PSIKOLOGJIA   Birra Korca
GRAZIA   Lotaria Kombetare
Home » Opinion » Rezoluta e Shpëtim Idrizit

Rezoluta e Shpëtim Idrizit

ARTUR ZHEJI Tanimë ka një Rezolutë të vërtetë për çështjen çame. Një akt politik të mirëfilltë, të depozituar në Kuvendin e Shqipërisë që e shndërron natyrshëm patriotizmin folklorik në një patriotizëm të së vërtetës, nënshkruar nga Shpëtim Idrizi dhe partia që ai drejton. Kujt do t’ia merrte mendja që do të vinte edhe kjo ditë, e qartë, e kthjellët, pa dëngla, pa belbëzime dhe pa retorikë boshe. Një Rezolutë, e hartuar mençurisht dhe juridikisht në mënyrë perfekte. E ndershme dhe historike. E zeza mbi të bardhë, gjithçka shkruhet aty pasqyron një realitet historik të mbuluar me një “jorgan” të pisët konformizmi, pothuajse shekullor. Mbuluar me zhulin e një klase politike shqiptare, më së shumti egoiste dhe të vogël. Frikacake dhe përfituese. Realisht shumë larg betejave për kauza që lidhen me interesa kombëtarë, realë dhe realistë. Një klasë politike shqiptare, që shpesh është gati të këmbejë koncesione të parikuperueshme të interesave kombëtarë, që të kapardiset në rehatinë mikroborgjeze të një jete luksoze. Që kërkon kudo e ngado një servis të garantuar me 5 yje dhe në çdo kënd dhe detaj të ekzistencës së saj. Pa kokëçarjen më minimale për një lëngatë historike, të një çështjeje të pazgjidhur kombëtare, siç dhe është çështja çame. Shpëtim Idrizi u ka hapur të gjithë hipokritëve të politikës dhe të mediave një bela shumë të madhe. Ndoshta një nga belatë më të rëndësishme të dhjetëvjeçarit politik që sapo ka filluar. Sepse askush përveç Dules, i cili ka arsyet e veta të kuptueshme dhe të mirëkuptueshme, nuk mund të thotë dot në publik se është kundër kësaj Rezolute. Një Rezolutë korrekte, aspak nacionaliste, aspak spekulative, mbështetur mbi kriteret më të shëndetshme të së Drejtës Ndërkombëtare. Depozituar në Kuvendin e Shqipërisë dhe njëkohësisht në kujtesën e shqiptarëve. Ky është akti politik i Idrizit, i drejtpërdrejtë dhe i fortë. Ndoshta do të ketë reagime zvarritëse dhe sfilitëse nga ana e “fast-food” politikës sonë, në lidhje me këtë të drejtë shqiptare dhe ndërkombëtare, në lidhje me këtë rivendosje të dinjitetit kombëtar, aty ku dinjiteti duhet ta kishte vendin. Ndaj Idrizit ka dhe do të këtë sulme nga më të ndryshmet. Sigurisht që paratë dhe sponsorizimet ndoshta do të derdhen lumë dhe pra, ndonëse jetojmë në kohë krizash, përsëri paratë nuk do të mungojnë në këtë drejtim. Mund të dëgjojmë lloj-lloj pandehmash kundër tij, sepse jo pakkujt i pëlqen që akti i tij politik të mjegullohet. Si më thotë shpesh një miku im nga Gjirokastra: “Në Shqipëri është më e lehtë të persekutohesh për shqiptarizëm sesa për antishqiptarizëm!”. Për dhjetëvjeçarë të tërë, ne shqiptarët, herë për vetëmbrojtje dhe herë për hir të luftës për ekzistencë, kemi qenë dhe jemi më së shumti të prirë ndaj kompromisit dhe ndaj oportunizmit. Shpesh kjo na mbajtur gjallë. Kjo është e vërtetë. Gjallë. Gjallë, po si? Kurdoherë të kërrusur, të trembur dhe hileqarë që më së shumti dhe në fund të fundit, ia fusim vetvetes? Servilë të më të mëdhenjve, edhe kur e drejta jonë është realisht kaq e madhe dhe kaq shumë e nëpërkëmbur? Dëgjova aty-këtu skepticizëm dhe ironira në lidhje me Rezolutën e Idrizit, ndonëse fillimisht, mjaft parlamentarë të intervistuar, u frynë gjerë e gjatë patriotikisht ca si shumë, sigurisht përpara kamerave dhe mikrofonave. Turp do të ishte të shfryheshin. Shumë turp! Por jo e pamundur! Sepse ka ca gjëra, që në të vërtetë janë fare pak gjëra, me të cilat nuk mund të luhet. Idrizi e ka marrë këtë kurajë, sepse edhe çamët, këta shqiptarë më