GRAZIA   Birra Korca
Lotaria Kombetare  
Home » Opinion » “Vrasësi” i diabetikëve

“Vrasësi” i diabetikëve

  • Albanian
  • English
  • French
  • German
  • Italian
MYFTAR BARBULLUSHI Siç duket, pikërisht mbi këtë filozofi të Frostit e kishin mbështetur metodikën e studimit të tyre studiuesit e Universitetit të Uashingtonit dhe Siatllit, kur vendosën të gjykojnë mbi arsyet e vdekjes së parakohshme të diabetikëve. “Ne ishim shumë të interesuar të dinim përse diabetikët vdesin herët. Fakti që të gjitha studimet e mëparshme ‘gërmonin’ në ndikimin e sëmundjeve të zemrës në vdekjet e parakohshme te diabetikët, deri diku na kushtëzonte të ndiqnim edhe shtigje të tjera më pak të rrahura”, vënë në dukje autorët. Përgjigjja e rezultateve të studimit, botuar më 24 janar 2013 në ”Journal of the American Society of Nephrology”, ishte sa befasuese, aq dhe e prerë. Shtegu i zgjedhur kishte bërë diferencën: ”Faktori më i rëndësishëm për vdekjen e parakohshme të të sëmurëve me diabet janë veshkat. Kur veshkat funksionojnë mirë, vdekshmëria nuk është shumë më e lartë se te popullata e përgjithshme”, shprehen studiuesit, duke lëshuar më pas mesazhin se është imperative për të gjithë mjekët të përqendrohen në kontrollin sistematik dhe ruajtjen e veshkës te të sëmurët diabetikë. Në gjuhën e shifrave: Nëse pritshmëria e vdekshmërisë në 10 vjet jetë te një adult është 9,7%, në një diabetik, pa prekje të veshkave, kjo shifër është 11,7%. Pra, diferenca është minimale. Kur veshkat janë të prekura nga diabeti, vdekshmëria është befasuese, 43%. Natyrisht, pa lënë pas dore kontrollin e rregullt të zemrës, pasi te këta të sëmurë, dëmtimi i veshkave çon në dëmtim të zemrës dhe anasjelltas, duke konfirmuar edhe një herë atë raport të ngushtë midis dy organeve jetësore, të vënë në dukje edhe më herët në Egjipt dhe Mesopotami. Në “Libri egjiptian i të vdekurve” thuhet: ”Homazh juve, o zemra ime! Homazh juve, o veshkat e mia!”. Binom interesant që lë akoma hapësira studimi dhe surpriza. Hakmarrje e organit të neglizhuar, apo shpagim i injorancës njerëzore për organizmin? Veshka vazhdon të befasojë. Viti i kaluar ishte për të si viti i Lionel Mesit, viti i thyerjes së disa rekordeve dhe viti i “Topit të Artë”. Gjatë vitit të shkuar, edhe dy informacione të tjera shokuese vijnë nga studiuesit e saj: Heqja e nervave të veshkës përmirëson apo shëron tensionin e lartë të gjakut. Një studim i botuar pak ditë më parë në revistën më prestigjioze amerikane “Journal of the American Society of Nephrology”, si dhe i prezantuar, gjithashtu, në Kongresin Europian të Nefrologjisë dhe, së fundi, të Kardiologjisë, në gusht të këtij viti në Gjermani, të befason me rezultatet e shkëlqyera të mjekimit të tensionit të rritur të gjakut në një grup shumë të madh të sëmurësh, të cilët, megjithëse merrnin deri në 5 medikamente, vazhdonin të kishin shifra të larta të tensionit. Interesante është se, mbas ndërhyrjes që iu bë këtyre të sëmurëve në veshka, në pjesën më të madhe të rasteve u hoq fare mjekimi, ndërsa në pak raste u ulën shumë dozat e ilaçeve. Pas 2 vjetësh mjekim, rezultatet janë të shkëlqyera. Më 18 tetor 2012, revista ”Journal of the American Society of Nephrology” njofton me bujë se në laboratorin “Mario Negri”, Itali, bëhet hapi i parë drejt krijimit të organit në laborator. Sot, për herë të parë në botë, duke përdorur qeliza të veçanta embrionale të vetë miut, jemi në gjendje të krijojmë në laborator veshkë me të gjitha funksionet e saj fiziologjike. Ky realizim i jashtëzakonshëm i hap rrugën teknologjisë, e cila jo vetëm që do të mundësojë të prodhohen veshkat nga qelizat e vetë pacientit, por edhe për të kuptuar më mirë mekanizmat e sëmundjeve të veshkave në njerëz, në mënyrë që të mjekohen ato pa lënë që të humbasë funksioni i tyre. Papa Piu XI ishte shumë i sëmurë. Megjithatë, ai mundi ta priste delegacionin gjerman në dhomën e tij. ”Ai qëndronte gjysmë i shtrirë në shtratin e tij të gjerë, fytyra e tij ishte shumë e zbehtë, qepallat të ënjtura, sytë e fryrë i mbante gjysmë të mbyllura, këmbët ishin të ënjtura”, do ta përshkruante në takimin e tij të fundit një nga pjesëtarët e delegacionit, Eugenio Pacelli, i cili më 1939-n do të bëhej Papa Piu XII. Veshkat e tij ishin të dëmtuara nga diabeti. Dy javë më pas, Papa Piu XI do të vdiste si pasojë e përkeqësimit të veshkave dhe të zemrës, shkruan John Cornwell në  librin i tij ”Hitler’s Pope”, të publikuar më 1999-n nga gazetarët anglezë.

