PSIKOLOGJIA   Birra Korca
GRAZIA   Lotaria Kombetare
Home » Argument, Speciale » Ish-kreu i SHIK, Klosi: Si u manipulua dosja e Mehmet Shehut

Ish-kreu i SHIK, Klosi: Si u manipulua dosja e Mehmet Shehut

Ish-kreu i SHIK, Fatos Klosi

Intervista/ Fatos Klosi: Mehmet Shehu është burrë shteti. Nexhmija nuk disponon dokumente të koduara, ndryshe do të kishin dalë nëpër gjyqe. Pse ishte vrasje. Ish-kreu i SHIK: Pse e kujtuam në 100-vjetorin e lindjes. Dosja e Mehmet Shehut është manipuluar aq rëndë, sa për mua nuk ka pasur asnjë vlerë reale. Deklarata vjen nga ish-kreu i SHIK-ut për 5 vite (gusht ‘97- gusht ’02), Fatos Klosi, i cili si anëtar i kryesisë së shoqatës kulturore-patriotike “Mallakastra” është dalluar dy ditë më parë në krye të konferencës për 100-vjetorin e lindjes së Mehmet Shehut. Profesori i Fizikës nuk e ka njohur personalisht ish-kryeministrin për 27 vite me radhë, por nga përvoja në krye të sekreteve shqiptare flet për gazetën “Panorama” për rrethanat që çuan drejt “vrasjes” së Mehmet Shehut, më 17 dhjetor të vitit 1981… Të enjten ishit në krye të konferencës për 100-vjetorin e lindjes së Mehmet Shehut, pse u bëtë pjesë e saj? Ishte një takim me rastin e 100-vjetorit të lindjes së Mehmet Shehut, që e organizonte shoqata kulturore-patriotike “Mallakastra” dhe unë jam në kryesinë e saj. Unë e konsideroj Mehmetin një figurë madhore të Mallakastrës dhe gjithë vendit, dhe prandaj mora pjesë në këtë takim. E keni njohur personalisht Mehmet Shehun? Unë nuk e kam njohur personalisht. Im atë ka qenë bashkëluftëtar me të gjatë Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare. (Intervisten  e plotë  e lexoni në numrin e sotëm të gazetës Panorama)   //11 janar 2013 Konference per 100 vjetorin e lindjes te zbardhet vrasja e mehmet shehut

Djali i Mehmet Shehut, Skender Shehu dhe ish-kreu i SHIK-ut, Fatos Klosi, dje
gjate konferences.

Takim përkujtimor për ish-kryeministrin komunist. Në krye të konferencës, Fatos Klosi, Sabit Brokaj, Kiço Mustaqi. Të pranishëm qindra vetë. Ish-kreu i SHIK-ut, Fatos Klosi: Krenarë për këtë burrë shteti. Avokat Idajet Beqiri: T’i bëjmë një muze në vendlindje. Aktori Luftar Paja: Bëra gabim që grisa fotografinë me Mehmetin. “Të zbardhet vrasja” dhe “të ngrihet në piedestal” figura e Mehmet Shehut. Këto kanë qenë thirrjet e pjesëmarrësve në takimin përkujtimor zhvilluar dje, për nder të ish-kryeministrit komunist, Mehmet Shehu, organizuar nga shoqata atdhekulturore “Mallakastra”. Pas interesit të jashtëzakonshëm të vizitorëve për të parë nga afër armët dhe përkrenaren e Skënderbeut, me siguri ambientet e Muzeut Historik Kombëtar në kryeqytet nuk ishin tejmbushur më parë nga aq shumë njerëz. Salla e konferencave nuk kishte më vende as për njerëz në këmbë, ndërkohë që të tjerë prisnin në ambientet e jashtme, fusnin kokat, herë pas here për të kapur ndonjë fjalë nga kumtuesi i radhës. Arsyeja që i kish bërë bashkë aq shumë njerëz, ishte pikërisht 100-vjetori i lindjes së njeriut më të rëndësishëm në shtetin diktatorial, pas Enver Hoxhës. E konceptuar më pak si një ceremoni, por më së shumti si një konferencë ku referuan historianë, artistë, veteranë të luftës dhe ish-partizanë të Brigadës së Parë Sulmuese, në aktivitetin e djeshëm u lëshuan me shumicë vlerësime për Mehmet Shehun, për kontributin e tij në veprimtarinë ushtarake dhe atë politike, gjatë Luftës Antifashiste, por dhe pas saj në rindërtimin e vendit. Në panelin e përkujtimores së djeshme shquheshin politikani Sabit Brokaj, ish-kreu i SHIK-ut, Fatos Klosi, Rustem Peçi, kryetari i komitetit të veteranëve të LANC-it, Xhafer Peçi, ish-partizan i Brigadës së Parë Sulmuese, deputeti i Partisë Socialiste Pirro Lutaj dhe aktori i humorit Luftar Paja. ELISABETA ILNICA

Albtelecom

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Panorama Online. Moderatori

99 Komente per “Ish-kreu i SHIK, Klosi: Si u manipulua dosja e Mehmet Shehut”

  1. Ai do te ishte gjykuar per krimet e renda kunder shume shqiptareve te pafajshem gjate dhe pas Luftes II Boterore.

    • PERSHENDETJE se pari , TE GHITHE diktatoret kane luftuar. ndryshe nuk vinin ne pushtet dhe me pas nuk mund tambanin ate prandaj merita e luftes eshte e vobekte.PERBALLE krimeve do te ishte gjykuar pa hezitim.Enveri ne shesh dukej me i larte se Skenderbeu sepse doemos per Ramizin dhe partine ishte burri me i madh qe kish njohur Shqiperia per fat te keq ne shqiptaret patem vetem Skenderbeun te madh prandaj mos te ringjallim me statuja fantazme si enveri apo mehmeti .Mjafton te shohim pak prapa kafazin tone sketerre te komunizmit dhe mehmeti me shoke do te na ikin nga nostalgjia .

  2. Po,nuk eshte çudi ne Shqiperi. Çdo gje mund te ndodhe……
    Tani na kerkojne vleresimin e Mehmet Shehut.
    Mehmeti eshte vleresuar e mbivleresuar ne kohen qe ishte “mbret”.
    Shikoni me mire ata qe vertet e meritojne dhe jo “viktimat brenda sojit”.
    Hajde pjesemarrje, hajde. Sabit Brokaj, Fatos Klosi dhe disa partizane te tjere…

  3. skandal te vleresosh kriminelet,PO edhe keta qe meren me figuren e ketij diktatori. po mir bejn kur nuk u hap asnje dosje per te denuar krimet e komunizmit.kush ti hapi prap ata jan ne pushtet

  4. Presim konferencen e rradhes me teme:
    “A ka qene Shqiperia diktature gjate 1945-1991?”

    Ja u them konkluzionin:
    Ka qene diktature nga 1981-1985 dhe kjo per fajin e Nexhmijes se Enveri nuk ishte ne kete bote…..

  5. Shikoni kush mer pjese , shoket komuniste flasin per permendore si dikur kur ai ishte gjalle. permendore per ke ?

  6. Kur perkujtohen kohet me te erreta dhe kriminelet, kjo do thote se kemi nje problem te madh moral dhe shpirteror si shoqeri. Kujdes!!!!!!

  7. Ça o ku muhabet keshtu. po ne skemi ngritur ne piedestal figura si Musine Kokalari, Sabiha Kasimati e plot te tjere e te tjera qe ska vend serveri po ti shkruhen emrat, paskemi mbetur per vleresimin e Mehmet Shehut. Paska bere gabim Luftari qe ka grisur foton, Jo mor jo nuk ke bere as keq as mire ke bere ate qe po ben aktualisht, ATE QE TE KERKOJNE RRETHANAT me vjen keq ta them po kaq vite jet sa ke mbi supe dicka me te mire duhet te kishin mesuar mjaf me denglat e lalait SOT ARMIK NESER HERO apo anasjelltas. Po figura e Mehmet Shehut duhet vleresuar qysh prej vitit 13 e deri ne dhjetor te 81 po jo si hero apo burre shteti por si pjese e diktatures shqiptare qe ka mare ne qafe aq e aq njerez ne kete shtet. Gjirokastra lindi burre sa qe gjalle i hengren ….. e kane kenduar gjirokastritet nuk na duhet nje banalitet tjeter si ky prej shoqates mallakastra apo sidoqofte. Ai ishte nje njeri trim me 7 r, por qe ne nje moment te caktuar i mer koka ere dhe vret e pret kedo qe mendon ndryshe nga shefi i tij se per te thene te verten prej 44 ai nuk kishte me mend te vetat por te lalait. kjo o historia jone jo fort e lavdishme.

  8. mir e ka klosi..te zbardhet por zbardh dhe ti o klos vrasjet qe ti i di.
    ja tek e kini vito kapon.. pyeteni..

  9. Prape keta horra komuniste te ndryre qe shkaterruan vendin mbi 40 vjet nuk rrine rehat? Kujt i intereson se kush ishte me pak kriminel ne diktaturen e kuqe kryeministri apo sekretari i pare i komitetit qendror? Brezii ri nuk ka interes per ceshtjet e komunisteve. E vrau? kush e vrau? Pse e vrau? Ishte Agjent? Sishte Agjent? etj etj. Ish diktatori Hoxha dhe ndihmsat e tije qe i vrau vete ai nga qe kaloje ne cmendi, e kane demtuar aq shume shqiperine dhe shqipetaret, saqe akoma vuajne pasojat materiale dhe shpirterore.
    Do te ishte e paster dhe me karakter nqs. keta …….do te deshmonin per krimet e kryera ne kohen e diktatures si funksionare apo ndihmsa te drejteperdrejte te diktatorit.

  10. Ky ishte nje kriminel I pashoq

  11. Vazhdojne me perkujtimore kriminelash qe vrane popullin e tyre dhe pastaj ua thyen arrat kufomave ne balle si pa te keq.

  12. Perderisa ketu nuk u be nji gjyq per genocidin komunist , le te nderohen edhe kriminelet e llojit M.Shehu . Ai ishte nji i verber se pasi i kreu gjithe vrasjet per llogari te shefit te ti j , nuk e kuptoi kurr qe nji dite do ti vinte rradha

  13. Pyesni matjane se kush vrau 300 banore ne 1944 ne Macukull ( Burrel) dhe PSE<PASTAJ VENDOSNI PER TA NDERUAR.E VRAU SHOKU I TIJ,por sa vrau ky shoku i tij nga 1943 e deri 1981,edhe ketyre do ti bejme lapidare?nuk do kishte vend per toke bujqesore!!!!
    \

  14. ari nga shkodra

    njerez si ky nuk duhet as te permenden kur

  15. kjo ndodh po ta lesh faren komuniste

  16. Instalimi i sistemit Komunist qe fatalitet per Shqiperine,Dy jane pergjegjsit kryesore;Enver Hoxha,Mehmet Shehu.Ne uison udhehoqen me dore te forte dhe barbare Popullin Shqiptare.nga fitorja ne fitore.E filluan me triska dhe e perfunduan me tollona.Dekomunizmi i Shqiperise duhej te kishte marre fund me kohe.Po kush ta beje?Zabit Brokaj,Fatos Klosi?Atyre nuk i dhimbsen patriotet Shqiptare qe, perfunduan burgjeve pikerisht se kundershtuan me te drejte kucedren Komuniste.Nje pjese e tyre firmetare te Pamvaresise si Lef Nosi,Shefqet Daiu,e tjere.Klasa Politike Shqiptare krejtesisht e papergjegjshme ne se rehabiliton figura te urryera.

  17. Rrofte partia dhe Enveri se mehmeti desh na therri!!!!

  18. Te gjithe keta te drejtimit te konferences jane mbeshtetesit kryesore te edi rames,,, konkluzioni ,..a votohet per keta njerez qe nuk jane vetem nostalgjike por edhe te pa ndjeshem ndaj atyre mijra te vrareve nga dora e nje prej mbeshtetesve me te zellshem te diktatorit..

  19. Puna me e mire e Enver Hoxhes ishte eleminimi i Mehmetit. Po te kishte qene gjalle Mehmeti ne dhjetor te1990 do ta kishte bere Tienanmen qytetin e studentave dhe sheshin Skenderbej

    • Po Enveri, cdo te bente I dashur?

      • Asnje dyshim te dy ishin kriminela dhe e kane vrare trima me doren e tyre dhe natyrisht edhe me ndihmen e obortareve si Bilbil Klosi, Ethem Gjinushi Shefqet Peci e te tjere plehra te historise si keta.
        Po fajin e ka edhe komunisti Sali Berisha qe i fali e i la te shijne ne politiken shqiptare si te barabarte me ata qe u rahen e u dogjen, u vrane e u torturuan nga prinderit e ketyre qe tani na bejne moral dhe historira.
        Poshte komunizmi dhe komunistat.

