GRAZIA   UNION Bank
Lotaria Kombetare  
Home » Opinion » Si është shkolla sot, do të jetë shoqëria nesër

Si është shkolla sot, do të jetë shoqëria nesër

  • Albanian
  • English
  • French
  • German
  • Italian
SHEZAI RROKAJ Hapja e një debati publik rreth problematikës së mirëqeverisjes së vendit për mandatin e ardhshëm në rrafshin e programeve elektorale, të ballafaqimit të ideve në mjedise teknicienësh, a më gjerë edhe nga vetë shoqëria civile, do të ishte i dobishëm, pasi do t’i nxirrte në skenën publike të gjitha prurjet, partiake a individuale, dhe frytet do të ishin të vlefshme për qytetarin për reformat që i duhen Shqipërisë në rrugën e saj të integrimit europian. Në këtë frymë do të kishte pak rëndësi se kush i “tha” i pari, se kush “kopjon” tjetrin, se cili është më shumë a më pak origjinal. I rëndësishëm është krijimi i një sinergjie mendimi prej së cilës do të konceptoheshin reforma të plota për arritjen e standardeve dhe përmirësimin e cilësisë së jetës në vendin tonë. Në thelb, reformat integruese janë mbipartiake, mbivetjake; ato janë kombëtare, integruese, globale. Modeli është i qartë: Shqipëria si të gjitha vendet që janë pranuar në BE. Përvoja e tyre është e vyer për ne, sepse na mëson se si të mos gabojmë, se si të ndjekim rrugët më ekonomike dhe se si të jemi më produktivë në ndërtimin e institucioneve demokratike, se si politika të mos shpenzojë energji negative duke krijuar probleme të panevojshme dhe duke u futur në ngërçe, të cilat u marrin kohë Shqipërisë dhe shqiptarëve në rrugën e integrimit europian. Ndër këto reforma, ajo që lidhet me edukimin është mjaft e rëndësishme, pasi cilësia në edukim shkon përkrah cilësisë së ardhshme të shoqërisë: shkolla projekton të ardhmen e saj. Në shoqërinë e dijes shkolla kryen dy misione kryesore: ajo formon të rinjtë me vlerat e atdhetarisë, të qytetarisë, të demokracisë, të humanizmit dhe të integrimit global nga njëra anë, dhe u jep atyre aftësi e zotësi profesionale për të ndjekur rrjedhën e zhvillimit teknologjik e shkencor global e për ta zbatuar atë në perspektivën e një zhvillimi kombëtar, rajonal e më gjerë, në mënyrë që të përmirësohet cilësia e jetës. Prej vitesh sistemi arsimor po reformohet sipas parimit “Cilësi dhe barazi në arsim”, që do të thotë: arsim cilësor dhe akses të barabartë për të gjithë. Ky edukim mbështetet në të drejtat e njeriut dhe në diversitetin kulturor; në një arsimim që respekton perspektivën dhe interesat e individit, të komunitetit dhe të shoqërisë; që synon arritjen e standardeve arsimore europiane; që jep njohuri dhe shprehi për t’u përshtatur me kërkesat e ekonomisë së tregut dhe që rrit aksesin e komunikimit për zhvillim profesional e shkencor, duke u përfshirë në rrjetat njerëzore të bashkëpunimit. Nga një vështrim përmbledhës mund të konstatohet se gjatë këtij mandati qeverisës mund të vërehen disa arritje, si: strukturimi i arsimit parauniversitar në 6+3+3 si dhe përgatitja e draftit të kurrikulës përkatëse, strategjia e arsimit të mesëm e të lartë, hartimi i ligjeve të arsimit parauniversitar dhe universitar. Ka pasur përpjekje serioze për lidhjen e mësimdhënies me kërkimin; është përcaktuar një fond për ekselencën si dhe një fond kërkimi për projektet kombëtare nëpërmjet AKTI-it. Fonde të rëndësishme nga qeveria apo nga Banka Botërore janë dhënë për ndërtime shkollash, për laboratorë dhe për shtrirjen e internetit. Në mjaft takime të të rinjve të LRI-së me lidershipin e LSI-së, me përfaqësues të MASH-it, në disa tryeza të rrumbullakëta me mësues, ekspertë në Konventën e LSI-së, janë ngritur probleme që shqetësojnë të rinjtë, ndër të cilat po përmendim disa sugjerime të tyre për rregullime në Maturën Shtetërore, për ngritjen e një sistemi për këshillimin e karrierës, për arsimin profesional, për problematikën e altertekstit, për partnershipin, për kurrikulën e arsimit parauniversitar etj. Herë sugjerimet janë dëgjuar nga MASH, por ka pasur edhe raste