PSIKOLOGJIA   Birra Korca   Hotel Prestige
GRAZIA   Union Bank
Home » Ekonomi » Hiqet TVSH për makineritë, PS: Na kopjuat programin

Hiqet TVSH për makineritë, PS: Na kopjuat programin

Komisioni i Ekonomisë

Heqja e TVSH-së për makineritë dhe pajisjet për bizneset që kryejnë investime mbi 500 mijë dollarë dhe akti normativ i qeverisë që rishikon buxhetin e vitit 2012, u diskutuan dje mes debatesh në Komisionin e Ekonomisë. Opozita dhe maxhoranca kanë mbajtur edhe një herë qëndrime të kundërta dhe duke akuzuar njëra-tjetrën për reforma të vonuara dhe keqmenaxhim. Zëvendësministri i Financave, Alfred Rushaj, tha para deputetëve se kjo masë vjen për të lehtësuar biznesin. Ai sqaroi se përfituesit më të mëdhenj janë sektori i fasonëve dhe ai i agrobiznesit, për të cilët nuk ka një kufizim në lidhje me masën e investimit. Kurse lehtësimin nga TVSH-ja për investitorët e hidrocentraleve, të cilëve u hiqet TVSH-ja për makineritë por edhe për hekurin dhe çimenton, të përdorura si lëndë të para, Rushaj e cilësoi si një vijim të prioritetit të shpallur nga qeveria për këtë sektor. TVSH-ja Partia Socialiste ka akuzuar qeverinë se po vjedh programin e saj, por këtë po e bën në mënyrë gjysmake. Sipas deputetëve të opozitës, heqja e TVSH-së për makineritë dhe pajisjet në disa kategori biznesesh që bëjnë investime mbi 500 mijë dollarë është një ide e hershme e PS-së dhe që në atë kohë nuk është miratuar nga maxhoranca. “Juve duhet t’ju vijë turp që nga një status ku keni kundërshtuar me forcë propozimet që ne kemi sjellë këtu, në këtë tavolinë, vini sot dhe mbroni të njëjtën gjë”, tha Kodheli. Ajo shtoi se nga nisma për heqjen e TVSH-së për pajisjet dhe makineritë nuk përfiton biznesi i vogël, që sot është në gjendje të vështirë. Edhe deputeti Arben Ahmetaj u shpreh se qeveria është e vonuar në këtë masë dhe propozoi që të hiqet kufizimi i shumës dhe i sektorëve që përfitojnë nga heqja e TVSH-së. “Ju vini sot sepse ju keni kopjuar në mënyrën me skandaloze, në mënyrën më të keqe dhe jokorrekte programin e PS për lehtësimin e biznesit. Kjo është një masë të cilën ne e kemi deklaruar gati një vit më parë dhe ju kujtoheni një vit më pas të bëni një kopjim gjysmak. E dyta që është e rëndësishme. Është i paplotë sepse ju sillni një kufizim kategorish dhe shumë”, tha Ahmetaj. Në fund, opozita abstenoi për këtë projektligj duke e kaluar vetëm me votat e maxhorancës. Akti Normativ Jo me pak debate kaloi dje edhe akti normativ i qeverisë që rishikon buxhetin e vitit 2012 duke ulur shpenzimet dhe të ardhurat, por duke rritur edhe nivelin e deficitit që rrjedhimisht reflektohet në borxh. Ka qenë pikërisht rritja e borxhit që ka shqetësuar më shumë opozitën, e cila ka akuzuar qeverinë se e ka përkeqësuar këtë tregues në mënyrë të jashtëzakonshme. Deputeti Arben Malaj iu referua raportit të Bankës Botërore, i cili ngre si shqetësim rritjen e borxhit publik. Por Ministria e Financave sqaroi se nuk ka një rritje reale të borxhit, pasi gjysma e asaj që është reflektuar në aktin normativ, është garanci për KESH. “Po të krahasosh nenin e borxhit në ligjin e buxhetit fillestar me këtë nen që është paraqitur në këtë akt normativ, ndryshimi është nga 72.9 miliardë lekë në 87.7 miliardë. Pra, stoku rritet për vitin 2012 me 14.8 miliardë, nga të cilat 7.8 vijnë nga akti normativ i tanishëm dhe 7 miliardë reflekton garancinë e dhënë për KESH në shtator. Të dyja bëjnë 14.7 miliardë”, sqaroi Mimoza Dhëmbi, drejtoreshë e Buxhetit në Ministrinë e Financave. Po kështu, Ministria pranoi edhe një ulje të investimeve, por në një masë minimale, pasi kjo kompensohet nga investimet me financim të huaj. Një tjetër pikë ku u ndal opozita, ishte ajo lidhur me paratë që qeveria u mori vendorëve për llogari të CEZ-it.