  20. Pararoja e rames klosi po pergadit terenin per ta rehabilituar enverin.nano nxorri nga burgu negjmijen dhe ramizin tash mbetet vetem qe enverit ti kthejme permendoren.dihet se keta kane qen dhe mbesin femijet e bllokut.turpi per ta nuk egzistone sepse jane gjakepires.

  21. Deridiku jam dakort me luften per clirim .hajt Po ju ja japim per tè mire .Po gjate komunizmit ?Po keta ishin tè gjith njelloj .keta kan vrare njeri tjetrin dhe shume tè pafajshem.Po cfare koference per ket kriminelin .Po e lini ta kujtojn familiaret e tij dhe boll .per te tjerat flet historia flasin faktet dhe mendoj qe ska vend per tu mburrur me ket lloj krimineli .

  22. Po cfare gabimi thua o luftare ?

  23. Shiko ckane thene per Mehmet Shehun me 1943(im ate e kujton sh.mire) :
    Krisi pushka neper male,dale Mehmet Shehu dale
    O kuqal i Rusise,o spiun i Serbise…
    Shikoni si lidhet rrjeti komunist: Fatos Klosi eshte i biri i Bilbil Klosit,ky i fundit ishte baxhanak me Ramiz Aline.Te gjithe ne nje kazan kane ngrene.Mehmet Shehu ishte trim po edhe xhelat aman,me doren e tij kushedi sa jete njerezish ka marre.E cbene ne fund te fundit,hengren kokat e njeri tjetrit,po dhe shkaterruan vendin e na izoluan si qente per 45 vjet.Shqipetare zgjohuni.

  24. Shume kriminele ka ne shqiperi te vdekur dhe te gjalle.

  25. Pyesni Guri Streton,ish baxhanaku e Ilir Hoxhes ,te dy keta emra e dine kush e vrau Mehmetin me date 17 Dhjetor 1981.

  26. 67 ballistët e pushkatuar nga Mehmet Shehu.Ne myzeqe e cila quajt masakra e Lushnjes, ne tetor 1943.

  27. mallakastrioti

    O ALI QOPEKU FATOS KLOSI nuk eshte djali i BILBILIT ne kete sistem ( DEMOKRACIA9) njerzit kane te drejt te shprehen si te duan
    por dua te them o ALI QOPEKU se familja e FATOS KLOSIT mundet te kete edhe gjynahe por ka edhe shume merita
    GJYSHI I TIJ ka hapur shkollen e pare shqipe ne MALLAKASTER dhe eshte varur ne berat
    JA si ikendonte populli
    KLOSI 40 shtepi
    po kendon apo mbane zi
    s kendon po zi po mbane
    per SMAILIN qe e vrane
    Ne BERATE se ce varen
    mund ta gjesh ne internet gjith kete histori
    XHAXHAI I FATOSIT , SULO KLOSI ME PROFESIONIN INXHINJER MINIERASH MBARUAR PARA LUFTES NS STRAZBURG U VARE NGA REGJIMI SEPSE KISHTE KRIJUAR QEVERI KUKULL KUNDER ENVER HOXHES
    MUND TA GJESH NE INTERNET EDHE KETE
    PRANDAJ ME FATOSIN MERRU SA TE DUASH POR JO ME TE TJERT FAMILJARET E TI SE NUK JA DI MIRE RRENJET

  28. Te gjith kane vrar njeri tjetrin per arin e shqiperise.Ramizi ju a holli te gjithve bashk me Nexhmijen.Te gjith diktator kane kene si njeri si tjetri.Po kan lene bishtat mbrapa qe aderojn te e bija e ksaj partie me Edi Ramenne krye.

  29. SHQIPETARET DHE SHQIPERIA QE NUK NDRYSHON,I PELQEN TE KUJTOJE KRIMINELET BYNKJERIST,NGA KRIMENELET KOOPERATIVIST.EHHHH TE QUASHE POLITIKAN NDIHMES INFERMJERIN E PASHALIMANIT,DO TE THOTE QE NE SHQI-PETARET BYTHE -GRISUR NUK KEMI PER TA GJTUR KURRE RRUGEN E DEMOKRACISE,E TE DREJTESISE.KETA BAZHIBOZUKE KUJTOJNE KRIMINELIN E PERSEKUTUSIN E MIJRA SHQIPETARVE BASHKEPUNTORIN E TE PABESIT EDHJER TURKU,MAHMUT SHEHUN.

  30. Ne shqipot e kemi kollaj te kalojme nga nje ane ne tjetren.
    Per te qene korrekt politikisht mohohet c do gje e kaluar politikisht nga Skenderbeu deri tek Sali Berisha qe eshte akoma ne fuqi.
    Historia nuk behet duke mohuar por duke vleresuar te gjitha anet e keqija edhe te mira ne renditje me kushtet e atehereshme.
    Mohimi i c do te shkuare eshte negativ se mund te sjelle perseritje te historise edhe shoqeria nuk perfiton nga gabimet e mepareshme.
    Mjaft me bardhe e zi. Demokracia pranon te gjitha figurat e nje kombi pavaresisht nga pozicionet politike.
    Mehmet Shehu eshte nje nga figurat e Shqiperise edhe nuk mund te harrohet.
    Koha do te sqaroje c do gje.

  31. Mire keta dhe shume kriminele qe kane vdekur dhe ato qe jane gjalle.
    Po ky popull i takon,qe sa here ti shikoje ne rruge keta kriminele,ti beshtyje ne fytyre.Pisat.

  32. me mire do te ishte te zbulonin sa,cilin dhe pse ka vrare mehmet shehu,shume njerze kane zhdukur keta kriminela te kuq me gjyq e pa gjyq

  33. Mehmet Shehu ka përbërë, përbën dhe do të përbejë domosdo edhe në të ardhmen një “Fenomen”, të cilit i janë kthyer dhe do t’i kthehen vazhdimisht brezat e sotëm, dhe brezat që do të vinë, shqiptarët doemos, sepse e kanë “Fenomenin” e tyre të ndritur, që n’a bën nder, por do t’i kthehen edhe më shumë të huajt, europianët kryesisht, sepse Mehmet Shehu ishte dhe mbetet një evropian i madh, do t’i kthehet edhe gjithë memoria historike e popujve dhe kombeve të tjera në të Pesë Kontinetet, sepse ai ka qënë Kryeministri më jetgjatë dhe më i sukseshëm i një vendi që shpesh herë gjatë kësaj kohe ka përbërë lajmë ndërkombëtar.
    Nuk ka vend në botë, nuk ka shkencë të mirëfilltë historike, nuk ka eciklopedi serioze, që të mos e njohin, të mos e kenë pasqyruar, apo të mos e kenë vlerësuar këtë figurë madhore të shekullit të 20-të, sepse Mehmet Shehu, me prezencën e tij, si legjendë ushtarake, i pozicionuar në luftën e drejta botërore, si burrë shteti, me fjalët e tij, me veprat e tij, me mesazhet e tij, të mos ketë qënë dhe të mos jetë ende i pranishëm kudo ku ka frymuar jeta njerëzore.
    Mehmet Shehu nuk ishte një fenomen rastësor. Për të lindur ky njeri i shquar, Mehmet Shehu, kishin shpenzuar shumë historia e kombit tonë, por edhe historia, natyra dhe populli i Krahinës së Mallakastrës, kishin shpenzuar shumë rrenjët gjenetike të familjes së tij tipike mallakastriote, të Shehajve në Çorrush, rrenjë të cilat shtrihen thellë në historinë e qytetërimit iliro-alban të të gjithë trevës sonë. Mehmet Shehu diti që, me jetën e tij, me punën e tij, me luftën e tij, me veprën e tij, me të qënurit e tij në krye të formacioneve të mëdha ushtarake dhe të institucioneve më të rëndësishme të shtetit shqiptar, për afro 45 vjet pandërprerje, t’a çmojë lart dhe t’ia kthejë këtë shpenzim me mirënjohje e me besë, Mallakastrës së tij, po e po, por mbi të gjitha Shqipërisë, në të gjithë kufijtë historik të saj, duke ua rritur nderin dhe lavdinë, si dhe duke ndikuar fuqishëm në rrënjosjen, në fuqizimin dhe në zhvillimin e lirisë dhe të sovranitetit të vendit, të sigurisë, të arsimimit dhe të mirëqësijes së popullit.
    Mehmet Shehu ishte produkt i krahinës së Mallakastrës. Kjo Krahinë ka qënë dhe ka mbetur shtrati i ngrohtë ku kanë lindur në të gjitha kohrat, dhe ku lindin edhe sot burra dhe gra të shquara, intelektualë të spikatur në të gjitha fushat, atdhetarë të nderuar e të respektuar, luftëtarë trima e të guximshëm, njerëz të besës, të nderit dhe të lezetit, punëtorë të palodhur dhe duarartë.
    Nuk mund t’a marrësh të shkëputur formimin e legjendës së dytë të Mallakastrës, pa ndikimin e dukshëm mbi të, të legjendës së parë, Rrapo Hekalit. Kur lindi dhe u formua Mehmet Shehu, bashkëluftëtarët e Rrapo Hekalit, ose bashkëkohës të tij, ishin ende gjallë. Të mos harrojmë gjithashtu se stërgjyshi, gjyshi dhe babai i Mehmet Shehut, Sheh Beqiri, Sheh Sinani dhe Sheh Ismaili, ishin me kulturë të madhe, me arsim të lartë, pasi kishin mbaruar Medresenë në Arabinë Saudite dhe Persinë e qytetëruar, dhe zotëronin disa gjuhë të huaja si arabisht, persisht, greqisht, italisht dhe turqisht. Ata ishin bashkëluftëtar të Rrapo Hekalit, duke luftuar me armë kundër Reformave të Tanzimatit. Po kwshtu Gjyshi, babai dhe xhaxhai i Mehmet Shehut ishin pjesmarrës në Shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë më 28 nëntor 1912. Fotoja e gjyshit tw Mehmet Shehut më Ismail Qemalin, e bërë ditën që u shpall Pavarësia, ka qënë pjesë përbërëse e Muzeut të Pavarësisë në Vlorë. Xhaxhai i Mehmet Shehut, Sheh Aliu ka luftuar me armë në dorë kundër pushtuesve në Kosovë në kryengritjet e viteve 1911-1912, në kuadrin e Batalionit të Mallakastrës, si dhe ka qënë pjesmarrës në Luftën e Vlorës më 1920, në krah të Selam Musait. Ata kanw qwnw pjesmarrës në kryengritjen e Shqipërisë së Mesme kundër tradhëtarit Esat Pash Toptani, i cili deshi t’i shiste Shqipërinë shovinistëve të Serbisë dhe të Malit të Zi, ishin gjithashtu pjesmarrës në Kongresin e Lushnjes në 1920 dhe miq personal tw atdhetarit të shquar Bab Dud Karbunara.
    Sulo Shehun, djali i xhaxhait tw Mehmet Shehut, ishte njw ushtarak i shkëlqyer me akademi turke, mik i ngusht i Avni Rustemit dhe i Halim Xhelos dhe sekretari personal i heroit Bajram Curri.
    Kur Mehmeti lindi në Çorrush më 10 janar 1913, në orën 03 në të gdhirë, në një ditë dimri tepër të ashpër, ku bora e madhe me stuhi nuk kishte të ndalur, një nga ditëdimret e ralla për anët tona, Sheh Aliu, pasi mori dyfekun dhe e nxorri në dritaren e shtëpisë nga shihet lumi i Vjosës, i tha Sheh Ismailit dhe të pranishmëve të tjerë se ky djal do të quhet Mehmet, që do të thotë “I lavdishëm”, dhe e zbrazi armën tre herë për të vënë në dijeni Çorrushin dhe rrethinat e Mallakastrws se “I lavdishmi” i Shehajve kishte lindur.
    Duke i parë zgjuarsinë, e cila i lexohej qartaz qysh fëmijë, në moshën 6 vjeçare Mehmet Shehun e çuan në shkollën e fshatit ku bëri dy vite, sepse vetëm dy vjet ishte shkolla fillore në këtë fshat. Në Çorrush Mehmet Shehu, ky fëmijë i zgjuar, i guximshëm dhe kurioz për të mësuar gjithçka, u mëkua dhe thithi shumëçka për patriotizmin e të parëve të tij, të Mallakastrës dhe të burrave të shquar të saj, posaçërisht me legjendat për Rrapo Hekalin.
    Pasi pwrfundoi dy vjet shkollw nw Ccorrush, prindërit ishin të detyruar t’a dërgonin në shkollën e Hekalit, ku edhe do të jetonte, për të përfunduar edhe dy vjetë të tjera të shkollës. Në Hekal, te Shehajt, te një familje patriote, ishte martuar tezja e Mehmetit. Këtu jetoi Ai për këto dy vjet.
    Këto dy vite të shkollës në Hekal, thonë ata që kanë qënë pranë tij në këtë kohë, Mehmet Shehu mësoi dhe dëgjoi shumë për Legjendën Rrapo Hekali. I ndrisnin sytë nga krenaria, i gufonte zemra e vogël, por e fortë, kur mësoi të recitonte dhe kur i komentonin poezin:
    Hajde, more Rrapo Hekali/
    Kur thërret sa tundet mali!
    Hajde, more Rrapo o lule/
    Lumthi ti bilbil që zure/
    Një pasha me shtatë tuje.
    Topi bam e ti po tutje/
    Plumbat të binin mbi supe/
    As u trembe as u tute.
    Pse lëfton, o derëzi ?
    As për mua, as për ti/
    Po për gjithë Shqipëri !

