PSIKOLOGJIA   Birra Korca
GRAZIA   Lotaria Kombetare
Home » Opinion » Universiteti i Mjekësisë, një urë në të ardhmen

Universiteti i Mjekësisë, një urë në të ardhmen

MYFTAR BARBULLUSHI Po, ju na jepni mësim, dhe po ju na shani”. Ky reagim i sinqertë dhe me ngarkesë ndaj pedagogëve i një studenteje në panelin e një emisioni mbi universitetet private dhe shtetërore do të më mbetet gjatë në mendje, pasi fatkeqësisht, të dyja palët, pedagogët dhe studentët, kishin të drejtë. Nëse një studenti që sapo mbaron Fakultetin e Mjekësisë do t’i jepnin të bënte dy procedura që konsiderohen të thjeshta, por të domosdoshme për një student të shkollave europiane dhe fondamentale në prioritetin e shkollës anglo-saksone: të mjekonte në mënyrë të pavarur një pacient dhe të jepte një gjykim shkencor për një artikull që do të botohet, kam bindjen që ai nuk do t’i bënte dot. Në universitetet europiane të dyja problemet e mësipërme konsiderohen të zgjidhura, pasi, që në fakultet, çdo dije teorike që i jepet studentit kalon natyrshëm nëpërmjet shtratit të të sëmurit. Jo vetëm mënyra e seminareve, por edhe përditshmëria me mjekët e pavijonit, jo si studentë, por si pjesë e stafit organik të klinikës, e bën studentin konfident me profesionin pa mbaruar akoma shkollën. Raporti i studentit tonë me kliniken është jo vetëm i mangët, por edhe sipërfaqësor, duke i lënë dijet teorike në ajër, si eteri dhe jo në bazë, të shkrira me praktikën. Nga ana tjetër, studenti europian është pjesë, dhe pse jo, burim i domosdoshëm energjish në studimet shkencore dhe botimet me pedagogët apo stafin e klinikave. Ndërsa studenti ynë, edhe po të punonte natë e ditë, nuk do të bënte asgjë përsa i përket gjykimit të një artikulli shkencor, pasi gjatë studimeve ai nuk ka qenë pjesë e kërkimit shkencor apo pjesëtar i ndonjë grupi botues. Ky është një shembull në dukje i thjeshtë, por që identifikon një të metë të madhe të shkollës sonë: një asimetri të thellë të paraqitjeve didaktike dhe shkencore. Pikërisht këtu do të duhej të fokusoheshin të tëra impenjimet tona. Po si? “Universiteti nuk ndryshon kurrë vetëm me dekrete. Më shumë se nga projektet e mëdha, besoj te përvojat, te modelet e suksesit, në atë që anglosaksonët e quajnë ‘best practises’, përvojat e suksesit”, - insiston  Guido Tabellini, rektor i Universitetit prestigjioz të Bocconit në Milano. Nëse “shfleton” në përvojat e para të universiteteve të Holandës, Zvicrës dhe Spanjës, në fillimet e tyre, të bie në sy që, në themel të suksesit, përveç dëshirës për t’u bërë e për të bërë, qëndrojnë ca “rregulla” të thjeshta, të vjela nga përvojat e suksesit anglosakson, por, të zbatuara me rigorozitet absolut, pa tolerancë dhe pa subjektivitet, të domosdoshme për të realizuar atë që asnjë ligj, dekret apo reformë nuk e ka arritur dot deri më sot. 1. Mentaliteti i politikës. Gjithçka duhet të fillojë nga mentaliteti i saj, nga mënyra se si ajo e sheh edukimin shkollor, universitetin, nga toleranca e saj ndaj pavarësisë së universitetit. Vendosja e arsimit dhe kërkimit shkencor si prioiritet politik, siç kanë bërë vende si Norvegjia apo Finlanda, do ta përkryente marrëdhënien e mësipërme. Ndërsa “përzierja e politikës me shkencën është receta e shkatërrimit”, do të shprehej rreth një shekull më parë Lordi Haldane, politikan, njeri i ligjit dhe intelektual. 2. Kërkimi shkencor. Ai nuk është “parfum”, është esenca e çdo reforme, e për më tepër i domosdoshëm në një vend në zhvillim. Kur drejtori i kërkimeve shkencore të institutit “Mario Negri” në Itali do të pyeste një ditë kryeredaktorin e revistës “Lancet”, Richard Horton, se përse Anglia është më e zhvilluar se Italia, përgjigjja do të ishte shume befasuese: ”Është e thjeshtë, politikanët tanë investojnë shumë në kërkim shkencor, për çdo sterlinë që shpenzojnë, 0.39 sterlina kthehen mbrapsht në vit”. ”Për sa vite?” - vazhdon pyetja. ”Për gjithë jetën” - përgjigjja. Në dukje, kjo përgjigje mbart çudi, në thelb është domosdoshmëri. Me naivitet e identifikojnë kërkimin shkencor me një laborator eksperimental të cilin dikur e paska pasur mjekësia, por është shumë më tepër se një laborator, është shumë më tepër se një universitet. Është ”çelësi” i prioriteteve strategjike kombëtare të tilla si: sfida të adresuara për popullatën e plakur, shëndeti, energjia elektrike, ndryshimet klimaterike, cilësia dhe çmimi i barnave, përzgjedhja e tyre origjinare apo gjenerike, prioritetet e fushave të mjekësisë, të bujqësisë etj. Kërkuesit kanë një rol të rëndësishëm për të luajtur në këto prioritete nëpërmjet opinioneve të tyre shkencore. Është themelore që ministritë t’i marrin në konsideratë strukturat shkencore kërkimore në zgjedhjen dhe zgjidhjen e këtyre prioriteteve dhe kjo nuk e përlyen misionin e tyre të pavarur. 