GRAZIA   UNION Bank
Lotaria Kombetare  
Home » Opinion » Berisha si alibi

Berisha si alibi

  • Albanian
  • English
  • French
  • German
  • Italian
FATOS LUBONJA Me rastin e përvjetorit të krijimit të PD, nuk mund mos të të binte në sy se sa është shtuar në shtypin opozitar trajtimi i lëvizjes studentore si një lëvizje idealiste, por që u uzurpua dhe u shprish për shkak se në të u fut Sali Berisha (njeriu i Ramiz Alisë) bashkë me disa të këqij të tjerë si ai. Gjykohet, pra, sipas një ideje të njohur, që thotë se revolucionet i bëjnë idealistët dhe prej tyre përfitojnë maskarenjtë që zhdukin, pastaj, më të mirët. Pa dyshim që projektohen në këto komente edhe traumat që ka shkaktuar dhe shkakton Berisha i sotëm me demokracinë dhe lirinë, fakti se po grumbullon pushtet të frikshëm dhe se po e shfrytëzon pushtetin për interesa të tij personale e të familjes. Megjithatë, gjykoj se ka një problem me idenë në fjalë: jo pse nuk besoj se ka “më të mirë” dhe “më të këqij” në një grupim apo lëvizje të caktuar, por sepse faktin e triumfit të më të këqijve nuk e shoh thjesht si një rastësi apo si vepër diabolike të një “të keqi”, por si një gjë shumë më komplekse që duhet të na shtyjë të mendojmë se çfarë “cilësish” ka ky “i keqi” që i japin atij “fitoren”. Sepse nuk mund të harrojmë se, në historinë tonë, nuk kemi një rast të vetëm kur na del një “i mirë” në krye. Në fakt, historia jonë e ka “të keqin” si rregull që nga Ahmet Zogu dhe Enver Hoxha e deri te Sali Berisha dhe Fatos Nano, për të përmendur vetëm ata më kryesorët. Në këtë kontekst unë nuk mund të mos shtroj dy pyetje të lidhura njëra me tjetrën. E para: po mirë, pse partia e Ilir Metës nuk akuzohet si partia e një autoritari dhe të korruptuari, pse partia e Edi Ramës nuk është po ashtu, pse Kreshnik Spahiu nuk ka shenjat e një lideri që kërkon të vendosë gjithçka vetë e për vete, pse…, pse…, pse…? Do të arrinim me pyetjet deri në strukturat më të vogla të shoqërisë sonë. Dhe, e dyta: po sikur të mos ishin këta të tjerët kështu siç janë, a do të mund të kishte Berisha pushtetin që ka? Një përgjigje e arsyeshme ndaj kësaj pyetjeje do të ishte ajo se, në momentin që po jetojmë, Berisha ka prirjen për t’i eklipsuar të gjithë, për të mos thënë për t’i eliminuar, dhe nuk ka dyshim se do të merremi me të më së shumti dhe jo me këta të tjerët. E drejtë, pa pikë dyshimi – por problemi qëndron te mënyra se si po merremi me Berishën. Ashtu siç e lexoj unë shtypin dhe ndjek shumë zëra të ndryshëm opozitarë, më bie në sy se më së shumti në këtë zonë të spektrit politik ka një garë se kush të gjejë sharjet dhe epitetet më të tmerrshme për individin Berisha. Si në ato përrallat e frikshme për fëmijë ai paraqitet si dragoi që na ka bllokuar ujin dhe që kërkon një nga një vajzat tona, sa herë që na lëshon pak ujë, dhe që pret një trim që ta vrasë që të shpëtojmë prej tij. Me fjalë të tjera, pa përralla, Berisha paraqitet si shkaku i gjendjes sonë. Njëlloj siç e kemi paraqitur Enver Hoxhën si shkakun e gjendjes sonë në komunizmin që e vuajtëm aq tragjikisht. Dikush ia atribuon të keqen karakterit të Berishës, dikush prejardhjes, dikush të qenit komunist, ndonjë edhe gruas apo familjes apo ndonjë të keqi që ka rrotull, por deri këtu shkohet. Personalisht nuk më shkon ky shpjegim, sepse, më e pakta, më duket se me këtë rast duam të lajmë duart nga përgjegjësitë tona, madje edhe nga e keqja brenda nesh. Prandaj më duket e arsyeshme ta shtroj pyetjen kokëposhtë: mos vallë nuk është Berisha shkaku i gjendjes sonë, por është gjendja jonë që prodhon Sali Berishët? Sipas meje, ashtu sikurse nuk mund ta kuptojmë tragjedinë e komunizmit që ndërtuam duke iu referuar vetëm Enver Hoxhës, por duke studiuar kontekstin që e lindi dhe e mbajti atë në pushtet, po ashtu edhe berishizmin duhet ta trajtojmë dhe luftojmë si një fenomen që ka të bëjë me të gjithë ne. Përndryshe Berisha mund të shërbejë si një alibi në rastin më të mirë për të mbajtur ndërgjegjen të qetë – se po e luftojmë të keqen – dhe në rastin më të keq për të manipuluar njerëzit, gjithë duke e lënë në pushtet të keqen që ai përfaqëson. Shekspiri te “Jul Cezari” na jep një mësim të rëndësishëm moral pikërisht lidhur me atë se si duhet ta luftojmë “vrasim” një të keqe. Në kohën kur konspiratorët përgatisin vrasjen e Cezarit, kërcënim për republikën, dhe Caius Cassiusi propozon që, me këtë rast, të vrasin edhe Mark Antonin, Bruti, më fisniku i konspiratorëve, i thotë: “Kjo që po bëjmë është një sakrificë, dhe jo punë kasapësh, Caius. Ne duhet të ngrihemi kundër frymës së Cezarit; dhe në frymën e një njeriu nuk ka gjak: Ah sikur të mund të vrisnim frymën e Cezarit pa e gjymtuar trupin e tij!