GRAZIA   UNION Bank   Miele Albania
Lotaria Kombetare  
Home » Opinion » Ribërja politike e Ballkanit dhe nacionalizmi shqiptar

Ribërja politike e Ballkanit dhe nacionalizmi shqiptar

  • Albanian
  • English
  • French
  • German
  • Italian
DRITAN EGRO Qysh në fillim të shekullit XVIII Rusia dëshmoi se jo vetëm gjeografikisht ishte pjesë e Europës, por edhe më pas do të ishte një zë i fuqishëm në zhvillimet politike europiane, madje një zë përcaktues edhe për fatin e mëtejshëm të Perandorisë Osmane dhe për ecurinë e historisë së Ballkanit në shekujt XVIII-XIX, madje deri në fillimin e Luftës I Botërore. Rusia e Pjetrit të Madh qysh në vitet e para të shek. XVIII filloi të nxisë lëvizjet separatiste të popujve të Ballkanit për t’u shkëputur nga Perandoria Osmane, pjesë e rëndësishme kjo e projektit rus për të zbritur në ujërat e ngrohta të Mesdheut. Projekti i saj ekspansionist kishte për objektiv përfundimtar marrjen e Stambollit osman dhe ringjalljen e Bizantit. Ndërhyrja e Rusisë në zhvillimet politike europiane, në vitin 1696, në favor të shteteve të Europës Perëndimore ndërsa Vjena ishte e rrethuar nga osmanët, ishte një nga faktorët që përcaktoi prishjen e balancës së fuqisë në Europë. Kjo ngjarje është shumë e rëndësishme për historinë e Ballkanit, pasi shënoi hapin e parë që më pas do t’i hapte udhë procesit të ndryshimit të statukuosë gjeopolitike në territoret ballkanike të Perandorisë Osmane, proces i cili gjeti fundin e tij me Luftrat ballkanike dhe më pas me Luftën I Botërore. Qysh në vitin 1712, kur trupat ruse i mundin ato osmane në betejën e Prutit, malazezët vendosin kontakt me carin Pjetër i Madh për një aleancë politike kundër shtetit osman bazuar në besimin ortodoks dhe në prejardhjen e përbashkët sllave. Në vitin 1759 ishin shkodranët katolikë e ortodoksë që iu drejtuan careshës ruse Elisabeta për ndihmë. Të njëjtën gjë bënë edhe himarjotët në 1759. Me këto veprime të karakterit separatist shënohen hapat e parë politikë të popujve të Ballkanit për t’u shkëputur nga Perandoria Osmane. Vatrat e para që ishin të gatshme për t’u ngritur kundër sundimit osman në Ballkan, siç e dëshmojnë edhe dokumentet e arkivuara në arkivat ruse, ishin disa rajone të krishtera ballkanike, të cilat e kishin njohur vendosjen e sundimit osman, por, më së shumti, për shkak të veçorive të terrenit e për pasojë edhe të produktivitetit të ulët ekonomik, shteti osman u kishte njohur autonomi fiskale (venomet). Ishin këto rajone që autonominë e tyre fiskale dhe fetare gradualisht e shndërruan në autonomi kulturore dhe ishin të gatshme që me mbështetjen e Fuqive të Mëdha të kohës ta shndërronin atë edhe në autonomi apo pavarësi politike. Te kjo autonomi fiskale e njohur dhe e akorduar nga vetë shteti osman i kanë fillesat institucioni i kapidanit dhe i bajrakut. Këtu do të rreshtonim Malin e Zi, Malësinë e Madhe, Mirditën, Pukën, Himarën, Sulin dhe krahinën e Manit në Peloponez. Letrat e ardhura nga Ballkanit ishin kërkesa për ndryshimin e statukuosë politike në rajon, duke kërkuar mbështetje tek një fuqi e cila kishte filluar të dëshmonte me veprime në terren se e kishte fuqinë ushtarake për t’i dhënë rajonit një konfiguracion të ri politik. Beteja e Prutit e vitit 1712 ishte dëshmia e parë e avancimit rus drejt ujërave të ngrohta të Mesdheut. Këtu nuk është fjala për kërkesa të natyrës “romantike” apo “aventuriere” që vinin nga Ballkani, por për kërkesa që do të t’i shërbenin Rusisë si pretekst për të zgjeruar ekspansionin e saj politik, të krishterë, në një hapësirë politike që sundohej nga një dinasti myslimane. Fuqia ruse që po i imponohej shtetit osman u vërejt jo vetëm nga komunitetet fetare të krishtera të Ballkanit, por edhe nga krerët e pashallëqeve që, më së shumti, ishin krijuar në territoret e banuara nga popullsi shqiptare si rezultat i dobësimit të kontrollit të pushtetit qendror. Pashallëqet e Janinës dhe të Shkodrës, të kryesuara nga familje shqiptare myslimane, tentuan shkëputjen nga shteti osman, për t’i hapur rrugë krijimit të bërthamave shtetërore të pavarura në rajon. Kjo është edhe dëshmia më e qartë e faktit se procesi i kësaj kohe i separatizmit nga shteti osman ishte një fenomen i dyfishtë: i krishterë dhe mysliman; veçse ndërsa komunitetet e krishtera iu dorëzuan pakushte Rusisë duke kërkuar ndihmë për shkëputje, krerët e pashallëqeve kërkuan marrëdhënie partneriteti, pra favore të ndërsjella që të dyja palët të plotësonin ambiciet e tyre politike. Por, ndërsa mori nën sqetull mbrojtjen e popullsive ortodokse osmane, ai ishte Rusia e gatshme të mbështeste “rebelët” myslimanë që kërkonin shkëputje nga Perandoria Osmane? Konvertimi masiv në Islam i