3. Zgjedhja e një modeli. Shkenca si urë midis dy Amerikave” për të pakësuar “distancën” ndërmjet SHBA-ve dhe Amerikës Latine, shprehet në  revistën “Science”,  neurobiologu i famshëm DeVoogd. Që në fillimet e tyre, universitetet e Spanjës kanë stabilizuar një raport formal bashkëpunimi, binjakëzimi  me universitetet me të forta europiane, duke shkëmbyer profesorë dhe studentë si dhe duke operuar me të njëjtat rregulla. Me stabilizimin e standardit, dalëngadalë do të stabilizohen dhe gjërat e tjera duke garantuar fryte të shëndetshme. 4. Anglishtja. Kërkimi shkencor kërkon gjuhën e tij të komunikimit, gjuhën e kërkimit shkencor, gjuhën me të cilën shkruajnë shkencëtarët, gjuhën e revistave shkencore ku publikohen punimet më të mira, gjuhën e konferencave dhe kongreseve shkencore. Të dish të flasësh anglisht është fondamentale për çfarëdo karriere shkencore. Jo vetëm ata që diplomohen në mjekësi, por të gjithë ata që pretendojnë të kenë të bëjnë me shkencën, duhet të dinë të shkruajnë e të flasin anglisht, pa u lodhur. Edhe fokusimi në gjuhën angleze në vend të latinishtes është një hap përpara në reformimin e kërkimit shkencor dhe universitetit në përgjithësi. Tekstet anglisht, të paktën në lëndët klinike, jo vetëm që do të spastronin shumë nga pseudo tekstet tona në shqip, por do t’i hapnin rrugën pjesëmarrjes në universitet të studentëve dhe pedagogëve të huaj. 5. Gjykimi dhe vlerësimi i stafit akademik. Profesorët në këto vende paguhen në bazë të rezultateve të punës shkencore dhe jo thjesht në bazë të orëve të punës, titullit apo vjetërsisë në punë. Tek ne ka shumë katedra, shumë profesorë në moshë, edhe pse nuk kanë bërë asnjë publikim duke bllokuar për më tepër të ardhmen e të rinjve të talentuar që detyrohen të shkojnë jashtë. Meritokracia duhet të jetë dogma e cila në të ardhmen duhet të aplikohet edhe te pedagogët. Akademikët duhet të nxisin grante jo si luks, por si kusht për të mbajtur vendin e tyre të punës. Modelet e reja europiane parashikojnë që çdo 4 vjet pedagogët të vlerësohen nga një komision (me të brendshëm dhe të jashtëm), në bazë të tri parametrave: cilësia e kërkimit shkencor, didaktika dhe shërbimi ndaj institucionit. Nëse gjykimi është pozitiv, kontrata rinovohet edhe për 4 vjet. Në këtë mënyrë nxitet motivimi individual dhe lehtësohet marrja e pedagogeve të rinj me përvojë ndërkombëtare duke mbajtur në të njëjtën kohë edhe më të mirët. Në universitetet më të mira të Europes dhe SHBA-ve, të ofrosh një profesor të zotë – edhe pse nuk bëjnë konkurse - është një mënyrë për të rritur prestigjin e universitetit dhe për të zgjidhur problemet ekonomike, pasi, profesorët vërtet të zotë kanë financimet e tyre dhe i marrin me vete kudo që shkojnë. 6. Kërkuesit dhe pedagogët e huaj. Forca e universiteteve të mëdha të Europës dhe të Amerikës shprehet dhe në kap-acitetin, aftësinë për të marrë pedagogë dhe kërkues të huaj shkencorë, më të mirët, brenda dhe jashtë vendit. Numri i pedagogëve të huaj në këto universitete varion shumë. Në disa prej tyre arrin në 10%, në të tjerë në 50%. Në universitetet italiane, përveç Bocconit, prania e tyre është shumë e rrallë, çka, ndër të tjera, flet për vlerat në bjerrje të universiteteve italiane. 7. Klima intelektuale. Një pedagog apo një student i huaj do të ketë edhe një motiv më shumë për të frekuentuar një universitet që ofron një klimë të tillë stimuluese. Mbase klima intelektuale nuk është e domosdoshme, por ta kesh nuk kushton, vetëm stimulon. Gjithsesi, kemi rrugë të gjatë për të arritur deri këtu. Universiteti i Mjekësisë, i sapokrijuar, ka një shans të artë. Ai ose reformohet tani, ose mbart rrezikun të mos bëhet kurrë, pasi ”koha nuk ka me kohë për ne”. Ndryshe, le të vazhdojmë t’i çojmë fëmijët tanë në emigracion për studime e le të jetojmë vetëm duke menduar për të investuar në ndonjë azil pleqsh për të mos kaluar pleqërinë në vetmi.

