PSIKOLOGJIA   Birra Korca
GRAZIA   Lotaria Kombetare
Home » Opinion » Refleksione për një kronikë vjedhjeje

Refleksione për një kronikë vjedhjeje

MENTOR NAZARKO Mediat e dëshiruara për lajme kronike e shpalosën gjithë dëshirë në faqe të parë lajmin e të ashtuquajturit përvetësim prej një familjeje shqiptare të mallrave me vlerë 238 dollarë në një tregtore të madhe amerikane. Deri këtu jemi brenda normës shqiptare të trajtimit mediatik të rasteve të tilla. Por kur dje u pa se si tri media elektronike afër qeverisë, e trajtuan këtë lajm si lajm të parë, pra edhe më të rëndësishëm se krijimi i Komitetit kombëtar të diasporës, atëherë lajmi meriton vëmendje më të madhe se normalen. Por duhet dhe një këndshikim tjetër, jashtë politikës. Për më shumë që nën trysninë e krijuar dhe nga kërkesa e drejtpërdrejtë e PD-së që PS të mbajë qëndrim, partia e të majtëve menjëherë u distancua nga familja politike Barjaba. Me këtë veprim jemi vërtet në kufijtë e një komedie banale parazgjedhore. Dy parti politike që tentojnë të largojnë sikur të ishte një patate e nxehtë fatin individual apo familjar të një njeriu me kontribute në këtë shoqëri, i cili s’dihet akoma tërësisht se si është akuzuar për përvetësim mallrash prej 238 dollarësh. Janë dy parti politike, veçanërisht PD-ja që kanë qenë dhe janë në pushtet, ku akuzohen për përvetësime qindramilionëshe dhe as nuk janë skuqur, dhe as nuk janë zverdhur. E kuptojmë PD-në, që nëpërmjet kësaj historie, mundësisht nëse shndërrohet në telenovelë, dëshiron të dalë nga telenovela tjetër që tregon zoti Taulant Balla për familjen e Kryeministrit. Po PS-ja, pse duhet të kompleksohet kaq shumë nga një histori individuale apo familjare e dikujt, faji i të cilit nuk është vërtetuar ende gjyqësisht? Pse ndonjë gazetë afër PS-së e ka pasqyruar me shumë zell gjithçka është botuar në dy portale lokale amerikane, pa reflektuar madje as përgënjeshtrimin e zotit Barjaba? Ndërkohë, nëse kjo që ka ndodhur vërtetohet gjyqësisht, sepse dikush është fajtor vetëm me një vendim gjykate, pas reagimit normal për skrupujt tanë prej puritanësh, do duhet të biem në mendime për fatin individual të këtij njeriu, apo të familjes së tij. Ne ende nuk dimë se ç’ka ndodhur saktësisht. Familja Barjaba nuk është një familje krejt e zakonshme: dy fëmijët Barjaba kanë frekuentuar që të dy motër e vëlla një ndër dy universitetet më të mira në botë, Universitetin e Stanfordit. Babai i tyre ka frekuentuar për një specializim pasuniversitar një program pranë Universitetit të Harvardit dhe është autoritet akademik në këtë vend. Në këtë shikim, Barjabat ngjajnë një familje që ka investuar në arsimim të nivelit më të lartë botëror, diçka që e bën më të rëndë peshën e fajit që i ngarkohet në kurriz, pavarësisht vlerës së kufizuar të mallrave që supozohet se janë përvetësuar. Ky profil akademik i lartë i kësaj familjeje e bën më të rëndë krimin e tyre që nuk është vërtetuar ende gjyqësisht. Por ama e bën dhe më jonjerëzore futjen e tij në gijotinën e thashethemnajës politike dhe të kronikës së zezë pa beneficin e dyshimit në favor të tij. Çfarë ndodh tashmë me fatin e këtij njeriu, apo të familjes së tij? Pse ne vallë me ftesën e partive duhet të shikojmë me përçmim dikë që vjedh 240 dollarë, dhe jo dikë që vjedh tendera, para publike? Dhe diçka tjetër. Duke e marrë për të vërtetë këtë lajm, mund të reflektohet për shtysat e këtij veprimi, që s’dihet ende se i kujt është saktësisht (babait, nënës, fëmijës). Çfarë