GRAZIA   Miele Albania
Lotaria Kombetare  
Home » Ekonomi » Zyrtare, hiqet tatimi për pagat deri në 30 mijë lekë

Zyrtare, hiqet tatimi për pagat deri në 30 mijë lekë

  • Albanian
  • English
  • French
  • German
  • Italian
Qeveria përjashtoi dje nga tatimi mbi të ardhurat të gjitha pagat deri në 30 mijë lekë në muaj. Vendimi i djeshëm i hap rrugë miratimit nga Kuvendi të ndryshimit të ligjit dhe prek afërsisht rreth 158 mijë të punësuar në sektorin privat dhe shtetëror. Pas miratimit nga Kuvendi, të gjithë të punësuarit me pagë deri në 30 mijë lekë në muaj nuk do t’i mbahen nga rroga 10% si tatim mbi të ardhurat. Ndryshimi Aktualisht, skema e tatimit mbi të ardhurat funksionon e ndarë në dy fasha. Për të gjithë ata që kanë një rrogë deri në 30 mijë lekë, tatimi 10 për qind paguhet mbi 10 mijë lekët e parë të pagës. Pra, në rast se një person e ka pagën 25 mijë lekë në muaj, paguan tatim 10% vetëm për pjesën mbi 10 mijë lekë, ose vetëm për 15 mijë lekë në muaj. Sot këtij të punësuari i mbahet nga paga 1500 lekë si tatim. Me ndryshimin e ri, pritet që fasha prej 10 mijë lekësh e përjashtimit të bëhet 30 mijë lekë. Kjo do të thotë që të gjithë të punësuarit me pagë deri në këtë limit, të mos paguajnë tatim dhe, rrjedhimisht, të kenë një rritje page. Sipas relacionit që shoqëron vendimin, thuhet se efekti financiar është rreth 2.2-2.5 miliardë lekë, ose rreth 22-25 milionë USD. Me një llogaritje të thjeshtë, mesatarisht nga përjashtimi nga tatimi, kjo shtresë përfiton një shtesë page prej 1200 lekësh në muaj. Përjashtimi nga përfitimi Por qeveria i ka qëndruar sërish taksimit të sheshtë. Ndryshimi parashikon që pagat mbi 30 mijë lekë në muaj të vazhdojnë të paguajnë 10 për qind tatim për të gjithë pagën bruto. Kjo do të thotë se një person me një pagë prej 31 mijë lekësh, do të paguajë tatim prej 3100 lekësh në muaj. Pas hyrjes në fuqi të ligjit, edhe pse paga e një të punësuari është 31 mijë lekë, ai do të marrë në dorë më pak para se sa një i punësuar që e ka pagën bruto 29 900 lekë. I punësuari me rrogë 31 mijë lekë, pasi i hiqet tatimi prej 3100 lekësh, merr në dorë 27 900 lekë, ndërsa ai që e ka pagën bruto 29 900 lekë nuk paguan fare tatim. Sipas të dhënave jozyrtare, shtresa e të punësuarve me pagë deri në 38 800 lekë në muaj arrin në 12 100 të punësuar. Ky kontingjent, nga ndryshimi i vendimit jo vetëm nuk përfiton, por diskriminohet duke marrë në dorë më pak para se sa ata që e kanë pagën pak më të vogël se 30 mijë lekë në muaj. Po kështu, nga ndryshimi i qeverisë nuk përfitojnë asnjë nga pagat mbi 30 mijë lekë. E gjithë fasha tjetër e pagave do të vazhdojë të paguajë 10% mbi pagën bruto, si tatim mbi të ardhurat. Arsyet Ky është ndryshimi i parë i qeverisë që pas vendosjes së taksës së sheshtë prej 10 përqindësh. Në relacionin që i bashkëngjitet vendimit theksohet se “synimi i këtij projektligji është që nëpërmjet mostaksimit të të punësuarve me të ardhura nga 0-30 000 lekë, të cilët më parë taksoheshin me 10%, të rriten të ardhurat e disponueshme të tyre, të cilat janë një faktor i rëndësishëm i rritjes së nivelit të konsumit. Për çdo vend, konsumi është një komponent i rëndësishëm i GDP-së”. Sipas përllogaritjeve, të gjitha pagat e kësaj fashe, pra deri në 30 mijë lekë, përfitojnë një shtesë jo të vogël, mesatarisht prej 1200 lekësh në muaj. NERTILA MAHO

