Panorama Sport
Home » Kronike, Lajmi i Fundit » ‘Gjykata liroi të dyshuarin, të gjendet vrasësi i babait’

‘Gjykata liroi të dyshuarin, të gjendet vrasësi i babait’

Viktima Et’hem Hëna

Djali i Et’hem Hënës reagon një ditë pasi i dyshuari për vrasjen e babait të tij u la i lirë nga gjykata për mungesë provash. Erjon Hëna i bën apel Drejtësisë të gjejë autorin dhe të zbardhet e vërteta e ngjarjes që tronditi të gjithë familjen e tij.

Përgjatë tre muajve, familja e viktimës heshti duke ia lënë gjithçka në duar Drejtësisë. Por pas lirimit të Edison Kodrallit, djali i Et’hem Hënës kërkon të gjendet autori.

Gjykata liroi për mungesë provash të akuzuarin për vrasjen e babait tuaj. Keni një koment ju për këtë?

Ndihem i përgjysmuar, sikur të më kenë vrarë babain për herë të dytë. Në momentin kur u ngritën akuzat ndaj Edisonit, thuajse të gjithë më siguronin se ai ishte autori, ndërsa tani… Nuk e di ç’të them, neve na është rikthyer i njëjti ankth. Nuk e dimë se kush e bëri atë krim. Pas tre muajsh është e vështirë që të gjenden prova të reja. Dua ta di se kush e vrau babanë tim dhe pse e bëri, pasi ai dhe familja jonë nuk kemi armiq, nuk i kemi bërë askujt keq që të ma vriste kështu babanë.

Ju çfarë kërkoni tani?

Unë dua që të zbardhet dhe të dalë në dritë e vërteta. Policia më garantoi se ishte ai autori dhe më tej e liroi pas tre muajsh. I bëj apel kryeprokurorit dhe të gjithë personave që janë marrë me këtë çështje të gjejnë personin përgjegjës për krimin. Mua më kanë marrë shpeshherë për të më pyetur, më kanë mbajtur në dijeni për hetimet dhe ecurinë e tyre, më garantuan se e gjetën autorin. Por tani gjithçka ra poshtë dhe unë nuk e di ende se kush ma vrau babain. Nuk di për kë të dyshoj dhe kujt t’i besoj. U lutem të gjithëve që të veprojnë dhe të gjejnë të vërtetën e asaj ngjarjeje.

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Panorama Online. Moderatori


Lexoni Gazeta Panorama ne formatin PDF »»KLIKO KETU

Beni nje Koment


8 + 2 =

Social Network


Abissnet


VIDEO





Showbiz

Lifestyle

Teknologji

Kuriozitete

© 2013 Gazeta Panorama ONLINE. All Rights Reserved.   Powered by: ikoncept