hapi rrugë paragjykimit të Fuqive të Mëdha për shqiptarët. Popullsinë myslimane shqiptare Fuqitë e Mëdha do ta barazonin me atë turke dhe më pas do ta konsideronin si mbetje të osmanëve në Ballkan, që më së paku politikisht nuk duhej përkrahur në aspiratat e saj për pavarësi, kurse në rastin më të mirë duhej zhdukur nga harta e Ballkanit. Ali Pashë Tepelena, ndonëse pasha mysliman, në përpjekjet e tij për t’u shkëputur nga shteti osman nuk ngurroi të vendosë lidhje, madje edhe të kërkojë mbështetjen ruse për realizimin e planeve të tij separatiste. Por Rusia nuk ishte e predispozuar t’i ofronte mbështetjen e saj një pashai mysliman. Në këtë kohë, feja përbënte dimensionin më strategjik të bashkëpunimit dhe të mbështetjes për popujt e vegjël të Ballkanit. Realizimi i projektit rus për ringjalljen e Bizantit do të kalonte përmes nxitjes në Greqi të një rebelimi kundër shtetit osman. Tentativa e parë e vitit 1770 gjeti jetësimin e saj me kryengritjen e Moresë. Ajo nuk pati sukses, por me Traktatin e Paqes së Küçük Kaynarca-s (1774), Perandoria Ruse fitoi të drejtën që të “mbronte” qytetarët ortodoksë të shtetit osman, çka i hapi rrugë procesit që shtetas ortodoksë të Ballkanit osman të përgatiteshin në zyrat e administratës ruse dhe më pas të zinin edhe pozita të larta në hierarkinë shtetërore, civile dhe ushtarake ruse: ministri i jashtëm rus, Kapodistria, u bë edhe Kryeministri i parë i shtetit modern grek. Autonomia e Serbisë në 1815 dhe pavarësia e Greqisë në vitet 1829-1830 janë raste par excellence në ecurinë e procesit të shkëputjes së territoreve ballkanike nga Perandoria Osmane, proces i cili rrënjët e tij i kishte qysh në dekadat e para të shekullit XVIII. Madje këto dy ngjarje ndikuan fort mes popujve të tjerë, të krishterë e myslimanë, të Ballkanit. Këto ndryshime me pasoja të pakthyeshme gjeopolitike e orientuan elitën politike myslimane në Shqipëri që jo vetëm ta formulonte dhe ta artikulonte mendimin e saj politik për shkëputje nga Perandoria Osmane, por edhe të ndërmerrte hapa politikë, taktikë dhe luftarakë, në këtë drejtim. Fillimisht krerët shqiptarë u larguan nga fronti osmano-grek i luftës, kurse më pas filluan të organizohen mes tyre dhe në vitet ’30 ia filluan kryengritjeve të armatosura. Parë në këtë kontekst, realiteti i brendshëm perandorak osman dhe koniunktura e re gjeopolitike euro-aziatike ishin faktorët kryesorë që përcaktuan ecurinë e lëvizjes nacionaliste dhe të proceseve kombformuese e më tej shtetformuese te shqiptarët. Etapa e separatizmit, si fazë e hershme dhe përgatitore e lëvizjeve nacionaliste ballkanike, duhet vlerësuar si pasojë e ndryshimit të balancës së fuqisë në Euro-Azi dhe kryesisht fillimit të vënies së jetë të projekteve ambicioze të politikës së jashtme ruse. Imponimi Perandorisë Osmane i autonomisë për Serbinë dhe i pavarësisë së Greqisë janë fakte të mjaftueshme për të konfirmuar idenë se si Rusia ashtu edhe fuqitë e tjera europiane ishin të prira të ndihmonin elementin e krishterë në Ballkan, pasi duke qenë se ky element nuk ndante të njëjtin besim me sunduesin, shkëputjen e tij mund ta realizonte politikisht më e lehtë. Por këto hapa shënojnë njëkohësisht edhe fillimin e procesit të disintegrimit të shtetit osman në Ballkan. Nga ana tjetër, tentativat shqiptare, fillimisht përmes pashallëqeve dhe më pas përmes krerëve të familjeve të fuqishme për t’u shkëputur në dekadat e para të shek. 19, natyrisht që nuk do të lejoheshin në mënyrë paqësore nga Shteti Osman. Likuidimi fizik i Ali Pashë Tepelenës dhe ai politik i Bushatllinjve, i shoqëruar me shpërbërjen e pashallëqeve, ishte treguesi më i qartë se shteti osman nuk do të lejonte në asnjë mënyrë shkëputjen e territoreve ballkanike që banoheshin nga popullsi myslimane, pasi një realitet i tillë do t’i jepte fund sundimit osman në rajon. Ndryshimet gjeopolitike që kishin filluar në Ballkan në dekadat e para të shek. 19, me krijimin e Serbisë autonome dhe të Greqisë së pavarur, elita shqiptare i konsideronte si zhvillime politike të pakthyeshme. Duke qenë pjesëmarrës dhe ndjekës të mirë të zhvillimeve politike në Greqi, elita e fuqishme shqiptare nën kryesimin e Ismail bej Vlorës u mblodh në Berat për të diskutuar për të ardhmen e trojeve shqiptare, ndërkohë që Greqia po finalizonte aktin e krijimit të bërthamës fillestare shtetërore. Eliminimi fizik i Ismail bej Vlorës dhe i krerëve të tjerë shqiptarë në Manastir treguan se shteti osman do të vepronte ashpër kundrejt çdo kërkese për shkëputje që do të vinte sidomos nga drejtues lokalë myslimanë. Letra e Ismail bej Vlorës (gjyshi i Ismail Qemalit, nëntor 1828) drejtuar krerëve shqiptarë është dëshmi e faktit që tek elita