Debati tek Ekonomia Heqja e TVSH-së Alfred Rushaj: Lidhur me sektorin energjetik, ndërtimi i hidrocentraleve. Me këtë propozim kësaj kategorie i hiqet TVSH jo vetëm për makineritë dhe pajisjet, por edhe për hekurin e çimenton që do përdorin për lëndë të parë. Investimi duhet të jetë i një vlere prej 500 mijë dollarë. Tek fasonët dhe agrobiznesi kjo vlerë është konsideruar zero. Mjafton që të sjellë makineri dhe pajisje dhe ky import do të jetë pa TVSH. Erjon Braçe: Cila është logjika që për këta koncesionarët e hidrocentraleve bëhet edhe një favor fiskal? Cila është logjika që këtyre pronarëve apo investitorëve të hidrocentraleve, përveç heqjes së TVSH për makineri dhe pajisje, u bëhet edhe një favor tjetër për heqjen e TVSH për hekurin dhe çimenton? Alfred Rushaj: Ne biznesin e konsiderojmë partner dhe ky biznes ka fituar këtë kontratë në bazë të një procedure konkurruese. Është biznesi që riskon shumë në këtë mes, pasi është ai që ka koston e projektimit, ndërtimit dhe në fund të operimit, pastaj i dorëzon qeverisë një vepër të gatshme. Është në prioritetin e qeverisë që të lehtësojë klimën e biznesit për këtë sektor dhe ne besojmë që me këtë kemi ndihmuar këtë sektor që të ketë një histori suksesi në këtë fushë. Mimi Kodheli: Ne mendojmë që nuk është e drejtë ajo që propozoni ju në nenin 4, që importimi i makinerive dhe pajisjeve në funksion të kontratave nën dhe mbi 50 milionë lekë. Nuk e di çfarë bëhet në biznesin e vogël. Biznesi i vogël është ai që nuk investon kaq dhe që nuk preket nga ky favor. Biznesi i vogël është një biznes që përballet me vështirësi të jashtëzakonshme në ekonomi. Biznesi i vogël është në ditën e tij më të zezë dhe, në momentin që ne kemi propozuar facilitete të kësaj natyre, keni qenë ju dhe kolegët tuaj që e keni kundërshtuar me forcë. Ndërkohë që në të njëjtin logjikë mbroni sot qeverinë që vjen me të njëjtën logjikë të propozimeve të opozitës. Edmond Spaho: Ore, pse ndiheni kaq keq për uljen e taksave? Po bëheni qesharakë. Jeni në favor apo jo të kësaj mase? Po përdridheni sa andej-këtej. Arben Ahmetaj: Sa i përket aspektit politik, ky është një ligj i vonuar. Kjo është maxhoranca që e ka ngarkuar biznesin me këto taksa. Ka qenë kjo maxhorancë që ia ka hequr të drejtën para disa vitesh dhe sot, në fund të mandatit të vet, vjen dhe kujtohet për të bërë një masë që dhe në aspektin teknik është e paplotë. Ka një pyetje teknike. Pse vini sot? Ju vini sot sepse ju keni kopjuar në mënyrën me skandaloze, në mënyrë të keqe dhe jokorrekte, programin e PS për lehtësimin e biznesit. Kjo është një masë të cilën ne e kemi deklaruar gati një vit më parë dhe ju kujtoheni një vit më pas të bëni një kopjim gjysmak. Buxheti Arben Malaj: Pse këto ndryshime vijnë me akt normativ kur Parlamenti është i mbledhur? Nezir Haldeda: Unë nuk shoh ndonjë shkelje të legjislacionit që ne e sjellim me akt normativ. Erion Braçe: Pyetja e parë ka të bëjë me të ardhurat. Te zëri të ardhura jotatimore, pika 5, buxheti i vitit 2012 kishte parashikuar 500 milionë lekë, akti normativ që na keni sjellë përpara këtë zë e çon në 5.3 miliardë lekë. Mund të ma detajoni këtë. Mimoza Dhëmbi: Për të ardhura të tjera jotatimore. Ky është një zë që ka të ardhura të rastësishme apo të paparashikuara gjatë vitit. Parashikohet në nivel të ulët dhe pastaj gjatë vitit mund të ketë dhe tejkalime, siç ka ndodhur këtë vit. Këto janë të ardhura faktike që janë në buxhet dhe që vijnë nga shitja e HEC Lanabregas për UKT, 2 miliardë. Shitja e licencës 3G është bërë 4 milionë euro, janë dhe disa të ardhura të tjera të institucioneve. Erjon Braçe: Sollët këtu një akt normativ që i morët para përmes gratit të pakushtëzuar pushtetit vendor. Tani, meqë jemi në fund të vitit, dua të di kujt iu paguan këto para? Mimoza Dhëmbi: Në lidhje me aktin normativ që bëmë në shtator për pagesën e faturave të energjisë. Tani paratë, sipas aktit normativ, kanë shkuar tek ai që ka lëshuar faturën, që në këtë rast është CEZ, ndërkohë që KESH faturën e tij ndaj CEZ e ka titull ekzekutiv, që nëpërmjet përmbarimit duhet ta kërkonte në llogari të CEZ-it.
NERTILA MAHO

