Lotaria Kombetare  
Home » Speciale » Dokumenti, Ngjela e Kati, bënë tregti me kompani amerikane

Dokumenti, Ngjela e Kati, bënë tregti me kompani amerikane

  • Albanian
  • English
  • French
  • German
  • Italian

Pamje nga zhvillimi i gjyqit, maj 1977

Procesi gjyqësor i Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë, maj ’77 Dokumenti: Ngjela e Kati bënë tregti me kompanitë amerikane. “Sabotuan direktivën e Partisë për zhvillimin e tregtisë me vendet e Azisë, Afrikës dhe Amerikës Latine” “Bënë tregti me firmat ‘Bird’, ‘Ampeks’, ‘Amerikan Tabako’, ‘Geo Spase’” “Kërkuan licencë tregtare te Departamenti i SHBA-ve” “Ngjela e Kati pesëfishuan afarsitët e huaj që vinin në Shqipëri” Në morinë e akuzave që zbardhëm numrin e kaluar nga dokumenti i procesit gjyësor të Abdyl Këllezit, Koço Theodhosit, Kiço Ngjelës e Vasil Katit, ajo për ndikimin e tyre në nxitjen e  bizesmenëve perëdimor për investime në vëndin tonë, tingëllon ndër më absurdet. Kjo jo vetëm për optikën e realiteteve aktuale kur shtimi i numrit të tyre, është ndër prioritetet kryesore, por edhe në konteksin e zhvillimeve të kohës, kur katër ish-liderët e regjimit kishin në dorë fatet e zhvillimit ekonomik të vendit. Sot tingëllon e pabesueshme që arsye kaq paradoksale kanë çuar para skuadrës së pushkatimit e në ferrin e burgjeve të komunizmit shtetarë të rëndësishëm, por mjerisht është e vërtetë. Madje ekzekutori e ka rregjistruar këtë me saktësi në dokumentin e kohës. “Kiço Ngjela dhe Vasil Kati pesëfishuan afaristët e huaj që hynë në Shqipëri, që t’i hapin rrugë kapitalizmit perëndimor”, nënvizohet në procesverbalin e gjyqit të majit 77, dukë veçuar parandehmën vulgare sipas të cilës ata nuk kryenin transaksione tregtare, por merreshin me veprimtari agjenturore. Në seancën që ka konsumuar këtë akuzë, të pandehurit janë penalizuar edhe për një mori shkeljesh, ku veçohet roli I tyre në krijimin e ndërrmarrjeve vetadministruese të tipit jugosllav, për futjen e kapitalit perëdimor, për sabotimin e sektorit të naftës, për shpërdorimin e valutës etj. Pjesa në vijim zbulon të tjera arguementa mbi “veprimtarinë armiqësore” të “grupit antiparti për sabotime në ekonomi” duke u fokusuar në çështjet e tregëtisë dhe kryesisht asaj të jashtme, ku siç vren trupi gjykues, janë sabotuar direktivat e Partisë në shkëmbimin e mallrave me vendet perëndimore dhe SHBA-në… (vijon nga numri i kaluar): http://www.panorama.com.al/2012/12/27/akuza-ne-gjyq-ngjela-e-kati-pesefishuan-afaristet-e-huaj-ne-shqiperi/ Balluku, sabotatorë në naftë(!) Veprimtaria e egër sabotuese në industrinë e naftës e të gazit është rezultat i punës së koordinuar nga armiqtë e popullit e të Partise të zbuluar vitet e fundit. Midis grupit antiparti të kryesuar nga Abdyl Këllezi, grupit armik të sabotatorëve në naftë të kryesuar nga Piro Gusho e Filip Nashi dhe grupit armik e tradhëtar të puçistëve në ushtri, të kryesuar nga Beqir Balluku, ka ekzistuar një plan i bashkërenduar për dobësimin e ekonomisë popullore dhe për likujdimin e diktaturës së proletariatit. Vetë i pandehuri Abdyl Këllezi pohoi “Në vitin 1973, në një takim në Fier, ku kam qënë unë, Beqir Balluku, Koço Theodhosi e Filip Nashi, kur unë u bëja presion Koços e Filipit për të intensifikuar shfrytzimin barbar të vendburimeve ekzistuese të naftës, Beqiri ndërhyri duke më mbështetur: “Drejt e ka Abdyli, shikoni realizimin e planin vjetor e mos mendoni të ardhmen” u tha ai. Si rezultat i punës së tyre sabotuese këta të pandehur i kanë sjellë ekonomisë dëme të llogaritura në vleftën totale 891.876.800 lekë. Një konkretizim i plotë shkencor i veprimtarisë sabotuese të gjithanëshme, që kanë kryer këta të pandehur, jepet në aktekspertimin ” Mbi sabotimet e kryera në investimet e naftës e të gazit” pregatitur më datën 15.1.1976 nga një grup ekspertësh kompetentë. Veç të tjerave, fajësinë e tyre lidhur me sabotimin në industrinë e naftës e të gazit e vërtetojnë edhe thëniet e dëshmitarëve Petraq Xhaçka, Nikolla Kiço, Hasan Hamzai, Muzak Kallaxhiu etj. Si dhe ato të denuarit Filip Nashi.

