PSIKOLOGJIA   Birra Korca   Miele
GRAZIA   Lotaria Kombetare
Facile.it
Home » Speciale » Profesorët francezë: Si na përgjonte Sigurimi në Tiranë

Profesorët francezë: Si na përgjonte Sigurimi në Tiranë

  • Albanian
  • English
  • French
  • German
  • Italian

Profesori francez Jean Paul Champseix

Kujtimet e profesorëve francezë nga Tirana në vitet ‘80 “Vetmia që gjetëm në Tiranë dhe përgjimi nga Sigurimi” Elisabeth e Jean Paul Champseix, për 6 vjet u përballën me frikën e kolegëve dhe studentëve. Për çiftin e profesorëve francezë, Elisabeth dhe Jean Paul Champseix, ishte gati tronditëse vetmia me të cilën u përballën në Shqipërinë e viteve ‘80. Gjashtë vitet e jetesës së tyre në Tiranë ishin më shumë se një sfidë. Studentë dhe pedagogë ishin porositur që të mos flisnin me ta. Me gjasë ishin spiunë të ardhur nga Franca për të ndikuar negativisht te rinia shqiptare. Në rrugë, studentë e kolegë bënin sikur nuk i njihnin, ndërronin rrugë ose ulnin kokën, ndërsa në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja ku ata jepnin mësim, nuk mund t’i flisnin një pedagogu, ku ai ishte i vetëm. E gjithë kësaj i shtohej survejimi i Sigurimit, i cili arriti deri aty sa u hoqi edhe perdet e dritareve. Të gjitha përjetimet e atyre 6 viteve, Elisabeth dhe Jean Paul i kanë hedhur në një libër të titulluar “57, Bulevardi Stalin – Kronika shqiptare”, i cili ka bërë bujë të madhe në kohën kur u botua në Francë. Asokohe, të gjithë ishin kuriozë të dinin më shumë rreth vendit më të izoluar të Europës. Në një pjesë të shkëputur nga libri, çifti francez tregon marrëdhëniet me studentët dhe kolegët shqiptarë, përgjimin nga agjentët e Sigurimit, ushqimin e pakët, radhët, triskat dhe përballjen me “njeriun e ri” të Enver Hoxhës. al.mi KONTAKTE TË NDALUARA Frika dhe mosbesimi u rritën edhe më. Nëpër rrugë, studentët dhe kolegët tanë nuk na “njihnin”. Ata ndërronin trotuar, hynin me shpejtësi në ndonjë dyqan, ose nëse ishte shumë vonë, kthenin kokën. Një ditë, në një nga rrugicat e Tiranës së vjetër, takuam një kolege, që po shëtiste me fëmijët e saj. Ajo nuk mund të na evitonte. Ne e përshëndetëm dhe e përgëzuam për fëmijët. Fytyra e saj u zverdh dhe e pushtoi paniku. Ajo belbëzoi një frëngjishte të çalë, pa me ankth përreth vetes nëse ndonjë njeri po e shikonte-fatmirësisht rrugica ishte e shkretë- dhe mori leje të largohej. Një herë tjetër, kur ishim kthyer nga pushimet, ne shquam drejtorin e Departamentit të Frëngjishtes, afër parkut. Hipur në biçikletë, në një ndalesë afër trotuarit, ai bisedonte me një mik. Ne shkuam drejt tij. Edhe pse na njohu, pa përshëndetur bashkëbiseduesin ai u largua, duke pedaluar me sa i hanin këmbët. Të nesërmen ai kërkoi ndjesë për takim “e shkurtër”. Frika se mund të shiheshin me një të huaj ishte aq e madhe, saqë dhe vetë komisari politik i