kur këto sugjerime kanë rënë në vesh të shurdhët. Në dallim nga platformat e paraqitura deri më sot, Programi Elektoral i LSI-së për arsimin e sheh edukimin si një vazhdimësi, që nga kopshti e deri shkollimin universitar, e më tej në të mësuarit gjatë gjithë jetës. Kurrikula shkollore konceptohet si tërësore dhe jo e copëzuar, si deri sot në politikat dhe strategjitë arsimore me cikle shkollimi (strategjia e arsimit parauniversitar, strategjia a masterplani i arsimit universitar etj.), sepse vetëm kështu mund të konceptohet një formim pa boshllëqe, pa thyerje konceptuale dhe pa përsëritje e fryrje informacioni nga viti në vit dhe nga cikli në cikël. Kjo kurrikul formimi konceptohet nga lart-poshtë (universitet ­– kopsht) dhe jo si deri tani nga poshtë-lart. Strategjia arsimore synon orientimin e shkollës në përputhje me strategjinë afatmesme dhe afatgjatë të vendit dhe atë rajonale e globale. Kjo gjë kërkon një bashkërendim të të gjithë sektorëve qeverisës dhe “përkthimin në kurrikul” të kësaj strategjie zhvillimi, e cila do t’i përgjigjet perspektivës së zhvillimit, duke mënjanuar konfliktin që krijohet shpeshherë midis mënyrës së formimit dhe nevojës së tregut të punës. Një vëmendje e veçantë i kushtohet rregullimit të titujve të diplomave në përputhje me kategoritë e punës në Republikën e Shqipërisë, gjë që do t’u japë fund çrregullimeve që vihen re sot në procesin e punësimit në publik a në privat. MASH dhe MPÇSSHB duhet të realizojnë përputhjen e titujve të diplomimit me kategorizimin e pozicioneve të punës. Platforma jonë për arsimin merr si pikënisje financimin e arsimit në masën 3,5% të GDP. Në këtë skemë financimi përfshihet grandi i qeverisë dhe donacionet nga institucione ndërkombëtare dhe individë si dhe të ardhurat e vetë institucionit, nga shërbimet, tarifat e projektet. Një rol të rëndësishëm do të luajnë projektet dhe binjakëzimet, bashkëpunimi me biznesin dhe pushtetin vendor. Sipas standardeve, pagat nga niveli më i ulët në atë më të lartë do të jenë në raportin 3/1. Në sistemin parauniversitar politika e investimeve në këtë sektor të rëndësishëm do të udhëhiqet nga lëvizja demografike e popullsisë si dhe nga zbatimi i standardeve 25-30 nxënës për klasë dhe 18 orë për ciklin fillor dhe 20 orë atë të mesëm. Duke e parë arsimin si një shërbim publik, kjo ngarkesë e mësuesve duhet të shkojë 30-40 orë në javë. Po veçojmë disa nga drejtimet kryesore të kësaj reforme: Në sistemin parauniversitar do të thellohet politika e decentralizimit nga sistemi qendror drejt atij vendor (DAR, ZA) dhe vetë shkollës, duke përcaktuar detyrimet ndërinstitucionale për të rritur transparencën në secilën prej hallkave të sistemit si dhe rritjen e eficiencës së grupeve të interesit. MASH do të bashkëpunojë me pushtetin vendor për delegimin e autoritetit të gjitha qarqeve, drejtorive, bashkive, zyrave arsimore, komunave dhe shkollave, duke rritur përgjegjshmërinë në mirëqeverisjen e arsimit. Në mënyrë të veçantë do të synohet: a) promovimi i autonomisë së shkollave duke i inkurajuar dhe u dhënë besim për vetëqeverisje; b) decentralizim i kompetencave vendimmarrëse, duke lehtësuar administratën qendrore nga shumë detyra dhe duke favorizuar një qeverisje territoriale të shkollës. Në këtë mandat qeverisës do të zbatohet Kurrikula Kombëtare sipas cikleve (6+3+3), duke harmonizuar dhe vetë ciklet midis tyre. Do të vijojë zbatimi i metodologjive perëndimore për tekstologjinë, duke vënë në qendër të mësimdhënies të riun si dhe rritjen e cilësisë së informacionit. Tekstet duhet të shkarkohen nga mbingarkesa e faqet e tepërta si dhe nga informacioni i panevojshëm dhe i vjetruar. Duke qenë se një nga drejtimet kryesore të programit do të jetë punësimi, cikli i tretë parauniversitar (+3) do të ketë një raport 70/30 (nga 80/20 sot), arsim i përgjithshëm/profesional, duke e rritur ndjeshëm këtë të fundit në raport më gjendjen aktuale. Përveç kësaj, për të përmbushur boshllëkun për