PSIKOLOGJIA   Birra Korca
GRAZIA   Lotaria Kombetare
Home » Argument, Panorama Plus » E ëma e Eda Zarit: Si na e vodhi vajza me dokumente false të gjithë pasurinë

E ëma e Eda Zarit: Si na e vodhi vajza me dokumente false të gjithë pasurinë

Zhane Zari akuzon të bijën për falsifikim dokumentesh në marrjen e pronave të familjes, ku pjesëtarë janë edhe fëmijët e tjerë. Bëhet fjalë për një apartament në Durrës dhe një dyqan 64 metra katrorë në lagjen “21 Dhjetori” në Tiranë. ..Të gjitha faturat u paguan nga im shoq, Ismaili, kur ishte gjallë, ndërsa këstin e fundit të shtëpisë e pagoi Eda. Para 1 muaji, kur hapa dokumentet e shtëpisë, pashë që ajo me shkrim dore kishte shtuar emrin e saj Eda, para Ismail Zari, që është babai i saj, i cili kishte blerë shtëpinë.

Eda Zari

Më shumë sesa një rrëfim denigrues, ky është një negocim publik që një nënë e panjohur, kërkon të bëjë me vajzën e saj me famë si këngëtare xhazi. Fjala është për artisten 41-vjeçare Eda Zari, e cila jeton prej vitesh në Gjermani me bashkëshortin gjerman dhe dy djemtë e saj. Kemi parë deri tani anën plot shkëlqim të medaljes, por Zhane Zari, e cila ka kontaktuar vetë me gazetën tonë, tregon për konfliktin shumë personal me të bijën. Nuk do të dëshironte të bënte një deklaratë të tillë, që shumë nëna do e quanin gabim, aq më tepër nëse ky veprim do i prishte imazhin e shkëlqyer të vajzës artiste. Por duke u përpjekur të gjejë një avokat në Tiranë, historia nuk mbeti vetëm brenda familjes dhe tashmë ajo e sheh të arsyeshme ta bëjë vetë publike. Ajo rrëfen se si e bija e saj i ka përvetësuar dy pronat e familjes duke falsifikuar dokumentet dhe ndërprerja pas kësaj e komunikimit me të bijën e famshme. Znj. Zhane, cila është kontradikta me vajzën tuaj këngëtare, Eda Zari, të cilën ju vendosni ta bëni publike? E kam të vështirë më besoni, se jam një grua që i ka kaluar të ’70-at dhe kurrë s’e kam menduar se do përballesha në këtë moshë me vajzën time të vogël, Edën, të cilën bashkë me bashkëshortin e çuam që 17 vjeç në Gjermani, ku filloi studimet në Muzikë, pra i mundësuam një jetë ndryshe për ta çuar më tej talentin e saj… Po çfarë ndodhi atëherë? Arsyeja është që unë konstatova se Eda ka përvetësuar padrejtësisht dy prona të familjes, duke falsifikuar dokumentet, dhe kjo më çuditi. I kërkova sqarim në telefonon, po ajo u mërzit shumë dhe tashmë nuk komunikojmë më fare. Për çfarë pronash bëhet fjalë dhe kur e zbuluat ju një fakt të tillë? Bëhet fjalë për një apartament në Durrës dhe një dyqan 64 metra katrorë në lagjen “21 Dhjetori” në Tiranë. Për apartamentin në Durrës m’u desh të kërkoja dokumentet e kontratës së shitblerjes që im shoq, i cili tashmë nuk jeton më prej pesë vjetësh pasi humbi jetën në një aksident tragjik, e kishte blerë në emrin e tij. Apartamenti kushtoi 50 milionë në atë kohë dhe ne i paguam në dorë personit që na e shiti vetëm 20 milionë. Pjesën tjetër ramë dakord ta shlyenim me këste mujore, që ishte 1 