GRAZIA   Birra Korca
Lotaria Kombetare  
Home » Opinion » Pse duhet vënë shefi i Gabit ministër Financash

Pse duhet vënë shefi i Gabit ministër Financash

  • Albanian
  • English
  • French
  • German
  • Italian
SHPËTIM NAZARKO Në vazhdën e talljeve për ish-regjimin komunist, pak përpara rrëzimit të tij qarkullonte një barcaletë e tillë: Një funksionar që kish qenë në Amerikë ndoshta për eksperiencën e re, ndërsa po shpjegonte se në kryeqytet dhe kudo tregjet ishin plot, papritur dëgjoi një psherëtimë nga salla. Kush e di sa i zoti duhet të ishte shefi i furnizimit atje… Këtë barcaletë e tregojnë edhe sot ndonjëherë duke qeshur me idenë se e kanë kuptuar fare mirë problemin. Thua vërtet të kenë kuptuar gjë? Kam frikë se këtu, barcaletat vazhdojnë t’i tregojnë në rolin e argumentit, dhe jo për ta mbështetur këtë të fundit. Duke bërë një vëzhgim elementar në disa nga tregjet e tipit supermarket, konstaton që në pamjen e jashtme dhe të brendshme se ato janë ndoshta nga më të mirat në Ballkan a më gjerë. Pa u përmendur emrat, mund t’u them se në katër prej tyre janë investuar për t’u ndërtuar rreth 250 milionë euro. Megjithatë, kjo nuk të pengon po ashtu të konstatosh në disa sekonda se janë të falimentuar. Thua për shkak të taksave për të cilat dy partitë e mëdha kanë filluar të bërtasin më shumë se sa duhet kohët e fundit? Mendoj se jo, dhe kam idenë se edhe nëse ministri i Financave bashkë me Kryeministrin vunë dorën në zëmër dhe që sot e tutje i lënë të shesin pa u marrë asnjë taksë, ata përsëri janë të falimentuar. Thua të gaboj rëndë? Shkakun e këtij përfundimi të sipërm e mësova në Gjermani, ku si çdo refugjat i kohëve të para pas ‘90-s, këmbët si fillim të shpien në tregje të ngjashme. Barcaletën e treguar më sipër e dija, por pyetja që më vinte në mëndje ishte e një lloji tjetër: Mirë që tregjet janë plot, po kush e blen këtë sasi kolosale malli që rrjedh rrëke nga të tëra anët? Pasi u futa në punë e kuptova këtë sekret të vogël, por edhe thelbësorin që në Shqipëri e njeh vetëm një njeri, shkollën e të cilit nuk e njoh, por e di që është shefi i Gabit. Në supermarketet e sipërme, shumica e mallrave shitesh në një mesatare çmimi që varijonte nga një deri në gjashtëdhjetë për qind të rrogës mesatare ditore të punëtorisë së sektorëve të ndryshëm. Kjo nga buka a ushqimet e domosdoshme, e deri te mallrat e konsumit industrial. Pra, nëse p.sh. do të blije një palë këpucë, ato do të ishin nga njëzet deri në gjashtëdhjetë a shtatëdhjetë euro, kur ta zëmë për thjeshtësi, rroga mesatare e gjermanit ishte njëqind euro në ditë. A mund të shiteshin këto këpucë, ta zëmë, tetëqind euro? Besoj këtë shaka nuk do të guxonte ta bënte as Shumaheri i famshëm. Asnjë gjerman, bile dhe vetë kancelarja e tyre, nuk do të blinte një mall konsumi të ngjashëm që do të kushtonte tetë apo dhjetë ditë pune. Ky sekret i thjeshtë tregonte qarkullimin rrëke të mallrave atje dhe hatanë e madhe këtu. A e kanë kuptuar këtë në Shqipëri? Besoj vetëm Gabi dhe shefi i tij. Në kohën e socializmit, shakaja e zezë, ku ti harxhoje rrogën e muajit apo të vitit bëhej me këpucë të mira apo televizor a lavatrice, po jo me ato që ushqehesh njerëzia. Prandaj ato të parat mungonin në treg e nuk mund t’i bënte “dhuratë”  Partia e shokut Enver. Për këtë arsye, nëse blije me rast, duhet t’i mbathje një palë këpucë jo për dy muaj, por për dy vjet etj., etj. Çfarë ndodh po t’u hedhësh një sy supermarketeve tona që përmendëm më sipër? Sa janë çmimet nëse i referohemi rrogës mesatare ditore këtu? Nëse mesatarja e Tiranës p.sh. është tridhjetë mijë lekë të rinj në muaj, atëherë ajo ditore është vetëm një mijë. A mund të më thoni, zotërinj, se çfarë këpucësh a gjëra të tjera mund të blejë një ditëzi që ka këtë mesatare të tillë të ardhurash? Çmimet e arsyeshme në këto supermarkete, referuar gjermanit, duhet të ishin nga njëqind deri në gjashtëqind lekë të rinj. Ndryshe nuk