Abdyl Këllezi

TREGËTI ME PARIME BORGJEZE Ky grup, për vite me rradhë ka sabotuar zbatimin e direktivave të KQ për tregtinë e brendëshme, sidomos atë për furnizimin e popullit me mallra të përdorim të gjërë të prodhuar në vend dhe me kufizimin e mallrave të importit. Ky grup antiparti orientoi sjelljen nga jashte shtetit të mallrave të konsumit të gjërë, që në fakt prodhoheshin në vend dhe, me këtë veprim, krijoi vështirësi për shitjen e mallrave të industrisë tonë dhe pengoi rritjen e prodhimit të tyre në vend. Kështu psh, megjithëse në vitin 1974 filloi prodhimi në Shqipëri i 5000 makinave për larje rrobash në vit, Kiço Ngjela e Vasil Kati, importuan 2800 makina të tilla, në kohën që duhej ta hiqnin këtë artikull nga nomenklatura e mallrave të importit. Në të njëjtën mënyrë vepruan për të penguar prodhimin e shumë artikujve elektroshtëpiakë, që prodhoheshin në vend. Në Raportin datë 12.4.1976 të Ministrisë së Financave dhe Inspektimit të Shtetit “Mbi veprimtarinë armiqësore të zhvilluar në tregtinë e brendëshme..” vi-het në dukje se: “Gjatë gjithë pesëvjeçarit të pestë mallrat e impor-tit mbulonin rreth 20 përqind  të xhiros… Në ndërmarrje të veçanta (siç është NTI Tiranë etj.)… ka arritur deri rret  35 përqind të xhiros… Në përgjithësi ato (mallrat e importit) kanë patur çmime me diferenca të vogla e në ndonjë rast edhe më të ulta nga prodhimet e vendit”. Shkelja e metodollogjisë së planifikimit në shpërndarjen e fondit të mallrave, orientimi armiqësor i Kiço Ngjelës dhe Vasil Ka-tit “mos u trembni nga mallrat në depo” si dhe importimi pa kriter i mallrave nga jashtë, kanë sjellë si pasojë rritjen në proporcione shqetsuese të gjendjes së mallrave mbi normativë e stoqe në depo dhe në rrjetin e shitjes me pakicë. Siç vihet në dukje në Raportin e si-përpërmendur të Ministrisë së Financave dhe të Inspektimit të shteti për vitet 1972-1975 gjendja e mallrave në depo dhe në rrjetin e shitjes me pakicë vazhdimisht ka mbuluar mbi 50 përqind të nevojave te xhiros, në disa ndërmarrje mbulohen kërkesat e xhiros nga 9-18 muaj dhe në mjaft artikuj këto plotësohen për disa vjet. Për më tepër, megjithëse e di mirë këtë gjendja ekzistuese, i pandehuri Abdyl Këllezi gjatë kësaj periudhe ka akorduar për çdo vit mesatarisht 7-10 përqind fonde mbi nevojat e xhiros. Në fund të vitit 1974 mallrat e kësaj natyre në depo dhe në rrjetin e shitjes me pakicë arrinin vleftën 190 milion lekë dhe, për përballimin e kësaj gjëndje, është tejkaluar kufiri i kreditit rreth 36 milion lekë si dhe janë paguar nga tregtia 30-35 milion lekë interes bankar për çdo vit; gjë që ka bllokuar mjetet financiare duke ndikuar negativisht në qarkullimin monetar. Nga dokumentat e shumta  rezultoi se vetëm për uljen e çmimit të mallrave të dëmtuara dhe atyre të quajtura padrejtësisht “demode” nga këta te pandehur, janë përdorur 96,5 milion lekë gjatë viteve 1971-1975 dhe, nga kjo shumë, 10 milion për ulje çmimesh të mallrave të importit. Nga ana tjetër, këta armiq orientuan drejtpërdrejt ose tërthorazi, qëndrimet antisocialiste ndaj pasurisë së përbashkët në sektorin  e tregtisë. Vetëm për 5 vjetët e fundit janë vërtetuar 21 milion lekë vlerë materiale të dëmtuara dhe 36,6 milion lekë mungesa të pajustifikuara; kurse shteti është dëmshpërblyer nga personat fajtorë vetëm për një sasi fare