PSIKOLOGJIA   Birra Korca
GRAZIA   Lotaria Kombetare
Home » Kronike » Maskat marrin zemër nga ’99, grabisin me armë autobusin

Maskat marrin zemër nga ’99, grabisin me armë autobusin

  • Albanian
  • English
  • French
  • German
  • Italian

Autobusi i linjës Sarandë-Tiranë dhe shenjat e plumbave që qëlluan autorët

Që nga viti 1999 nuk ishte dëgjuar grabitja e një autobusi udhëtarësh në rrugën nacionale të jugut. Por, mesnatën e së dielës, maskat u rikthyen në aksin rrugor Tepelenë-Mallakastër, duke qëlluar me armë dhe terrorizuar pasagjerët që udhëtonin nga Saranda drejt Tiranës. Madje, njëri prej tyre u plagos lehtë nga ciflat e xhamit. Ngjarja u shënua në një kthesë afër fshatit Majkosh, 3 km në veri të qytetit të Tepelenës, kur dy persona me maska të bardha dhe me automatik model “56″ kanë ndërprerë rrugëtimin e autobusit me targa SR 6941 B, i cili drejtohej nga Sokol Berxhaj. Sipas dëshmive, grabitësit kanë qëlluar tri herë me automatik drejt xhamit të parmë të autobusit dhe menjëherë është parë si domosdoshmëri frenimi i beftë i mjetit transportues të udhëtarëve. Fill pas kësaj, dy keqbërësit me maska të cilët mendohet se kanë qenë adoleshentë, kanë terrorizuar pasagjerët duke iu kërkuar atyre të hollat që mbanin me vete. Nën presion, shoferi u ka bërtitur pasagjerëve të tij që të shkundnin xhepat dhe t’ua jepnin dy grabitësve të gjitha çfarë kishin me vete.  Menjëherë pasi janë “krehur” xhepat e të gjithë pasagjerëve, shoferi u ka dhënë lekët e biletave dhe të hollat që kishin me vete udhëtarët e natës dy grabitësve me maska që qëndronin jashtë autobusit. Totali i mbledhur nuk i kalonte të 30 mijë lekët dhe, menjëherë pas dorëzimit të tyre te grabitësit, këta të fundit ia kanë mbathur në drejtim të luginës së Vjosës për t’i shpëtuar ndjekjes së mundshme të Policisë. Pas kësaj, vëmendja e pasagjerëve u përqendrua te një person i cili pati një gërvishtje të vogël në fytyrë, si pasojë e shpimit të xhamit të parmë të autobusit nga predha e automatikut. Autobusi ishte nisur në orën 22:00 nga Saranda dhe në të udhëtonin 18 pasagjerë, shoferi dhe fatorinoja. Mes udhëtarëve kishte dhe të moshuar, si dhe një grua shtatzënë, të cilët kanë përjetuar momentet e ankthit. Pas dorëzimit të të hollave, dy maskave, autobusi ka vazhduar rrugëtimin dhe është ndalur pasi përshkoi 10 km deri në një restorant në fshatin Iliras të komunës Qesarat,

Vendi ku ndodhi grabitja e autobusit

në anën e djathtë të aksit nacional për të pushuar. Sapo është larguar rreziku, shoferi dhe pasagjerët e tjerë kanë lajmëruar Policinë e Tepelenës, e cila mbërriti në vendngjarje. Pasi kanë intervistuar pasagjerët të cilët përjetuan tmerrin për gati 15 minuta, forcat policore të Tepelenës, si dhe dhjetëra të ardhura nga Gjirokastra të drejtuara nga kreu i Policisë Rajonale Ajet Ibro, filluan krehjen e zonës për të gjetur autorët e grabitjes së pasagjerëve. Burimet zyrtare nga Policia Rajonale kanë bërë të ditur për gazetën “Panorama” se për ngjarjen u shoqëruan në Polici përgjatë 12 orëve, 19 persona të cilët deri më tani, askush prej tyre, nuk rezultojnë të jenë grabitës, apo të kenë pasur dijeni për ngjarjen. Shoferi: U dhashë lekët për të shpëtuar udhëtarët

