PSIKOLOGJIA   Birra Korca
GRAZIA   Lotaria Kombetare
Home » Aktualitet » Tryeza e opozitës: Kushtet e Edi Ramës për 32 partitë aleate

Tryeza e opozitës: Kushtet e Edi Ramës për 32 partitë aleate

Edi Rama gjate nje takimi me aleatet (foto arkiv)

Pjesë e qeverisjes partitë që marrin 5-10 mijë vota në rang  vendi. Shtohet në koalicion tjetër parti komuniste. Kryesocialisti propozon skemën për bashkëqeverisje. Edhe një tjetër komunist në koalicion. Kreu i PS: Mblidhni vota nëse doni poste në qeverisje. Kreu socialist iu përgjigj dje kërkesave të aleatëve të tij që kërkonin vend në listat e deputetëve të PS.  Në një tryezë të koalicionit të partive opozitare, në të cilin ishin shtuar dhe gjashtë parti të reja, Rama u tregoi atyre formulën se si ata do të mund të përfaqësoheshin në qeverisjen e ardhshme nëse nuk marrin vetë si parti një deputet. Përmes një platforme tip, kryesocialisti i njohu ata me kuotat që duhet të arrijnë në zgjedhjet e 23 qershorit. Për Ramën, nëse një parti aleate merr nga 500 deri në 1000 vota në qark, ajo ka të drejtë që të kërkojë të jetë pjesë e qeverisjes lokale. Ndërsa për të qenë pjesë e qeverisjes qendrore, Rama u kërkon partive aleate të koalicionit të tij nga 5 mijë deri në 10 mijë vota në shkallë vendi. Gjithashtu, kryesocialisti Rama gjatë fjalës së tij i ka garantuar aleatët se do të organizojë në zgjedhjet e 23 qershorit një administrim të përbashkët zgjedhor, përmes së cilës do të bëhet e mundur ruajtja e votës së çdo partie aleate, por dhe e votave të PS. Rama u kërkoi aleatëve që pasi të kenë studiuar këtë platformë, të sjellin propozimet e tyre dhe të arrijnë në një firmosje të saj, duke pranuar në parim bashkëpunimin opozitar si koalicion, e më tej PS do të nënshkruajë marrëveshje bashkëpunimi me çdo parti aleate. Reagimi Shqetësimi i partive aleate, kryesisht partive të vogla, ishte garantimi dhe ruajtja e votës së tyre. Ata janë shprehur të pakënaqur nga zgjedhjet e 2009-s dhe 2011-s kur komisionerët socialistë, sipas tyre, kanë tjetërsuar votën e tyre. Kreu i Partisë Ligj dhe Drejtësi, Spartak Ngjela, i ka kërkuar Ramës një vlerësim më real të votave të partive aleate. Sipas Ngjelës, sistemi aktual zgjedhor nuk i jep deputet një partie që në rang kombëtar ka marrë edhe 40 mijë vota dhe ai të mbetet i papërfaqësuar. Ngjela i ka kërkuar Ramës që në raste të tilla, këto parti të përfaqësohen siç duhet për shkak të sistemit që u pranua edhe nga PS. Kryetari i partisë që përfaqëson komunitetin rom, Toleranca e Re e Shqipërisë, Avdi Keçi, ka kërkuar garanci për ruajtjen e votës. “Partia Socialiste m’i ka vjedh votat dhe kam frikë se përsëri do m’i vjedhë dhe do të më thotë se nuk e plotësove kuotën që të përfaqësohesh. Në vitin 2009 kemi humbur dy mandate nga votat që na janë tjetërsuar”, mësohet t’i ketë thënë Ramës Avdi Keçi. Edhe kryetari i Partisë Ardhmëria Shqiptare, Emin Subashi, i ka kërkuar Ramës që një pjesë të numrit të vëzhguesve ta ndajë me aleatët. “Vetëm kështu mund të garantohet vota jonë, të paktën të kemi vëzhguesit tanë në komisionet e numërimit, pasi nga komisionerët tuaj nuk kemi asnjë garanci”, ka thënë Subashi. Por, avokat Ngjela dhe Rama i janë përgjigjur këtij propozimi me pamundësinë e Kodit Zgjedhor për të lejuar një hapësirë të tillë. Në këtë takim, socialdemokrati Gjinushi, kreu i PDS-së Milo dhe kreu i PSV91 nuk kanë shprehur asnjë qëndrim ndaj këtij propozimi të bërë nga Rama. Pritet që ata të ulen me kreun socialist dhe të bashkëshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi me PS për zgjedhjet e 23 qershorit.