të vogel të këtyre dëmtimeve. Në librat e ndërmarrjeve figurojnë rreth 12.500 punonjës të tregtisë debitorë karshi shtetit. Armiq të aleancës punëtorë-fshatarë Një nga shfaqjet më të dukshme të veprimtarie armqësore të grupit antiparti, që synonte goditjen e aleancës së klasës punëtore me fshtatarsinë kooperativiste, është paksimi i fondit të caktuar për furnizimin e fshatit dhe shtimi i këtij fondi qytetit. Kështu, siç vihet në dukje në mënyrë të argumentuar në Raportin datë 12.4.1976 të Ministrisë së Financave dhe të  Inspektimit të Shtetit “Mbi veprimtarine armiqësore të zhvilluar në tregëtine e brendëshme… “vetëm për rrethin e Tiranës” në konsumin e vajit vegjetal gjatë vitit 1974 kundrejt vitit 1973 qyteti ka një rritje prej 900 gr. për frymë kurse fshati ka një ulje 300 gr. për frymë, për orizin qyteti ka 800 gr. rritje kurse fshati 100 gr. ulje për frymë, etj. Po kështu dallime të theksuara kanë bërë këta të pandehur edhe përsa i përket furnizimit të fshatit me material ndërtimi. Duke u mbuluar pas fjalëve fallco se “kaq janë mundësitë e shtetit”; në shumicën e rasteve nga ana e tyre nuk i jane dhënë fshatit as 50 përqind e kontigjenteve të planifikuara ose nuk i janë dhënë fare, në një kohë kur për qytetin janë dhënë sasira të mjaftueshme materiale ndërtimi. Në zbatim praktik të veprimtarisë së vet grupi armik e antiparti i kryesuar nga Abdyl Këllezi ka sabotuar grumbullimin e prodhimeve bujqësore e blegtorale nga tepricat e kooperativave dhe oborreve kooperativiste. Në rrethe të ndryshme të vendit grumbullimi nga oborret ështe kufizuar vetëm në 3-4 artikuj (si vezë, arra etj.) dhe këto në sasira të vogla. Dyqanet e shit-blerjes në fshatra nuk janë kthyer edhe në qendra aktive për blerjen e tepricave të oborreve kooperativiste  ashtu siç porosit Protokolli i Keshillit të Ministrave Nr  2 i Vitit 1972. Një punë të gjërë sabotuese kanë bërë të pandehurit edhe në drejtim të moszbatimit të Deklaratës së Përbashkët datë 29 Prill 1967 të KQ të Partisë dhe të Këshillit të Ministrave për furnizimin e fshatarsisë me perime e qumësht, për sigurimin e bazës ushqimore të bagëtisë etj. Të pandehurit dhe sidomos Abdyl Këllezi, në kundërshtim me Vendimin e Byrosë Politike të KQ të PPSh, sabotuan shtimin e kontributit të shtetit me fondet e nevojshme për të përballuar shpenzimet e fshatit për institucionet kulturore e shëndetsore, për arsim kulturën për pagesat e mamive etj. Këta të pandehur u përpoqën të fusin format e vetadministrimit revizionist në sektorin e bujqësisë. Qysh në vitet 1966-1967, kur ish Kryetar i Komitetit Ekzekutiv të KP të Rethit të Tiranës, i pandehuri Abdyl Këllezi në NB-në e Vorës dhe pastaj në atë “Gjergj Dimitrov” në Tiranë mundi të realizojë disa eksperimente vetadministruese revizioniste siç ishin shitja e prodhimeve direkt konsumatorëve pa ndërmjetsinë e tregëtisë, admnistrimi i rrjetit të shitjes me pakicë nga vetë ndërmarrjet bujqësore dhe të tjera eksperimente të kësaj natyre që u sollën këtyre ndërmarrjeve dëme ekonomike të konsidenueshme. Kjo veprimtari sabotuese dhe armiqësore në sektorin e tregëtisë së brendëshme dhe në lidhje me fshatin, vërtetohet edhe nga thëniet e dëshmitarëve Abdulla Zhabjaku, Eqërem Beci, Saide Xholi, Gogo Kozmai, Xhevdet Mingomata, Sami Muhameti e Genc Shkodra. Tregtia me të huajt   Grupi