PSIKOLOGJIA   Birra Korca
GRAZIA   Lotaria Kombetare
Home » Opinion » Roli i elitave në ndryshimet socio-politike në Shqipëri

Roli i elitave në ndryshimet socio-politike në Shqipëri

TONIN GJURAJ Para disa javësh, publicisti i njohur Fatos Lubonja shkruante se Shqipëria ka nevojë për një ndërrim total të elitave politike. Thjesht rokada e Kryeministrit aktual Sali Berisha me kryetarin e opozitës Edi Rama, sipas tij, nuk do të sillte ndonjë ndryshim thelbësor, sepse, argumentonte ai, thelbi i tyre qeverisës është i njëjtë: ai bazohet jo në forcimin e shtetit të së drejtës, por në klientelizëm; jo në meritokraci, por në nepotizëm; jo në parime demokratike, por në autokraci. Kushdo që ka ndjekur zhvillimet politike të viteve të fundit në Shqipëri, do të ishte ndoshta dakord me konstatimin e mësipërm. Këto kritika janë të vlefshme për të gjithë klasën politike në Shqipëri, e cila në media dhe në diskursin politik është akuzuar për paaftësi drejtuese, për mungesë vizioni apo dhe mungesë kuraje për të vënë interesat e vendit para atyre personale dhe partiake. Në tri vitet e fundit, për shembull, këto përkufizime janë përdorur rëndom edhe nga partnerët ndërkombëtarë, për të shpjeguar mosmarrjen e statusit të vendit kandidat për anëtarësim në Bashkimin Europian. Në disa raste, si për ironi, këto vlerësime janë përsëritur nga vetë pjesëtarë të elitave tona politike, të cilët duket se harronin se përshkrimet e mësipërme ishin të adresuara, në fakt, pikërisht për ata. Shpeshherë është ngritur pyetja përse shpalosin këto veti elitat tona politike? Përse e kanë më të lehtë të zgjedhin rrugën e konfliktit të përhershëm, sesa atë të kompromisit? Përse janë përherë të vetëbindur se fitorja e kauzës së tyre kërkon shkatërrimin absolut të kundërshtarit, duke përdorur një agresivitet konstant verbal, sa më denigrues që të jetë e mundur? Përse zgjedhin instinktivisht të injorojnë të mirën e përgjithshme, në shërbim të interesit individual dhe atij partiak? Më keq akoma, sillen kështu nga padia apo qëllimisht? Dhe për rrjedhojë, shpalosja e këtyre karakteristikave të elitës sonë politike është thjesht pasqyrim i vlerave tona shoqërore, apo një atavizëm që me kohë do të mund të korrigjohet e zhduket? Shumë vëzhgues të politikës kanë sqaruar se një prej arsyeve përcaktuese të vetive të mësipërme rrjedh nga botëkuptimi komunist i shumicës së elitës sonë politike, e cila çdo marrëdhënie dhe konfrontim politik e sheh në këndvështrimin e një kontradikte për jetë a vdekje. Ky botëkuptim nuk lë vend për shikime relativiste, sepse është i bindur se ka vetëm një rrugë për arritjen e qëllimit politik. Megjithatë, kjo nuk është dukuri thjesht shqiptare. Në pothuajse të gjitha vendet ish-komuniste, hija e traditës dhe botëkuptimit komunist varej si re e zezë mbi dhe, nganjëherë edhe brenda kokave të elitave politike. Por, etapat e tranzicionit politik dhe ekonomik të shumicës së këtyre vendeve ishin më të shkurtra dhe më pak të dhimbshme se sa tonat. Një shpjegim për këtë veçori është ideja se, pas përmbysjes së komunizmit, vendet e Europës Lindore iu rikthyen trajektores së zhvillimit që u ndërpre me vendosjen e regjimit komunist. Sa më i zhvilluar që ishte një vend para vendosjes së komunizmit, aq më i moderuar dhe relativisht më tolerant ishte dhe sistemi i kaluar.  Vendet që kishin qenë më të zhvilluara ekonomikisht dhe politikisht, për shembull Çekia, Hungaria, Polonia dhe ish-Gjermania Lindore, patën një tranzicion ekonomiko-politik më të shpejtë dhe më me pak probleme. Ndërkohë, në Shqipëri, e cila para dhe pas Luftës së Dytë Botërore ishte vendi më i prapambetur i rajonit, totalitarizmi komunist ishte ndër më të ngurtit. Edhe pas rënies së perdes së hekurt, pothuajse gjysmë shekulli më pas, Shqipëria sërish do të dilte si hirushja e rajonit, pavarësisht ndryshimeve socio-ekonomike. Po ashtu, ngurtësia ideologjike e komunizmit shqiptar dhe represioni i vrazhdë i tij kishin penguar daljen në skenë të individëve apo grupeve disidente që të artikulonin publikisht alternativa qeverisëse. Ndryshimet e vrullshme institucionale, ekonomike dhe sociale që pasuan në dhjetëvjeçarin e parë postkomunist, krijuan elita të përçara e të fragmentuara, që bënin një luftë të ashpër për pushtet.  Në mungesë të dallimeve të mirëfillta ideologjike, apo dhe të platformave të veçanta politike, rreshtimi partiak përcaktohej nga e kaluara dhe përkatësia klanore apo krahinore.  Megjithatë, arsyeja kryesore e ashpërsisë së politikës konfliktuale në Shqipëri ka të bëjë me traditën e pakët shtetformuese të elitave, botëkuptimi i të cilave përbëhej nga vlera dhe norma të mbrujtura në përvojën e komunizmit ekstrem të së kaluarës. Tranzitologët J. Linz dhe A. Stepan sugjerojnë se demokraci të konsoliduar arrijnë ato vende që janë në gjendje të krijojnë shtet të së drejtës, ku rrotacioni i pushtetit kryhet nëpërmjet zgjedhjeve të lira dhe të ndershme dhe kur elitat bien dakord se demokracia është i vetmi sistem shoqëror i vendit ose “e vetmja lojë në qytet”. Vendet që ndodhen në një periudhë tranzicioni drejt arritjes së këtyre synimeve mund të përshkruhen si demokraci të pakonsoliduara, ku pa dyshim bën pjesë edhe Shqipëria. Pas hapjes, depërtimit dhe ngritjes së institucioneve demokratike, konsolidimi i demokracisë përbën hapin e tretë të procesit të demokratizimit. Studime të tjera për rolin e elitave në vendet në tranzicion theksojnë se në këto vende elitat janë të fragmentuara, ato gjenden në një fluks konkurrence të vazhdueshme për arritjen e interesave të ngushta partiake ose personale. Shumica e vendeve të Europës Lindore kanë kaluar ose vazhdojnë të kalojnë nëpërmjet një faze të tillë. Ajo çfarë i dallon vendet nga njëri-tjetri është tradita shtetformuese e tyre dhe aftësia e elitave për të rënë dakord për rregullat e përbashkëta të lojës së konkurrencës demokratike.  Në këtë kontekst, ekziston dhe shpresa se me gabimet dhe huqet e tyre, elitat shqiptare ndoshta po përjetojnë dhimbjet e rritjes.  Tutela e ndërkombëtarëve mund të jetë e mërzitshme për elitën tonë, por ajo është e ngjashme me garancinë që u duhet adoleshentëve mistrecë që të mos dalin nga rruga e duhur.

