GRAZIA   Birra Korca
Lotaria Kombetare  
Home » Opinion » “Furtuna” që rrezikon të dalë prej “gotës” së ujit

“Furtuna” që rrezikon të dalë prej “gotës” së ujit

  • Albanian
  • English
  • French
  • German
  • Italian
AGRON TUFA U bë më se një muaj që vazhdojnë polemika , replika, debate e intervista rreth një kërkese të ministrit turk të Arsimit, Omer Dinçer… për të “ndryshuar tekstet e historisë shqiptare, posaçërisht kapitujt ku përdorën fjalë fyese për Turqinë”. Kërkesa i është transmetuar homologut kosovar, ministrit të Arsimit, z. Ramë Buja. Nuk është se ministri kosovar ka dhënë një përgjigje zyrtare pohuese apo mohuese. Së paku ne nuk e dimë të jetë shprehur zyrtarisht ministri kosovar. Pavarësisht kësaj, kaq u desh që të lëshohej “kushtrimi”, të “shtrëngoheshin radhët” dhe të shpërthejë një kapërthim argumentesh e kundërargumentesh me fantazma idesh e pandehmash, ani pse në thelb asgjë nuk ka ngjarë. Një sentencë popullore thotë “fjala nuk ban mort”. Është e drejta e ministrit turk të kërkojë e propozojë, sikundër është e drejta historiografëve e politikanëve shqiptarë në Kosovë ta shqyrtojnë këtë kërkesë. E keqja e debateve të tendosura emocionalisht rreth kësaj teme, të hapur papritmas, dëshmon edhe një herë se sa i brishtë qenka ekuilibri i mendimit të lirë shkencor/intelektual mes nesh, madje pa u mbështetur në faktorgrafi! Por akoma me e parezistueshme qenka mospërfshirja e debatuesve në koktejin ideologjik, kulturor, fetar dhe politik. Të jesh pro apo kundër “peticionit” rreth kësaj çështjeje, do të thotë t’i nënshtrohesh diktaturës së paragjykimeve të rreshtuara në polet “katolikocentriste” dhe “islamocentriste”, që nuk ka pikë lidhje me thelbin e debatit. Përditë po shoh se si po trashen shtjellat e një “furtune” që tenton të dalë jashtë “gotës”. Por pasojat e këtij debatimi pa thelb i shoh me rrezik të madh kur ato tentojnë të vishen me argumentin fetar, pasi ato çojnë pashmangshëm në minimin e paqes fetare të kombit tonë. Dihet tashmë se struktura religjioze e shqiptarëve është trenare (tre fetë) me theksin vendimtar te gjuha shqipe. Nëse nuk do të flitej shqip në njërën prej pjesëve të tri besimeve tona fetare, do të merrte fund identiteti ynë kombëtar. Por është çmeritës sidomos fakti se natyra e debatit duhet të kishte qenë që në krye të herës shkencor, konstruktiv, pa prekur fijet e ndjeshmërive kulturoro-fetare apo kulturoro-politike. Pa shumë zgjatje, desha të shfaq në mënyrë sa më të ngjeshur disa pikëpamje të mia rreth propozimit të ministrit turk të arsimit për rishikimin e qëndrimeve historiografike në ato tekste me pasazhe fyese për Turqinë, çka do të nxirrte qartësisht në pah qëndrimin tim rreth çështjes, dhe jo rreshtimin pro apo kundër “peticionit” të hartuar me një gjuhë zhgënjyese, larg thelbit të vërtetë të problemit. E para, unë mendoj se Kosova ka nevojë për miq dhe aleatë, aq më tepër për një mbështetje miqësore të shtetit modern turk. Nuk ka arsye pse të mos merret seriozisht propozimi i ministrit turk! Dhe nëse ka vend për rishikim historiografik të termave fyes, pse të mos gjenden terma shkencorë adekuatë që nuk fyejnë? Shqiptarët, brenda e jashtë kufirit të tyre, pranuan një dhunim shfytyrues të shkencës së historisë kombëtare, duke e shkruar të shkuarën sipas orekseve dhe optikës staliniste. Si qenka e mundur të mos lëvizet presje prej teksteve të shkruara nga komunizmi titist apo enverist?! Kam përshtypjen (jo pa bazë), se historiografia komuniste shqiptare në përdorimet e forta pezhorative ndaj turqve është ndikuar kryesisht nga historiografia nacionalkomuniste serbe, e cila ndaj Kosovës tradhton mllefin e humbësve, ndërkohë që shqiptarët, ndonëse nën suazën e pushtimit dhe sundimit otoman, përkundrazi, e fituan Kosovën territorialisht dhe numerikisht, ani se nën sundimin otoman. Qëndrimi ndaj historisë së shkruar në diktaturë duhet ndryshuar medoemos, e jo vetëm tekstet e shkruara në komunizëm, por edhe tekstet e shkruara pas komunizmit nga ata historianë që trashëguan pa ndërprerë botëkuptimin, besnikërinë dhe nostalgjinë ndaj komunizmit që i ka rritur. Ata nuk kanë të drejtë të pretendojnë të shkruajnë dy herë për të njëjtin objekt me po atë vetëdije të formuar gjatë komunizmit! Në të gjitha tekstet lidhur me pushtimin osman unë shoh së paku një inkorrektesë: gjithkund përdoret fjala “turk”, kur e dimë mirë se fjala është për Perandorinë Osmane/Otomane, e cila s’ka të bëjë me shtetin e ri turk të Mustafa Qemal Ataturkut të themeluar më 1923-shin. Shteti turk mund të “amnistohet” duke përdorur në vend të “pushtuesit turk”, togfjalëshin “pushtuesit osman/otoman”. Ndërkohë është me vend të diskutohet sjellja e qeveritarëve të sotëm turq: sa të drejtë kanë ata të monopolizojnë trashëgiminë e Perandorisë Osmane/Otomane dhe aq më tepër të identifikohen me të? Një ndër çështjet e debatura me ndjeshmëri të lartë është fakti se si duhet emërtuar koha 500-vjeçare e Shqipërisë në Perandorinë Otomane: pushtim, apo bashkëqeverisje? Pushtimi është një akt që ndodh një herë. Më tej duhet përdorur termi sundim, i cili konfirmohet vazhdimisht me ekspedita ndëshkimore të Portës së Lartë, sa herë tentohet mosbindja ndaj ligjeve të perandorisë, rebelimet, kryengritjet apo krijimi i formacioneve autonome/gjysmë-autonome, siç kanë qenë dy pashallëqet shqiptare – i Bushatllinjve dhe i Ali Pashë Tepelenës. Shtrimi i çështjes së rishikimit historiografik të periudhës së shqiptarëve nën Perandorinë Osmane/Otomane me shkas kërkesën e ministrit turk të Arsimit gjatë vizitës së tij në Prishtinë, paraqet një interes të madh jo vetëm për Kosovën, por njëjtazi edhe për Shqipërinë e trevat e tjera shqiptare në Ballkan. Nga një iniciativë e tillë duhet të përfitojnë në radhë të parë historiografët tanë, të cilët duhet të kërkojnë brenda sinqeritetit të propozimit turk pretendimin e tyre të ligjshëm, gjithaq të sinqertë kundrejt palës turke: hapjen e arkivave turke për të gjitha çështjet e rëndësishme që lidhen me historinë, diplomacinë dhe politikën e shtetit turk kundrejt shqiptarëve në Ballkan. E para që duhet të bëjnë politikanët shqiptarë (të Kosovës dhe Shqipërisë) është t’i kërkojnë shtetit turk hapjen e arkivave për çështjen më të ndjeshme etnike: marrëveshjet e shtetit turk të viteve 1931, 1938 dhe marrëveshjen tjetër të shtetit turk me Jugosllavinë komuniste të vitit 1951 mbi shpërnguljen e shqiptarëve myslimanë në Turqi (pa harruar edhe marrëveshjet për shpërnguljen e popullsisë myslimane të Greqisë, që siç dihet qenë në pjesën dërrmuese familje shqiptare. Këto dy konventa që shteti turk ka nënshkruar një herë me Mbretërinë jugosllave dhe herën tjetër me Jugosllavinë komuniste, kanë lehtësuar në maksimum projektin serb të spastrimit të viseve shqiptare, prishjen e ekuilibrit etnik, konfiskimin e tokave dhe pasurisë së shqiptarëve, si mjetin më të sigurt për kolonizimin e vendbanimeve shqiptare. Kjo ndryshe quhet “bashkëpjesëmarje në krim”! Pas këtyre marrëveshjeve turko-jugosllave për shpërnguljen e popullsisë myslimane (nënkupto: shqiptare) në Turqi, pasuan metodat e masat ekstreme, të dhunshme e tmerruese mbi shqiptarët e trojeve të ish-Jugosllavisë, për t’i detyruar përdhunisht të ndërronin identitetin e tyre. Sipas studiuesve, vetëm gjatë periudhës 1953-1959, vetëm në Republikën e Maqedonisë u deklaruan si turq nën trysni lebetitëse 60 000 shqiptarë dhe u shpërngulën gjithsej nga kjo republikë 143 800 shqiptarë. Kur projekti vijoi të zbatohet pas vitit 1959 edhe për viset e tjera shqiptare në ish-Jugosllavi; shifra e shqiptarëve të deportuar kapërcen gjysmë milioni banorë. Nëse shteti i sotëm turk kërkon të ndërtojë marrëdhënie të sinqerta me shqiptarët në Ballkan si për çështje të historisë, ashtu dhe të perceptimit të imazhit të ndërsjellë historik ndërmjet dy popujve, atëherë është rasti më i mirë për t’u zhveshur nga “mëkatet e së kaluarës” dhe paralelisht me rishikimin e arsyeshëm të terminologjisë së fiksuar nga këndvështrimi komunist mbi historinë, edhe Turqia duhet të hapë arkivat e Ministrisë së Jashtme, të denoncojë marrëveshjet kriminale në kurriz të shqiptarëve me konventat e viteve 1931, 1938, 1951, t`i bëjë ato publike dhe të distancohet prej tyre! Sepse janë pikërisht këto marrëveshje turko-jugosllave kalvari i një tragjedie të pashoqe të dëbimit të popullatës shqiptare nga trojet e tyre si turq, për të cilat marrëveshje nuk flasin as historianët, as politikanët e as debatuesit e polarizuar në “katolikocentristë” dhe “islamocentristë”. Unë propozoj këtë rrugë të mesme, të zhveshur nga retorika, pragmatike e të sinqertë, e siç më duket mua, me përfitim të dyanshëm.