Tryeza e partive opozitare 1.     Partia Socialiste e Shqipërisë,     Edi Rama 2.     Partia Demokracia Sociale,     Paskal Milo 3.     Partia Socialdemokrate,     Skënder Gjinushi 4.     Partia Ligj dhe Drejtësi,     Spartak Ngjela 5.     Partia Demokrate për Integrim e Prosperitet,  Halim Seitaj 6.     Partia Socialiste e Vërtetë 91,     Petro Koçi 7.     Partia e Gjelbër,     Edlir Petanaj 8.     Partia e Punës e Shqipërisë Riorg.     Marko Dajti 9.     Partia e Unitetit Kombëtar,     Idajet Beqiri 10.     Partia G99,     Ervin Mete 11.     Partia Rruga e Lirisë,     Kurt Kola 12.     Partia Ardhmëria Shqiptare,     Emin Subashi 13.     Partia për Mbrojtjen e të Drejtave të Emigrantëve,  Ymer Kurti 14.     Partia e Punës së Shqipërisë,     Muharrem Xhafaj 15.     Partia Reformatore Demokratike,     Skënder Halili 16.     Partia Bashkimi Repub. Shqiptar,     Zane Llazi 17.     Partia Socialiste e Moderuar,     Gjergj Koja 18.     Partia Aleanca Arbnore Kombëtare,     Gjet Ndoj 19.     Partia Demokratike e Bashkimit Mysliman të Shqipërisë,     Sabri Jacaj 20.     Partia Toleranca e Re e Shqipërisë, Avdi Keçi 21.     Partia Komuniste Shqiptare,     Qemal Citollari 22.     Partia Komuniste e reformuar,     Preng Çuni 23.     Partia e Prosperitetit Demokratik,     Yzeir Fetahu 24.     Lëvizja për Drejtësi e Shqiptarëve,     Astrit Kosturi 25.     Partia Kristiandemokrate,     Dhimitër Muslia 26.     Partia e Çështjeve Shqiptare,     Bujar Shurdhi 27.     Partia Social Punëtore eShqipërisë,     Ramadan Ndreka 28.     Partia e Pajtimit Kombëtar Shqiptar,     Spartak Dobi 29.     Partia Shqiptare Atdheu,     Kreshnik Osmani 30.     Partia e Personave Aftësi të Kufiz.     Afrim Jeshili 31.     Partia Aleanca për Barazi e Drejtësi Europiane     (aromunë),     Valentin Mustaka 32.     Partia Bashkimi Popullor i Pensionistëve të Shqipërisë,     Selami Jenisheri 33.     Partia e Punës së Shqipërisë,     Muharrem Xhafaj
Milo: U propozua formula e bashkëqeverisjes Kreu i PDS-së, Paskal Milo, tha se PS propozoi platformën mbi të cilën do të bazohet bashkëqeverisja me aleatët. “Në platformën që u lexua nga kreu i PS kishte disa shifra ku do të vlerësohej kontributi i çdo partie, duke pasur parasysh të gjitha qarqet, dhe shifra minimale do jetë 500 vota deri 1000 vota, ndërsa kontributi në pushtetin qendror, lista do fillonte vlerësimin nga 5 mijë vota deri në 10 mijë vota. Në projekt-platformë lihet e hapur mundësia për çdo parti politike që kërkon të bëhet pjesë e këtij koalicioni. Mirëpresim çdo parti që do të bashkëpunojë me koalicionin tonë opozitar. Afatet janë të njohura, pasi më 23 prill është dita e fundit e regjistrimit të koalicionit, është përcaktuar nga ligji”, tha Milo. Dajti: Me dyshim garantimi i votës Kreu i Partisë së Punës së Riorganizuar, Marko Dajti, kërkoi garantimin e votës. “Sot zoti Rama na propozoi që pjesëmarrja jonë në qeverisje të bëhet nëse do të marrim 5 mijë vota e lart. Kjo nuk sjell asnjë garanci për bashkëpunimin tonë, pasi ne kërkojmë të kemi numëruesit tanë në të paktën tri qarqe. Në zgjedhjet e 2011-s kishim një bashkëpunim të hidhur me PS në bashkinë e Sarandës, ku nga 808 vota, në procesverbal u shënuan 80; në bashkinë e Kuçovës, nga rreth 400 vota, në procesverbal figuronin vetëm 70 e po kështu dhe në bashkinë e Korçës. Gjatë takimit u shpreh entuziazëm nga partitë e vogla të sapoardhura në këtë koalicion, që pretendonin se mund të marrin nga 8 deri në 15 deputetë, por për këtë kërkonin dhe ndihmën e PS”, tha Dajti. ARISTIR LUMEZI

