PSIKOLOGJIA   Birra Korca   Miele
GRAZIA   Lotaria Kombetare
Facile.it
Home » Lajmi i Fundit » Programi, Rama: Jo listë premtimesh për të marrë votën, po plan për të ndryshuar drejtimin e vendit

Programi, Rama: Jo listë premtimesh për të marrë votën, po plan për të ndryshuar drejtimin e vendit

  • Albanian
  • English
  • French
  • German
  • Italian
TIRANE- Jo liste premtimesh per te marre voten, por nje plan per te  ndryshuar drejtimin e vendit, të jetës së tyre. Kjo eshte ajo qe sipas Rames, PS dhe programi i saj qeverises kerkon t’u ofroje shqiptareve. Ne fjalen e tij ne mbyllje te fjalimeve dhe prezantimit te programit, kreu i PS-se, Edi Rama, duke kerkuar voten e shqiptareve, ka theksuar se kete here, shqiptareve pavaresisht ngjyrimit politik duhet ta kuptojne fare qarte se per cfare do te votojne. “Ne nuk jemi njësoj, vizioni ynë është tjetër dhe se rruga që ne propozojmë është tjetër, sepse besojmë që cdo shqiptar këtë herë duke filluar nga socialistët duhet ta kuptoje se për cfarë do të votojë, cila është zgjedhja në 23 qershor, do zgjedhë një betejë për punësimin, që nuk është e lehtë, do kërkojë mund, shqiptari që do të shkojë të votojë do të zgjedhë këtë rrugë apo do të pranojë rritjen e mëtejshme të papunës, taksimin e ndershëm apo taksën e sheshtë”- tha Rama.  Ai ka theksuar se mbi nacionalizmin duhet te triumfoje atdhetarizmi. Rama theksoi gjate fjales se tij te gjate, se PS nuk do të qëndrojë 30 vjet në pushtet, por një mandat për të qeverisur dhe deri kur forcat dhe idetë e reja do të lindin natyrshëm. “Cfarë propozojmë ne për të kthyer vendin në drejtim të duhur. Propozojmë që para sesa të shkojmë tek programi njerëzit të na shikojmë ne, nuk jemi të përsosur dhe të pagabueshëm, por ama ne kemi prova, që mësojmë nga e shkuara, por nuk jetojmë në të shkuarën, të kundërtën bën qeveria e sotme, me ta ka vetëm të shkuar me ne ka rrugë drejt të ardhmes. Ne do jemi forca e shembullit këta janë shembulli i forcës”- tha Rama. Ai premtoi ulje taksash për 95% te popullit shqiptar, pasi më shumë se 95 % e njerëzve është jashtë mundësisë për të marrë pjesë në fitim e përbashkët, pasi 5 % zotërojnë më shume se gjysëm ne pasurisë së vendit. “Ku jemi këtu në Gjermani?. Jo kështu nuk është as Franca as Gjermania, por këtu jane ato që fjalët e Reganit dhe Thecerit i përdorin për të sunduar si gjela maj plepit”- tha ai. Ayala: Zgjedhje të lira e të ndershme Sekretari i Pergjithshem i Internacionales Socialiste ka pershendetur sot punimet e Konvetes per programin ne diten e dyte te saj. Pas videos hapese te Konventes dhe nje fjale te shkurter te Erjon  Veliajt, ka marre fjalen Ayala. Sipas tij, socialistet e dine se cfare eshte qeverisja e mire, duke bere apel per zgjedhje te lira e te ndershme. Ai ka thene se perpjekjet e socialisteve shqiptare do te gjejne perkrahje ne familjen e madhe te socialisteve. “Vlerat e socializmit na cojnë drejt një shteti të mirëqenies që kanë në bazë vlerat e solidaritetit. Bota ka para ndryshime të shumta dhe gjatë 20 viteve të fundit edhe dramatike ndaj vlerat e social demokracisë sjellin vlerat që përfaqësojnë shumica sot. Ndaj jam këtu sot që angazhimi juaj, nënkupton shumë për gjithë socialistë në botë”- tha ai. Sipas tij, lufta e socialistëve shqiptar është shumë e rëndësishme për 170 familje të partisë që qeverisën vendet e tyre në mbarë kontinentin. “Doja t’ju thoja dy gjëra të rëndësishme:  1. Arsyeja e parë është se gjatë 20 viteve të fundit në shumë vendeve të botës ka patur një luftë thelbësore për të vendosur demokracinë, por lufta thelbësore është lufta për zgjedhje të lira dhe të ndershme, ndaj dhe lufta që ju betë do gjejë jehonë tek familja jonë e madhe. Në këtë luftë kemi qenë së bashku përkrah Edi Ramës dhe socialistëve shqiptarë sepse asgjë nuk do ketë më shumë se zgjedhje të lira dhe të ndershme.  