Shoferi Sokol Berxhaj

Shoferi i autobusit, Sokol Berxhaj, i cili është nga Saranda, tregon se dy personat dolën me automatik përpara. “Qëlluan drejt xhamave të parmë dhe u detyrova të ndaloja. Unë hapa portën dhe dola vetë i pari jashtë. Ngrita duart lart, u thashë çfarë donin. Më thanë duam lekët. U futa brenda dhe nisa të mbledh lekët nga pasagjerët. Doja të shpëtoja njerëzit dhe veten time”, ka treguar shoferi Berxhaj. Ai shton se më pas ishte larguar në mënyrë të rrufeshme për t’u ndalur në një lokal rreth 30 minuta më larg, ku dhe zakonisht qëndronte autobusi për seancë pushimi. Aty kanë mbërritur forcat e Policisë, që kanë marrë në pyetje një e nga një udhëtarët, si dhe shoferin e fatorinon. Vetëm pasi kanë mbaruar procedurat hetimore dhe marrja e deklarimeve, është lënë i lirë autobusi që të vazhdojë rrugëtimin drejt Tiranës. Mësohet se ky është rasti i parë i grabitjes me maska në rrugën nacionale pas 14 vitesh. Ngjarja e fundit e këtij lloji ishte shënuar në vitin 1999, në afërsi të qytetit të Memaliajt. Në atë periudhë, maskat grabitën të gjithë tregtarët e mallrave industriale që shkonin në Tiranë, me autobusin e linjës prej Gjirokastrës. Pasagjeri: Njëri m’u duk 16 vjeç Sipas njërit prej pasagjerëve, një nga grabitësit mund të ketë qenë në moshë të vogël, as 16 vjeç ndoshta. “Grabitësi që më vuri automatikun në kokë, ishte i gjatë 170 cm dhe kishte zë të hollë, çka m’u duk se ishte i vogël në moshë”, rrëfen një prej pasagjerëve. Fillimisht, disa pasagjerë kanë dashur të zbresin për të parë se ç’ndodhte, por kanë hasur në tytat e automatikëve. “Njëri prej grabitësve më vuri automatikun në kokë dhe më urdhëroi të hyja brenda në autobus”. Sipas tij, pasagjerët i kanë dhënë të gjitha paratë që kishin në xhep, edhe pse pjesa më e madhe e tyre ishin nisur për hall.  Rruga e amortizuar favorizoi grabitjen Autorët kishin gjetur një pozicion të përshtatshëm për të kryer grabitjen. Të ndihmuar edhe nga rruga e keqe me gropa të thella, maskat duket se e kishin studiuar mirë vendin ku do të kryhej akti, pasi autobusi nuk do të kishte asnjë mundësi “arratisjeje” për shkak të terrenit mjaft të vështirë për t’u manovruar. Zona ku u ndalua autobusi është e rrethuar nga të dy anët me terren ranor, e lënë nga firma ndërtuese, që merret me ndërtimin e rrugës Levan-Tepelenë. Ndërsa largësia nga Tepelena nuk i kalon 3 km. Në afërsi të zonës ku grabitësit ndaluan autobusin që u grabit, ndodhet një impiant i përpunimit të inerteve, ndërkohë që banesa e parë nga vendi i ngjarjes i kalonte të 100 metrat në krahun e majtë në drejtimin verior. TEPELENE/ PIRO NASE
DURRES: Goditet banda e hajdutëve të makinave DURRES – Policia e Durrësit ka goditur një grup të mirorganizuar që vepronte në vjedhjen e makinave të shtrenjta dhe ka vënë në pranga dy prej anëtarëve të tij, ndërsa ka shpallur në kërkim një të tretë. Burime zyrtare nga Drejtoria e Policisë së Qarkut Durrës bënë të ditur se operacioni i koduar “Start” përfundoi me sukses dhe me arrestimin në flagrancë të shtetasve Eduart Xaka, 24 vjeç dhe Naim Murati, 44 vjeç, të dy banorë të Krujës. Gjithashtu është vënë në kërkim shtetasi Afrim Xhixha, 33 vjeç. Është dokumentuar se në bashkëpunim me njëri-tjetrin këta persona kanë kryer mbi dhjetë vjedhje, ndërsa objektiv ishin automjete të kushtueshme nisur nga marka apo kapaciteti. Ndonëse me banim në Krujë, vjedhjet ata i kryenin në zonën e Plazhit në Durrës. Arrestimi i tyre u bë teksa po kryenin një tjetër vjedhje (konkretisht një “BMË X5″ në pronësi të një 44-vjeçari nga Durrësi, i cili e kishte parkuar mjetin në fund të pallatit ku banonte. Por përveç këtij mjeti ata më herët kanë grabitur edhe dy “BMW”, 3 mjete tip “Benz”, një “Audi” një “Volksëagen”, si dhe dy furgonë. Policia bëri të ditur se, në cilësinë e provës materiale shtetasve të mësipërm iu sekuestruan vetëm 2 mjete tip “BMW”, ndërsa automjetet e tjera të vjedhura dyshohet se i kanë shitur për pjesë këmbimi.  l.m