shtysash janë: ekonomike, shtysa maniakale, apo të tjera? Por duhet reflektuar dhe për standardet etike që karakterizojnë elitën tonë intelektuale. Dikur, në vitet e para të hapjes së Shqipërisë, ishin normale lajmet e ngjashme me protagonistë individë të kësaj elite, që kudo në Perëndim, të gjendur përpara idesë së bollëkut që frymëzonin tregtoret e mëdha, edhe kishin vjedhur në ngasje e sipër. Për fat të mirë, këto lajme nuk kanë qarkulluar në media botërore për të na shkatërruar tërësisht imazhin, por në nivel thashethemesh urbane. Duket e vështirë ta pranosh se kjo gjë mund të ndodhë dhe sot, 22 vjet pas ndërrimit të sistemit, për më shumë kur protagonistët janë me shumë gjasë dhe rezidentë amerikanë. Ama nëse e pranon, kjo është me të vërtetë dramatike. Benefici i dyshimit Dhe diçka tjetër. Nuk humbasim asgjë nëse në analizën tonë nuk u hapim rrugë dhe hipotezave të tjera me pro-të dhe kundrat e tyre. Janë vetëm hipoteza, të cilat le të jetojnë derisa të kemi seancat gjyqësore të çështjes. Pse frymëzohemi për hipoteza të tilla? Ngaqë s’durojmë mënyrën si po politizohet çështja. Pse? Sepse rreth këtij lajmi u ndërthur me shumë intensitet dhe cilësi dhe intriga politike – qenia e zotit Barjaba si kryetar i Grupit të PS për Çështjet Sociale, siç e tregonin fotot bujare të mediave të PD-së, që e nxirrnin atë në krah të Edi Ramës. Epo sa për sfidë, për mendimin konvencional apo atë mendim që do të na frymëzojë politika hipokrite me mungesën e saj të ndjeshmërisë, ne duhet të mos biem pre e kësaj egërsie. Për më shumë pse akuza e shumëfishuar politikisht nuk përbalt vetëm Kosta Bajrabën që këshilluaka PS-në, apo zonjën e tij, por tërë familjen e tij. Plotësisht dakord se të njëjtën ndjeshmëri do duhet ta ofrojmë edhe sikur protagonist i saj të ishte dikush nga PD-ja, apo nga shoqëria civile. E kuptojmë dikë që mund të thotë se faktet janë fakte; se Policia amerikane nuk gënjen etj. Në këtë linjë duhet ta konsiderojmë si shumë të drejtë dhe supozimin se ky profil akademik i lartë i këtyre njerëzve nuk i përjashton ata nga një ves kaq banal, që te disa është si një lloj sëmundjeje, pra një lloj impulsi emocional më i fortë se nevoja ekonomike. Janë kapur me presh dhe personalitete të shquara të artit që e kanë këtë ves, si për shembull Lindsay Lohan etj. E kuptojmë se në dëm të protagonistëve të kësaj historie ngjan se është alibia e zotit Barjaba, se ai është ndaluar në garazhin e qendrës tregtare për mungesë autorizimi në ngarjen e makinës, apo eventualisht telefonata e tij për të denoncuar si të humbur familjarët. Na ngjan ama e çuditshme se si dikush që ka vjedhur me vetëdije kthehet sërish në «vendin e krimit». Duket e vështirë ndërkohë që Policia amerikane të gabojë në ngjarje jo shumë të komplikuara si kjo, me gjithë zellin e kompanive tregtare që të bëjnë zhurmë të madhe në raste të tilla edhe përpara kompanive të sigurimit të mallrave. Me këto hipoteza bëjmë thirrje për më shumë humanizëm dhe me këtë ftesë mbyllim këto refleksione në trajtimin e një historie njerëzore, që ka brenda diçka sa dramatike, aq dhe komike. Dramatike, sepse shpërpjesëtimisht po rrënohet në gijotinën publike me siguri dhe për mendjelehtësinë e vetë protagonistëve fati i një apo më shumë individëve. Komike, sepse politika që ka në kurriz mëkate shumëfish më të mëdha, po përpiqet të dalë e pastër prej tyre, duke ua hedhur gjithë fajin viktimave që u gjendën jo rastësisht në rrethinat e bukura të Stanfordit në SHBA.

