PSIKOLOGJIA   Birra Korca
GRAZIA   Lotaria Kombetare
Home » Opinion » Imperativi i debatit kryeministror

Imperativi i debatit kryeministror

DR.ERION PICIRI A janë të domosdoshme debatet kryeministrore përpara zgjedhjeve parlamentare? Është një pyetje që herë pas here qarkullon në opinionin publik, ndërkohë që procesi ka avancuar me gatishmërinë e kreut të opozitës për një debat të tillë. Pavarësisht se shumëkush mund të ketë rezerva për këtë politikan që shpërfilli debatin me kundërshtarët politikë përgjatë zgjedhjeve të shkuara lokale dhe parlamentare, parimi i reciprocitetit nuk duhet marrë në konsideratë. Debati kryeministror nuk është opsion fakultativ, por një obligim që buron nga kandidimi për poste të larta publike, një e drejtë e pamohueshme e shqiptarëve për t’i dëgjuar pretendentët e fronit kryeministror përballë njëri-tjetrit dhe gjykuar aftësitë e tyre sipas performancës në arenë. Me synimin për të vënë demokracinë shqiptare në shinat e konvencionalitetit, më poshtë po e përmbledh imperativin e debatit kryeministror në 3 argumente: demokratik, qeverisës dhe elektoral. Debati dhe standardi demokratik Demokracia kërkon zgjedhje të lira dhe të ndershme, ndërkohë që standardi i ndershmërisë arrihet kur zgjedhësve u afrohet i gjithë informacioni i nevojshëm për një gjykim racional. Këtu debati kryeministror mbetet i domosdoshëm dhe i pazëvendësueshëm. Informacioni, faktet dhe idetë konkurruese që debatet prodhojnë, orientojnë votuesit e pavendosur, japin tablonë e plotë të alternativave duke nxjerrë njëherësh karakterin, pastërtinë dhe dobinë publike të kandidatit kryeministror. Imperativi i debatit kryeministror buron edhe nga sistemi ynë politik. Në vitet e fundit partitë kryesore parlamentare vendosën ta devijojnë vendin nga një demokraci klasike në një liderokraci. Pushteti i liderit që fiton zgjedhjet parlamentare, ka hapësirën ligjore të shtrihet kudo: nga përcaktimi i deputeteve deri te kontrolli i qeverisë, Parlamentit dhe Gjyqësorit. Nisur nga përqendrimi atipik i pushtetit, ku është vënë në pikëpyetje parimi i kontrollit dhe balancimit të pushteteve, debati kryeministror është garancia e vetme e demokracisë anemike shqiptare. Si qytetarë të këtij vendi, kemi të drejtën tonë të njohim mirë atë që do qeverisë gjithçka, do administrojë në katër vite një buxhet prej dhjetëra miliarda eurosh nga paratë e taksapaguesve, do ketë nën administrim pasuritë publike të vendit, do vërë rregullat e lojës për punën dhe pasuritë e shqiptarëve, do kontrollojë këdo që merr frymë në këto anë. Nëse gjatë qeverisjes nuk kemi asnjë mekanizëm t’i kontrollojmë apo influencojmë pushtetarët gjysmëperëndi, të paktën të kemi mundësinë të zgjedhim në njohje të mirë të çështjes personazhin më të përshtatshëm. Nuk mund të shpallesh kampion në një demokraci pa një luftë të ndershme dhe konkurruese me kundërshtarët, pa u treguar njerëzve si e ke ushtruar detyrën apo se si mendon ta ushtrosh atë. Debati kryeministror është një standard demokratik, të cilin konkurrentët nuk duhet të na e mohojnë. Debati dhe fizionomia e Shqipërisë së nesërme Debati duhet të qartësojë dhe një sërë çështjesh të tjera mbi fizionominë e Shqipërisë së nesërme – si përgjegjshmëria e lidershipit. A mundet që, mbasi ke qeverisur vendin prej 4 vitesh në dy sektorë kyçë, si ekonomia dhe shëndetësia, të braktisësh muajin e llogaridhënies dhe të kërcesh në barkën e atyre që kërkojnë llogari për këta sektorë. Ky absurditet i tranzicionit shqiptar nuk duhet toleruar të zërë vend në kulturën tonë politike. Je paguar nga taksapaguesit për të drejtuar vendin, ke ndërtuar një karrierë dhe fituar privilegje – këtu buron obligimi të përgjigjesh për punët që ke kryer dhe të mos i vidhesh procesit final të marrjes së përgjegjësive. Ata që hyjnë në qeveri nuk lidhin pakte vetëm me partitë e tjera të koalicionit, por kanë një kontratë me popullin shqiptar në tërësi. Kandidatët kryeministrorë duhet të deklarohen në debat se si do të sillen ata me detyrat e larta shtetërore, kur joshja për përfitime të tjera bëhet më e madhe. Kush nuk u del zot përgjegjësive, nuk meriton të jetë lider. Debatet kryeministrore janë të dobishme edhe si frenuese të politikave të dyshimta dhe spekulative. Një pjesë e politikës paralajmëron vendosjen e taksës progresive. Rroga e Kryeministrit, që shpesh merret si rasti ku do të godasë fort taksa progresive, nuk është një rast i veçuar në shoqërinë tonë, por simboli i shtresës së mesme. A është taksa progresive e ndershme