… … puna jonë duhet të vlerësohet nga njerëzit si punë e nevojshme, jo si punë zilie, ne duhet të quhemi pastrues, dhe jo vrasës…” (përkthimi im i lirë FL). E, pra, nën dritën e këtij gjykimi të lartë, më duket se gjuha dhe argumentet që përdoren më së shumti në shtypin tonë kundër Berishës janë argumente “kasapësh” që synojnë “vrasjen” e trupit dhe jo të frymës. Janë një përsëritje – prandaj dhe një përforcim – i berishizmit; njëlloj siç bën edhe vetë Berisha që mban gjallë enverizmin duke folur gjithë ditën kundër Enver Hoxhës dhe bllokmenëve të tij. A mund të bashkohet lufta ndaj Berishës si individ me atë kundër frymës që ai përfaqëson? Sipas meje, po. Por, jo me parullën që të bashkohen të gjithë maskarenjtë kundër tij. Madje thelbi i kësaj gjuhe kasapësh, sipas meje, është bash legjitimimi që ka fituar këta njëzet vjet praktika e bashkimit të kujtdo me këdo, pa respektuar asnjë princip moral, asnjë kujtesë dhe asnjë vizion për botën. Kjo është lehtësuar nga fakti (kulturor) se një kategori, fatkeqësisht shumë e gjerë shqiptarësh, e kanë shumë të lehtë që, ndonëse s’kanë lënë gjë pa thënë e pa bërë ndaj njëri-tjetrit, pajtohen një ditë (pa u pajtuar) dhe e kalojnë tërë kohën bashkë duke sharë një armik të përbashkët, pa u kujtuar asnjë çast se, më së pari, duhet të sqarohen për çka i kanë bërë njëri-tjetrin. Kjo ndodh sepse në vend të disa parimeve morale kanë vetëm interesa të çastit të përbashkëta, sepse në vend të vizioneve për botën, shohin përpara vetëm veten e tyre. Jo, nëse do të bashkohen të gjithë qelbësirat kundër Berishës, jua siguroj unë se një kryeqelbësirë do të kemi përsëri në krye. Prandaj gjykoj se mënyra më efikase për të bashkuar opozitarizmin ndaj Berishës si individ me luftën kundër frymës që ai përfaqëson, duhet bërë tjetërsoj. Sipas meje, ajo bëhet duke dhënë shembullin se vetë jemi të ndryshëm prej tij në atë që bëjmë përditë. Duke treguar se atë që luftojmë te Berisha e luftojmë më së pari te njerëzit tanë, te vetja jonë. Duke treguar se ne nuk jemi nga ata që ulen me kriminelë, vrasës, trafikantë, hileqarë e mashtrues gjithfarësh për të ndarë pare e pushtet me ta. Po flitet këto ditë shumë për shifrat – skandaloze sipas meje – që marrka e bija e Berishës për mësimdhënie nëpër universitete private. Po si është e mundur që nuk shkruhet një rresht për ata që ia japin këto para. Ku qëndron lepuri? E përsëris pyetjen: a mund të qëndrojë më këmbë Berisha dhe berishizmi pa frymën e lakeut, matrapazit dhe korruptuesit që mbisundon gjithandej në shoqërinë tonë? A nuk duhet të merremi me këtë fenomen kur luftojmë berishizmin? Nëse përfaqësuesit e kësaj fryme, madje edhe kriminelë të vërtetë që bashkëpunojnë me politikën -  i lëmë pa prekur pasi kështu na e do interesi, përfitimi – apo edhe frika prej tyre – a nuk tingëllon atëherë lufta vetëm kundër personit Berisha si alibi për të mos u marrë me gjithçka e mban atë në pushtet si frymë? Ka një argument që duhet marrë në konsideratë për të vënë në diskutim çka po them: ai sipas të cilit personi Berisha po ka prirjen të krijojë pushtet absolut dhe, sikurse thuhet, pushteti absolut korrupton në mënyrë absolute; prandaj, edhe sikur të gjithë maskarenjtë pa pushtet të bashkohen kundër tij, përsëri mirë bëjnë, pasi kështu të paktën Berisha do të marrë mësimin se nuk është absolut dhe, nëpërmjet tij, edhe gjithkush tjetër. Është një argument që vlen të diskutohet. Por ky argument, le ta quajmë pragmatist, kam shumë frikë se mund të kthehet në bumerang. Së pari, në princip, nuk jam i sigurt se e mira ecën përpara edhe nëpërmjet luftës së të këqijve, sepse kjo është si të thuash se do të shpëtojmë nga mafiozët ngase ata do të vrasin njëri-tjetrin. Në fakt, ata kështu fitojnë më shumë terren në një shoqëri. Së dyti, duke e gjykuar nga pikëpamja e pragmatizmit politik, me këtë lloj lufte i bëjmë një shërbim shumë të madh Berishës dhe frymës që ai përfaqëson: i japim atij dhe të tijve të drejtën që të mbrohen me të njëjtat mjete: duke akuzuar se qëllimi i atyre që e sulmojnë është i ulët, se janë të gatshëm të përdorin çdo qelbësirë kundër tij, dhe prandaj edhe ata do të përdorin çdo mjet dhe qelbësirë. Dhe, kësisoj, nuk ka se si të mos përfundojmë përsëri te triumfi i qelbësirave. Dikush do të thotë se ajo që kërkoj është një luftë që kërkon kohë, prandaj më mirë të krijojmë koalicionin fitues kundër Berishës sot, sesa një pulë mot, pa parë se me kë po bashkohemi. Sipas meje, këtë e thonë ata që nuk duan të guxojnë ose ata që kanë uzurpuar politikën dhe kujtojnë se ajo s’bëhet pa ta. Sipas meje, nëse kërkojmë vërtet luftën kundër frymës që përfaqëson Berisha dhe impenjohemi në këtë drejtim, kjo luftë do të kërkonte kohën më të shkurtër për të sjellë fitoren që kërkojmë prej një kohe shumë të gjatë: të arrijmë të sjellim njerëz të mirë në krye të punëve tona.

