PSIKOLOGJIA   Birra Korca
GRAZIA   Lotaria Kombetare
Facile.it
Home » Opinion » Kapitalizmi i trishtuar…

Kapitalizmi i trishtuar…

MITRO ÇELA Në pranverën e vitit 1991 u zgjodha deputet i PD-së në Tiranë. Me “nishanë” e babait të kombit shkova në Itali. Atje u njoha me Marie Terezën. Arbëreshe me origjinë dhe sekretare e Biondit, kryetar i Partisë Liberale. Në vjeshtë të atij viti bëhej kongresi i Partisë Liberale. Marie Tereza më ftoi së bashku me Azem Hajdarin dhe Filip Çakulin.  Në Romë na priti Dashnor Dervishi, ambasador i Shqipërisë. Dëgjuam një haber surprizë: na kishte organizuar një takim me Kryeministrin Xhulio Andreoti. Ora 12:00. Futemi në “binanë” e qeverisë. Kontroll i rreptë. “Isa Boletini do nxirrte patllaken po t’i bëhej një i tillë kontroll”, tha Filipi kur truproja shëtiste veglën në trupin e Azemit… Ngjitëm një palë shkallë. Kaluam në disa korridore. Qëndruam disa minuta në paradhomë duke kullotur sytë nën dekoltenë e sekretares. “Kam vënë re, – tha Filipi, – se sa më pleq shefat, aq më të njoma sekretaret”. Hapet dera. Para nesh qëndronte njeriu më i fuqishëm i Italisë. Në pritje të kafesë dhe prezantimit të ambasadorit, Filipi përfitoi nga rasti të më tregonte veshët e Andreotit, duke thënë: “Veshët e Kryeministrit më kujtojnë një personazh të Kadaresë. Djali i kishte veshët si parashutë. Po të rrëzohej nga maja e pemës, do të binte më këmbë, shkruan shkrimtari. Vetëm një njeri me veshë të tillë mund të bjerë nga majat e pushtetit dhe të qëndrojë më këmbë për gjysmë shekulli, si Andreoti”. Por le t’i japim fjalën Andreotit: “Me siguri Italia ju duket parajsë. Normale. Vini nga një skëterrë ekonomike. Por unë, nga froni i Kryeministrit, e shoh Italinë dhe kapitalizmin në përgjithësi në buzë të greminës. Me rënien e Murit të Berlinit, kapitalizmi qëndron i vetëm. Shumë bëjnë hosona! Vdiq socializmi! Rroftë kapitalizmi! Por unë mendoj: Çasti i triumfit të kapitalizmit është edhe çasti i krizës së tij! Në shekullin e 20-të kapitalizmi ka mbijetuar me socializmin. Kapitalizmi mbiprodhonte. Socializmi konsumonte. Socializmi prodhonte lëndë të para. Kapitalizmi i përpunonte. Ra socializmi. Mbeti kapitalizmi. A mund të mbijetojë ky lloj kapitalizëm nëse nuk ndryshon? Sigurisht që jo. Nëse nuk vendosen rregulla të reja, ka rrezik që socializmi ta marrë me vete në greminë edhe kapitalizmin. Po ju them një fakt. FMN-ja u krijua në vitin 1946, pikërisht  në vitin kur bota u nda mes kapitalizmit dhe socializmit. Ka dy vjet që socializmi dha shpirt. FMN-ja është po ajo. Ka marrë në dorë ‘flamurin’ e reformave në vendet në tranzicion… Nuk do jetë e largët dita kur reformat e bekuara nga FMN-ja do të ‘prodhojnë’ kriza, tension, varfëri, papunësi. Me kalimin e viteve, kriza do të ketë tendencën të ‘eksportohet’ në vendet e zhvilluara…”. Ra telefoni. Andreoti lëvizi nga vendi. “Burrë i mençur”, tha Azemi. “Foli si profet”, thashë unë… Kryeministri u kthye disi i shqetësuar. “Një nga ministrat ka dhënë dorëheqje… Më hap ca telashe… Por le të vazhdojmë bisedën. Edhe politika ka mbijetuar duke pasur si partner socializmin. Me frikën nga komunizmi, ushtria  merrte pjesën e luanit nga buxheti i shtetit. Në emër të luftës së ftohtë injoroheshin shumë probleme të brendshme. Ra komunizmi. Ka ardhur koha të ndryshojë politika. Të ndryshojnë partitë. Po nuk u bë kjo sot, nesër Partia Demokristiane dhe Partia Socialiste e Kraksit do të mënjanohen nga skena politike”. Viti 1992. Adreoti dha dorëheqje. Partia Demokristiane u