Rama: Plani i ri urbanistik i Tiranës, katastrofik
Tipike e Mërkurë, 26 Dhjetor, 2012 | 18:03 pmKreu socialist, Edi Rama në bashkëbisedimin e tij të fundit për këtë vit me gazetarët foli edhe për sektorin e ndërtimit. Ai tha se janë tashmë minimalisht 12 mijë apartamente të pashitura. Më pas ai ndal tek plani i ri urbanistik i Tiranës, me të cilin u tregua shumë i ashpër.
“Eshtë një plan katastrofik për kryeqytetin, një planin që mbyll me kanatë të hekurt çdo dritare të së ardhmes për Tiranën. Ky është lajmi i keq, lajmi i mirë është se nuk do ketë kohë që ai plan të vihet në zbatim, nuk do ta lejojmë të realizohet, si një plan që jo vetëm kërcënon të ardhmen por fyen inteligjencën e çdo njeriu të zakonshëm me minimum njohje në këtë fushë.”- tha Rama.
I pyetur nga gazeta Panorama, Rama tha se Tirana e ka planin urbanistik të saj, shpallur në një konkurs ndërkombëtar. Synimi tha kryesocialisti është ta rikthejmë kryeqytetin tek ai plan.




























Rama,
Te ka ngelur rradakja tek plani yt urbanistik qe nuk ishte gje tjeter vecse 20% yt CASH ne xhep per cdo leje ndertimi.
bashes duhet t’i thuash ti dhe ne faleminderit se pas 23 vitesh me se fundi e beri tiranen me plan urbanistik. e premtove ti per vitin e pare por 11 vjet na genjeve. basha e beri per 1 vit. ketu ti duhet te kafshosh gjuhen dhe te lash gojen.
Ne fakt , ky njeri, fyen cdo dite memorien qytetare, ofendon cdo vesh qe degjon hipokrizine te ngritur ne art dhe pafytyresine ne etalonin e saj. Ne sot Tirana ka 12 mije apartamente pa shitur, ne ka ate piramide betoni me bazen ne qiell duke zaptuar me arrogance nje monument kulture, ne sot kemi qytetin me te betonizuar ne Evrope, ne nuk kemi ku parkojme- e dime shume mire qe e tere kjo e ka nje emer- dhe ky njeri vazhdon te na talle?!