    Pra, pashai që zuri Rrapo Hekali, nuk ishte dosido, por kishte shtatë tuje. Tujet ishin si yjet që mbajnë sot gjeneralët e Amerikës. Kemi gjeneralë me një yll, gjeneralë me dy yje, me tre yje dhe me katër yje. Përmbi katër yje, s’ka gjeneralë! Gjithashtu edhe në Turqi, kishte pashallarë me katër tuje, por pasha me shtatë tuje ishte vetëm një, kreu i Perandorisë. Një Pasha të tillë zuri dhe e shtypi Rrapo Hekali!

    Formimin e plotë, i cili i shërbeu gjatë gjithë jetës së tij, si çelës me anën e të cilit hapi shumë dyer të jetës, të dijes, të kulturës, të arsimit, të ekonomisë, të formimit si njeri dhe si drejtues, Mehmet Shehu e mori në Shkollën Teknike Amerikane të Harri Fulcit në vitet 1929-1932. Kjo shkollë ishte si “kapaku” për të gjitha, sepse pas kësaj Mehmet Shehut çfarë i shikonte syri, ja bënte dora, dhe nga ana tjetër, pas saj Ai u bë aq i aftë dhe aq syçelët, sa orientohej qartësisht dhe ecte i sigurt në çdo hap të jetës, vetëm në rrugën e lirisë, të atdhetarisë, të qytetërimit, të ndershmërisë, të përkushtimit për kombin dhe popullin e vet.
    Mehmet Shehu ishte një demokrat i madh. Ai ishte gjithashtu edhe një antifashist dhe antizogist i madh. Krahas arsyeve të tjera objektive për të qënë i tillë, në qënjen e Mehmet Shehut si antizogist kishte ndikimin e vet edhe fakti se babai i tij, Sheh Ismaili, kishte marrë pjesë përkrah Fan Nolit në Revolucionin Demokratik të qershorit 1924, si dhe në Kryengritjen Antizogiste të Fierit në vitin 1935.
    Në vitin 1932 Mehmet Shehu filloi studimet në Akademinë Ushtarake të Modenës, në Napoli të Italisë. I lidhur me shumë studentë revolucionarë, duke jetuar në Napoli të Italisë, ai përjetoi ditët e lindjes dhe të zhvillimit të fashizmit, idollogji të cilën e urrente pa masë. Përmes një publicistike të gjerë, por edhe përmes një krijimtarie poetike, të cilën e shpërndante, duke e bërë “pronë” të vetëdijes së të gjithë studentëve shqiptarë e të huaj, në Itali dhe në Shqipëri, Mehmet Shehu, jo vetëm përkrahte çdo lëvizje antizogiste dhe antifashiste, por gjente rrugë e forma për t’i nxitur ato.
    Të qënurit antizogist dhe antifashist i kushtoi rëndë Mehmet Shehut. Një student italian, me bindje fashiste dhe prozogiste, të cilit Mehmet Shehu i recitonte poezitë e tij, e spiunoi atë te autoritetet e shtetit, duke dorëzuar edhe një poezi të shkruar prej tij. Italianët, që e kishin vasalin e tyre të bindur Zogun, e përjashtuan Mehmet Shehun nga Akademia Ushtarake dhe e dorëzuan te autoritetet e Mbretit Zogu, këtu në Shqipëri, të cilët e burgosën.
    Një strofë e asaj poezie thoshte: “Perëndi kush n’a sundon/ N’a sundon Hallvaxhiu/ Brenda zemrën e ka pis/ Përjashta lëkur ariu.”
    Mehmet Shehu ishte një nuhatës shumë i mirë i situatave dhe një largëpamës i madh. Ai kuptoi se Hitleri dhe Musolini nuk mundnin dot të realizonin pushtimin e Francës, Anglisë, Ish-Bashkimit Sovjetik dhe pastaj gjithë botën, pa likujduar Republikën e Spanjës, e cila udhëhiqej nga një qeveri legjitime e Frontit Popullor. I bindur se pas Spanjës, radhën do e kishte Shqipëria, sikurse ndodhi në fakt, në kushtet e një ilegaliteti të thellë, sepse Ahmet Zogu si profashist që ishte, mobilizoi gjithë strukturat e shtetit për të ndalur daljen e vullnetarëve shqiptarë dhe shkuarjen e tyre në Luftën e Spanjës, Mehmet Shehu, si një prej përfaqësuesve më të denjë të antifashizmit shqiptar, dy ditë pasi kishte marrë pjesë dhe kishte mbajtur një fjalim brilant në ceremonin madhështore të varrimit të heroit të madh të Luftës së Vlorës të 1920, Kanan Maze, në dhjetor 1937, së bashku me 68 vullnetarë të tjerë, u nisën për në Spanjë dhe u inkuadruan në Batalionin e 4-ër të Brigadës së 12-të “Garibaldi”.
    Fillimisht Mehmet Shehu u zgjodh Zëvëndëskomandat i këtij Batalioni. Më pas, kur e panë që ishte një ushtarak tepër i aftë, mëndjemprehtë, trim dhe i guximshëm, kur panë që heroizmat e tij në frontin e luftës, sidomos në Betejën e Ebros, “Kuota 196”, ishin në kufijtë e të paimagjinueshmes, e zgjodhën komandant të Batalionit.
    Mehmet Shehut në këtë luftë u bë legjendë. Akti i tij është i pashëmbullt, në se kemi parasysh faktin se, ata që u nisën atje, të gjithë ishin me qefin në kokë. Aq më shumë në kushtet kur fundi i këtyre luftëtarëve internacionalistë, patën fatin që e ka shkruar Mehmet Shehu në poemën e tij të mbrekullueshme “Adelante Kamaradas”:
    “U mbush Spanja plot me varre/ e ka bota panteon/
    Shqipëria-vend i vogël/ dëshmorët e saj nderon/
    Ç’u varrosën të qafuar/me vëllezërit nga gjithë bota/
    Shokëve trima që u vranë/ sa të jetë qielli edhe toka- Nder-Lavdi.
    Dhe nga vargu i vullnetarëve/ që në borë e në tufan/
    Mbi një vit e ca më parë/ Çanë shtigjet me kallkan/
    Dhe në Spanjë hynë fshehtas/Sa po kthehen sonte vallë?/
    Nga të gjashtëdhjetëetetët/ Vetëm nëntë u kthyen gjallë/ Në kufi!”

    Nuk mund të rrim pa përmëndur faktin se pasi u kthye nga Lufta e Spanjës dhe nga kampi famëkeq i interrnimit në Francë, në fillim të gushtit 1942, Mehmet Shehu erdhi me një ideal të madh. Në datën 12 gusht 1942 hodhi në letër, në shtëpinë e tij, në Çorrush një Plan Program Politik socialdemokrat prej 19 pikash.
    Mehmet Shehu, ky shtetformues i madh, ky ndërtues, mbajtës dhe organizues gjenial i institucioneve të shtetit, ishte i pari që dha shëmbullin se si duheshin formësuar strukturat e shtetit dhe pushtetit, duke ngritur fillimisht Këshillin Nacional Çlirimtar të Çorrushit më 15 tetor 1942.
    Në 28 nëntor 1942, së bashku me Bilbil Klosin e Dervish Hekalin, formuan Këshillin Nacional Çlirimtar të Hekalit, më 29 nëntor 1942 atë të Cakranit, më 10 janar 1943 Këshillin Nacional Çlirimtar të Qarkut të Mallakastrës etj. Brenda 4 muajve nga ardhja e Mehmet Shehut në Çorrush në fund të dhjetorit 1942 e gjithë krahina e Mallakastrës, që kishte brenda edhe Krahësin, Kalivaçin e gjithë fshatrat e “Toskërisë” që ka sot Tepelena, në Zonë të lirë, të udhëhequr dhe të mbrojtur me organe pushteti e me forca të armatosura të krijuara nën udhëheqjen e tij.
    Mehmet Shehu ishte një vizionar i madh rreth natyrës së pushtetit dhe gjithpërfshirjes në të. Ai ishte realizuesi dhe konkretizuesi i kësaj gjithpërfshirje, si në strukturat formacioneve të luftës antifashiste nacional-çlirimtare, ashtu dhe në përbërjen e pushtetit antifashist që u krijua në Mallakastër. Mjafton të shikosh dhe të studjosh miqtë dhe bashkëpunëtorët e Mehmet Shehut të asaj kohe, Hysni Kapon, Nako Spiru, Sejfulla Malishova, Tul Jakova etj, mjafton të studiosh emrat e të zgjedhurve në organet e pushtetit nacional-çlirimtar që ai ngriti kudo në Mallakastër, mjafton të shikosh përbërjen e personave që ftonte dhe merrnin pjesë në mbledhjet historike që ka zhvilluar Mehmet Shehu në atë kohë, si në takimin në fund të gushtit 1942 në shtëpinë e patriotit Xhevit Zaçe, në mbledhjen e 3 shtatorit 1942 në Ballsh, në mbledhjen e 10 shtatorit 1942 në Krahës, në mbledhjen e 12 shtatorit 1942 në Fratar, në 20 shtator 1942 në një mbledhje shumë të rëndësishme e masive në Ballsh, në mbledhjen e 25 shtatorit në Cakran etj, mjafton të studjosh me vëmëndje fjalët, idetë dhe thirrjet e tij në mbledhjet pluraliste, për krijuar bindjen e plotë se kush ishte Mehmet Shehu, çfarë përfaqësonte ai, si dhe nga ana tjetër, për të hedhur poshtë me neveri çdo insinuatë dashakeqëse dhe justifikuese të zërave që përfaqësojnë kategorinë e të turpëruarve të kombit tonë, të cilët u hodhën në krahun e fashizmit dhe ju kundërvunë popullit dhe vendit të tyre.
    Në përfundim po tërheqim dy-tre konkluzione dhe po theksojmë dy-tre detyra në vazhdim të veprimtarisë sonë për t’a kujtuar, për t’a vlerësuar dhe për t’i bërë nderet, siç e meriton legjenda e kombit tonë, Mehmet Shehu.
    E para, Mehmet Shehu, në fund të fundit ishte produkt i kohës, produkt i epokës në të cilën lindi, u rrit, u formua, jetoi, luftoi dhe punoi. Kjo epokë, për hir të së vërtetës ishte “pjellore” sepse lindi burra të shquar shteti në të gjithë botën. Lindi Gjeneral De Golin, Çërçillin, Trumanin, Gjeneral Zhukovin etj, etj. Për të qënë kaq të famshëm këta burra shteti punoi shumë vendi i tyre, përkatësisht Franca, SHBA, Anglia, ish-Bashkimi Sovjetik etj. Mehmet Shehu nuk e pati këtë fat, domethënë faktorin vend, sepse jo vetëm që ishim një vend i vogël, por Ahmet Zogu e la Shqipërinë si një zhele turpi në mes të Evropës. Ndaj Mehmet Shehu ja rriti lavdinë dhe nderin Shqipërisë dhe shqiptarëve kudo në botë.
    E dyta, për 32 vjet pas vdekjes së Mehmet Shehut, në këtë vend, në të gjitha hapsirat shqiptare, por edhe me gjerë, në botë, janë shkruar dhjetra mijra faqe shtypi, librash dhe faqe vebsajtesh të panumurta në interrnet. Në se Mehmet Shehu do të ishte shtetas i ndonjë vendi tjetër të fuqishëm demokratik të botës, pasardhësit e tij do të ishin supermilioner vetem prej honorareve të shtypit. Dilema më e madhe ka qënë dhe po mbetet në se Mehmet Shehun e vranë, apo u vetëvra! Nga çdo pikpamja dhe nga çdo kendvështrim t’a shikojmë këtë çështje, nga ana politike, nga ana historike, nga koha kur ndodhi ngjarja, por edhe nga pikpamja juridiko-kriminalistike, ajo ishte një vrasje.
    Mehmet Shehun e vrau sistemi. Sistemi që përjetuam nuk u zgjodh nga Mehmet Shehu. Ai sistem n’a u imponua pa kushte nga Fuqitë e Mëdha, të cilat e ndan botën përgjysëm. Për fatin tonë të zi, me gjithë se ishim Lindja e Perëndimit të Evropës, padrejtësisht dhe dhunshëm n’a bënë Perëndimin e Lindjes së Evropës. Ky sistem, i cili e mori plumbin vdekjeprurës qysh në vitet 1960, dhe u varros përfundimisht kur ra Muri i Berlinit në vitin 1989, donte njerëz plastelinë, njerëz që përshtateshin, dhe jo burra të shquar shteti të përgjegjshëm për popullin dhe kombin, si Mehmet Shehu.
    Detyra e intelektualëve, e politikanëve të mirëfilltë, e historianëve objektivë, e të gjithë njerëzve seriozë të këtij vendi është, që t’i hedhim të pjekura dhe të sigurta hapat për t’a ngritur Mehmet Shehun në piedestalin më të lartë, por të merituar të burrave më të shquar të shtetit tonë, të kombit dhe të popullit.
    Deri më sot, pas Kryeministrit të parë shqiptar Ismail Bej Vlorës, nuk ka një burrë shteti të dytë për nga radha, përpos ish-Kryeministrit të Shqipërisë Mehmet Shehu, jo thjesht dhe vetëm për jetgjatësinë e tij të madhe plotw 28 vjeçare si Kryeministër, por mbi të gjitha për vlerat e tij të mëdha e të pa diskutueshme si shtetformues dhe burrw shteti.