ka qarkullim dhe, siç shpjegova më sipër, edhe nëse supermarketi nuk paguan taksa, ai do të falimentonte. Në të kundërt, duhet të gjente jashtë vendit mallra të skaduara që janë gati për t’u hedhur apo fare të dobëta, e t’ua shiste bashkatdhetarëve. Formulën e saktë të ekonomisë së tregut duket se e ka kuptuar Gabi… Kontrolloni çmimet e tij dhe do të bindeni se është më i qarti nga të gjithë në të kuptuarit e ekonomisë së tregut. Janë çmime që varijojnë nga një deri në gjashtëdhjetë për qind e rrogës mesatare ditore të punëtorisë. Janë mallra të mira, pak të vjetra apo dorë e dytë, po është e sigurt që janë markë dhe nuk janë të skaduara. Nuk kam asnjë dyshim se shefi i Gabit do vendosur ministër Financash në këtë vendin tonë të bekuar. Kjo nëse nuk duhet ta rëndojmë apo fyejmë ministrin e Financave, duke e konsideruar këtë të fundit vetëm një tagrambledhës të thjeshtë. Problemi i treguar këtu me gjysmë shakaje, tregon një të vërtetë të rëndë të Shqipërisë. Mungesën e një strategjie kombëtare që zhvillon vendin. Shumëkush që më thotë se çfarë të bëjmë, do t’i thosha kështu për punën e çmimeve. A keni parë ndonjë vend në botë i cili në vend të parë në prodhimin e përgjithshëm ka bujqësinë dhe përpiqet ta shfarosë këtë degë që e mban me bukë? Bujqësia e Shqipërisë jep njëzet për qind të këtij prodhimi apo nja dy miliardë dollarë në vit, dhe qeveria i kthen mbrapsht në formë kredie një të dyqindën e kësaj shume. A të themi dhe diçka të vogël? Shiheni Shqipërinë në hartë. Është shumë më e gjatë se e gjerë. Çdo fëmijë e kupton se transporti detar dhe pastaj ai hekurudhor është më i liri. Të dyja te ne funksionojnë mos më keq. Mirë që portet nuk i ndërtojmë dot, por nuk kemi bërë tamam as rrugët që shkojnë nga portet te qytetet më të afërta. Për të mos u mërzitur ata të supermarketeve dhe ata që nuk e kanë kuptuar barcaletën e fillimit të artikullit, po u them se gjendja është njëlloj kudo. Në Tiranë thonë ka nja pesë mijë kafene, nja gjashtëdhjetë fabrika buke, nja treqind shtypshkronja, nja dymijë farmaci etj. Nga Tirana në Durrës, nja pesëdhjetë pika karburanti etj. Edhe t’ua falim taksat, shumë kanë falimentuar… A mund të më thoni se çfarë kredie të japin bankat në një mesatare të tillë mujore të ardhurash? A mund të blihet shtëpi me to? Kush e ka fajin? Thua kjo është ekonomia e tregut… Mendoj që qeveria ta mësojë te shefi i Gabit e të mos japë licenca këtej e andej, sepse paraja, sa është personale, është dhe e shoqërisë. Po e humbi njëri apo disa, nuk e kthejmë a e qarkullojmë dot. Pesë vjet më parë po i thosha Kryeministrit se kësaj radhe do të bjerë në një piramidë më të tmerrshme se e ’97-s, duke i dhënë licencat fët e fët në emër të ekonomisë së tregut. Kam dy vjet që mendoj e them se kemi falimentuar me këtë strategji të çmendur e antikombëtare, por tallen ashtu siç talleshin në kohën e piramidave, kur me gazetën time të vogël u lutesha të mos i hidhnin paratë në një çmenduri të tillë. Dhëntë Zoti kësaj radhe gaboj, sepse rasti i piramidave ishte vetëm një shaka e keqe, por prapë e vogël. Kësaj radhe, nëse ato ngjajnë në një formë tjetër (pra tëpkë si kjo që shpjegova), do duhen nja tridhjetë vjet që të shpëtojmë. Po edhe në këtë rast, nëse sillemi mirë dhe e kuptojmë se do ndërtuar Strategjia Kombëtare në vend që të përrallisim poshtë e lart dispensa shkolle të mësuara përmendësh. Thua të më mërzitet ministri i Financave që po kërkoj të ngre në rolin e tij shefin e Gabit? Them se jo! Një mik i imi që po dëgjonte ca intelektualë kur po flisnin për krizën e Europës, filloi të shante burokratët e “mençur”. Pas shumë zënkave, ku  e kuptoi se po e shihnin si intelektual të tipit të Koçi Xoxes, e fliste pa respekt për financën e lartë, ai u tha: “Shikoni zotërinj. Krizën e sollën ata të financës edhe atje, edhe këtu, ndërkohë që xha Selmani, si gjithnjë, ishte duke punuar arën kur e lajmëruan se paratë kishin humbur”.