Albtelecom

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Panorama Online. Moderatori

14 Komente per “Universiteti i Mjekësisë, një urë në të ardhmen”

  1. Duhet seriozitet dhe merit për detyrën që ju besohet.

  2. Mjafton te lexosh emrin e njohur te Profesorit M. Barbullushi, nefrologut, ke kuptuar se ke per te fituar shume nga shkrimi dhe ajo cka ai ka percjelle…

  3. Me vjen keq, por nuk e kuptova fare ku e kishte fjalen profesori. Mendja ta do qe kur nje universitet i ri krijohet mbi bazen e strukturave ekzistuese, reformimi eshte kryer para se struktura e re te vihet ne zbatim. Ndryshe i bie qe karroca te jete vene para kalit. Fatkeqesisht kjo ndodh rendom ne Shqiperi. Shembulli me domethenes eshte venia e nje ekonomisti si dekan i Mjekesise. Ndersa Rektori eshte me se shumti nje figure politike, dekani eshte me teper per anen akademike dhe duhe te udheheq me vizion te qarte per aktivitetin akademik, shkencor dhe ate te formimit te studenteve. S’mund ta imagjonoje dot se si nje ekonomist te mund te drejtoje veprimtarine akademike dhe shkencore ne Fakultetin e Mjekesise. Pune shqiptaresh.

