GRAZIA   Birra Korca
Lotaria Kombetare  
Home » Une Gruaja » Flutura Açka: Ju tregoj kukullat e politikës shqiptare

Flutura Açka: Ju tregoj kukullat e politikës shqiptare

  • Albanian
  • English
  • French
  • German
  • Italian
Kësaj here ka vendosur të mos mbaj asnjë me hatër. Që nga rangjet më të larta të politikës, tek mikeshat e saj që kanë paguar për t’u bërë politikane, tek ato gratë e shkreta që shesin veten për 200 lekë fshatrave, nga skamja. “Kukullat nuk kanë atdhe”, titullohet romani i shkrimtares Flutura Açka, që pritet të dalë këto ditë. Shënjestra e saj është politika. Përveç ish-kryeministrit Fatos Nano, autorja ka vendosur të mos përmendë emra konkretë, por sipas saj, lexuesi mund t’i gjejë vetë ata. Flutura Açka sapo është kthyer nga udhëtimi në Afrikën e Jugut. Që ishte aq larg, nuk do të thotë që ishte ndryshe nga ditët që kalon në Shqipëri. Sipas saj, jetesa jonë është e ngjashme me të tyren, politika jonë, njësoj e pisët si e tyrja. Por mbresat dhe gjithë përshtypjet e “botës tjetër” nuk janë pjesë e subjektit të librit që Flutura Açka ende nuk ka nxjerrë në treg. “Kukullat nuk kanë atdhe” është titulli i romanit të saj, që do të jetë në dorën e lexuesit pas promovimit në pasditen e së premtes. Ky nuk është roman si gjithë të tjerët. Është ngarkesa e një gruaje, e një qytetari, e çdokujt që mban me vete përditë shqetësimin, por jo të gjithë mund ta bërtasin. Aty është Tirana e sotshme, ashtu siç e sheh shkrimtarja. Është roman artistik, por nëse njerëzit, politikanët, gjejnë veten aty, le të kujtojnë ç’kanë harruar. Ende nuk është asnjë kopje e printuar e romanit, prandaj duhet të dimë se pari ç’është ky roman. Së pari, duhet të them që është roman artistik, por ngjarjet nuk duan shumë për t’u kuptuar, që janë marrë nga realiteti, por natyrisht që janë të futura në filtrin e shkrimtarit, sepse përndryshe do të ishin artikuj gazetash. Është një këndvështrim i imi, se si e shoh unë Tiranën sot, atë të viteve 2000. Kam një qëndrim ndaj kohës, një revoltë ndaj saj. Pse mendon se është ky momenti për ta bërë një farë analize? Mund të jetë edhe shpejt, e kam menduar, por nuk desha të pres më. Mendova më mirë ta kesh gishtin në plagë sa ajo është ende e hapur. Sepse në thelb, jashtë pjesës artistike, ngelem një qytetar i shqetësuar, që sot në këtë vend nuk zgjidh dot asgjë.  Rrezikoja që mërzitja, ngarkesa ime personale, të ndikonin në punën që bëja për të, pastaj i thashë vetes se gjërat duhen thënë sot, sot kur njëri shan tjetrin, pastaj ai këtë të parin, e të gjithë me radhë. Ti nuk jeton përditë këtu, ndryshe, për ta shprehur revoltën nuk do të mjaftonte një roman. Por, ç’ke përfshirë në të? Unë nuk kërkoj që këtu të gjej përsosmërinë e Europës, ama as ky nuk është atdheu që ne meritonim. Unë e kam një këmbë këtu dhe një jashtë. Po të isha krejt andej, mbase do të isha më e ftohtë, por jam edhe këtu, dhe sa herë jam këtu, kam dhimbje. A është kjo një revoltë ndaj politikës, së paku, duket e tillë? Po, ky libër është një akuzë ndaj saj. Sa kohë politika është në qendër të gjithë jetës sonë shoqërore, s’ka se si të jetë e përjashtuar. Unë