së shumti të pafat, kanë marrë më së fundi, me plot të drejtë kurajë. Sepse sot çështja e tyre, që është po aq edhe çështja jonë, tradhtohet më pak sesa dje, dhe nesër do të respektohet kombëtarisht edhe më shumë, ashtu si i ka hije. Sepse në këtë Rezolutë kaq të vonuar, kaq të penguar dhe kaq të rrezikuar, bëhet fjalë për më shumë dinjitet dhe për më shumë të drejta ligjore e pronësore, të nëpërkëmbura prej shumë vitesh me pretekste nga më absurdet dhe nga më të stisurat e mundshme. Sepse çamët mbetën përdhunisht pa atdhe. Mjerisht, si andej, po aq edhe përkëtej kufirit. Dhe u përfolën pandershmërisht nga kastat politike dhe propaganda e diktaturës. U krijua kundër tyre, me një art të paparë pervers dhe helmatisës, një antikulturë përbuzëse, denigruese dhe mosbesuese, pikërisht dhe qëllimisht, brenda Republikës së Shqipërisë. Ky dhe ishte persekutimi i tyre i dytë. I gjatë, i turpshëm dhe i mundimshëm. Dhe ndërkohë administratat e ndryshme të Athinës linin pas, në trajtën e një maratone burokratike dhe antiligjore, sekuestrot absurde të pronave, denacionalizimin përfundimtar të fshatrave çame. Krijuan mbas viteve ‘90 persekutimin e vizave që konsullatat e tyre bënin në bazë të listës emërore, mbiemrave apo vendlindjes së të parëve të të gjorëve, shqiptarëve çamë. Një dhimbje dhe persekutim që të vësh kujën dhe ta bërtasësh me sa zë ke në kokë. Më ka ndodhur vetë, disa vite më parë, të jem dëshmitar se si ktheheshin mbrapsht konsullatave helene, qytetarë, ndoshta po ose jo me origjinë çame, vetëm për shkak të mbiemrit apo vendlindjes së të parëve të tyre. Si dikur hebrenjtë. Dhe shumëkush apo gjithkush heshtte. Mbaronte punët e veta dhe heshtte. Kjo kohë ka mbaruar. Ndoshta po, ndoshta jo. Ja pse Rezoluta e Idrizit nuk është pra një provokim dhe as edhe një nacionalizëm retorik, por thjesht një hap më tej, një hap konkret dhe realist më tej, drejt një mishërimi Të së Drejtës Juridike Botërore, që shtetet duhet të aplikojnë, kundrejt fakteve, provave dhe ligjeve. Një hap më tej kundër Racizmit. Një hap pro dhe jo kundër Greqisë. Një ndihmë për Athinën zyrtare, që të fshijë nga vetja një njollë të zymtë raciste nga Athina, atdheu i dikurshëm i tolerancës dhe i qytetërimeve të pamohueshme dhe universale. Një njollë që duhet të fshijë edhe politika shqiptare, që shpesh para turmave flet me zjarr dhe patos dhe stepet e zvarritet, përkundrejt akteve politike që duhet të pasojnë fjalët e thëna dhe fjalët e dhëna në “mejdan të burrave”. Ka nga ata xhelozë që mund të xhelozohen se përse Idrizi e “shkrepi” i pari. Durim le të kenë, ka një radhë për të gjithë, mjafton ta kenë të sinqertë dëshirën dhe ngulmin për të ndryshuar edhe më mirë, edhe më ndershmërisht, edhe më juridikisht gjërat. Sepse po të intervistosh në radhët e politikës, parapolitikës apo në tavolinat plot duf dhe raki të ne shqiptarëve, i kemi gati nja 100 apo 500 kryeministra dhe dy herë aq, kryetarë partish dhe tri herë aq gjeni, të pazbuluar dhe dhjetë herë aq, patriotë të përvëluar plagosur brez pas brezi për mëmëdheun… Për hir të seriozitetit, në radhë të parë është faktori shqiptar çam, që duhet të shtrëngojë radhët përreth kësaj Rezolute. Po ashtu edhe faktori intelektual, mediatik dhe publik, nga Mitrovica në Konispol. Për të mirën e shqiptarëve dhe të grekëve. Për të mirën dhe emancipimin bashkëkohor të Tiranës dhe Athinës. Sepse shqiptarët e kanë filluar tashmë rrugën e Rilindjes së dinjitetit të tyre Kombëtar. Një rrugë që nuk ndërpritet dot dhe që nuk duhet të ndërpritet. Një rrugë që sjell vetëm paqe dhe harmoni. Me një ndryshim. Paqe në emër të së drejtës dhe jo paqe në emër të përuljes.