    • E qarte si kristali. Te investojme me shume per kerkimet shkencore dhe shkolla te lidhet me praktiken. Te permrsohet sistemi qe studentet te jene profesioniste te mire. Bravo profesor.

  4. Milaim Nela, Britani e Madhe

    Shkrimi me duket interesant dhe me shume vlera. Idete e Dr Babullushit jane per tu respektuar.
    Eshte shume e vertete qe “universiteti nuk ndryshon vetem me dekrete”. Arsimimi universitar dhe ai mjekesor ne Shqiperi ka gropa qe per ti mbushur ndoshta do te duheshin dekada. Kur them kete nuk kam parasysh super te talentuarit qe do te benin perpara ne cdo universitet te botes.
    Nuk dua te perseris ato gjera qe jane thene ne artikull por duke qene nje mjek qe kam kaluar ne sistemin shqiptar dhe ate anglosakson ne te cilin aktualisht jam i integruar do shtoj disa pika qe me duken me vlere.
    1. Qe te ndryshoje menyra e edukimit te studenteve dhe mjekeve te rinj duhet qe sistemi aktual shqiptar te shembet nga themeli. Ta themi hapur dhe troc eshte jo funksional dhe nuk i pergjigjet as kohes as tregut te punes.
    2. Qendra Spitalore Universitare e Tiranes eshte aktualisht instuticioni i vetem universitar dhe e vetmja qender e sherbimit “terciar” ne vend. Kjo qender thjesht nuk ka kapacitetet e mjaftushme per te perballuar ate numer studentesh dhe mjekesh (qe trajnohen per tu bere specialiste te ardhshem). Ne Britanine. Madhe psh ka politika afatgjata qe parashikojne sa vende pune do te krijohen, sa studente do te duhen te konkurojne per keto vende te ardhshme pune dhe sa mjeke do ti duhen shendetit publik ne nje periudhe te caktuar.
    Ne sistemin aktual shqiptar kete lloj politikash jane teper siperfaqesore. Ka nje perpjekje individuale te Dr Isuf Kalos per te futur ca mekanizma te rinj bashkekohore por kjo eshte shume pak dhe nuk eshte e mjaftueshme. Une nuk i njoh shume sistemet perendimore por njoh mjaft mire sistemin britanik ku studenti njihet me me praktiken reale shkencore dhe klinike qe ne vitet e para.
    Studenti per ate kohe qe kalon ne pavion apo prane qendres se mjekut te familjes eshte ne angazhim te plote me te semurin dhe ka nje mbykeqyres personal qe eshte mjek klinicist i trajnuar dhe certifikuar per kete pune. C’do trajnues mjek mbikeqyres nuk mund te kete nen pergjegjesi me shume se nje student ne nje periudhe te caktuar dhe ka te programuar te planifikuar nga dekanati perkates kohen qe do te shpenzoje me studentin apo mjekun ne trajnim. Ekzistojne protokolle shume te sakta dhe specifike, objektiva teorike dhe klinike qe studenti apo mjeku i ri duhet arrijne apo realizojne gjate kohes qe jane ne trajnim.
    Shtrati ite semurit eshte vendi kryesor ku mjeku merr bazat e tij. Nuk ka kuptim te marresh leksione te pafundme teorike kur ato nuk vihen ne praktike.
    Ta mendosh se sa lexojne dhe kultivojne njohurite mjekesore shumica e kolegeve te mi pas mbarimit te fakultetit apo specializimeve besoj nuk do shume koment dhe kjo ne masen me te madhe nuk eshte faji i tyre eshte faji i sistemit te deshtuar apo e thene ndryshe e mungeses se tij.
    E thashe me siper qe nese edukimi i studenteve apo mjekeve te rinj nuk shtrihet ne qendrat e tjera rajonale pervec qendres spitalore te Tiranes gjendja nuk do te ndryshoje por do ngelet vend numero ne statukuo.
    Kur them te shtrihet ne qendra te tjera sic eshte Durresi, Vlora, Korca, Shkodra apo Dibra me kete nuk them qe keto te behen doosdoshmerisht qendra te sherbimit “terciar” por tu jepen atributet dhe aftesite trajnuese ku do te mund te trajnoheshin studentet dhe po ashtu mjeket e rinj specializante nen mbikeqyrjen e specialisteve te konfirmuar dhe te certifikuar per kete pune. Kjo do te kishte perfitime te shumefishta. Kjo do te rriste nivelin shkencor ne rrethe. Specialistet e rinj te talentuar nuk do ta shihnin vajtjen per te punuar ne rrethe si humbje por si nje mundesi per tu zhvilluar dhe zgjeruar njohurite e tyre klinike dhe shkencore. Pervec kesaj rritja e nivelit ne rrethe do te bente qe njerezit te mos i versuleshin Tiranes qofte edhe per nje dhimbje fyti por ta zgjidhnin kete problem ne rreth.
    Shqiperia ka ndoshta numrin me te larte te profesoreve per km2 po sa nga keta profesore kane botime ne shtypin shkencor nderkombetar? Ndoshta numerohen me gishtat e dores. Sitstemi shendetesor shqiptar duke qene tek “kater rruget” ka shansin e madh qe te perqafoje sistemet me te mira perendimore duke ja pershtatur realitetit shqiptar me shpresen qe sherbimi shendetesor mund te dali nga ky batak qe te gjithe e shohim por e kemi te veshtire ti veme emrin qe ka.