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Panorama Online. Moderatori

44 Komente per “Berisha si alibi”

  1. Berisha dhe berishizmi jane te meshiruar ne te njejten stature, keshtu duhet te shkulim staturen se pari dhe pastaj berishizmin. Ideologjite perfaqesohen nga individe p sh Hitleri perfaqesonte hitlerizmin, Lenini , leninizmin, Enveri, enverizmin etj. Hiqe individin qe te keshe mundesi te shkulesh ideologjine e tij. Pra sido qe te vertitet analiza, eshte e justifikuar parrulla “te bashkphemi per te hequr Berishen”. Edhe Bruti, qe Cezari i kishte konsideruar si birin e tij, u bashkua me komplotistet per te vrare Cezarin, sepse ishte qartesisht i ndergjegjshem se e vetmja rruge per te ndertuar demokraci ishte te rrezonin diktatorin.

  2. Nuk dua te futem me thelle ne gjithe arsyetimet alla Lubonja, por do te cek vetem njerin prej tyre.
    Lubonja per te ilustruar mendimin e tij se jemi ne fajtoret qe pranojme Berishen si nje e keqe e madhe, mer shembullin e disa shpifjeve te hedhura nga disa deputete socialiste kunder femijve te tij. Ai “ju terheq veshin” atyre, se pse nuk akuzojne edhe universitetet qe ju paguakan femijve te Berishes, paga aq te larta.
    Qe ketu del paragjykimi e pranimi i shpifjes si nje e vertete.
    Z.Lubonja e perjashton fare mundesine qe akuzat jane vetem shpifje dhe akuzuesit jane denuar me gjoba te renda nga drejtesia, pikerisht per faktin se jane gjetur si akuza te pa baza, dmth. shpifje.
    Nese shpifesit profesioniste, do ta hapnin gamen e shpifjeve edhe per shume persona te tjere, per shembull te akuzonin Lubonjen per korrupsion, atehere shuma e gjobave per shpifje mbase do ti kalonte kapacitetet e fondeve te partise socialiste te caktuar per kete qellim.
    Akuzat e ngritura edhe me pare nga deputetet socialiste, femijte e Berishes, üublikisht i kane demaskuar si shpifje duke i argumentuar me shifra e fakte.
    Per cudi keto shpifje perseriten me intesitet vetem para zgjedhjeve. Pra nuk ka rendesi qe per shpifesit, ps te paguaj disa milione leke gjobe, mjafton qe ne publik e ne mendjet e lubonjeve te krijohet pershtypja se familja e Berishes eshte e korruptuar.
    Se fundi po perseris edhe njehere pyetjen qe ja kam drejtuar edhe me pare Lubonjes.
    Nese te gjithe politikanet dhe gjithe shqiptaret qe i votojne ato qenkan e keqja me e madhe e Shqiperise, a mos mendon Lubonje se eshte vetem ai me i miri, vetem se e shfaq haptazi albanofobine e tij ?

  3. I nderuar Lubonja !
    Pse te mos e shofesh ne nje aspekt tjeter jete gjatesine politike te Berishes ?
    -Perballe tije eshte Rama dhe Ruci e shoke e jo me,ato shume kuadro te dipllomuar ne perendim e me mjaft eksperjence qe ka pas PS.
    -Rama dha disa pika per ekonomine dhe ideja fund e krye ishte te hiqen tvsh dhe akcisa , mendon si te demtoje arken e shtetit qe e quan te Berishes dhe jo ide per regullimin e ekonomise. Te kujtohet turneu ne fshat i Rames gju me gju me fshataret si Enveri ne nje kohe? Cfar tha pastaj , asgje asnje ide.
    Personalisht pata degjuar shume me teper ide per fshatin ne Dashamir Shehu lidhur me kreditim bashkim kolektiv etj
    -Rama ben politike te re me Rucin ish minister i diktatures qe fton ish ushtaraket te ruajne voten e pastaj habiten kur ndodhin ngjarje te jashtezakonshme.Kur fitonte Ruci e Co ne zgjedhje lokale nuk pat vjedhje cudi apo jo.Me shqetesim eshte Ruci se ky Berisha i Alise !?
    -Rama zhduku demokracine ne PS dhe e beri si ppsh
    Pa u zgjat them qe problemi nuk eshte Berisha dhe vetem Berisha apo se e bija fiton para duke dhene leksjone ; ka gjera te tjera me te rendesishme qe duhen analizuar.
    -Berisha mund te kete mjaft gabime por nderkohe aktualisht eshte politikani me koherent ne Shqiperi.Puntor i palodhur i ditur e qe e ka ndryshuar filozofine e tije gjate viteve ne politike.
    -Berisha do uzurponte gjithe pushtetet thuaj nga ju e tjere dhe ai e le pothuaj ne dore te Rames te zgjidhte nje President konsensual ku gaboje apo u pa tek kprokurori qe do ishte i Berishes se do mbrohej nga korrupsjoni qe ka bere. U zgjodhe nje person Optimal
    -Per te qendruar tek Cezari qe permend : Jepi Cezarit ate qe i takon Cezarit !
    Pa dshur te bej opinionistin them qe problemi eshte me thelle dhe jo vetem nje njeri kushdo qofte ai.

  4. Nese kisha do te kishte influencen e saj si dikur ne mesjete, do ta kisha pranuar Lubonjen per prift.Por prifterinjte e sotem mbijetojne me te ardhura qirishe, pasi nuk jane ne gjendje te “shesin” moral.Ajo c’ka ndodhe ne Shqiperi nuk eshte nje loje e te ligjeve por e nje produkti mbare shqipatre.Keto jane lojtaret politike dhe ideja se mund te linde nje grupim idealist me moral te kulluar eshte njelloj te shpresosh tek ungjilli me paostujt te cilet pershkruhen aty.Nuk mohoj se ka dhe njerez te mire , por e keqja ne kete vend eshte aq e madhe saqe te permbysesh ate eshte propetum mobile.Ju qe jeni me nje status te vecante keni cdo mundesi per te kerkuar asistence nderkombetare. Ketu ndryshon ti nga ne te tjeret qe ndjejme te njetin problem.bashkesia e te mireve nuk mund te vetembrohet ne nje vend te vogel si Shqiperia, me problematika te ish perandorise dhe te diktatures.Eshte detyre e BE-se te nderhyje dhe te marre ne mbrojtje kete bashkesi,jane nderkombetaret qe i kane te gjitha mundesite per te nderhyre dhe per ti prere rrugen pushteteve pa kufi.Por me interesantja ndodhe qe ky satrap pretendoi ti jape dhe leksione BE_se per krizen, saqe e detyruan te mbylle diskutimin!!!!

  5. e verteta eshte qe politika shqiptare eshte nje kaste, ku klane te ndryshme qelbesira te ndryshme koalizohen ndahen e prishen per te formuar regjencen e radhes. ne shoqeria nga ana tjeter , ne rastin me te “mire”shkojme e bejme kundershtarin e qelbesires qe ka freret e momentit. ngel perseri nje pyetje apo dileme, se ka ku duhet te vije ndryshimi nga shoqeria apo nga politika. une mendoj nga shoqeria porse gjithsesi ne nje vend ku nuk mbizoteron e drejta, ku krimineli lirohet dhe hallexhiu denohet, shoqeria e ka shume te veshtire te mos i shikoj qelbesirat me frike, ajo mbetet inerte dhe e demoralizuar, deri ne nje pike thyerjeje.