Albtelecom

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Panorama Online. Moderatori

27 Komente per “Rezoluta e Shpëtim Idrizit”

  1. pa dyshim eshte analiza me e sakte qe i behet projektit dhe paraqitjes politike dhe juridike te rezolutes deri tani. ne te gjitha drejtimet. zheji shkon deri atje sa me pak rreshta te analizoje me saktesi matematike zhvillimin historik te problemit te shqiptareve te camerise. dhe qe andej te kuptoje dhe te na beje te kuptojme konstantet dhe te panjohurat qe kane shoqeruar antrolpologjine e ketij problemi se paku 70 vitet e fundit. vini re, e ben me vetem fare pak rreshta. eshte cilesi e mendjeve te ndritura.

  2. te gjithe shqiptaret duhet te jene ne kembe
    per kalimin e rezolutes ne parlament . Presion mbarekombetar ndaj
    politikaneve hilanjoze, hipokrite e te shitur.
    E verteta fiton.

  3. Sa i sinqerte je ne te gjitha keto qe thua z.Zheji,sepse kur politikani katandis si puna jote,pastaj behesh i pa besueshem edhe kur thote te verteten.Dhe,per fat te keq, nuk je i vetem qe sillesh keshtu.Tani e paske kuptuar qe qenke shqiptar !!!!!!!!!!!!

  4. Zoti Zheji,
    shkrimi juaj i bukur ve ne pa, thjesht dhe qarte,ate qe mund te quhet qendrimin me pervers , jo vetem te politikes por edhe te nje pjese intelektualesh qe Kadareja me te drejte i quan “cuna lagjesh”,ndaj ceshtjeve te tilla.Si ceshtja e bashkimit kombetar(sido qe te vije e te jete ajo) ashtu edhe ceshtja Came,por edhe te tjera te ngjashme nxjerrin ne pah ,me se shumti, mykun qe ka zene fort vend ne mendjet e intelektualeve mendjehapur qe na hapin barkun me moralizimet e tyre shkollareske kozmopolite…
    Shkrime te tilla si ky i juaji, sherbejne edhe si pasqyre, ku keta rrufjane kozmopolite shohin vetveten ashtu te shemtuar e te ndragur nga nje lloj modernizmi bajat e te peshtire.

  5. Kjo eshte mbeshtetja me e madhe per Rezoluten Çame qe kam degjuar apo lexuar deri tani.Te shohim ç’do te ndodhe me patriotet “part-time”? Urime z. Zheji!

  6. Urime z.Zheji, shkrim i ndjerë. Paste edhe Çameria fatin e Pavaresise se Kosoves! Secili politikan, e cilitdo krah qofte, nuk ka më asnje arsye te njemendte per te “shkuar te dentisti” ne oren qe perligjet rezoluta çame.

  7. Fred Dibrani.Gjermani

    Zoti Zheji.
    Pasi lexova shkrimin tuaj prap nuk kuptova se si do te zgjidhen problemet e popullsise se debuar çame me kete rezolut qe Idrizi ka derguar ne Parlament?.
    Ja po marrim shembullin se rezoluta u votua dhe u miratua,pastaj….çfar do te ndodhi..do ti marrin çamet pronat e tyre,apo do te ndodh nje tjeter debim dhe shperngulje masive e shqiptarve nga Greqia.
    Un mendoj se kjo rezolut,ashtu si dhe paisja e gjith shqiptarve jasht Shqiperise me pasaporta,jan vetem propaganda elektorale dhe sherbejn per te larguar vemendjen nga problemet e verteta qe ka populli shqiptar qe po vuan nga nje varferi dhe papunsi e madhe.
    Ju zoti Zheji perse nuk i kerkoni ne fillim qeveris shqiptare qe te zgjidhi problemet e pronave qe ka me vete shtetasit shqiptar???
    Ne kerkojm nga shteti fqinj,ne te cilin jetojn sot gati 1 milion shqiptar te emigruar pas vitit 1991,ate qe vete qeveria shqiptare nuk ben per shtetasit e vet.
    Ceshtja çame nuk zgjidhet me rezoluta por me marveshje dypaleshe dhe duke ju drejtuar gjykatve nderkombetare.
    Mos u tallni me popullin e vuajtur çam zoti Zheji