shqiptare e kohës jo vetëm që kishte lindur mendimi për krijimin e një bërthame për krijimin e një bërthame shtetërore të pavarur nga Perandoria Osmane, por ajo ndihej e aftë që këtë mendim ta materializonte në terren nëpërmjet një veprimi të organizuar politik. Madje, letra e Silahdar Iljas Podës drejtuar Ismail bej Vlorës, në gusht 1828, ku i propozon një aleancë politike mes dy familjeve të tyre, shënon lindjen e mekanizmit të parë politik që do të shërbente si bazë për hapat e mëtejshëm politikë që do të hidheshin në Berat në fund të këtij viti dhe që si objektiv final të tij kishin shkëputjen nga Perandoria Osmane dhe krijimin e një bërthame shtetërore shqiptare në Ballkan. Kryengritja e vitit 1847 me qendër në Labëri duhet vlerësuar si përpjekja e fundit shqiptare për shkëputje nga Perandoria Osmane. Duke parë agresivitetin e fqinjëve që kërkonin të zgjeroheshin në toka të banuara historikisht nga shqiptarët pas kësaj tentative të fundit familjet shqiptare hoqën dorë nga përpjekjet për shkëputje nga Perandoria Osmane. Mahmut bej Vlora (babai i Ismail Qemalit), një nga organizatorët e kryengritjes së vitit 1847, në vitin 1853-4 u rreshtua krah trupave osmane në Thesali për të frenuar përparimin e ushtrisë greke, e cila u hodh në ofensivë jashtë kufijve të shtetit të pavarur duke përfituar nga angazhimi osman në Luftën e Krimesë. Për herë të parë elita shqiptare u ndje e kërcënuar nga fqinjët dhe u shty drejt zgjedhjeve të detyruara, mes Perandorisë Osmane dhe fqinjëve, për përcaktimin e rrezikut më të vogël për ekzistencën e saj. Për shqiptarët filloi koha e kërcënimit të trojeve etnike. Publikimi i doktrinave nacionaliste ballkanike në vitin 1844, respektivisht greke (Megalidea) dhe serbe (Nacertanije), shënojnë një ndryshim cilësor në jetën ideologjike dhe politike të Ballkanit. Dy popuj që falë mbështetjes së Fuqive të Mëdha ishin pavarësuar apo kishin hedhur hapa të rëndësishëm për shkëputje nga Perandoria Osmane, tashmë zyrtarisht po hynin në epokën e kombformimit. Që nga ky moment, feja, përtej një elementi identifikues për një individ apo grupim social, filloi të përdorej si një instrument politik e diplomatik në kërkim të trojeve të fqinjit në Ballkan. Kryengritja Labërisë, e vitit 1847, shënon momentin e parë kur nga drejtuesit e kryengritjes u kuptua nevoja që në veprime me karakter politik dhe ushtarak të merrnin pjesë shqiptarët e të gjitha besimeve fetare, madje duhej fituar edhe mbështetja e klerit ortodoks. Një nga shtetarët më të rëndësishëm osmanë të shek. 19, Ahmet Xhevdet Pasha, në vitin 1861 erdhi personalisht në Shkodër, dhe me cilësinë e emisarit të posaçëm të sulltanit hartoi një raport të detajuar për situatën në vilajetin e Shkodrës dhe më gjerë. Mes të tjerash ai shkruan: “Pjesa dërrmuese e popullsisë myslimane të qytetit të Shkodrës përbëhet nga popullsi malësore që ka zbritur nga Malësia dhe ka pranuar fenë islame; por kjo popullsi nuk e ka humbur sensin e gjindjes dhe të prejardhjes së hershme të saj, pasi edhe sot thirren me emrin e asaj malësie prej nga ata kanë zbritur. … Ngaqë lidhjet fisnore i kanë ende të fuqishme ndodh shpesh që ata së bashku me familjet e tyre të shkojnë e të vizitojnë vendet e të parëve të tyre, kurse kushërinjtë e tyre katolikë të zbresin në Shkodër dhe të shkojnë si mysafirë tek kushërinjtë e tyre myslimanë. … Malësorët në shumicë janë katolikë dhe administrativisht varen nga paria myslimane e qytetit, por ngaqë vishen me veshje të njëjta dhe ngaqë sjelljet e tyre janë të njëjta është e pamundur të dallosh se cili prej tyre është katolik dhe cili mysliman.  …. Bazamenti i lidhjes dhe i bashkimit mes malësorëve katolikë dhe myslimanë është ndjesia e përbashkët etnike dhe patriotizmi, dhe për shkak se jetojnë gjithë kohën bashkë janë vëllezër e miq për kokë. Në vilajetin e Shkodrës nuk bëhet fjalë për ndasi fetare, por për ndasi etnike”. Projekti rus për t’i dhënë fund shtetit osman dhe për të shtënë në dorë Stambollin solli me vete rritjen e ndikimit rus në Ballkan dhe, për pasojë, edhe luftën ruso-osmane. Shteti osman nxitoi të bënte paqe me Rusinë në Shën Stefan, shumë pranë Stambollit, në mars të vitit 1878. Falë mbështetjes ruse, në Ballkan u krijua një shtet i stërmadh bullgar. Në rajon u prishën ekuilibrat e Fuqive të Mëdha. Ato, në mënyrë të menjëhershme, thirrën një kongres ndërkombëtar, që u mbajt në Berlin në qershor 1878. Qëllimi ishte më se i qartë: të frenohej Rusia në projektin e saj për të zgjeruar ndikimin sllav në Ballkan. Gjithsesi, në Ballkan filloi pazari i tokave. Për herë të parë në historinë moderne, shqiptarët e ndjenë se fuqia e shtetit osman nuk ishte më e mjaftueshme për t’i