PSIKOLOGJIA   Birra Korca
GRAZIA   Lotaria Kombetare
Home » Politike » Zbardhet rezoluta çame: Të kthehen pronat 10 miliardë euro

Zbardhet rezoluta çame: Të kthehen pronat 10 miliardë euro

Partia për Drejtësi, Integrim dhe Unitet do të depozitojë sot në Parlament projektrezolutën për zgjidhjen e çështjes çame. Deputetët e kësaj partie, Shpëtim Idrizi dhe Dashamir Tahiri, do ta dorëzojnë dokumentin, i cili do të hyjë në procedurë parlamentare dhe do të diskutohet fillimisht në Konferencën e Kryetarëve. Rezoluta Në draftin e përbërë nga 13 pika, fillimisht evidentohet lufta e përbashkët antifashiste e popullit shqiptar dhe atij grek, veçanërisht pjesëmarrja e çamëve në ushtrinë çlirimtare greke (ELAS) dhe atë nacionalçlirimtare shqiptare. Më pas renditen 13 kërkesa drejtuar qeverisë greke dhe institucioneve shqiptare lidhur me rikthimin e pronave të çamëve në Greqi, si dhe shfuqizimin e ligjit të luftës së vitit 1940. “Kuvendi i Shqipërisë, në bazë të Kushtetutës: kërkon rivendosjen e të drejtave themelore të shtetasve shqiptarë, ish-shtetas grekë, që përfshin rikthimin e pronave, njohjen e të drejtës së riatdhesimit, njohjen e të drejtës së rimarrjes së shtetësisë, dhe të të drejtave të tjera të pakicave kombëtare; Kërkon shfuqizimin shprehimisht të Ligjit grek të Luftës, nr. 2636 dhe 2637/1940, i shpallur me dekret mbretëror në vitin 1940, akoma në fuqi, në veçanti pjesën e ligjit që mban sekuestron konservative të pasurive shqiptare”, thuhet në draft-rezolutë. Gjithashtu, PDIU-ja me anë të kësaj rezolute kërkon që dy qeveritë të riaktivizojnë komisionet e posaçme dypalëshe, të dala nga traktati i fqinjësisë së mirë për të përpunuar zgjidhjen e çështjes çame, si dhe të ngrihen në Paramithi e Filat dy lapidarë “që do të përkujtojnë gratë, pleqtë, e fëmijët, viktima të pafajshme të krimeve kryera nga njësitë paramilitare greke”. Pika e fundit e saj ka të bëjë me të drejtën e palës shqiptare për t’iu drejtuar institucioneve ndërkombëtare, nëse Greqia i refuzon këto kërkesa. Relacioni Në relacionin që i bashkëngjitet projektrezolutës thuhet se në Çamëri sot jetojnë rreth 70- 100 mijë çamë ortodoksë, që sipas PDIU-së, s’kanë asnjë të drejtë ta shfaqin identitetin e tyre etnik, pasi i janë nënshtruar një procesi të gjatë asimilimi. “Pasuritë e grabitura nëpërmjet ligjesh të ndryshëm grekë, miratuar pas largimit të tyre, duke filluar me Ligjin e luftës 2636/1940 e që veproi mbi pronat e grupit të parë të para fillimit të konfliktit të madh botëror në 1939, dhe ato të Pasluftës së Dytë Botërore kapin një vlerë prej mbi 10 miliardë eurosh, vlerësuar sipas një studioje britanike. Të gjitha pasuritë dhe pronat shqiptare në Greqi vlerësohen në rreth 20 miliardë euro. Gjenocidi mbi çamët u shfaq fillimisht dhe u përmbyll si luftë klasore, etnike dhe fetare ndaj tyre”, thuhet në relacion.
Rezoluta e PDIU REZOLUTË MBI ZGJIDHJEN E ÇESHTJES ÇAME Në bazë të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë; Duke marrë parasysh qëllimet dhe parimet e larta të Konventës Europiane për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut dhe Lirive Themelore, të parimit të mosndëshkueshmërisë kolektive, si dhe të akteve ndërkombëtare më të rëndësishme në lidhje me to; Duke marrë në konsideratë Deklaratën Universale të të Drejtave të Njeriut, në veçanti neneve 1.2.6, 9, 13, dhe 15; Rezolutën 4780 të Asamblesë së Përgjithshme të Organizatës së Kombeve të Bashkuara mbi « “Spastrimin etnik” dhe urrejtjen raciale »; Nenin 1 të Protokollit shtesë nr. 1 të Konventës Europiane për Liritë dhe të Drejtat e Njeriut; Mbështetur në ligjin 7839, të datës 30.06.1994, “Për shpalljen e datës 27 qershor në kalendarin kombëtar si dita përkujtimore e gjenocidit të shovinistëve grekë ndaj shqiptarëve të Çamërisë”, shpallur me dekretin e Presidentit nr.885, datë 12.7.1994. Nën frymën e Traktatit të Miqësisë, Bashkëpunimit, Fqinjësisë së Mirë dhe Sigurisë ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Republikës Greke (këtu e më poshtë Traktati i Miqësisë); Duke vlerësuar se fryma e nenit 15 dhe gjithë teksti i Traktatit të Miqësisë, midis dy vendeve, fryma e akteve ndërkombëtare të lartcituara, imponojnë heqjen e pengesave për restaurimin e të drejtave të shqiptarëve në Republikën e Greqisë nëpërmjet një kuadri ligjor adekuat për gjithë komunitetin e cenuar dhe jo nëpërmjet rrugëve individuale gjyqësore, 1. njeh, mbështet dhe angazhohet për nevojën e restaurimit të të gjithë të drejtave të shqiptarëve çamë, dikur nënshtetas grekë, në përputhje me rrethanat e reja, sipas parimeve të legjislacionit ndërkombëtar mbi gjenocidin, spastrimin etnik, procesin e rregullt ligjor, mosdiskriminimin mbi bazë të kombësisë, e parimet e tjera të ndërlidhura me to, si dhe frymën e Traktatit të Miqësisë midis dy vendeve. 