  6. shum i sakt lubonja po fatkeqsisht njerez te mir ai vend ska,te ndershmit e fitojn buken e gojes me djers dhe aftesi profesionale,te pa aftet sharlatanet mashtruesit i jan futur politikes,mjer ata njerez qe perballen perdit me cmimet e shtrenjta me pensionet qesharake dhe rrogat e ulta,

  7. vz gjirokastriti

    Pershendetje,e keqija e popujve te shtipur eshte se gjithmone mblidhet te
    vendosi qelbesiren ,per ta udhehequr dhe mblidhet me pas te heqi kete
    qelbesire ,per te vendosur qelbesiren e radhes po perseri ta qeverise kete
    popull ,qe nuk eshte popull por turme.

  8. Z . Lubonja. Ne se do te lexosh njehere ne 20 vjet analizat e tua atehere do thosha PO ke te DERJTE por nga qe JU shkruani dy here ne dite dhe po aq here shiheni ne TV per ndoshta te njejtat gjera dhe sot nuk gjeta asgjekundi ku te ta ze fillin. Thua nuk k ka fajet Berisha por fryma, pra duhet luftuar fryma dhe pastaj bie Berisha. Po ku eshte fryma? A nuk eshte fryma ne tere sistemin e ngritur nga berisha dhe kur thuhet te largojme Berishen ju mendoni seeshte fjala per plakun berisha apo te largohet fryma Berisha? Thoni flitet per Enver Hoxhen por jo per frymen komuniste ( A nuk je pak vone ne kuptimin se ishte nje sistem ai qe solli tere ato qe sot me te drejte i denojme ? Enveri ishte i pari qe udhehiqte ndertuesit e shqiperise ne nje sistem te tille)
    Thoni se nuk duhet te merremi me femijet q B qe marrin para me grushte por dhe par ato qe ja japin. Por a e din qe ata qe ja japin nuk thone jemi femijet e te PARIT te vendit, nuk thone jemi luftetaret e korrupsionit, ata te thone shqip me ler te fitoj 10 qe te te jap ty 5.) Pra keta duhen denoncuar dhe hetuar dhe denuar te paret se keta kane rrembyer flamurin e luftes antikorrupsion , ata tjeret deomos kapen dhe denohen pa qene nevoja te rrezohen nga nje kale politik qe nuk e kane por vetem e ushqejne.
    Le te lene popullin te votoje i lire, le te mos ja vjedhin voten dhe te shohin se si sa kalerojne , dhe te shohim se si nuserojne pastaj. Ne kete vend QEVERITE nuk duhet te jetojne me shume se 3 muaj dhe jo te nderrohen por duhet te RREZOHEN me VOTE e po qe nevoja dhe me HU.

  9. sherbimi me i madh qe mund ti behet berishes ne kete artikull.te gjithe jane qelbesire sipas autorit keshtu qe me mire mbajme kete qe kemi. Ose fajin e ka populli.po si do vene njerezit e ndershem ne vende kyce kur kemi nje keshtune krye?para disa ditesh Benigni tek rai thoshte se eshte favori me i madh ti barasèeshojme te gjithe politikanet ne nje.Lubonja e ka zakon kete

  10. KONSTATOJ EDHE NJE HERE ME KENAQESI SE JENI PER MUA
    ANALISTI ME I MIRE ME INTELIGJENT DHE JO SAHANLEPIRES I NJERIT
    APO TJETRIT. NDOSHTA JETA JUAJ PERSONALE KA NDIKUAR NE KETE.
    JU BEJ THIRJE DHE KOLEGEVE TUAJ TE INSPIROHEN NGA JU POR
    PER FAT TE KEQ SHPESH E KANE TE PAMUNDUR.SUKSESE ZOTI LUBONJA

  11. kjo qe thote Z. Lubonja eshte thene shume shkurt nga te te tjeret: C’ do popull e meriton ate qeveri qe ka. Z Kim Mehmeti e tha shume bukur ; ne nuk kemi popull , ne kemi vetem shqiptare opozitare dhe shqiptare mazhoritare. Une jam i bindur qe ky qelbesira qe pretendon te vije tani ne pushtet me ata qe ka perqark( shmica derrmuse super qelbesira ) do vije ere me shume nga te gjithe qelbesirat ; te mare se bashku ; qe kemi pasur deri me sot.

  12. Lubonja eshte i vetmi analist qe mund ta lexosh dhe ta degjosh,eshte njeri me integritet se ”analistet e tjere me shalle dhe cibuke ne goje jane ca provinciale te shpifur qe vetem sahanlepires mund ti quash dhe t’ju vije turp qe vazhdojne te bejne lavazhin e trurit te ketij populli.me e ndrshme do ishte te gjenin ndonje zanat tjeter dhe ate zanat t u a linin atyre qe kane pak identitet se sa te behen palaco duke dale sa ne nje ekran ne tjetrin duke manipuluar njerezit.
    TE LUMTE LUBONJA JE I BESUESHEM!!!!!

  13. Pa zhdukur tumorrin Berisha , nuk zhduket fryma qe ai perfaqeson, sepse ai eshte qendra e infeksionit qe mban gjalle semundjen,si Enveri, Fatosi etj.

  14. Fatos, nuk jeni i ndershem ne shkrim. se pari, nuk mund te bazosh arsyetimin mbi bazen e batakut te shpifjeve te balles apo tahirit qe kur i con ne gjyq fshihen se cfare kane thene jane shpifje e nuk faktojne dot gje. Se dyti, sipas jush duhet qe te mos paguhen dhe mos marrin rroge apo te kene kontrate as me privat se me shtetin jo se jo (ndofta dhe mos hane fare) vetem pse jane femijet e berishes? nese do shohesh deklarimet e pasurive do shohesh qe persona te larte ne ps deklarojne 1 milion euro dhurate me burim te paditur, dhe kjo duhet te na shqetesoje shume, sikunder edhe ajo se ai qe kishte monopolin dhe e betonizoi tiranen eshte me 3000 euro. paraja e deklaruar, me burim te qarte, nuk eshte kurre problem se kur te duash mund t’i kthehesh per hetim dhe rivleresim, qofte edhe pas 10 vitesh. Se treti, duhet te jesh disi me i ndershem me korrupsionin se jemi ne si shoqeri qe qofte e miklojme dhe qofte edhe shpifim per njeri-tjetrin, por qe nuk mund te nisemi nga llogjet e rruges. Kjo pasi edhe une kam degjuar qe vajza jote eshte shefe sa ne ministri te drejtesise, integrimit dhe deri tek agjensia e pronave. natyrshem degjon nga te pakenaqur qe nuk mbaruan pune se nuk kishin paguar para tek vajza juaj. Po te nisemi nga llafet e rruges, vajza juaj duhej te ishte milionere. Une nuk mund te pranoj te nisem nga llafet e rruges, por natyrshem edhe nuk mund te ha sapunin per djathe nese ti me nisesh nga llafet e rruges.