Albtelecom

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Panorama Online. Moderatori

13 Komente per ““Furtuna” që rrezikon të dalë prej “gotës” së ujit”

  1. Sakte, z. Tufa.

  2. Z Tufa….ju falenderoj per shkrimin,eshte nje teme qe duhet te behet me e qarte dhe me profesjonale,jo vetem ne shqiperi,Kosove por edhe tek shqiptaret e Maqedonise,pasi ne mase te madhe te nxenesve,studenteve dhe opinonit publik,ne te tre shtetet,akoma nuk di qarte cka ndodhur me shqiptaret ne realitet,te uroj pune te mbare

  3. Organizatoret e peticionit jane Ndue Ukaj, Lazer Stani, Mateo Mandala, Ardian Ndreca e Majlinda Bregu. Kjo nuk eshte prove perfundimtare, por perkatesia fetare e organzatoreve, sigurisht qe nuk eshte e rastesishme.
    Tek gazeta Mapo sot, Menita Ljajrja, nje firmetare katolike e peticionit citon s’dihet nga c’konteksts Mithat Frasherin keshtu

    “Muhamedanizmi i huaj – na e kujton Mit’hat Frashëri, u jep besnikëve të saj një dinakëri dhe fallshëri që drejton gjithë punët e tyre.”

    Ardian Ndreca po tek Mapo, flet per historine, dhe permend muslimanet qe luten arabisht. Po kjo c’lidhje ka me ndryshimin e historise ‘nga turqit’?

    Pse nje e dy permendin fene islame keta peticionistet, kur pretendojne se po flasin per historine. Cili nga ata historian? Kjo me duket si shenje e dukshme e ‘katolikocentrizmit’ te organizatoreve te peticionit, per te cilin flet prof. Agroni

  4. Gjergj ne Toronto

    Qarte Agron,
    keshtu duhet gjykuar, jo per te gjetur ne tepri, nxitim apo gabim tjetrin, qe mendon disi me ndryshe, por per te njohur, pranuar e studiuar sa me realisht ate qe ka ndodhur ne kohe.

    Dhe per te kujtuar te sotmen nga ka ardhur e per ku shkon. Gjithnje duke menduar se sa veshtire e kemi te mbushim boshin e madh midis viteve ’30 me vitet ’90, qe komunizmi internacionalist e shnderroi ne gremine mes historise.

