PSIKOLOGJIA   Birra Korca   Hotel Prestige
GRAZIA   Union Bank
Home » Politike » Gjovalin Kadeli largohet nga PS. Arben Ndoka, në listën e PS për qarkun e Lezhës

Gjovalin Kadeli largohet nga PS. Arben Ndoka, në listën e PS për qarkun e Lezhës

Gjovalin Kadeli

Deputeti i qarkut të Lezhës, Gjovalin Kadeli, deklaroi dje largimin nga Partia Socialiste. Përmes një komunikimi me mediat, Kadeli tha se ndërpret kontratën e lidhur me zgjedhësit e Lezhës për shkak të mungesës së vlerësimit të Edi Ramës ndaj tij dhe strukturave socialiste të këtij qarku. “Sot është dita më e vështirë për mua dhe për të gjithë ne socialistët e pranishëm këtu dhe të gjithë atyre që na kanë mbështetur dhe vazhdojnë të na mbështesin edhe në këto momente të vështira, ku ne sot detyrohemi të largohemi me dhimbje nga shtëpia jonë e përbashkët prej 20 vitesh”, shprehet Kadeli. Sipas tij, ky vendim u mor për shkak se kryetari socialist injoroi punën dhe kontributin e tij dhe të socialistëve dhe ka kërkuar që PS në zgjedhjet e 23 qershorit të përfaqësohet nga njerëz jashtë PS. “Sot mbaron kontrata e lidhur me ju, të dashur votues, që më keni votuar në vitin 2009 si përfaqësuesin tuaj në Kuvendin e Shqipërisë, kjo kontratë mbyllet në mënyrë të njëanshme nga Edi Rama, i cili  duke pasur ekskluzivitetin e vendosjes së emrave për deputet në qarkun e Lezhës, ka vendosur të më largojë nga këto lista duke më zëvendësuar me njerëz jashtë Partisë Socialiste. Duke shtuar edhe pakënaqësitë e krijuara për bashkëpunimin me LSI-në, së bashku me miqtë e mi socialistë largohemi përfundimisht nga Partia Socialiste”, u shpreh deputeti socialist. Kadeli ishte një nga 220 grevistët e urisë që u ngujuan 20 ditë para Kryeministrisë në majin e vitit 2010, me kërkesën për të hapur kutitë dhe verifikimin e çdo vote. Ashtu si dhe Asllan Dogjani, i cili deklaroi largimin nga PS ditën e martë, në mbledhjen e Grupit Parlamentar socialist, edhe ai grevist i urisë së PS për transparencën e zgjedhjeve të 2009-s, Kadeli lë Grupin e PS për të qëndruar i pavarur dhe kandiduar i pavarur në zgjedhjet e 23 qershorit. “Në zgjedhjet e 23 qershorit do të dal si kandidat i pavarur”, u shpreh dje Kadeli, duke thënë se bashkë me të këtë vendim ka marrë dhe shumica e drejtuesve të organizatave socialiste të rrethit Lezhë, kryetari i komunës Kolsh dhe sekretari i Partisë Socialiste për rrethin e Lezhës, Hasan Muça.
Arben Ndoka, në listën e PS për qarkun e Lezhës Arben Ndoka do të jetë në listën e kandidatëve të Partisë Socialiste për deputetë në qarkun e Lezhës. Ndoka, i cili deri para pak kohësh ka qenë drejtori i Drejtorisë së Ekzekutimit të INUK, mësohet se do të jetë i treti në listën e kandidatëve socialistë, ndërkohë që lista kryesohet nga deputetja Mimi Kodheli e pjesë e saj është deputeti tjetër, Armando Prenga. Gjovalin Kadelit i është kërkuar që të jetë i katërti në listën e PS, pozicion që nuk është pranuar prej tij, duke e cilësuar fyes dhe mosmirënjohës. Pasditen e së martës, kreu socialist ishte në qytetin e Lezhës, ku shoqërohej nga Mimi Kodheli dhe Arben Ndoka. Gjatë këtij takimi, Rama ka marrë mbështetje nga përfaqësues të së djathtës në qarkun e Lezhës, të zhgënjyer nga qeverisja e PD-së. Gjatë takimit të zhvilluar në qytetin e Lezhës, kryesocialisti ka bashkëbiseduar me një grup prej rreth 300 përfaqësuesish të së djathtës dhe ish-të përndjekurve politikë. Këta të fundit e kanë njohur kreun e PS me zhgënjimin e tyre të thellë nga trajtimi që u është bërë në këto vite nga qeverisja e PD-së, së cilës i kanë dhënë votën, por prej së cilës nuk kanë marrë as mirënjohjen më minimale.
Tre deputetë të PS Ka shkuar në tre numri i deputetëve që largohen nga Partia Socialiste. Rreth një vit më parë, kryetari i PS-së Edi Rama i propozoi Grupit Parlamentar përjashtimin e Kastriot Islamit për shkak se ai nuk mori pjesë në votimin kundër të Grupit Parlamentar. Edhe pse pasuan dhe votime të tjera të deputetëve që dolën kundër vendimit politik të Grupit Parlamentar, asnjë masë nuk u mor ndaj tyre. Deputeti i qarkut të Kukësit, Asllan Dogjani, deklaroi dy ditë më parë largimin nga Grupi i PS, për shkak të injorimit nga Rama të vullnetit të socialistëve kuksianë. Për të njëjtin motiv dhe largimi i djeshëm i Kadelit, i detyruar nga qëndrimi dhe mosvlerësimi i Edi Ramës. ARISTIR LUMEZI