  15. Filozofia e Lubonjes eshte kjo.”Te gjithe jane te fajshem”.E perkthyer ne Shqip,do te thote,se askush nuk ka faj.Ose me shkurt akoma,te falesh krimin e Qeverise dhe ta quash ate normal.Nuk shpresoj aspak se komenti im do publikohet.Megjithate jam i bindur se Lubonja dhe gazetare te tjere,ja kane hipur mushkes mbrapsht dhe besoj qe kjo do te kete pasoja shume te renda per Shqiperine.

  16. Zoti Lubonja!. Ju gjoja beni naivin kur thoni: Meqe vajza e Berishes marrka kaq shume para per mesimdhenie, pergjegjesine e kane ata qe ia japin. JO more zoteri nuk te jep njeri kaq shume para, qofsh ti vajza apo djali i Berishes. Parata ajo i merr ne rruge te tjera dhe kujton se populli eshte budalla dhe e han se na i marrka duke dhene mesim. Pra, i dashur analist i te gjitha temave qe trajton Fevziu ne Opinionin e tij, fabula e ketij shkrimi shume te perzgjatur eshte: Lereni Berishen rehate, se po e sulmuat ate do te kemi nje Berishe me te keqe se ky.

  17. Edhe pse njohurite e mija per greqishten nuk jante keqija,per te kuptuar fjalimin e Ciceronit (F.Lubonjes) m’u desh qe te harxhoja kohe.
    Me pak fjale Lubonja thote:
    -Nuk kemi nje rast te vetem kur “i miri” te kete dale ne krye, Fan Noli ku hyne?
    - Edhe partite e tjera jane te korruptuara.
    - Menyra se si po merremi me Berishen nuk eshte e mire. Kush eshte menyra e mire?
    - Nuk eshte Berisha shkaku i gjendjes sone.Kush eshte shkaku?
    - Po te bashkohen qelbesirat kunder te keqit del kryeqelbesira ne krye.
    -Ftohet gjithsecili te japi shembullin personal.
    - Lufte lakenjve ,matrapazeve dhe te korruptuareve. Si? Ne ç’menyre dhe kush?
    - S’duhet nje front maskarenjsh kunder Berishes.
    - Duhen njerez te mire.
    I kujt eshte faji qe disa duan ,qe ne te jemi skllever te ideve te kaluara ,qe na mbajten te veçuar dhe te persekutuar?
    I kujt eshte faji qe disa duan qe ne te jemi “barbare”,ujqer per njeri tjetrin,si ata Berserks-et teutonik (luftetare legjendare norvegjez), per te cilet njeri normal eshte ai qe eshte i afte te veproje si nje kafshe e eger?
    Demokracia eshte mirebesim:T’i besosh te drejtat e tua,sovranitetin tend,endrat e e tua,problemet e tua,dinjitetin tend nje tjetri.
    Matteo Palmieri,Firenze,1406-1475, thote :”Njerezit e mire,ne fillim qeverisin veten dhe shtepite e tyre;pastaj mund te qeverisin te tjeret,t’i keshillojne e t’i mbrojne ata.”

  18. Cdo popull meriton qeverine qe ka!

  19. Si perhere Lubonja i sakte dhe i drejte. A nuk vrane dhe burgosen per pushtetin e tyre,qelbesirat qe e quanin veten komuniste. kur duhej te pergjigjeshin per krimet e tyre,vune qelbesira te reja,qe te shanin te vjetrin,qe kishte vdekur,dhe nuk ndjente e shihte me asgje,per te shpetuar qelbesirat e gjalla. 22 vjete kane perseritur te njejten metode kriminale. Shajne qelbesirat qe ti zevendesojne,perseri me qelbesira. Thua se te gjithe shqiptaret jane pa kujtese. Ata qe mbeshteten Berishen,tani po e shajne,qe ti zene vendin. Ne qofte se do te ishin me te mire se ai,pse e mbeshteten? Por,edhe nje mij here neqofte se do te biesh,perseri duhet te ngrihesh. Por kurre duke u mbajtur tek anetaret e bandave te qelbesirave. Ky eshte ligj i perparimit.

  20. Që t’i ndihmoj sadopak Lubonjës, kam mendimin që pas rrëzimit të Berishës me anë të fëlliqsirave të vendit, të mos pranojmë që në krye të zgjidhet kryefëlliqsira , por ta importojmë.. sado që edhe ai do të stononte, pasi jemi popull që nuk jemi pregatitur ende per një drejtrues të rrangut nderkombëtar.A nuk thotë Lubonja se ne e prodhuam Berishën?! D.m.th. që edhe e meritojmë.A nuk thotë Rama se ne nuk e meritojmë integrimin, këtu ka parasysh dhe veten e tij apo jo?Pastaj , nëse e keni kuptuar Ramën, ai kerkon 8 vite t’i jepen që në votimin e vitit tjetër! Pse jo?

  21. Po flitet këto ditë shumë për shifrat – skandaloze sipas meje – që marrka e bija e Berishës për mësimdhënie nëpër universitete private.

    Nukke nevoje te pyesish shume.Drejtojune INsitutin e deklarimit te pasurive shiko te dhenat bej arithmetike te thjeshte dhe bashohu ne gjyq o me Ballen o me Argiten.Te tjerat jane llafe qe jeni mjeshter per tjerrur shume dhe per te mos bere as nje meter pelhure.Mos prit qe kete dileme ta zgjidhim ne.Por drejtesia.Avokat mund te mirrni edhe avokatin qe nuk ka fitu asnje gjyq

  22. Kush nuk e ka marrë vesh ende se përse dështoi Forumi për Demokraci në vitin 1997, për të mënjanuar një herë e përgjithnjë Sali Berishën nga skena politike shqiptare, tashti duhet ta kuptojë: sepse në krye të atij forumi ishin agjentët e Saliut, Fatos Lubonja, Sabri Godo e Hysen Selfo.