  5. Pushtimi turk dhe komunizmi kane qene fatkeqesite me te medha te popullit Shqiptar.Turqit na mbajten 500 vjet ne sundim dhe nuk bene asnje investim vetem mernin taksa dhe ushtare ne Shqiperi ndersa komunizmi vrau dhe persekutoi shtresat me dinjitoze te popullit dhe izoloi vendin 50 vjet te sundimit me barbar ne historine tone duke na bere me te varferit e planetit !

  6. Z Tufa,pushtimi turk nuk ishte thjesht pushtim por ishte genocid!!!!U shfaros ose u detyrua te braktiste vendin nje e treta e popullsise,qytete te tera u boshatisen,si Drishti,Danja etjkjo .popullsi qe fliste shqip…dhe e ka ruajtur shqipen per 500 vjet…dhe jo si ajo popullsi qe me marreveshje u shperngul nga ish Jugosllavia dhe asnje nuk di shqip dhe ka humbur identitetin shqiptar…
    Se cfare lidhje ka historigrafia komuniste me keto fakte historike vec ju mund ta dini zoti Tufa

  7. te lumte goja ty bashkim eshte shum e vertet se na shqiptaret jemi populli i ma pa fat ne bot .me pushtimin turk edhe me komunizmin.edhe i falendoroj te gjith komentuesit e mesiperm .

  8. Te pergezoj Agron!
    Mendimi ndryshe ka qene gjithmone herezi ne komunizem. Realitetet e reja kerkojne gjykime realiste. Askush nuk gezon dot monopolin e fjales se fundit. Ky debat i hapur ben mire te vazhdoje ne media, e cila eshte me e pranishme ne jeten e perditshme. Opinioni i gjere informohet me shpejt dhe me shume nepermjet ketij debati. Une gjej rastin te te falenderoj per gjykimin e sakte te realiteteve historike dhe atyre te sotme, jo vetem per shkrimin ne fjale, por dhe per te tjeret mepareshkruar.

  9. Nuk mund të ngatërrohet shkrimi i historisë së kohës së komunizmit me atë të kohës së pushtimit osman. Aq më pak mund të thuhet se ky ministri turk paska bërë një propozim të sinqertë. Turqit fatkeqësisht e vazhdojnë në mënyrë herë të fshehur e herë jo sundimin e tyre këtu, të paktën këtë rreken të bëjnë. Po prej teje zotëri nuk pres të thuash gjë të keqe për ta. Jo për gjë po je nga ata qentë që nuk e kafshojnë dorën e të zotit.

  10. Z. Tufa ne kete shkrim megjithese tenton te shfaqesh neutral ndaj poleve “katolikocentriste” dhe “islamocentriste”, ne fakt ky artikull ju rreshton ne polin “islamocentrist”.

    Ju ne vend qe te ishit kategorikisht kunder rishikimit te historise se Shqiperise me udhezime nga nje ish-pushtues i Shqiperise (kushdoqofte ai otoman/osman/turk ose italian, gjerman etj), ju shpreheni se dhe se “Nuk ka arsye pse të mos merret seriozisht propozimi i ministrit turk!” sepse “fjala nuk ban mort”.
    Duke mbeshtetur rishikimin e historise sipas turqeve, ju veteperfshiheni ne kategorine e atyre qe i nenshtrohen diktaturës së paragjykimeve fetare që nuk ka pikë lidhje me thelbin e debatit.
    Per me teper ju permes fluturimesh jashte konteskstuale dhe inkoherente tentoni te ofroni argumente se perse duhet korrigjuar historia. Ne vijim paraqiten tre te tilla:

