur me pallatin, te cilit po i merr shpirtin per te fituar! Per t’u mbrojtur nga fotografimet ajrore shton cdo dite teneqe ne ajer, mbulon cdo cm qe te mundet, pasi keshtu po kerkohet! Ka ardhur koha e cmendurive dhe e hajduteve me cizme!

  5. Eshte kohe fushate. Per sa shkruhet me siper e njoh batakciun dhe injorantin Artan Jemini, qe ka ardhur ne Tirane ne vitet ’50 nga Erseka dhe mbahet si pronar i tokes qe eshte shteterore aktualisht! Por ai ka mbeshtetje nga minibashkia dhe bashkia e madhe prandaj ben keshtu. Eshte pjese e mafies se tokave dhe duhet te rraset ne burg pasi e ka provuar para viteve 90 per vjedhje!

  6. rolandi elbasan

    hallall kryeminister.

  7. bravo sali berisha…..se kemi harxhu gjith ato lek per me bo nje shtepi me fut koken…..po u legalizuan shtesat mbas 2006-tes te takon me qene 100-vjet kryeminister…..

  8. a mundet kush te me ndihmoje se me cfare nr. mund ta gjej kete ligj apo nr e fletores zyrtare ne te cilen eshte botuar ky ligj. flm.

    • ESHTE LIGJI I dt 3 maj i ketij viti dhe botuar ne fletoren zyrtare dt 16 maj dhe eshte ne fuqi 15 dite pas publikimit te fletores zyrtare
      Mund ta kerkosh edhe keshtu…ligji i ri i legalizimit.
      Besoj tju kem ardhur ne ndihme

  9. A mund te me thote ndonjeri se cfare procedure duhet ndjekur per kete proces, ne cfare zyre do behet kjo procedure per njesine bashkiake nr 2, Tirane ?

  10. kam ndertuar nje shtepi pa leje emri me ka dal ne gazet a mund te me thot njeri si te veproj per ta legalizuar

  11. o shtet muti hajduda jeni bo si ju qe e late e si ju qe e moret
    ku nuk ngrihet ky popull per tju shkaterru krejt

Beni nje Koment


5 + 9 =

Social Network

AMC


Parashikimi i motit


+23
H: +24°
L: +12°
Tirana
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+26° +26° +25° +25° +25° +24°
+12° +11° +11° +11° +10° +11°
+22
H: +23°
L: +15°
Durres
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+25° +25° +25° +25° +23° +23°
+15° +14° +15° +15° +12° +11°
+22
H: +25°
L: +10°
Elbasan
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+28° +28° +27° +27° +27° +26°
+12° +11° +11° +10° +10° +11°
+18
H: +23°
L: +16°
Vlore
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+25° +25° +25° +24° +24° +24°
+15° +14° +14° +15° +12° +12°
+21
H: +23°
L: +11°
Shkoder
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+26° +25° +25° +26° +25° +24°
+12° +11° +12° +10° +11° +12°
+18
H: +22°
L: +
Korce
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+24° +23° +23° +22° +23° +23°
+ + + + + +
+22
H: +24°
L: +11°
Berat
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+27° +27° +27° +27° +26° +25°
+11° +10° +10° +10° + +10°
+9
H: +22°
L: +
Kukes
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+22° +22° +21° +21° +21° +21°
+ + + + + +
+23
H: +23°
L: +12°
Sarande
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+23° +23° +23° +22° +22° +22°
+11° +12° +11° +10° + +13°
+24
H: +24°
L: +13°
Kavaje
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+26° +26° +26° +26° +25° +25°
+13° +13° +12° +12° +11° +11°
+22
H: +22°
L: +12°
Kruje
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+22° +23° +21° +22° +21° +20°
+11° +10° +10° +10° +10° +11°
+22
H: +24°
L: +14°
Lezhe
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+26° +26° +26° +26° +25° +24°
+14° +14° +14° +13° +12° +13°
+20
H: +24°
L: +14°
Fier
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+27° +27° +27° +27° +26° +26°
+12° +12° +11° +12° +12° +11°
+18
H: +19°
L: +
Pogradec
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+21° +20° +20° +20° +19° +19°
+ + + + + +
+21
H: +21°
L: +
Rreshen
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+24° +24° +23° +23° +23° +22°
+ +10° +10° + + +
+23
H: +23°
L: +
Tropoje
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+21° +20° +20° +20° +20° +19°
+ + + + + +
+20
H: +23°
L: +
Pristina
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+22° +21° +21° +20° +21° +20°
+ + + + + +
+25
H: +25°
L: +
Prizren
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+25° +24° +23° +24° +24° +23°
+10° + + + + +10°
+23
H: +23°
L: +
Mitrovica
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+20° +20° +19° +20° +19° +19°
+ + + + + +
+21
H: +24°
L: +
Skopje
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+24° +22° +23° +23° +23° +23°
+ + + + + +
+24
H: +24°
L: +
Gostivar
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+24° +23° +23° +24° +24° +23°
+ + + + + +
+21
H: +24°
L: +
Tetovo
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+24° +23° +23° +24° +24° +23°
+ + + + + +
+16
H: +20°
L: +
Struga
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+22° +21° +21° +20° +20° +20°
+ + + + + +

Gazeta Panorama Alexa toolbar



Showbiz

Lifestyle

Teknologji

Kuriozitete

© 2014 Gazeta Panorama ONLINE. All Rights Reserved.   Programuar nga: ikoncept