universitetit, që i bënte të dridheshin studentët, kur kalonte nëpër korridore, nuk i përgjigjej përshëndetjes sonë. Kolegët tanë kishin marrë këshilla shumë strikte rreth nesh. Njëri prej tyre, që ne e kishim pagëzuar “rregullisht Dupond-Dupond”, ngulte këmbë që të mos flisnim tek e tek: mësuesit shqiptarë nuk mund të na drejtonin fjalën në fakultet, përveçse kur ata të ishin dy. Një ditë ne u futëm në sallën e profesorëve ku gjetëm vetëm një kolege. Duke harruar principet autoktone, ne shkuam drejt saj për ta përshëndetur. Me shpejtësi ajo kërceu në një kënd të sallës dhe u “zhyt” në një lexim të thellë, duke na injoruar tërësisht. Në fillim të qëndrimit tonë, të dëshiruar për t’u afruar sadopak me jetën shqiptare, ne pyetëm kolegët tanë se ku ndodheshin kinematë. Ata ulën kokat, duke parë këpucët e tyre, pa folur. Në këtë rast është e vështirë të kuptosh sikletin e tyre. Përgjigja erdhi ditën kur ne hymë në një sallë. Ajo ishte e vjetruar dhe publiku i padisiplinuar. E gjithë kjo nuk jepte “një imazh të mirë të Shqipërisë”. Aq sa është e vërtetë që spiunimi ishte aq akut, saqë shqiptarët nuk e dinin se ku fillonte sekreti shtetëror. Në shumë raste ne i kishim ftuar kolegët të vinin nga ne. Ata e gjenin gjithnjë një justifikim për të refuzuar: një mbledhje, gjyshja e sëmurë, fëmijët që duhen çuar te dentisti, ardhja e ndonjë kushëriri nga fshati… Të lodhur nga këto pretekste të gënjeshtërta ne protestuam hapur dhe njëri na u përgjigj që kjo mund të përbënte “një problem të vogël”, pasi ne banonim në një ndërtesë për të huajt. E kuptuam që ndalimi ishte absolut. Por, përveç kësaj, mësuesit kishin frikë nga përgjuesit e vendosur në apartamentin tonë dhe frikësoheshin se mos akuzoheshin për fjalë të “gabuara”. Atëherë ne kërkuam të banonim në një ndërtesë shqiptare, por kërkesa jonë nuk pati efekt. Nga ana tjetër, mësuesit nuk duhet që për asnjë arsye të na tregonin adresat e tyre, pasi neve mund të na lindte ideja absurde që t’u bënim ndonjë vizitë. Në 6 vjet, asnjëri prej tyre nuk na ftoi në shtëpinë e tij. Mësuesit fatkeq ishin të detyruar t’i bindeshin urdhrave të një personazhi topolak, me fytyrë karikaturiale, profesor i Latinishtes së vjetër, sekretar partie dhe me origjinë greke. Ishte ai që në mënyrë periodike ua përsëriste profesorëve qëndrimin që duhet të mbanin karshi nesh. Zymtësia i shërbente, sepse kjo aprovonte karakterin e tij “dur e pur” (i ashpër dhe i pastër). Ne zgjodhëm sjelljen e kundërt. Sa herë që e shquanim nëpër korridore, e më së shumti kur kishte turma, ne shprehnim shenja të thella kënaqësie dhe nxitonim për ta përshëndetur. I kënaqur nga kjo përzemërsi e vrullshme, fatkeqësisht ai ishte i detyruar të përshëndeste; atëherë ai bënte një gjest të këndshëm, ku përzihej një përkulje me përshëndetjen komuniste, me grushtin ngritur.