    • Dakort jam une me ato qe ke shkruar ti, por Kastriot Islamin s’po e permendi fare edhe ai eshte perjashtuar nga partia e majte dhe eshte futur ne gjirin e saliut, po prape te majte por me emer partie punes demokratike. edhe Kastrioti eshte bir mallakastriot, por nuk luftoi ne Spanje, por me parate e shqiptareve.

    • Ky Beqiri (me sa duket) e ben historine corap.Ne kohen e Zogut nuk mund te shkonje ne shkolle ushtarake ne se kishe nje “njolle noliste”ne biografi.Kjo ishte e vlefshme edhe pse mund te ishte nenpunes i administrates shtetrore te Zogut.Keshtu teoria noliste e Shehut (plakut) bie dhe gjithshka ndertohet sipas koncepteve te nje ish te burgosuri ordiner i I B.Lufta ne Spanje nuk ishte lufte fashiste e Frankos ,por ne thelb ishte nje lufte antikomuniste e cila shpetoi nga diktatura komuniste staliniane.Fakt eshte qe Spanja nen Frankon kaloi ne diktature,por jo ne bashkepunim me nazi-fashizmin pergjate L2B.Pikerisht ky mosbashkepunim me nazizmin e lejoi Frankon te ushtroje diktature te djathte (jo fashiste) edhe per shume vjet pas L2B.Nacionalkomunizmi i IB s’eshte gje tjeter vecse nje kastravec nazist i papjekur.

    • shqiptar tirone

      Ore Idajet,
      Po pse nuk e bete Mehmetin k/minister te Mallakastres se ne ketu ne Tirane nuk e ftuam? E dyta, kur krahason Ismail Qemalin me Mehmetin ben nje gafe qe mund ta bejne vetem femijet e fillores. I pari u zgjodh, kurse Mehmeti i yt, ashtu si te gjhithe shoket e tij, vetezgjidhej. Keshtu do te kishte vazhduar vazhduar edhe me teper n.q.s. nuk do t’i a “kendonin”. E treta, po te ishte aq trim sa thua ti dhe disa plehra komuniste, perse nuk u çua kunder Enverit kur ky e akuzoi? Por nuk i a mbajti menderja. Trim ishte Haki Taha qe i a numuroi ne balle Miladinit dhe me pas nuk ra i gjalle ne duarte e krimineleve komuniste. Sa per dijeni pon te tregoj nje histori te vogel. Nga fundi i viteve ’60, atje para stadiumit “Q.Stafa” po luanin futboll disa studente te inxhinierise mekanike. N.q.s. nuk e di po te them se Ilir Hoxha dhe Skender Shehu ishin ne nje kurs, por ne kete ndeshje luanin kundra njeri tjetrit. Ne nje moment filluan diskutimet ne mes dy ekipeve kundershtare per nje gol. Iliri i tha Skenderit ” E shajme me nene, se a ishte gol apo jo!” Skenderi i u pergjigj: “Jo ore! Po te te shaj nga nena une, me fusin ne burg!”
      Ma merr mendja se je aq i ftilluar sa te kuptosh se kush i a kishte thene kete gje Skenderit!”
      Tipa si ti te bejne te vjellesh me keto ditirambe. Me vjen keq se qenke “historian i madh”, por vetem per Mallakastren.

    • Mjaft mbylleni mos flisni me per kriminelet komuniste.

    • Po turp nuk ke. vetem ne Shqipnin ton ndodhin keto gjana, qe kriminelet ngrehen ne pjedestal, e prandaj asht Shqipnija ashtu si asht e kurr nuk ka me u ba normale deri sa te gjallojn te till anormal si ti more shoku idajet.

    • Z.Idajet !
      Nuk me duket dhe aq fort i rendesishem diskutimi nese u vra apu u vetevra Mehmet Shehu. Nese per Mehmet Shehun qenkan shkruar sipas teje me mijra faqe gazetash e librash, per Enverin jane shkruajtur dhjetra mijra, e per Stalinin, miliona. Ty duket te ha shume meraku se pse familja e Mehmetit nuk qenka bere multimilionere nga botimet e ketyre shkrimeve.
      Ne historine boterore, qe nga Neroni, jane shkruajtur me qindra mijra libra per diktatore kriminele sadiste qe i kane sjelle njerezimit miliona viktima.
      Mos duhej patjeter qe pasardhesit e tyre gjenetike te ishin bere multimiliardere prej bemave te tyre ?
      Duke lene menjane intrigat e oborit diktatorial komunist, u vra apo u vetevra, ajo qe ka rendesi per shoqerine eshte qe te tille kriminele si Mehmeti apo Enveri kurre te mos i vijne me Shqiperise.
      Per Mehmetin ka tashme dokumente me shifra qe vertetojne krimet e tij.
      Mos duhet qe per sejcilin dokument te botuar te marin hohorarin pasardhesit e Mehmetit ?
      Absurdin e mendesise suaj, e shoh ne faktin se edhe biri i Mehmetit e ka denuar publikisht egersine kriminale te te atit.
      Mehmeti ka vrare direkt edhe me duarte e tij njerez te pafajshem, por krimet me te shumta i ka bere me urdhera e per kete ka kontribuar kriminele te tjere te zellshem. A mos jane sot nje pjese e ketyre te “zelleshmve” qe kerkojne ti ngrejne ditirambe Mehmetit per t’ju shpetuar komplekseve te fajtoreve ?

  34. Epo te lavderosh MEHMET SHEHUN dhe te lesh ne harres heronj dhe patriot si xhaferr deva, Hamit Matjani,Esat TOPTANI,dhe te gjith ata ballist dhe bashkepuntor te nazifashizmit qe u vran ne kra te nazizmit per te sjell demokracin ne shqipri, kjo esht shum e pa drejt,çfar beri MEHMET SHehu luftonte dit nat kunder ITALIS fashiste dhe ushtris gjermane,qe po coptoheshin bashk me patriotet ballisto zogist per te sjell demokracin ktu tek ne,TE NGRESH FIGUREN E MEMETIT, KJO ESHT PADREJTESI E MODHE PER TE GJITH KTA PATRIOT QE PERMENDA ME LART.rroft kujtimi hamit matjanit, xhaferr deves, esat toptanit ,sali protopapes, zogut,rroft UDBja qe i ndimoi kta patriot bashk me asfalin greke per te luftuar per demokracin SHQIPTARE.

  35. te gjithe kane qene kriminel me ne krye enverin,mendonin gjithe naten se kujt do ti hame koken neser,dhe populli priste te hante me luge floriri.
    shkateruan vendin dhe popullin.
    bilanci, asgje e mire vec te keqia dhe shemtyre.

  36. Komunistet fituan dhe erdhen ne Pushtet.Po kunder kujt fituan?Mos valle fituan kunder Ballit?Ne se po.,a nuk duhej trajtuar i munduri?Perse burgje,vrasje internime?Balli ishtie Parti Politike Perendimore dhe ajo e Legalitetit po ashtu.Po cilet ishin Komunistet dhe nga vinin?Perjashto te shkolluarit nga Qyteti si Q.Stafa.V.Shanto.S.Maleshova e tjere.Pjesa tjeter vinin nga fshati te pa shkolluar dhe analfabete.Domosdo do ti imponoheshin frymes Liberale Idealiste.Mbase Komunizmi mund te ishte me i bute.Por kurresesi fitimtare.Aq me teper udheheqesit kryesoreEnveri dhe Mehmeti rrugen Staliniste.

  37. Sali Bollati-Paramithioti

    Tashti mbeti vetem E.Hoxha dhe ti themi “komunizmit enverist shqiptar” Fener Ndricues i Botes Mbare. Nuk e kuptoj sepse vrasesit, torturuesit, inkuizitoret komunist, ne kundershtim me direktivat e BE, ende jo vetem qe nuk denohen por me ATA ANTISHQIPTARE KOMUNISTA PO “KRENOHEMI” PER DITE??!
    KJO TREGON QARTE SE KOMINIZMI TEK NE KOMANDON??!

  38. Pellumb Lamaj USA

    C’fare del nga macja do te gjuaj minje…..eshte virusi i kuq qe zhduket vetem kur zhduket dhe vet vemja ………..

    Pas nenetedhjetes kur dolem nga burgu disa bashkvuajtes me thirren ne Tirane per nje interviste ngaqe kishte ardhur Zeri Amerikes dhe cuditerisht u hoq emri im dhe u caktua pjella e kucedres se kuqe……..dhe e dini c’tha kur e pyeten se kush e vrau Memetin……..Nuk e vrau Enveri tha se ai me vuri emrin mua…….

    Eh moj kuceder e kuqe
    Si nuk u ngope me gjak
    Edhe pjellen tende hengre
    Si s’te plasi ai bark….

  39. O idajet asnje nuk ve né dyshim prejardhjen e mire te mehmet shehut te perpjekeve te tij si atedhetar por pas luftes ai ka qen nje nga fajtoret me tè medhenj te regjimit komunist dhe aq me teper per prejardhjen e tij nuk duhej tè vriste me qindra njerez qe e mendonin ndryshe nga ai .jam i mendimit per njohjen e luftes per clirim por pas kesaj lufte kur erdhen né pushtet u ben njerez pa din e iman .ky ka qen nje kasap qe ka vrare e ka prere .Po ata njerez qe kane vuajtur prej tij .?sa per fisnikerin e popullit te mallakastres asnjeri nuk e ve né dyshim .