Albtelecom

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Panorama Online. Moderatori

1 Koment per ““Vrasësi” i diabetikëve”

  1. Enver Hoxha ka patur semundjen e sheqerit.

Beni nje Koment


8 + = 13

  • Facebook
  • Twitter
  • YouTube
  • Linkedin
  • RSS

AMC
abissnet
Hotel Prestige
7epta7

Parashikimi i motit


+23
H: +24°
L: +12°
Tirana
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+26° +26° +25° +25° +25° +24°
+12° +11° +11° +11° +10° +11°
+22
H: +23°
L: +15°
Durres
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+25° +25° +25° +25° +23° +23°
+15° +14° +15° +15° +12° +11°
+22
H: +25°
L: +10°
Elbasan
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+28° +28° +27° +27° +27° +26°
+12° +11° +11° +10° +10° +11°
+18
H: +23°
L: +16°
Vlore
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+25° +25° +25° +24° +24° +24°
+15° +14° +14° +15° +12° +12°
+21
H: +23°
L: +11°
Shkoder
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+26° +25° +25° +26° +25° +24°
+12° +11° +12° +10° +11° +12°
+18
H: +22°
L: +
Korce
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+24° +23° +23° +22° +23° +23°
+ + + + + +
+22
H: +24°
L: +11°
Berat
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+27° +27° +27° +27° +26° +25°
+11° +10° +10° +10° + +10°
+9
H: +22°
L: +
Kukes
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+22° +22° +21° +21° +21° +21°
+ + + + + +
+23
H: +23°
L: +12°
Sarande
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+23° +23° +23° +22° +22° +22°
+11° +12° +11° +10° + +13°
+24
H: +24°
L: +13°
Kavaje
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+26° +26° +26° +26° +25° +25°
+13° +13° +12° +12° +11° +11°
+22
H: +22°
L: +12°
Kruje
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+22° +23° +21° +22° +21° +20°
+11° +10° +10° +10° +10° +11°
+22
H: +24°
L: +14°
Lezhe
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+26° +26° +26° +26° +25° +24°
+14° +14° +14° +13° +12° +13°
+20
H: +24°
L: +14°
Fier
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+27° +27° +27° +27° +26° +26°
+12° +12° +11° +12° +12° +11°
+18
H: +19°
L: +
Pogradec
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+21° +20° +20° +20° +19° +19°
+ + + + + +
+21
H: +21°
L: +
Rreshen
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+24° +24° +23° +23° +23° +22°
+ +10° +10° + + +
+23
H: +23°
L: +
Tropoje
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+21° +20° +20° +20° +20° +19°
+ + + + + +
+20
H: +23°
L: +
Pristina
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+22° +21° +21° +20° +21° +20°
+ + + + + +
+25
H: +25°
L: +
Prizren
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+25° +24° +23° +24° +24° +23°
+10° + + + + +10°
+23
H: +23°
L: +
Mitrovica
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+20° +20° +19° +20° +19° +19°
+ + + + + +
+21
H: +24°
L: +
Skopje
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+24° +22° +23° +23° +23° +23°
+ + + + + +
+24
H: +24°
L: +
Gostivar
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+24° +23° +23° +24° +24° +23°
+ + + + + +
+21
H: +24°
L: +
Tetovo
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+24° +23° +23° +24° +24° +23°
+ + + + + +
+16
H: +20°
L: +
Struga
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+22° +21° +21° +20° +20° +20°
+ + + + + +

Gazeta Panorama Alexa toolbar



Showbiz

Lifestyle

Teknologji

Kuriozitete

© 2014 Gazeta Panorama ONLINE. All Rights Reserved.   Programuar nga: ikoncept Privacy