2. Arsyeja e dytë është se në këto vende kemi arritur demokraci, por ajo që është e rëndësishme është se kemi arritur qeverisje të mirë që është e rëndësishme për popullin”- tha me tej ai. Ayala ka theksuar se për familjen socialiste është e rëndësishme lufta e PS, pasi ata do bënje ato që thatë dje, të keni një qeveri të mirë dhe të pastër që i shërben popullit. ” Në Kili kishim një shprehje: Gëzimi po vjen. Ajo cfarë shoh tek ju është se shoh një PS gati për të fituar, Edi Ramën për të marrë një qeveri të gatshme, dhe gazimin tuaj. Ju uroj fitore në zgjedhjet që vijnë”- tha ai. Blendi Klosi per infrastrukturen Deputeti Blendi Klosi eshte ndalur ne fjalen e tij ne infrastrukturen, cilesuar prej tij si e perbere nga rruge korrupsioni. Ai theksoi se infrastruktura rrugore ka tre dimensione. Dimensioni politik, rrugët nuk shihen si mjete lidhëse, por si ambient kur pritet shirita edhe merren vota. Ambienti korruptiv, rrugët shihen si ambient për të vjedhur më shumë tendera. Së treti, institucione të paafta. Cka ndodh për shkak të politizimit, dhe shkallës së lartë të korrupsionit dhe mungesës së kontrollit, sot investimet por kryhen pa kontrolle duke shtuar borxhin publik” Sipas tij, rrugët me standarde nuk duhet të prishen brenda 20 viteve. “Projektimi i By Pass-it Fier-Vlorë ka shtuar trafikun. Rrugët në vendin tonë po sjellin fatkeqësi të mëdha, janë rritur aksidentet. Qytetarët paguajnë 160 mln euro për rregullimin e makinave. Nëse do kishte rrugë me standarde, kjo shifër do ishte më e vogël”- tha ai. Balla per korrupsionin Ne fjalen e tij deputeti Taulant Balla dekalroi se detyrimi me i larte i patriotizmit eshte te luftosh korrupsionin. Ai citoi percaktimin e amerikanit G. Edward Griffin pikerisht per kete ceshtje qe thote; “Të luftosh korrupsionin në qeveri është detyrimi më i lartë i patriotizmit ndërsa kush mundohet të mbulojë korrupsionin duke u shtirë si patriot, është veçse një tradhtar i rëndomtë”. Pas kesaj, Balla ka deklaruar se PS do t’i qendroje kesaj duke hetuar pasurite e pushtetareve, Sali Berishës dhe familjarëve të tij. “Në këto shtatë vitet e fundit, janë harxhuar mbi 2 miliardë euro në infrastrukturë, por pas tetë vjetësh asnjë aks rrugor nuk ka përfunduar tërësisht sipas standardeve të përcaktuara të marrjes në dorëzim. Asnjë rrugë e dorëzuar sot në Shqipëri nuk ka gjerësinë, muret mbajtëse, trashësinë e shtresave etj., sipas projekteve të kontraktuara”- tha ai. Kodheli per borxhin publik  Deputetja Mimi Kodheli duke analizuar ekonomine e vendit, theksoi se rritja e borxhit publik, pengon rritjen ekonomike. “Çdo shqiptar që lind sot do të ketë 3 mijë euro borxh. Situata alarmante, 64 lekë borxh në 100 lekë që prodhojmë. Edhe pse borxhi publik po shkon afër 1 trilon, situata është alarmante”- tha ajo gjate fjales se tij. Sipas Kodhelit, vetëm interesat e këtij borxhi janë dy herë më shumë se rritja ekonomike. Dita e Dyte e Konventes Partia Socialiste vijon sot diten e dyte  te Konventes per prezantimin e programit politik dhe qeverises te saj. Pas mbylljes se ditës së parë të Konventës Kombëtare, socialistët vijojnë ditën e dytë të punimeve për prezantimin e programit. Konventa mbahet ne Pallatin e Kongreseve, ne prani te shume delegateve.