mbrojtur tokat mbi të cilat kishin jetuar për shekuj. Po ashtu, për herë të parë shqiptarët u përballën jo më me rrezikun, por me realitetin e shkëputjes së trojeve etnike shqiptare. Nga ana tjetër, Perandoria sponsorizoi çështjen shqiptare pasi tanimë e pa veten të pafuqishme për t’i mbrojtur territoret e saj të banuara nga shqiptarët, pasi në rajon filloi pazari i trojeve. Që nga ky moment çështja shqiptare nuk është më çështje e brendshme e Perandorisë Osmane. Pas vitit 1878 çështja shqiptare ndërkombëtarizohet dhe hyn si problem në kancelaritë e Fuqive të Mëdha. Në këtë moment të vështirë krerët politikë shqiptarë u mblodhën në Prizren dhe themeluan Lidhjen e Prizrenit, por ata e dinin fare mirë se fati i mëtejshëm politik i shqiptarëve ishte i lidhur fort edhe me faktin që shumica e popullsisë ishte myslimane dhe ajo do të trajtohej e lidhur ngushtë me fatin e vetë Perandorisë Osmane. Pikërisht në këtë kohë, nën emrin territore osmane, trojeve shqiptare iu hoqën copa (Ulqini e Tivari) me marrëveshje ndërkombëtare. Duke e ndier se nga trupi i saj do të shkëputeshin toka, shteti osman fillimisht e stimuloi aktivitetin politik shqiptar, atë në Prizren dhe atë të intelektualëve shqiptarë në Stamboll. Pashko Vasa hartoi traktatin politik E vërteta mbi Shqipërinë dhe shqiptarët, të parin dokument ideologjik në nacionalizmit shqiptar. Kjo vepër pa dritën e botimin në të njëjtën kohë në Stamboll, Paris, Londër dhe Berlin, në frëngjisht, anglisht dhe gjermanisht. Në këtë dokument shpaloset për herë të parë dhe në mënyrë të plotë se kush janë shqiptarët dhe çfarë kërkonin ata. Ishte momenti që shqiptarët jo vetëm të mbronin tërësinë e tyre territoriale, por edhe t’i kërkonin Shtetit Osman autonominë e Shqipërisë, rruga për realizimin e së cilës ishte bashkimi në një i të katër vilajeteve me popullsi shumicë shqiptare. Mendjet më të mira shqiptare të kohës u shprehën në favor të autonomisë së trojeve shqiptare dhe për qëndrimin brenda ombrellës osmane, pasi rreziku që po vinte bëhej gjithnjë e më i vetëdijshëm nga fqinjët, të mbështetur nga të mëdhenjtë e politikës botërore, nuk do të mund ta garantonte ekzistencën e një shteti të pavarur shqiptar. Situata e jashtëzakonshme e krijuar dhe rreziku i copëtimit të trojeve shqiptare bëri që shumë qytete të Shqipërisë t’i dërgonin memorandume Kongresit të Berlinit. Në memorandumin që qyteti i Shkodrës, më 13 qershor 1878, i dërgonte ministrit të jashtëm britanik mes të tjerave shkruhej: “Ashtu siç nuk jemi dhe nuk duam të jemi turq, po ashtu e kundërshtojmë me të gjitha forcat tona cilindo që do të dëshironte të na bënte sllavë apo austriakë e grekë. Ne duam të jemi veçse shqiptarë! Feja e shqiptarëve mund të ketë lëvizur nga Ortodoksia te Islami dhe nga ky te Katolicizmi, por qofshin ortodoksë, myslimanë apo katolikë, shqiptarët nuk e kanë mohuar kurrë atdheun e tyre dhe duke i qëndruar me këmbëngulje besnike krenarisë për prejardhjen e tyre, kanë mbetur kurdoherë dhe kudo shqiptarë”. Ky pasazh memorandumi dërguar Kongresit të Berlinit është treguesi më i mirë nga poshtë lart i nivelit se ku kishte mbërritur shkalla e ndërgjegjes kombëtare mes shqiptarëve. Për të shkuar më tej, në Lidhjen e Prizrenit për herë të parë në një organizim politik u përfaqësuan të gjitha territoret shqiptare në një përfaqësim etnik. Të vetëdijshëm për peshën dhe rëndësinë që kishte gjuha e njehsuar, alfabeti dhe shkolla shqipe, intelektualët shqiptarë të të gjitha besimeve fetare u mblodhën në Manastir, në nëntor 1908 dhe ndërmorën hapa të rëndësishëm drejt unifikimit të alfabeteve shqip në përdorim. Kongresi i Manastirit dhe më pas hapja e Shkollës Normale në Elbasan, në 1909, shënuan hapat përgatitorë që paralajmëruan pavarësinë politike të Shqipërisë, në nëntor 1912. Kurse, përfaqësimi i të gjitha trojeve shqiptare në Vlorë për shpalljen e Pavarësisë (nëntor 1912) ishte fundi i procesit të kombformimit. Me këtë akt, konvencionalisht përfundon procesi i kombformimit te shqiptarët dhe i hapet udha procesit të ngritjes së shtetit kombëtar. Shqipëria, pavarësinë e fitoi në një nga momentet më të vështira të historisë së saj. Kjo ngjarje vërtet i dha fund një procesi kërkimi të drejtash politike nga shteti osman, proces që kishte filluar qysh një shekull më parë, por në fund ai rezultoi në rrudhjen maksimale të trojeve që do të kishte në dispozicion Shteti i Ri Shqiptar. Si produkt i momentit kur filluan luftërat ballkanike, Shteti i Pavarur Shqiptar ishte projektuar të ishte i cunguar, pasi përveç detit ai do të rrethohej nga të gjitha anët me troje të banuara po nga popullsi shqiptare. Ndryshe nga fqinjët, shqiptarët mbetën të vegjël dhe pa përkrahje.