nda. U copëtua. Të njëjtin fat pati edhe Partia Socialiste. Lideri historik i saj, Kraksi, përfundoi në ekzil në Tunizi. U shpall person i padëshiruar, derisa vdiq në dhé të huaj… Kështu u plotësua gjysma e profecisë së Adreotit. Vjeshtë e dytë 2008. Bota ekonomike u trondit. Dy banka amerikane shekullore falimentuan. Në rrezik falimentimi kompania më e madhe në botë e sigurimeve “AIG”. Bursat në fillim shtangën. Pastaj erdhi rënia drastike. Njëkohësisht në Nju Jork, Londër, Tokio. Kriza e nisur në sistemin monetar, shtriu metastazat në prodhim. Hapi i parë. Papunësia. Në SHBA mbi 9 për qind. Në Spanjë 25 për qind. Kriza përkoi me zgjedhjen e Obamës si President. Lideri karizmatik i bëri presion Kongresit dhe Senatit, dhe të dyja Dhomat miratuan paketa shtetërore për të mëkëmbur sistemin bankar, për t’i dhënë oksigjen ekonomisë. Miliardat e para i morën bankat. Pastaj AIG – kompania amerikane e sigurimeve. Në vazhdim paratë e taksapaguesve amerikanë u derdhën si lumë në Boston: kryeqyteti i prodhimit të makinave. Këtu merr rrugë dilema e Obamës: Do qëndronte në sinorët e socialdemokracisë moderne, apo do të shkiste në socializëm? Në katër vjet u mundua të imitonte Toni Blerin dhe Bill Klintonin, për të gjetur një “rrugë të tretë” të kapitalizmit. Një “mishelë” mes kapitalizmit dhe socializmit. Dështoi. Vështirë t’i kthehet kësaj ideje në katër vitet e ardhshme, duke mos pasur shumicat në Kongres dhe Senat… Vitit 2011. Kriza nisi në Greqi, Itali, Spanjë, Portugali. Pastaj erdhi “sistemi domino” në të gjithë eurozonën. Në skenë doli filozofia e Karl Marksit: Politika është shprehje e koncentruar e ekonomisë. Berluskoni, pasi sundoi Italinë për 17 vjet, ia dorëzoi qeverinë Montit. Papandreu në Greqi imitoi Berluskonin. Në Spanjë, socialisti Zapatero doli në pension të parakohshëm. Të tre së bashku u gjunjëzuan para borxhit publik. E ndërsa një duzinë me liderë ranë si gjethe fiku, Merkeli fërkon duart. Ekonomia gjermane ecën si sahat. Shprehja e vjetër se kur ftohet Franca teshtin Europa, është demode. Në këmbë të Parisit është Berlini. Merkel hedh gurin dhe fsheh dorën, duke përdorur FMN-në. FMN-ja ka në dorë një instrument: “gërshërën e madhe” në shpenzime. Në Greqi, në fillim gërshëra preu dy rroga mujore. Normale. Për grekët viti ishte me 14 muaj. Gërshëra preu borderotë e priftërinjve. Greqia është vend rekord: ushqen me taksa 32 mijë priftërinj! Pagës minimale iu prenë krahët për 200 euro. Në rend të ditës: rritjet e pensioneve dhe e TVSH-së. Të njëjtin skenar FMN-ja luan edhe në Itali. Të gjithë liderët thonë: Amin o Hoxhë! Amin o Prift! Hoxha dhe prifti kanë fytyrën e Merkelit, me kostum FMN-je! Merkeli është në formë, edhe pse po del me këpucë të kuqe në zgjedhjet e fundit në disa lande. Buzëqesh kur është për të qarë. Pasi u zhveshën vendet e BE-së nga politikat monetare, Merkel kërkon që Brukseli të jetë edhe kryeqytet i politikave fiskale. Ka liderë që hedhin shkelma. Por Merkel e ka zënë “demin nga brirët”. Të gjithë janë me borxhe deri në lëfyt. Merkel dikton. Perandoria gjermane po pushton Europën. Pa ushtarë. Pa bajoneta. Pa topa. Pa nëndetëse. Popujt janë vënë nën “çizmen” e borxheve publike! Kapitalizmi është i vetmuar dhe në agoni… A mund ta shpëtojnë ekspertët e FMN-së? Vështirë. Recetat e FMN-së të kujtojnë citatin e ekonomistit anglez, Eli Devons: “Kur ekonomistët duan të studiojnë kalin, nuk shkojnë të vëzhgojnë kalin. Ata ulen në tavolinë dhe pyesin veten: Çfarë do të bëja nëse do të isha kalë?!”.