Albtelecom

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Panorama Online. Moderatori

16 Komente per “Pse duhet vënë shefi i Gabit ministër Financash”

  1. “e pur si muove” ka thene galileo. pra megjithese cmimet jane te larta per nivelin e pages perseri qendra e dyqane te reja ngrihen cdo dite me cmime te larta madje me te larta se ne gjermani po e shpejgoi kete paradoks Lacko i madh do te na bente nder te papare

  2. As nje i mencem nuk e kupton kete artikull,ndoshta autori qe perkrah akoma rregjimin komunist ku u rrit!!!

  3. Martoju shkolloju ne kapitalizem lere shahun se nuk te vlen me harroje komunizmin dhe fol.Ke heshtur kur duhej te flisje(ke udhtuar jashte shtetit ne komunizem) dhe flet tani qe duhet te heshtesh

  4. fatmir xhelili

    O Mentor ulu dhe shkruaj me mire kujtimet e vegjelise se si analist je vetedjegur kur me krenari te pamotivuar deklarove : ” Po une jam njeri i Edi Rames pasi ky eshte kunder Berishes”. Ne cilin vend te botes ndodh kjo. Ne cilin vend moderatoret e emisioneve do te vazhdonin te ftonin nje analist te tille.

  5. Pse duhet te heshte Nazarko, o spiuna e bij spiunash? E njihni ju ate, apo jeni mesuar te shpifni e ti beni biografine tjetrit. Nazarko c’do gje e ka fituar me zotesine e tij. Askush nuk i ka falur gje. As ne skakier.
    Pastaj ai nuk flet per ata qe nuk kane vesh. Kush ka vesh le ta degjoje.

  6. “e pur si muove” Nazarko ve ne dukje nje fenomen real, ndonese e shpjegon sipas menyres se tij. Ne fakt pa pasur te dhenat e sakta eshte e pamundur ta shpjegoje ndokush.

    Por persa kohe nuk shpjegohen keto paradokse shqiptare (mencuria popullore e Selmanit -sigurisht nuk mjafton per te shpjeguar keto fenomene) nuk mund te kemi as strategji per te qene, sepse kur nuk e di se ku je nuk mund ta dish se ku po shkon!