Kopertina e librit e botuar në Francë në vitin 1990 nga Elisabeth dhe Jean Paul
Champseix

NËN PËRGJIM Të privuar ndaj kontakteve njerëzore, ne mësuam të vlerësonim çdo fjalë, çdo vështrim, çdo shenjë, në dukje pa rëndësi, por subjekt për interpretim. Një buzëqeshje e fshehtë griste shpesh perden gri të raporteve tona të ngrira, duke lënë të shfaqej një botë të gjallësh. Nëse në rrugë ne ishim të panjohur për kolegët dhe studentët, ne nuk mund të kalonim pa u vënë re nga të gjithë. Në vitin 1982, të huajt ishin të rrallë dhe shumica e tyre nuk lëviznin veçse me veturë. Kur dilnim ne, përbënim spektakël. Njerëzit ndalonin së ecuri për të na parë dhe kthenin kokat. Këpucët tona në veçanti ngjallnin kuriozitet dhe zili. Gjatë vizitës sonë të parë në Muzeun Historik Kombëtar, ciceroni ndali komentin dhe gozhdoi vështrimin në këpucët e Elisabethës, shumë të thjeshta, por me një ngjyrë të bukur bordo (bordeaux). Kur bënim ndonjë fotografi, na provokonin grupe kureshtarësh, që larg të qënit armiqësorë, komentonin zgjedhjen e këndit të fotografimit. Në qytetet provinciale, ardhja e një të huaji përbënte ngjarje. Nëpër dyqane me shpejtësi ne bënim që të trefishoheshin klientët, gratë e moshuara vinin e na preknin, madje dhe vlerësonin cilësinë e veshjeve tona që vërtetonte ekzistencën tonë. Për të shëtitur në qetësi, kishim vendosur që të mos dilnim, përveçse kur binte nata. Shqiptarët kishin qejf të bënin paradë, që ata i thoshin me termin italian “xhiro”. Ne kishim vendosur të merrnim pjesë në këtë traditë mesdhetare, që konsistonte në ngjitjen dhe në zbritjen e bulevardit kryesor nga ora 18:00 deri në 21:00. Ne menduam se në errësirë do të kalonim pa u vënë re. Në atë epokë, gratë nuk merrnin pjesë në këtë shëtitje rituale, kështu që ne e gjetëm veten dorë për dore mes një turme mashkullore. Ne përbënim një spektakël, deri sa dredhuam një rrugicë. Të ngatërruar nëpër një lagje të varfër, na u desh të ecnim për një kohë të gjatë deri sa gjetëm rrugën tonë. Vetmia jonë u rëndua nga ankthi i të qenurit të spiunuar. Në mbërritjen tonë, administratori i fakultetit hoqi të gjitha perdet e apartamentit tonë, që i gjykonte të pista, në të gjitha dritaret, përveç dhomës -mirësjellja u shpëtua- që shikonte nga rruga. Pa perde ne ndiheshim të ekspozuar ndaj vështrimeve të kureshtarëve dhe agjentëve të Sigurimit. Pavarësisht kërkesave tona, “pastrimi” zgjati më shumë se një muaj. Në fillim ne e morëm me të qeshur dhe u vendosëm përpara dritares, nëse ne do të shuanim dritat nga pjesa e fasadës, menjëherë do të binte telefoni dhe si gjithmonë, na dilte i njëjti zë që përsëriste “Alo, Alo!”. Me shumë gjasë Sigurimi donte të dinte nëse dikush po na bënte vizitë në banesën tonë. Në të njëjtin vit, filmi “E.T.” doli në Francë. Ne shihnim veten tek ai, pasi ai kishte frikë nga të tjerët dhe i tmerruar përsëriste vazhdimisht: “Shtëpia”. SHTETI KUNDËR FAMILJES Pas vitit 1945, pushteti i ri nisi ta transformojë këtë popullsi orientale dhe klanore në një shoqëri perëndimore dhe kolektiviste. Partia Komuniste imponoi kështu një “revolucion kulturor”. Pushteti shqiptar ishte një çështje e qartë. Profesor Beqja në artikullin e tij “Zhvillimi i teorisë socio-psikologjike marksiste-leniniste në vendin tonë”, shkruante: “Partia krijoi