milion e gjysmë të vjetër në muaj. Të gjitha faturat u paguan nga im shoq, Ismaili, kur ishte gjallë, ndërsa këstin e fundit të shtëpisë e pagoi Eda. Para 1 muaji, kur hapa dokumentet e shtëpisë, pashë që ajo me shkrim dore kishte shtuar emrin e saj Eda, para Ismail Zari, që është babai i saj, i cili kishte blerë shtëpinë. E telefonova dhe i kërkova të më jepte sqarime se përse e kishte bërë një veprim të tillë pa më thënë mua dhe ma preu shkurt, që shtëpia ishte e saj, pra e kishte blerë ajo. Unë me të drejtë i kërkova të më thoshte arsyen, se më kishte marrë dokumentet origjinale, të cilat i kishte falsifikuar, duke shtuar para emrin të babait emrin e saj. Pra nga blerësi Ismail Zari, ajo e kishte bërë Eda Ismail Zari, dhe mua në shtëpi më kishte lënë vetëm fotokopjet. Kur ia thashë në telefon u nevrikos shumë, ndaj nuk di se si ta gjej të vërtetën dhe gjuhën me të. E si vepruat pas kësaj? Shkova te noteri që ishte marrë me këto dokumente dhe ai u acarua kur i kërkova dokumentin. Më tha të pija një kafe derisa ta gjente dosjen, dhe pastaj më dha një dokument që vërteton se Eda është pronarja e shtëpisë. Por unë dyshoj se është falsifikuar gjithçka. Po Eda çfarë argumenti ju dha? Eda këmbëngul që shtëpinë në Durrës e ka blerë vetë ajo, ndërsa  unë jam dëshmitare që atë shtëpi e kam blerë unë me bashkëshortin. Por dikush mund të dyshojë në këtë që ju thoni, duke pasur parasysh se të ardhurat e Edës nga koncertet janë të mjaftueshme. Më saktë, me çfarë parash e keni blerë apartamentin ti dhe bashkëshorti i ndjerë, ndërkohë që keni qenë në pension? Unë kam punuar si banakiere kur kam qenë e re, ndërsa im shoq ka qenë ushtarak, por më vonë jemi marrë me biznes. Ne kemi pasur një dyqan 64 metra katrorë në lagjen “21 Dhjetori” në Tiranë, që më vonë e bëmë supermarket. Madje kishim mundësi ekonomike që të çonim Edën që 17 vjeç në Gjermani për studime, vajzën më të madhe e çuam pas saj po ashtu në Gjermani që të kujdesej për Edën, ndërsa djalin, që sot është 50 vjeç, e çuam në Holandë. Kur ikën ata në Gjermani, menduam që këtë pronë ta ndanim mes vajzave, por donte pjesë edhe djali. Me anë të një notereje e hodhëm shtëpinë si pronë të Edës, e cila në mirëbesim do ia dhuronte pjesën motrës më të madhe, pasi ajo nuk mund të ishte e pranishme në Tiranë. Por, edhe pjesën time edhe të burrit të dyqanit Eda e hipotekoi si pronë të sajën, të cilën e kishim lënë me qira 800 mijë lekë në muaj. Madje ajo tani i ka thënë qiradhënësit që të mos m’i japë më mua paratë e qirasë, por asaj, sepse është ajo pronarja e shtëpisë dhe kështu kam ngelur pa para, të vetmet të ardhura që kisha. Cila është gjendja ekonomike e Edës në Gjermani, pse është ngutur të bëjë një gjë të tillë? Eda jeton shumë mirë, pra në gjendje shumë të mirë ekonomike në Gjermani. Burri gjerman punon financier në një kompani të mirë, dhe bashkë me dy djemtë e tyre, i madhi 18 vjeç dhe i dyti, katër vjeç, jetojnë në një shtëpi shumë të madhe dhe