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Panorama Online. Moderatori

10 Komente per “Ribërja politike e Ballkanit dhe nacionalizmi shqiptar”

  1. te lumte z.Egro. per historine flitet me fakte dhe dokumenta, nga njerez qe dine t’i lexojne ato. dhe jo sic shohim shpesh nga amatore qe kujtojne se historia eshte perralle ku mund te shtojne e heqin ate qe duan

    • Zt Egro shkrimi dhe historija e jote jan te njeanshme.Mos te ishte Turqija sot nuk do kishim as Shqipri e as Kosove,ZT Egro trojet shqiptare(apo ilire) deri tu ardhja e Turqise me shumice pagane kan qene,po ta ceku vetem qe Car stevani me vllezrit katolik(gjithmone aleanc me shkaun) vetem per dy jave ne trojet ilire masakruan mbi 50.000 pagan vetem qe nuk e dojshin kryqin(keto shkrime i gjejsh ne arkivat serbe)per Mirdite e shkoder mos fol se gjithmone Serbo-malazezve ju kan ndihmu katolikt(ka fakte si ne shipri si ne Mal te Zi,kije librin e Kral Nikoles ku vete tregon qe pakicen katolike e ka pase dore te djadht.

  2. asnje nuk e thote te verteten ashtu sic eshte. edhe zoti egro nuk ma merr mendja se ben perjashtim.

  3. dhe thone Shqiperia e madhe- kjo eshte shume e vogel, e coptuar.

  4. perpara se rusia te ishte ekspansioniste ne ballkan,ka qene turqia qe me hekur e me gjak dhunoi popujt e ballkanit per pese shekuj…dhe popujt e ballkanit ia kthyen reston turqise ne 1912….
    perpara se shqiptaret tia vene fajin te tjereve qe i coptuan trojet shqiptare ta kerkojne fajin tek vetja qe u konvertuan ne muslimane(turq),armiq te europes te krishtere, dhe se bashku me otomanet masakronin popujt e ballkanit sa here ngriheshin te fitonin lirine nga zgjedha turke.

  5. ja fut kot.Ne shhqiptaret do i veme zjarrin ballkanin me kete politiken e Shqiperise se madhe.Ashtu si serbet kerkonin te krijonin Serbine e madhe me shperberjen e Jugosllavise,dolen te humbur.Dhe ne shqiptaret do humbasim shume me kete loje te rrezikshme.Europa do na ktheje shpinen.