Albtelecom

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Panorama Online. Moderatori

8 Komente per “Gjovalin Kadeli largohet nga PS. Arben Ndoka, në listën e PS për qarkun e Lezhës”

  1. Arben Ndoka eshte person me precedente kriminal, i shquar ne Lezhe per krijimin e probleme me qytetaret e Lezhes!Qytetaret e Lezhes kane alergji per Ndokajt!Rama duhet te pyese mire se ke ka vendosur, njeri vella i Armando Prenges eshte arrestuar per vjedhje benzash ne Laprake, Tirane ndersa tjetri eshte marre me shfrytezim prostitucioni dhe trafik droge, e dine qytetaret e Laçi se kush jane keta!Ka djem shume me te mire Lezha dhe Laçi, eshte gjynah te prezantohen me keta njerez!

  2. Perfundimisht qarku i Lezhes do te kete dy deputet bandit.
    Turp i madh.

  3. Ky eshte kulmi, Ps-ja e Rilendjes kandidon Nokajt ne parlamente. Turp per ata qytetare lezhjane qe do ia japin voten ketyre personave shume problematike ( per te mos thene fjale te tjera) dhe injorante.

  4. Arben NOKA – Me ne fund nje deputet qe mund ta perfaqesoje Lezhen ne menyre dinjitoze. Gjithmone jemi perfaqesu nga deputete te paafte qe ne rastin me te mire vetem kane fol pa lidhje e is ka perfill kush! Lezha ka nevoje per perfaqeuses qe t’ju zeri vend fjala !!!

  5. Familja Ndokaj eshte historikisht nje nga familjet me te mira te Kurbinit. Ata qe i kane inat apo kane ndonje arsye tjeter qe flasin pa lidhje le te thone nese ndonjeri prej tyre (Nokajve) eshte marre me prostitucion, trafik droge, apo i kane vjellur kujt ndonje gja. Nese je i zoti dhe ecen perpara me dinjitet natyrisht qe ngjadh edhe zili! Ata kane vene edhe jeten ne rrezik per demokracine dhe shoqerine (gjithmone pa i ngelur kujt ne qafe) natyrisht qe erdhi koha qe te ngjiten aty ku u takon. Te jeni te sigurte se Lezha do te kete vec te mira nga dalja deputet e Arben Nokes.

  6. forca Lezha !!

    Forca Lezha 5:2. Edi Rama e ka tregu se asht politikan strateg me ekipin qe ka formua. Mjaft me poilitikane te paafte dhe impotente. Cfare kane Lezhjanet ma pak se tropojanet, kuksianet apo dibranet ?? Mos kan kontribu ma pak per demokracine qe nuk meritojne asnje vend ne qeveri? A mos valle ne qarkun e Lezhes nuk ia vlen te investohet? Berisha do te pendohet per kete nenvleftesim qe i ka ba Lezhes dh Lezhjaneve!!