Albtelecom

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Panorama Online. Moderatori

29 Komente per “Refleksione për një kronikë vjedhjeje”

  1. Ne raste te tilla eshte mire qe te pushojne njerezit, e te flase e verteta, se si ishte, se cfare ndodhi, a eshte e vertete apo jo. Jemi kaq te shpejte ne ekzekutimin e dikujt, si pedagog, si figure politike, si njeri, dime te hedhim balte shume shpejt, ndersa per raste kur ka mega vjedhje, kur na marrin shpirtin, na sjellin kancere e plehra tek koka jone, en raste kur preket menyra jone e te jetuarit, e shendetesise, etj, kemi nje ndergejgejsim politik shume te dobet, shpesh edhe imoral. Kesaj i thone , te digjet shtepia e te merresh me cimkat. Nuk kam asnje njohje me personart dhe familjen ne fjale, por mendojnse para te turremi te gjithe e te hedhim gurin, duhet te presim te flase e verteta, cudia me e madhe 3 dite zgjat, e do ta shohim qe pas 3 ditesh, askudh sdo flase me se , nje shqiptar vodhi ne Amerike, 238 dollare.

  2. Na thua se kane mbaruar ne universitetet me te shkelqyer te botes?!E pastaj?Studimet te japin dije,por jo vese,te cilat trashegohen brez pas brezi,E c’rendesi nese jane 200 apo 2oo.ooo usd?Pastaj,keto studime me c’para u kryen,sidomos per djalin?Ku i mori parate kjo familje per keto studime,qe kushtojne sa frengu pulen?

    • Z.Mentor
      Artikull me te dobet nuk me kane zene syte. Nje intellektual qe sipas teje i arsimuar deri ne kete shkalle me gjthe keto tituj nuk e ben nje veprim te tille se nuk eshte nevoja te pritet gjyqi per 300 dollare. O Mentor a e kupton qe eshte nje turp i papare dhe sidomos per nje politikan intelletual,akademik qe duhet te jete i paster 100% dhe sikur te vdese urije. Intelektualet shqipetare jane plehra per t’u hedhur ne kosh sepse nuk eshte hera e pare qe ndyjne doren per gjera te tilla. Qe PD dhe kusari Sali e perdorin si propapagande eshte normale sepse i leverdis ne kete moment. Por qe te pranoj faktin qe Shqiperia paska intellektuale dhe akamedike me duket shume qesharake. Shqiperi nuk prodhon dot Intellektuale dhe akademike apo politikane te zote dhe te ndershem, POR Shqiperia di te prodhoje vetem HAJDUTE/KUSARE te te gjitha llojeve dhe KRIMINELE….. Dil nje here ne Europe e ne US te marresh vesh se cfare opinioni kane per Shqiptaret. Ndoshta brezi i viteve 2300 do te ndryshoje situaten. Keshtu qe Z.Mentor mos merr me penen dhe te shkruash artikuj kaq te dobet si pune e ketij

  3. Duhet te pritet gjyqi,per te mesuar te vertetat.Berisha eshte deri ne gryke me vjedhje dhe thote ;cojeni ne prokurori apo gjykate! Largoni kriminelin Berisha pa qene shume vone!

  4. Mbeshtes plotesisht mendimet e konkluzionet e drejta qe ka nxjerr zoti Nazarko ne shkrimin e tij mbi kete ngjarje fatkeqe e mjaft te shemtuar,per cdo shqiptar, e aq me teper per nje familje intektualesh e funksionare akademie dhe partie dhe me femije te edukuar ne insitutione te larta aresimore ne SHBA.Eshte i drejte mendimi qe jep z.Nazarko kur shtron ceshtjen e nisjes se nje fanfare mediatike,si nje loje banale “me cingla” kunder njera tjetres nga ana e udheheqesve dhe zedhenesve mediatike te partive kryesore te vendit per qellime banale elektorale.Drejt e shtron gjithashtu ceshtjen qe nje vjedhje banale,pavaresisht nga shkalla e implikimit te nderit te nje familje te tere intelektualesh me arsimim teper te larte,nuk duhej nxituar te fryhej ne nje permase qe,sigurisht,ka kaluar me mijra here permasen e vjedhjeve e skandaleve magma te ndodhura ne Shqiperi vitet e fundit,ku jane implikuar shkallet me te larta te hierarqise shtetrore e civile me akuza per vjedhje e abuzime me fonde shtetrore prej disa miliona eurosh.Gjithashtu,i drejte eshte edhe mendimi i tij qe te pritej vendimi i nje gjykate amerikane qe do t’i vinte akuzen e vertete secilit antar te asaj familje sipas implikimit te vertete ne ate vjedhje te turpshme.Por askush ne SHBA nuk ka te drejte te leshoje “gijotinen” mbi personat e prezumuar si fajtore para vendimit te gjyqtarit te ceshtjes.Ndoshta vertete ne kete vjedhje banale nuk ishin implikuar direkt te gjithe antaret e familjes dhe ndoshta kyetari i familjes,akademiku yne ne fjale,mund te mos shpallet fajtor,ndonese indirekt,sidoqe te jete vendimi,ai mbetet perjetesisht i turperuar tani ne shoqerine tone,ku tradicionalisht qofte nga regjimet qofte nga opinioni publik prindi pergojohej e denohej per fajet e femijeve dhe anasjelltas.Prandaj edhe une bashkohem me zotin Nazarko e bej thirrje qe partite dhe shtypi t’i japin fund fushates e te presin vendimin e gjykates amerikane,e cila nuk i merr vendimet e saj me “direktiva” te partive kundershtare ne fushate zgjedhjeje.
    Si perfundim,me duhet te konstatoj se ne kete rast si partite politike ashtu edhe mediat e lidhura pas tyre po “shohin qimen ne syrin e tjetrit,kur vete kane litarin ne sy”!

