Panorama Sport
Home » Kronike » Rinas, nënkomisari lejoi kalimin e personave non grata në “Shengen”

Rinas, nënkomisari lejoi kalimin e personave non grata në “Shengen”

SHKB gjatë arrestimit të Eduart Çelmetës

TIRANE – Nënkomisari i Rinasit arrestohet me akuzën se ka lejuar kalimin nga Shqipëria në zonën “Shengen” të personave që kishin thyer rregullat e udhëtimit pa viza dhe kishin marrë statusin “ekspuls”. SHKB ka vënë në pranga nënkomisarin Eduart Çelmeta me akuzën se favorizonte persona të ndryshëm, të cilëve në bazë të kushteve të liberalizimit të vizave, nuk u lejohej të udhëtonin drejt vendeve të hapësirës “Shengen”, për shkak se kishin plotësuar afatin 90-ditor, ose e kishin kaluar. Burime nga Ministria e Brendshme thanë se janë dokumentuar 8 raste korrupsioni dhe shpërdorimi detyre që ka kryer 48-vjeçari Çelmeta, duke marrë ryshfet shuma nga 400 deri në 500 euro për person. Edhe në momentin e arrestimit mbrëmjen e djeshme, Eduart Çelmetës iu bllokuan në cilësinë e provës materiale 500 euro që ai kishte përfituar nga një person, të cilin e kishte lejuar që të kalonte kufirin shqiptar në Aeroportin e Rinasit, në drejtim të Italisë. Hetimi në ngarkim të nënkomisarit të Kufirit dhe Migracionit të Tiranës në Komisariatin e Rinasit kishte nisur prej dy javësh. Shkak për këtë hetim janë bërë dyshimet se persona, të cilëve u ishte ndaluar udhëtimi drejt vendeve të BE-së, kishin arritur të kalonin sërish kufirin, nëpërmjet Aeroportit të Rinasit. Për shkak të masave që ka marrë Policia e Shtetit, me qëllim funksionimin normal të lëvizjes së lirë pa viza, të gjitha pikat e kalimit kufitar kanë në sistem emrat e personave që nuk u lejohet kalimi i kufirit. Në listën emërore që ndodhen në sistemin e kufirit figurojnë emra të personave që kanë përmbushur afatin 90-ditor të qëndrimit në vendet e BE-së dhe për këtë arsye udhëtimin e radhës duhet ta kryejnë vetëm pas 6 muajsh. Por, përveç këtyre rasteve, ka edhe shtetas shqiptarë që kanë tejkaluar afatet e qëndrimit në vendet e hapësirës “Shengen” dhe janë depërtuar në Shqipëri, me urdhër që të mos shkelin për një periudhë 5-vjeçare në vendet e BE-së. Burime nga Ministria e Brendshme thanë dje se nënoficeri i Rinasit, Eduart Çelmeta, ka favorizuar persona të këtyre kategorive, duke i lejuar të kalojnë kufirin.                                 e.d

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Panorama Online. Moderatori


Lexoni Gazeta Panorama ne formatin PDF »»KLIKO KETU

1 Koment per “Rinas, nënkomisari lejoi kalimin e personave non grata në “Shengen””

  1. po per ato shqiptar qe u prishen pashaportat pa te drejte nga organet kufitare greke kush do i mbroje? ku eshte shteti? e kam fjalen per ato shqiptar qe u eshte prishur pashaporta padrejtsisht nga greket,kush i mbron ata?

Beni nje Koment


+ 1 = 10

Social Network


Abissnet


VIDEO





Showbiz

Lifestyle

Teknologji

Kuriozitete

© 2013 Gazeta Panorama ONLINE. All Rights Reserved.   Powered by: ikoncept