te njeriu dhe shoqëria konceptin e botës, sjelljeve, ndjenjave, shijeve, moralit, filozofinë revolucionare… Ku duket se Partia nuk duhet kurrë ta lerë formimin dhe konsolidimin e psikologjisë së re sociale në dorë të spontanitetit”. Ai shtonte: “Partia ka si detyrë të ndajë grurin nga egjra në ideologjinë dhe psikologjinë e masave dhe të heqë egjrën”. (“Shqipëria e re”, nr.3, 1986) MODELI I BORGJEZISË SË VOGËL Deri në vitin 1984, mustaqet, syzet e diellit dhe çanta e vogël në sup ishin të ndaluara si “shfaqje të huaja”. Djemtë duhet të mbanin flokë shumë të shkurtër. Mjekra që të kujtonte më së shumti mullahët myslimanë, ishte e ndaluar. Vetëm një burrë i mërzitur, që endej rrugëve të Tiranës, me sy të lodhur, mundej ta mbante. Ai u drejtohej vullnetarisht të huajve, duke u treguar se e ëma e tij ishte sovjetike. Ky personazh dostojevskian, që në pamje të parë të jepte përshtypjen e një të çmenduri shqiptar, thirrej nga të gjithë “i çmenduri”. Vajzat e reja nuk duhet të binin në sy dhe bizhuteritë ishin të rralla. Një shqiptare që kishte një unazë të bukur e mbante hapur sa ishte me ne, dhe e kthente mbrapsht, si unazë rreth kur vinte ndokush. Fundi duhet të mbulonte gjurin pa qenë shumë i gjatë. Fletërrufetë që dilnin nga Partia Komuniste denonconin deviancat. Një karikaturë stigmatizonte të rinjtë që vishnin golf dhe kasketë. Nga ana tjetër, kostumet popullore tradicionale nuk këshilloheshin, ishin vetëm për kënaqësi. Mësuam se e ëma e një studenti nuk donte të vinte në kryeqytet, pasi ajo nuk kishte rroba qytetare, “perëndimore” dhe kishte turp. Sot, vetëm dy zona kanë ruajtur traditën e veshjeve folklorike: Veriu, bashkë me Shkodrën dhe zona e Peshkopisë, në Lindje. Ndërsa ne shfaqnim kënaqësinë tonë teksa shihnim këto kostume të bukura, shoqëruesit tanë saktësonin se atje bëhej fjalë për “mbijetesë”. Në Tiranë, për të evituar që dasmat të zhvilloheshin me kostume tradicionale apo të adoptonin ndonjë veshje fantazizte, u hap një dyqan me fustane të bardhë, sipas traditës më të mirë borgjeze. Për burrat “e shkolluar” të qytetit, kostumet, zakonisht në nuancat e grisë apo të tokës dhe kravata. Duke parë filmat e fillimit të viteve ’60, vumë re se vajzat e reja mbanin funde mbi gju. Ne fakt, në atë periudhë sjelljet ishin liberalizuar, derisa një emision televiziv që ritransmetonte një festival kënge bëri skandal. Plenumi IV i Komitetit Qendror në 1973 dënoi “dhunimin e normave dhe moralit socialist”. Çfarë kishte ndodhur? Me gjasë kishin parë ndonjë gju, flokë pak më të gjatë dhe kishin dëgjuar muzikë ritmike. Enver Hoxha e la të lirë tërbimin e tij dhe shkroi këto rreshta depërtuese: “Muzika, radioja, letërsia, kërcimi, xhazi, drogat, vrasjet, prostitucioni, shitja e vendit në ankand, shkelja e kryeqyteteve amerikane, shantazhi, blerja e ndërgjegjes dhe e trurit janë bërë fenomene normale…”. Duke u folur të rinjve, ai deklaroi: “Ne duam lirinë, ne duam demokracinë, ne duam të flemë bashkë nëpër rrugë e nëpër parqe, ne djemtë duam të mbajmë flokë të gjata si gratë, të mbajmë kryqe në qafë, të shkojmë në kishë, të kemi klube pornografike, duam të kemi makinë, në pritje për të pasur dhe një avion të veçantë” (Enver Hoxha, Vepra të zgjedhura, vol.IV, p.856) Virtyti socialist mori të drejtat e tij. Duke