GRAZIA   Miele Albania
Lotaria Kombetare  
Home » Kronike » “I kotë gërmimi në Moglicë”

“I kotë gërmimi në Moglicë”

  • Albanian
  • English
  • French
  • German
  • Italian

Nasib Jaupllari, banor i Moglicës

Komuna e Moglicës, e cila duket se do të ketë edhe rekordin e gërmimeve për kërkimin e eshtrave të ushtarëve grekë të rënë gjatë Luftës së Dytë Botërore, sipas banorëve më të vjetër nuk ka qenë front lufte. Koordinatat e kërkimit janë përcaktuar për plot 18 zona në 8 fshatrat e kësaj komune, duke e renditur atë në krye të listës së rrethit të Korçës. Ashtu si qindra fshatra të tjerë, edhe fshatrat e saj e kanë përjetuar luftën, por pa beteja të cilat të shënojnë viktima. Nasib Jaupllari, një prej banorëve më të vjetër të fshatit Protopapë të komunës së Moglicës, mohon që në pjesën më të madhe të fshatrave të Moglicës ka ushtarë të rënë grekë. Sipas të moshuarit, i cili i ka kaluar të tetëdhjetat, i vetmi fshat ku ekziston një mundësi e vogël është fshati Zerec, pasi ai ka qenë më afër frontit të luftës. A ka varre të ushtarëve grekë në komunën e Moglicës? Jo, nuk e di të ketë, me përjashtim të fshatit Zerec, në fshatrat e tjerë nuk ka. Arsyeja që nuk ka, është pasi nuk u bë ndonjë luftë frontale, Italia ishte katandisur keq, nuk kishte ushqime ndërsa greku kishte shumë rezerva ushqimore, ishte i përgatitur për luftë. Italianët zbraznin ndonjë dyfek tek-tuk dhe largohej greku. Më tej ushtria italiane kaloi vendin e njohur si “Guri i Prerë”, që ndante këtë komunë me Skraparin. Di që në atë kohë greku krijoi rezerva, por pasi kaloi në Skrapar, Italia mori masa të forta dhe krijoi barriera, ndaj nuk i dha mundësi grekut të kalonte më matanë malit.

Komuna Moglicë në Korçë

Janë 18 vende ku greku pretendon se mund të ketë varre në komunën tuaj. Si e pritët këtë? Më duket e kotë. Në Skrapar u bë luftë dhe greku ishte në pozicion të keq, ndërsa Italia ishte e favorizuar në atë kohë. Në Moglicë nuk është bërë luftë dhe nuk ka pasur ushtarë të vrarë, ndërsa fshati Zerec ishte më afër frontit të luftës, pasi është zonë kufitare mes Korçës dhe Beratit, dhe nuk mund të them se atje nuk ka eshtra ushtarësh të vrarë në atë kohë. Pse jepni siguri për këtë që thoni? Sepse unë në atë kohë kam qenë në moshën 10-vjeçare dhe, nëse do të kishte pasur luftë, me siguri që do kisha kujtime të saj. Jam i sigurt që varre grekësh mund të ketë vetëm në Zerec dhe nuk di që të ketë as në Dusharë, as në Vrepckë, as në Moglicë, as në Popçisht e Nikollarë etj., unë nuk di të ketë varre të grekëve as nga njerëzit e mi që me siguri do më kishin treguar histori.
Karamelo: Gjetja e eshtrave, akt human Ligoraq Karamelo, kreu i OMONIA-s në Korçë, e cilësoi akt human procesin e nisur për të gjetur eshtrat e ushtarëve grekë të rënë gjatë luftës me italianët në territorin shqiptar. Në emër të Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, Karamelo u shpreh se është e drejtë njerëzore gjetja e eshtrave. “Kërkimi dhe gjetja e eshtrave të të rënëve duhet të realizohet, pasi është një marrëveshje më shumë se njerëzore. Ata trima ishin djem të rinj, burra, bij nënash që në emër të paqes, lirisë, demokracisë, dhanë gjënë e tyre më të shtrenjtë dhe sot nuk paskan të drejtën njerëzore të kenë një varr, një emër, një simbol? Jo zotërinj!”, u shpreh Ligoraq Karamelo gjatë një deklarate për shtyp. Sipas kreut të OMONIA-s, kjo organizatë shprehet kundër deklarimeve të kryetarit të AK-së, Kreshnik Spahiu, duke deklaruar se do të kërkojë për të ndjekje penale për “nxitje të konfliktit ndëretnik”. “Në deklarimin e fundit ai fyen, përdhos të rënët e të vdekurit dhe nxit urrejtjen ndëretnike, vepra këto të dënueshme nga Kodi Penal i Republikës së Shqipërisë, prandaj OMONIA do të kërkojë ndjekje penale ndaj autorit të tyre. Njëkohësisht është në nderin dhe respektin njerëzor që klasa politike, opinioni shoqëror, të dënojnë dhe të distancohen nga deklarime të tilla të ulëta”, theksoi Karamelo”.
Patriotët e Rinj: “S’do lejojmë përsëritjen e Kosinës” Klubi i Patriotëve të Rinj reagoi dje në lidhje me çështjen e gërmimeve me qëllim gjetjen e eshtrave të ushtarëve grekë. Të rinjtë e PDIU-së deklaruan se “ndjekim me shqetësim vazhdimin e fyerjes së dinjitetit dhe inteligjencës së shqiptarëve, nëpërmjet proceseve maskaradë të zhvarrimit të eshtrave të rreme të ushtrisë pushtuese greke në Shqipëri. Kërkimi i eshtrave në qendër të qytetit të Korçës, ku nuk ka pasur asnjë luftim nga ushtria pushtuese greke, apo edhe më keq, në Hormovë, ku ushtria greke ka masakruar me qindra shqiptarë përgjatë Luftës së Parë Botërore, përbën një akt të shëmtuar që nuk duhet toleruar”. Sipas deklaratës së bërë, KPR i kërkon shtetit shqiptar që të ndalojë çdo tendencë të tillë nga pala greke dhe kolaboracionistët e saj në Shqipëri. “Klubi i Patriotëve të Rinj është i gatshëm për të mos lejuar përsëritjen e maskaradës së Kosinës, ku eshtrat e fëmijëve dhe pleqve shqiptarë u zhvarrosën dhe u ‘pagëzuan’ si ushtarë grekë”.