  5. Jam totalisht kunder me refleksjonin tuaj z Nazarko !
    Ne se e kane politizuar dy partite Pd ,Ps , qe nuk e veje ne dyshim ju e beni akoma me te polituzuar duke aluduar per publicitet parazgjedhor , per korrupsjonet e tenderave te qeverise etj te ketij lloji. Ky shkrim i juaji eshte politizim sepse ato te famshmet tendera jane perfol aq shume por nuk doli nje i vertetuar dhe pse mund te jene vertete .
    Une do thoja qe nuk ka vend per te vertetuar fajin e tyre , sic aludoni ju e qe nuk e reflektoni per akuzat e tenderave , pasi nuk te kapin kot ne USA ku ne molle jane kamerat qe te kapin dhe jo gje tjeter.
    Ata kane gabuar rende familjarisht , shume rende dhe kane njollos gjithe Shqiptaret kudo qe jane . Imagjino cfar mund te thone amerikanet per ne kur nje akademik Shqiptar vjedh , po ne populli populli cfar mund te bejme?
    Ata kane bere nje gabim te tmershem dhe te pa falshem dhe cdo lehtesim i ketij gabimi eshte nje tjeter gabim qe ne kete rast e beni ju .

  6. Nazarko!
    Je stermunduar me kete shkrim qe te heqesh ca nga balta qe Barjabajt i hodhen vetvetes.Mbase ke ndonnje detyrim njerezor apo miqesor ndaj asaj familjeje,dhe kjo eshte e kuptueshme.Edhe une,po te kisha njohje me te,te pakten do te isha kursyer ne shkrimin e ketyre radheve.Por nuk e kam nje detyrim te tille.Kam vetem detyrimin qytetar qe te reagoj ndaj sjelljes jo etike te nje bashqytetarit tim qe presupozohet te jete nder me te kulturuarit,por qe po na shfaqet ndryshe.
    Po na thua se femijet e tij po shkollohen ne shkollat me te mira amerikane,po si eshte e mundur?Me rrogat e veta i financojne studimet e femijeve.Mos ndoshta dikur kane marre edhe llokmen e pushtetit dhe sot qe jane pa te detyrohen qe te bien ne nivele te tiilla banale?Te gjitha keto nuk na i ke thene.
    As krahasimi me vjedhjet e medha korruptive nuk shkon.Askush nuk po e akuzon per shkaterrim te ekonomise amerikane,por thjesht per bjerrje te vlerave te tij morale.Gjithsesi eshte per t’u pershendetur ecja jote kunder rrymes dhe marrja nen nje fare mbrojtjeje e Barjabajve,sado qe nuk tingellon aspak mire.Do te tingellonte me mire heshtja nese nuk deshiron dhe nuk te pelqen kori akuzues kunder tyre.

  7. Dy mendime: 1) Ndjekja e studimeve te universiteteve te tille ne USA prej femijeve te familes Barjaba le shume dyshime ne ate se nga kane dale te ardhurat e kesaj familjeje kur dihet sesa jane fitimet e nje familjeje, qofte ajo edhe me te ardhurat me te larta ne Shqiperi.
    2) Ne raste te tilla, ne USA, jo domosdoshmerisht ceshtja i kalon gjykates. Ajo mbyllet nga qendra tregetare nese personi paguan nje sasi te caktuar parash, qe sic duket, familja Barjaba ka pranuar t’i paguaj, duke mos e cuar ceshtjen ne gjykate. Pra, kane vjeshur si familje. Akti eshte po aq i shemtuar sa dhe i pushtetareve apo opozitareve ne Shqiperine tone te dashur.

    • Ceshtja nuk mbyllet kaq thjeshte:Qendra tregtare kerkon nga demtuesi nje sasi te hollash si ç`demtim dhe honorar te dedektivit,kurse policia nuk ka te drejte ta mbylle ceshtjen se nuk eshte treg fshatar ku klienti merret vesh me bleresin!
      Ne rastin me te thjeshte prokuroria i dergon nje gjobe demtuesit dhe nqs ky e paguan,atehere çeshtja quhet e mbyllur pa proces gjyqesor. Kur demtuesi refuzon pagesen atehere eshte gjykata qe vendos per fajesine dhe denimin perkates po qe se gjendet fajtor!

