GRAZIA   UNION Bank   Miele Albania
Lotaria Kombetare  
Home » Kulture » “Amaneti” i Ajazit kthen në kinema Eva Alikajn

“Amaneti” i Ajazit kthen në kinema Eva Alikajn

  • Albanian
  • English
  • French
  • German
  • Italian

Aktorja Eva Alikaj

Çak-u i parë do të jetë në Pogradec. Ndryshe nga zona e ish-Bllokut në qendër të Tiranës, e cila ruan vetëm një hije të vagullt të së shkuarës, rezidencat e ish-pushtetarëve komunistë në qytetin e vogël, kanë mbetur thuajse si atëherë. Pas pak ditësh, pikërisht në Pogradec do të fillojë xhirimet filmi “Amaneti” me regji të Namik Ajazit, i cili pas një serie dokumentarësh hidhet tek ai artistik me metrazh të gjatë, dhe skenar të Ruzhdi Pulahës. Një film që i zhvendos ngjarjet në vitin 1982 “fill pas goditjes më të fundit në strukturat më të larta të udhëheqjes së kohës dhe organeve të Ministrisë së Brendshme”, siç thotë regjisori. Është koha kur është eliminuar Mehmet Shehu dhe klani i tij. Filmi rrëfen historinë e një funksionari të lartë të Sigurimit, i cili pret fundin, ashtu si edhe ai ka përgatitur të të tjerëve. KASTI I AKTORËVE Tashmë përgatitjet për filmin, një bashkëprodhim shqiptaro- italian, janë në fazat e fundit. Thuajse është “kopsitur” gjithë kasti i aktorëve dhe priten vetëm disa konfirmime. Ndër ta përmendet edhe emri i Eva Alikajt, e cila i kthehet kinematografisë pas shumë vitesh mungese. Roli i fundit në Shqipëri ka qenë në filmin “Përdhunuesit” në vitin 1995. “Është një kast miks. Roli i djalit i është besuar Amos Zaharisë, në rolin e të atit Myzafer Zifla. Shpresojmë të kemi një përgjigje definitive nga Eva Alikaj. Kemi aktorët Gulielm Radoja, Sulejman Dibra, Xhevahir Zeneli, Alfred Trebicka. Ndërsa në Itali do të kemi një kast italian dhe besoj se do të jenë disa nga emrat më të mirë të kinemasë italiane”, tregon regjisori Ajazi. Është folur këto kohë për pjesëmarrjen e aktorit Remo Girone, i cili ndodhej në Tiranë pak muaj më parë, me rastin e Festivalit Kombëtar të Filmit. Megjithatë, sipas regjisorit, emri i tij ende nuk është konfirmuar. Nuk bëhet fjalë për ndonjë rol të madh dhe regjisori shpreson vetëm në dashamirësinë e tij. “I kemi çuar skenarin. Kur erdhi në Shqipëri, ia bëra këtë propozim dhe presim një përgjigje. Problemi i vetëm që shoh, është fakti se ajo çka ne i ofrojmë është një rol episodik. Nuk është një rol i përmasave të Tano Karidit, është një oficer policie në shërbimet sekrete italiane. Por shpresoj që ai ta shohë me dashamirësi. Kemi komunikuar vazhdimisht. Shpresoj që këto ditë të konkretizojmë edhe kastin italian”, shton Ajazi. Siç shihet nga lista e aktorëve, ka mes tyre edhe fare të rinj, si Amos Zaharia, që ka një rol të rëndësishëm në film. Edhe pse ka luajtur më parë rolin e një riu në kohën e diktaturës, në filmin e Eno Milkanit “Shenjtorja”, sërish nuk e ka të lehtë të hyjë në psikologjinë e 30 viteve më parë. “Po punojmë shumë me aktorët, për vendosjen në petkun e gjithkujt, pasi bëhet fjalë për djem të rinj që duhet të kthehen në mentalitetin e ’82- shit, që nga mënyra e veshjes, te sjellja në raport me prindërit, shokët, çka është tërësisht e ndryshme dhe nuk ka asnjë lloj paralelizmi me sot”, thotë Ajazi.