Programi, e shtune, 23 shkurt

10:00 Paneli – Ekonomia 10:30 Paneli – Ekonomia II 11:00 Paneli – Fshati 11:20 Fjalime 11:35 Paneli – Qytete qe punojne (projektet europiane qe do te implementohen fale mbeshtetjes se qeverise se re) 11: 55 – Integrimi 12:01 Edi Rama Punimet e djeshme Ashtu siç parashikonte programi Konventa ka nisur me nje video, ne te cilen eshte prezantuar në pika kyçe programi i PS-se per nje “Rilindje Shqiptare”. Konventa ka vijuar me një listë të gjatë pyetjesh të bëra nga kreu i PS-së, Edi Rama, përgjigjet e të cilave duket se merren në programin qeverisës të Partisë Socialiste. “Ne çfarë Shqipëria duam të jetojmë? Si duam të jetë vendi ynë pas 10, 20, 30 vjetesh? Cila është zgjedhja që duhet të bëjne shqiptarët më 23 qershor. Përtej ngjyrës së fanellave politike, dhe emocioneve të tifozëve, ku ndryshojmë ne? Pse Shqipëria sot shkon në drejtim e gabuar? Çfarë propozojmë ne, socialistët dhe progresistët për kthimin e vendit në drejtimin e duhur? Çfarë do të bëjmë ne për të zmbrapsur krimin që ka vënë poshtë shtetin, dhe ka kallur pasigurinë? Si do ta ndalim ne rritjen e papunëisë ? A mundet Shqipëria të rritet ekonomikisht, dhe të mos rrënohet shoqërisht me më shumë se 1 milionë të papunë që rritetn përditë?. Pse ne nuk e pranojmë taksën e sheshtë? Si do ta transformojmë ne sistemin e taksave, në një sistem të ndershëm taksimi? Po taksat për 95% të popullsisë si do t’i ulim? Pse kompanitë e biznesit të madh duhet të votojnë PS-në? Cili do të jetë statusi i ri social i sipërmarrësit? A do vendosim në drejtësinë dhe rendin ligjor, apo kultura e pandëshkueshmërisë do bëjë ligjin? Ku po shkon gjenerata e re? Si do ta mbyllim ne epokën e diplomave pa vlerë?”- ishin disa nga pyetjet e shtruara nga kreu socialist Edi Rama. Konventa ka vijuar me pas punimet e saj me prezantimin nga kryetarët e grupeve të punës për çdo seksion të programit, per krimin dhe sigurine, arsimi,  shendetesine, sportin dhe per shtresat ne nevoje.    

Albtelecom

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Panorama Online. Moderatori

19 Komente per “Programi, Rama: Jo listë premtimesh për të marrë votën, po plan për të ndryshuar drejtimin e vendit”

  1. Mendoj që prezantimi i programit do bëj të mundur garantimin e 70 deputetve të PS-së në parlamentin e Qershor 2013-ës Maj 2017-ës.