klasat e mesme profesionale (zanatet) e për t’iu përgjigjur edhe nivelit të lartë të adaptimit teknologjik dhe cilësisë së lartë të prodhimit, kjo platformë synon ngritjen e instituteve (kolegjeve) profesionale, sipas modelit zviceran, finlandez, amerikan, pas shkollës së mesme, për përgatitjen e zanateve, në sektorët jetikë, sidomos në shërbime. Arsimi profesional do të nxitet nëpërmjet sektorit privat me mbështetjen e shtetit. Ne synojmë arsimin e detyrueshëm edhe për shkollën e mesme të lartë (+3). Pas analizave që janë bërë për të parë sa nisin klasën e parë dhe sa nga ky numër futen në universitet nga njëra anë, dhe standardi i BE-së (30/1000 banorë në shkollë të lartë) nga ana tjetër, rezulton se nga rreth 50 mijë nxënës në klasën e parë në universitet futen më pak së 30 mijë. Në synojmë që në vitin 2017 tërheqja në kopsht të jetë 80% në qytet dhe 50% në fshat (aktualisht është afërsisht 50% në qytet dhe 10% në fshat), në arsimin e mesëm të arrijë në masën rreth 95% (përkundrejt masës rreth 80% që është sot), me qëllim thithjen në arsimin e mesëm të sa më shumë nxënësve që mbarojnë arsimin e detyruar (6+3) si dhe rritjen e viteve mesatare të shkollimit. Reforma për tekstin, apo siç është quajtur ndryshe alterteksti, ka qenë një ndër reformat më të rëndësishme me gjithë problemet që janë krijuar. Është përmirësuar cilësia në përmbajtje, cilësia në prodhimin e tekstit. Mirëpo, mbetet ende i pazgjidhur si duhet raporti midis tekstit të vlerësuar si më i miri në procesin e konkurrimit dhe tekstit “të zgjedhur” nga komunitetet shkollore për t’u përdorur në shkollë. Janë të shumta rastet kur teksti i vlerësuar me më shumë pikë nga komisione të paanshme të ngritura nga MASH-i, kanë qëndruar “në bisht” të tërheqjes nga drejtoritë arsimore. Pra, fëmijët jo gjithmonë marrin në dorën e tyre tekstin që është vlerësuar si më i mirë. MASH duhet të hartojë një politikë shpërndarjeje në funksion të cilësisë së tekstit të vlerësuar si më i mirë, dhe jo t’ua lërë këtë gjë në dorë aktorëve të tjerë ku, si gjithmonë, ligji i më “të fortit” bëhet dominues në tregun e librit. Edhe pse MASH-i e futi reformën e altertekstit për t’u prerë rrugën monopoleve, ka shumë raste ku grupe mësuesish, drejtorësh, nisur nga motive të ndryshme, ende pa i parë e studiuar ofertat që jepen nga Ministria, nën trysninë e shtëpive botuese a të ndonjë faktori tjetër, po e deformojnë këtë reformë, duke rikthyer një mënyrë të re për vendosjen e monopoleve. Së dyti, mendojmë se nuk duhet të dalë tekst në shkollë pa u eksperimentuar një vit. Edhe sistemi i vlerësimit duhet të ndryshojë e të reformohet si në të gjitha vendet e zhvilluara. Ai duhet të synojë një vlerësim tërësor të nxënësit si dhe duhet të kombinojë kontrollin e përgjithshëm standard me vlerësimin e mësuesit. Për sistemin universitar duhet synuar thjeshtimi i skemës së pranimeve nëpërmjet ndarjes së Maturës Shtetërore nga skema e pranimeve, zhvillimi i konkursit vetëm për degët ku kërkesa është më e madhe se oferta, liberalizimi për degët e tjera, dhënies një peshë më të madhe mesatares, në mënyrë që nxënësi të mësojë të gjitha lëndët, dhe jo të mjaftohet me katër lëndët e Maturës Shtetërore. Rishikimi i kurrikulës aktuale në mënyrë që ajo të harmonizojë si duhet mësimdhënien me kërkimin. Departamenti do të strukturohet sipas konceptit të profesorit, i cili drejton grupin mësimor në mësimdhënie dhe kërkim. Ai do të ketë edhe fondin e vet të kërkimit, si dhe ka detyrim në ngarkesën e tij të fitojë projekte për grupin mësimor. Nga vetë universitetet duhet të ndërmerret një reformë për rishikimin e kurrikulës në raportet leksion-seminar për të eliminuar përsëritjet e panevojshme dhe nxitjen e shkollave të larta për të përshtatur në kurrikul informacionin e ri si dhe pjesëmarrjen në konferenca ndërkombëtare dhe projekte të përbashkëta kërkimore në nivel rajonal. Strukturimi dhe zhvillimi i universiteteve do të bëhet në varësi të strategjisë së