2. Kërkon rivendosjen e të drejtave themelore të shtetasve shqiptarë, ish-shtetas grekë, që përfshin rikthimin e pronave, njohjen e të drejtës së riatdhesimit, njohjen e të drejtës së rimarrjes së shtetësisë, dhe të të drejtave të tjera të pakicave kombëtare. 3. Kërkon shfuqizimin shprehimisht të Ligjit grek të Luftës, nr. 2636 dhe 2637/1940, i shpallur me dekret mbretëror në vitin 1940, akoma në fuqi, në veçanti pjesën e ligjit që mban sekuestron konservative të pasurive shqiptare. 4. Kërkon shtrirjen e efekteve të ligjit grek 1540/1985 “për rregullimin e refugjatëve”, te të gjithë shtetasit grekë të larguar si pasojë e konfliktit civil, pa diskriminim kombësinë e tyre, ligj që bie në kundërshtim me shumë akte ndërkombëtare, për mosdiskriminim mbi bazë kombësie, race, feje etj; 5. Kërkon nga Qeveria e Republikës së Shqipërisë, që së bashku me Qeverinë e Republikës së Greqisë, të riaktivizojë Komisionet e Posaçme Dypalëshe, të sanksionuara në Traktatin e Miqësisë, të shqyrtojnë çështjen, të njohin përmasat e saj, të përpunojnë zgjidhjet e duhura në këtë drejtim; 6. Ngarkon Ministrinë e Punëve të Jashtme që të mbrojë të drejtat e shqiptarëve, të padëbuar nga trojet e tyre amtare dhe të kërkojë njohjen e statusit të minoritetit etnik për ata; 7. Kërkon ngritjen në Paramithi dhe Filat, të dy lapidarëve, që do të përkujtojnë gratë, pleqtë e fëmijët, viktima të pafajshme të krimeve kryera nga njësitë paramilitare greke. 8. Kërkon mundësinë e ngritjes apo përkujdesjes për varrezat e çamëve, ish-qytetarëve grekë, të vrarë gjatë gjenocidit grek; 9. Ngarkon Ministrinë e Arsimit dhe të Shkencës që të pasqyrojë, në mënyrë të përshtatshme dhe në proporcionalitet historinë e kësaj pjese të popullsisë shqiptare në tekstet shkollore; 10. Ngarkon Ministrinë e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve që, në kuadër të marrëveshjeve dypalëshe me Ministrinë homologe të Republikës së Greqisë, të promovojë vlerat kulturore të tyre dhe objektet kulturore që gjenden jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë, si dhe Ministrisë së Arsimit dhe të Shkencës t’i kërkojë Ministrisë homologe të nxisë heqjen në tekstet greke të referimeve fyese dhe diskriminuese ndaj popullsisë çame; 11. Ngarkon Qeverinë shqiptare që, në përputhje me këtë Rezolutë, t’i shprehë palës greke në kontaktet diplomatike qëndrimin e Republikës së Shqipërisë në lidhje me këtë problem; 12. Ngarkon Ministrinë e Punëve të Jashtme që këtë Rezolutë t’ua bëjë të njohur qeverive dhe parlamenteve të shteteve anëtare të Bashkimit Europian dhe NATO-s e institucioneve ndërkombëtare ku Shqipëria është anëtare. 13. I rezervon vetes të drejtën që në rast reagimi refuzues të palës greke, për ta konsideruar problemin në dritën e akteve ndërkombëtare mbi diskriminimin, lëvizjen e lirë, të drejtat themelore të njeriut në përgjithësi, ta paraqesë çështjen në instancat ndërkombëtare adekuate.
“Çamët nuk ishin kriminelë të luftës” Në materialin që i bashkëngjitet projektrezolutës që do të dërgohet sot në Parlament, Partia për Drejtësi, Integrim dhe Unitet shprehet se ka prova që çamët nuk ishin as bashkëpunëtorë të fashizmit e nazizmit e as kriminelë lufte. “Rezoluta është mbështetur mbi premisën që populli shqiptar nuk e ka sulmuar kurrë ushtarakisht popullin grek, sepse shteti shqiptar e kishte humbur sovranitetin me pushtimin italian, më 7 prill 1939. Në këto kushte, as mbajtja në këmbë e Ligjit grek të Luftës, me gjithë pasojat e tij ende në fuqi për pronat, nuk ka logjikë juridike. Nuk është as legal, as njerëzor, por tërësisht fyes, irealist dhe cinik konsiderimi kolektiv i shqiptarëve të Çamërisë si kriminelë lufte”, thuhet në rezolutë. ADI SHKEMBI