  2. Do jete duke bere gjasme Rama,,, se nuk e tregon programin e vertete, se ja vjedh Berisha…… hahaha

  3. Pyetjet retorike te “rilindasit” Edi Kristq Rama do te ishte mire te reduktoheshin ne nje pyetje te vetme:
    Pse Shqiperia ne vitin 2013 nuk e ka hedhur akoma ne kozmos satelitin e saj ?
    Pergjigja:
    Sepse punet e Shqiperise nuk i ka mare ne dore rilindja socialiste.
    A nuk ishim ne vendi i vetem ne bote ku njerezit jetonin te lumtur nen sistemin socialist te Enverit ?

  4. ps nuk mund te beje nje program qe te mbroje popullin dhe sidomos ate te varfer,sepse ne gjirin e saj ka 25 deputete milionere te cilet as qe duam tja dine per te varferit ,nga kjo del se programi i ps eshte mashtrim elektoral,kemi kohe qe e dime se kush eshte ps sidomos sot qe eshte shperfytyruar fare..

  5. “deda”do te korrigjoj per nje gje “te vogel” qe ne vazhdojme te jemi njerezit me te lumtur ne bote edhe tani ne sistemin Berishist…!!!!!!!!!

    • Jete te mire e pac o jetmir po sistemet nuk mund te jene “berishiste apo edviniste”. apo qofte edhe enveriste.
      Kemi kaluar nje sistem diktatorial ekstremist komunist monopartiak e tani jemi ne nje sistem pluralist demokratik te lire.
      Per ardhjen e ketij sistemi ku me se paku, gjithesejcili lirisht mund te shprehe mendimin e tij deri edhe ne abuzime si keto tendet, Berisha i ka disa merita, ndersa nuk besoj se ka merita per lirite demokratike as nipi i Spiro Kolekes, e as ish ministri i mbrendshem i diktatures komuniste qe udheheqin “t majten” shqiptare.
      Po qe per ndryshime te tjera, vete fakti se ju militantet socialiste po shfytezoni masivisht internetin per te nxjere mllefet tuaja primitive politike, eshte edhe ky nje aspekt i ndryshimit.
      Si emigrant, nuk me lidhin interesat e ngushta as me Berishen e as me Ramen. Por syte i kam ne balle e mendjen top se duke ardhur ne Shqiperi here pas here, shoh ndryshime te jashtezakoneshme pozitive.
      Sigurisht krahasimet i bej me Shqiperine e viteve 80 e Shqiperine e sotme. Do te ishte e marezishme qe krahasimet ti beja me vendin e zhvilluar evropiano-perendimor ku jetoj.
      Cfardo “ere e majte” qe mund te fryje ne vendet perendimore, eshte teper e marezishme ta krahasosh me eren e kuterbuese nekrofilike qe vazhdon te perhape propoganda e tipit komunist ne Shqiperi.

  6. NE programi tuaj duhet te ngjadhet besimi tek shtresat e mesme dhe te varfera te popullsise, dhe deputet te dalin nga djepi ku kane lindur atehere voten e mbron vete votuesi. TE zgjohet rinia e shendoshe,qe keto zgjedhje te jene te lira e te mbrojtura nga ne.

  7. Ibrahim Mejzini

    Po rama di rikthej koperativat bujqsore.rruget qe ka bere Berisha do ti mbylli se i ka bere armiku i poullit.per mjeksin e ka me te lehte se askush nuk do te guxoi te smuret se e bejne tradhtare.

  8. OHUUUUU SA LARG SHKON RAMA
    AI AKUZON BLUZAT E BARDHA PER MITMARRJE POR VETE NUK PAGOJ ASNJE LEKE KUR BERI SERUMIN SEPSE ESHTE DORE MBLEDHUR
    KETE DUHET TA DIJ POPULLI SE NE DO KOPJOJME LIDERIN
    DEL AIIII Aiii,,,,, fideli se ka koken plote aiiiiiiii
    fonde nuk ka per programin per sportin o te nderuar kampjon por .,,,,,,,
    ne thote fideli i llakosur si adoleshent ne klasen e gjashte do i gjej nga llotaria sportive
    po mire ky populli do luaj llotari te fitoj vete apo do mbaj sportistet
    pastaj ne lloto mor fidel me shume bileta marrin njerezit ne nevoj si disa foto qe i mban ne xhep se te pasurit i konsumojne per qejf leket
    te varferit blejne bileta llotosporti
    d mth do u jepni asistencen te varfereve dhe do i merrni leket nga llotaria me sportin
    d mth qeveria rama do luaj lloto dhe do perzeri kompanin private austriake
    hajde program hajde

