PSIKOLOGJIA   Birra Korca
GRAZIA   Lotaria Kombetare
Facile.it
Home » Kronike » Konferenca gjyqësore zgjedh dy anëtarët e rinj të KLD-së

Konferenca gjyqësore zgjedh dy anëtarët e rinj të KLD-së

Dje gjatë votimit për anëtarët e KLD-së

Gjyqtarët Artan Broci dhe Astrit Haxhialushi janë dy anëtarët më të rinj të Këshillit të Lartë të Drejtësisë. Ata u zgjodhën dje, përmes votimit nga kolegët e tyre gjyqtarë, në ditën e dytë të punimeve të Konferencës Gjyqësore Kombëtare. Gjyqtarët Broci dhe Haxhialushi siguruan totalin më të lartë të votave nga shtatë kandidatë, që ishin në garë për dy vendet e mbetura të lira në KLD, pas përfundimit të mandateve të anëtarëve Dhurata Haveri dhe Shkëlqim Miri. Votimi ndaj tyre u zhvillua me dy raunde, ku në të parin rezultoi fitues gjyqtari Broci dhe në të dytin gjyqtari Haxhialushi. Me zgjedhjen e dy anëtarëve të KLD-së, Konferenca Gjyqësore Kombëtare, e mbledhur për herë të parë pas miratimit të ligjit, mbylli punimet 2-ditore. “Konferenca me shumë përgjegjësi dhe transparencë zgjodhi nga radhët e saj anëtarët për në KLD, të cilët me opinionet, vendimet dhe përgjegjësitë që kanë në këtë institucion, do të jenë përfaqësuesit dhe zëri i Gjyqësorit në mbrojtje të interesave të tij”, thuhej në përfundimet e Këshillit Ekzekutiv të KGJK-së. VOTIMI Plot 339 gjyqtarë shprehën dje vullnetin e tyre përmes votës së fshehtë për dy emrat që do të përfaqësojnë interesat e tyre në Këshillin e Lartë të Drejtësisë. Procesi i votimit nisi rreth orës 11:30 dhe gati dy orë më vonë u lexuan rezultatet. Referuar të dhënave të Komisionit të Votimit, nga 339 pjesëmarrës në votim, ishin të vlefshme 336 fletë votimi. Në leximin publik të votave rezultoi se shuma më e madhe ishte siguruar nga gjyqtari Artan Broci, 201 vota. Pas tij, në numër votash vinin kandidatët Astrit Haxhialushi me 182 vota dhe Zegjine Sollaku me 118 vota. Paçka rezultateve, deri në këtë moment Komisioni nuk deklaroi asnjë fitues. Kjo për shkak se ende nuk dihej nëse kandidatët kishin kaluar apo jo pragun e nevojshëm “50+1” të numrit të përgjithshëm të gjyqtarëve me të drejtë vote në trupën gjyqësore të vendit. “Ngërçi”, që zgjati gati dy orë, ishte për shkak se Komisioni i Votimit nuk zotëronte shifrën e saktë të totalit të gjyqtarëve. Pas sigurimit të kësaj shifre dhe përballjes me rezultatet e votimit, rreth orës 15:00 Komisioni shpalli fitues  gjyqtarin Artan Broci. “Janë 387 gjyqtarë me të drejtë vote. Nga verifikimet ka rezultuar se kandidati Artan Broci ka marrë votat e mjaftueshme për t’u shpallur fitues si anëtar i KLD-së”, u shpreh kreu i Komisionit. Për shkak se njoftimi u bë nga një gjyqtar, shpallja e fitores mori nuancat e një vendimi gjykate. Lapsusi i kreut të Komisionit, që në vend të fjalës “fitues” për pak shqiptoi “fajtor”, krijoi ilaritet në sallë. “Fajësinë para jush e pranoj”, reagoi me batutë gjyqtari Broci. Në vijim, për shkak të balotazhit mes dy kandidatëve Astrit Haxhialushi dhe Zegjine Sollaku, u kalua në një raund të dytë votimi ku garuesit ishin vetëm ata të dy. Në përfundim të këtij votimi u shpall fitues kandidati Haxhialushi. Sipas Komisionit, nga 312 vota të vlefshme, Haxhialushi mori 199 prej tyre, ndërsa Sollaku 133.
Premtimet e gjyqtarëve për 2013-n TIRANE – Në përfundim të punimeve dyditore të Konferencës Gjyqësore Kombëtare, Këshilli Ekzekutiv i saj përpiloi një listë me konkluzione dhe rekomandime të nxjerra nga konferenca. “Gjyqtarët mbështesin dhe inkurajojnë zhvillimin e një pushteti gjyqësor të pavarur, të paanshëm, etik, të besueshëm, efektiv dhe të drejtë”, thuhej në objektivin e parë në radhë. Në vijim, trupa gjyqësore konsideronte si objektiv mbështetjen e nismave të pushtetit legjislativ dhe ekzekutiv për reformimin e mëtejshëm të pushtetit gjyqësor; nxjerrjen para drejtësisë dhe ndëshkimin ne përputhje me ligjin të atyre që përpiqen të korruptojnë drejtësinë, duke përfshirë gjykatës, avokatë e palë në gjykim. Në radhën e objektivave thuhej se gjyqtarët nuk do të tolerojnë asnjë ndërhyrje apo influencim në vendimmarrjen e tyre. Në pikën e fundit pohohej se gjyqtarët do të angazhohen maksimalisht në rritjen e profesionalizmit, integritetit, duke kontribuar kështu për largimin nga radhët e tij të një pakice gjyqtarësh të pandershëm dhe për të fituar besimin e publikut.