  40. z Idaet ne funt te shkrimit thekson se mehmetin e vrau sistemi,a nuk luftoi tere jeten ai per ate sistem te cilin ti vete e quan sistem kriminel Cfare mund te ishte numuri dy i atij sistemi? Pavaresisht renjeve fisnore nga vinte ,si numuri dy, a nuk duhet denuar per tradheti kombetare per faktin se na bene raja te perandoris se kuqe

  41. hahahah dhe kjo na doi tani te nderojm nomonistat mundesisht dhe me permendore brravo keni te drejt kur populli ju perkrah,ju voton ,pse jo filloni nga Enver hoxha dhe me rral dhe nji her,ky popull drurin do,votoni,votoni Edin ,ja kush jan Brojka,Klosi e tjeret me rall kshilltaret e Edit,JEPJANI JEPJANI VOTEN JU LUTEM KETYRE KOMUNISTAVE E RRASHTEN TUJ HANGSHI,njerz injorant,na kthyt 50 vjet mapa dhe nji her ,zhdukni keta bllokmen nji her dhe krijoni nji PS te paster pa bijt e tyre

  42. Shume filma po perdoren per te terhequr vemendjen nga ekonomia nga ai vend me shume halle e per cfar per mehmet shehun ai ishte me gjakatar se i vellai qe e vrau ,Ju jene bo qesharake ne te gjithe boten 56 party 1,5 million njerwz a duhet te zgjidhet problemi i atyre gjakpiresve qe zhduken gjithe ajken e shqiperise ,ca brutal qe lane popullin ne erresire e sot duhet te zgjthet ai problem ,apo qindra familje qe isghin njerez me kulture me sunime drejt nje demokracie reale qe u zhduken pa lene gjurme ,merri ato bisha enveriste nxirri nga vorri dhe leri tere bishat e egra ti hane ,dhe mbylle ate histori famekeqe

  43. nuk mund te kete ne kete bote si o i pa fytyre ti besh elozhe kriminelit komunist qe vrau e preu deri sa hongri koken e vet prej dores qe i sherbeu e quajte trim luftetar po perse nuk thua qe u dridh si miu para xhelateve te vet se e dinte ce priste ajo qe vete e ndertoi dhe e mbeshteti kunder popullit te vet

  44. po te pranojme qe Ehoxha eshte diktator Mshehu eshte diktatori numur dy ai pranoi dhe bashkeveproi per diktaturen vrau dhe preu nje popull te tere,,80 vjet perpara lenini mbolli faren e komuniznit helmoi gjysmen e europes do te duhen dhe 80 vjet te tjera qe te zhduket kjo fare e keqe,keta qe duan ta reabilitojne jane te helmuarit e kesaj diktature gjynah per shkollen qe kane bere,nuk mund ta dine qe jetojme ne 2013 ky popull do vuaje shume nga keta

  45. Mehmet Shehu mezi lidhte dy fjale anglisht dhe kjo me kujtohet fare mire, ndryshe nga sa pretendonte se kishte mbaruar shkollen e Fullcit. E cfare pastaj? Lexoni fjalimet e tij, gjera me te shpifura nuk jane shkruar ndonjehere. Ky ishte edhe me injorant se Enveri. Pastaj, ne qofte se Mehmeti do te kishte qene aq trim, perse nuk e vrau Enverin? Sepse raste kishte boll, ai revolen e mbante me vete gjithmone. Me sa duket, ai i besonte kryekriminelit si vellane e tij, pra besonte ne ideologjine komuniste dhe nuk ishte aspak liberal demokrat, sic thuhet. Perndryshe, duhet te ishte frikacak. Kjo duket edhe ne letren qe na ka lene. Ai ishte i verbuar pas Enverit, dmth nuk kishte vizionin per te pare me tej. Dhe, natyrisht qe ishte i korruptuar koke e kembe me te mirat qe sjell pushteti.

    Konferenca per Shehun eshte jo nje turp, sepse tani jemi mesuar me turpe te tilla – me kujtimet e Vitos e me perrallat e Nexhmijes qe na servirin idiotlleqet e tyre. Ajo eshte nke shenje e prapambetjes se thelle ne te cilen ndodhen shqiptaret dhe qe akoma nuk e kane kuptuar se c’ishte komunizmi. Kjo psikologji idiote – ashtu si ne Rusi me Stalinin – sot shperndahet edhe nga njerez me nje fare shkolle. Dakord, mund te jete nevoja qesharake e mallakastrioteve per te gjetur heroin e tyre. Por te levdosh nje kriminel e shkuar kriminelit, nje frikacak qe nuk e vrau dot diktatorin se e adhuronte – kjo eshte per te vene duart ne koke.

  46. Me vjen mire per faktin qe pothuajse te gjithe ne kete forum e denojne Shehun dhe ata qe organizojne konferenca te tilla. Ndoshta kemi pak shprese.

  47. memeti me everin ishin aq burra te mire sa ne disa familje qe kishin ngrene darke dhe kishin fjetur ne kohen e luftes. kur moren pushtetin i vrane jo vetem ata por dhe disa emra te njohur qe kishin stjuduar neper universitetet e evropes i coj ne spac dhe i pushkatoj poshte komunistat

    • une jam nga corrushi fshati i mehmetit poshte komunistat

      • O Çorrushi maja maja/ ç’u perça e gjet hataja!
        Po Mehmet Shehu i bene nder Evropes, more tutkun. Hero i Luftes se Spanjes. E di ti çdo te thote Lufta e Spanjes?! Hero i Popullit Shqiptar. Luftoi dhe çliroje Mallakastren, Korçen, Tiranen, gjithe Shqiperine.Beri nje ushtri me 3 milion shqiptar. U kalli daten serbo-grekeve. Harruat provokacionet e Gushtit ne 1949? Doli Mehmet Shehu dhe u tha: Per 4 ore do e pime kafen ne Athine. Dhe nga syte kembet monarko-fashistet grek! Po te mos ishte Mehmet Shehu me shoke more qafira, Shqiperia nuk do renditej ne boshtin antifashist progresiste anglo-amerikan, dhe sot do ishim nen Serbi! Po ju a shikoni kush po vleresohet e rivleresohet?! Kur vleresohet ai qe na vodhi arin e vendit, Zogu, e i behet monument te Stacioni i Trenit, nje anadollak qe e la Shqiperine me 80% analfabet, e n’a la me kandil e pish, si mos te vleresohet Mehmet Shehu qe vetem se e pasuroje me bujqesi moderrne, me arsim, me kulture, me shkemce, me dhjetra e dhjetra hidrocentrale, me hekurudha, me 420 miliard dollar vetem armatim. Po e dini ju, o te fandaksur se kemi 20 vjet qe shesin e shesin armet e Mehmet Shehut keta horrat e sotem qe mbahen me paga administrata e shtetit, policia dhe ata 500 ushtaret e Haxhi Qamilit te Ushtrise se Arben Imamit?! Tregohuni more te shkalafitur objektiv, sepse po vleresuam vetem tradhetine, e te mos vleresojme figurat e kombit, me te mirat e te keqijat e tyre, dhe po nuk ditem te vleresojme atdhetaret qe treguan me vepra, ne frontin e luftes antifashiste, ne bore e ne shi, xhveshur e pa ngren, e qe me qefin ne koke luftonin qe te jetonim ne te lumtur, athere buka e tyre, sakrificat e tyre, gjaku i heronjeve dhe deshmoreve te ze syte dhe Perendija te denon? Por sepse kemi mendje te tilla te mbrapeshta, ndaj jemi katandisur sot ne dele te zeze qe tallet e gjithe bota me ne. Vriten 4 bije dhe bija nenash se ka vdekur shteti, u mbushen rruget me lapidare e tufa lule, nga aksidentet, sikur te ishim ne Luften e Trete Boterore, sepse ka vdekur shteti. E kemi para boten e kemi pare Gjermanine, Francen, Belgjiken, Ameriken, Austrine. A ka me turp se si jemi katandisur ne?! Behuni more derezinje objektiv, te pjekur, te urte, largpames, dhe merruni me thelbesoret, me varferine qe na ka pllakosur, me kriminalitetin qe po e shuan kete vend, me te korruptuarit qe e mbaruan pasurine kombetare se po e fusin ne shtepite e veta, e t’i leme te prehen te qete idealistet antifashiste, te cilet nuk kishin nje leke ne xhep kur u vrane per Shqiperine, apo kur iken nga kjo bote!!! Populli nuk ha me dokrra me “anti komunizma”! Iku komunizmi, ka 22 vjet. Akoma “bath, bath per nje kokerr” ne?! Akoma Fazlliçet do mbajme ne kurriz ne?! Turp!

        • Provokacionet e grekeve nuk kishin te benin fare me zaptimin e teritorit Shqiptar se ai ishte i garantuar nga Stalini.Ne ate kohe kohe Greqia ishte perfshire nga lufta civile ,forcat e majta sulmonin greke sulmonin dhe fshiheshin ne shqiperi.Ne ndjekje te tyre greket e shkelnin dhe kufirin tone por largoshin vete dhe nuk ishte nevoja per heroin tuaj Mehmet Shehu se me teper ja kishin friken Stalinit.

        • “420 miliard dollare armatim” permend ky truthari Idajet (Beqiri) per te levduar kriminelin Mehmet Shehu.
          Mjafton vetem kjo marezi e ketij krimineli, edhe sikur te mos kishte kryer asnje krim sadist sic ka kryer, per ta denuar si nje kriminel te popullit shqiptar. Per cfare u harxhuan keto qindra miliarde dollare ?
          Per te blere armatime e municione te kohes se Stalinit e stoqet e jugosllaveve e kinezeve, apo per te ndertuar dhjetra mijra bunkere ?
          Edhe pas me shume se dy dekadave, pikerisht keto depo “armatimesh” te rezikeshme u bene shkas qe ti mernin jeten 26 njerezve ne Gerdec. Nuk i pati grumbulluar keto stoqe vdekjeprurese as Berisha e as “Fasllici” qe permend ti, por krimineli bashkepuntor ne krime i komunistit serb Mugosha.
          Jane pikerisht keto miliarda dollare te shpenzuar kot, qe i katandisen shqiptaret te hane buke misri e presh.
          Nje bunker qe kushtonte sa nje pallat tre katesh ku mund te fusnin koken me mijra te pastrehe, u perdor vetem si nevojtore publike.
          “Populli nuk ha me dokrra me anti komunizma” – thua ti
          Per cilin popull e ke fjalen se ky popull e permbysi komunizmin tend.
          Mund te shisje dokrra te tilla komunistesh dikur kur kishe vetem nje gazete e nje tv. qe ishin ne doren tuaj. Por populli tani pas kaq vitesh eshte informuar plotesisht me qindra burime informacioni qe qarkullojne nepermjet internetit mbrenda disa sekondash, se cfare kriminele xhahile e sadiste kane qene Enveret, Mehmetet e kelyshet e tyre qe vazhdojne t’ju sherbejne edhe sot.

  48. Aq trim dhe i zgjuar ka qene Mehmeti,sa vrau 2-3 armiq te huaj e qindra e qindra e qindra shqiptare te tij.

    Me qindra e qindra,ne menyre sistematike,qysh diten qe vuri kemben ne Shqiperi,per te sjlle sistemin vrases 50 vjecar.

    Sistemin ndares 50 vjecar qe ndau vellane nga vellai per 50 vite,duke rethuar me tre breza me tela me gjemba vendin.

    Sapo erdhi nga Bathorja ne Tirane,shpaten vetem kunder shqiptareve te tij e drejtoi e nuk u lodh per 50 vjet,duke vrare e duke prere.

  49. Mehmetin nuk e vrau Enveri.

    Mehmeti nuk vrau vehten.

    Mehmet Shehun e vrau mallkimi i atyre qindra e qindra e qindra,shqiptareve te pafajshem qe i vrau e i nxiu dyert e shtepiave.

    E i shkaterroi familjte per 3 breza.

    Ai mallkim e vrau Mehmet Shehun.

    Sikurse i njejti mallkim vrau me vone dhe Kadri Hazbiun etj.

  50. ju qe vleresoni kete kriminel komunist shikoni vetem pemjet eksodit te mersit apo dhjetra gomoneve qe niseshin ne drejtim te italis me shqiptar te uritur per buken e gojes, kjo eshte gjendja qe e katandisen vendin keta bastard kriminel,turp per ata shqiptar qe vleresojn keto figura te peshtira te historis ton

  51. absurdi vs absurditetit

    Kjo ndodh vetem ne Shqiperi.Shqiptaret kane nje temperament te cuditshem,ne pergjithesi jane ateiste dhe tifoze ideo-politike,besojne qorazi ate c’ka eshte shkruar ndaj e kane shume te veshtire te pranojne faktet kundra.Kjo kategori e ka shume te lehte qe te pranoje miqesine me Italianet,Gjermanet qe pushtuan vendin,se sa faktet qe hedhin drite mbi realitete figurash Kombetare te cituara prej tyre si” ARMIKE “.

  52. Pushoni me se foluri per diktatore e kriminele qe shkaterruan jeten e qindra mije personave. Me mire flisni per Migjenin apo artiste te tjere te harruar.