flas për elitën shqiptare, a ekziston ajo dhe, nëse ekziston, është e pastër apo është blerë e gjitha prej politikës? A po e bën detyrën kjo elitë? Këto janë të gjitha pyetje, çështje… A është ky libër palë e njërës anë për t’i rënë tjetrës? Për mua nuk kanë fare interes ngjyrat, as Rama as Berisha nuk janë në interesat e mia. Por në roman ndihen qartë efektet e tyre, sa kohë romani merret me elitën, dhe veçmas atë pjesë të saj që lidhet me politikën. Unë përcjell realitetin, kam marrë prej tij atë që kam dashur, ato që i kanë parë të gjithë. Nëse ata që e shohin, përfshirë edhe politikanët, u duket shumë e zezë, ky nuk është problem i imi. Partitë dhe politika në përgjithësi janë e keqja më e madhe e këtij vendi. Por sidoqoftë, nuk është problemi vetëm te politikanët, është edhe i shpërfilljes shoqërore. Ne përdhunohemi çdo ditë nga media, që i hapin lajmet me njoftimet se ku hëngri ashure njëri apo tjetri, libri ngre gishtin ndaj të gjithave. Këtu po pakësohet ajri, po tkurret atdheu. Mundemi të konkretizojmë dy gjëra të këtyre përgjithësimeve… ç’situata konkrete trajtohen në roman? Një shembull është ai i një grupi tregtarësh të rëndomtë që investojnë paratë për t’u bërë deputetë, për t’u përfshirë në politikë dhe që tjetërsohen aq sa vrasin edhe njerëz. Ç’është kjo metamorfozë që u ndodh këtyre?! Për ta thënë këtë s’është nevoja të jesh palë e askujt, sepse të gjitha palët janë të përfshira. Politika është bërë tender dhe partitë politike si kompani private. Një mikesha ime që aspironte për t’u bërë deputete, iu fik ëndrra shumë shpejt, dhe as i hyri asaj pune, pasi mësoi se nga kati i parë i godinës deri në atë kat ku ishte shefi i partisë së saj, i cili vendoste listat e deputetëve, shifra kishte shkuar nga 200 mijë në 500 mijë euro. Ç’politikë mund të bëjnë këta njerëz?! Ajo pjesë që nuk ka t’i japë para, i puth dorën. Si nisi ky roman? Kjo atmosferë që thua ka qenë gjithnjë, jo se gjendesh përpara saj befas… Në fakt, ideja nuk nisi për të qenë e tillë, një roman cinik siç rezultoi. Ajo që më ka shqetësuar në krye, ka qenë ajo e vrasjes së Erjeta Sokolit dhe Irena Selit. I njihja të dyja, Erjetën e kam pasur në shkollë, ndërsa Irenën e kam njohur më vonë. Kjo ka qenë ideja fillestare, të bëja një libër për femrat e vrara dhe të humbura. Për gruan e pafat shqiptare në tranzicionin shqiptar. Pastaj me kohën, konkludova se sidoqoftë, femra është pjesë e një shoqërie, është pjesë e familjes, e gjithë këtyre problemeve që kemi. Pra, është një libër për to, por për të tërhequr vëmendjen e burrave. Të vënë sfond të këtij atdheu të përbashkët. Pas kësaj, problemi ishte se nuk e kisha historinë t’i lidhja. Çka merret me mend që u zgjidh në vijim… Ngjarjet më lidhen përmes një gazetareje femër, Kukulla numër gjashtë, një grua kurajoze, dhe kjo është edhe një mbështetje që kam dashur t’u bëj të gjitha gazetareve femra në Shqipëri. A përmban romani emra? Nëse po, a jeni bërë gati për reagimet e “zeza”? Jo, emra nuk përmban, përveç njërit, atë të ish-kryeministrit Fatos Nano. Bëmat e tij kanë qenë aq të hapura, aq të mirëditura nga të gjithë, sa s’kishte asnjë