Albtelecom

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Panorama Online. Moderatori

3 Komente per “Zbardhet rezoluta çame: Të kthehen pronat 10 miliardë euro”

  1. Kjo rezolute duhet te aprovohet nga parlamenti shqiptar dhe njeherit te marr vendim per zbatimin e saj.

  2. ooo beni gati xhepat se nuk do keni ku ti futni tere keto miliarda euro.Grekut eshte tere borxhe keta dalin i kerkojne 10 miliard euro.hajde mendje hajde. po i miratua nga parlamenti mbaroi kjo pune. i moren parate.hahahahahahaha

Beni nje Koment


3 + = 7

  • Facebook
  • Twitter
  • YouTube
  • Linkedin
  • RSS



Hotel Prestige

Gazeta Panorama Alexa toolbar

Parashikimi i motit


+23
H: +24°
L: +12°
Tirana
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+26° +26° +25° +25° +25° +24°
+12° +11° +11° +11° +10° +11°
+22
H: +23°
L: +15°
Durres
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+25° +25° +25° +25° +23° +23°
+15° +14° +15° +15° +12° +11°
+22
H: +25°
L: +10°
Elbasan
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+28° +28° +27° +27° +27° +26°
+12° +11° +11° +10° +10° +11°
+18
H: +23°
L: +16°
Vlore
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+25° +25° +25° +24° +24° +24°
+15° +14° +14° +15° +12° +12°
+21
H: +23°
L: +11°
Shkoder
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+26° +25° +25° +26° +25° +24°
+12° +11° +12° +10° +11° +12°
+18
H: +22°
L: +
Korce
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+24° +23° +23° +22° +23° +23°
+ + + + + +
+22
H: +24°
L: +11°
Berat
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+27° +27° +27° +27° +26° +25°
+11° +10° +10° +10° + +10°
+9
H: +22°
L: +
Kukes
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+22° +22° +21° +21° +21° +21°
+ + + + + +
+23
H: +23°
L: +12°
Sarande
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+23° +23° +23° +22° +22° +22°
+11° +12° +11° +10° + +13°
+24
H: +24°
L: +13°
Kavaje
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+26° +26° +26° +26° +25° +25°
+13° +13° +12° +12° +11° +11°
+22
H: +22°
L: +12°
Kruje
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+22° +23° +21° +22° +21° +20°
+11° +10° +10° +10° +10° +11°
+22
H: +24°
L: +14°
Lezhe
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+26° +26° +26° +26° +25° +24°
+14° +14° +14° +13° +12° +13°
+20
H: +24°
L: +14°
Fier
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+27° +27° +27° +27° +26° +26°
+12° +12° +11° +12° +12° +11°
+18
H: +19°
L: +
Pogradec
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+21° +20° +20° +20° +19° +19°
+ + + + + +
+21
H: +21°
L: +
Rreshen
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+24° +24° +23° +23° +23° +22°
+ +10° +10° + + +
+23
H: +23°
L: +
Tropoje
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+21° +20° +20° +20° +20° +19°
+ + + + + +
+20
H: +23°
L: +
Pristina
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+22° +21° +21° +20° +21° +20°
+ + + + + +
+25
H: +25°
L: +
Prizren
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+25° +24° +23° +24° +24° +23°
+10° + + + + +10°
+23
H: +23°
L: +
Mitrovica
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+20° +20° +19° +20° +19° +19°
+ + + + + +
+21
H: +24°
L: +
Skopje
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+24° +22° +23° +23° +23° +23°
+ + + + + +
+24
H: +24°
L: +
Gostivar
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+24° +23° +23° +24° +24° +23°
+ + + + + +
+21
H: +24°
L: +
Tetovo
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+24° +23° +23° +24° +24° +23°
+ + + + + +
+16
H: +20°
L: +
Struga
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+22° +21° +21° +20° +20° +20°
+ + + + + +




Showbiz

Lifestyle

Teknologji

Kuriozitete

© 2014 Gazeta Panorama ONLINE. All Rights Reserved.   Programuar nga: ikoncept Privacy