  53. Kur lexoj komentet ndihem i lumtur qe ne SHQIPRIN e sotme nuk ka diktator,por vetem bamires paqsor qe ndimojn njeri tjetrin nga te munden,sot te ka lezet shpirti ti shikosh politikanet tan me nje humanizem te shkelquer,te ndershem qe punojn dit e nat per kte popull qe nuk meriton me shum se kaq,sot jemi ne demokraci nuk ka me vrasje pa gjyq nuk ka vjedhje dhe korrupsion si ne kohen e ENVERIT,njerzit jan te lumtur te gjith me pun dhe i karakterizon nje solidaritet i shkelqyer, njerzit e duan fort njeri tjetrin,nuk e vret çuni baben si ne kohen e kalume nuk egziston me gjakmarrja qe e futi PPSHja tek familjet shqiptare,me drejtimin e zotit SALI dhe nen drejtimin e xhozit, SHQIPTARET jan krenar dhe me te lumturit ne bot se tani i rru nato nuk kemi nevoj per ushtar me xhaxhi saliun si e kemi nisur parajsa nuk esht larg per shqiptaret,komunistet ben namin ne gerdec komunistet vran njerez ne bulevard me njizet e nji janar,por me drejtimin e msimeve te mbretit zog me SALIN perpara dhe xhozin pas diktatura komuniste qe i fuste njerzit ne pun me detyrim, qe ja beri shkollen e mesme me detyrim dhe qe ruante sovranitetin e shtetit SHQIPTAR me dhun, nuk kthehet me,nuk kemi nevoj per shkolla pa lek, spitale pa lek,per fabrika dhe uzina qe i vdiqen njerzit ne pun per 50 vjet rresht,dum Ashish dum mill, dum kurva se jo per gjo po keshtu kompletohet dhe demojkracia,shnet o popull dhe byth te forta se çfar meritoni e keni arrit rrofshin patriotet e kombit ton Amet Zogu Sali Berisha Esat toptani xhaferr deva Hamit matjani dhe te gjith ata burra qe dorzun flamurin tek MUSOLINI dhe qe luftun per demokracin ne kra te duçes dhe HITLERIT gjithashtu dhe per UDEBne jugosllave dhe ASFALIN Greke kta njerez sot jan me te rrespektuarit per ju sot o popull pusht.

  54. Ne mes te Tiranes shoqata Mallakastra kujton kriminelin Mehmet Shehu.Nuk kane faj kane nostagji se i solli nga aty ku hante pula gur dhe i vendosi ne mes te Tiranes,dhe me e bukra u vendosen ne shtepite qe Mehmeti i tyre ia mori banoreve te vjeter te Tiranes.Turp

  55. po cikini ketomo po memeti ishte krimineli numer 1 ne shqiperi pas tij vinte enveri dhe zdini cte beni po skini faj se ju lane te lire keta komunistat qe gjoja u bene demokrate tani dhe beni cte doni .

  56. Epo te kerkosh te ngjallesh nje lugat qe ftyren e tij dhe krimet qe ka ber akoma jan te fresketa ne mendjet tona e nuk kan zen kore ,tregon se ke lajthitur ose je kthyer nga ferri me mision qe ta sjellesh ne shtepin tende o qafir qe te paska plasur cipa e te ridhka dora e sfidon me cinizem ato kujtime aq te hidhura 50 vjecare te nje populli te ter ! Ku ishit ateher ju o “heroj”qe u zhduket si mij dhe nxoret nga baulet edhe ndonje fotografi te tij per ta djegur se mos ju a gjente ndonje “mik” qe ju hynte ne shpi ! Po, mir thot dikush me lart ate qen ,e vran mallkimet e te pafajshmeve e vrau besnikeria e verber ndaj kucedres se tij te cilin dihej qe do e hante ! Nuk ka ilac qe te zbus rrenqethjen e atyre qe pesuan prej tij Dhe ju o mallakastriot qe dashkeni te ngrini monument heroi vall nuk paskeni dike tjeter qe ta kujtojm me respekt e te na zbardhni ndonje qe e kan persekutuar dhe prej tyre esht len ne hares A nuk paska aty ndermjet aq e aq te pushkatuarve ,burgosurve e internuarve qe regjimi i “heroit “tuaj e coi shifren reth 100 mij per nje popull aq te vogel ! Esht e drejt e juaj te haroni e te nderoni ctu kercej ne ndergjegje por mos u tallni me kujtime te dhimbshme e mos zhvelhtesoni e cnderoni deri ne kte derexhe nivelin e bashkekombesve

  57. Mbase nuk ka qene i keq, por nga sa raportohet ne dokumente para se te vriste veten Mehmet Shehu thoshte, “Rrofte PPSH, Rrofte Enver Hoxha, etj si keto budalleqe, dhe ky i fundit si shok qe e kishte per 40 vjet pervec se i rrasi plumbin atij, ja rrasi dhe gruas dhe djalit te tij, pale burra keto, e/i quanin edhe trima. Ata ishin shpurdhjake qe te gjithe servile, te poshter e te pa shpirte. Moren pushtetin ne kohen kur Shqiperia ishte ne fazat e para te formimit dhe e keqperdoren si mos me keq,e faji nuk eshte vetem i Enverit, por edhe i Mehmetit dhe me shoke.

  58. mehmeti ishte kriminel, kjo dihet.
    shqiptaret duhet ti thone gjerat hapur edhe pse une jam nga ajo krahine e denoj veprimtarine e tij ne sherbim te diktatures gjakatare komuniste.Ai u vra nga lufta per pushtet dhe jo per demokraci dhe interesa te shqiperise. .
    FEMIJET E TIJ NUK DUHET TE BIEN PRE E POLITIKANEVE SOT QE LOZIN per pushtet.
    ME ATA.

  59. eh si ka ardh koha me vlersu mehmet krimimelin haram e paci o fatos klosi me shok

  60. ZOTI HIDAJET SHUME KOHE KE HARXHUAR A I VRARE PER TE LEVDUAR NJE VRASES SI MEHMETI.MOS HARRO SE E VRAU NEXHI (PANTERA E
    ZEZE) PER TE JETUAR E QETE PAS ZBRITJES NE PURGATOR TE ENVERIT.
    EDHE SOT ESHTE SI MOLLA E KUQE ASKUSH NUK I DHA NJE SHPULLE.
    POPULLI YNE I NDERUAR VETEM TRIM NUK ESHTE.POSHTE KOMUNISTET.

  61. Me keto komente duket qe shqipetaret jane inatçore dhe mund te shohin te ardhmen por i kthehen inateve. Ashtu eshte kane qene diktatore, kane vrare, kane burgosur e shume gjynahe te tjera. Por o shqipetare , a k pasur ndonje qeveri ne shqiperi dhe me tej rrotull nesh qe te mos jete mbajtur me dhune? Sa patriot dhe intelektuale vrau Zogu? Doni ti rreshtoi apo i dini? Kush shiti pjese nga territori i Shqiperise ? Kush po shet tani dhe kush e beri katrahuren e 97 sa biznese u shuan, sa njerez u vrane dhe jane akoma ne hasmeri qe nga ajo kohe, kush dhe kur u hapen depot e armeve? Doni me per te kthjelluar mendjen?. Me falni por jeni te gjthe mjerane. O popull pa tru. Me kushtetuten qe kemi, kryeministri mund te zgjdhet sa here ti doje by… dhe pa tjeter do behet pronar i shqiperise dhe i jeteve te qytetareve te saj. Ndryshoni kushtetuten, qe k/ministri te kete te drejte te zgjidhet vetem dy mandate, pra te kete rrotacion me ligj sic e ka Amerika dhe vend te tjera me demokraci qindravjecare. Keshtu nuk lindin diktatore, hajdute qe e shesin shqiperine per te mbajtur karriken e tyre. Do vije nje dite qe do pendohemi por do jete vone. Komuniznin ne e kemi duaretrokitur dhe jane po ato qenie qe i thurin lavdi Berishes. Edhe ju qe flisni per krimet qe jane bere po te vini ne pushtet dhe te rrini gjate mund te beni me keq se Mehmeti, Enveri dhe Zogu. Historia boterore kete ka treguar dhe kete po tregon.
    Me keto qe po lexoj u jap te drejte shume autoreve te huaj qe na quajne komb tribal (fisnor), nuk kemi dale akoma nga kjo shkalle e rruges se zhvillimit te njerezimit. Tani qe jemi ne sistem “demokrat” kemi voten per te zgjedhur njeshin por kete vote e perdhunojme vete ne populli me urdherin e njesht qe ka krijuar nje rreth qe qeveris, vjedh, poshteron, bene cfare te doje, pra na trajton si skllever, dhe akoma me keq na therret me emer “qytetare”. Hapni syte o shqipetare te mjere. Lereni Mehmetin se e mbylli kapitullin e tij. Duhen akoma dhe 50 vjet qe te shkruhet ajo cfare eshte bere. Mos harroni se komunistat jane ne udheheqje, Slala dhe femijte e komunistave. Keta qe bejne konferenca jane me te ndershem se dalin hapur kurse ata jane ne fuqi sot jane me te rrezikshem sepse jane te kamufluar me petkun e demokratit.
    Me respekt emigranti
    US

  62. Ashtu si manipuloi Mehmet Shehu me mijra e mijra e mijra dosje.

    Ashtu u manipulua dhe dosja e tij.

    Pa asnje ndryshim e devijim.

  63. Keto menstra,qe rrine perkrah Edvinit, dhe shpresojne tek rotacioni politik duket qarte se c’mendesi kane, rikthimin e kujtimeve “te lavdishme” te epokes se tyre.Kjo eshte ideologjia sunduese e kesaj kaste, prandaj hapni syte dhe mendohuni mire ne 23 Qershor. Barku qe i polli ende nuk eshte shterpezuar bile ka pjelle kasten e re e cila ka uzurpuar dhe nenshtruar PS.

  64. dhe ky fetyre ka kene shef i shiku-t…. cfare turpit me pase kto figura te mbrapshta ….sidoqofte vazhdoni keshtu se nuk keni per te fitu ma zgjedhje se po e nxirrni kryt dhe njerzit fillojn te kujtojne pak nga pak jo vetem ata plehna qe na udhehoqen dhe na lanen 100-vjet mbrapa por edhe kto ftyra te pshtira qe ne 8 vjet pushtet na kthyen 20 vjet mbrapa te shpresojme qe njerzit te fillojne te kujtojne dhe te mos harrojne kurr ato krime qe ata pleha i banen ktij populli.

  65. Mizor ,kriminel ,i pabese ishte Hoxha , por mjere Shqiperia dhe shqiptaret po te binin nen kthetrat e bishes M . Shehu . Te nderosh kete kriminel do te thote te baltosesh gjakun e dhjetrave te pafajshme te vrare nga dora e tij .