  6. Natyrisht qe Egro tenton ti nxjerre shqiptaret te pafaj ne historine e tyre.Shqiptaret ne perandori ndjeheshin dhe krenoheshin si muslimane turq dhe jo shqiptare. Ntyrishte qe kur perandoria filloi te lekundej, kreret shqiptare kerkonin shpetim dhe nuhasin se cfar po gjeneronte situata. Kreu me i fuqishem ishte Ali Pashe Tepelena dhe ky , hajdut ordinere, tradhetare , tiran, i pa moral ,( pasi vrau vellezerit dhe vjerrin tije per pasuri)biseksual, qe terhoqi vemendjen dhe te lord Bayron per ta vizituar pasi dhe ky ishte homo si pashai i janines.Ky njeri dinak dhe i pa bese, rrinte me friken se nje dite perandoria do te binte dhe natyrshem te gjithe vemendje e tije e kishte perqendruar ne mbeshtetjen dhe aleancat por mjerisht te gjitha te deshtuara, per te kaluaren e tij te turpshme morale por dhe ligesine si sundimtare qe kishte pjekur jerez ne hell se dikur nga fshati i ketij njeriu te pa faje i paskan cnderuar nenen.Njeriu me nje mizori te tille nuk mund te gjente aleanca.Provoi me francese, angleze , ruse, biles i trembur nga separatistet greke qe po frymezoheshin nga rusia , tentoi te bashkohej me to kunder Turqise qe lengonte.Perfundimisht ai ra viktime e sjelljes se tij dhe meritoi ndeshkimin.Historiane shqiptare kerkojne ti japin atije vlera patriotike, por levizjet apo sjellja e tij nuk mund te merrnin ngjyrim moral e patriotik. Thjesht kerkonte shpetim dhe ndermjet vesireve e bejlereve shqiptare.Dhe Ali Pasha i Tepelenes ishte po analfabet dhe kot mundohen te thone se ai na paska folur 6-shte gjuhe.Ai dinte vetem shqip, ashtu si dhe bashkekohesi i tij Muhamet Ali , valiu i vetshpallur i Egjyptit dhe Libise.Kacaket as nuk jane te nxene per te mesuar gjuhe dhe ne moshe te madhe.Ato mbanin prane njerez te cilet kryennin dokumentet ne gjuhe te ndryshme.Oborri vertete mban prane tutore per te zhvilluar lende mesimore , por jo per mbreterit dhe pashallaret, por per femijet e oborrit.Po te ishte me sjkolle Aliu e Alite , nuk do te ishin tirane.Rusia natyrshem per te mposhtur Turqine u mbeshtet ne popullsine e krishtere te vendeve ballkanike dhe u shpall si prtekturat i te krishtereve te kudondodhur, qe nga konstandinopoja.Bejleret shqiptare nuk mund te reformoheshin dhe te rikonvertoheshin, dhe kerkuan ntyrshem te prezienin ne levizjet e tyre te fundit per shpetim pjesen e krishtere te popullit shqipatre, gje qe permendet ne memorandumin e qytetit te Shkodres.ne shqiptaret e dime se nese kishte ne shqiperi urrejtje nderfetare , boshti i saj ishte ne Shkoder.Vetem budallenjte mund te pranojne nje bashkeveprim te katolikeve dhe muslimaneve ne kete qytet.Dhe sot, ekuilibret ne mardheniet e tyre ruajne nje fizonomi te zbutjes se ndikimit fetare nga komunizmi.
    Por le ti leme te gjitha keto tratime te historise.Mesazhi qe marrim nga ky shkrim eshte se shqiptaret u ndeshkuan rende si islamike, atehere lind pyetja ,”perse shqiptaret nuk rikthehen ne besimin e te pareve, per te bere she shkeputjen shpirterore nga Turqia?” Po Zoti Egro qe din kaq mire historine dhe qe fundja vjen nga nje shoqeri qe i ka munguar edukimi islam, perse nuk konvertohet qe ti jape mesazhin e qarte shqiptareve? Kur nuk e ben nje doktor i historise , si do te presim ta bejne fshataret dhe qytetaret e thjeshte? Por ne histori ka dhe figura te moralshme, qe vinin nga familje bejlereash si ajo e Konices, por ja qe Faik Konica , u rikonvertua dhe ky eshte mesazhi me i madhe qe i dha popullit te vete.

    • Po sa i ditur qe qenke more Anestis !
      Po kush ti ka molloisur keto marezira qe hedh ketu o birce ?
      I ke degjuar nga dhjaku i fshatit, apo i ke nga studimet vetjake ne arkivat e vjetra ?
      Po more trimi grek, historian kafeneje fshati, mos i pengoi “konvertimi” ne ortodhoks Ismail bej Qemalin e Isa Boletinin qe te shpallin pamvaresine e Shqiperise para 100 vjetesh ?
      Nuk mbeshtes asnje lloj feje se historikisht edhe ato, ashtu si edhe ideollogjite politike i kane sjelle njerezimit, jashte predikimeve pacifiste, edhe viktima miljoneshe njerezish, por per historine e shqiptareve kam bindjen se myslimanizmi i tyre sherbeu me se shumti per tu mbrojtur nga lakmite shoviniste te grekeve e serbeve, dhe per te ruajtur identitetin. kombetar shqiptar .
      Kombi shqiptar pati fatin tragjik te historise, qe si fqinje te kishte kombe te perkrahura nga fuqi te medha, qe nen preteksin e mbrojtjes se krishterimit, deshen dhe ja ariten ne nje fare menyre te zhduknin nga harta nje komb nga me te vjetrit ne Evrope.
      E verteta eshte ajo qe ka thene Papandreu ne vitin 2003, se ky shekull eshte shekulli i shqiptareve ne Ballkan. Vertete 100 vjet te vonuar, por sot e ne te ardhmen do te zene ne Ballkan vendin e mohuar.