Albtelecom

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Panorama Online. Moderatori

12 Komente per “Kapitalizmi i trishtuar…”

  1. arnoldshvarceneger

    per te qeshur e per te qare. dini te na thoni gje se si do na veje halli?

  2. me duket artikull diletant.

  3. Francesk Armadhi

    Nga nxitimi se “mos na kap dhe ne kriza”,ke ngaterruar Boston me Detroit si qendra e prodhimit te makinave.Sigurisht qe eshte nje lapsus !

  4. Mitro,me pelqeu shume artikulli yt. Nuk e di pse shkova shume larg ne vite,pikerishte ne ato kohra kur lexhoja artikujt e tuaj ekonomik ne gazeten Bashkimi. E kerkoja ne ato vite siglen tende dhe mahnitesha nga menyra se si ju shkruanit. Por akoma me befasues ky shkrim sot dhe mendimet reale e shume inteligjente te Z. Andreoti dhe menyra si ju e trajtoni. Ju pergezoi me gjithe zemer. Dua te them diçka aty ku ju komentoni per nje sistem midis socializmit dhe kapitalizmit. Po ai ekziston ,eshte sistemi ekonomik Gjerman,metodologjia ne drejtimin ekonomik te ketij vendi. Jo me kote thuhet se Europa duhet te flase gjermanisht. Nacionalistet ne Europe e kundershtojne,por nuk ka rruge tjeter.Ajo eshte receta me e mire. Koha do ta provoi kete te vertete.

  5. Ai qe sdi i quan te tjeret diletant….

  6. shqiptar tirone

    Françesk Arremadhit. I vetmi qe e ke korrigjuar Mitron lidhur me Detroitin. U mundova te gjeja ndonje artikull lidhur me vend vendosjen e tre kompanive te medha amerikane te prodhimit te automobilave, por gjithmone me dilte perpara Detroit. Por ne fund te fundit nuk jane larg: vetem nja 11-12 ore pa ndaluar.

  7. Sakte,ndonse i vonuar!

  8. Megjithate ndryshimi eshte i madh:
    Socializmi-te vuajsh e te shkojsh drenjte fundit ,nga vvarferija.
    Kapitalizmi:Te vuajsh e te perpiqesh duke manovruar me miljardad, nga pasuria.
    Nje gje eshte vertete:Kapitalizmin po e mundon “shoqerija e konsumit”te tepruar:Te gjithe neper qytete,rroga sa me te medha,shtepi komode,vetura,pushime e turizim neper bote,kafe,disko,aheng e valle dite e nate…..Nevoitet pak me thjeshtesi.
    Nje shembull:Ne Amerike shpenzimet qe behen per shendetesine jane sa tre here shpenzimet ushtarake,duke ditur se keto te fundit ne ate vend jane sa gjysma e shpenzime ushtarake te te gjithe botes.
    Te mos harrojme,mandej se tashme Bota po zhvillohet kudo,edhe ne ata vende qe deri dje ishin vetem tregje per vendet te zhvilluara.
    Por nje gje eshte e sigurte:Kapitalizmi me sistemin e ti demokratik i ka mekanizmat te vetekorigjohet dhe te permirsohet,ndersa sistemi i ngurte socialist asnje dericke s’lente hapur per nje gje te tille…

  9. me bene peshtypje te jashtezakonshme citatet nga Andreoti.
    shume politikan pragmatist.
    sa per Merkel-in …dhe pak ke thene .
    eshte tragjike qe ne krye te Gjermanise jane politikane kaq driteshkurter.
    Merkel-i kujton se ekonomia gjermane eshte e blinduar perpara krizes ,por kur zjarri te arrije perpara saj do te jete teper vone.
    te shpresojme te kete fatin e Sarkozy-se tjeter driteshkurter ky i fundit dhe pak karagjoz.
    ajo qe i mungon botes sot jane politikanet me vizion qe shikojne pertej kufijve te vendeve te tyre.
    politikanet e sotem jane te peshave te lehta dhe problemet para tyre te renda.

  10. Me duket se eke pire pa holluar e pa meze o Mitro analisti ! Abuzon shume…Me sa duket po pregatitesh si gjithmone per rotacionin ..