Aktori Amos Zaharia në filmin “Shenjtorja”

KTHIM NË VITET ‘80 Ngjarjet e filmit zhvillohen në vitin 1982. Kanë kaluar 30 vjet që atëherë dhe për realizuesit nuk ka qenë aspak e lehtë të gjejnë sheshxhirimet. Gjithçka ka ndryshuar, asgjë nuk është si më parë. “Nuk ka qenë aspak e lehtë, sepse kthimi në ‘82-shin e ndërlikon punën. Ngjarjet zhvillohen në Tiranë, në pjesën e ish-Bllokut, por duhen krijuar ambiente të besueshme, situata të ngjashme. Për ish-Bllokun kemi ndërtuar një interier të ngjashëm me të. Ngjarjet që zhvillohen brenda shtëpisë, janë ndërtuar tashmë dhe do xhirohen në Tiranë. Ndërsa Bllokun jashtë do ta gjejmë në Pogradec, nga ajo çfarë ka mbetur nga ishrezidencat qeveritare që janë atje. Pjesë të tjera i kemi qëmtuar. Kemi bërë mijëra fotografi për të gjetur copëza rrugësh, pallate, hyrje, stola, që kanë mbetur të paprekur. Them se do ia dalim, duke pasur parasysh dhe stafin që ka punuar për të. Tashmë ato janë parë nga drejtori i fotografisë dhe mendojmë se do fillojmë xhirimet”. GARDËROBA E MUNGUAR Për të gjithë ata që kanë jetuar ato vite, duket absurde se si sot është e vështirë të gjesh një uniformë ushtari, polici apo një veshje tipike të viteve ’80, le më ndonjë xhip apo zis. Por ja që nuk gjenden. Vala e shkatërrimeve të çdo gjëje nga diktatura ka përfshirë edhe gardërobën e ish-Kinostudios. “Fatkeqësisht, ne në gardërobat e Albafilmit na mungojnë shumë gjëra. Mendoj se janë shkatërruar për arsye subjektive. Nuk gjenden ca gjëra që gjendeshin me bollëk asaj kohe, që nga veshjet e ushtarëve, policëve. Na mungojnë mjetet. Na është dashur të shkojmë dhe të kërkojmë në të gjitha vendet ku mund të gjendeshin mjete të këtij lloji, si xhipet e asaj kohe, zisat, mjetet e transportit”, thotë Ajazi. NDRYSHIMI I SKENARIT Kur filmi u miratua rreth 4 vjet më parë, skenari i titulluar “Djali i gjakut” bënte fjalë për një histori gjakmarrjeje. Siç tregon regjisori i filmit Namik Ajazi, për shkak të problemeve ekonomike, filmi u xhirua jo më në 2009-n, por as edhe në vitin 2012. Ndërkaq kishin ndodhur zhvillime të reja. Joshua Marston dhe Andamion Murataj do të merrnin “Ariun e Argjendtë” për skenarin më të mirë në Berlinale me filmin “Falja e gjakut”. Një film me linja të ngjashme me skenarin e Pulahës. Kjo i detyroi krijuesit të ndryshojnë fabulën e filmit të tyre. “Një regjisor amerikan, Joshua Marston, vjen dhe xhiron një film me një histori të ngjashme. U shqetësova shumë, po aq sa edhe më pëlqeu filmi që ai kishte bërë. Madje u dërgova skenarin për të parë se sa të përafërta kishin qenë linjat. Po të kisha xhiruar unë në vitin 2009, do të ishin ata në të njëjtat situata. Megjithatë situata ishte kjo dhe duhej gjetur një zgjidhje. Bisedova me skenaristin dhe vendosëm të ndryshojmë skenarin. Një nga historitë që unë kisha më për zemër dhe që e kam trajtuar, ishte beteja paralele, ajo lufta që bëhej në gjirin e partisë, brenda strukturave të Sigurimit. Dhe vendosa të ndërtojmë një histori, të quajtur ‘Amaneti’”, thotë Ajazi. Filmi kaloi edhe një herë përmes bordit të Qendrës Kombëtare Kinematografike që kishte miratuar vite më parë një tjetër skenar. Ndryshimi u pranua, por edhe nëse jo, Ajazi thotë se filmi do të bëhej gjithsesi. “Makina ishte nisur dhe, nëse nuk do të më mirëkuptonte bordi, do të më mirëkuptonte publiku, pasi unë nuk mund të bëja plagjiaturën e diçkaje që ishte bërë dhe kjo për faktin se ne nuk xhiruam në kohë dhe jo për fajin tonë”, thotë ai, ndërsa shton që më në fund, pas këtij kalvari, shpreson të realizojë një film të mirë, ku ata që kanë jetuar diktaturën të shohin të vërtetën, të rinjtë të mësojnë më shumë dhe të huajt të njohin Shqipërinë, të cilën e kanë parë vetëm përmes historish emigrantësh apo mafiozësh. ALMA MILE