zhvillimit të vendit, të diversifikimit rajonal të këtij zhvillimi, të ngjashmërisë kurrikulare dhe të veçantisë që kanë universitetet nga njëri-tjetri. Qeveria duhet të nënshkruajë një kontratë partnershipi me IAL-të për të hartuar projektet e zhvillimit të vendit me fonde qeveritare apo për të bërë oponencë për projektet e ofruara nga donatorët. Universitetet duhet të bashkëpunojnë edhe me pushtetin vendor për zhvillimin e projekteve rajonale. Kjo platformë mbështet të gjitha format e kërkimit: a) kërkimin me projekte institucionale (KZH); b) kërkimin me projekte kombëtare; c) kërkimin me projekte bilaterale, e në mënyrë të veçantë integrimin e IAL-ve në FP 7 etj. Për kërkimin bazë, përveç fondeve të veta, për t’u dhënë hapësira të mëdha IAL-ve, qeveria duhet të përfshijë këtë kërkim në zërin “investime” (231/5). Në këtë mënyrë, fondi për shkencën kalon lehtësisht nga 0.20% në 1% të GDP. Krijimi i një strukture për sistemin e karrierës që do të synojë orientimin dhe nxitjen e sipërmarrjes për të rinjtë nëpërmjet programeve nxitëse për sipërmarrjen, panairet e punës me dhomat e tregtisë dhe bizneset, si dhe praktikat e punës. Rregullimi i raporteve midis U-publike dhe U-private, si dy sisteme komplementare dhe konkurrenciale. U-publike duhet të kenë gjitha kapacitetet e nevojshme për absorbuar të gjitha kërkesat. Kjo do të shpjerë në një konkurrencë më të drejtë, e cila mbështetet në tre komponentë: cilësia, komoditeti dhe tarifa e shkollimit. Qëndrimi i qeverisë ndaj këtyre dy sistemeve do të jetë vetëm në respektim të standardeve, pa shfaqur favoritizëm në njërën apo në tjetrën anë. Ndërtimi i një sistemi funksional vlerësimi të brendshëm dhe të jashtëm, jashtë ndikimit të Ekzekutivit, duke afruar një agjenci të huaj akreditimi, e pajtuar nga Konferenca e Rektorëve), që do të realizonte fillimisht akreditimin, pastaj edhe një renditje të universiteteve, sipas degëve të studimit. Këshilli dhe Agjencia e Akreditimit do të jenë struktura jashtë MASH, të miratuara nga Parlamenti me propozim të Konferencës së Rektorëve. Qeveria me Konferencën e Rektorëve përcaktojnë kriteret. Me plotësimin e kushteve të sistemit full-time që, së bashku me universitetet private, do të absorbojë tërësinë e kërkesave në kufijtë preferencialë, sistemi part-time do të shndërrohet gradualisht brenda këtij mandati, në një sistem ku të diplomuarit do të vijnë për plotësim e informim dijesh që lidhen me vendin e punës. Shkolla e lartë do të vihet në shërbim të aftësimit të përhershëm të kategorive të punës, duke hapur cikle kursesh e duke dhënë diploma të ndërmjetme a certifikata për njohuri të caktuara. Në mënyrë të veçantë do t’u kushtohet rëndësi njohurive ndërdisiplinore për lëndë a grup lëndësh në varësi të zgjerimit të pozicionit të punës në përputhje me strategjinë e zhvillimit rajonal e global. Të mësuarit gjatë gjithë jetës do të nxisë mësimin në distancë, falë rrjetit të intranetit dhe të leksioneve on-line. Kjo gjë do ta angazhojë qeverinë për ndërtimin e një sistemi bibliotekar që ndërthur të gjitha mundësitë e dhënies së informacionit. Nga ana tjetër, trajnimi dhe kualifikimi i mësuesve duhet të bëhet mbi bazën e programeve të përbashkëta të IKT-së dhe fakulteteve përkatëse nga kanë dalë këta mësues. Vetëm në këtë mënyrë mund të ecet përpara për sigurimin e cilësisë dhe pajisjen e tyre me informacion bashkëkohor. Kjo platformë arsimore synon gjithashtu hartimin e një programi të posaçëm për minimizimin e braktisjen e shkollës dhe familjet e ngujuara. Ky program do të hartohet nga MASH në bashkëpunim me pushtetin vendor, MPÇSHB, OECD-në dhe të gjitha organizmat e përfshira në proces. Dukuria e braktisjes së shkollës do të kërkojë politika që synojnë në eliminimin e shkaqeve sociale që shpien në braktisjen e saj. Një program i veçantë do të hartohet për fëmijët e emigrantëve, të cilët po kthehen në mënyrë masive dhe kanë probleme të mëdha, sidomos me njohjen e gjuhës amtare.