Albtelecom

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Panorama Online. Moderatori

Beni nje Koment


8 + = 15

  • Facebook
  • Twitter
  • YouTube
  • Linkedin
  • RSS



Hotel Prestige

Gazeta Panorama Alexa toolbar

Parashikimi i motit


+23
H: +24°
L: +12°
Tirana
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+26° +26° +25° +25° +25° +24°
+12° +11° +11° +11° +10° +11°
+22
H: +23°
L: +15°
Durres
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+25° +25° +25° +25° +23° +23°
+15° +14° +15° +15° +12° +11°
+22
H: +25°
L: +10°
Elbasan
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+28° +28° +27° +27° +27° +26°
+12° +11° +11° +10° +10° +11°
+18
H: +23°
L: +16°
Vlore
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+25° +25° +25° +24° +24° +24°
+15° +14° +14° +15° +12° +12°
+21
H: +23°
L: +11°
Shkoder
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+26° +25° +25° +26° +25° +24°
+12° +11° +12° +10° +11° +12°
+18
H: +22°
L: +
Korce
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+24° +23° +23° +22° +23° +23°
+ + + + + +
+22
H: +24°
L: +11°
Berat
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+27° +27° +27° +27° +26° +25°
+11° +10° +10° +10° + +10°
+9
H: +22°
L: +
Kukes
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+22° +22° +21° +21° +21° +21°
+ + + + + +
+23
H: +23°
L: +12°
Sarande
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+23° +23° +23° +22° +22° +22°
+11° +12° +11° +10° + +13°
+24
H: +24°
L: +13°
Kavaje
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+26° +26° +26° +26° +25° +25°
+13° +13° +12° +12° +11° +11°
+22
H: +22°
L: +12°
Kruje
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+22° +23° +21° +22° +21° +20°
+11° +10° +10° +10° +10° +11°
+22
H: +24°
L: +14°
Lezhe
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+26° +26° +26° +26° +25° +24°
+14° +14° +14° +13° +12° +13°
+20
H: +24°
L: +14°
Fier
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+27° +27° +27° +27° +26° +26°
+12° +12° +11° +12° +12° +11°
+18
H: +19°
L: +
Pogradec
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+21° +20° +20° +20° +19° +19°
+ + + + + +
+21
H: +21°
L: +
Rreshen
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+24° +24° +23° +23° +23° +22°
+ +10° +10° + + +
+23
H: +23°
L: +
Tropoje
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+21° +20° +20° +20° +20° +19°
+ + + + + +
+20
H: +23°
L: +
Pristina
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+22° +21° +21° +20° +21° +20°
+ + + + + +
+25
H: +25°
L: +
Prizren
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+25° +24° +23° +24° +24° +23°
+10° + + + + +10°
+23
H: +23°
L: +
Mitrovica
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+20° +20° +19° +20° +19° +19°
+ + + + + +
+21
H: +24°
L: +
Skopje
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+24° +22° +23° +23° +23° +23°
+ + + + + +
+24
H: +24°
L: +
Gostivar
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+24° +23° +23° +24° +24° +23°
+ + + + + +
+21
H: +24°
L: +
Tetovo
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+24° +23° +23° +24° +24° +23°
+ + + + + +
+16
H: +20°
L: +
Struga
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+22° +21° +21° +20° +20° +20°
+ + + + + +




Showbiz

Lifestyle

Teknologji

Kuriozitete

© 2014 Gazeta Panorama ONLINE. All Rights Reserved.   Programuar nga: ikoncept Privacy