nisur nga ajo datë, këngëtarët nuk kishin më të drejtë të kapnin mikrofonin, por duhet të këndonin pas, duke e lënë të prehej qetësisht mbi këmbët e veta. Qëllimi i gjithë kësaj ishte të formohej një popullsi homogjene urbane në prezantim dhe në dukje. Duhej të oksidentalizoheshin pa marrë gjithsesi sjelljet dekadente, që do të thoshte t’u qëndroje normave të borgjezisë së vogël. Me qëllim që ta bënin Tiranën një qytet “të paraqitshëm”, ndonjë të diele policia ndiqte të moshuarit që e kishin për zakon të uleshin në parvazet e vitrinave të dyqaneve. Aspekti i tyre fotozhenik me bluzat e vjetra ushtarake dhe kilotat e bardha, nuk ishin në shijen e botës. Të vjetrit, të cilëve u kishin thënë se prishnin peizazhin, bindeshin pa protestuar shumë. MUNGESA Shoqëria shqiptare injoronte konsumimin. Një prej problemeve të përditshme ishte të gjeje se me çfarë të ushqeheshe. Në 6 vjet ne nuk pamë përmirësim, përkundrazi. Baza e ushqimit është buka, e prodhuar në mënyrë industriale, e zezë, në formën e një buke shtëpie. Në Tiranë, prej vitit 1985 gjeje vazhdimisht bukë të bardhë, sepse rritja e saj ishte në atë masë që rezervat të mos ngushtoheshin. Zarzavatet e përditshme janë lakra, preshi, spinaqi dhe qepa. Patatet, që mund të ishin një shpëtim i çmuar, janë kultivuar pa kujdes, pasi në plan vetëm drithërat janë konsideruar si një prodhim fisnik. Ato kanë shije të keqe, një erë të çuditshme dhe të gatuara keq. Marulja ngjante si një bimë për mbjellje dhe të duheshin dhjetë për të mbushur një tas sallate. Ullinjtë janë të rrallë dhe të këqij. Mishi është i racionuar dhe i ndarë me triska. Nuk mund të blesh përveçse në dyqanin e mishit të lagjes. Një familje ka të drejtën e një kilogrami (kocka dhe dhjamë përfshirë) në javë. Nuk zgjidhet vetë pjesa, sepse sekush merr një pako të ambalazhuar qysh më parë, që kishte vetëm mish për gjellë. Ndonjëherë ka edhe pulë, por nuk mund të kesh më shumë se një në 15 ditë. Është pak pasi përgjithësisht ato janë të dobëta edhe atëherë kur vijnë nga Hungaria. Mishi i derrit nuk denjohej nga shumica e familjeve “ish-myslimane”. Pas disa kohësh, sidoqoftë, ekzistonte mundësia për të porositur “mishin e privuar” në disa restorante tiranase. Peshku është i rrallë… Vezët e racionuara: në prill të vitit 1988 ishin të limituara në 5 kokrra për familje në javë. Qumështi përbënte gjithnjë një problem të madh në Tiranë në vitin 1988, shumë gra ngriheshin në orën 5 të mëngjesit, për të qenë të sigurta se do të siguronin që në hapje të bulmetores dy litrat e tyre. Në Jug gjeje edhe qumësht deleje. As frutat nuk janë të bollshme. Në fillim të dimrit shfaqeshin agrumet dhe hurmat. Në pranverë, qershitë janë gjithnjë të rralla në Tiranë. Në verë gjen pjeshkë, shalqinj dhe rrush, por që nga fundi i dimrit deri në qershor nuk gjeje veçse mollë të shpuara dhe herë pas here kumbulla të ngrira. Shqiptarët nuk e dinin prej shumë kohësh se çfarë ishte shija e një bananeje apo ananasi. Arrat janë të shtrenjta, por të domosdoshme për të bërë ëmbëlsirën e Vitit të Ri dhe të dasmave: bakllavaja. Në qershor të vitit 1984, Elisabeta donte të blinte qershi. Vetëm një tezgë ishte në shitje dhe radha në pritje ishte e gjatë. Ajo u fut të shihte nëse shqiptarët do të protestonin… Asgjë e tillë nuk erdhi.