të bukur. Këto dy vitet e fundit nuk kam shkuar tek ajo, pasi s’kam qenë mirë nga gjendja shëndetësore. Po ajo udhëton shpesh drejt Tiranës dhe ku akomodohet kur vjen këtu? Po patjetër që vjen, akomodohet në hotel, pasi i ka të gjitha të paguara, meqë është një artiste shumë e pëlqyer. Atëherë një arsye sipas teje cila është, që ajo i ka përvetësuar këto dy prona? Unë ia kam bërë të qartë që sa të jem gjallë do i kem unë pronat. Dhe, kur unë të mos jem më, do ndahen në proporcion të drejtë mes tre fëmijëve. Sado të mërzitet, unë dua të tregohem e drejtë me të tre fëmijët, e ndoshta kjo është një arsye. Megjithatë ajo mendon se i takojnë dhe se ka të drejtë. Të ka çuditur ty veprimi i saj, po dy fëmijët e tjerë janë përfshirë në këtë çështje? Po si nuk më ka çuditur, unë kam bërë shumë fjalë në telefon. Po ashtu djali dhe vajza mbajnë anën time. Më thonë që ka bërë shumë gabim dhe i kanë folur të dy. Cili është komunikimi me vajzën tuaj momentalisht, ke tentuar ta zbutësh këtë konflikt? Jo, tashmë nuk komunikojmë fare, ajo është shumë e inatosur me mua. Keni pasur gjithmonë marrëdhënie të vështirë me njëra-tjetrën? Jo, kemi qenë shumë mirë. Unë shkoja shpesh në shtëpinë e saj në Gjermani, dhe i kam rritur djalin e madh që 40-ditësh, pasi asaj i duhej të ndiqte studimet. Ka miq Eda në Tiranë, që ti i ke takuar dhe ua ke shprehur këtë problem? Ke marrë mendim nga ata për t’i dhënë një zgjidhje të zgjuar? Jo, nuk e kam bërë bisedë me miqtë e saj. Nuk dua të merrem me fjalë apo të diskreditoj vajzën time, vetëm dua të vendoset e drejta në vend. Të drejtën e vendos Gjykata, do ta hedhësh në gjyq vajzën tënde apo mendon si ta vësh në sedër? Në fakt, dua të gjej avokatin e duhur për të zgjidhur këtë çështje. Për sa i përket sedrës, nuk mendoj se Eda vendoset në sedër kollaj. Jeta në Gjermani e ka bërë të ftohtë. Ti tashmë jeton vetëm në Tiranë, kujdesej ajo për ty? Unë jetoj vetëm dhe, tani që jemi konfliktuar, ajo nuk kujdeset fare për mua. Ia ke kërkuar që të flisni me qetësi dhe ta zgjidhni ndryshe këtë çështje, po ajo juve? Po patjetër që ia kam kërkuar, po është e nevrikosur për momentin. Gjithsesi, jam duke folur me avokatë, që të më këshillojnë më të mirën, pasi është pak e vështirë pasi është e njohur, ka një karrierë dhe unë si nënë i mendoj të gjitha. Dëshiroj shumë që të rregullohet e jo të prishet më tepër kjo punë, sepse është një çështje delikate që më takon mua dhe asaj. Dhe që mua sërish më pëlqen të besoj se është një dalldi e saj e momentit. Po bashkëshorti i saj gjerman është në dijeni të kësaj mosmarrëveshjeje mes jush? Jo, nuk është në dijeni. Dhe pas këtij rrëfimi, cila është frika jote më e madhe? Frika ime më e madhe është të mos humb përgjithmonë komunikimin me time bijë, që sido që të jetë puna më dhemb, se e kam fëmijë. E megjithatë, ajo që dëshiroj është të vendoset drejtësia, nuk dua në asnjë mënyrë ta turpëroj vajzën time apo të humb lidhjet me të. KLOTILDA HARKA