  8. blendi ...ziu

    Deklarates se PD-se do t’i shkonte mire ajo fjala e urte : SHAN …I DHJERI …te permerin !!!

  9. Hajduti eshte hajdut ne c’do skaj te botes dhe vjedhja eshte nje veprim shume i ulet qe tregon mungese te theksuar karakteri dhe formimi individual per ate qe e kryen qofte ky artist me nam apo politikan me emer.

  10. Z Nazarko, jam ne nje mendje me ju kur thua qe shtypi, sidomos ai afer qeverise ka qellimet e veta kur pasqyron kete ngjarje.Mirepo me sa kuptoj nga shkrimi i juaj,ju mundoheni te hidhni pluhurin e harreses mbi kete ngarje.
    Ju thoni se Z Barjaba eshte autoritet akademik ne kete vend?!
    A mund te quhet akademik dhe jo me me autoritet i tille qe ben nje veper te tille[ gje te cilen edhe ju nuk e dyshoni ne shkrimin tuaj]
    Ju thoni se Barjabat jane nje familje qe kane investuar ne arsimim te nivelit me te larte boteror.
    Vete Z Barjaba eshte investuar [ financuar] ne keto nivele me parate e shtetit,
    ndersa per femijet e tij nuk di se nga i kane gjetur financat per te perballuar keto nivele arsimimi
    Z Nazarko, ashtu si shtypi qe ngutet ne pasqyrimin e kesaj ngjarje,mendoj se edhe ju jeni ngutur duke bere avokatin e Barjabes ne kete ngjarje
    Lufta kunder korrupsionit behet me te dy duart

  11. Z.Nazarko me kete avokati qe i ka bere Bajrabes duket se ka gjetur vetveten.

  12. Z.Nazarko me duket se abuzon me faktin se iks familje, kuzhdo qofte ajo, paska bere mekatin e vogel qe ka vjedhur vetem 238 dollare, kur ai eshte i bindur se familjet politike te dy kraheve, “kane vjedhur qindra miljona dollare”.
    Deri ne njefare pike, i jap te drejte.
    Ka pasur raste flagrante politikanesh apo bij politikanesh qe jan kapur me kamera kur kane bere hesape parash te fituara ne ruge korruptive apo deri edhe kane vrare e jane lene te lire si “te pa fajshem”.
    Por ashtu sic nxitohen mediat per te pasqyruar skandalin flagrant per rastin Bajraba, me duket se po nxitohet edhe z.Nazarko qe mer persiper per te bere avokatine e tij.
    Z. Nazarko !
    Familja Barjaba eshte kapur me presh ne dore duke vjedhur ne nje supermarket amerikan. Pak rendesi ka se ka vjedhur nje euro, 200 euro apo dyqind milione persa i perket moralit. Fakti se cifti i perket elites politike apo akademike shqiptare, nuk e pakson por perkundrazi e shton dhjete fish me shume fajin, e kjo jo ne aspektin e drejtesise qe i ka te percaktuara denimet sipas vleres se mallit te te vjedhur, por ne aspektin moral.
    Keqberesit Bajraba, nese do te ishin ndonje familje e varfer shqiptare si qindra te tilla qe kane emiguar ne SHBA, ndonese nga organet e policise do te cilesoheshin shqiptare ashtu sic u cilesuan edhe keta, sigurisht qe nuk do te perbenin ndonje lajm mediatik. Por pikerisht se jane elite politike e akademike shqiptare, i kane vene nje njolle shume te madhe imazhit te shqiptareve. Nese kete veprim rugaceror e teper ordiner e kryen nje akademik dhe nje antare e asamblese se nje partie politike shqiptare, atehere institucionet nderkombetare kane plotesisht te drejte ta hapin gojen pashe per nivelin e krimit e korrupsionit ne Shqiperi.
    Se fundi do te desha ti kujtoja z.Nazarko, se po mer pozicionin e dyshimte te atij qe sheh se keqberesi eshte kapur me presh ne dore, e ndonese ujku eshte identifikuar e kapur, ai po na tregon gjurmet e tij.
    Qe ka ujqer te tjere, kjo s’ka dyshim, por qe te dalim ne mbrojtje te njerit qe eshte kapur, duke akuzuar te tjeret, edhe kjo nuk ka llogjike.

  13. Z nazarko po pse per rastin meta nuk fole me kete arsyetim,por ju bashkangjite korit ,qe sot keti kori e quankomedi banale parazgjedhore , dhe nuk ishte komedi parazgjedhore,por paszgjedhore dhe ju bashkove me qellim per jo te nxire meten por per te rezuar shtetin dhe shkateruar vendin.Ti z nazarko je nje ,jo socialist por nje komunisto punist i pandreqshem.