apo e pandershme me pjesën më vitale të shoqërisë – elitën intelektuale dhe sipërmarrëse? A është kjo një taksë e padrejtë mbi performancën dhe aftësinë – politike demoralizuese mbi energjitë sipërmarrëse të kombit? A është zgjidhje apo një problem i ri në kohë krize globale? Këto pyetje dhe të tjera duhet t’i sqarojnë debatet kryeministrore. Për të mbrojtur të drejtat e shtresës së mesme – profesorëve, inxhinierëve, gazetarëve, juristëve, të rinjve dhe të rejave krijues, sipërmarrësve të vegjël dhe të mesëm, si dhe shumë të tjerëve me të ardhura mesatare – kandidati kryeministror i së djathtës duhet të dalë në debat. Duhet të dalë dhe të luftojë që kurrkush të mos arrijë të mbushë xhepat e militantëve politikë me punën e ndershme të profesionistëve. Debati dhe fitimi i zgjedhjeve Kryeministri aktual duket se ka zgjedhur si strategji elektorale mosballafaqimin. Strategji që lë vend për përmirësime. Jo vetëm se nuk është demokratike, por është dhe joproduktive për momentin që kalon vendi dhe në funksion të fitimit të zgjedhjeve. Kundërshtari mund të shpërfillet (në debat) kur progresi i vendit është i qartë dhe Kryeministri në detyrë ka luksin të flasë për suksese të dukshme për këdo. Por kur vendi vuan pasojat e krizës globale dhe qytetarët janë prekur nga papunësia dhe rënia ekonomike, debati është e vetmja mundësi për të mbajtur vendin e punës. Aty ke shansin të argumentosh situatën, të tregosh se si barka shqiptare i rezistoi uraganit financiar global, ndërkohë që anijet e fqinjëve, me gjithë ndihmat e institucioneve ndërkombëtare (BE, BB, FMN etj.), nuk i kanë shpëtuar ende mbytjes. Në debat ke shansin të demonstrosh eksperiencën kryeministrore, zotërimin e shifrave, racionalitetin e politikave të tua dhe të minosh kredibilitetin programor të kundërshtarit. Ky është shansi madhor i politikanit në detyrë në raste parakrizash. Debatet presidenciale në Shtetet e Bashkuara janë shembulli i vlefshmërisë së tyre në përcaktimin e fituesve. Të gjithë i mbajmë mend tri konfrontimet e fushatës së fundit midis Obamës dhe Romney-it. Megjithëse deri nga fundi i shtatorit 2012 Presidenti Obama kishte një diferencë nga 5 deri në 10 pikë në shtetet më të diskutuara, një debat presidencial solli në pak orë përmbysjen e sondazheve (për më shumë shiko realclearpolitics.com). Për herë të parë mbas shumë muajsh, andidati republikan mori kryesimin e garës. Por falë sistemit të ballafaqimit të trefishtë, në të njëjtin shesh beteje ku fitoi terren dhe e humbi atë. Fitorja e debatit të parë nga republikani ishte si ajo e Pirros. Impresionoi duke bërë premtime që nuk i korrespondonin realitetit dhe anashkaluar grupe të rëndësishme shoqërore. Megjithëse ekonomia amerikane nuk tregonte rimëkëmbje, realizimet e lehta pozitive të Obamës, gjykimi racional dhe premtimet jorealiste të Romney-it, anuan balancën për nga vazhdimësia e Presidentit në detyrë. Ky rast është një argument shtesë në teorinë e Vavreck që, mbasi vëzhgoi 15 zgjedhjet presidenciale amerikane, arriti në përfundimin se “Konteksti  i zgjedhjeve nuk është përcaktues. Çfarë bëjnë kandidatët me kontekstin po” (Lynn Vavrick, The Message Matters: The Economy and Presidential Campaigns, Princeton University Press, 2009, f. 105). I njëjti konkluzion vlen dhe për zgjedhjet tona parlamentare (të kthyera në një betejë sipas modelit presidencial amerikan) – parakriza favorizon frontet opozitare, por fitimi i zgjedhjeve do të varet nga mesazhi dhe kredibiliteti i kandidatëve. Njerëzit e thjeshtë të këtij vendi, si kudo në botë, nuk janë dhe aq mirë, por nuk duan të jenë keq apo shumë më keq. Kandidati bën diferencën dhe debati kthehet në një oportunitet, që s’duhet humbur. Në vend të përfundimit… Për të stimuluar ecjen përpara drejt debatit kryeministror po hedh një ide fillestare pa pretendimin e zgjidhjes finale. Një komitet nismëtar, i përbërë nga përfaqësues të universiteteve dhe masmedias, mund të fillojë procesin e organizimit të debateve. Me short të zgjidhen tri vendndodhjet e takimeve, nga qendrat universitare të vendit. Po me short të zgjidhet nga një moderator kryesor dhe nga dy gazetarë ndihmës (njëri majtas dhe tjetri djathtas), që do bëjnë vetëm pyetje për krahun tjetër. Kandidatët të ftohen dhe, nëse nuk pranojnë, vendi të lihet bosh, ndërkohë që shoqëria civile dhe mediat të bëjnë pa pasion politik detyrën ndaj vendit dhe ta trajtojnë ashpër, por ndershmërisht kandidatin që injoron thirrjet publike për debatin, institucionin unik të demokracisë.