armik e antiparti i  kryesuar nga Abdyl Këllezi ka zhvilluar një veprimtari shumë të dëndur armiqësore në drejtim të zbatimit të Politikës së Partisë në fushën e marrëdhënieve tregëtare me shtetet e huaja. Në kundërshtim me politikën e Partisë, të pandehurit u perpoqën që ekonominë tonë ta fusnin në vartësinë e tregut revizionist dhe sidomos atij Jugosllav. Megjithse Byroja Politike me Vendimin e saj të vitit 1970 “Mbi përmirësimin e bilancit të eksport-importit rithekson edhe njëherë politikën që duhesh ndjekur në tregtinë e jashtëme, të pandehurit vazhduan më me zell vijën e tyre armiqësore dhe si rrjedhim tregtia me vendet revizioniste, sidomos, me Jugosllavinë u rrit së tepërmi. Lidhur me këte  fakt në Raportin datë 27.10.1976 të Ministrisë së Financave dhe Inspektimit të Shtetit “Mbi veprimtarinë armiqësore të zhvilluar në sektorin e tregtisë së jashtëme, vihet në dukje se: “…Brenda 3-4 vjetëve të 5 vjeçarit të pestë me Jugosllavinë tregëtia u rrit 5 herë më shumë dhe konretisht: nga 7,5 milion rubla që ishte xhiro tregëtare me Jugosllavinë në vitin 1971, u rrit 39 milion rubla në vitin 1975.” Po kështu ne aktekspertimin datë 5.7 l976 të grupit të ekspertëve vihet në dukje se: “Nga viti 1970 deri në vitin 1975, me Jugosllavine eksporti u rrit 405 përqind dhe importi 577% ; pra me nje rritem shume te madh ne krahas  me vendet e tjera te tregu diviz te lirë dhe divizë me klering” “Të pandehurit tregëtinë e bënin vetem me shtetet revizioniste të  cilët i shisnin mallrat me çmime shumë të larta”, dëshmoi gjatë gjykimit dëshmitari Sami Muhameti dhe vazhdoi: “Unë ua kam thenë që të mos bënin tregti me Jugosllavinë; …se po veprohet keq kështu;… ata (jugosllavët) blinin lirë dhe shisnin shtrenjte… por të pandehurit Kiço e Vasil më thoshin nuk merr vesh ti. Kurse dëshmitari Lisimak Trëndafili dëshmoi: … Të pandehurit Kiço, Vasil etj. sabotuan transportin e mallrave me mjetet tona…, kur ne i kishim mundësitë efektive… dhe me makinat e huaja që kanë hyrë në vendin tonë kanë hyrë dhe agjentë… Këta të pandehur hodhën mendime për  krijimin e Albkamjonit, Albtabakut, etj. që të kontraktonin vetë direkt me firmat e huaja”. Nga aktekspertimi datë 5.7.1976, nga Raporti “Mbi veprimtarinë armiqësore në sektorin e  tregtisë së jashtëme”, nga shkresa datë 28.8.1976 e Mineralimpeksit  dhe nga analiza e vet kontratave të përfunduara me disa firma tregëtare jugosllave si Kimikalja, Jugokromi etj. rezulton se tregëtia me Jugosllavinë në shumë raste nuk është zhvilluar mbi bazën e leverdisë reciproke, por ka qënë e disfavorëshme për vendin tonë. Të pandehurit kanë lejuar e nxitur shitjen e kromit, hekurbetonit, çimentos e artikujve të tjera në firmat jugos1lave me çmime shumë më të ulta nga ato te konjukturës ndërkombëtare, nga ato që ja u kanë shitur në fakt firmave të tjera të huaja si japoneze, suedeze, turke etj. Për këtë arësye, nga veprimet e import-eksport  me Jugosllavinë për artikujt krom, tubo hekur, hekur beton, çimento e shalqi në vitet 1974 e 1975 dhe për duhanin në vitet 1973, 1974 e 1975 vendi ynë ka pësuar një dëm  974.309 dollarë. Siç rezulton nga evidencat kontabile dhe siç vihet në dukje në aktekspertimin datë 5.7.1976: nëe fund të vitit 1972 diferenca ndërmjet arkëtimeve dhe pagesave të eksport-importit ka qënë 1.062.500 rubla në favor të