    1) Ne kundershtim me faktet historike, ju shpreheni se fjalet fyese per tuqit qenkan shkruar nga historiografia komuniste/stalinisite. Z.Tufa, shekuj perpara se lindte edhe vete Marksi, turqit otomane erdhen dhe pushtuan trojet shqiptare dhe per 5 shekuj i suanduan ato ne menyren me mizore. Shume faje ka komunizmi ne shqiperi por, per pushtimin osman nuk kishte faj sepse lindi me vone ne kohe dhe cfaredo te kete shkruar per ate pushtim nuk ka shkruar aq sa duhet. Por, megjithese ju mbaheni si antikomunist, ne fakt edhe levizjet antikomunsite ne shqiperi per ju kane valence te ndryshme qe lidhen me perkatesine kulturore- fetare te zonave te levizjes: psh ju ndryshe e konsideroni “Levizjen e Postribes” ne Shkoder duke i kushtuar asaj edhe artikuj, dhe ndryshe e konsideron “Kryengritjen e M.Madhe kunder komunizmit”, qe megjithese eshte e para levizje antikomuniste, jo vetem ne Shqiperi, por edhe ne Europen Lindore, ju megjithese antikomunsit e kaloni ne heshjte. Kriteri qe ju ndiqnie shte i qarte.
    2) Ju shpreheni se: “Në të gjitha tekstet lidhur me pushtimin osman unë shoh së paku një inkorrektesë: gjithkund përdoret fjala “turk”, kur e dimë mirë se fjala është për Perandorinë Osmane/Otomane, e cila s’ka të bëjë me shtetin e ri turk të Mustafa Qemal Ataturkut të themeluar më 1923-shin. Shteti turk mund të “amnistohet” duke përdorur në vend të “pushtuesit turk”, togfjalëshin “pushtuesit osman/otoman”.
    Kjo eshte nje inhorence e rende Z. Tufa. Sipas logjikes tuaj, nese gjermanet do te kerkonin qe kudo ne librat e historise fjalet “gjermanet naziste” te zevendesoheshin me fjalet “pushtuesit naziste”, do te perbente ndonje ndryshim kjo per imazhin qe gjermanet kane ne bote? A mund te vihet ndonjehere ne diskutim se gjermanet e sotshem (ose edhe ata pas 5 shekujsh) nuk jane pasardhes te trashigimise naziste?
    Ne te njejten menyre, a mund te vihet ndonjehere ne diskutim se turqit e sotshem nuk jane pasardhes te osmaneve/otomaneve dhe se ata nuk e kane monopolin e trashëgimisë se Perandorisë Osmane/Otomane pra edhe te identifikohen me të?

    3) Ju shpreheni se: “Një ndër çështjet e debatura me ndjeshmëri të lartë është fakti se si duhet emërtuar koha 500-vjeçare e Shqipërisë në Perandorinë Otomane: pushtim, apo bashkëqeverisje? Dhe ju pergjigjeni se: Pushtimi është një akt që ndodh një herë.”

    Kjo eshte inkoherenca me e rende Z.Tufa. Sipas jush: Pasi serbet e pushtuan Kosoven ne nje moment te caktuar ne vitin 1911 dhe nga momenti i pushtimit dhe ne vijim populli i kosoves bashkejetoi me serbet? Sipas jush NATO paskesh bere dem ne Kosove sepse paskesh prishur nbashkejetesen shqiptaro-serbe?!!

    Z. Tufa, ju ne tentativie per te zbutur mizorine pushtimit turk ndaj shqiptareve shkoni deri aty sa te beni konstatime qe legjitimojne cdo pushtim qe ka ndoshur ne histori. Dhe kjo nga ndo kendveshtim konsiderohet nje flirtim i turbullut me pushtuesin (kushdoqofte) dhe tregon qarte se ke nje raport jo te drejte me lirine (sepse ti pushtim quan vetem nje moment te caktuar ne kohe dhe pas ketij momentit sipas jush filon periudha e bashkejeteses pushtues- i-pushtuar).

  11. Po me paragjykon, shtremberon, dhe po shpif ne pozitat e katolikocentristit,z. Dardan! Mesohu te kuptosh, se ka dhe alternativa te mesme ne kete debat. Shkrimi im eshte i qarte, por ti shtrihesh me lupen e hetuesit komunist dhe kerkon rrenjet e ndofare “islamocentrizmi” tek une edhe ne shkrime per Postriben e M. Madhe, per te cilat ti nuk ia ke haberin e nuk e di cfare ka ne arkiva. Nje keshille: merr e loxo librat e Ezra Pound-it dhe Harold Bloom-it me titullin “Si te lexojme”, or mos i keqkupto me dashje dhe ata. Shendete!

