PSIKOLOGJIA   Birra Korca
GRAZIA   Lotaria Kombetare
Facile.it
Home » Opinion » “Monstrat” dhe faji i rëndë i Drejtësisë

“Monstrat” dhe faji i rëndë i Drejtësisë

  • Albanian
  • English
  • French
  • German
  • Italian
TRAZHGIM SOKOLAJ Pesë vjet më parë Ardian Prrenjasi ishte i pandehur në duart e Drejtësisë për rrëmbimin e një fëmije në Tiranë. I dyshuari 45-vjeçar që ka pranuar vrasjen e 11-vjeçarit Julian Çela dhe që akuzohet se ka abuzuar seksualisht me një 10-vjeçar tjetër tri ditë më parë në Tiranë, nuk ka rënë nga qielli për t’u shfaqur papritur mes nesh të dielën e 17 marsit 2013. Me një tip social problematik, si konsumator alkooli dhe i papunë, si një familjar problematik dhe njeri me potencial abuzuesi seksual, i arrestuari për ngjarjen e rëndë të ndodhur së fundi ka kaluar në dyert e Drejtësisë dhe, siç ndodh rëndom, ka marrë një dënim simbolik, edhe pse ka mbajtur peng me dredhi një të mitur. Ai ka qenë mes nesh, ka jetuar në shoqërinë tonë kaotike, madje ka kaluar edhe në “rrjetën” e institucioneve dhe nuk është penguar nga askush për të shprehur profilin e vet problematik social si një kryerës krimi. “Këta tipa janë shumë të vështirë për t’i zbuluar”, tha dy ditë më parë në News 24 psikologu i njohur Edmond Dragoti. Kishte të drejtë, Ardian Prrenjasi ishte i rregullt në punë dhe i mbyllur në komunitetin ku jetonte. Për rrjedhojë, i vështirë për t’u zbuluar. Megjithatë, rasti i Ardian Prrenjasit, ashtu si ai i Viktor Gushit dhe shumë të tjera, duket se nuk ka qenë i vështirë për t’u zbuluar nga institucionet e Drejtësisë. Këta persona janë gjykuar një herë nga Drejtësia, janë toleruar prej saj më shumë se një herë dhe janë gjendur të lirë në rrugë për të kryer krimin e radhës. Nëse shikon vendimin e vitit 2008 të Gjykatës së Tiranës ndaj Ardian Prrenjasit, kupton se Gjykata nuk i ka analizuar mirë tendencat kriminale të tij dhe rrethanat në të cilat ai ka vepruar. Një burrë 40-vjeçar që konsumon alkool, i ndarë nga gruaja dhe pa jetë të rregullt familjare, ndalon në rrugë një fëmijë, i kërkon që i mituri t’i nxjerrë çelësat nga xhepi se i kishte duart e pista dhe më pas e fut të miturin në banesë dhe nuk e liron, pavarësisht lutjeve e qarjeve të tij. Për këtë ngjarje, të ndodhur më 30 prill 2008 në Tiranë, “monstra” Ardian Prrenjasi është dënuar me gjobë nga Gjykata e Tiranës, madje edhe gjyqi është bërë ndaj tij pa masë sigurie. Statusi social i të pandehurit duket se nuk ka qenë i tillë që të ndikojë financiarisht Gjykatën apo Prokurorinë. Logjikisht, tolerimi duket se ka ardhur prej mosvëmendjes dhe parëndësisë me të cilën shikohen dhe trajtohen raste të tilla në rutinën e përditshme të punës së institucioneve. Edhe një herë ky rast duket se dëshmon se rrjeta që Gjyqësori dhe Drejtësia shqiptare kanë vendosur ndaj fenomeneve kriminale është grisur keq dhe brenda saj kalojnë raste si këto, që sjellin pasoja të rënda për qytetarët dhe gjithë shoqërinë. Është koha që nga ngjarje të tilla të nxirret një mësim i vërtetë, për t’i shërbyer minimizimit të precedentëve të tillë. Personalisht nuk marr guximin të thërras për kthimin e dënimit me vdekje, përkundrazi, burgimi i përjetshëm në qeli për këta individë, pa asnjë mundësi lirimi, është ndëshkim i mjaftueshëm. Nuk ka, pra, pengesa politike apo kushtetuese në ndërmarrjen e hapave të nevojshëm për minimizimin e ngjarjeve të tilla. Ajo për të cilën ndoshta kemi nevojë, është konkretizimi i reformave në sistemin e sigurisë dhe të Drejtësisë, duke nisur që nga Policia, për të vazhduar më pas në Prokurori dhe gjykata, e në fund te burgjet. Nuk duhet të ndodhë më kurrsesi që dosja e një individi të tillë të hetohet me një këndvështrim rutinë, pa asnjë vëmendje njerëzore dhe analitike nga polici, prokurori apo gjyqtari. Askush nga ne si qytetarë nuk ka mundësinë që t’i porosisë personalisht policët, prokurorët apo gjyqtarët e këtij vendi, por ka mënyra për rregullimin e sistemit ku ata veprojnë. Këto mënyra fillojnë që nga transparenca dhe ndershmëria në emërime, duke vazhduar më tej me llogaridhënien dhe me reformën e nevojshme ligjore që çdo mundësi “gjykimi të shkurtuar”, lirimi me kusht apo dënimesh të lehta në këto raste të jenë të pamundura. Është e nevojshme një reformë e plotë për të shmangur zvarritjet dhe interpretimet subjektive të nëpunësve që shqyrtojnë këto raste, duke urdhëruar me ligj që krimet ndaj të miturve, krimet ndaj jetës dhe ndaj pasurisë, të shikohen me vëmendje maksimale dhe në mënyrë analitike për të nxjerrë mësime e praktika, si dhe për të parashikuar tendencën kriminale të autorit. Ardian Prrenjasi është i fundit, por nuk është i pari “njeri me rrezik, i falur një herë nga Drejtësia, që vret e përdhunon”. Vrasësi i Ajshe Vatës (ndonëse në regjimin komunist), i dyshuari si ekzekutor i kryekomisarit Adem Tahiraj, i pandehuri për vrasjen e Fatbardha Tafës, grabitësi serial Viktor Gushi e shumë të tjerë, tani të ngulitur thellë në memorien tonë si shoqëri, në vitet e shkuara kanë qenë objekt i Drejtësisë dhe janë lënë të lirë prej saj “si raste të rëndomta”. Të mos harrojmë se “monstra e fundit” e Laprakës u zbulua rastësisht dhe vetëm pasi po përgatitej të kryente krimin e radhës ndaj një fëmije të pambrojtur. Ngjarje të tilla të rënda dhe me viktima, me autorë persona problematikë, shikojmë të ndodhin në SHBA dhe vendet e BE, por asnjë nga këta autorë nuk është verifikuar që të jetë toleruar e të jetë lënë i lirë nga Drejtësia, siç ndodh në raste të përsëritura tashmë në Shqipëri.