  23. LEXONI LIBRIN QEKA ME SHUME QEF, LUBONJA!!
    TITULLI I LIBRIT ESHTE ” KUSHTRIMI I TE PAREVE” I XHEK LONDON!

  24. kam pershtypjen qe ky shkrues eshte i obseduar dhe tregon shenja te nje paranoje me pasoja te renda per veten e tij. Ai dite nate trembet nga kundershtari i tij te cilin e fyen, e shan, e poshteron pa llogaritur se tregon ne kete menyre se eshte shume inferior. edhe pse ne listen e atyre qe shan ka disa qe i perkasin kampeve politike te ndryshme, kjo eshte nje loje per tu bere i ” besueshem ” nga lexuesit qe me kalimin e kohes infektohen nga e njejta sindrome. Ai perdor termin qelbesire , fjale qe nje intelektual nuk do e perdorte kurre per konsum te tille te shfrenuar kundrejt cilitdoqofte. Ai na e ndan boten shqiptare ne qelbesira dhe te paster ku fut veten e tij dhe asnje tjeter. Kam pershtypjen,ne mos gabohem, duket te kete ndonje hatermbetje kundrejt gjithe atyre qe sulmon. Atij i djeg fjala ish apo neobllokmene, dhe konsideron qe nje njeri qe mund te kete qene antare i PPSh per disa rethana te caktuara nuk e paska te drejten te jete ndryshe ne mendime e veprime me ish partine e tij PPSh dhe te jete ne krye te nje partie diametralisht te kundert me PPSh qe i eshte szhdukur fara por mesa duket jo njerzit, sikurse eshte rasti i ketij shkruesi , qe me duket i rendomet si nje gazetar apo letrar pa vlere. Te qenit kunder te gjitheve dhe gjithçkaje, fakti qe vetem nxin, me ben te mendoj se ky njeri vuan nga ndonje çekiuiliber i provokuar nga vuajtjet e tij dhe per me teper nga mosmarrja ne konsidertae e te kaluares se tij nga kundershtaret fiktive e reale te tij.Me ben kurioz dhe do te lexoj edhe artikuj te jere te tij per te arritur ne ndonje konkluzion me te sakte.

  25. Si nuk me çdit fare fakti qe do dilte dikush ta akuzonte Lubonjen si mbeshtetes te Berishes me kete shkrim! Sa per informacion Begnini thonte ne show-un e tij te dates 17 janar se politika ne vetvete nuk eshte dicka e keqe, por perkundrazi e mire, prandaj ne si qytetare nuk duhet ta jemi indiferent sepse eshte nje detyre per te ardhmen e femijve tane. Dhe a e dini ju se pikerisht shoqeria italiane, po te mos kishte zhvilluar prej kohesh instrumentat e shtetit dhe nese populli nuk do ishte bere ne menyre indirekte bashkebunues me sistemin korruptiv sot Berluskonin as qe mund ta conte njeri nder mend se do perballej me drejtesine. Po ne preferojme ta injorojme realitetin dhe kenaqemi me mbijetesen nderkohe qe situatat fatale ne nje shoqer apo shtet keto lloj degradimesh i paralajmerojne, ç’kujtoni ju se duhet te bien meteroite nga qielli per te kuptuar te keqen qe na kanoset?!

  26. I thini o i thoni po kujt i thoni se ata te gjithe ne nje legen hane krisjet duhet shkulur me rrenje se mbijne prape ..

  27. Z.Lubonja,Berisha nuk eshte “alibi”,se pari sepse eshte ne pushtet.Se dyti,fryma e Berishes,eshte fryma e mosndryshimit.Ne kete kontekst,pyetjes suaj retorike,se “a nuk eshte po keshtu dhe partia e Rames”,do ti pergjigjesha me nje JO te forte ! Nuk eshte njesoj,ndoshta edhe vetem per faktin se i dha duart ishkryetarit apo sic e vajton Berisha,”liderin historik”! E fundit qe desha te them eshte se cdo fshat apo lagje e ka nga nje batakci,por e keqja e Shqiperise eshte se me batakciun e kemi kryeminister ! Perfundimisht,per mendimin tim,Berisha nuk eshte nje alibi por eshte mallkimi i vendit tone qe ka humbur shpresen se nje dite mund te behet nje vend normal !

  28. Me ne fund Lubonja rikthehet suksesshem te “domain” e tij…analize e shkelqyer. Ndersa kur shkroi per Zogun, ishte shume i hallakatur, ketu paraqitet teper koherent, argumentues, dhe bindes. Pajtohem plotesisht me Lubonjen…fryma Berishiane dhe e Berisheve te tjere eshte problemi…nese 100 vjet me pare idhulli im Konica shkruante se Shqiptaret kane nje te mete te madhe…”nuk jane te artikuluar”…a nuk tingellon kjo thenie po kaq aktuale ne ditet tona…fatkeqesisht vetem njerez si Lubonja arrijne te iluminojne…ndersa shumica kenaqesine me te madhe e gjejne te nje gote raki me gjize e qepe te njoma.

  29. Ju bej nje thirrje gjithe juve analisteve, gazetareve, “kalemxhinjeve” mos na bejne teorira me Brut e Cesar, me leksione e citate nga historia e filozofe por te thjeshtojne problemin Shqipetare te “dashurise” se karrikes nga udheheqesit tribale bizantine. Kete problem e ka zgjdhur G.Washingtoni i cili e vuri ne kushtetute se nje person mund te zgjidhet vetem dy here (legjslatura). Kjo menyre e ka cuar ameriken atje ku eshte sote. S’ka nevoje per komente se nuk kam kohe te merrem politike. PO ta doni Shqiperine ju kalemxhinje dhe ju personalishte o F.Lubonja sensibilizoni shoqerine elitare ne shqiperi dhe me radhe klast e tjera dhe te ndryshoje vetem ky nen ikushtetutes, dhe pastaj nuk do lindin me as Zogist, as Enveriste dhe as Brishista keta turpe te kombit shqipetare dhe shaktaret kryesore te gjendje se mjeruar te kombit Shquipetare.
    I vini pikat mbi i dhe mos beni filozofi e mos na shisni brockulla, por zgjohuni dhe ndryshoni kete nen te kushtetutes, ndryshe mos na derdellisni se poshte e me poshte do shkoj Shqiperia. I madhi Konica e ka shprehur qarte filozofine e shqipetareve, s’ka nevoje ta perserise se jeni filozof dhe “dini” shume gjera por po mbyteni ne vorbullen bizantine dhe jarget e kasapeve mesjatare.
    Me respekt
    Emigranti
    US