  5. Marta Gorica

    Pergezime prof Barbullushit,Artikull i guximshem dhe shume realist,jam plotesisht dakord me ceshtjet e ngritura, gjithashtu mendoj se universiteti i ri ka startuar gabim. Te gjitha keto jane ne vazhden e nivelit ku eshte katandisur arsimi shqiptar ne pergjithesi ne te gjitha nivelet e tij.Uroj qe ky shkrim te sensibilizoje sadopak ata persona qe jo vetem kane ne dore per te bere ndryshimin por kane ne rradhe te pare ndjeshmerine ndaj ketyre probloemeve reale dhe kuptojne se te pakten duhet filluar……….

  6. Dr. Barbullushi, ke te drejte kur thua:

    “Universiteti i Mjekësisë, i sapokrijuar, ka një shans të artë. Ai ose reformohet tani, ose mbart rrezikun të mos bëhet kurrë, pasi ”koha nuk ka me kohë për ne”. Ndryshe, le të vazhdojmë t’i çojmë fëmijët tanë në emigracion për studime e le të jetojmë vetëm duke menduar për të investuar në ndonjë azil pleqsh për të mos kaluar pleqërinë në vetmi”.

    Kjo eshte pjesa me interesante e shkrimit. Mendoj qe berja e ketij “Universiteti” eshte gabim i madh, pasi nga ana praktike u be per te shuar disa zenka midis Dhori Kules dhe “frymes se re” te Fakultetit qe perbehet nga disa pleq te rrjedhur e te shpensionuar qe nuk kane bere kurre mesim, por qe flasin pa pushim per “menyra te ndryshme mesimi”, laboratore qe do ngrihen etj. A nuk i thane ata keto gjera ne dokumentarin qe Dekanati paraqiti me rastin e 60 vjetorit. A nuk u vetelevduan ata ne “historikun” qe vete shkruan duke treguar “bemat” e veta. Universiteti duhet te jete serioz, me me pak studente, duke i meshuar cilesise qe ka rene shume e qe po e afron ate me “te vetequajturin universitet – Vitrinat”. Mendoj se duhet te rithemelohet Universiteti i Tiranes, duke bashkuar te gjitha fakultetet, jo se thote Dhori Kule (se edhe ai njelloj sharlatan eshte), por se keshtu duhet, jo vetem per t’ia kthyer atij krenarine e seriozitetin e dikurshem, por per ta rritur ate me tej.