  66. Masakra që kreu Mehmet Shehu në fshatin Matjan të Lushnjës(disa e quajnë masakra e Garunjasit, disa e Golemit) në tetor të vitit 1943, është ndër më të egrat në historinëe Luftës së Dytë Botërore në Shqipëri dhe kundërshton historiografinë komuniste, e cila pretendoi për 50 vite se Lufta Nacional Çlirimtare nuk kishte karakter vëllavrasës, por ishte lëvizje për çlirim Kombëtar. Masakra i paraprinë luftës civile, ku marrja e pushtetit ishte qëllimi kryesor i Partisë Komuniste, e cila në vend që të luftonte pushtuesin, nxiti urrjetjen dhe u ktheu pushkën vëllezërve nacionalistë.
    20 vjet më parë/Ajo ditë nuk më hiqet nga kujtesa, edhe pse kanë kaluar 20 vite. Ngjiteshim me vështirësi drejt Majës së Shkujkës për të shkuar tek vendi ku kishte ndodhur masakra, në fshatin Matjan (në fakt si vendbanim i “armiqve” ai kurrë nuk u quajt fshat sepse e lanë anonim për hir të biografisë.) E përpjeta është e thiktë dhe këmbët të rrëshqasin nga që vend është shkëmbor. Edhe pse nuk i kalon të 200 metrat, Shkujka të duket e paarritshme, po të kesh parasysh ngjitjen e saj nga niveli fushor në atë kodrinor. Kjo quhet ndryshe edhe Kodra e Shënjimit, e marrjes shenjë. Në fakt është një kodër dominante e Darësisë së Lushnjës, ka qenë strategjike në përplasjet e ushtrive pushtuese ose kalimtare. Është një emërtim që mund ta ndeshësh në topografinë ushtarake. Ndërsa vendasit e zbërthejnë ndryshe toponimin “Shkujka”- Shkoji uji; uji shkoji. Fshati që është në këmbët e kodrës, Shegasi ka shegë shumë, por jo ujë. Dikur uji pat shpërthyer majë kodrës, por barinjtë sipas legjendës, e mbushën pusin shpërthyes me delet dhe leshin e tyre dhe që atë ditë uji shkoi nga ato kodra.
    Pikërisht në vjeshtën e largët të vitit 1943, në rrugën gjarpërore që përdridhej mes masiveve shkëmbore hiqej zvarrë edhe kolona e djemve të Myzeqesë, që patën pranuar thirrjen e Ballit Kombëtar për të çliruar Atdheun. Ata ishin çarmatosur në fshatin Golem dhe ashtu duarlidhur mezi çapiteshin në atë të përpjetë që të merrte frymën. Ku po i çonin? Askush nuk e dinte. Përshpëritej se atje po i priste Mehmet Shehu i tmerrshëm, komandanti i Brigadës së Parë Partizane. Ata që i shoqëronin nuk u treguan gjë, veç u thanë se do t’i çonin atje në shtabin partizan.
    Kur dolëm në majën e kodrës, dhe hodhëm sytë poshtë, në fushën e paanë të Myzeqesë, na u duk se qëndronim në një ballkon gjigand, ku syri dallonte pas fushës dhe kodrave të Gërmenit, kaltërsinë e detit Adriatik. Atë kohë drejtoja Shoqatën e të Përndjekurve Politikë të Lushnjës. Isha edhe pjesë e Komitetit Ekzekutiv Pluralist. Bashkë me mua ishte edhe sekretari i komitetit Pluralist, gazetari Dalip Greca. Ai ishte pjesë e asaj zone dhe e njihte mirë edhe terrenin, edhe njerëzit, edhe ngjarjen tragjike që kishte ndodhur. Fshati i tij ishte fqinj me Matjanët. Kontributi i tij në atë rivarrim, u vlerësua nga shoqata e të përndjekurve.
    Banorët e Matjanëve u mblodhën shpejt sapo zbritëm në fshat. Met Matjani me Faikun na japin mikpritje. Kishin ardhur dhe fqinjë të tjerë sapo kishin dëgjuar për qëllimin e vizitës tonë atje. Një zonjë e vjetër në moshë na tregoi: Isha nuse e sapo ardhur atëherë kur ndodhi masakra. Netëve ulërinin qenët dhe ujqërit nga gjaku. Fshati ishte i rrethuar me pyje. Ishte një vjeshtë e ngrohtë kur u vranë ata të gjorë. Aso kohe ne i sillnim bagëtitë për të pushuar në shtëpi deri pasdreke dhe i lëshonim sërish nëpër pyje e lëndina. Edhe unë po përcillja bagëtinë së bashku me kunatin. Ata e kishin kryer masakraën, por ne dëgjuam një rënkim të zgjatur, që na e sëmboi në zemër. Të gjorit nuk i kishte dalë shpirti dhe ai, komandanti i egër kishte urdhëruar një çupë partizane, po ma prish gjumin ai rënkim. Ç’pret? Një breshëri arme ishte dëgjuar dhe zëri qe mekë… Një nga të moshuarit na tregoi: Ishin më shumë se 200 robërit ballistë, që kishin sjellë partizanët para komandantit Mehmet Shehu. Disa nga ata që kishin të njohur në radhët e partizanëve shpëtuan; të tjerëve iu bë thirrje:Kush bashkohet me ne, i falet jeta. Në radhët e ballistëve kishte edhe të rinj të moshës 16-17 vjeçare, kishte edhe të moshës 65 vjeçare. Shumica ishin mbi 20 vjet. Disa prisnin ditën e dasmës, disa kishin lënë nuset në shtëpi, të tjerët fëmijët. Shumica e ballistëve kishte kthyer sytë nga Rakip Xhepa. Mehmeti i qe drejtuar atij: Bashkohu me ne? -Derr bëhem dhe komunist Jo!- i qe përgjigjur Rakipi. Kaq ishte dashur dhe krismat kishin korrë jetë shqiptarësh të pafajshëm. 67 jetë të pafajshme u shuan. Për 45 vjet të gjitha famijet e të vrarëve u trajtuan si familje të armikut të klasës, ku biografia shkatërroi jetë të tjera, la pa arsimuar qindra të rinj, dhe shërbeu si kontingjent për të mbushur burgjet.
    Nderimi i viktimave/Shoqëria shqiptare nuk ishte çliruar ende nga makthi i komunizmit kur Shoqata e të Përndjekurve Politikë të Lushnjës së bashku me Komitetin Pluralist morën vendimin që të nderonin viktimat. U desh një përplasje e fortë me shoqatën e Veteranëve të rrethit, të cilët vazhdonin që t’i quanin armiq të pushkatuarit. Debate deri në mesnatë, por ata nuk lëshuan rrugë. Madje paralajmëruan se qytetin do ta kishim kundër në ditën e varrimit të eshtrave dhe se ata do të punonin kundër. U përpoqëm t’i bindnim, por kur e pamë se gjithçka ishte e kotë, u përcollëm edhe vendimin e Komitetit Ekzekutiv Pluralist të rrethit se varrimi do të bëhej përbri parcelës ku ishte varreza e dëshmorëve të rrethit. Ky vendim i zemëroi edhe më shumë. E braktisën takimin që u organizua në zyrën e sekretarit të Komitetit ekzekutiv, detyrë që atë kohë e kryente Dalip Greca. Nuk u tëhoqëm. Ekipi i shoqatës i drejtuar nga Esat Çoku, kryetar dhe i mbështetur nga Vasil Sylari, Hajdar Xhafa, Naim Stravecka, Sherif Kaloshi, Njiazi Bylykbashi e të tjerë, nuk u tërhoqën, edhe kur veteranët paralajmëruan se do të bënin gjithçka që ky aktivitet të dështonte. Në debat me ta mbaj mend se u thashë: Ju nuk po pranoni pajtimin e të vdekurve, po si do të pajtoheni me ne të gjallët, që na keni burgosur e persekutuar? Pasi i mblodhëm eshtrat e të pushkatuarve, i futëm në arkivole, i zbritëm në qytet, nga të gjitha anët vërshuan kërkesa nga të afërmit e viktimave: Na i lini një natë t’i qajmë në shtëpitë tona! Shumica ishin nga Divjaka dhe Çerma. Ua dhamë. Ishte një takim i dhimbshëm mes të gjallëve dhe të vdekurve. Një solidaritet i jashtëzakonshëm i qytetarëve të Lushnjës, Divjakës, Çermës dhe zonave përreth. Ata shkonin dhe ngushëllonin dhe i qanin me ligje sipas zakonit. Nuk i kishte qarë njeri në kohëvdekjen e tyre. I kishin groposur si kafshë në një faqe kodre duke hapur një gropë të madhe atje tek Matjanët. Një miting i përmortshëm me një pjesëmarrje të madhe u organizua në qendër të Divjakës nga Shoqata e të Përndjekurve, mbështetur nga Partia Demokratike dhe Partia Republikane. Në krye ishin; mjeku antikomunist Ihsan Çabej, Seit Prishta, Jovan Rudha, Llazar Sako, Perikli Sota, Xhevit Çela, Gëzim Hajdari, Ilir Zhiti, Hajdar Qerreti, Ylli Sefa, Fred Haxhiu, Liliana Beçka e shumë të tjerë. Një montazh letrar i përcjellë nga Perikli Sota e bëri trumën të përlotej. Telekronisti Viktor Davidhi e filmoi të plotë procesionin. Gazeta “Ora e fjalës” shkroi reportazhin e ceremonisë. Dua të veçoj kontributin dhe mbështetjen e kryesisë së Komitetit Ekzekutiv ët rrethit, Fetah Elezi – kryetar, Seit Prishta-zv/kryetar dhe Dalip Greca – sekretar. Ata ishin njësh me shoqatën e të përndjekurve në të gjitha fazat e ceremonisë, caktimin e vendvarrimit, nxjerrjen e fondeve dhe gjithçka tjetër.
    Dita e 11 shkurtit dhe mungesa e kërkimit të faljes/Dita e 11 shkurtit ishte e veçantë në qytetin e Lushnjës. Sheshi kryesor i qytetit ishte i vogël për ta mbajtur gjithë atë turmë. 67 arkivole i prinin marshimit drejt kodrës së varrezave të dëshmorëve, ku do të varroseshin edhe ata që qenë konsideruar “armiq”. Lushnja e fiseve të përndjekura; Sefajt, Korreshët, Çelajt, Xhindolët, Murrizët, Sinajt, Kërçit, Matjanët, së bashku me banorët e persekutuar të ish kampeve të internimit të Gradishtës, Grabianit, Savrës, Gjazës, Pluk, Çermë, kishin zbritur atë ditë në shesh, jo për hakmarrje, por për dinjitet dhe nderim të viktimave. Sa shumë lule kishin sjellë lushnjarët atë ditë morti! Nga altoparlantet e vendosura nëpër shtyllat e rrugës, dëgjohej apeli emër për emër i 67 burrave që nga tradhtarë të shpallur padrejtësisht, po ktheheshin në shtratin e lavdisë së munguar për 48 vite.
    Mbaj mend se në fjalimin përcjellës, u kërkova ndjesë të pranishmëve se për të nisë atë fjalë përcjellëse, kisha marrë hua një shprehje të Patër Anton Harapit, tek po përcillte eshtrat e Çerçiz Topullit dhe Muço Qullit në vitin 1936, “Ndalni burrat e Gjirokastrës, Shkodra e ka një fjalë me Ju!”. Këtë thirrje doja t’u drejtoja sot para se këto arkivole t’i fusim në dhe’ edhe atyre martirëve që u ndëshkuan me plumba pa bërë asnjë faj. Atë fjalë desha t’u përcillja edhe unë dëshmorëve tanë, që u ndëshkuan pse luftuan për Shqipëri etnike, ndryshe nga komunistët, që donin një Shqipëri pa Kosovë e pa Çamëri, në miqësi me sllavët.
    Dhe shpalosa para turmës që lotonte fjalë zemre. Ceremonia e varrimit ishte madhështore. Veteranët na vëzhgonin nga larg. Nuk u ndjenë mirë që armiqtë e shpallur nga ata u varrosën pranë e pranë dëshmorëve. Ne në fakt kishim pajtuar të vdekurit, por jo të gjallët. Ne as sot s’ndjehemi të pajtuar. Si do të ndjehem unë i tillë, kur në Parlamentin Shqiptar, bashkë me mua si deputet i PD ishte edhe ai i PS, ish-hetuesi im? Si do të ndjehej familja ime që për 45 vjet u burgos e syrgjynos burgjeve dhe bëri jo pak por 70 vite, babai, dy vëllezërit dhe unë? As hetuesi im nuk më tha një herë”më fal”, qoftë edhe për formalitet a kortezi njerëzore. E prita këtë ndjesë që ai ta shqiptonte nga foltorja e Kuvendit, por jo, nuk e pati kurajon. Madje as kur ia kërkova unë. Si do të ndjehemi të pajtuar ku të gjithë ishët dhe bijtë e bllokut kërkojnë ende revansh në radhët e Partisë Socialiste? Si do të çlirohet Shqipëria nga e djeshmja e tmerrshme, kur Ministri i Brendshëm i fundit të kohës së diktaturës, është 20 vite aktiv në politikë?

    Lista e 67 ballistëve që u pushkatuan nga Mehmet Shehu: Ndoni Miti Sako, Fani Zoi Trungu, Gori Siku Todi, Jani Spiro Gjeka, Jorgji Spiro Gjoni, Jorgji Xhovan Lala, Kozma Andon Zhuka, Nasi Spiro Zhuka, Koli Xhovan Tashi, Kristo Joti Shkoza, Loni Naun Bita, Llazi Llambi Prifti, Liti Nasi Shkoza, Mihal Tasi Bita, Nasi Llazi Janko, Nasi Simon Sako, Nasi Leksi Zaho, Perikli Kozma Prendi, Pali Teni Zaka, Ristan Gjergji Bani, Simon Nuni Gjini, Stefan Ndoi Prendi, Trifon Leksi Gjeka, Trifon Kozma Gjoni, Todi Spiro Gjyrgji, Vasil Koci Përboti, Myslym Haxhi Bedalli, Ram Koci, Bajram Jeshili, Medi Pirra, Bajram Pepa, Rako Nako, Hysen Dupi, Arif Muço, Rakip Xhepa, Shaqir Sula, Elmaz Xhepa, Çaush Xhepa, Latif Karafili, Shaban Sina, Asllan Vrapi, Hysen Ismaili, Murat Meshani, Bajram Bilbili, Ismail Koçiu, Muhamet Kasmi, Alush Kasmi, Shemsi Arapi, Skënder Arapi, Ymer Bullari, Sabri Bullari, Beqir Cani, Haxhi Sina, Tafil Lluzha, Ibrahim Lluzha, Arif Halili, Kadri Murrizi, Ismail Murrizi, Hysen Murrizi, Haxhi Murrizi, Gaqi Ndoni, Ndini Ndoni, Isuf Buzi, Shyqeri Leka, Ramazan Kofsha, Shefik Tata, Gori Lala

    • shqiptar tirone

      Me vjen keq O Petrit qe ende e vuan ate dite te cilen e pershkruan ketu. Realiteti nuk eshte pranuar asnje here nga plehrat, plehra qe edhe sot ne saje te leshimeve te bera nga PD qe ne fillim, vazhdojne te helmojne me gjuhet e tyre. Kur ata kane guximin qe te na permendin fjalen demokraci, merre me mend se çfare hipokritesh dhe injorantesh jane. Une po permend nje fraze qe me kujtohet nga filmi “Matias Sandorf” i shfaqur ne Tirane para nja 4-5 dekadave. Ne momentin qe u arrestua prokurori dhe u dergua para Sandorfit, ky i fundit tha:” Te varet ne litar. Ta dije edhe ky njehere kuptimin e asaj fjale qe ka patur gjithnje ne goje!” Nuk ma merr mendja qe te ashtuquajturit veterane dhe miqte e tyre te kuq do ta kene te lehte t’i kuptojne keto fjale.