  12. Harrova dhe dic tjeter pikante: tani qe po i jap doren e fundit librit “Kryengritja antikomuniste e Malesise se Madhe”, pas nje studimi te mehershem (qe ju s’e keni lexuar! dhe te mos lexosh nuk eshte fakt krenarie), tani qe une jam marre prej kohesh me te, me dokumenta arkivash etj,etj, me duket i habitshem pretendimi e alibia juaj, z Dardan, per perceptim kulturoro-fetar (pro islamik), dhe e di si me vjen te te them per kete paragjykim? Shko z. Dardan, gjej ndonje trung peme e futja nje… me i lehtesue veshkat!

  13. Tufa sikur e harron jugun e shqiperise dhe expulsin e cameve nga tokat e tyre me pretekstin se jane turq. Bota eshte globalizuar dhe shume gjera kane ndryshuar, por jo aq sa te harrojme historine dhe te pranojme te na e ndryshojne perseri po ata te cilet na e ndryshuan njehere. Muslimane, katolike apo ortodokse kush pranon qe eshte shqiptar ta harroje Turqine dhe Azine, jetojme ne Perendim dhe si te tille jemi perendimore.

Beni nje Koment


3 + 9 =

  • Facebook
  • Twitter
  • YouTube
  • Linkedin
  • RSS

AMC
abissnet
Hotel Prestige
7epta7

Parashikimi i motit


+23
H: +24°
L: +12°
Tirana
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+26° +26° +25° +25° +25° +24°
+12° +11° +11° +11° +10° +11°
+22
H: +23°
L: +15°
Durres
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+25° +25° +25° +25° +23° +23°
+15° +14° +15° +15° +12° +11°
+22
H: +25°
L: +10°
Elbasan
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+28° +28° +27° +27° +27° +26°
+12° +11° +11° +10° +10° +11°
+18
H: +23°
L: +16°
Vlore
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+25° +25° +25° +24° +24° +24°
+15° +14° +14° +15° +12° +12°
+21
H: +23°
L: +11°
Shkoder
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+26° +25° +25° +26° +25° +24°
+12° +11° +12° +10° +11° +12°
+18
H: +22°
L: +
Korce
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+24° +23° +23° +22° +23° +23°
+ + + + + +
+22
H: +24°
L: +11°
Berat
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+27° +27° +27° +27° +26° +25°
+11° +10° +10° +10° + +10°
+9
H: +22°
L: +
Kukes
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+22° +22° +21° +21° +21° +21°
+ + + + + +
+23
H: +23°
L: +12°
Sarande
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+23° +23° +23° +22° +22° +22°
+11° +12° +11° +10° + +13°
+24
H: +24°
L: +13°
Kavaje
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+26° +26° +26° +26° +25° +25°
+13° +13° +12° +12° +11° +11°
+22
H: +22°
L: +12°
Kruje
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+22° +23° +21° +22° +21° +20°
+11° +10° +10° +10° +10° +11°
+22
H: +24°
L: +14°
Lezhe
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+26° +26° +26° +26° +25° +24°
+14° +14° +14° +13° +12° +13°
+20
H: +24°
L: +14°
Fier
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+27° +27° +27° +27° +26° +26°
+12° +12° +11° +12° +12° +11°
+18
H: +19°
L: +
Pogradec
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+21° +20° +20° +20° +19° +19°
+ + + + + +
+21
H: +21°
L: +
Rreshen
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+24° +24° +23° +23° +23° +22°
+ +10° +10° + + +
+23
H: +23°
L: +
Tropoje
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+21° +20° +20° +20° +20° +19°
+ + + + + +
+20
H: +23°
L: +
Pristina
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+22° +21° +21° +20° +21° +20°
+ + + + + +
+25
H: +25°
L: +
Prizren
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+25° +24° +23° +24° +24° +23°
+10° + + + + +10°
+23
H: +23°
L: +
Mitrovica
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+20° +20° +19° +20° +19° +19°
+ + + + + +
+21
H: +24°
L: +
Skopje
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+24° +22° +23° +23° +23° +23°
+ + + + + +
+24
H: +24°
L: +
Gostivar
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+24° +23° +23° +24° +24° +23°
+ + + + + +
+21
H: +24°
L: +
Tetovo
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+24° +23° +23° +24° +24° +23°
+ + + + + +
+16
H: +20°
L: +
Struga
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+22° +21° +21° +20° +20° +20°
+ + + + + +

Gazeta Panorama Alexa toolbar



Showbiz

Lifestyle

Teknologji

Kuriozitete

© 2014 Gazeta Panorama ONLINE. All Rights Reserved.   Programuar nga: ikoncept Privacy