vlerë ta lije pa emër. Por edhe aty ku nuk ka emër, nuk është e vështirë t’i vësh emër. Do të ketë nga ata që do ta gjejnë veten. Ngaqë u ngjajnë atyre personazheve dhe sillen si ato personazhe. Ky s’është faji im. Është në fakt një roman i një qytetari të zemëruar, të pamëshirshëm, por unë kështu u ndjeva, më duhej ta shkarkoja. Sa për reagimet, nuk pres ndonjë kushedi se çfarë. Po të reagonte kjo shoqëri, do të kishte përparuar ca më shumë. Ne nuk reagojmë më ndaj asgjëje, mbase ngaqë jemi të lodhur. Në një shoqëri tjetër, në një vend tjetër, romani do kishte bërë skandal, por këtu jo. Ata njerëz që do të thartohen, le të thartohen, le të mos i bënin gjërat që kanë bërë, asisoj që të jenë objekt i “vyer” për një vepër artistike. Është dhe mbetet vepër artistike, dhe si e tillë nuk gjykohet, si realiteti. Kaq agresiv është i gjithë romani, apo ka ulje-ngritje? Jo, është i gjithi i rrafshët, është i gjithi me këto tone, por sigurisht dramaciteti rritet, deri te zgjidhja, që sigurisht është e paparashikueshme. Kukullat simbolizojnë personazhet? Lexuesi le të heqë Kukullat e të vendosë personazhet, mundet ta bëjë, është aq e lexueshme sa mundet. Kukullat janë simbolika mbi femrën, emri i së cilës në një shoqëri si jona nuk ka ndonjë vlerë, sa kohë është një robinë, një copë mishi me dy sy, një vaginë. Nuk ka më njerëz kurajozë në Shqipëri për t’i bërtitur gjërat? Njerëz kurajozë ka plot, por një pjesë e tyre kanë frikë nga politika se ua heq bukën. Që të mbijetosh sot, ose duhet t’u shërbesh, ose të mos ua kesh interesin, pra të mos kesh lidhje me ta fare. Sepse shoqëria jonë sot është ajo e klaneve. Kam frikë se shoqëria jonë njërin sy e ka ende nga putinizmi, sado që bëjmë sikur shohim nga Europa. Nga e gjithë kjo, njëri do preket e tjetri do ngrohet… aspiron ti, nesër, të përfshihesh në politikë? Thashë dhe më sipër, që nuk kam asnjë interes të këtij lloji, nuk aspiroj. Ku janë koleget e mia që e bënë këtë gjë dje, çfarë po bëjnë sot të tjera gra që po merren me politikë? Jo, nuk do të jem pjesë e politikës dhe shpesh ndiej zor nga ato gra artiste që dalin nëpër televizorë për interesa partish, e që dashur padashur më përfaqësojnë mua, përfaqësojnë gruan në përgjithësi. Të bësh politikë sot në Shqipëri, duhet të dish të gënjesh, të mos kesh sy, zemër, të mos jesh njeriu që ishe dje. Sepse po të ishin njerëz me zemër ata deputetë, të gjithë ku janë nëpër zonat e tyre, do të shihnin nëpër fshatra se si gratë e vetme e shesin veten për 200 lekë, sepse nuk kanë alternativë tjetër jetese. I di këto gjëra sepse kam hulumtuar mbi këto gjëra, por sërish unë njoh fare pak, se me siguri, është shumë më keq. Ku janë njerëzit që i përfaqësojnë këto zona? A u ndihet zëri? Sa kohë punove për ta sjellë këtë libër? U bënë gati 3 vite. Së paku, në promovimin e së premtes, nuk duhet të ketë politikanë… Në promovim do të jenë miq me të cilët nuk shihem shpesh, për shkak të lëvizjes. Mund të jenë edhe politikanë, do të jenë patjetër, edhe nëse nuk janë të pranishëm, janë në libër. Ky libër është një tërheqje “veshi”, që nuk është duke pritur ndonjë mirëkuptim. ANI JAUPAJ

