GRAZIA   Birra Korca
Lotaria Kombetare  
Home » Une Gruaja » Lindita Senia: Një nënë që ndihmon fëmijët me sindromën daun

Lindita Senia: Një nënë që ndihmon fëmijët me sindromën daun

  • Albanian
  • English
  • French
  • German
  • Italian

Lindita Senia

Prej eksperiencës personale ajo është shtyrë të ndihmojë edhe nëna të tjera në pozitat e saj. Teksa rrit djalin e saj me sindromën daun, ajo ka menduar të hapë një qendër për kujdesin e këtyre fëmijëve dhe këshillimin e nënave të reja. Lindita Senia do kishte dashur që fëmija e saj të ishte “si gjithë të tjerët”. Ardhja në jetë e djalit të saj të tretë, me sindromën daun do t’i ndryshonte jetën. E përplasur me gjithëfarë vështirësish, shikimesh keqardhëse, paragjykimesh, ajo ka vendosur të hapë një qendër terapeutike të këtyre fëmijëve dhe këshillimin e prindërve të tyre, të cilët më shumë për mungesë informacioni, i braktisin ata. “Është një sindromë, e cila nuk vjen si pasojë e trashëgimisë, por ndodh në mënyrë rastësore, një çrregullim kromozomesh që në ngjizjen e fëmijës, në çdo qelizë kanë 47 kromozome, në vend që të kenë 46. Amri gëzon shëndet të mirë, por ka zhvillim fizik dhe mendor pak më të ngadaltë se moshatarët e tij, por me kujdesin dhe dashurinë që ne si prindër i ofrojmë, po e ndihmojmë Amrin që t’i kapërcejë me sukses dhe me pak vështirësi sfidat që kjo sindromë të përball. Dashurinë dhe kënaqësinë që marr nga rritja e Amrit nuk kam fjalë t’i përshkruaj”, thotë Lindita. Ky ka qenë edhe motivi që ajo ka vendosur të hapë qendrën “Future for you” (E ardhme për ty), një qendër që ka si qëllim të sensibilizojë të gjitha nënat që kanë fëmijë me këtë sindromë, që të integrohen në shoqëri. Si drejtore ekzekutive e qendrës, e dyta në vend pas Tiranës, Lindita ka krijuar edhe stafin e saj, e përbërë nga punonjës socialë dhe psikologë, madje ka lidhur marrëveshje edhe me organizatën “Down Syndrome Kosova” në Prishtinë.

Gjatë seancës së këshillimit në qendrën “Future for you” (E ardhme për Ty)

Nga historia personale në hapjen e qendrës Që në muajin e parë të lindjes së djalit u përball me vështirësitë që ka një nënë për të rritur një fëmijë të tillë. “Nisa të kryej të gjitha analizat në Tiranë, por më të besueshme për mua dhe bashkëshortin tim ishin klinikat në Europë. Për dy vjet munda që të vizitoj djalin në këto klinika, por ky rrugëtim ishte i lodhshëm dhe i vështirë për të gjithë familjen. Për këtë qëllim mendova të hap një qendër të tillë në Elbasan dhe të transmetoj te të gjitha këto nëna optimizmin dhe dëshirën që të rrisin këta fëmijë, me të gjithë dashurinë që ata meritojnë”, shton Lindita. Çdo gjë e financuar në qendër është bërë e mundur vetëm nga Lindita dhe bashkëshorti i saj, ndërsa është në përgatitje projektesh për t’u mbështetur dhe financuar nga fondacione të vendit dhe të huaja. “Qëllimi i hapjes së kësaj qendre është këshillimi i prindërve, mbështetja emocionale, si edhe informimi rreth kësaj sindrome. Në të ardhmen, me ndihmën edhe të donatorëve, do të ofrojmë edhe shërbime terapeutike, shërbim që do t’i ndihmojë këta fëmijë të shkollohen edhe në shkolla publike”, shton Lindita. Pjesa më e madhe e prindërve të cilët kanë fëmijë me sindromën daun, i mbajnë ata të izoluar në shtëpi, sepse ekzistojnë stereotipa të gabuar dhe paragjykime të cilat të bëjnë të ndihesh keq, ndërsa një pjesë fare e vogël përpiqen t’u krijojnë mundësi të tjera brenda në banesë dhe shumë pak jashtë saj. “Kemi rreth pesë muaj që e kemi hapur qendrën dhe deri më tani ka pasur shumë interes nga nënat, që kanë ardhur në seancat këshillimore që realizojmë, duke marrë me vete edhe fëmijët e tyre. Tani janë rreth dhjetë nëna, gjashtë prej të cilave kanë zgjedhur shkollën speciale “Zëra Jete” për edukimin dhe arsimimin e fëmijëve të tyre. Por jam e bindur se në të ardhmen do të kemi edhe më shumë, pasi presim edhe nënat nga i gjithë qarku dhe jo vetëm rrethi i Elbasanit”. Informim në maternitet Duke qenë se nuk është e trashëgueshme, jo të gjithë prindërit, kryesisht të rinjtë, janë të informuar rreth sindromës daun. Për këtë qëllim, qendra “Future for you” ka në projektin e saj edhe informimin rreth kësaj sindrome edhe në maternitet, ku janë të shumta nënat që vizitohen gjatë pritjes së lindjes së fëmijës së tyre. “Këtë sensibilizim në maternitetin e qytetit e kryejmë për të vetmen arsye që nëna të mos e braktisë fëmijën e saj. Duke dhënë informacionin e duhur, ne bindim nënën që fëmija është normal, edhe pse ka sindromën daun”, shton Lindita. Në shtëpitë e fëmijës në qytetin e Elbasanit dhe jo vetëm ka shumë fëmijë të braktisur që në lindje nga prindërit e tyre, pasi janë me këtë sindromë. Lindita, njëra nga këto nëna e cila pjesën më të madhe të ditës e kalon në qendrën e saj, është e bindur se edhe këta fëmijë, ashtu si edhe djali i saj, Amër, do të kenë të gjitha mundësitë dhe kushtet që qendra e saj ofron që, kur të rriten, të jenë të barabartë me moshatarët e tyre që nuk e kanë këtë sindromë. MIRANDA SADIKU