jugosllavëve, në vitin 1974 është rritur në 2.743.000 rubla dhe në prill të vitit 1975 arrin në 3.690.000 ose 5.2.39.000 dollarë në favor të tyre. Në vazhdim të veprimtarisë së tyre të pandehurit sabotuan direktivën e Partisë për zgjerimin e tregtisë sonë të jashtëme me vendet e Azisë, Afrikës dhe Amerikës  Latine. Dëshmitarët   Sami Muhameti, Ylvi Sinani e Ahmet Jegeni, vunë ne dukje se shumë shtete të këtyre zonave tregonin gadishmëri dhe bënin kërkesa për të realizuar shitblerje mallrash me vendin tonë. Tregti me kompanitë amerikane Në kundërshtim me direktivat e KQ, grupi armik e antiparti i kryesuar nga Abdyl Këllezi është futur në marrëveshje tregëtare me disa firma amerikane dhe ka realizuar me to shitblerje mallrash. “Kam lejuar zhvillimin e tregëtisë me SHBA, për të cilën kanë dijeni edhe Abdyl Këllezi e Koço Theodhosi, pranoi Kiço Ngjela”. Kemi bërë tregëti me shumë firma amerikane, unë e kam ditur dhe e kam aprovuar e nxitur tregëtinë me to” pohoi Vasil Kati. Të vendosur në këtë rruge armiqësore të pandehurit kanë arritur deri atje sa që, për blerjen e disa mallrave nga këto firma amerikane, të kërkojnë liçencën (lejen) nga departamenti amerikan i tregëtise, dmth nga qeveria amerikane; duke goditur rëndë drejtpërsëdrejti politikën konseguente të Partisë ndaj imperializmi amerikan, armikut më të egër të lirisë dhe pavarësisë së popujve. Për më tepër, pikërisht në tetor të viti 1974, kur Partia dhe shteti  jonë deklaruan publikisht se “Republika jonë nuk e ul  flamurin e saj as para shantazheve e frikës  “e as para rubles e dollarit”, të pandehurit Kiço Ngjela e Vasil Kati, nisën për në Vjenë dy vartës të tyre për të përfunduar marrëveshjen tregëtare me firmën amerikane të duhanit. Veprimtaria armiqësore e këtyre të pandehurve në tregëtinë e jashtëme,  krahas pohimeve të tyre, vërtetohet nga një shumicë provash  shkresore si: Raporti i  Ministrisë së Financave dhe Inspektimit të Shtetit “Mbi veprimtarine armiqësore të zhvilluar në sektorin e tregetisë së jashtëme” së bashku me pasqyrat e qarkullimit të mallrave të import-eksportit dhe të dëmeve të shkaktuara. Relacioni mbi disa çështje të veprimtarisë armiqësore të Kiço Ngjelës, Vasil Katit etj. në fushën e tregetisë së jashtme, aktekspertimi datë 5.7.1976 i grupit të ekspertëve lidhur me zgjerimin e tregëtisë me Jugosllavinë dhe vendet e tjera revizioniste, së bashku me kontratat e shitblerjes të përfunduara me firma të ndryshme jugosllave, suedeze, turke e japoneze. Relacioni “Mbi marrëdhëniet me të huajt dhe mbi ruajtjen e sekretit shtetëror në ndërmarrjet e tregëtise së jashtëme” , shkresa datë l2.7.1976 e Makina importit “Mbi blerjet direkte në firmat  amerikane “Bird, Ampeks, Amerikan Tabako, Geo Spase etj,  dokumentat e përfunduara me këto firma për shitblerjet, si dhe formularët e plotsuar për kërkimin e liçencës nga departamenti amerikan i tregëtisë. Veprimtaria armiqësore e këtij grupi antiparti eshtë pjesë e një komplloti të frymëzuar nga armiqtë e jashtëm të Partisë e të popullit tonë nga imperialistët, revizionistët e të gjitha ngjyrave dhe veçanërisht nga revizionistët sovjetikë e jugosllavë, kompllot, i cili synon në përmbysjen e shtetit të diktaturës se proletariatit dhe të socializmit, ne vendosjen e diktaturës borgjezo-revizioniste dhe restaurimin e kapitalizmit… (vijon)