    • Z.Fred dibrani !
      Sigurisht qe nje rezolute e drejte e aprovuar ne parlamentin shqiptar, nuk do ta zgjidhe automatikisht ceshtjen came.
      Dijme qe ne 1995 eshte firmosur nje traktat miqesie midis Shqiperise e Greqise, ne te cilen eshte prekur edhe ligji i luftes, edhe zgjidhja e problemit te pronave. Ngjarjet e metejshme politike ne Shqiperi, i ashtuquajturi “revolucion i vonuar demokratik” i 97-tes ne te cilin kishin gisht edhe enveristet por edhe greket, zgjedhjet e dhuneshme te po atij viti nen presionin e kallashnikoveve qe risollen ne pushtet socialistet, emigracioni masiv i shqiptareve ne Greqi, real-politika qe mbi ceshtjet kombetare te pa zgjidhura, mbivleresoi aspiraten e integrimit evropian te kondicionuar me mbeshtetjen e Greqise, konfliktualiteti teper agresiv qe solli Rama pasi hyri ne politike duke e deklaruar vete se nuk eshte politikan,e lane ne heshtje kete traktat. Nderkaq gjerat tashme kane ndryshuar ne favor te ceshtjes se pergjitheshme shqiptare, pjese e se ciles eshte edhe ceshtja came.Shqiptaret ne Kosove kane krijuar nje shtet te pamvarur. Shqiptaret ne Maqedoni de jure jane shtet fomues e po luftojne ta realizojne kete de fakto.
      Duke u paraqitur kjo rezolute ne parlament, jemi vertete te ndergjegjshem se kjo nuk do ta zgjidhe menjehere e perfundimisht ceshtjen came. Ajo vetem do ta institucionalizoje ate duke e cuar ne drejtesine nderkombetare.Dijme se parlamenti i KE ka aprovuar nje rezolute per denimin e krimeve te komunizmit e megjithate ne Shqiperi ky proces nuk eshte realizuar fare deri tani.
      Mos duhet te heqim dore nga te drejtat vetem se qenka e veshtire qe te arihen ?

    • Ajo qe me duket disi e diskutueshme ne shkrimin e z.Zheji, eshte personalizimi qe i ben ai kesaj rezolute vetem me emrin e z,Idrizi.
      Duke e lexuar rezoluten, bindesh se ajo parimisht mund te ishte nje rezolute per te drejtat e njeriut qe normalisht mund te aprovohej, jo vetem nga Shqiperia, apo Kosova e Maqedonia, por edhe nga parlamentet e gjithe vendeve demokratike qe vleresojne te drejtat e njeriut ne cilindo vend te botes

  8. Uroj qe Shteti Shqiptar me ne fund te beje punen e vet me te gjithe instrumentet e veta legjitim qe Ceshtja Came te zgjidhet mbi parimet e demokracise dhe te drejtave universale te njeriut. Zoti i bekoft Camet ne kete udhetim historik drejt realizimit te drejtave te tyre.

  9. Eshte nje hartim i bukur por nuk ka te beje me te verteten ! Une nuk e di se camet gjate diktatures ne qenkan persekutuar dhe as qe nuk paskan atdhe ketej kufirit ! Kjo nuk eshte e vertete,dhe kur genjejme sy per sy e per gjera qe te gjithe i kemi jetuar,pse duhet te besojme per gjera qe ne nuk i dime ! Nese ne Greqi ka minoritet shqiptar,came apo came ortotokse,dhe ketyre u vjen zor apo kane frike ta pranojne,perse na u dashka te luftojme per ta ! Nese Papulias,eshte cam ortodoks (sipas Idrizit) atehere kjo ose merret si nje shenje lirie , barazie e drejtesie per minoritetet qe jetojne ne Greqi,ose nuk kemi pse ta bejme shqiptar me zor kur ai nuk e pranon ! Kam pershtypjen se nese e bejme Shqiperine te bukur e te begate (si Zvicra,Suedia etj) miliona shqiptare do deklarohen si te tille qe nga Nishi e deri ne Selanik,por po vazhdoi keshtu… me vjersha si te Naimit e me hartime si te Zhejit shqiptaret po ikin,po ikkiiiiiiinn qe te shpetojne ! Besoj se censusi e verteton kete !

  10. Shqiptare!
    Nuk e di por Sh:Idrizi eshte dakort qe shqiptaret e Camarise te paisen me pasaporta grekje?
    Perse?
    Kjo rezolute parakalon pretendimet teritoriale legjitime te Shqiperise dhe shqiptareve.
    Perse?
    Ne cshtjen Came fjala eshte per teritoret e humbura dhe jo per prona dhe pasaporta.Ato jane automatikisht te vetekuptueshme.
    Do te vi koha qe greket do na thone pronat dhe pashaportat i moret,sepse keto kerkuat vete ne rezolute.
    Per mua duhen kerkuar trojet dhe jo pasaportat qe eshte me e thjeshta per greket.
    kuptoni ju patriote se cpo ndodhe?
    Ne kete raste ata shqiptaret e Camerise humbim me nje firma gjithshaka.
    Mendohuni mire?
    dhe ti A.Zhej mendoi fjalet mire?
    Ne shqiptaret hegjemoniste e kuptojme shum mire se si do te shkojne punet ne formimin e fuqise se re planetare!
    Athine-Moske-Beograd behuni gati perballe betejes sone perfundimtare ndaj jush.