  7. Personalisht nuk i njoh Ndokajt por ne nuk duhet te nisemi nga ajo qe dikush nuk i don keta njerez dhe te themni qe jane te keqinj!Duhet te kemi fakte te forta per te gjykuar njerezit!Sigurisht edhe une kam degjuar fjale te keqija por njeriu duhet te bindet per nje dicka qe degjon nga te tjeret! Nganjeher njerezit degjojne dicka bindese nga dikush ju serviret te tjereve dhe behet e besueshme!

  8. ore vec kush ka inat mund te fls per ndokaj. arben ndoka e meriton qe te jet ne parlament e te perfaqsoje lezhe. fitore z.arben ndokaa

Beni nje Koment


2 + 3 =

Opinion

Social Network

AMC


Parashikimi i motit


+23
H: +24°
L: +12°
Tirana
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+26° +26° +25° +25° +25° +24°
+12° +11° +11° +11° +10° +11°
+22
H: +23°
L: +15°
Durres
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+25° +25° +25° +25° +23° +23°
+15° +14° +15° +15° +12° +11°
+22
H: +25°
L: +10°
Elbasan
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+28° +28° +27° +27° +27° +26°
+12° +11° +11° +10° +10° +11°
+18
H: +23°
L: +16°
Vlore
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+25° +25° +25° +24° +24° +24°
+15° +14° +14° +15° +12° +12°
+21
H: +23°
L: +11°
Shkoder
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+26° +25° +25° +26° +25° +24°
+12° +11° +12° +10° +11° +12°
+18
H: +22°
L: +
Korce
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+24° +23° +23° +22° +23° +23°
+ + + + + +
+22
H: +24°
L: +11°
Berat
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+27° +27° +27° +27° +26° +25°
+11° +10° +10° +10° + +10°
+9
H: +22°
L: +
Kukes
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+22° +22° +21° +21° +21° +21°
+ + + + + +
+23
H: +23°
L: +12°
Sarande
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+23° +23° +23° +22° +22° +22°
+11° +12° +11° +10° + +13°
+24
H: +24°
L: +13°
Kavaje
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+26° +26° +26° +26° +25° +25°
+13° +13° +12° +12° +11° +11°
+22
H: +22°
L: +12°
Kruje
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+22° +23° +21° +22° +21° +20°
+11° +10° +10° +10° +10° +11°
+22
H: +24°
L: +14°
Lezhe
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+26° +26° +26° +26° +25° +24°
+14° +14° +14° +13° +12° +13°
+20
H: +24°
L: +14°
Fier
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+27° +27° +27° +27° +26° +26°
+12° +12° +11° +12° +12° +11°
+18
H: +19°
L: +
Pogradec
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+21° +20° +20° +20° +19° +19°
+ + + + + +
+21
H: +21°
L: +
Rreshen
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+24° +24° +23° +23° +23° +22°
+ +10° +10° + + +
+23
H: +23°
L: +
Tropoje
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+21° +20° +20° +20° +20° +19°
+ + + + + +
+20
H: +23°
L: +
Pristina
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+22° +21° +21° +20° +21° +20°
+ + + + + +
+25
H: +25°
L: +
Prizren
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+25° +24° +23° +24° +24° +23°
+10° + + + + +10°
+23
H: +23°
L: +
Mitrovica
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+20° +20° +19° +20° +19° +19°
+ + + + + +
+21
H: +24°
L: +
Skopje
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+24° +22° +23° +23° +23° +23°
+ + + + + +
+24
H: +24°
L: +
Gostivar
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+24° +23° +23° +24° +24° +23°
+ + + + + +
+21
H: +24°
L: +
Tetovo
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+24° +23° +23° +24° +24° +23°
+ + + + + +
+16
H: +20°
L: +
Struga
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+22° +21° +21° +20° +20° +20°
+ + + + + +

Gazeta Panorama Alexa toolbar



Showbiz

Lifestyle

Teknologji

Kuriozitete

© 2014 Gazeta Panorama ONLINE. All Rights Reserved.   Programuar nga: ikoncept