Albtelecom

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Panorama Online. Moderatori

2 Komente per “Maskat marrin zemër nga ’99, grabisin me armë autobusin”

  1. Per keto akte vagabondesh,perdorues armesh,per vrasesit ka vetem nje ligj: DENIMI ME VDEKJE.Europa nuk e miraton kete ligj sot per ne qe kemi !5 demokraci1997 deri 2013 sepse jane gjoja te drejtat e bjeriut.Edhe kur Europa ishte ne fillim te civilizimit e kishte kete denim dhe rezultati ka pak nga keto akte>Ne e kemi te NEVOJSHEM KETE LIGJ SEPSE NE E KEMI KETE SEMUNDJE DHE JEMI NE FILLIM TE JETES EUROPIANE Parlamenti shqipetar DUHET TA MIRATOJE KETE LIGJ qe 100 % ve regullPo te ishte ky ligj nuk do te perdorte arme djali i deputetes PS apo veprimet me fuoristrada (qe shkakton vdekje) te djalit te deputetit G R!!!!

  2. tepelena eshte tradhetuar ketu e 22 vite nuk kane asnje lloj pune pervecse nje shtepi per antikapattetedhe nje varferi e jashtezakonshme

Beni nje Koment


6 + = 14

Opinion

  • Facebook
  • Twitter
  • YouTube
  • Linkedin
  • RSS

AMC
Hotel Prestige
7epta7

Parashikimi i motit


+23
H: +24°
L: +12°
Tirana
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+26° +26° +25° +25° +25° +24°
+12° +11° +11° +11° +10° +11°
+22
H: +23°
L: +15°
Durres
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+25° +25° +25° +25° +23° +23°
+15° +14° +15° +15° +12° +11°
+22
H: +25°
L: +10°
Elbasan
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+28° +28° +27° +27° +27° +26°
+12° +11° +11° +10° +10° +11°
+18
H: +23°
L: +16°
Vlore
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+25° +25° +25° +24° +24° +24°
+15° +14° +14° +15° +12° +12°
+21
H: +23°
L: +11°
Shkoder
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+26° +25° +25° +26° +25° +24°
+12° +11° +12° +10° +11° +12°
+18
H: +22°
L: +
Korce
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+24° +23° +23° +22° +23° +23°
+ + + + + +
+22
H: +24°
L: +11°
Berat
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+27° +27° +27° +27° +26° +25°
+11° +10° +10° +10° + +10°
+9
H: +22°
L: +
Kukes
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+22° +22° +21° +21° +21° +21°
+ + + + + +
+23
H: +23°
L: +12°
Sarande
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+23° +23° +23° +22° +22° +22°
+11° +12° +11° +10° + +13°
+24
H: +24°
L: +13°
Kavaje
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+26° +26° +26° +26° +25° +25°
+13° +13° +12° +12° +11° +11°
+22
H: +22°
L: +12°
Kruje
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+22° +23° +21° +22° +21° +20°
+11° +10° +10° +10° +10° +11°
+22
H: +24°
L: +14°
Lezhe
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+26° +26° +26° +26° +25° +24°
+14° +14° +14° +13° +12° +13°
+20
H: +24°
L: +14°
Fier
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+27° +27° +27° +27° +26° +26°
+12° +12° +11° +12° +12° +11°
+18
H: +19°
L: +
Pogradec
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+21° +20° +20° +20° +19° +19°
+ + + + + +
+21
H: +21°
L: +
Rreshen
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+24° +24° +23° +23° +23° +22°
+ +10° +10° + + +
+23
H: +23°
L: +
Tropoje
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+21° +20° +20° +20° +20° +19°
+ + + + + +
+20
H: +23°
L: +
Pristina
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+22° +21° +21° +20° +21° +20°
+ + + + + +
+25
H: +25°
L: +
Prizren
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+25° +24° +23° +24° +24° +23°
+10° + + + + +10°
+23
H: +23°
L: +
Mitrovica
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+20° +20° +19° +20° +19° +19°
+ + + + + +
+21
H: +24°
L: +
Skopje
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+24° +22° +23° +23° +23° +23°
+ + + + + +
+24
H: +24°
L: +
Gostivar
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+24° +23° +23° +24° +24° +23°
+ + + + + +
+21
H: +24°
L: +
Tetovo
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+24° +23° +23° +24° +24° +23°
+ + + + + +
+16
H: +20°
L: +
Struga
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+22° +21° +21° +20° +20° +20°
+ + + + + +

Gazeta Panorama Alexa toolbar



Showbiz

Lifestyle

Teknologji

Kuriozitete

© 2014 Gazeta Panorama ONLINE. All Rights Reserved.   Programuar nga: ikoncept Privacy