Albtelecom

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Panorama Online. Moderatori

4 Komente per “Imperativi i debatit kryeministror”

  1. Te isha si Z.Berisha nuk do humbisja kohe me debate me Edi Ramen.Ose do i thosha ate qe Z.Blushi itha Zj. A.Basha ne nje debat televiziv.”Aske shans te pish kafe me mua.”Ka pasur probleme madhore vendi ftesat nuk kane menguar as per debate as per takime as per marreveshje,por Z.Rama ka bere here te fortin e here karagjozin.Te presesh alternativa, zgjidhje,marreveshje,programe zhvillimore nga ky humbes i madh eshte iluzion mendoj une. Batuta po.I keni me shumice ne Twitter i nderuar DR.

  2. eshte shume e drejt , te behet debat kryeministror. nje gje me ben pershtypje sepse ishin plot 4 vite qeverisje parlamentare , sa here kane dashte e kane kerkuar kryeministrin per inerperlance dhe asnjehere nuk ka dashur kryeministri opozitar te ndeshet.duhet te jemi dhe realiste se alternativa e Edi Rames ishte Fajin e ka Saliu , tani Te heqim Saliun kjo eshte vetem urrejtje per kundershtarin.Qofte larg nje lider i tille qe ka ne parim urrejtjen , ndarjen krahinore te vendit, si deklarimet e turpshme sot per policine.Ky njeri nuk e meriton te vihet ne qender te vemendjes.nuk duhet te tolerohen gjera te tilla …..