  14. Thoni: “Janë kapur me presh dhe personalitete të shquara të artit që e kanë këtë ves, si për shembull Lindsay Lohan.” Vërtet mendon o analist se kjo justifikon grupin hajdut familjar të Kosta Barjabës? Po Lindsay Lohan kush është? Pika që s’të bije o analist!

  15. alani alariku

    ne analizen e mentorit ka dy gjera dramatike:
    1- si paralizohet kritika dhe mendimi intelelektual per shkak te bindjeve, interesave apo simpative politike
    2- perpjekja per te zvogeluar aktin kriminal te vjedhjes duke perdorur terma me te bute si pervetesim, cenim apo mendjelehtesi

    1- mentori nese do te marrim si te vlefshem arsyetimin e tij i bie qe te gjitha sulmet e opozites ndaj anetarve te qeverise apo familjareve te tyre nuk duhet te behen dhe jane te pandershme sepse nuk jane vertetuar gjyqesisht. Ne fakt opozita ka tete vjet qe vetem akuzon dhe nuk jep alternativen e saj qeverisese (me perjashtim te muajve te fundit)
    2- akti nuk eshte skanadaloz per faktin se u be nje vjedhje por per faktin se cfare cilesish dhe personaliteti kishte autori, per faktin se u be duke marre si bashkepunetore anetaret e familjes (ndergjegjja pertoke) dhe se percjell pesimizem dhe turp tek i gjithe kombi.Kur nje akademik vjedh si hajdut ordiner cfare duhet te bejne qytetaret e thjeshte. Fakti qe vodhi sapo ju dha rasti, dhe imagjinoni se cfare mund te bente po ti jepej nje rast me i majme (post qeveritar apo administrativ).Kjo eshte tragjedia nese eshte e vertete.

  16. te dasher shqiptare, 1 vit ne universitetin e Stanford koston 58,536 dollar American ,ku I Gwen ky academic shqiptare keto Shuma maramendense per te paguar shkollat e dy femijeve te tije…me vjedhje can’t ash luksi????

  17. Ajo qe eshte e vertete ne cfar shkruan Nazarko, eshte se kjo ngjarje po shfrytezohet ( me te drejete ) per te bere lufte politike kunder opozites. Por perpjekjet e artikullshkruesit per te zmusuar mprehtesine e problemit nuk e nderojne ate si analist i pavarur. Aki i kryer nga familja Bajraba flet sepaku per mungesen e atij integriteti qe do i shkonte per shtat CV-s se kesaj familjeje. Fakti qe qeveritaret korruptohen nuk i heq ndonje presje kesaj ngjarje. Shoqeria duhet te denoje amoralitetin kudo qe ai shfaqet.

  18. Jam plotesisht dakord me analizen qe ben Z. Nazarko. Qe kur e pashe ate lajm bombastik ne nje gazete te perditshme te Tiranes qe kam respek u shokova.
    “Akademiku Shqiptar ….” Ishte vertet trishtuese. Sigurisht diçka e keqe ka ndodhur por nje pjese e mire e ne shqiptareve jemi gati te therresim “ne litar” pa degjuar te akuzuarin dhe me ne fund gjykaten. Lere pastaj politiken qe eshte bere e neveritshme me lojrat e saj te pista dhe pa skrupuj. O njerez kthejeni nga vetja! Ne se dikush ne familjen tuaj ben nje krim ordiner si ky ne fjale (ne se eshte i vertete) atehere ky eshte fundi i botes per ju dhe familjen tuaj!

    Tung,

    Nik

    • Ashtu eshte o Nik !
      Familja Bajraba nuk do te lincohet as ne SHBA e as ne Shqiperi per vjedhjen e nje cante. Eshte gjithashtu e vertete qe ne Shqiperi, skandale te tilla e kane jetegjatesine e komentimeve jo me shume se nje jave e harohen.
      Me sa morem vesh, akademiku e ka paguar gjoben (sigurisht shumefish) per canten e vjedhur.
      E keqja nuk qendron ketu,
      E keqja qendron ne faktin se analiste e politikane kane paturpesine qe te bejne avokatine e vjedhesit. Ne gjithe boten demokratike ka vetem nje person qe mer persiper qe te zvogeloje shkallen e krimit te klientit te tij, e ky eshte avokati. Per kete paguhet
      Kemi degjuar lidere qe kane hedhur akuza shume te renda penale ndaj kundershtarit politike, e mandej kane lepire peshtymen e hedhur duke ngrene me njeri tjetrin dreke me ngjala.
      E pra pikerisht rasti i kesaj “vjedhje te vogel”, eshte nje sinjal flagrant i vjedhjeve te medha. Nese dikush, arin deri atje sa te beje nje vjedhje te tille sa ordinere, aq edhe te marezishme, kur e dijme se ka bere pjese ne kupolen politike, vetvetiu te sjell dyshimin se me postet ai mund te kete abuzuar me marifet edhe per shuma teper me te medha.