Albtelecom

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Panorama Online. Moderatori

1 Koment per “Lindita Senia: Një nënë që ndihmon fëmijët me sindromën daun”

  1. Se pari e falenderoj perzemersisht zonjen Lindita per vullnetin dhe guximin e saj dhe e uroj ne nismen humane por dhe shume te lodhshme qe sjell kjo sindrome….une do te desha te di me shume ne lidhje me kete qender dhe adresen e sakte .

Beni nje Koment


7 + 7 =

  • Facebook
  • Twitter
  • YouTube
  • Linkedin
  • RSS

AMC
abissnet
Hotel Prestige
7epta7

Parashikimi i motit


+23
H: +24°
L: +12°
Tirana
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+26° +26° +25° +25° +25° +24°
+12° +11° +11° +11° +10° +11°
+22
H: +23°
L: +15°
Durres
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+25° +25° +25° +25° +23° +23°
+15° +14° +15° +15° +12° +11°
+22
H: +25°
L: +10°
Elbasan
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+28° +28° +27° +27° +27° +26°
+12° +11° +11° +10° +10° +11°
+18
H: +23°
L: +16°
Vlore
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+25° +25° +25° +24° +24° +24°
+15° +14° +14° +15° +12° +12°
+21
H: +23°
L: +11°
Shkoder
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+26° +25° +25° +26° +25° +24°
+12° +11° +12° +10° +11° +12°
+18
H: +22°
L: +
Korce
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+24° +23° +23° +22° +23° +23°
+ + + + + +
+22
H: +24°
L: +11°
Berat
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+27° +27° +27° +27° +26° +25°
+11° +10° +10° +10° + +10°
+9
H: +22°
L: +
Kukes
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+22° +22° +21° +21° +21° +21°
+ + + + + +
+23
H: +23°
L: +12°
Sarande
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+23° +23° +23° +22° +22° +22°
+11° +12° +11° +10° + +13°
+24
H: +24°
L: +13°
Kavaje
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+26° +26° +26° +26° +25° +25°
+13° +13° +12° +12° +11° +11°
+22
H: +22°
L: +12°
Kruje
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+22° +23° +21° +22° +21° +20°
+11° +10° +10° +10° +10° +11°
+22
H: +24°
L: +14°
Lezhe
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+26° +26° +26° +26° +25° +24°
+14° +14° +14° +13° +12° +13°
+20
H: +24°
L: +14°
Fier
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+27° +27° +27° +27° +26° +26°
+12° +12° +11° +12° +12° +11°
+18
H: +19°
L: +
Pogradec
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+21° +20° +20° +20° +19° +19°
+ + + + + +
+21
H: +21°
L: +
Rreshen
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+24° +24° +23° +23° +23° +22°
+ +10° +10° + + +
+23
H: +23°
L: +
Tropoje
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+21° +20° +20° +20° +20° +19°
+ + + + + +
+20
H: +23°
L: +
Pristina
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+22° +21° +21° +20° +21° +20°
+ + + + + +
+25
H: +25°
L: +
Prizren
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+25° +24° +23° +24° +24° +23°
+10° + + + + +10°
+23
H: +23°
L: +
Mitrovica
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+20° +20° +19° +20° +19° +19°
+ + + + + +
+21
H: +24°
L: +
Skopje
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+24° +22° +23° +23° +23° +23°
+ + + + + +
+24
H: +24°
L: +
Gostivar
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+24° +23° +23° +24° +24° +23°
+ + + + + +
+21
H: +24°
L: +
Tetovo
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+24° +23° +23° +24° +24° +23°
+ + + + + +
+16
H: +20°
L: +
Struga
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+22° +21° +21° +20° +20° +20°
+ + + + + +

Gazeta Panorama Alexa toolbar



Showbiz

Lifestyle

Teknologji

Kuriozitete

© 2014 Gazeta Panorama ONLINE. All Rights Reserved.   Programuar nga: ikoncept Privacy