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Panorama Online. Moderatori

4 Komente per “Si është shkolla sot, do të jetë shoqëria nesër”

  1. Thënje e mënqur.

  2. Demagogji e paster.Si nuk doli njeri nga ju dhe te thote te verteten e arsimit shqiptar.Demi me i madh qe i keni bere keti populli eshte shkaterrimi i sistemit arsimor nga korupsioni.Te gjithe e shikojme cdo dite se si studentet shqiptare vene ne shkolla kot dhe marrin diploma fiktive madje dhe disa politikane.Vetem ne Shqiperi takon gomere me tre universitete.Te pakten 10 veta i njoh une me tre universite nderkohe qe ne Europe numerohen me gishta.Problemi eshte se kjo gjendje u pershtatet shume njerezve.Prinderit bejne sikur shkollojne femijet,studentet pa mundim marrin nje diplome,pedagoget fitojne pare korupsioni dhe paguhen shume neper universitete private.shoqeria civile shumica japin mesim dhe paguhen,politika merr pjesen e saj me rryshfete dhe investime ne fushata.Prandaj nuk del asnje te thote te verteten lakuriqe te Shekspirit.Ironia me e madhe eshte titulli i shkrimit,prandaj jam i revoltuar.E dime se po vazhduan shkollat shqiptare te nxjerrin breza te paafte Shqiperia do ngelet gjithmone keshtu.Shtet qe nuk prodhon asgje dhe pa asnje lloj zhvillimi industrial dhe teknologjik.Zoti te na ruaje.

    • Shume dakord, demagogu. Keto jane perralla nga nje Shqiperi qe ekziston vetem ne mendjen e tyre. Shqiperia e vertete eshte shume ndryshe. Diplomat blihen ne vend qe te fitohen. Nxenesit shkojne ne shkolle per tu talluar me mesuesit, jo per te mesuar. Mesuesit shkojne per te marre rrogen, jo per te dhene mesim. Sa per universitetet… tmer! Nje nxenes me shkolle te mesme i nje vendi te BE di me shume se 80% e atyre me 3 diploma qe permende ti. Ka nga ata qe mesojne vertete…, por sa meson dhe cfare note merr e sa diploma ke, nuk kane lidhje fare me njera-tjetren!