Albtelecom

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Panorama Online. Moderatori

17 Komente per “Profesorët francezë: Si na përgjonte Sigurimi në Tiranë”

  1. tope tope o aga

    na mungonte vetem bishti.

  2. Personazhi topolak me fytyre karikaturjale dhe origjine greke ishte Kosta Qirjazati…………

  3. ahaha ajo ngarje ne fund me pelqen..kur thote ajo shkoje te bleje disa qershi..dhe pa rradhen e zgjatur.dhe u fut ne ne..dhe asnjeri nuk protestoj..ahahha njerez pa marol..ke shume edhe sot.nga kjo politike,servilizem per liri..

  4. Nuk e kuptoj, keta profesore kishin ardhur per te dhene mesim apo per spiunazh. Keta na e tregokan se si kemi jetuar neve? Nuk e dime, tani jane ne France apo i kane derguar per mision ne ndonje vend te Afrikes, qe pastaj te shkruajne ndonje liber bestseller. Aferim u qofte!

  5. shqipetaret nuk dinin qe ju e keni helmuar token franceze me 58 centrale atomike dhe tani kerkoni te vini ju neshqiperi per te jetuar dhe shqipetaret te jetojne ne perendimin tuaj te rrezatuar dhe ne nuk e kem iditur qe Franca ka shume koloni ne afrike dhe qe i xhvat prej shekujsh duke jetuar francezet ne kurriz te ketyre vendeve skllave perfshire dhe TAHITIN E PERGJAKUR e TE gjore qe u shua nga termeti para 3 viteve SI E DHE NGA ISHUJT NE POLINISIEN (ne mesin e paqesorit) keni shitur gjithmone pordhe se keni jetuar ne kurriz te kolonive dhe genjeshtres dhe mashtrimit e shkelqimit te rreme qe nuk e e keni me se ju ka dale lyra dhe i dime mire problemet e juaja dhe te rinjte pa perspektive ne zonet jashte qyteteve te medha , ku para nja 6apo 7 vitesh bene randale te medha ne paris ngaqe jane pa pune pa profesion dhe pa gezimin e jetespa te ardhme! VETEM PROFESORE NUK JENI JU ME KETE LLOGJIKE QE FLISNI JU SOT ME SHQIPETARET! ATEHERE NE HANIM VETEM BUKEN TONE DHE PA BORXHE ;SOT SHQIPERIA E TERA E SHITUR DHE E SHKATERRUAR

  6. te lumt tefta ja ktheve pergjigjen revizionisteve qe u perpoqen te minonin pushtetin ton popullor,

  7. jetuam kohe te medha, te lumtur, pa vese, droga, kurvellek, e prostitucion, sot jemi turpi, dje ishim krenaria e atdheut. lavdi vepres PPSH dhe Enverit.

  8. Sa turp, na kishin transformuar ne shtaze, dhe shplarje totale e trurit, se ishim fanar ndricues buze adriatikut qe rrezatonte socializmin e vertete. Ne te pakten ishim totalisht te terrorizuar dhe te izoluar dhe keto i benim nga padituria, por ketyre sot, nostalgjikeve te asaj mesjete, qe e kujtojne me aq dashuri dhe mall ate zymtesi ferri, qysh mund ti quaj. Te me ndihmoje dikush se skam fjale ti pershkruaj

  9. Fakti qe Enveri la nje familje te shendoshe,te ndershme,jo hajduter,drogaxhinj e te koruptuar eshte mjaft.Ku eshte pasuria e tij qe e krijoi me parate e popullit.E keto lideret e sotem,ju lutem femijet e tyre jane te lastuar e te hutuar por edhe te pasur.Kuptohet pasurine e kane ne emer te dikuj tjeter.Cdo e kaluar ka gabimet e vete.Ato duhet analizuar brenda kohes.Te mirat duhet te vleresohen dhe te mbeten shembull per te ardhmen.Dinjiteti i Shqiptarit per shtetin jetoi ne kohen e vjeter.

  10. bravo neshko dinjiteti qe na la enveri na beri krenar ne gjith europen,ne vitet 90 ne shkuam te fqinjet tan me plot dinjitet,italianet dhe greket kur na shifnin peruleshin perpara nesh,na ngriti koken qeratai,gjynaf qe nuk rroj dhe pak koh qe mos te largoheshim nga nena parti dhe atdheu yn i dashur,

  11. Kur paskemi shkuar me dinjitet tek fqinjet, e mos me tej, ne europe, o Liro?!

    Ju kujtohen vitet e para Pa Enverin, kur shqiptaret dolen nga kloni, dhe mund te preknin me dore shishe te bukura dhe banane dhe qeska plastmasi falas!!!
    Nuk ju vjen rende as per kete?