Albtelecom

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Panorama Online. Moderatori

25 Komente per “E ëma e Eda Zarit: Si na e vodhi vajza me dokumente false të gjithë pasurinë”

  1. Nuk dua te komentoj mbi lajmin sepse ai paraqitet i nje anshem, vetem me deklarimet e nenes se Eda Zarit e pa mare asnje informacion nga kengetarja e shquar shqiptare.
    Ajo qe me ben pershtypje te madhe, eshte kurajoja e nje nene qe publikisht te diskretitoje femijne e saj.
    Kemi degjuar mjafte ngjarje edhe me perfundime tragjike te konfliktit per pronen mbrenda familjes e pikerisht per kete, mediat duhet te jene te kujdeseshme ne pasqyrimin e rasteve te tilla.

  2. jam dakort me komenusin para mejet po nji pytje kisha dashte me ja ba zonjes ku i merrte i shoqi nje miljon e gjyse lek ne muje a kishte naj aktivitet qe i tepronin per me pagua cdo muaj te zotin e shipse

    • nje nene duhet te jete ne pozite shum te veshtire te beje nje deklarim te till, ndersa artistet jan njerez shum egoist ,jan ne gjendje te bejne gjithqka per pasuri.
      Prandaj te them te drejten nje nene i besoj me shum se nje “Gjermaneje” dhe pasi qe jetoj ne gjermani dhe i njoh gjermanet se cka jan ne gjendje te bejne nenes se edes i besoj plotesisht ,

  3. nuk eshte e para as e fundit per probleme prone se ne shqiperi eshte ber tradit , por meqene se ka dal ne evrope duhet te ket respekt per prinderit se nuk do e marin pronen me vete ne varr por ka gjrtur ne shqiperi se behen fallcifikime si ju intereson njerezve se nuk ka shtet sidomos noteret duhen te jene te sinqert.Po shkruaj se dhe mua me ka ndollur qe na e fshin emrin qe nuk jemi me pronesi

  4. Cen Durimmadhi

    Mendoj se fjala qe me se miri pershkruan ate c’ka ndodh ne Shqiperi (dhe jo vetem) me shqipetaret eshte: BABEZIA!
    Nje proverb kinez thote qe nuk eshte fukara ai qe s’ka por ai qe kerkon shume! Turp per ne qe shume shpejt harruam se cfare do te thote familje nder gjak etj!

  5. Cfare po ndodh keshtu femija vjedh pasurine e prindereve, you bring the kid in this world and that’s how they pay you back!

  6. po jo mi zonje keshtu, zgjidhini brenda familjes konfliktet ose me ane te ligjit se kshu sfiton gje

  7. Qe te arij nje nene te bej publike kontradiktat qe ka me te bijen ,problemet nuk jane kaq siperfaqesore ,dicka me e thelle ka ndodhur mes tyre ….sa per te bijen nuk ka rendesi ne eshte kengetare apo e pa pune …Jo cdo gje qe shkelqen eshte flori .Mardhenia nene e bije eshte ebekuar nga Perendia .Kush nuk i qendron besnik kesaj mardhenie ,eshte fatkeqe .

  8. Kur i vodhi Eda dokumentat??? Sa vjet ka qe ajo eshte pronare e ligjshme, ku vete prinderit me deshiren e tyre te lire ia dhuruan asaj, ….per cdo levizje te administrimit te tyre eshte leshuar nje prokure nga ana e Edes dhe pervec keto benefite qe sillnin keto prona, Eda ka kontribuar ne cdo bilete vajtje ardhje , vizita dhe operacione te kushtueshme ( per mamane dhe ilacet e babait )., dhe ne cdo rast ka qene mundesia per te dhene edhe te holla te kerkuara ne emer te pronave, por qe shkonin per qejf ne xhepin e mamase.

    Dhe ketu fillon zemerimi ; Eda pyeti faturat per shumat e kerkuara e t`i bente vete transaksionet monetare.
    Ketu u kap mat nena e saj sepse gjithe kohen kishte manipuluar vajzen per LEK. Mjaft = Mjaft. Nese dikush kerkon informacion me te gjere le te pyese gjykaten se si do te jete e drejta e kesaj artiste qe e ka care vete jeten e saj jashte shtetit duke permbushur perspektivat e jetes dhe duke ndihmuar edhe kete nene te pa ngopur.

  9. Me dukesh pak kondradiktore moj nen ! Kur gazetari te pyet nese je konsultuar me miq qe te gjesh nje rugzgjidhje thua se nuk do te diskretitosh vajzen e nga ana tjeter hodhe kte “bomb”ne gazet qe ta mari vesh gjith Shqiperia ! Mos duhej te beje me shum durim se mbase e gjenit zgjidhjen ! Esht veshtir te nxjeresh konkluzion ne kto raste pa ndegjuar “dy kembanat” dhe esht per te ardhur keq qe aritet deri ketu ! Shof qe inati ka zen vendin urtesis e mirkuptimit plag e madhe kjo e jona …

  10. Pune jevgjish!?Te kompromitohet ne menyre publike nje figure e njohur dhe ate nga e ema cfare mund te thuhet me! Prona e ben shqiptarin mizor.