  7. Nuk e njoh Nazarkon por shkrimi i tij duket shume logjik. Ne nje shkrim tjeter, a mund t’i pergjigjet Nazarkoja pyetjes: Perse nuk kane falimentuar deri tani TEG-et e Shqiperise? Kurre nuk e kam kuptuar kete, sepse Shqiperia eshte nje vrime e zeze, askush nuk e di se si qarkullon paraja. Flm.

  8. Nje koncept i nje supermarketi te madh,psh Sitypark ne Tirane.

    Ekspertet e fushes,para se te bejne supermarketin,bejne nje llogari te tille:

    Tirana ka 1.000.000 banore.,ne na mjaftojne 100.000 kliente,plus 50.000 shetitor e 30.000 preferues lokalesh.

    Pra ata kane kalkuluar me pare se sa,shkojne te gaby e sa te sity.

    Asgje nuk e bejne rastesisht i nderuar,ne kohe,ne hapesire e ne distance

  9. Cilat jane ato qe e bejne te dyshimte mendimin analitik te Nazarkos ?
    1. Krahasimi teper naiv qe ben ai me Gjermanine.
    2. Ai haron se me sistemin e tregut te lire kapitalist, ne Shqiperi ka ikur koha kur te gjithe ishin te varfer e shoqeria eshte shtresezuar ne shume te pasur, te pasur, te mesem (pjesa me e madhe kjo) dhe te varfer.
    3. Ai haron se niveli i cmimeve per shume artikuj te importit, ne cdo vend te botes, eshte i nderlidhur me nivelin e cmimeve ne bote e kujton kohen e komunizmit kur cmimet i caktonte shteti.
    4. Mohon faktin se vitet e fundit, gjithnje e me shume po shtohen produktet ushqimore te vendit.
    5. Haron te permend faktin se eshte transporti ai qe i jep zhvillim vec te tjerave edhe bujqesise e per kete haron te permend qe vitet e fundit jane bere deri 10 mije kilometra ruge ne gjithe Shqiperine.

    • Ato 10 mije kilometrat do ti kene matur me metrin e Nastradinit…Sidoqofte, kjo nuk eshte nje ekonomi tregu e bazuar tek ligji dhe sidomos tek KONKURRENCA E LIRE, por nje ekonomi tregu e deformuar nga politika, pra eshte nje martese midis ekonomise se tregut dhe korrupsionit, produkti eshte kjo moster qe nuk e shpjegojme dot e mbushur me paradokse dhe qe nuk dime se ku po na shpie.

      • Ruga eshte nje objekt qe shihet me sy.
        Veri ndash metrin e nje Nastradini apo nje Nastradini tjeter.
        Kishte edhe nastradine qe ne kohen kur po ndertohej tuneli i Kalimashit, e cilesuan ate “nje vrime e vogel ne mal”
        Futu tani ne ate tunel e shihe me syte tend nese eshte nje “vrime”, apo nje veper e permasave bashkekohore evropiane.
        Konkurenca e lire mund te zhvillohet me zhdukjen e informalitetit, e taksa proporcionale te percaktuara kjarte qe veprojne per gjithe qytetaret. njelloj. Kur i gjithe sistemi ekonomik te arije te dixhitalizohet, gje per te cilen eshte bere mjafte ne vitet e fundit, atehere edhe abuzimet do te paksohen e kjo eshte transparenca qe kerkohet.
        Komplikimi me taksat diverse progresive, e shton mundesine e abuzimit politik me bizneset.
        Ne nje kohe qe Shqiperia akoma nuk ka krijuar nje klase te fuqishme kapitaliste qe do te ishte promotori i zhvillimit ekonomik dhe punesimit, qe te shkaterosh ate me taksa progresive, eshte nje vetvrasje ekonomike, eshte nje rikthim ne politiken ekonomike qe e provuan shqiptaret dhe ja pane hajrin.
        Korrupsioni mund te luftohet vetem duke krijuar nje sistem transparent te qeverisjes.
        Shembulli me i kjarte se ku e con qeverisja pa transparence ekonomine, eshte Tirana. Per 11 vjet kryetari i bashkise nuk aprovoi nje plan urbanistik, e ne mjegullen e mungeses se tij u bene abuzime te jashtezakoneshme qe duhen shume dekada te riparohen.