  3. Dr. PICIRI debati ketu ne USA fillon me zv. presidentet dhe nuk eshte e vertete qe njerezit presin se cfare do te dale nga ato tre debatet qe te binden se per ke te votojne. Po ti para se te citosh ato akademizmat e Princeton ben mire te na thuash se sa dollare shpenzoi Baraku per fushate elektorale, (po te them une qe i theu te gjitha rekordet) pastaj na lyej e na laj me ato bla-bla-bla doktoraturash.

  4. Urime Dr. Erion Picirit, me ne fund nje analize e mirefillte, e qarte, ne objekt, e argumentuar. Pjesa me e madhe e te ashtuquajturave analiza jane ese te bazuara ne intuite ” muzike qe i bihet me veshe”, hartime qe me shume kane mllefe me aksh parti apo politikan. Me urimet qe te shtohet numri i keyre analizave…do te jete me mire dhe per politiken dhe per publikun…

Beni nje Koment


1 + 7 =

  • Facebook
  • Twitter
  • YouTube
  • Linkedin
  • RSS



Hotel Prestige

Gazeta Panorama Alexa toolbar

Parashikimi i motit


+23
H: +24°
L: +12°
Tirana
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+26° +26° +25° +25° +25° +24°
+12° +11° +11° +11° +10° +11°
+22
H: +23°
L: +15°
Durres
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+25° +25° +25° +25° +23° +23°
+15° +14° +15° +15° +12° +11°
+22
H: +25°
L: +10°
Elbasan
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+28° +28° +27° +27° +27° +26°
+12° +11° +11° +10° +10° +11°
+18
H: +23°
L: +16°
Vlore
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+25° +25° +25° +24° +24° +24°
+15° +14° +14° +15° +12° +12°
+21
H: +23°
L: +11°
Shkoder
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+26° +25° +25° +26° +25° +24°
+12° +11° +12° +10° +11° +12°
+18
H: +22°
L: +
Korce
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+24° +23° +23° +22° +23° +23°
+ + + + + +
+22
H: +24°
L: +11°
Berat
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+27° +27° +27° +27° +26° +25°
+11° +10° +10° +10° + +10°
+9
H: +22°
L: +
Kukes
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+22° +22° +21° +21° +21° +21°
+ + + + + +
+23
H: +23°
L: +12°
Sarande
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+23° +23° +23° +22° +22° +22°
+11° +12° +11° +10° + +13°
+24
H: +24°
L: +13°
Kavaje
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+26° +26° +26° +26° +25° +25°
+13° +13° +12° +12° +11° +11°
+22
H: +22°
L: +12°
Kruje
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+22° +23° +21° +22° +21° +20°
+11° +10° +10° +10° +10° +11°
+22
H: +24°
L: +14°
Lezhe
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+26° +26° +26° +26° +25° +24°
+14° +14° +14° +13° +12° +13°
+20
H: +24°
L: +14°
Fier
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+27° +27° +27° +27° +26° +26°
+12° +12° +11° +12° +12° +11°
+18
H: +19°
L: +
Pogradec
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+21° +20° +20° +20° +19° +19°
+ + + + + +
+21
H: +21°
L: +
Rreshen
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+24° +24° +23° +23° +23° +22°
+ +10° +10° + + +
+23
H: +23°
L: +
Tropoje
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+21° +20° +20° +20° +20° +19°
+ + + + + +
+20
H: +23°
L: +
Pristina
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+22° +21° +21° +20° +21° +20°
+ + + + + +
+25
H: +25°
L: +
Prizren
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+25° +24° +23° +24° +24° +23°
+10° + + + + +10°
+23
H: +23°
L: +
Mitrovica
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+20° +20° +19° +20° +19° +19°
+ + + + + +
+21
H: +24°
L: +
Skopje
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+24° +22° +23° +23° +23° +23°
+ + + + + +
+24
H: +24°
L: +
Gostivar
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+24° +23° +23° +24° +24° +23°
+ + + + + +
+21
H: +24°
L: +
Tetovo
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+24° +23° +23° +24° +24° +23°
+ + + + + +
+16
H: +20°
L: +
Struga
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+22° +21° +21° +20° +20° +20°
+ + + + + +




Showbiz

Lifestyle

Teknologji

Kuriozitete

© 2014 Gazeta Panorama ONLINE. All Rights Reserved.   Programuar nga: ikoncept Privacy