  7. Fajin nuk e ke ti dhe une qe jemi fetare ne forme , por e ka doktori i shkencave te historise, qe dhe ai , si nje produkt i pa fe i diktatures nuk dine te jape mesazhim shoqerise shqiptare.Historia nuk eshte te lexoshe ne arkiva dhe ti botoshe ato , por ti analizosh dhe t’ja percjellesh shoqerise, sebashku me mesazhin e vet, pra eshte shkence ne sherbim te njerezimit.S’ka asnje lidhje qenisia ne islam per te qene shqiptare.Lexoje Egron dhe shiko se ne jemi nje ciban mes nje mardhenie te kontinentale te krishtere.Lexoje dhe te mesaosh se feja te lidhe dhe te bashkon me popujt e tjere te se njetes fe dhe kjo eshte me shume se pozitive.Shiko se Greqia u shpetua ne saje te historise se vet antike, shiko se ajo u mor persiper nga popujt e krishtere.Ne i quajme te gjithe armiqe , por qe realisht duhet te shprehemi, se ne jemi armiku i tyre si mbetje osmane, e cila ne shumicen e saj nuk ka ndryshuar aspak.Mentaliteti i shqiptareve dhe ne sferat e larta te politikes eshte i njete me ate te shqipatrit te vitit 1800.Levizjet nacionaliste treguan se po qe se ndjehemi te fuqishem kerkojme zgjerim, kerkojme te kundervihemi , per te drejta qe jane rrejdhoje e llogjikes shqiptaro osmane dhe jo e nje qytetari qe pretendon te bashkohet ne BE.(megjithate, te gjitha keto levizje jane te nxitura nga Turqia, pra ne perseri jemi nje rrezik islamik i rajonit) Pas ketyre te vertetave qe po te shpreh, ti me thua se eshte islami shpetim i shqiptareve , Ore jeni ne rregull nga trute ju?Shqiperia u krijua nga fuqite e medha per interesat e tyre gjeopolitike dhe u coptua si nje rrezik islamik.Kjo eshte e verteta dhe pika e referimit nga ku duhet te nisesh per te gjykuar vetveten dhe te tjeret.Ke ndegjuar ndonje nga te huajte qe te shprehet se fuqite e medha jane penduar qe na coptuan?Atehere kujt don ti japesh leksioni ti si kryeminister, qe kerkon bashkim kur ato nuk deshirojne?Natyrishte qe eshte nje loje e fshehte. Pasi njeri kah politik shkon ne momentin final ne levizje nacionaliste, ndersa tjetri ve kusht qarkun e Fieriit,pra te dy shprehen per BE-ne dhe te dy realishte i largohen asaj duke u lene hapur strukturat ekonomike e social kulturore Turqise.Sot jemi me turqe se kurre.
    Ti me thua Isa Boletini, por mire e ke, ky eshte simboli i sjelljes shqiptare.Nje kacak here me turqit e here ne ceta per te grabite administraten, njeri injorant dhe primitive.Perandorise i interesonin te tille egersirash dhe se krijonin ndonje incident asaj. Bukuri qendroi ai si badigard i sulltan Hamitit pre disa vjet, por u kthye ketu per te mbrojtur krahinen e vet per te mos paguar taksa, kur bashkesie e krishtere i kishte paguar rregullishte ato.(muslimanet nuk paguanin taksa si nje privilegj i politikes se Turqise, ne ato momente kur po ndjente rrezikun e falimentimit) Shikojeni poolitiken ne Maqedoni e Kosove , te gjithe Isa Boletine jane. Del tjetri prej burgu dhe i thote kryeministrit ne fuqi ti leshoje vendin pas viteti te ri.Ooooouuu po kjo nuk eshte turp , por problematike, eshte primitiviteti i shekullit te UFO-ve.Ismail Qemali u caktua nga shtetformuesit per te krijuar shtetin e pavarun , pasi duhej nje person politike me eksperience dhe te tille me te afte mund te gjeje ne administraten perandorake.Nuk pati ndonje sakrifice per shpalljen e pavarsise , por thjeshte nje veprim administrative dhe figurativ.Pas pavarsise ne jemi pushtuar dhe tre here , por kerkush nuk qendroi ketu , pasi ishin fuqite e medha qe mbronin hartat.
    Shqiptaret e krishtere jane shqiptari qe i shkon konforme historise antike qe ka qene e pandare nga ajo greke.Te konvertuarit , nuk eshte se u ushqyen me mesime fetare , por thjeshte i ushqyen me urrjtje per krishterim, pra jane te krishtere te shprishur dhe sot ju e shikoni se problematika kombetare , kronika e zeze eshte prone e tyre dhe jo e komunitetit ortodoks , qe feja e vet e ushqente me vlera ne vazhdimesi,pasi kjo ishte detyrea e saje si fe apostolike.Muslimanet nderruan dhe veset dhe sjelljet duke kopjuar ato te jenicereve pa identitet, njerezve te rruges dhe jo si shkak i mesimeve fetare. Shiko videot e vitit 1913 dhe te shikosh se kush jemi.Dhe gjuhen do ta harroje, por ju munguan veglat, pasi per kete duehshin shkolla libra duhej nje sistem arsimore dhe Turqia s’kishte as mundesi e as deshire per kete, pasi sa me te shkolluar njerezit, aq me te pergjegjeshem beheshin dhe do ti largoheshin asaj.Pikerisht se jemi me sjelljen e Boletinit , ne jemi akoma dhe sot problematike.Juve ju pelqen historia qe ju kref shpirtin ku fle urrejtja qe ju karikoi politika e pushtuesit, apo hardwari osman, por tashme kesaj i ka ardhe fundi , shume shpejt do te kete nje program dhe per shqipatret qe do ta zbatojne ate me detyrim.E ardhmja eshte BE, dhe ne BE nuk shkohet si sulltane dhe as me Xhamijat me emra sulltanesh, si Murati dhe Mahmeti dyte. , tiraneve te popullit shqiptare.Perse nuk merreni me kete ju dhe doktorri i shkencave , perse nuk merret politika shqiptare , por po u fyeke nga rreplika ime, qe baze ka te verteten.Thenia e Papandrut nuk ka perqellim te zhvillimit te shqiptareve si islamke, por i transformimeve te medha per tu bere dhe ne si e gjithe europa.Brenda ketije konteksti gjene vend fjalet e tije dhe jo nekuptimin negativ si nje zhvillim i plages apo krenarise dhe nostalgjise osmane.Nese mendoni kete kjo do te thote se nuk jemi as ne pyll, por thelle nen toke.