    Po, me dinjitet paraqiteshim vetem ne romanet e shkrimtarit te Bllokut, qe perktheheshin ne France!
    Por edhe ai, shkrimtari juaj, as ai nuk eshte me ju tani!

  12. I nderuari Gjergj! e kuptoj plotesisht gjendjen e veshtire ekonomike te shqiptareve gjate viteve 45 e deri me 1990.Vuajtjet ,veshtiresite per te bere nje jete me te mire.Por Shqiperia,shtet ku ishte?Si mbi jetoi.Te hante mire te jetonte bukur.Por,i duhej te perkulej ne preherin e Titos, e tjereve.Si jetojne shqiptaret sot?po pyes.Ne Shqiperi cdo dite vrasje edhe ne familje,te varfer sa te duash.Shih jeten e fshataresise.Kush jane te pasurit e Shqiperise.Numer nje,politikanet e tjeret ne rradhe.Ku eshte bujaria,hamanizmi atdhetarizmi.Nese e keni fjalen se duhet te jetojme vetem per te kenaqur barkun me ngrenie,ndertime me parate e huaja,me vjedhje,kriminalitet,e pa besi,atehere vaj halli per na.Te jetosh per shtetin tend,eshte nder.per te duhet sakrifice.Nje i njohur tha:shtepite me kashte beni,femijet ti shkolloni.

  13. gjergj nuk e paske kuptuar ironin time ndaj ketyre enveristeve,keta njerez jan shum dritshkurter kur bejn komente te tilla,un thjesht dua te tallem me keto marezira qe lexova me siper,kam 21 vjet larg vendit dhe prinderve,dhe e kam hequr vet mbi supe sa te poshteruar dhe te nenvlersuar na katandisi ai sistem qe keta komentuesit ketu e vleresojn.turp

  14. Mos valle jeni per njezet vjet ne kurbet se ju coi sistemi i vjeter.Jo, or Zotni kthehu ne vendin tend e mbro ate nga kjo kohe.Nese e ke guximin.Nuk e sheh si eshte sot Shqiperia.Ka buke per ju mbi njemilion jashte qe punoni.Jeni te kenaqur si duket.Njeriu i ndershem ne vend te vet.Cilat jane te mirat e tua sot?Po tallet bota me njerezit qe nuk mund te sigurojne lumturine ne vend te vet.Nje popullm qe nuk ze vend ne vend te vet.Keshtu e mendoni ju.E kaluara ishte e mori era.E sotmja eshte e hidhur,pikerisht per fatin tuaj.Shqiperine e ka pllakos mjegullira e hajnave dhe ombrella e krimit.Perballe hijeve te zbehta dhe varferise.

  15. nesho me fal po je komplet jasht realitetit .nuk ja vlen te komentoj me budallalliqet qe lexoj nga ju,ndryshe do te bije ne nivelin tuaj,shyqyr zotit qe njerez me mendime te tilla jan minoranc ne shqipri

  16. Me fal Iliri,per mos kuptimn.Edhe pse pak i ndrojtur me pergjigjesh dhe me fyen,por megjithate une te respektoj per komunikimin.Une me shume se cdokush i problemet tona.Une nuk kam kohe te merrem me nje te kaluar qe et denojme te gjithe.Ti denojme te gjithe ata qe i sherbyen atij sistemi,qe nga prokuror,gjygjtar,sekretara partie e udheheqes tjere.Nuk mund ta mbulojme gjithe ate fatkeqesi me nje emer.Ndahemi pak me tutje.Sot me probleme qe jane grumbulluar per njeqind vjet.Dy shtete apo nje.Na pret nje rruge mjaft e veshtire.E drejta apo autonomia ne qytetet ne Maqedoni e me tutje.Te mendojme per keto te reja se koha nuk pret.Mos valle ballkanit i pergatitett nje skenar me barot.A mund te provokohemi e na duhet te jemi bashke.Me shume se cdo gje sot kemi nevoje te jemi nje ashtu si ishim ne vitin 1989,2001.