  7. te nisesh te flasesh per Universitetin e Mjekesise eshte shume e rendesishme e njekohesisht “humbje kohe” per vete menyren se si funksionon ky universitet. Nje universitet qe ka sasi por jo shume cilesi, nje universitet i korruptuar, me godina qe ngrijne jo vetem fizikisht por edhe moralisht e profesionlisht, me njerez te zymte e shkurajues. E them me keqardhjen me te madhe se nje student i mjekesise apo i farmacise ska asgje per te mbajtur mend e per te kujtuar me nostalgji nga vitet ne fakultet pasi ska asgje per t’u kujtuar, pervec profesoreve dekurajues, deshperues, te papaergjegjshem, te karakterizuar nga prepotenca e sjellja qe vetem prej profesori nuk mund ta quaj… lind pyetja: A eshte vertete Universitet ky??? as sjellja, as menyra e te shpjeguarit, as godinat, as materialet didaktike qe jane te fotokopjuara si mos me keq,,, nuk ngjajne me ato te nje universiteti apo fakulteti ne vecanti…

  8. Ky arikull per mua eshte “no coment” pasi eshte situr mire ne drite nga Profesori . Ne Shqiperi per fat te keq jane te paket studentet qe kane shansin te takojne Profesore si Barbullushi.
    I uroj pune te mbare edhe per shume breza studentesh!!!

  9. Faleminderit Prof. Barbullushi

  10. Ky shkrim eshte mjaft interesant. Fakulteti i Mjekesise len shume per te deshiruar, pasi pedagoget qe bejne me te vertet mesim jane fare pak e shumica nuk e kane fare mendjen te studentet. Mungojne klasat dhe studentet sillen neper koridore. Sa per kafene ka plot e koha shtyhet mire, dmth fakultet gallate. Studentet nuk mesojne gje ne kete tip shkolle. Profesor Myftari ka te drejte kur thote se elitat akademike duhet te jene ne udheheqje te universitetit e duket se nuk e ka fjalen per “akademikun” gallataxhi qe e ka shef doktor Nestorin. Mua me qelloi te kisha pedagog kete tip e nuk e pame fare gjate ciklit kur silleshim neper koridor e ne ballkonin e katit VI e nja dy here na beri mesim nga 10 minuta nje mjeke e re e njehere tjeter nje specializant.

  11. shume sakte.Nje pershkrim i shkelqyer i asaj qe jemi dhe ku duhet te harrijme.Respekt profesorit.

  12. Nuk besoj ka njeri qe minimalisht ka mbaruar 8 vjecaren qe nuk e di qe materiali baze mesimor eshte teksti.Duke dashur me qene dakort me gjithshka shkruani Prof.Barbullushi,a e dini Ju se ne Fakultetin e Mjekesise ka disiplina shkencore pa material baze mesimor per studentet.Referuar eksperiences jo te vogel pedagogjike,nuk kam rastis te degjoj, qe studenti jep provim nje disipline pa tekst,kjo eshte per te vene duart ne koke,Prandaj ky artikull eshte vone,por kurre nuk eshte vone,per te bere ate qe thote artikullshkruesi,o sot, o kurre.Universiteti duhet te hedhe pa asnje dileme profesoret e tipit intrigues e pengues serioz per implementimin e metodave te reja shkencore ne mjekesi,per ti zevendesuar ata me njerez qe gjenerojne ide,kane studjuar ne perendim me vite te tera,dhe ne nje fare menyre ky vend,taksapaguesi shqiptar ka paguar qe te kete nje sherbim me te kualifikuar,apo femija e tij te shkollohet nga ata qe kane cte japin dhe jo nga ata qe prej tyre njihen nga tarifat e operacioneve apo vizitave.Do i uroja profesor Barbullushit te lobonte fort,te jete insistiv,se gjerat e mira vijne me shume siklete.I gjithe stafi mjekesor duhet te rrije larg konformizmit,se konformiste jane vetem te pa aftet.Dhe keta konformiste mos te harrojne se te zotin do e kerkoje vendi nje dite.Ata sduhet te harrojne se ky i afte nuk i duron parazitet.Mendoj Prof Barbullushi se artikulli Juaj eshte zile per te gjithe ata qe kane sy e veshe.Te pershendes