  11. Ashtu si Shpetim Idrizi, me te drejte dhe kuraje, kerkon qe Greqia tu ktheje cameve tokat e grabitura, po ashtu duhet te bejne edhe pronaret shqiptare brenda Shqiperise, Te marin kurajen dhe te kerkojne me force nga komunist i maskuar Berisha, kthimin e tokave legjitime, qe ai u grabiti qe diten e pare qe mori pushtetin.
    Edhe shqiptaret ne Shqiperi, te kerkojne me force pronat e tyre legjitime, dhe ti drejtohen edhe BE-se dhe USA, qe te detyrojne Berishen te ktheje pronat re grabitura, sepse pa kthyer te drejtat legjitime sic eshte prona, nuk mundet te kete Shqiperi demokratike dhe as integrim ne BE.

  12. Ladi (Tepelene)

    Z.Gjergj,shkrimi juaj kaq i drejtperdrejt krijon dhimje sepse eshte vete e verteta shkurt pa retushim… Shprehja e Gjirokastritit qe permendet me siper, eshte tamam ajo arsye pse vuajme kaq shume,sepse diversioni i fqinjeve eshte aq i madh sa na detyron te vrasim veten!! Me dhimsen kur shoh Shqipetaret qe kerkojne me kaq mundim pasurine ne qiell,kur e kane ne toke,e ne token e tyre… Nuk eshte e rastit qe kombet nationaliste jane me te pasurit dhe jetojne me mire !

  13. Komplimente zoti Zheji per shkrimin e drejte dhe te sakte dhe deshira ime ishte te shihja ne parlament me statusin e deputetit,sepse po shohim aty deputete me shkolle te mesme dhe militante qe jane lojtare shahu ne duat e kryetareve te partive parlamentare dhe nuk e kane idene e te qenit deputet dhe nuk po i permend me emra sepse tash i dini vete jane dhe eshte turp qe jane pjese e parlamentit Shqiptar.

  14. jupershendes z.zheji per mendjen intelektuale dhete vertet rezoluta esht e vonuar z IDRIZI esht i vonuar por me mire vone se kurre.shumica e cameve kane qene me pd, shpresuan te z idrizi qe nje here do kerkonte nje interpelance meministrin e jashtem per pleqt qe ktheheshin ne kufi e plot te tjera qe njehere te vetme te votonte pro komunitetit cam kunder qeverise per interesa te ketij komuniteti dhe jo per tupasuruar per veten e tij

  15. Zoti Zheji eshte per tu pershendetur, per mbajtjen ndezur te ceshtjes te rezolutes per camerine.
    Bile ne radhe te pare ben mire qe ja kujton ne radhe te pare zotit Idrizi, qe ka bere nje rezolute. Pse? Sepse zoti Idrizi pretendoi me force miratimin e saj brenda vitit 2012. Mirepo ky vit po mbyllet dhe nuk ka gjasa te hyje ne axhenden e parlamentit. As ne Janar. Pastaj fillon fushata dhe Idrizi harron. Harron se do ti beje hije Berishes. Ky i fundit ka vetem fjale imzot, fjale. Asnjehere nuk do te lejoje te futet ne parlament. Kete e di mire edhe Idrizi. Por Idrizi di mire edhe nje gje tjeter. Ja, u miratua rezoluta. Pastaj, cfare do te ndodhe? Ketu fillon asgjeja harruese. Vendimet e parlamentit shqiptar, nuk jane deturuese per shtetin grek. A, ndryshe ne se kalon nje rezolute detyruese ne parlamentin europian apo ne OKB.
    Ose me mire akoma ne parlamentin grek. Miratimi i nje rezolute te tille nga parlamenti shqiptar, eshte zero rezultat. Kohe e harxhuar kot. Acarim marredheniesh, ose shurdheri totale e greqise. Varet se si ua spjegon apo ua kompenson Berisha.

  16. Pasi e pame Shqiperine tone te ketyre koheve ne te gjithe rrolet e saj historike, ja ku po del edhe revanshiste. Nuk di se c’hesap ka bere e me c’mjete do e beje kete lufte. Te shohim ku do i thyejne hundet keta Don Kishoter qe guxojne te krahasojne Kosoven me Camerine?