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Panorama Online. Moderatori

1 Koment per ““Amaneti” i Ajazit kthen në kinema Eva Alikajn”

  1. kur do te dale ky filmi

Beni nje Koment


7 + 1 =

  • Facebook
  • Twitter
  • YouTube
  • Linkedin
  • RSS

AMC
abissnet
Hotel Prestige

Gazeta Panorama Alexa toolbar
Njoftime pune nga gazeta Panorama

Parashikimi i motit


+23
H: +24°
L: +12°
Tirana
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+26° +26° +25° +25° +25° +24°
+12° +11° +11° +11° +10° +11°
+22
H: +23°
L: +15°
Durres
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+25° +25° +25° +25° +23° +23°
+15° +14° +15° +15° +12° +11°
+22
H: +25°
L: +10°
Elbasan
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+28° +28° +27° +27° +27° +26°
+12° +11° +11° +10° +10° +11°
+18
H: +23°
L: +16°
Vlore
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+25° +25° +25° +24° +24° +24°
+15° +14° +14° +15° +12° +12°
+21
H: +23°
L: +11°
Shkoder
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+26° +25° +25° +26° +25° +24°
+12° +11° +12° +10° +11° +12°
+18
H: +22°
L: +
Korce
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+24° +23° +23° +22° +23° +23°
+ + + + + +
+22
H: +24°
L: +11°
Berat
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+27° +27° +27° +27° +26° +25°
+11° +10° +10° +10° + +10°
+9
H: +22°
L: +
Kukes
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+22° +22° +21° +21° +21° +21°
+ + + + + +
+23
H: +23°
L: +12°
Sarande
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+23° +23° +23° +22° +22° +22°
+11° +12° +11° +10° + +13°
+24
H: +24°
L: +13°
Kavaje
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+26° +26° +26° +26° +25° +25°
+13° +13° +12° +12° +11° +11°
+22
H: +22°
L: +12°
Kruje
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+22° +23° +21° +22° +21° +20°
+11° +10° +10° +10° +10° +11°
+22
H: +24°
L: +14°
Lezhe
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+26° +26° +26° +26° +25° +24°
+14° +14° +14° +13° +12° +13°
+20
H: +24°
L: +14°
Fier
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+27° +27° +27° +27° +26° +26°
+12° +12° +11° +12° +12° +11°
+18
H: +19°
L: +
Pogradec
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+21° +20° +20° +20° +19° +19°
+ + + + + +
+21
H: +21°
L: +
Rreshen
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+24° +24° +23° +23° +23° +22°
+ +10° +10° + + +
+23
H: +23°
L: +
Tropoje
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+21° +20° +20° +20° +20° +19°
+ + + + + +
+20
H: +23°
L: +
Pristina
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+22° +21° +21° +20° +21° +20°
+ + + + + +
+25
H: +25°
L: +
Prizren
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+25° +24° +23° +24° +24° +23°
+10° + + + + +10°
+23
H: +23°
L: +
Mitrovica
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+20° +20° +19° +20° +19° +19°
+ + + + + +
+21
H: +24°
L: +
Skopje
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+24° +22° +23° +23° +23° +23°
+ + + + + +
+24
H: +24°
L: +
Gostivar
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+24° +23° +23° +24° +24° +23°
+ + + + + +
+21
H: +24°
L: +
Tetovo
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+24° +23° +23° +24° +24° +23°
+ + + + + +
+16
H: +20°
L: +
Struga
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+22° +21° +21° +20° +20° +20°
+ + + + + +



Showbiz

Lifestyle

Teknologji

Kuriozitete

© 2014 Gazeta Panorama ONLINE. All Rights Reserved.   Programuar nga: ikoncept Privacy