  11. Fatekeqesi qe ndodhin gjera te tilla, te cilat prishin familjet. Une dyshoj se pronat Jane blere me konrributin kryesor te kengetares. Me lejoni ta ilustroj me pervojen time. Une dhe kunati im kemi ndihmuar (jemi ne Amerike) me mijera dollare kunatin tjeter per te ndertuar shtepine ne Shqiperi. Pasi ndertoi shtepine dhe e pajisi me paret tona dhe punen e tij, filloi ti hyje vetja ne qejf dhe harroi mirenjohjen per ato qe e ndihmuan, me arsyetim se e kane pasur per detyre. Ne nuk kerkuam te jemi bashkepronare, vetem mosmirenjohja te vret. Ne kemi fatin te jemi ne Amerike por dollari nuk fitohet kollaj, eshte lufte. Por keto gjera nuk eshte mire te prishin familjet. Ke te mesojme te gjithe se pasuria me e madhe ne Bote eshte familja dhe Jo dollari apo pronat e ndryshme.

  12. Mu PO ME doket se kjo artistja e ka pagu banesen, vetem se asht kon ne emer te babait te saj. Edhe pleqt din mu hallakat. Kjo ka mbet på lek ska alkohol ose i ka ik dashnori hahahahha

  13. Mamaja. te shkojne tek emisioni shihemi ne gjygj tek ardit gjebrea,me sigurivaty do te gjejme nje zgjidhje dhe do te jete interesante,mbasi aty do te dale se sa ka investuar Eda Zari per blerjen e shtepise e dyqanit,e do te ndajne proneness me mamane e te tjeret e familjes.

  14. Djaloshi Mergimtar Kosovar

    Eda Zarit eshte gabim , pasuria nuk krahasohet me “nene” fjala nene eshte e shejte por ata persona qe e kan nenen ende gjall nuk ja din rendesin pytni ata njerze qe per fat te keq nuk ju jeton nena juv tregojn, ket rat mua do e ipja gjithe pasurin vetem e vetem te bisedoja nje minut edhte te perqafoja fortttt,pasuria shkon e vjen kurse NENA po qe se shkon nje here nuk kthehet me.

  15. nenes i ka ik truri fare,po ci do leket moj plake e mjere ku do ti cosh ne var?!apo i japin gaz motra me vellain tjeter qe sju ka ec biznesi mire dhe jane xheloz!nuk nxiret by,,, ne tellall moj plake qe per para do te diskretitosh cupen tende panvarsisht kush eshte ajo,seshte normale kjo tezja….

  16. Asnje nuk e din si eshte puna realisht. Gjithsesi, ka te tjere qe kane pasur probleme me te medha dhe nuk i kane zgjidhur me Tv apo gazeta. S’ka rendesi nese eshte artiste apo jo e bija. Dhe mos gjykoni pa degjuar te dyja palet. Prinderit nuk jane gjithmone te drejte, pavaresisht nga cfare i shtyn.

  17. pavaresisht nga cfare i shtyn per te mos qene te tille.

    • pse perfitojne keshtu keto vajza,pse jane kaq te pangopura, kujt do tja leri mamaja pasurine kur te mos jete me?femijeve te saj,kaq e pa ngopur kjo vajze sa ti japi stres se emes deri sa ta vdesi fare

  18. Ku ka NENE more trushplara qe te mos doje femijen ?!!!!!!!!!
    AJO thot sakt dhe prere une pas vdekjes do ja u le te tre femijve ne menyre te barabart.
    Sa per ate qe thot se kush i ka blere ja shpegon plaka se i kane pasur keto pasuri me pare qe paten mundesi dhe ecuane ate jasht per studime.