  10. Eshte analize e goditur,por kujt ja spjegon! keta qe komentojne nuk e dine se nje meter kub transport nga Turqia ne Shiperi,per shume produkte industriale eshte 850 euro metri,kur Kosova e ka 250 Euro metri,per pothuaj te njejten largesi.Ndaj vijne dhe cmimet ne qiell sepse referencat jane vendosur per te pasuruar zyrtaret qeverises dhe jo te vene ne arken e shtetit.Nese do te lejohej tregeti vertet e lire,pa referenca(duke rregulluar me ligj faktin, qe nese nga organi doganor do te rezultonte se produktet ishin me cmime dukshem te uleta dhe ne dispropocion me tregun,tregtari importues ti blihej malli qe ne dogane me 50% te cmimit te fatures qe kishte deklaruar) atehere asnje tregtar nuk do kishte interes qe te mashtronte me faturat.Eshte e drejte dhe ajo qe ju deklaroni ne lidhje me planifikimin,pasi ne nje vend me distanca shume te shkurtra,jane ndertuar shume karburante.Sa per informacion ne rrugen “Egnatia” qe fillon nga Igumenica e perfundon ne lumin Evro,Kufiri Greko-Turk,rreth 690 km e gjate,duke filluar nga Janina deri ne kufi jane vetem dy karburante ne autostrade,te gjitha te tjerat jane ne distanca 15-40 km jashte autostrades.Pra leket qe investojne keta biznesmene do te ishte me mire qe te investoheshin ne drejtime te tjera sesa te bllokoheshin ne veprimtari pa produktivitet.

  11. or Dede,ti harron se qarkullimine mallit e ben poulli i thjeshte,eshte ai qe i sjell fitime tregut.Per ata qe kane para, bota ka dyqane te veçante te shtrejte…Mua qe nuk jetoj ne shqiperi,nje rast (neShqiperi),desha te blej nje liber;por mu duk shume i shtrejte dhe nuk e bleva;sepse sipas nje llogarie te thjeshte libri kushtonte shum e shtrejt ne krahasim me pagen mesatare te nje shqiptari,e keshtu me doli se libri me i shtrejnte(flas per botime te zakoneshme),neper europe nuk arrin kurre as 30 perqind te pages mesatare ditore dhe kete gje ja thash edhe shitesit;keshtu qe sipas meje, zoti Nazarko ka shume te drejte ne menyren si e sheh kete problem..

  12. Tregjet mund te jene plot,por a ka pare per te blere,eshte pyetja?E nga vijne paret?Pergjigja eshte nga Puna!A ka pune te mjaftueshme ne Atdhe per Njerezit qe duan te Punojne?Pergjigja eshte ,ka por jo edhe aq shume.Qduhet bere qe te kete pune per te gjithe Njerezit qe duan te punojne,me qellim qe edhe tregjet te levizin.Te investohet ne hapjen e vendeve te reja te punes,qe rinia mos te leshoje vendin pa arsyje!Qdo Investor i Huaj ,apo vendas,qe eshte KORREKT,te kete lehtesirat me te domosdoshme,per bisnesin qe mund te siguroje vende te reja te Punes.Qdo pengim i Investoreve,Korrekt,Vendas apo te Huaj,te denohet pa medyshje me forcen e Ligjit!Puna,do te thote me teper Mireqenje,dhe me pak Krime.te punosh,ka largim stresi,por edhe largim i mendimeve te gabuara ne tru.Edhe qmimet bien,ne rast se me pune,prodhimet jane nga Shqiperia,si nga investoret e Huaj,edhe nga Investoret Vendas!Pra hapja,e rruges per Bisneset Korrekte eshte i mirepritur.Dhe keshtu mund te behet rrealitet thenja e DRITERO AGOLLIT,Shqiperi a,dhe kosova,do te behen,qe ti kene ZILI,Bota.U befte ashtu siq edhe thote AGOLLI dhe po te punohet edhe mund te behet,resurset jane te pranishme!