Albtelecom

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Panorama Online. Moderatori

Beni nje Koment


+ 2 = 9

  • Facebook
  • Twitter
  • YouTube
  • Linkedin
  • RSS

AMC
abissnet
7epta7

Parashikimi i motit


+23
H: +24°
L: +12°
Tirana
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+26° +26° +25° +25° +25° +24°
+12° +11° +11° +11° +10° +11°
+22
H: +23°
L: +15°
Durres
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+25° +25° +25° +25° +23° +23°
+15° +14° +15° +15° +12° +11°
+22
H: +25°
L: +10°
Elbasan
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+28° +28° +27° +27° +27° +26°
+12° +11° +11° +10° +10° +11°
+18
H: +23°
L: +16°
Vlore
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+25° +25° +25° +24° +24° +24°
+15° +14° +14° +15° +12° +12°
+21
H: +23°
L: +11°
Shkoder
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+26° +25° +25° +26° +25° +24°
+12° +11° +12° +10° +11° +12°
+18
H: +22°
L: +
Korce
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+24° +23° +23° +22° +23° +23°
+ + + + + +
+22
H: +24°
L: +11°
Berat
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+27° +27° +27° +27° +26° +25°
+11° +10° +10° +10° + +10°
+9
H: +22°
L: +
Kukes
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+22° +22° +21° +21° +21° +21°
+ + + + + +
+23
H: +23°
L: +12°
Sarande
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+23° +23° +23° +22° +22° +22°
+11° +12° +11° +10° + +13°
+24
H: +24°
L: +13°
Kavaje
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+26° +26° +26° +26° +25° +25°
+13° +13° +12° +12° +11° +11°
+22
H: +22°
L: +12°
Kruje
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+22° +23° +21° +22° +21° +20°
+11° +10° +10° +10° +10° +11°
+22
H: +24°
L: +14°
Lezhe
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+26° +26° +26° +26° +25° +24°
+14° +14° +14° +13° +12° +13°
+20
H: +24°
L: +14°
Fier
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+27° +27° +27° +27° +26° +26°
+12° +12° +11° +12° +12° +11°
+18
H: +19°
L: +
Pogradec
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+21° +20° +20° +20° +19° +19°
+ + + + + +
+21
H: +21°
L: +
Rreshen
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+24° +24° +23° +23° +23° +22°
+ +10° +10° + + +
+23
H: +23°
L: +
Tropoje
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+21° +20° +20° +20° +20° +19°
+ + + + + +
+20
H: +23°
L: +
Pristina
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+22° +21° +21° +20° +21° +20°
+ + + + + +
+25
H: +25°
L: +
Prizren
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+25° +24° +23° +24° +24° +23°
+10° + + + + +10°
+23
H: +23°
L: +
Mitrovica
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+20° +20° +19° +20° +19° +19°
+ + + + + +
+21
H: +24°
L: +
Skopje
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+24° +22° +23° +23° +23° +23°
+ + + + + +
+24
H: +24°
L: +
Gostivar
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+24° +23° +23° +24° +24° +23°
+ + + + + +
+21
H: +24°
L: +
Tetovo
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+24° +23° +23° +24° +24° +23°
+ + + + + +
+16
H: +20°
L: +
Struga
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+22° +21° +21° +20° +20° +20°
+ + + + + +

Hotel Prestige
Gazeta Panorama Alexa toolbar



Showbiz

Lifestyle

Teknologji

Kuriozitete

© 2014 Gazeta Panorama ONLINE. All Rights Reserved.   Programuar nga: ikoncept Privacy