  9. ”jetmiri”qenka i caktuar nga partia per te kontrolluar komentet,por haron qe kohet kane ndryshuar dhe mendjet e njerezve jane te lira te shprehin opinionet e tyre si te duan nuk ka me shpelarje truri si ne kohen e dulles, perjashto ato qe i eshte shpelar truri dhe jane te pa reabilitueshem…

  10. program leshi, keto dy banda hajdutesh kan vetem nje program pasurimin, e familjeve te tyre, dhe ju militant qe i shkoni nga mbrapa per ndonje vend pune,mjer ata qe shpresojn se ky mashtrusi me banden e tij do bejn shtet,.

  11. sa programe te doje le te beje rama, por doktori do te fitoje, shtet ben vetem e djathta.

  12. kostika robaqepesi

    ” Maske e re , avaz i vjeter”.Dikur do hanim me luge floriri, ishim fanar ndricues, etj.. Por keto nuk realizohen me shkopin magjik e premtime te pa besueshme.Le ti haje kush te doje.Kostika.

  13. Pak socialiste paskan ngel,kane ikur te gjithe tek G99 dhe Mjaft.
    Gjynah per ne ,se ne cfare duar do te biem.

  14. oedo po nuk pate nje person te dyte qe te maje anen nuk errezone dote berishen ti,jo ne kavaje apo ne tropje te fitosh ti po matane ketyre qytete ithenshin,gjeje personin te mbaje anen tende por sa shikoje asnje njeri nuk ta mbane anen tende e mbajne sa me thene nje teper i vetm,personi qe ti te vishe ne pushtet eshte vetm iliri ose nano dhe jo bezezmenat qe mbledhe ti rame.

  15. nje mandat do edvini.
    po e dini ju sa te gjat e kan mandatin bllokmenet?
    plot 50 vjet.
    jepjani voten e pastaj mbajini mbi zverk e mos pipetini.

  16. Francesk Armadhi

    Besoj se kesaj radhe xha Saliu do te shkoje atje ku i takon,tek moshataret e vet ! Nuk ma merr mendja qe atdheu im te jete kaq i mbaruar sa nuk gjen njeri per kryeminister vec Saliut ! Kushdo qe do ta zevendesoje do jete me i mire se ky plak malesie qe nuk ka dashuruar kurre ne jeten e tij.Dhe ta mendosh qe kemi popullsine me te re ne moshe ne Europe….ppppuuuuppppuu Saliu prape kryeminister,mos e dhente zoti !

  17. Une kam vellane ne Tirane dhe i thone qe hajde te marresh pjese ne mbledhjet e PS-se dhe te behesh antar se do te gjejme pune kur te vijme ne pushtet. I shkreti shkon se ndoshta do punesohet edhe ai, nuk e di, por, sa nga ju qe shkruani jua kane thene kete gje, por dhe sa e sa te tjereve qe ndjekin mbledhjet dhe qe cojne grate e tyre ne forume me shprese se do te punesohen. Te pakten une qe jetoj jashte dhe i shoh pa interes personal keto premtime fushatash sa per te mbushur kutite me vota, kuptoj se çmaskarallek po gatuan ky Edvin me klanin e milionereve qe do te vije ne pushtet. Menyra qe ky ka zgjedhur te vije ne pushtet, paaftesia e tij prej politikani dhe mbushja e listes me deputete te paafte politikisht por milionere tinzare, do te jete rrenim i plote per ju qe jetoni aty. Te me thote dikush, interesat e kujt do perfaqesojne keta milionere.
    Pershendetje te gjitheve nga Kanadaja.