Albtelecom

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Panorama Online. Moderatori

10 Komente per “Tryeza e opozitës: Kushtet e Edi Ramës për 32 partitë aleate”

  1. Ky paska zgjedhur ca parti, ku, kryetaret e tyre kur i pyet per emrin e partise qe perfaqesojne , hapin bllokun per te lexuar emrin e partise se tyre pasi nuk e mbajne mend.
    Vetem nje i marre mund ta quaje KOALICION kete.
    Ketu ka vetem disa emra qe thone “Kemi parti”.
    Te gjitha keto parti a bejne 100 vota ? Zor ta thuash.
    Megjithate suksese !

  2. Shume mire ka bere Rama..keta gjithnje kane dashur te perfitojne ne kurriz te PS..duan te drejtojne le te gjejne perfaqesi ne popull!

  3. Socialisti i zhgenjyer

    O kryetar i opozites ! Nese nuk di aritmetike po ta them une. – Te gjitha keto parti ( te marra se bashku) nuk e prodhojne dot NJE deputet te vetem. Pra e thene troc KE MBETUR VETEM.

  4. Cfare behet ne Shqiperi?
    Kushe po i páguan gjithe keto parti.
    Mos harroni se jemi ne popullsi jo me shume se 4000000 mil banor
    Dhe jane shume pake ata qe votojne, mos beni
    caq shume partí se nuk do ngelet njeri per te votuar i bie qe cdo shqipo te kete partine e tije(gjyshi im thoshte jemi koke me vete).
    Flm
    Me respekt.

  5. Me €DI RAMA .,jeni më mir se të përçar.

  6. Duket qe eshte koalicion besimplot. Diskutimet kryesore kane qene kerkesat qe PS te mos i vjedhe me votat allateve te saj. Qesharake, jo?!

  7. çfar kualicioni deshtakesh

  8. Vetem shikoni se cin ka anash shoku Edvin dhe e kupton se ai e ka te sigurte humbjen e zgjedhjeve bile me keq se ne 2009.

  9. KY ESHTE KOALICIONI FITUES ME 23 QERSHOR 2013-TE

  10. Aq shume e duan keta te PS partine e punes sa e Kane shkruar 2 here numri 14 dhe 33,nuk ndahen dot nga e shkuara.

Beni nje Koment


+ 7 = 15

  • Facebook
  • Twitter
  • YouTube
  • Linkedin
  • RSS



Hotel Prestige

Gazeta Panorama Alexa toolbar

Parashikimi i motit


+23
H: +24°
L: +12°
Tirana
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+26° +26° +25° +25° +25° +24°
+12° +11° +11° +11° +10° +11°
+22
H: +23°
L: +15°
Durres
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+25° +25° +25° +25° +23° +23°
+15° +14° +15° +15° +12° +11°
+22
H: +25°
L: +10°
Elbasan
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+28° +28° +27° +27° +27° +26°
+12° +11° +11° +10° +10° +11°
+18
H: +23°
L: +16°
Vlore
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+25° +25° +25° +24° +24° +24°
+15° +14° +14° +15° +12° +12°
+21
H: +23°
L: +11°
Shkoder
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+26° +25° +25° +26° +25° +24°
+12° +11° +12° +10° +11° +12°
+18
H: +22°
L: +
Korce
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+24° +23° +23° +22° +23° +23°
+ + + + + +
+22
H: +24°
L: +11°
Berat
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+27° +27° +27° +27° +26° +25°
+11° +10° +10° +10° + +10°
+9
H: +22°
L: +
Kukes
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+22° +22° +21° +21° +21° +21°
+ + + + + +
+23
H: +23°
L: +12°
Sarande
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+23° +23° +23° +22° +22° +22°
+11° +12° +11° +10° + +13°
+24
H: +24°
L: +13°
Kavaje
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+26° +26° +26° +26° +25° +25°
+13° +13° +12° +12° +11° +11°
+22
H: +22°
L: +12°
Kruje
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+22° +23° +21° +22° +21° +20°
+11° +10° +10° +10° +10° +11°
+22
H: +24°
L: +14°
Lezhe
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+26° +26° +26° +26° +25° +24°
+14° +14° +14° +13° +12° +13°
+20
H: +24°
L: +14°
Fier
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+27° +27° +27° +27° +26° +26°
+12° +12° +11° +12° +12° +11°
+18
H: +19°
L: +
Pogradec
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+21° +20° +20° +20° +19° +19°
+ + + + + +
+21
H: +21°
L: +
Rreshen
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+24° +24° +23° +23° +23° +22°
+ +10° +10° + + +
+23
H: +23°
L: +
Tropoje
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+21° +20° +20° +20° +20° +19°
+ + + + + +
+20
H: +23°
L: +
Pristina
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+22° +21° +21° +20° +21° +20°
+ + + + + +
+25
H: +25°
L: +
Prizren
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+25° +24° +23° +24° +24° +23°
+10° + + + + +10°
+23
H: +23°
L: +
Mitrovica
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+20° +20° +19° +20° +19° +19°
+ + + + + +
+21
H: +24°
L: +
Skopje
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+24° +22° +23° +23° +23° +23°
+ + + + + +
+24
H: +24°
L: +
Gostivar
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+24° +23° +23° +24° +24° +23°
+ + + + + +
+21
H: +24°
L: +
Tetovo
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+24° +23° +23° +24° +24° +23°
+ + + + + +
+16
H: +20°
L: +
Struga
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+22° +21° +21° +20° +20° +20°
+ + + + + +




Showbiz

Lifestyle

Teknologji

Kuriozitete

© 2014 Gazeta Panorama ONLINE. All Rights Reserved.   Programuar nga: ikoncept Privacy