  19. Si i coi Barjaba ne Stanford dy femijet valle? Stanfordi kushton qimet e kokes. Kurse ky, jo vetem femijet i con ne Stanford, por shkon edhe me gruan per pushime…

  20. problemi qendron ketu, zoti Barjaba eshte nje rol model per rinine , femijet edhe rinia mesojne nga politikanet artistet akademiket etj, Zoti Nazarko si nuk e ke prekur temen qe zoti Barjaba e pergenjeshtroi lajmin duke thene se nuk kishte lejen e duhur te drejtimit, kjo tregon se zoti Barjaba ka thyer ligjin!!!!!!!! perfundimisht cilendo qe ka bere ai ka thyer ligjin. si ka mundesi qe ti si analist nuk ke prekur temen e fjalorit qe perdorin politikanet ne ekranet televizive? fjalorin qe ju atje perdorni ketu ne perendim mund te jepet ne ekran pas ores 10pm. menyra se si po edukohet brezi i ri duhet te te shqetesoje me shume se sa menyra per te mbrojtur nje hajdut akaqdemik.

  21. ky Nazarko po me zhgenjen gjithmone e me shume. Perse u dashka qe te mos flitet me te madhe per kete akt te turpshem te minoritarit grek Barjaba qe uli figuren e shqiptareve ketu ne USA? Apo meqe behet fjale per nje eksponent te majte (krahu politik te cilit ti i perket) duhet te mbyllim gojen?

  22. Pse e mbron HAJDUTIN more sherbetor i socialisteve ,vjedhja eshte metode pune e socialisteve e thene publikisht ne TV nga sh SHALSI Si nuk ke turp kur permend YLLIN L LOHAN dhe e krahason hajdutin Barjaba me ate>Mos e zgjat se eshte njeshprehje qe thote ;Hajduti mbron hajduti(NUK E KAM LLAFIN PERTY)

  23. kemi qene shume shqiptare ne emigracion qe ne fillim porsa u hapen rruget.shume jane tunduar nga paraqitja ne dukje e mallit pa zot neper super markete.me te pa perbajturit jane ata qe jane brumosurit me idera te socializmit ku cdo gje kapitaliste duhet marrar sepse dhe ata e kane vjedhur.ketu duhet pare cfar ishtyn keta kleptoman panvarsisht arsimit qe kane.mos harroni sipas ketyre njeriu per njeriun eshte ujke.njeriu i ri qe krijoj PPSh. nuk zhben dot njeri me z. Nazarko sidomos keta te asaj ane qe hajdutllekun e kane per nder. gjithmon eshte e vlefshme thenja ujku qimen e ndron por zakonin nuk e harron.

  24. mentor,ketu ne USA nuk behen merak se kush je nga je I kujt je,nuk duxon njeri te deformoje raportin e policise ,sepse ai perpilohet dhe firmoset nga kosta vjedhes ne kete rast dhe oficeri dhe deshmimtaret punonjesit e supermarketit.tani per te mos u zgjatur po te them se shoku kosta poka status i si visitor,te siguroj se masa perte me qe eshte dhe academic 7-10 vjet nuk hyn ne USA kjo eshte penalties qe ja jep prokurori I shtetit te California’s , dhe e dyta nuk do te huje me ne keto supermarkete ,se I del emeri ne ekran.tani me qe te dhimset kosta dhe nuk e beson kete ngjarje: shkruaj ne google ,kosta bajraba Nordstrom market palo alto California .qe te mesosh te verteten.keshtu veprove dhe une.

  25. Z. Nazarko! Shkrimi si gjithnje i mire, i sakte dhe profesional. Komentet duhen s’ka gje pse nje pjese e tyre jane jashte shtandardit qe gazeta kerkon dhe te mbushura me mllef berishjan ose PD-ist. Nuk i heq asgje shkrimit, pra te gjitha qendrojne, por mbetem i pasqaruar me faktin se femijet e Barjabes studiojne ne nje nga universitet me te mira ne USA. Me ç’para?! Kjo mendoj se duhet zbardhur.