  17. kur paskemi qene bashke ne me 1989?!

    Ne fund te izolimit e diktatures bashke?!

    Atehere diktatura, qe edhe ti e pranove si te tille, paska qene pozitive kombetarisht?!

    Vetem po te jesh pergatitur per ambasador, e mendon kete gje!

Beni nje Koment


+ 8 = 16

  • Facebook
  • Twitter
  • YouTube
  • Linkedin
  • RSS

AMC
Hotel Prestige
7epta7

Parashikimi i motit


+23
H: +24°
L: +12°
Tirana
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+26° +26° +25° +25° +25° +24°
+12° +11° +11° +11° +10° +11°
+22
H: +23°
L: +15°
Durres
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+25° +25° +25° +25° +23° +23°
+15° +14° +15° +15° +12° +11°
+22
H: +25°
L: +10°
Elbasan
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+28° +28° +27° +27° +27° +26°
+12° +11° +11° +10° +10° +11°
+18
H: +23°
L: +16°
Vlore
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+25° +25° +25° +24° +24° +24°
+15° +14° +14° +15° +12° +12°
+21
H: +23°
L: +11°
Shkoder
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+26° +25° +25° +26° +25° +24°
+12° +11° +12° +10° +11° +12°
+18
H: +22°
L: +
Korce
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+24° +23° +23° +22° +23° +23°
+ + + + + +
+22
H: +24°
L: +11°
Berat
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+27° +27° +27° +27° +26° +25°
+11° +10° +10° +10° + +10°
+9
H: +22°
L: +
Kukes
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+22° +22° +21° +21° +21° +21°
+ + + + + +
+23
H: +23°
L: +12°
Sarande
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+23° +23° +23° +22° +22° +22°
+11° +12° +11° +10° + +13°
+24
H: +24°
L: +13°
Kavaje
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+26° +26° +26° +26° +25° +25°
+13° +13° +12° +12° +11° +11°
+22
H: +22°
L: +12°
Kruje
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+22° +23° +21° +22° +21° +20°
+11° +10° +10° +10° +10° +11°
+22
H: +24°
L: +14°
Lezhe
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+26° +26° +26° +26° +25° +24°
+14° +14° +14° +13° +12° +13°
+20
H: +24°
L: +14°
Fier
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+27° +27° +27° +27° +26° +26°
+12° +12° +11° +12° +12° +11°
+18
H: +19°
L: +
Pogradec
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+21° +20° +20° +20° +19° +19°
+ + + + + +
+21
H: +21°
L: +
Rreshen
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+24° +24° +23° +23° +23° +22°
+ +10° +10° + + +
+23
H: +23°
L: +
Tropoje
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+21° +20° +20° +20° +20° +19°
+ + + + + +
+20
H: +23°
L: +
Pristina
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+22° +21° +21° +20° +21° +20°
+ + + + + +
+25
H: +25°
L: +
Prizren
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+25° +24° +23° +24° +24° +23°
+10° + + + + +10°
+23
H: +23°
L: +
Mitrovica
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+20° +20° +19° +20° +19° +19°
+ + + + + +
+21
H: +24°
L: +
Skopje
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+24° +22° +23° +23° +23° +23°
+ + + + + +
+24
H: +24°
L: +
Gostivar
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+24° +23° +23° +24° +24° +23°
+ + + + + +
+21
H: +24°
L: +
Tetovo
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+24° +23° +23° +24° +24° +23°
+ + + + + +
+16
H: +20°
L: +
Struga
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+22° +21° +21° +20° +20° +20°
+ + + + + +

Gazeta Panorama Alexa toolbar



Showbiz

Lifestyle

Teknologji

Kuriozitete

© 2014 Gazeta Panorama ONLINE. All Rights Reserved.   Programuar nga: ikoncept Privacy