Panorama Sport
Home » Kuriozitete » Tifozat Kuq e Zi: Oslon do ta veshim kuqezi!

Tifozat Kuq e Zi: Oslon do ta veshim kuqezi!

Posteri

“Tifozat Kuq e Zi” kanë nisur përgatitjet për ndeshjen e rradhës së kombëtares, në kuadër të eliminatoreve  “Brazil 2014”, e cila do të jetë ajo e 22 marsit kundër Norvegjisë.

Duke folur për portalin sportiv, asport.info, Salih Shala përfaqësues për Suedi i TKZ-së, ka thënë se në bazë të kërkesave  pritet një pjesëmarrje shumë e madhe e shqiptarëve në këtë takim.

“ Vetëm nga Suedia i kemi prenotuar 4 autobusë , që nënkupton se mbi 300 persona do të udhëtojnë vetëm në mënyrë të organizuar, pa llogaritur edhe ata që udhëtojnë në mënyrë private” ka thënë Shala.

Ai paralajmëron se përveç vendeve skandinave, priten grupe të organizuara nga Anglia, Zvicra Gjermania dhe shtete tjera europiane.

Shala ka bërë të ditur se janë lënë vetëm 7 ditë në dispozicion (nga dita e sotme) për rezervimin e biletave, ndërsa që pas kësaj date për shkak të kërkesave të mëdha, nuk do të jetë e mundur që të rezervohet bileta në tribunën ku do të jenë të vendosur TKZ-ja, duke rikujtuar se çmimi i biletave në sektorin e Tifozave Kuq e Zi është 45 euro.

Besoj që mbi 2000 shqiptarë do te jenë  vetëm në tribunën e TKZ-së, pastaj me siguri që tjerët do të shpërndahen nëpër stadium.

“Nuk pëfundon me kaq, “Tifozat Kuq e Zi”, kanë përgaditur një koreografi gjigande, që do ta bëjë Oslon të flas shqip”, ka përfunduar ai.

Ndeshja do të luhet në stadiumin “Ullevall” të Oslos  në orën  19.00.

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Panorama Online. Moderatori


Lexoni Gazeta Panorama ne formatin PDF »»KLIKO KETU

2 Komente per “Tifozat Kuq e Zi: Oslon do ta veshim kuqezi!”

  1. Po sikur te hani dru ne Oslo si do tia beni??

  2. ne kete takim thuajse final te shqiperise –le te luajme–”"”qenin e pabese–le te behemi cope per te mos pesuar ne mbrojtje –qofte dhe me loje te –”"eger”"–dhe le te shenojme nje gol–te vogel–fitoreje –ne rastet qe mund te krijojme–..mjafton-nje -norvegji-0-shqiperi-1-dhe jemi me prane kualifikiit se kurre–.le te shpresojme per me tej–duke bere ne norvegjine e mospresionit–fituesin -dredharak…le ta provojme-…fat te mbare dhe fitore shqiperise sone -….

Beni nje Koment


9 + = 14

Social Network


Abissnet


VIDEO





Showbiz

Lifestyle

Teknologji

Kuriozitete

© 2013 Gazeta Panorama ONLINE. All Rights Reserved.   Powered by: ikoncept