Astrit Haxhialushi

CV, Haxhialushi Astrit Haxhialushi ka lindur në Kavajë më 20.05.1968. Është i martuar dhe ka tre fëmijë. Është diplomuar me titullin “jurist” në vitin 1994 në Universitetin e Tiranës, Fakulteti i Drejtësisë. Në vitin 1991 është diplomuar në degën Matematikë-Fizikë në Fakultetin e Shkencave Natyrore, universiteti i Shkodrës “Luigj Gurakuqi”. Diplomuar në vitin 2011 “Master i Nivelit të Ditë” në Shkencat Juridiko-Penale, universiteti “Justiniani I”, Fakulteti i Drejtësisë. Në periudhën 30.06.1994-19.05.2010 ka punuar si gjyqtar dhe kryetar i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kavajë. Nga 20.05.2010 e në vazhdim kryen detyrën e gjyqtarit të Gjykatës së Apelit Tiranë. Gjatë karrierës së tij nuk ka marrë asnjëherë masë disiplinore.

Artan Broci

CV, Broci Artan Broci ka lindur në 03.03.1973 në Shkodër. Është diplomuar me titullin “jurist” në vitin 1995 në Universitetin e Tiranës, Fakulteti i Drejtësisë. Në periudhën 2006-2004, diplomuar për Master në Administrim Publik, MPA, Fakulteti Ekonomik, pranë Universitetit të Tiranës. Në vitet akademike 1995-1997 ka punuar si as.pedagog pranë Fakultetit të Drejtësisë. Ka marrë pjesë në disa seminare trajnuese, të organizuara brenda dhe jashtë vendit. Pjesëmarrës në trajnime të gjyqtarëve, të organizuara nga Shkolla e Magjistraturës në bashkëpunim me organizma ndërkombëtarë, si DANIDA, PAMECA e UNICEF.
ARMAND BAJRAMI

Albtelecom

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Panorama Online. Moderatori

Beni nje Koment


1 + 1 =

  • Facebook
  • Twitter
  • YouTube
  • Linkedin
  • RSS

AMC
Hotel Prestige

Parashikimi i motit


+23
H: +24°
L: +12°
Tirana
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+26° +26° +25° +25° +25° +24°
+12° +11° +11° +11° +10° +11°
+22
H: +23°
L: +15°
Durres
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+25° +25° +25° +25° +23° +23°
+15° +14° +15° +15° +12° +11°
+22
H: +25°
L: +10°
Elbasan
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+28° +28° +27° +27° +27° +26°
+12° +11° +11° +10° +10° +11°
+18
H: +23°
L: +16°
Vlore
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+25° +25° +25° +24° +24° +24°
+15° +14° +14° +15° +12° +12°
+21
H: +23°
L: +11°
Shkoder
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+26° +25° +25° +26° +25° +24°
+12° +11° +12° +10° +11° +12°
+18
H: +22°
L: +
Korce
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+24° +23° +23° +22° +23° +23°
+ + + + + +
+22
H: +24°
L: +11°
Berat
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+27° +27° +27° +27° +26° +25°
+11° +10° +10° +10° + +10°
+9
H: +22°
L: +
Kukes
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+22° +22° +21° +21° +21° +21°
+ + + + + +
+23
H: +23°
L: +12°
Sarande
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+23° +23° +23° +22° +22° +22°
+11° +12° +11° +10° + +13°
+24
H: +24°
L: +13°
Kavaje
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+26° +26° +26° +26° +25° +25°
+13° +13° +12° +12° +11° +11°
+22
H: +22°
L: +12°
Kruje
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+22° +23° +21° +22° +21° +20°
+11° +10° +10° +10° +10° +11°
+22
H: +24°
L: +14°
Lezhe
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+26° +26° +26° +26° +25° +24°
+14° +14° +14° +13° +12° +13°
+20
H: +24°
L: +14°
Fier
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+27° +27° +27° +27° +26° +26°
+12° +12° +11° +12° +12° +11°
+18
H: +19°
L: +
Pogradec
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+21° +20° +20° +20° +19° +19°
+ + + + + +
+21
H: +21°
L: +
Rreshen
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+24° +24° +23° +23° +23° +22°
+ +10° +10° + + +
+23
H: +23°
L: +
Tropoje
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+21° +20° +20° +20° +20° +19°
+ + + + + +
+20
H: +23°
L: +
Pristina
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+22° +21° +21° +20° +21° +20°
+ + + + + +
+25
H: +25°
L: +
Prizren
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+25° +24° +23° +24° +24° +23°
+10° + + + + +10°
+23
H: +23°
L: +
Mitrovica
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+20° +20° +19° +20° +19° +19°
+ + + + + +
+21
H: +24°
L: +
Skopje
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+24° +22° +23° +23° +23° +23°
+ + + + + +
+24
H: +24°
L: +
Gostivar
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+24° +23° +23° +24° +24° +23°
+ + + + + +
+21
H: +24°
L: +
Tetovo
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+24° +23° +23° +24° +24° +23°
+ + + + + +
+16
H: +20°
L: +
Struga
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+22° +21° +21° +20° +20° +20°
+ + + + + +

Gazeta Panorama Alexa toolbar



Showbiz

Lifestyle

Teknologji

Kuriozitete

© 2014 Gazeta Panorama ONLINE. All Rights Reserved.   Programuar nga: ikoncept Privacy