  30. deri diku jam dakord me ju Lubonja ,por per mua ngelet e pashpjeguar se si u ngrit Berisha ne PD per balle figurave si Pashko Neritan Ceka e shume te tjere per te cilet sot mbase nuk ruaj te njejtin respekt.
    Berisha deri para pak vjetesh kishte veshtiresi te medha te perfundonte nje mendim kur fliste neper konferenca shtypi dhe te vinte keq kur e shikoje.si u ngrit ky njeri?!
    pa shpjeguar kete analiza juaj eshte e manget.shoh se tema e ngritjes se Berishes eshte tabu edhe per ju.analizoni pafund te tashmen pa shikuar zanafillen.

  31. Nuk besoj se qellimi i artikullit eshte barazimi i te gjitheve e futja ne te gjitheve ne nje kazan por e kunderta eshte nje thirrje qe te mos futemi ne ate kazan.Nuk besoj se po te kishte shkruar nje artikull sharjesh e fyerjesh do ta kishte ndihmuar ardhjen e opozites ne pushtet.Te shash me shume e me fort se Berisha nuk do te thote se je me i mire se ai.E kundeta.Njerezit nuk jane budallenj e dine ti vleresojne gherat e skane nevoje vetem sa i keq eshte Berisha por sa i mire dote jete EDi e cfare do te beje per te permiresuar jetet e tyre.Nje miku im u thote socialisteve se ju jeni si arseniku qe vleni per te vrare nervin e dhemballes se prishur por prape helm mbeteni.Une mendoj se arseniku nuk mjafton dhe se duhet edhe zotesia per te vepruar me pas e per te kuruar pacientin.Arsenik pa hesap do te thote vdekje e sigurte.

  32. Krejtesisht dakort me te gjitha cfare thote Lubonja. Une jam nje i djathe tipik me prona te pamarrme dhe nga nje familje e persekutuar politikisht. Por, mejithese nuk eshte ndoshta qellimi i artikullit apo detyra e Lubonjes, problemi eshte si arrihet te vrasim frymen berishiste, si arihet te sjellim njerezit e mire, kjo eshte dicka qe me duket se populli shqiptar eshte shume mbrapa ne kete gje.

  33. Me fal per krahasimin por me ngjan pak me relacionin e Konices me Ahmet Zogun (je t aime ,moi non plus ) .Edhe ai ne ate kohe e mbante veten per etalonin e zhvillimit te shoqerise shqiptare dhe kur i ra ta prekte me dore realitetin filloi ta shohe ndryshe Zogun e pashpirt

  34. I ke Vene piken mbi i Lubonja. Sistemi se si funksionon Shqiperia eshte ashtu sic e pershkruani ju. Asnje nga forcat politike nuk ka nje koncept Politik te qarte bashkekohor. Kesaj i thone konkurs dhelperash duke share rrushin njeri tjetrit.

  35. NGA nje shqiptar

    Shume e sakte z.lubonja.Kryetari i nje partie sot punon jo per momentin dhe castin.Qe diten e pare qe ai zgjidhet punon si te beje qe kete post ta mbaje edhe pas 4 vjeteve te tjera.Pra aty filon edhe detyra e tij.Te krijoi me dhune,apo me sevile nje ekip qe ti garantoi rizgjedhjen.A nuk eshte rama shembelltyra e kesaj?Kush e ka mbajtur ramen ne krye te ps?A nuk perjashtoi me dhune gjithe kundershtaret dhe e ka kapitulluar ps me servila dhe frikacak dhe te paafte,aq sa shqiperia nuk ka nje alternativ te dyte si ballanc per pushtetin qe populli me voten e tij te ndeshkoi keqqeverisjen.Aq sa populli mendon se ramen e ka vene berisha per te qeverisur i qete pa asnje frik per ti rimare pushtetin.

  36. Ka vetem nje menyre per te luftuar diktaturen dhe vendosur demokracine: “Mandati kohor”. Shkruaje ne kushtetute qe askush s’mund te qendroje ne pushtet (president, kryeminister) per me shume se 8 vjet. Perndryshe njeriu me dendenca diktatoriale eshte kurdohere me i favorizuar te fitoje pushtetin, te qendroje pambarimisht gjate (deri ne vdekjen e tij) ne pushtet dhe ta perdore pushetin per cimentuar sundimin e tij. PS: Nuk kam ndonje simpati te vecante per Nanon, por ai eshte i vetmi demokrat ne politiken shqiptare.

    • Te pakten gjeta nje person qe ka te njejtin mendim me mendimin tim. faleminderit dhe u bej thirrje te gjtheve te kthehen dhe te diskutojne kete mendim qe e ka cuar ameriken ku eshte sot.
      Emigranti
      US

  37. Sipas meje Lubonja i afrohet shume te vertetes (sime!) kur thote se :”po sikur të mos ishin këta të tjerët kështu siç janë, a do të mund të kishte Berisha pushtetin që ka?” Sigurisht qe jo! Berisha ashtu si Skenderbeu mund te na thote neve shqiptareve: “servilizmin nuk ju a solla une, ate e gjeta ketu midis jush!”

    Ndersa komentuesit ne pergjithsi i ngjajne qerosit qe nuk ja gjen dot vendin shapkes se tij: here jemi ne fajtore, here Saliu here te gjithe bashke e keshtu me rradhe.

    Sidomos shprehja “cdo popull meriton qeverine qe ka” eshte bere aq bajate, sa nuk thote me asgje. Por filozofet tane vazhdojen ta perserin pafundesisht.

  38. Me veten te luftosh ,beteja me e veshtire,mbi veten te fitosh ,fitorja me e mire.Eshte nje thenie gjermane qe sitentizon ne menyre prefekte esencen e shkrimit te z.Lubonja.Pergezime ,megjithese ne vesh te shurdhet troket.