  3. Ata (politika) qe shkatrroi arsimin si “Vocational School of Tirana” qe quhet sot shkolla Harry Fultz, pra si t’i mesojme shqiptaret me punen, sot duan te ndertojne mbi rrenojat e vjetra. Z. ishrektor nuk ka degjuar Presidentin Obama ne fjalimin para Popullit Amerikan se cfare thote per arsimin. Arsimi yne mbahet akoma me penicilinat e vjetra dhe me plane pesevjecare qe nuk zbatohen kurre dhe qe prodhon parazitizem.

Beni nje Koment

  • Facebook
  • Twitter
  • YouTube
  • Linkedin
  • RSS

AMC

abissnet

Hotel Prestige

Gazeta Panorama Alexa toolbar
Njoftime pune nga gazeta Panorama

Parashikimi i motit


+23
H: +24°
L: +12°
Tirana
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+26° +26° +25° +25° +25° +24°
+12° +11° +11° +11° +10° +11°
+22
H: +23°
L: +15°
Durres
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+25° +25° +25° +25° +23° +23°
+15° +14° +15° +15° +12° +11°
+22
H: +25°
L: +10°
Elbasan
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+28° +28° +27° +27° +27° +26°
+12° +11° +11° +10° +10° +11°
+18
H: +23°
L: +16°
Vlore
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+25° +25° +25° +24° +24° +24°
+15° +14° +14° +15° +12° +12°
+21
H: +23°
L: +11°
Shkoder
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+26° +25° +25° +26° +25° +24°
+12° +11° +12° +10° +11° +12°
+18
H: +22°
L: +
Korce
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+24° +23° +23° +22° +23° +23°
+ + + + + +
+22
H: +24°
L: +11°
Berat
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+27° +27° +27° +27° +26° +25°
+11° +10° +10° +10° + +10°
+9
H: +22°
L: +
Kukes
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+22° +22° +21° +21° +21° +21°
+ + + + + +
+23
H: +23°
L: +12°
Sarande
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+23° +23° +23° +22° +22° +22°
+11° +12° +11° +10° + +13°
+24
H: +24°
L: +13°
Kavaje
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+26° +26° +26° +26° +25° +25°
+13° +13° +12° +12° +11° +11°
+22
H: +22°
L: +12°
Kruje
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+22° +23° +21° +22° +21° +20°
+11° +10° +10° +10° +10° +11°
+22
H: +24°
L: +14°
Lezhe
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+26° +26° +26° +26° +25° +24°
+14° +14° +14° +13° +12° +13°
+20
H: +24°
L: +14°
Fier
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+27° +27° +27° +27° +26° +26°
+12° +12° +11° +12° +12° +11°
+18
H: +19°
L: +
Pogradec
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+21° +20° +20° +20° +19° +19°
+ + + + + +
+21
H: +21°
L: +
Rreshen
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+24° +24° +23° +23° +23° +22°
+ +10° +10° + + +
+23
H: +23°
L: +
Tropoje
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+21° +20° +20° +20° +20° +19°
+ + + + + +
+20
H: +23°
L: +
Pristina
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+22° +21° +21° +20° +21° +20°
+ + + + + +
+25
H: +25°
L: +
Prizren
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+25° +24° +23° +24° +24° +23°
+10° + + + + +10°
+23
H: +23°
L: +
Mitrovica
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+20° +20° +19° +20° +19° +19°
+ + + + + +
+21
H: +24°
L: +
Skopje
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+24° +22° +23° +23° +23° +23°
+ + + + + +
+24
H: +24°
L: +
Gostivar
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+24° +23° +23° +24° +24° +23°
+ + + + + +
+21
H: +24°
L: +
Tetovo
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+24° +23° +23° +24° +24° +23°
+ + + + + +
+16
H: +20°
L: +
Struga
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+22° +21° +21° +20° +20° +20°
+ + + + + +



Showbiz

Lifestyle

Teknologji

Kuriozitete

© 2014 Gazeta Panorama ONLINE. All Rights Reserved.   Programuar nga: ikoncept Privacy