E vret në lokal, i bëri nënën prostitutë
Kronike, Lajmi i Fundit e Martë, 25 Dhjetor, 2012 | 09:07 amNjë person u vra dhe tre të tjerë u plagosën rëndë me thika mbrëmjen e djeshme në Kavajë, pas një konflikti në lokal.
Ngjarja ndodhi pranë ish- Fabrikës së Qelqit, ku pronari i lokalit, Elvis Kollçaku, u përfshi në një konflikt me viktimën e përleshjes, shtetasin Artur Kollçaku, 44 vjeç.
“Panorama” shkruan sot se kur ata filluan të godasin me thikë njëri-tjetrin, kamerieri i lokalit, Aldo Gryka, 20 vjeç, dhe një klient që e njihte viktimën, Sajmir Thikaj, 30 vjeç, u futën në mes për të shuar sherrin.
Nga përleshja mbetën edhe vetë të plagosur nga disa goditje me thikë. Ngjarja e rëndë, sipas Policisë së Kavajës, dyshohet se ka si motiv një konflikt mes autorit dhe viktimës, të cilët, pavarësisht se kanë të njëjtin mbiemër, nuk kanë lidhje gjaku mes tyre. Burimet thanë se viktima prej të paktën 5 vitesh kishte lidhje jashtëmartesore me nënën e autorit, të cilën edhe vetë policia kishte informacione që e shfrytëzonte për prostitucion, por ende nuk ishte dokumentuar kjo veprimtari.
Viktima, Artur Kollçaku, bashkëjetonte me periudha të ndërprera me nënën e viktimës, Q. K., dhe në disa raste i dërgonte edhe klientë për të kryer marrëdhënie seksuale kundrejt pagesës. Duket se djali i saj ka qenë në dijeni të këtij fakti, por edhe ai nuk ka mundur të provonte se çfarë e mbante të lidhur nënën e tij me viktimën.
Megjithatë, sipas burimeve nga Policia, Elvis Kollçaku ka pasur dyshime se përveç lidhjes jashtëmartesore, 44-vjeçari e shfrytëzonte nënën e tij edhe për prostitucion. Ky dyshohet të ketë qenë edhe motivi i krimit të djeshëm në Kavajë.
(Lajmin e plote e lexoni sot ne Panorama)





























Sa her që më kan sharë nënën dhe motrat .,do isha dhe 20 vite të tjerra brënda po t’ju isha përgjigjur.
Po c’fare tu desh o i zi ,more veten me qafe.Nuk e di qe shoqeria e sotme ne psllek e kurvllek eshte kthyer.Me mire ti thoshje nenes ik,pasi sot moral e nder nuk ka me.
Burgu per burra eshte e jo per burrreca.Jeto ose vdis me nder.Po te behesh zvarranik te gjithe e gjithmone do te shtypin me kembe.I lumte dora qe coi nderin ne vend pamvaresishte moralit te te emes.
Do te kishe ba mire tja prisje koken nenes sate mbasi AJO cdo gje e ka bere me deshiren e saj.Po edhe ketij mire ja ke bere se sot jane bere shume felliqesira dhe NJI e spastrove TI.
po sa vjece e kishe nenen o adoleshente eshte nena jote dhe e genjehu ky personi ,po nena ka ka dashur pa ka shkuar ,nuk behemi njerez ne kurre.
po me dhimbsesh shum more djal ti personalisht ,por se pari e kisha vrar nenen pastaj at idijot ,