  39. Pershendetje Zt.Lubonja.
    Artikulli juaj eshte i goditur,por nuk po zgjatem shume sic kam thene edhe me pare ne kometet e tjera politikanet jane biznesmene me te suksesshem ne kete periudhe dhe qe te jene bisnesmene si gjithe te tjeret duhet qe tu largohen klientet dhe kjo arihet vetem kur te gjithe NJEREZIT te mos mendojne per buken e gojes por kjo tu sigurohet me ligj niveli jetik ,dhe kur te jene te lire nga ana ekonomike atehere mund te zgjedhin njerez te mire dhe jo qelbesira.Kurse per Zotin Sali Berisha mun ta perkufizoj si me te mirin e te keqinjeve se asnjeri nga pretendentet e tjere nuk eshte me i mire se ai.Se te maresh nepergoje femijet e Kryeministrit se kane deklaruar te ardhura nga puna e tyre eshte absurditet,dhe te mos flasesh fare per Edi Rama eshte me varfanjaku i Shqiperise sipas deklarimit te tij eshte akoma me shume absurditet.Pergezimet e mija ZT.Lubonja

  40. Exelente idea …duket nga commentet e pafundme !

    Por Jo se NUK ka zgjidhje …ku me e thjeshta ne Boten e qytetruar eshte dhe me e persosura : Jo me shume se dy mandate qeverisese apo dhe partiake !

    Fjala ” mandate” me tej tek Ne ka kuptim tjeter dhe eshte koha per nje Bennini apo Cris Rock …publikoni videon e RAI dhe ….shifni Berluskoni per here te gjashte – Signore pieta thote Bennini !
    Krahasojini me te pangopurit tane !

  41. Absolutisht e vertete, kushdo qe kundershton kete arsyetim ose mbahet gjalle prej “frymes” ose eshte i verber

  42. Te nderuar bashke kombas, dhe i nederuar autor i shkrimit,
    Me duket harxhim kohe qe te sillesh rrotull, te beshe analiza, filozofi e shume historira, Pyetja ime si shqipetare eshte? SI DELET NGA KJO SITUATE?
    A keni ndonje mendim apo do vazhdojme t’i bejme elozhe autorit, pra zhurme, zhurme,….. dhe asnje konkluzion. Kur te viziton doktori te jep dhe receten e ilaceve qe do perdoresh per t’u sheruar. I nderuar autor, kush eshte “receta” juaj? Pak me pare dhashe nje “kopje” recete. Si mendoni, a mund te jete nje zgjidhje? Keto te diskutojme ne jo filozofira per studentet e shkollave.
    Me respekt emigranti US
    Faleminderit

    • E vetmja “recete” per konsolidimin e demokracise shqiptare, eshte denimi i krimeve te diktatures, hapja e dosjeve te sigurimit.
      Pikerisht se nuk eshte bere kjo, si ne vendet e tjera ish komuniste, vazhdon krimi. Krimi i pandeshkuar eshte faktori numer nje per inkriminimin e politikes.
      Perderisa rolin e “demokrateve” po e luajne ata qe i sollen gjithe ato te zeza ketij populli, tragji-komedia e politikes shqiptare do te vazhdoje per njje kohe te gjate.

Beni nje Koment

  • Facebook
  • Twitter
  • YouTube
  • Linkedin
  • RSS

AMC

abissnet

Hotel Prestige

Gazeta Panorama Alexa toolbar
Njoftime pune nga gazeta Panorama

Parashikimi i motit


+23
H: +24°
L: +12°
Tirana
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+26° +26° +25° +25° +25° +24°
+12° +11° +11° +11° +10° +11°
+22
H: +23°
L: +15°
Durres
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+25° +25° +25° +25° +23° +23°
+15° +14° +15° +15° +12° +11°
+22
H: +25°
L: +10°
Elbasan
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+28° +28° +27° +27° +27° +26°
+12° +11° +11° +10° +10° +11°
+18
H: +23°
L: +16°
Vlore
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+25° +25° +25° +24° +24° +24°
+15° +14° +14° +15° +12° +12°
+21
H: +23°
L: +11°
Shkoder
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+26° +25° +25° +26° +25° +24°
+12° +11° +12° +10° +11° +12°
+18
H: +22°
L: +
Korce
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+24° +23° +23° +22° +23° +23°
+ + + + + +
+22
H: +24°
L: +11°
Berat
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+27° +27° +27° +27° +26° +25°
+11° +10° +10° +10° + +10°
+9
H: +22°
L: +
Kukes
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+22° +22° +21° +21° +21° +21°
+ + + + + +
+23
H: +23°
L: +12°
Sarande
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+23° +23° +23° +22° +22° +22°
+11° +12° +11° +10° + +13°
+24
H: +24°
L: +13°
Kavaje
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+26° +26° +26° +26° +25° +25°
+13° +13° +12° +12° +11° +11°
+22
H: +22°
L: +12°
Kruje
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+22° +23° +21° +22° +21° +20°
+11° +10° +10° +10° +10° +11°
+22
H: +24°
L: +14°
Lezhe
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+26° +26° +26° +26° +25° +24°
+14° +14° +14° +13° +12° +13°
+20
H: +24°
L: +14°
Fier
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+27° +27° +27° +27° +26° +26°
+12° +12° +11° +12° +12° +11°
+18
H: +19°
L: +
Pogradec
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+21° +20° +20° +20° +19° +19°
+ + + + + +
+21
H: +21°
L: +
Rreshen
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+24° +24° +23° +23° +23° +22°
+ +10° +10° + + +
+23
H: +23°
L: +
Tropoje
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+21° +20° +20° +20° +20° +19°
+ + + + + +
+20
H: +23°
L: +
Pristina
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+22° +21° +21° +20° +21° +20°
+ + + + + +
+25
H: +25°
L: +
Prizren
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+25° +24° +23° +24° +24° +23°
+10° + + + + +10°
+23
H: +23°
L: +
Mitrovica
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+20° +20° +19° +20° +19° +19°
+ + + + + +
+21
H: +24°
L: +
Skopje
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+24° +22° +23° +23° +23° +23°
+ + + + + +
+24
H: +24°
L: +
Gostivar
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+24° +23° +23° +24° +24° +23°
+ + + + + +
+21
H: +24°
L: +
Tetovo
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+24° +23° +23° +24° +24° +23°
+ + + + + +
+16
H: +20°
L: +
Struga
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+22° +21° +21° +20° +20° +20°
+ + + + + +



Showbiz

Lifestyle

Teknologji

Kuriozitete

© 2014 Gazeta Panorama ONLINE. All Rights Reserved.   Programuar nga: ikoncept Privacy