  26. “Shqiperi te kam dhjere,ste kuptova asnjehere!!!”(Konica,jo une )por qe eshte perjetesisht aktuale!Kush vodhi???Kosta,Fatbardha apo vajza???Ku u kap,jashte apo nuk kishte dale akoma?Cjane keto supozime me gjyqe,me investigator private,me polica qe kane kapur “grupin terrorist” qe ka tronditur shtetin amerikan etj. etj.Per mendimin tim ketu kemi te bejme me nje konflikt midis personave te securytit te qendres tregetare dhe njerezve te Kostes.Vjedhja poshte $1000 eshte thjeshte nje raport me shkrim dhe pagesa e mallit 5-10 fishin e vleres!Ne rast se klienti nuk pranon ata te Q,Tr. mund te lajmerojne policine per mos bindje!!!Lind pyetja pse eshte thirrur policija,ku qendron keqkuptimi i familjes Barjaba????Ne se ata jane akuzuar me te pa drejte atehere nuk paguhen parate e gjobes deri sa konfliktin midis Q.TR. ta zgjidh gjyqi!Ne shqipetaret filluam te “lehim”si qente e terbuar para kohe!!Duroni,prisni o njrez te ligj,deri sa te marrim ndonje haber me te sakte!!!!Oh sa shume kam per te thene per ligesine tone qe nuk na le te ngrejme koke…!

Beni nje Koment


+ 4 = 12

  • Facebook
  • Twitter
  • YouTube
  • Linkedin
  • RSS

AMC

Hotel Prestige

22 muaj në duart e terroristëve, reporteri rrëfen emocionet

28 Gus 2014/Nuk ka Komente/me shume »
Gazeta Panorama Alexa toolbar

Parashikimi i motit


+23
H: +24°
L: +12°
Tirana
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+26° +26° +25° +25° +25° +24°
+12° +11° +11° +11° +10° +11°
+22
H: +23°
L: +15°
Durres
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+25° +25° +25° +25° +23° +23°
+15° +14° +15° +15° +12° +11°
+22
H: +25°
L: +10°
Elbasan
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+28° +28° +27° +27° +27° +26°
+12° +11° +11° +10° +10° +11°
+18
H: +23°
L: +16°
Vlore
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+25° +25° +25° +24° +24° +24°
+15° +14° +14° +15° +12° +12°
+21
H: +23°
L: +11°
Shkoder
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+26° +25° +25° +26° +25° +24°
+12° +11° +12° +10° +11° +12°
+18
H: +22°
L: +
Korce
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+24° +23° +23° +22° +23° +23°
+ + + + + +
+22
H: +24°
L: +11°
Berat
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+27° +27° +27° +27° +26° +25°
+11° +10° +10° +10° + +10°
+9
H: +22°
L: +
Kukes
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+22° +22° +21° +21° +21° +21°
+ + + + + +
+23
H: +23°
L: +12°
Sarande
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+23° +23° +23° +22° +22° +22°
+11° +12° +11° +10° + +13°
+24
H: +24°
L: +13°
Kavaje
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+26° +26° +26° +26° +25° +25°
+13° +13° +12° +12° +11° +11°
+22
H: +22°
L: +12°
Kruje
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+22° +23° +21° +22° +21° +20°
+11° +10° +10° +10° +10° +11°
+22
H: +24°
L: +14°
Lezhe
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+26° +26° +26° +26° +25° +24°
+14° +14° +14° +13° +12° +13°
+20
H: +24°
L: +14°
Fier
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+27° +27° +27° +27° +26° +26°
+12° +12° +11° +12° +12° +11°
+18
H: +19°
L: +
Pogradec
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+21° +20° +20° +20° +19° +19°
+ + + + + +
+21
H: +21°
L: +
Rreshen
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+24° +24° +23° +23° +23° +22°
+ +10° +10° + + +
+23
H: +23°
L: +
Tropoje
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+21° +20° +20° +20° +20° +19°
+ + + + + +
+20
H: +23°
L: +
Pristina
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+22° +21° +21° +20° +21° +20°
+ + + + + +
+25
H: +25°
L: +
Prizren
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+25° +24° +23° +24° +24° +23°
+10° + + + + +10°
+23
H: +23°
L: +
Mitrovica
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+20° +20° +19° +20° +19° +19°
+ + + + + +
+21
H: +24°
L: +
Skopje
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+24° +22° +23° +23° +23° +23°
+ + + + + +
+24
H: +24°
L: +
Gostivar
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+24° +23° +23° +24° +24° +23°
+ + + + + +
+21
H: +24°
L: +
Tetovo
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+24° +23° +23° +24° +24° +23°
+ + + + + +
+16
H: +20°
L: +
Struga
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+22° +21° +21° +20° +20° +20°
+ + + + + +




Showbiz

Lifestyle

Teknologji

Kuriozitete

© 2014 Gazeta Panorama ONLINE. All Rights Reserved.   Programuar nga: ikoncept Privacy