  11. Z.Mitro.
    Vertet na e saktesove vuajtjet e kapitalizmit.Po ne te vertet nuk duhesh te shuesh komunizmi.
    Epoka e luftes se ftohet.Ishte epoka e pluralizmit veret mbi glob.Sot kemi gjysem pluarlizem.Pluralizem brenda te njejtes familje,kapitalizmes.Nga ky lloj pluralizme bota ka rrealizue dy luftra;te paren dhe te dyten boterore.Tashti mbetet e treta.E nuk dihet se ku do te dal fundi.I vetmi nga gjithe shtetet e botes qe ka fituar eksperience ishte dhe mbete kapitalizmi gjerman.Doli i humbur nga lufta boterore.Lau gjithe borxhet.Arriti ne ekonomi nga ma te perparuart e kohes dhe sot i bi te jete i vetm kalores me sa ma pak vuajtje.Pra nuk merret me studimin e kalit mbi tavoline,po i grah me frena ne dore.

  12. Ju kujtoj se kryeqyteti I makinave nuk eshte Boston, por Detroit. Ketu Jane GMC, Ford e Crysler. Capital of the world of auto industry is Detroit.

Beni nje Koment


4 + = 12

  • Facebook
  • Twitter
  • YouTube
  • Linkedin
  • RSS

AMC
Hotel Prestige

Parashikimi i motit


+23
H: +24°
L: +12°
Tirana
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+26° +26° +25° +25° +25° +24°
+12° +11° +11° +11° +10° +11°
+22
H: +23°
L: +15°
Durres
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+25° +25° +25° +25° +23° +23°
+15° +14° +15° +15° +12° +11°
+22
H: +25°
L: +10°
Elbasan
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+28° +28° +27° +27° +27° +26°
+12° +11° +11° +10° +10° +11°
+18
H: +23°
L: +16°
Vlore
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+25° +25° +25° +24° +24° +24°
+15° +14° +14° +15° +12° +12°
+21
H: +23°
L: +11°
Shkoder
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+26° +25° +25° +26° +25° +24°
+12° +11° +12° +10° +11° +12°
+18
H: +22°
L: +
Korce
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+24° +23° +23° +22° +23° +23°
+ + + + + +
+22
H: +24°
L: +11°
Berat
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+27° +27° +27° +27° +26° +25°
+11° +10° +10° +10° + +10°
+9
H: +22°
L: +
Kukes
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+22° +22° +21° +21° +21° +21°
+ + + + + +
+23
H: +23°
L: +12°
Sarande
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+23° +23° +23° +22° +22° +22°
+11° +12° +11° +10° + +13°
+24
H: +24°
L: +13°
Kavaje
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+26° +26° +26° +26° +25° +25°
+13° +13° +12° +12° +11° +11°
+22
H: +22°
L: +12°
Kruje
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+22° +23° +21° +22° +21° +20°
+11° +10° +10° +10° +10° +11°
+22
H: +24°
L: +14°
Lezhe
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+26° +26° +26° +26° +25° +24°
+14° +14° +14° +13° +12° +13°
+20
H: +24°
L: +14°
Fier
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+27° +27° +27° +27° +26° +26°
+12° +12° +11° +12° +12° +11°
+18
H: +19°
L: +
Pogradec
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+21° +20° +20° +20° +19° +19°
+ + + + + +
+21
H: +21°
L: +
Rreshen
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+24° +24° +23° +23° +23° +22°
+ +10° +10° + + +
+23
H: +23°
L: +
Tropoje
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+21° +20° +20° +20° +20° +19°
+ + + + + +
+20
H: +23°
L: +
Pristina
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+22° +21° +21° +20° +21° +20°
+ + + + + +
+25
H: +25°
L: +
Prizren
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+25° +24° +23° +24° +24° +23°
+10° + + + + +10°
+23
H: +23°
L: +
Mitrovica
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+20° +20° +19° +20° +19° +19°
+ + + + + +
+21
H: +24°
L: +
Skopje
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+24° +22° +23° +23° +23° +23°
+ + + + + +
+24
H: +24°
L: +
Gostivar
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+24° +23° +23° +24° +24° +23°
+ + + + + +
+21
H: +24°
L: +
Tetovo
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+24° +23° +23° +24° +24° +23°
+ + + + + +
+16
H: +20°
L: +
Struga
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+22° +21° +21° +20° +20° +20°
+ + + + + +

Gazeta Panorama Alexa toolbar



Showbiz

Lifestyle

Teknologji

Kuriozitete

© 2014 Gazeta Panorama ONLINE. All Rights Reserved.   Programuar nga: ikoncept Privacy