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Panorama Online. Moderatori

6 Komente per “Dokumenti, Ngjela e Kati, bënë tregti me kompani amerikane”

  1. Cfare perversiteti. Po vritet njeriu se importoi 1,200 makina larese. Pu pu. E ato me siguri avulluan e ndoshta vetem nese dikush ka pas nje mik e ka blere nje. Keshtu eshte kur te kuqte vine ne fuqi, se mendojne se I dine te gjitha, turp e frike nuk kane pasi nuk besojne ne zot. Rujna Zot.

  2. Boll botuat keto budallalleqe te shpifura nga sigurimi i enver kriminelit!

  3. Nuk mund te kuptoj kete deshire te cmendur te shqiptareve per tu marre me kufomat e te vdekurve dhe harojne kriminelet e sotem qe jane edhe me te keqinj se paraardhesit e tyre.

  4. Te lindesh i ZGJUAR eshte fat!Te jesh i PAVARUR duhen Trimeri ,Pasuri&Shoqeri!-Ne kushtet e nje sistemi te adoptuar ku Servili,Mediokriteti,Arroganca,Spiunlleku stimulohen >Lufte brenda llojit=Lufte Klasash!prandaj kollaj e gjykoni Sot te shkuaren ,por Kete KURAJO ne e muarem te Gateshme nga adoptimi i “PERESTROJKA-as” te Gorbacovit,pas kompromisit Madhor me R.Regan!Te gjithe ata qe u ndeshkuan per Nje shoqeri te Lire Demokratike ,Ishin dhe Mbeten “Pararendes te Epokes Perendimore”!Por fakti qe Popullit tone i Mungon edhe Sot Kurajua ,per te mos lejuar Ate Kaste Politikanesh (te pasuruar )me Pasurine tone Kombetare ,flet shume me teper se ne c’duar eshte e ardhmja e Demokracise ne Shqiperi!

  5. I Cmenduri i Gjirokastres betiste se populli shqiptar do te haj edhe bar por parimet nuk do ti tradhetoj;Por ne fakt i Cmenduri i Gjirokastres dhe familja e tij asnjehere nuk e provoj ate barin kurse popullit shqiptar ja serviste cdo vakt.Shqiperia dhe shqiptaret paten fatin shum te keq qe ne krye te shtetit te tyre kishte dashoren e Dem Xhepes,njeriun pervers antihuman qe e ktheu shqiptarin qe ishte mesuar te hante mish ne shqiptarin qe te hante bar dhe me barbarizem ekzekutimesh qe vetem nje i cmendur si ai mund ti bante.Nuk e dij pse shqiptaret nuk hakmerren me familjen e tij dhe ta zhduki pa nam e pa nishan DNA e atij bastardi.