Beni nje Koment


1 + = 3

  • Facebook
  • Twitter
  • YouTube
  • Linkedin
  • RSS

AMC
abissnet
Hotel Prestige

Gazeta Panorama Alexa toolbar
Njoftime pune nga gazeta Panorama

Parashikimi i motit


+23
H: +24°
L: +12°
Tirana
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+26° +26° +25° +25° +25° +24°
+12° +11° +11° +11° +10° +11°
+22
H: +23°
L: +15°
Durres
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+25° +25° +25° +25° +23° +23°
+15° +14° +15° +15° +12° +11°
+22
H: +25°
L: +10°
Elbasan
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+28° +28° +27° +27° +27° +26°
+12° +11° +11° +10° +10° +11°
+18
H: +23°
L: +16°
Vlore
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+25° +25° +25° +24° +24° +24°
+15° +14° +14° +15° +12° +12°
+21
H: +23°
L: +11°
Shkoder
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+26° +25° +25° +26° +25° +24°
+12° +11° +12° +10° +11° +12°
+18
H: +22°
L: +
Korce
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+24° +23° +23° +22° +23° +23°
+ + + + + +
+22
H: +24°
L: +11°
Berat
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+27° +27° +27° +27° +26° +25°
+11° +10° +10° +10° + +10°
+9
H: +22°
L: +
Kukes
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+22° +22° +21° +21° +21° +21°
+ + + + + +
+23
H: +23°
L: +12°
Sarande
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+23° +23° +23° +22° +22° +22°
+11° +12° +11° +10° + +13°
+24
H: +24°
L: +13°
Kavaje
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+26° +26° +26° +26° +25° +25°
+13° +13° +12° +12° +11° +11°
+22
H: +22°
L: +12°
Kruje
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+22° +23° +21° +22° +21° +20°
+11° +10° +10° +10° +10° +11°
+22
H: +24°
L: +14°
Lezhe
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+26° +26° +26° +26° +25° +24°
+14° +14° +14° +13° +12° +13°
+20
H: +24°
L: +14°
Fier
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+27° +27° +27° +27° +26° +26°
+12° +12° +11° +12° +12° +11°
+18
H: +19°
L: +
Pogradec
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+21° +20° +20° +20° +19° +19°
+ + + + + +
+21
H: +21°
L: +
Rreshen
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+24° +24° +23° +23° +23° +22°
+ +10° +10° + + +
+23
H: +23°
L: +
Tropoje
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+21° +20° +20° +20° +20° +19°
+ + + + + +
+20
H: +23°
L: +
Pristina
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+22° +21° +21° +20° +21° +20°
+ + + + + +
+25
H: +25°
L: +
Prizren
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+25° +24° +23° +24° +24° +23°
+10° + + + + +10°
+23
H: +23°
L: +
Mitrovica
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+20° +20° +19° +20° +19° +19°
+ + + + + +
+21
H: +24°
L: +
Skopje
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+24° +22° +23° +23° +23° +23°
+ + + + + +
+24
H: +24°
L: +
Gostivar
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+24° +23° +23° +24° +24° +23°
+ + + + + +
+21
H: +24°
L: +
Tetovo
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+24° +23° +23° +24° +24° +23°
+ + + + + +
+16
H: +20°
L: +
Struga
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+22° +21° +21° +20° +20° +20°
+ + + + + +



Showbiz

Lifestyle

Teknologji

Kuriozitete

© 2014 Gazeta Panorama ONLINE. All Rights Reserved.   Programuar nga: ikoncept Privacy