  19. Cnjeri qenka kjo artiste !kisha mendimin se artistet kane zemer te bardhe ,Si ka arritur te fallsifikoje nje dokument kaq te rendesishem ?Cfare eshte kjo ? ajo nuk don nenen e saj ,motren e vellane .Ajo eshte materialiste Me vjen keq per nenen e saj

  20. Nena Shume gabim duhej ta zgjithte problem in direkt me vajzen,ti kerkoje falje vajzen.

  21. Ose te thote se seshte e vertete, edhe une nenen e kam nga jugu por kete gje sdo ta bente kurre.

  22. Nuk e besoj,nena e ekzagjeron

Beni nje Koment


9 + = 16

  • Facebook
  • Twitter
  • YouTube
  • Linkedin
  • RSS



Hotel Prestige

Gazeta Panorama Alexa toolbar

Parashikimi i motit


+23
H: +24°
L: +12°
Tirana
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+26° +26° +25° +25° +25° +24°
+12° +11° +11° +11° +10° +11°
+22
H: +23°
L: +15°
Durres
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+25° +25° +25° +25° +23° +23°
+15° +14° +15° +15° +12° +11°
+22
H: +25°
L: +10°
Elbasan
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+28° +28° +27° +27° +27° +26°
+12° +11° +11° +10° +10° +11°
+18
H: +23°
L: +16°
Vlore
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+25° +25° +25° +24° +24° +24°
+15° +14° +14° +15° +12° +12°
+21
H: +23°
L: +11°
Shkoder
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+26° +25° +25° +26° +25° +24°
+12° +11° +12° +10° +11° +12°
+18
H: +22°
L: +
Korce
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+24° +23° +23° +22° +23° +23°
+ + + + + +
+22
H: +24°
L: +11°
Berat
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+27° +27° +27° +27° +26° +25°
+11° +10° +10° +10° + +10°
+9
H: +22°
L: +
Kukes
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+22° +22° +21° +21° +21° +21°
+ + + + + +
+23
H: +23°
L: +12°
Sarande
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+23° +23° +23° +22° +22° +22°
+11° +12° +11° +10° + +13°
+24
H: +24°
L: +13°
Kavaje
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+26° +26° +26° +26° +25° +25°
+13° +13° +12° +12° +11° +11°
+22
H: +22°
L: +12°
Kruje
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+22° +23° +21° +22° +21° +20°
+11° +10° +10° +10° +10° +11°
+22
H: +24°
L: +14°
Lezhe
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+26° +26° +26° +26° +25° +24°
+14° +14° +14° +13° +12° +13°
+20
H: +24°
L: +14°
Fier
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+27° +27° +27° +27° +26° +26°
+12° +12° +11° +12° +12° +11°
+18
H: +19°
L: +
Pogradec
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+21° +20° +20° +20° +19° +19°
+ + + + + +
+21
H: +21°
L: +
Rreshen
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+24° +24° +23° +23° +23° +22°
+ +10° +10° + + +
+23
H: +23°
L: +
Tropoje
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+21° +20° +20° +20° +20° +19°
+ + + + + +
+20
H: +23°
L: +
Pristina
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+22° +21° +21° +20° +21° +20°
+ + + + + +
+25
H: +25°
L: +
Prizren
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+25° +24° +23° +24° +24° +23°
+10° + + + + +10°
+23
H: +23°
L: +
Mitrovica
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+20° +20° +19° +20° +19° +19°
+ + + + + +
+21
H: +24°
L: +
Skopje
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+24° +22° +23° +23° +23° +23°
+ + + + + +
+24
H: +24°
L: +
Gostivar
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+24° +23° +23° +24° +24° +23°
+ + + + + +
+21
H: +24°
L: +
Tetovo
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+24° +23° +23° +24° +24° +23°
+ + + + + +
+16
H: +20°
L: +
Struga
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+22° +21° +21° +20° +20° +20°
+ + + + + +




Showbiz

Lifestyle

Teknologji

Kuriozitete

© 2014 Gazeta Panorama ONLINE. All Rights Reserved.   Programuar nga: ikoncept Privacy