    • keta te gjore u moren me zor nga krimineli hamit matjani dhe isa toska dhe u perdoren si mish per top prej tyre kunder partizaneve,,,,hamit matjani dhe isa toska vrane si burracake te porta e shtepise fshatarin e varfer nga xengu ,ANDON VELIU pa asnje faj si dhe partizanin MEXHIT CELA ( nga karbunara) ne Divjake dhe si te tille nuk dallojne nga krimineli mehmet shehu

  67. Ju lutem me tregoni nje vend ku Komunizmi doli ngadhnjimtare.As edhe nje.Pse?Sepse Komunizmi eshte sistem frenus ne te gjitha sferat e jetes.E ndrydh njeriun e ben pasiv dhe jo produktiv.Shikoni Politikanet tone a jane te tille?Kurresesi jo.Pse ?Sepse nuk kishte shkolle te tille por shkolle Marksiste Leniniste ku njeriu duhej te tregonte egersi dhe jo dhimbshuri.Vete koha do te sheroje plaget e nje Populli te tramautizuar.

  68. Kastraveci ALPIN

    Mehmet Shehu ka qene kriminel i pa shpirt dhe i pa bese ashtu si gjithe pjella komuniste (sot ylberiste),perpjekja per ta njesuar me Mallakastren eshte nje manipulim sigurimsash ose shikasish te Edi(a) Rames te tipit Fatos Klosi com.

  69. Ky eshte populli yne !!I pa moral. Shife se kush na ben edhe historine e vendit dhe figurave? Fatos Klosi e paliacot e tjere aty. E pa besueshme. Ne nuk futemi ne Europe sepse “pozit e opozite” te dyja bashke jane ish komunistat e djeshem dhe ato nuk dojn ne asnje menyre qe vendi yne te bashkohet me perendimin. I kemi te pushtuara te gjitha gjerat nga ish komunistat. Duke ja filluar nga shtypi e radio televizionet e ndryshme, busineset dhe politiken e vendit. Pastaj ne presim qe nje dite vendi yne te eci perpara. hajde hajde hajde !!! ME KE ?? Nga KUSH ?? Prej KUJ?? EEEHH POPLULLI I SHKRETE !!

  70. Cudi e madhe. Vetem ne Shqiperi bejne konferenca perkujtimore per kryekriminelet !?

  71. pershendes dhe falenderoj komentuesinPETRIT qe perkujton genocidin komuniste ne rrethin e lushnjes nga kanibali mehmet shehu . ai popull qe ska memorje eshte i destinuar te ribjer ne fatkeqesi. duhet reabilituar e nacionalistit te madh HAMID MATJANI i cili shkoj drejt trekendeshit me fjalen ne goje RROFTE SHQIPERIA E LIRE.

  72. poshte komunizimi dhe kelyshet etij

  73. komunizmi fara ekuqe epameshirshme qe henri jete njerzish te pa fajshem se deshen liri demokraci

  74. Se kuptoje se si merren akoma me te vdekurit,dhe kush merret me shume ata qe i lepiheshin kur ishte gjalle,dhe kur vdiq s’pertuan ti hidhnin balte,dhe kete gje e bejne vetem Mallakastriotet

  75. Ne qofte se njeriu duhet vleresuar se sa jete njerezish ka shpetuar, M.Shehu e ka marre vlersimin naten qe e vrane.
    “… Atëherë Jezusi i tha:

    “Ktheje shpatën tënde në vend të vet! Sepse të gjithë ata që kapen për shpate, prej shpatës edhe do të vdesin…” Mateu 26,52.

  76. Mehmet Shehu ishte Pol poti i shqiperise,ishte Bucher(kasapi) i shqiptarve.shehu ishte krimineli me i madh i shqiptarve dhe i dyti pas Ballaban Baderit qe luftoi per interesat e Turqrve.Shehu ishte Radikalizmi me ekstrem i Kombit shqiptar qe leu duart me gjakun e shqiptarve,dhe e dini pse? sepse ai ishte dhendri i Dushan Mugoshes Serb;Populli i Gegerise e urren ate me pasionin me te madh dhe ne Gegeri ai nuk ka vend.

  77. Cuditem sa thelle ne ndergjegjen e njerezve kane hyre keto probleme para se te shkruaj historia.Mesova se i madhi Shehu paska qene ai qe vriste,likuidonte me shume me vendimet e tija personale,ndonjehere edhe me urdhera.Si asnjehere nuk i tha Enverit?Ej zotni,kete nuk duhet vrare.Mos dalky tani qe Enveri e vrau sepse kishte bere krime.Ne nje dokument te Dedijerit serb shkruhet se ai nuk ka perfill askend ne momente vendimesh per armiqte.Keto argumente si duket i ruajti Enveri.Pse gjate 40 vitesh ai nuk u perballe me Enverin?

  78. Dikush nga komentuesit na e nxjerr kenderbeun demokrat. Kjo tregon se nuk e nohin historine, jane analfabete. Me geni nje shtetar, qofte edhe ne Amerike qe nuk ka vrare konkurentet e vet.

  79. Me vjen keq per disa komentues ketu me mentalitet Komunist.Njeri do te etiketoje Popullin pusht.Me demek sia paska ditur per nder Partise,Pranveres se kesaj toke.Ne se ka mangesi sot duhet te themi pa frike se i atribohen po asaj Partije,qe e beri Popullin gazep,hajdut dhe te pa shpirt.Natyrisht jo te gjithe.Mbase duhet nje permbysje e madhe.Po cili ta beje?Te presim dhe te shpresojme.

  80. sigurisht qe me kalimin e kohes mehmeti degjeneroi bashke me sistemin,,,,kur djemte e tij jetonin si ne hollivud, dashuronin, shkolloheshin jashte, mbanin xhinse e motora, degjonin muzike perendimore ne vitet 70-80, ne konviktoreve na nxihej jeta nga buka thate me makarona si llac dhe morra e rrugece neper kembe,,,,ai u shkeput nga populli njelloj si bejleret e zogut dhe e pesoi si ata,,,,,

  81. mehmet shehu ishte shembull i sakrifices e vetmohimit per te miren e popullit shqiptar.ishte tmeri i ballisto zogisteve te cilet u bashkuan me okupatorin gjate luftes se dyte boteore dhe shqiperine ja shiten italise dhe tani kerkojne te shiten si patriote por nuk jane gje tjeter vec se plehra dhe qe jane plehra ja u kishte treguar mehmet shehu.ai luftonte si neve dhe prane neve cudi si njuk e mori ndonje plumb..me veprimet e tij i shkrire me popullin ai krijoi mitin se nuk e zinte plumbi.me kujtohet ishja fmije kur erdhi ne vlore mbas clirimit ne fjalimin e tij tha shprehjen gjoksin mos ja fshi rrezikut sh[inen mos ja kthe armikut.ne inkursionin e nje pjese te brigades se pare ne malesite e shengjergjit kerkoi buk per partizanet mir i thane por do presesh gjysem ore.nuk me pret koha ju tha,urdheroi itendentin te therte mushka por ai nuk prano dha urdher te pushkatohet itendenti,po te jete puna per pushkatim po i ther i tha itendenti,i theri i poqi per gjysem ore ,pjekur pa pjekur morem rrugen drejt qarrishtes,kaluam neper fshat nen grykat e ballisto zogisteve qe na shikonin nga dritaret por nuk guxonin me marshim ne nje metro bore ne shkallen e tujanit e u gjenden ne peze.brigada e pare mbi jet e vrau hrushovi i shqiperise me padronet e tije.ai ka mbetur ne histori ky eshte shperblimi me i math.onte ne mes te dimrit ne mes te reakcionit nen hunden e tije ne dimrin e vitit 1943 1944 kur reaksioni trumbentonte se kishte zhdukur levizjen nac clirimtare.ky ishte mehmet shehu me shoket e tije.kryeministri i shqiperise qe dinte dhe sa gjilpera i duheshin vendit qe e kthe shqiperine nga nje vend agrar shume i prapambetur ne kohen e zogut ne nje vend industrialo agrrar te perparuar.e vrane konjokturat e kohes qe nuk donin nje shqiperi te pamvarur

Beni nje Koment


4 + = 11

  • Facebook
  • Twitter
  • YouTube
  • Linkedin
  • RSS

AMC

Hotel Prestige

Renzi i përgjigjet The Economist… me një akullore

30 Gus 2014/Nuk ka Komente/me shume »
Gazeta Panorama Alexa toolbar

Parashikimi i motit


+23
H: +24°
L: +12°
Tirana
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+26° +26° +25° +25° +25° +24°
+12° +11° +11° +11° +10° +11°
+22
H: +23°
L: +15°
Durres
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+25° +25° +25° +25° +23° +23°
+15° +14° +15° +15° +12° +11°
+22
H: +25°
L: +10°
Elbasan
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+28° +28° +27° +27° +27° +26°
+12° +11° +11° +10° +10° +11°
+18
H: +23°
L: +16°
Vlore
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+25° +25° +25° +24° +24° +24°
+15° +14° +14° +15° +12° +12°
+21
H: +23°
L: +11°
Shkoder
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+26° +25° +25° +26° +25° +24°
+12° +11° +12° +10° +11° +12°
+18
H: +22°
L: +
Korce
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+24° +23° +23° +22° +23° +23°
+ + + + + +
+22
H: +24°
L: +11°
Berat
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+27° +27° +27° +27° +26° +25°
+11° +10° +10° +10° + +10°
+9
H: +22°
L: +
Kukes
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+22° +22° +21° +21° +21° +21°
+ + + + + +
+23
H: +23°
L: +12°
Sarande
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+23° +23° +23° +22° +22° +22°
+11° +12° +11° +10° + +13°
+24
H: +24°
L: +13°
Kavaje
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+26° +26° +26° +26° +25° +25°
+13° +13° +12° +12° +11° +11°
+22
H: +22°
L: +12°
Kruje
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+22° +23° +21° +22° +21° +20°
+11° +10° +10° +10° +10° +11°
+22
H: +24°
L: +14°
Lezhe
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+26° +26° +26° +26° +25° +24°
+14° +14° +14° +13° +12° +13°
+20
H: +24°
L: +14°
Fier
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+27° +27° +27° +27° +26° +26°
+12° +12° +11° +12° +12° +11°
+18
H: +19°
L: +
Pogradec
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+21° +20° +20° +20° +19° +19°
+ + + + + +
+21
H: +21°
L: +
Rreshen
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+24° +24° +23° +23° +23° +22°
+ +10° +10° + + +
+23
H: +23°
L: +
Tropoje
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+21° +20° +20° +20° +20° +19°
+ + + + + +
+20
H: +23°
L: +
Pristina
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+22° +21° +21° +20° +21° +20°
+ + + + + +
+25
H: +25°
L: +
Prizren
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+25° +24° +23° +24° +24° +23°
+10° + + + + +10°
+23
H: +23°
L: +
Mitrovica
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+20° +20° +19° +20° +19° +19°
+ + + + + +
+21
H: +24°
L: +
Skopje
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+24° +22° +23° +23° +23° +23°
+ + + + + +
+24
H: +24°
L: +
Gostivar
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+24° +23° +23° +24° +24° +23°
+ + + + + +
+21
H: +24°
L: +
Tetovo
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+24° +23° +23° +24° +24° +23°
+ + + + + +
+16
H: +20°
L: +
Struga
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+22° +21° +21° +20° +20° +20°
+ + + + + +




Showbiz

Lifestyle

Teknologji

Kuriozitete

© 2014 Gazeta Panorama ONLINE. All Rights Reserved.   Programuar nga: ikoncept Privacy