  6. Po për këta të sotmit që i vdesin në burgje dhe më keq i nxjern prej andej e i zhdukin ç’farë mund ti quash…,demokratë,socialistë,diktatorë,autokratë…?!

Beni nje Koment

  • Facebook
  • Twitter
  • YouTube
  • Linkedin
  • RSS

AMC

abissnet

Hotel Prestige
Gazeta Panorama Alexa toolbar
Njoftime pune nga gazeta Panorama

Parashikimi i motit


+23
H: +24°
L: +12°
Tirana
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+26° +26° +25° +25° +25° +24°
+12° +11° +11° +11° +10° +11°
+22
H: +23°
L: +15°
Durres
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+25° +25° +25° +25° +23° +23°
+15° +14° +15° +15° +12° +11°
+22
H: +25°
L: +10°
Elbasan
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+28° +28° +27° +27° +27° +26°
+12° +11° +11° +10° +10° +11°
+18
H: +23°
L: +16°
Vlore
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+25° +25° +25° +24° +24° +24°
+15° +14° +14° +15° +12° +12°
+21
H: +23°
L: +11°
Shkoder
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+26° +25° +25° +26° +25° +24°
+12° +11° +12° +10° +11° +12°
+18
H: +22°
L: +
Korce
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+24° +23° +23° +22° +23° +23°
+ + + + + +
+22
H: +24°
L: +11°
Berat
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+27° +27° +27° +27° +26° +25°
+11° +10° +10° +10° + +10°
+9
H: +22°
L: +
Kukes
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+22° +22° +21° +21° +21° +21°
+ + + + + +
+23
H: +23°
L: +12°
Sarande
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+23° +23° +23° +22° +22° +22°
+11° +12° +11° +10° + +13°
+24
H: +24°
L: +13°
Kavaje
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+26° +26° +26° +26° +25° +25°
+13° +13° +12° +12° +11° +11°
+22
H: +22°
L: +12°
Kruje
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+22° +23° +21° +22° +21° +20°
+11° +10° +10° +10° +10° +11°
+22
H: +24°
L: +14°
Lezhe
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+26° +26° +26° +26° +25° +24°
+14° +14° +14° +13° +12° +13°
+20
H: +24°
L: +14°
Fier
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+27° +27° +27° +27° +26° +26°
+12° +12° +11° +12° +12° +11°
+18
H: +19°
L: +
Pogradec
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+21° +20° +20° +20° +19° +19°
+ + + + + +
+21
H: +21°
L: +
Rreshen
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+24° +24° +23° +23° +23° +22°
+ +10° +10° + + +
+23
H: +23°
L: +
Tropoje
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+21° +20° +20° +20° +20° +19°
+ + + + + +
+20
H: +23°
L: +
Pristina
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+22° +21° +21° +20° +21° +20°
+ + + + + +
+25
H: +25°
L: +
Prizren
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+25° +24° +23° +24° +24° +23°
+10° + + + + +10°
+23
H: +23°
L: +
Mitrovica
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+20° +20° +19° +20° +19° +19°
+ + + + + +
+21
H: +24°
L: +
Skopje
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+24° +22° +23° +23° +23° +23°
+ + + + + +
+24
H: +24°
L: +
Gostivar
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+24° +23° +23° +24° +24° +23°
+ + + + + +
+21
H: +24°
L: +
Tetovo
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+24° +23° +23° +24° +24° +23°
+ + + + + +
+16
H: +20°
L: +
Struga
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+22° +21° +21° +20° +20° +20°
+ + + + + +



Showbiz

Lifestyle

Teknologji

Kuriozitete

© 2014 Gazeta Panorama ONLINE. All Rights Reserved.   Programuar nga: ikoncept Privacy