  17. Pershendetje per shqiptarin Zheji! Shkrimi juaj eshte i sakte,i argumentuar dhe realist.Ju keni fituar admirimin e shqiptareve dhe kriticizem nga anti shqiptaret,nga gjysem shqipetaret(per nga kultura dhe ndjenja kombetare etj.) dhe nga injorantet.

  18. Bob Shehu New York

    Z. Zheji, Mendova te mos e lexoj shkrimin tend per shkak te titullit nenvleftesues per z. Idrizi. Ne fakt doli e kunderta, ju e mbivlersoni z. Idrizi. Une ju kam ndjekur ne nje debat televiziv ku diskutohej per ceshtjen shqiptare, dhe me thane te drejten mu krijua pershtypje se ju ishit i nxituar ne konkluzionet qe arrinit. Edhe tani me mbivleresimet tuaja ju i nxisni autoret te rrendin per ta arritur ate qe te gjithe e duam, duke i djegur etapat, pa menduar pasojat. Fatkeqsisht une rezoluten nuk e kam lexuar, do te me pelqente te ishte e shkelqyer sic ju e pershkruani. Kjo do te vertetonte ate qe une do te uroja per z. Idrizi, maturine e tij politike. Une e simpatizoj ate si politikan, medoj se to te jete nje nga kanditaturat me te pelqyeshme, pas z. Berisha. Kjo me entuziasmon. Por une mendoj se edhe e verteta mbetet e vertete nese deklarohet ne kohen e duhur, ne vendin e duhur ne menyren e duhur. Ne rast se cenohet njeri nga kushtet, e keqja me e vogel eshte se ajo (e verteta) shperfillet dhe ne rastin me te keq ajo (e verteta) kthehet ne bumerang, Faleminderit.