Albtelecom

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Panorama Online. Moderatori

3 Komente per ““Monstrat” dhe faji i rëndë i Drejtësisë”

  1. Drejtesia me e rrepte duhet bere ne drejtesi.

  2. per nje shoqeri te pa civilizuar dhe te prapambetur kjo ngjarje e hidhur eshte nje grime e vogel e realitetit . sistemi gjyqsor nuk ka lidhje te drejte per drejte
    n.q.se duhet mare seriozisht ngjarja ne menyre te cuditshme po kanalizohet
    ne drejtimin me te gabuar te mundshem fale kjo dy arsyeve
    mediat po corientojne hetimin
    hetimi po shkel cdo regull duke u futur ne rugen e paramenduar te grupeve te
    stervitur kriminale
    se fundi trafiku i femijve ,abuzimi seksual me ta ,porno me te mitur,dhe perdhunimet ne 20 vjet kane shkaqe te forta ,cuditerisht ne shqiperi nuk asnje te dhene te permasave si dhe struktura te specializuara per tu pergjugjur me kopetence

  3. O njerz, ju lutem behuni vetem nji moment se jeni prinderit e ketij fvoglushi te mbytur mizorisht, dhe ather gjykoni se cka meritojne keta monstruma.Nese ka pak humanizem njerzor dhe nese ka pak vullnet qytetar, athere duhet me urgjence nga ndonji organizate joqeveritare apo e ngjajshme te organizohet nji proteste gjithepopullore per kerkimin te plotesimit te ligjit per EKZEKUTIM ne SHqiperi e Kosove.Vetem keshtu do te ndryshonin gjanat rrensisht per te mire.Vetem keshtu do te shpetonin qeniet e pafajshme nga monstrum te pangopur.