Albtelecom

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Panorama Online. Moderatori

2 Komente per “Flutura Açka: Ju tregoj kukullat e politikës shqiptare”

  1. Mire qe nuk do te besh pjese ne politike por kontribo per te larguar nga pushteti komunistin e fundit

  2. Me duket se ne gazetaret profesioniste do te gjejme veten. Pikerisht kur Flutura thote: “Ngjarjet më lidhen përmes një gazetareje femër, Kukulla numër gjashtë, një grua kurajoze, dhe kjo është edhe një mbështetje që kam dashur t’u bëj të gjitha gazetareve femra në Shqipëri.-shprehet Flutura, midis te tjerash…”Urime e dashur mike, faleminderit per mbeshtetjen dhe kurajon qytetare! Sepse nese nuk i lavderon dhe mbeshtet binjet e punedhenesit, te largojne nga puna, pa asnje justifikim. Kete e kam provuar ne kurrizin tim…Ndaj them me binje se po te ishin me teper Flutura si ty, jeta jone do te ishte ndryshe…shume me e mire! Pergezime!

Beni nje Koment


3 + 5 =

  • Facebook
  • Twitter
  • YouTube
  • Linkedin
  • RSS

AMC
abissnet
Hotel Prestige
7epta7

Parashikimi i motit


+23
H: +24°
L: +12°
Tirana
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+26° +26° +25° +25° +25° +24°
+12° +11° +11° +11° +10° +11°
+22
H: +23°
L: +15°
Durres
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+25° +25° +25° +25° +23° +23°
+15° +14° +15° +15° +12° +11°
+22
H: +25°
L: +10°
Elbasan
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+28° +28° +27° +27° +27° +26°
+12° +11° +11° +10° +10° +11°
+18
H: +23°
L: +16°
Vlore
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+25° +25° +25° +24° +24° +24°
+15° +14° +14° +15° +12° +12°
+21
H: +23°
L: +11°
Shkoder
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+26° +25° +25° +26° +25° +24°
+12° +11° +12° +10° +11° +12°
+18
H: +22°
L: +
Korce
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+24° +23° +23° +22° +23° +23°
+ + + + + +
+22
H: +24°
L: +11°
Berat
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+27° +27° +27° +27° +26° +25°
+11° +10° +10° +10° + +10°
+9
H: +22°
L: +
Kukes
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+22° +22° +21° +21° +21° +21°
+ + + + + +
+23
H: +23°
L: +12°
Sarande
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+23° +23° +23° +22° +22° +22°
+11° +12° +11° +10° + +13°
+24
H: +24°
L: +13°
Kavaje
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+26° +26° +26° +26° +25° +25°
+13° +13° +12° +12° +11° +11°
+22
H: +22°
L: +12°
Kruje
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+22° +23° +21° +22° +21° +20°
+11° +10° +10° +10° +10° +11°
+22
H: +24°
L: +14°
Lezhe
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+26° +26° +26° +26° +25° +24°
+14° +14° +14° +13° +12° +13°
+20
H: +24°
L: +14°
Fier
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+27° +27° +27° +27° +26° +26°
+12° +12° +11° +12° +12° +11°
+18
H: +19°
L: +
Pogradec
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+21° +20° +20° +20° +19° +19°
+ + + + + +
+21
H: +21°
L: +
Rreshen
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+24° +24° +23° +23° +23° +22°
+ +10° +10° + + +
+23
H: +23°
L: +
Tropoje
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+21° +20° +20° +20° +20° +19°
+ + + + + +
+20
H: +23°
L: +
Pristina
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+22° +21° +21° +20° +21° +20°
+ + + + + +
+25
H: +25°
L: +
Prizren
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+25° +24° +23° +24° +24° +23°
+10° + + + + +10°
+23
H: +23°
L: +
Mitrovica
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+20° +20° +19° +20° +19° +19°
+ + + + + +
+21
H: +24°
L: +
Skopje
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+24° +22° +23° +23° +23° +23°
+ + + + + +
+24
H: +24°
L: +
Gostivar
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+24° +23° +23° +24° +24° +23°
+ + + + + +
+21
H: +24°
L: +
Tetovo
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+24° +23° +23° +24° +24° +23°
+ + + + + +
+16
H: +20°
L: +
Struga
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+22° +21° +21° +20° +20° +20°
+ + + + + +

Gazeta Panorama Alexa toolbar



Showbiz

Lifestyle

Teknologji

Kuriozitete

© 2014 Gazeta Panorama ONLINE. All Rights Reserved.   Programuar nga: ikoncept Privacy