Albtelecom

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Panorama Online. Moderatori

2 Komente per “Hiqet TVSH për makineritë, PS: Na kopjuat programin”

  1. Po kur e dini qe Berisha nuk ben pune tjeter, vecse ju vjedh ju, perse more shoke socialiste nuk vini mend e i lini “pasurite” tuaja elektorale e politike ruges, qe t’ju a vjedhin ?

  2. Hahaaa e bukur kjo, dhe ta mendosh qe Rama e diskutoi programin me dyer te mbyllura.

Beni nje Koment


+ 6 = 9

Social Network

AMC


Parashikimi i motit


+23
H: +24°
L: +12°
Tirana
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+26° +26° +25° +25° +25° +24°
+12° +11° +11° +11° +10° +11°
+22
H: +23°
L: +15°
Durres
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+25° +25° +25° +25° +23° +23°
+15° +14° +15° +15° +12° +11°
+22
H: +25°
L: +10°
Elbasan
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+28° +28° +27° +27° +27° +26°
+12° +11° +11° +10° +10° +11°
+18
H: +23°
L: +16°
Vlore
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+25° +25° +25° +24° +24° +24°
+15° +14° +14° +15° +12° +12°
+21
H: +23°
L: +11°
Shkoder
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+26° +25° +25° +26° +25° +24°
+12° +11° +12° +10° +11° +12°
+18
H: +22°
L: +
Korce
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+24° +23° +23° +22° +23° +23°
+ + + + + +
+22
H: +24°
L: +11°
Berat
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+27° +27° +27° +27° +26° +25°
+11° +10° +10° +10° + +10°
+9
H: +22°
L: +
Kukes
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+22° +22° +21° +21° +21° +21°
+ + + + + +
+23
H: +23°
L: +12°
Sarande
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+23° +23° +23° +22° +22° +22°
+11° +12° +11° +10° + +13°
+24
H: +24°
L: +13°
Kavaje
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+26° +26° +26° +26° +25° +25°
+13° +13° +12° +12° +11° +11°
+22
H: +22°
L: +12°
Kruje
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+22° +23° +21° +22° +21° +20°
+11° +10° +10° +10° +10° +11°
+22
H: +24°
L: +14°
Lezhe
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+26° +26° +26° +26° +25° +24°
+14° +14° +14° +13° +12° +13°
+20
H: +24°
L: +14°
Fier
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+27° +27° +27° +27° +26° +26°
+12° +12° +11° +12° +12° +11°
+18
H: +19°
L: +
Pogradec
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+21° +20° +20° +20° +19° +19°
+ + + + + +
+21
H: +21°
L: +
Rreshen
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+24° +24° +23° +23° +23° +22°
+ +10° +10° + + +
+23
H: +23°
L: +
Tropoje
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+21° +20° +20° +20° +20° +19°
+ + + + + +
+20
H: +23°
L: +
Pristina
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+22° +21° +21° +20° +21° +20°
+ + + + + +
+25
H: +25°
L: +
Prizren
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+25° +24° +23° +24° +24° +23°
+10° + + + + +10°
+23
H: +23°
L: +
Mitrovica
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+20° +20° +19° +20° +19° +19°
+ + + + + +
+21
H: +24°
L: +
Skopje
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+24° +22° +23° +23° +23° +23°
+ + + + + +
+24
H: +24°
L: +
Gostivar
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+24° +23° +23° +24° +24° +23°
+ + + + + +
+21
H: +24°
L: +
Tetovo
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+24° +23° +23° +24° +24° +23°
+ + + + + +
+16
H: +20°
L: +
Struga
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+22° +21° +21° +20° +20° +20°
+ + + + + +

Gazeta Panorama Alexa toolbar



Showbiz

Lifestyle

Teknologji

Kuriozitete

© 2014 Gazeta Panorama ONLINE. All Rights Reserved.   Programuar nga: ikoncept