  19. Pershendetje zoti Zheji ! E lexova shkrimin ndonese eshte fare e panevojshme per tu bere nje gje e tille pasi problemin cam kemi nje jete qe e dime.Kjo nuk eshte nje ceshtje qe ka nevoje per analize, por ka nevoje per nje zgjidhje qe te kenaqe palet, pra camet dhe greket.Ky eshte nje problem mes tyre dhe jo mes neve shqiptareve dhe grekeve.Ne nuk mund te marrim persiper te gjykojme historine dhe as kemi ndermend te kerkojme ndryshim kufishe , pasi ato nuk i caktuan greket por fuqite e medha , qe ne kurre nuk kemi ndegjuar se jane penduar per nje veprim te tille.Pra ne shqiptaret dukeqene nje shtet i formuar nga gjeopolitika, duhet te sillemi konforme moralit gjeopolitik,pra si pjese e pandare e atyre qe na krijuan.Menyra se i kerkohet te hapet ky problem do te thote qarte qe une si shqiptare te perplasem per pronat e cameve qe nese fitojne te drejten e tyre do te jene greke. Me duket absurde kjo, pasi une si shqiptare nuk kam zgjidhur problemet e mia brenda vendit tim dhe po hidhem e kerkoje probleme te “grekeve” kendej dhe andej Shqiperise.Ne si shqiptare te nje gjaku me keto came, i pritem , i hapem dyert dhe i integruam ne jeten tone me te njetat kushte.Sot ato ndjehen shqiptar si te gjithe ne. Tashme ato nuk deshirojne te qendrojne me ne por duan te shkojne ne pronat e tyre , te behen greke dhe qe brezat e tyre neser kur historine ta kete mbuluar harresa , do ti kemi kundershtare sic po i anatemojme aq shpesh greket sot.Pra ne kete kontekst une jam thjeshte nje dashamires ne favor te cameve por jo luftetare ne fronte per ceshtjet e tyre.Kur ne shqiptaret kerkojme pronat tona ketu , qeveria shqiptare na pergjigjet se me to u be urbanizimi i shqiptareve, por po ti shtojme dhe grabitjen me force te pronave qe na u rikthyen ne natyre (nje mase e madhe perj cameve)dhe qe shteti nuk na mbrojti ne por hajdutin, atehere me duket se kerkesa e cameve per te me cuar ne fronte me acaron.Pooo ju keni te drejte te beni thirrje haduteve shqiptare, krimineleve, te korruptuave , kesaj kompanie qe politika dhe qeveria shqiptar i ka perzemer dhe jo njerzit e ndershem qe vazhdojne te dhunohen.Zoti ZHEIIIIIIII nuk jam i motivuar, pasi ashtu na keni trajtuar ju dhe se jeni analiste, por jo pak jeni dhe njeri politike, pasi shpesh ke dite te rradhiteni perkrah politikaneve , ku natyrisht ke marre dhe shperblimin.Vete ne shprehjen tende gjej dhe pergjigjen, “Shpëtim Idrizi u ka hapur të gjithë hipokritëve të politikës dhe të mediave një bela shumë të madhe”. Pra ka hapur nje bela , qe eshte shprehja me e vertete se cdo fjale tjeter ku kerkon te abuzosh me ndjenjat nacionaliste.Kjo eshte shqiperia me hipokrite dhe ti brenda saje dhe se flete keshtu, por kerkush nuk lejohet te kerceje valle mbi kete bela.
    Camet per te shkuar ne pronat e tyre duhet ti drejtohen gjykates nderkombetare si shtetas greke dhe si problematike greke.
    Se dyti, per tu rikthyer atje duhet te ndermarrin reforma per tju pershtate greqise unike ne fe dhe ne gjuhe.Greqia u krijua me kete kushte, qe ky popull ti pershtatej historise antike.Eshte historia ajo qe beri Greqine.Kjo i kushtoi grekeve 100 vjet dhe prodhoi tragjedi e dhimbje te pa krahasueshme me ato te cameve.Po per kete reforme kush i pengon camet?Kush i lejon ato ti bejne karshillik dhe te prekin plagen qe akoma lendon?Kush te lejon atje te futesh si islamik dhe te flasesh nje gjuhe qe ato e kane fshire jo pa munde?Ju do te thone se kjo bie ndesh me te drejtat themelore te njeriut, por Greqiaben perjashtim , eshte krijuar me kete status.Sot dhe Europa po ben te njeten gje, unifikimin ne fe te BE-se. Njeriu i ve te drejtat dhe njeriu eshte ai qe i heq kur abuzohet me to.Te kesh te drejte eshte tjeter gje dhe te plotesosh ate , eshte tjeter gje.Te drejtat vendosen per nje minute ne nje cope leter , por realizimi mund te doje dhe shekuj e ndoshta kurre.Te jap nje shembull , ne Itali mjra familje jane viktime e veprimeve mafjoze “USURA”dhe shteti i ka dhene te drejten familjeve per tu kompensuar, por nese te gjithe do te kerkonin parate nga shteti ky do te falimentonte.Pra nese posedon nje te drejte nuk do te thote se ne cdo rrethane ajo eshte e realizueshme.Vetem Besisha nuk e kupton kete dhe be viktime e grevistesh qe per para digjen me benzine.Ju bej thirrje vellazerore cameve , te gjejne rruget me te pershtateshme per te kerkuar te drejtat e tyre dhe jo te na perziejne dhe ne ne kete problematike.Ato nuk duhet te harrojne se ne hapem dyert dhe ndame capen e bukes me to.Kaq kemi pase mundesi te bejme dhe ato duhet te respektojne kete. Bej me dije se camet ne Durres, po illen keq dhe politikisht, pasi voten ja dhane se majtes ne zgjedhjet bashkiake dhe postet ja moren se djathtes.Kjo eshte nje sjellje imorale dhe nje tjeter arsye per te mos shkuar ne front per to.

  20. Cfare shkrimi i menduar dhe i shkruar bukur! Ky 100 vjetor shenon edhe fundin e cdo lloj renieje shqiptare qe filloi ne shekullin e 20-te. Perpjekjet per shpetimin shqiptar marrin hov cdo dite me shkrime te tilla qe te frymezojne.

  21. nje shkrim dinitoz. bravo. ky shkrim ben pjese tek rilindja kombetare, e verteta, me vepra dhe jo me fjale. pasardhsit e aristotit dhe jo aristotelit sipas grekerve, meritojne dinjtet, pershendetje

  22. identitet= dheu i aterve
    nese do kishim emertuar shqiperine me emrin EPIR si vazhdimesi e skenderbeut, si prijes i epirjoteve, do kishim me pak probleme sot, nje detaj me pasoja te medha.
    gjergji nezha