  18. KISHA NJE PYETJE ;SI DO VEPROJNE SOCIALISTET PER VOTIMIN E TRE LIGJEVE SEPSE PD KA TE DREJTEN MORALE TE MOS VOTOJE DUKE
    GJETUR NDONJE SEBEP SI FIERI ETJ APO EDHE KETA RILINDASIT NUK
    DUAN TE ANTARESOHEN DHE TE KENE NEPER KEMBE CA NJEREZ QE
    NUK I KANE NEN KONTROLL DHE QE I BESDISIN ME KERKESA GJITHE
    KOHEN.PER MUA PERSONALISHT PD E PS JANE BINJAKE

Beni nje Koment


+ 5 = 7

  • Facebook
  • Twitter
  • YouTube
  • Linkedin
  • RSS

AMC
Hotel Prestige
7epta7

Parashikimi i motit


+23
H: +24°
L: +12°
Tirana
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+26° +26° +25° +25° +25° +24°
+12° +11° +11° +11° +10° +11°
+22
H: +23°
L: +15°
Durres
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+25° +25° +25° +25° +23° +23°
+15° +14° +15° +15° +12° +11°
+22
H: +25°
L: +10°
Elbasan
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+28° +28° +27° +27° +27° +26°
+12° +11° +11° +10° +10° +11°
+18
H: +23°
L: +16°
Vlore
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+25° +25° +25° +24° +24° +24°
+15° +14° +14° +15° +12° +12°
+21
H: +23°
L: +11°
Shkoder
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+26° +25° +25° +26° +25° +24°
+12° +11° +12° +10° +11° +12°
+18
H: +22°
L: +
Korce
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+24° +23° +23° +22° +23° +23°
+ + + + + +
+22
H: +24°
L: +11°
Berat
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+27° +27° +27° +27° +26° +25°
+11° +10° +10° +10° + +10°
+9
H: +22°
L: +
Kukes
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+22° +22° +21° +21° +21° +21°
+ + + + + +
+23
H: +23°
L: +12°
Sarande
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+23° +23° +23° +22° +22° +22°
+11° +12° +11° +10° + +13°
+24
H: +24°
L: +13°
Kavaje
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+26° +26° +26° +26° +25° +25°
+13° +13° +12° +12° +11° +11°
+22
H: +22°
L: +12°
Kruje
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+22° +23° +21° +22° +21° +20°
+11° +10° +10° +10° +10° +11°
+22
H: +24°
L: +14°
Lezhe
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+26° +26° +26° +26° +25° +24°
+14° +14° +14° +13° +12° +13°
+20
H: +24°
L: +14°
Fier
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+27° +27° +27° +27° +26° +26°
+12° +12° +11° +12° +12° +11°
+18
H: +19°
L: +
Pogradec
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+21° +20° +20° +20° +19° +19°
+ + + + + +
+21
H: +21°
L: +
Rreshen
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+24° +24° +23° +23° +23° +22°
+ +10° +10° + + +
+23
H: +23°
L: +
Tropoje
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+21° +20° +20° +20° +20° +19°
+ + + + + +
+20
H: +23°
L: +
Pristina
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+22° +21° +21° +20° +21° +20°
+ + + + + +
+25
H: +25°
L: +
Prizren
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+25° +24° +23° +24° +24° +23°
+10° + + + + +10°
+23
H: +23°
L: +
Mitrovica
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+20° +20° +19° +20° +19° +19°
+ + + + + +
+21
H: +24°
L: +
Skopje
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+24° +22° +23° +23° +23° +23°
+ + + + + +
+24
H: +24°
L: +
Gostivar
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+24° +23° +23° +24° +24° +23°
+ + + + + +
+21
H: +24°
L: +
Tetovo
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+24° +23° +23° +24° +24° +23°
+ + + + + +
+16
H: +20°
L: +
Struga
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+22° +21° +21° +20° +20° +20°
+ + + + + +

Gazeta Panorama Alexa toolbar



Showbiz

Lifestyle

Teknologji

Kuriozitete

© 2014 Gazeta Panorama ONLINE. All Rights Reserved.   Programuar nga: ikoncept Privacy