  13. tung pershendetje kerkoj nje ndim nga ju nese dini naj ilaq per smundjen e sheqerit jam 31 vjeqar vuaj nga dijabeti po kerkoj nje ilaq per diabet ose naj ilaq qe te largohem nga terapija me insolin te kaloj me terapi me barna

Beni nje Koment


7 + 7 =

  • Facebook
  • Twitter
  • YouTube
  • Linkedin
  • RSS



Hotel Prestige

Gazeta Panorama Alexa toolbar

Parashikimi i motit


+23
H: +24°
L: +12°
Tirana
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+26° +26° +25° +25° +25° +24°
+12° +11° +11° +11° +10° +11°
+22
H: +23°
L: +15°
Durres
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+25° +25° +25° +25° +23° +23°
+15° +14° +15° +15° +12° +11°
+22
H: +25°
L: +10°
Elbasan
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+28° +28° +27° +27° +27° +26°
+12° +11° +11° +10° +10° +11°
+18
H: +23°
L: +16°
Vlore
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+25° +25° +25° +24° +24° +24°
+15° +14° +14° +15° +12° +12°
+21
H: +23°
L: +11°
Shkoder
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+26° +25° +25° +26° +25° +24°
+12° +11° +12° +10° +11° +12°
+18
H: +22°
L: +
Korce
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+24° +23° +23° +22° +23° +23°
+ + + + + +
+22
H: +24°
L: +11°
Berat
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+27° +27° +27° +27° +26° +25°
+11° +10° +10° +10° + +10°
+9
H: +22°
L: +
Kukes
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+22° +22° +21° +21° +21° +21°
+ + + + + +
+23
H: +23°
L: +12°
Sarande
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+23° +23° +23° +22° +22° +22°
+11° +12° +11° +10° + +13°
+24
H: +24°
L: +13°
Kavaje
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+26° +26° +26° +26° +25° +25°
+13° +13° +12° +12° +11° +11°
+22
H: +22°
L: +12°
Kruje
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+22° +23° +21° +22° +21° +20°
+11° +10° +10° +10° +10° +11°
+22
H: +24°
L: +14°
Lezhe
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+26° +26° +26° +26° +25° +24°
+14° +14° +14° +13° +12° +13°
+20
H: +24°
L: +14°
Fier
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+27° +27° +27° +27° +26° +26°
+12° +12° +11° +12° +12° +11°
+18
H: +19°
L: +
Pogradec
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+21° +20° +20° +20° +19° +19°
+ + + + + +
+21
H: +21°
L: +
Rreshen
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+24° +24° +23° +23° +23° +22°
+ +10° +10° + + +
+23
H: +23°
L: +
Tropoje
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+21° +20° +20° +20° +20° +19°
+ + + + + +
+20
H: +23°
L: +
Pristina
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+22° +21° +21° +20° +21° +20°
+ + + + + +
+25
H: +25°
L: +
Prizren
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+25° +24° +23° +24° +24° +23°
+10° + + + + +10°
+23
H: +23°
L: +
Mitrovica
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+20° +20° +19° +20° +19° +19°
+ + + + + +
+21
H: +24°
L: +
Skopje
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+24° +22° +23° +23° +23° +23°
+ + + + + +
+24
H: +24°
L: +
Gostivar
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+24° +23° +23° +24° +24° +23°
+ + + + + +
+21
H: +24°
L: +
Tetovo
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+24° +23° +23° +24° +24° +23°
+ + + + + +
+16
H: +20°
L: +
Struga
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+22° +21° +21° +20° +20° +20°
+ + + + + +




Showbiz

Lifestyle

Teknologji

Kuriozitete

© 2014 Gazeta Panorama ONLINE. All Rights Reserved.   Programuar nga: ikoncept Privacy