Beni nje Koment


7 + = 8

  • Facebook
  • Twitter
  • YouTube
  • Linkedin
  • RSS

AMC
Hotel Prestige

Parashikimi i motit


+23
H: +24°
L: +12°
Tirana
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+26° +26° +25° +25° +25° +24°
+12° +11° +11° +11° +10° +11°
+22
H: +23°
L: +15°
Durres
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+25° +25° +25° +25° +23° +23°
+15° +14° +15° +15° +12° +11°
+22
H: +25°
L: +10°
Elbasan
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+28° +28° +27° +27° +27° +26°
+12° +11° +11° +10° +10° +11°
+18
H: +23°
L: +16°
Vlore
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+25° +25° +25° +24° +24° +24°
+15° +14° +14° +15° +12° +12°
+21
H: +23°
L: +11°
Shkoder
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+26° +25° +25° +26° +25° +24°
+12° +11° +12° +10° +11° +12°
+18
H: +22°
L: +
Korce
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+24° +23° +23° +22° +23° +23°
+ + + + + +
+22
H: +24°
L: +11°
Berat
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+27° +27° +27° +27° +26° +25°
+11° +10° +10° +10° + +10°
+9
H: +22°
L: +
Kukes
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+22° +22° +21° +21° +21° +21°
+ + + + + +
+23
H: +23°
L: +12°
Sarande
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+23° +23° +23° +22° +22° +22°
+11° +12° +11° +10° + +13°
+24
H: +24°
L: +13°
Kavaje
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+26° +26° +26° +26° +25° +25°
+13° +13° +12° +12° +11° +11°
+22
H: +22°
L: +12°
Kruje
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+22° +23° +21° +22° +21° +20°
+11° +10° +10° +10° +10° +11°
+22
H: +24°
L: +14°
Lezhe
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+26° +26° +26° +26° +25° +24°
+14° +14° +14° +13° +12° +13°
+20
H: +24°
L: +14°
Fier
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+27° +27° +27° +27° +26° +26°
+12° +12° +11° +12° +12° +11°
+18
H: +19°
L: +
Pogradec
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+21° +20° +20° +20° +19° +19°
+ + + + + +
+21
H: +21°
L: +
Rreshen
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+24° +24° +23° +23° +23° +22°
+ +10° +10° + + +
+23
H: +23°
L: +
Tropoje
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+21° +20° +20° +20° +20° +19°
+ + + + + +
+20
H: +23°
L: +
Pristina
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+22° +21° +21° +20° +21° +20°
+ + + + + +
+25
H: +25°
L: +
Prizren
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+25° +24° +23° +24° +24° +23°
+10° + + + + +10°
+23
H: +23°
L: +
Mitrovica
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+20° +20° +19° +20° +19° +19°
+ + + + + +
+21
H: +24°
L: +
Skopje
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+24° +22° +23° +23° +23° +23°
+ + + + + +
+24
H: +24°
L: +
Gostivar
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+24° +23° +23° +24° +24° +23°
+ + + + + +
+21
H: +24°
L: +
Tetovo
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+24° +23° +23° +24° +24° +23°
+ + + + + +
+16
H: +20°
L: +
Struga
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+22° +21° +21° +20° +20° +20°
+ + + + + +

Gazeta Panorama Alexa toolbar



Showbiz

Lifestyle

Teknologji

Kuriozitete

© 2014 Gazeta Panorama ONLINE. All Rights Reserved.   Programuar nga: ikoncept Privacy