Albtelecom

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Panorama Online. Moderatori

3 Komente per “Zyrtare, hiqet tatimi për pagat deri në 30 mijë lekë”

  1. Më në fund u bë realitet.

  2. Te nderuar gazetar te gazetes Panorama, me sa shoh verejtjet tona i keni pasqyruar ne kete artikull. Por problemet e sistemit te taksave nuk jane kaq te thjeshta. Kjo qe permendet ne artikull tregon vetem majen e aisbergut, qe sistemi i taksave ne Shqiperi eshte nje sistem i deformuar,megjithe se kemi mbi 20 vjet shtet ne sistemin kapitalist, qe mund te kuptohet dhe me llogjiken e nje nxenesi ne klasen e katert fillore, kur shteti jone ka nje ministri financash posacerisht per kete pune. Lutemi te beni nje analize te plote mbi sistemin e taksave ne shqiperi qe te kuptohet qe barren e vertete fiskale e mbajne njerezit dhe familjet me te ardhura te pakta, apo ato me te ardhura te mesme me paga deri ne 60 000 leke te reja ne muaj, te cilet paguajne pjesen me te madhe te TVSH, eshte taksa baze ne sistemin e te ardhurave. Po te analizohet zerat brenda kesaj takse si te ardhurat e realizuara nga TVSH e grurit dhe miellit qe sherbejne per buken, ushqimeve baze si vaji, sheqeri, orizi, TVSH e karburanteve qe njerezit e paguajne ne bileten e transporteve urban dhe interurban dhe artikujve te tjere baze, do te shihni se kush eshte tatim paguesi me i madh i taksave ne Shqiperi.
    Si perfundim desha te them se ky arnim eshte nje arne e vendosur shume keq ne sistemin e taksave, i ben mire vetem disave por aq pak sa as ata vete nuk e kuptojne dhe me e keqja eshte se deformon sistemin e pagave.

  3. tani fol kush te mbajti por heqja e tapit per deri ne 30000 leke eshte mjaft e dobishme sidomos per shtresen e varfer qe i kemi jo pak,ketu perfshihen nje numer i madh punonjsish .jemi shume ne dakort me taksen e sheshte

Beni nje Koment


4 + = 11

  • Facebook
  • Twitter
  • YouTube
  • Linkedin
  • RSS

AMC
abissnet
7epta7

Parashikimi i motit


+23
H: +24°
L: +12°
Tirana
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+26° +26° +25° +25° +25° +24°
+12° +11° +11° +11° +10° +11°
+22
H: +23°
L: +15°
Durres
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+25° +25° +25° +25° +23° +23°
+15° +14° +15° +15° +12° +11°
+22
H: +25°
L: +10°
Elbasan
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+28° +28° +27° +27° +27° +26°
+12° +11° +11° +10° +10° +11°
+18
H: +23°
L: +16°
Vlore
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+25° +25° +25° +24° +24° +24°
+15° +14° +14° +15° +12° +12°
+21
H: +23°
L: +11°
Shkoder
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+26° +25° +25° +26° +25° +24°
+12° +11° +12° +10° +11° +12°
+18
H: +22°
L: +
Korce
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+24° +23° +23° +22° +23° +23°
+ + + + + +
+22
H: +24°
L: +11°
Berat
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+27° +27° +27° +27° +26° +25°
+11° +10° +10° +10° + +10°
+9
H: +22°
L: +
Kukes
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+22° +22° +21° +21° +21° +21°
+ + + + + +
+23
H: +23°
L: +12°
Sarande
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+23° +23° +23° +22° +22° +22°
+11° +12° +11° +10° + +13°
+24
H: +24°
L: +13°
Kavaje
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+26° +26° +26° +26° +25° +25°
+13° +13° +12° +12° +11° +11°
+22
H: +22°
L: +12°
Kruje
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+22° +23° +21° +22° +21° +20°
+11° +10° +10° +10° +10° +11°
+22
H: +24°
L: +14°
Lezhe
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+26° +26° +26° +26° +25° +24°
+14° +14° +14° +13° +12° +13°
+20
H: +24°
L: +14°
Fier
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+27° +27° +27° +27° +26° +26°
+12° +12° +11° +12° +12° +11°
+18
H: +19°
L: +
Pogradec
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+21° +20° +20° +20° +19° +19°
+ + + + + +
+21
H: +21°
L: +
Rreshen
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+24° +24° +23° +23° +23° +22°
+ +10° +10° + + +
+23
H: +23°
L: +
Tropoje
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+21° +20° +20° +20° +20° +19°
+ + + + + +
+20
H: +23°
L: +
Pristina
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+22° +21° +21° +20° +21° +20°
+ + + + + +
+25
H: +25°
L: +
Prizren
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+25° +24° +23° +24° +24° +23°
+10° + + + + +10°
+23
H: +23°
L: +
Mitrovica
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+20° +20° +19° +20° +19° +19°
+ + + + + +
+21
H: +24°
L: +
Skopje
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+24° +22° +23° +23° +23° +23°
+ + + + + +
+24
H: +24°
L: +
Gostivar
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+24° +23° +23° +24° +24° +23°
+ + + + + +
+21
H: +24°
L: +
Tetovo
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+24° +23° +23° +24° +24° +23°
+ + + + + +
+16
H: +20°
L: +
Struga
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+22° +21° +21° +20° +20° +20°
+ + + + + +

Hotel Prestige
Gazeta Panorama Alexa toolbar



Showbiz

Lifestyle

Teknologji

Kuriozitete

© 2014 Gazeta Panorama ONLINE. All Rights Reserved.   Programuar nga: ikoncept Privacy