  23. me pelqeu FRED DIBRANI GJERMANI edhe ne shqiptaret e shqiperis duhet te marrim shembullin e CAMEVE se dhe neve s na jane kethyer pronat
    ZOTI IDRIZI po ca pret ti nga politika shqiptare ajo s ka rregulluar problemet e saj
    po megjithmend dua te di se si do vazhdoj kjo ceshtje me pas edhe sikur te miratohet rezoluta ?
    PO jame shume kurioz te di se CAMET po tu njihet kjo e drejt a do te kethehen ne GREQI???????????
    PO Jame kurioz te di se CAMET duan pronat apo TROJET e tyre?????????
    PO TE KETHEHESHIN per pronatjane mire ketu e ti ndezin nje QIRI tek varri ENVER Hoxhes SEPSE Kapen vendet me te mira
    SE po te ish ky sistem sote do ishin me ndonje shkretetire ashtu sic jane ARBERESHT P:SH pse ska CAME ne KUKES por jane buze detit si SARANDE;VLORE DURRES FIER TIRANE
    ZOTI JU NDIMOFTE
    SALIU JU NDIMOFTE
    SE PER SALIUN VDISNI JU
    SHPETIM IDRIZI JU NDIMOFTE SA TE MARRE VOTAT
    ISHALLA I MERRNI ME PARA NGA NE
    I JEPNI NDONJE LEK ARGITES E XENIT QE TJU PREGATISIN DOKUMENTAT

  24. Edhe pronaret legjitimë shqipëtarë në Kosovë duhet të kërkojnë pronat e tyre që ju rrëmbyen me dhunë dhe dekrete komuniste prej 1912 – 1999. Kosova është shteti i vetëm në evropë që nuk miraton ligjin për këthimin e pronave .

Beni nje Koment


4 + 1 =

  • Facebook
  • Twitter
  • YouTube
  • Linkedin
  • RSS

AMC

Hotel Prestige

Renzi i përgjigjet The Economist… me një akullore

30 Gus 2014/Nuk ka Komente/me shume »
Gazeta Panorama Alexa toolbar

Parashikimi i motit


+23
H: +24°
L: +12°
Tirana
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+26° +26° +25° +25° +25° +24°
+12° +11° +11° +11° +10° +11°
+22
H: +23°
L: +15°
Durres
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+25° +25° +25° +25° +23° +23°
+15° +14° +15° +15° +12° +11°
+22
H: +25°
L: +10°
Elbasan
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+28° +28° +27° +27° +27° +26°
+12° +11° +11° +10° +10° +11°
+18
H: +23°
L: +16°
Vlore
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+25° +25° +25° +24° +24° +24°
+15° +14° +14° +15° +12° +12°
+21
H: +23°
L: +11°
Shkoder
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+26° +25° +25° +26° +25° +24°
+12° +11° +12° +10° +11° +12°
+18
H: +22°
L: +
Korce
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+24° +23° +23° +22° +23° +23°
+ + + + + +
+22
H: +24°
L: +11°
Berat
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+27° +27° +27° +27° +26° +25°
+11° +10° +10° +10° + +10°
+9
H: +22°
L: +
Kukes
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+22° +22° +21° +21° +21° +21°
+ + + + + +
+23
H: +23°
L: +12°
Sarande
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+23° +23° +23° +22° +22° +22°
+11° +12° +11° +10° + +13°
+24
H: +24°
L: +13°
Kavaje
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+26° +26° +26° +26° +25° +25°
+13° +13° +12° +12° +11° +11°
+22
H: +22°
L: +12°
Kruje
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+22° +23° +21° +22° +21° +20°
+11° +10° +10° +10° +10° +11°
+22
H: +24°
L: +14°
Lezhe
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+26° +26° +26° +26° +25° +24°
+14° +14° +14° +13° +12° +13°
+20
H: +24°
L: +14°
Fier
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+27° +27° +27° +27° +26° +26°
+12° +12° +11° +12° +12° +11°
+18
H: +19°
L: +
Pogradec
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+21° +20° +20° +20° +19° +19°
+ + + + + +
+21
H: +21°
L: +
Rreshen
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+24° +24° +23° +23° +23° +22°
+ +10° +10° + + +
+23
H: +23°
L: +
Tropoje
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+21° +20° +20° +20° +20° +19°
+ + + + + +
+20
H: +23°
L: +
Pristina
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+22° +21° +21° +20° +21° +20°
+ + + + + +
+25
H: +25°
L: +
Prizren
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+25° +24° +23° +24° +24° +23°
+10° + + + + +10°
+23
H: +23°
L: +
Mitrovica
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+20° +20° +19° +20° +19° +19°
+ + + + + +
+21
H: +24°
L: +
Skopje
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+24° +22° +23° +23° +23° +23°
+ + + + + +
+24
H: +24°
L: +
Gostivar
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+24° +23° +23° +24° +24° +23°
+ + + + + +
+21
H: +24°
L: +
Tetovo
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+24° +23° +23° +24° +24° +23°
+ + + + + +
+16
H: +20°
L: +
Struga
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+22° +21° +21° +20° +20° +20°
+ + + + + +




Showbiz

Lifestyle

Teknologji

Kuriozitete

© 2014 Gazeta Panorama ONLINE. All Rights Reserved.   Programuar nga: ikoncept Privacy