  13. Nëse qendrat tregtare në Shqipëri janë déjà të falimentuara (siç ju i përcaktoni, Z.Nazarko); dhe duke marrë parasysh që synimi i një sipërmarrësi që përfshihet në një investim aq gjigand është FITIMI, atëherë, cila është arsyeja e vërtetë pse ky grup biznesmenësh përfshihet në të tilla sipërmarrje?

  14. Sabri Muhamati

    Shume bukur dhe e dhimbeshme kjo shprehia e fundit “xha Selmani, si gjithnjë, ishte duke punuar arën kur e lajmëruan se paratë kishin humbur”.

    O te uruar qe shani Nazarkon, shikoni se mund te vi koha qe do punoni aren dhe pastaj do shani Salen.

Beni nje Koment


+ 7 = 12

  • Facebook
  • Twitter
  • YouTube
  • Linkedin
  • RSS

AMC
abissnet
Hotel Prestige
7epta7

Parashikimi i motit


+23
H: +24°
L: +12°
Tirana
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+26° +26° +25° +25° +25° +24°
+12° +11° +11° +11° +10° +11°
+22
H: +23°
L: +15°
Durres
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+25° +25° +25° +25° +23° +23°
+15° +14° +15° +15° +12° +11°
+22
H: +25°
L: +10°
Elbasan
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+28° +28° +27° +27° +27° +26°
+12° +11° +11° +10° +10° +11°
+18
H: +23°
L: +16°
Vlore
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+25° +25° +25° +24° +24° +24°
+15° +14° +14° +15° +12° +12°
+21
H: +23°
L: +11°
Shkoder
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+26° +25° +25° +26° +25° +24°
+12° +11° +12° +10° +11° +12°
+18
H: +22°
L: +
Korce
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+24° +23° +23° +22° +23° +23°
+ + + + + +
+22
H: +24°
L: +11°
Berat
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+27° +27° +27° +27° +26° +25°
+11° +10° +10° +10° + +10°
+9
H: +22°
L: +
Kukes
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+22° +22° +21° +21° +21° +21°
+ + + + + +
+23
H: +23°
L: +12°
Sarande
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+23° +23° +23° +22° +22° +22°
+11° +12° +11° +10° + +13°
+24
H: +24°
L: +13°
Kavaje
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+26° +26° +26° +26° +25° +25°
+13° +13° +12° +12° +11° +11°
+22
H: +22°
L: +12°
Kruje
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+22° +23° +21° +22° +21° +20°
+11° +10° +10° +10° +10° +11°
+22
H: +24°
L: +14°
Lezhe
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+26° +26° +26° +26° +25° +24°
+14° +14° +14° +13° +12° +13°
+20
H: +24°
L: +14°
Fier
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+27° +27° +27° +27° +26° +26°
+12° +12° +11° +12° +12° +11°
+18
H: +19°
L: +
Pogradec
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+21° +20° +20° +20° +19° +19°
+ + + + + +
+21
H: +21°
L: +
Rreshen
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+24° +24° +23° +23° +23° +22°
+ +10° +10° + + +
+23
H: +23°
L: +
Tropoje
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+21° +20° +20° +20° +20° +19°
+ + + + + +
+20
H: +23°
L: +
Pristina
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+22° +21° +21° +20° +21° +20°
+ + + + + +
+25
H: +25°
L: +
Prizren
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+25° +24° +23° +24° +24° +23°
+10° + + + + +10°
+23
H: +23°
L: +
Mitrovica
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+20° +20° +19° +20° +19° +19°
+ + + + + +
+21
H: +24°
L: +
Skopje
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+24° +22° +23° +23° +23° +23°
+ + + + + +
+24
H: +24°
L: +
Gostivar
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+24° +23° +23° +24° +24° +23°
+ + + + + +
+21
H: +24°
L: +
Tetovo
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+24° +23° +23° +24° +24° +23°
+ + + + + +
+16
H: +20°
L: +
Struga
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+22° +21° +21° +20° +20° +20°
+ + + + + +

Gazeta Panorama Alexa toolbar



Showbiz

Lifestyle

Teknologji

Kuriozitete

© 2014 Gazeta Panorama ONLINE. All Rights Reserved.   Programuar nga: ikoncept Privacy