PSIKOLOGJIA   Birra Korca   Hotel Prestige
GRAZIA   Union Bank
Home » Politike » Debati në Kuvend, deputetët e PD-PS, akuza për spiunazh

Debati në Kuvend, deputetët e PD-PS, akuza për spiunazh

Komisioni i Sigurisë

Sterkaj: Ligji i “AIM” është shkruar nga duar të pista për fushatë. Uldedaj: PS ka ngritur shërbim informativ dhe struktura paralele. Komisioni parlamentar i Sigurisë u përfshi dje në debate lidhur me përgjimet dhe e drejta për të marrë informacion nga Agjencia e Inteligjencës së Mbrojtjes, që do të ngrihet pas shkrirjes së Shërbimit Informativ të Ushtrisë.  Deputetët e opozitës u shprehën kundër draftit të propozuar nga Ministria e Mbrojtjes, duke thënë se drafti linte shkas për abuzime. Socialisti Paulin Sterkaj shkoi më tej, teksa tha se ligji është bërë nga duar të pista që kërkojnë të mbajnë pushtetin me çdo kusht. “Ky projektligj është bërë nga duar të pista, që e kanë shkelur ligjin deri më sot dhe pretendojnë se do të jenë të pavdekshëm dhe gjithë jetën në pushtet. Por nuk duhet të bëjmë një ligj që t’i shërbejë asnjë lloj grupi apo shërbimi, por të bëjmë një ligj që do t’u shërbejë shqiptarëve”, theksoi Sterkaj. Nga ana tjetër, deputeti i PD-së, Gjok Uldedaj, akuzoi opozitën se ka ngritur një shërbim informativ brenda PS-së dhe se herë pas here nxjerr informacione të fshehta. “Ju keni ngritur shërbim informativ brenda Partisë Socialiste. Keni ngritur struktura paralele. Nga i nxirrni gjithë ato informacione?”, tha deputeti i PD-së. Ndërkaq, edhe socialisti Xhemal Qefalia tha se të djathtët prej kohësh përgjojnë opozitën me njësitë që kanë ngritur në Ministrinë e Mbrojtjes dhe, sipas tij, kjo është arsyeja që nuk lejojnë kontrollin e këtij dikasteri. “Prandaj ju nuk lejoni që të bëhet kontrolli në Ministrinë e Mbrojtjes, që të mos dalë e vërteta se e keni përgjuar opozitën dhe tani po kërkoni ta përgjoni me ligj, duke ngritur Agjencinë e Inteligjencës së Mbrojtjes”. Deputeti Sterkaj deklaroi se fushata elektorale që po afrohej do të sillte përplasje akoma më të ashpra midis palëve. Amendamentet Me dekretimin e kryeprokurorit të ri, maxhoranca ka pranuar dje në Komisionin e Sigurisë një prej sugjerimeve të Bahri Shaqirit kur ishte drejtor i SHISH, që Agjencia e Inteligjencës së Mbrojtjes të kontrollohej edhe nga Prokuroria e Përgjithshme. Relatori i PD-së, Fatos Hoxha, propozoi dje që Prokuroria të kishte mundësi që të kontrollonte dhe të vihej në dijeni për ndryshimin e identitetit të agjentëve që do të punojnë në “AIM”. Gjithashtu, rregullorja e procedurave specifike të përgjimit të inteligjencës të hartohet me bashkëpunim të ministrit të Mbrojtjes dhe Prokurorisë.
Debati në Komisionin e Sigurisë Paulin Sterkaj: Ky projektligj është bërë nga duar të pista, që e kanë shkelur ligjin deri më sot dhe pretendojnë se do të jenë të pavdekshëm, gjithë jetën në pushtet. Por nuk duhet t’i japim këtë lloj ligji asnjë lloj grupi apo shërbimi, por t’i japim një ligj që do t’u shërbej shqiptarëve. Leonard Demi: Zoti Sterkaj është një kualifikim në këtë stad. Paulin Sterkaj: Nuk ka kualifikime, por ne shohim që në çdo nen ka djallëzi brenda dhe i lënë gjërat për t’i nënkuptuar dhe që t’i shfrytëzojnë nesër, me dalë jashtë kompetencave ligjore e kushtetuese që ka Shërbimi Informativ i Ushtrisë. Ramiz Çoba: Kolegët e opozitës nuk duhet të shqetësohen, sepse të dhënat personale mbrohen me ligj dhe shqetësimet e tyre në këtë rast janë pa vend. Gjok Uldedaj: Ku i merr të dhënat Partia Socialiste që i nxjerr herë pas here? Xhemal Qefalia: Ju përgjoni opozitën, se keni vendosur aparaturë në Ministrinë e Mbrojtjes dhe keni ngrit strukturë. Gjokë Uldedaj: Ju keni ngritur shërbim informativ brenda Partisë Socialiste. Keni ngritur struktura paralele. Nga i nxirrni gjithë ato informacione? Xhemal Qefalia: Prandaj ju nuk lejoni që të bëhet kontroll në Ministrinë e Mbrojtjes, që të mos dalë e vërteta se e keni përgjuar opozitën dhe tani po kërkoni ta përgjoni me ligj duke ngritur Agjencinë e Inteligjencës së Mbrojtjes. Paulian Sterkaj: Me fushatën që po vjen, në presim shumë sulme prej jush, sepse doni me mbajt vendet e juaja. Gjok Uldedaj: Ne i kemi vendet dhe do i mbajmë (qesh). Paulin Sterkaj: Ju mund të bëni ligje sa të doni, por ne do t’i zhbëjmë të gjitha kur të vijmë në pushtet. Leonard Demi: E gjithë paketa ligjore e Republikës së Shqipërisë dhe i gjithë sistemi ynë ka për synim mbrojtjen e të drejtave të njeriut. Nuk ka ligj në Republikën e Shqipërisë që nuk respekton të drejtat e njeriut, prandaj kualifikimet politike s’kanë vend. Xhemal Qefalia: Duhet ndaluar dhe shkruar shumë qartë në ligj që të ndalohet marrja forcërisht e informacioneve ndaj subjekteve private apo institucioneve private. Paulin Sterkaj: Privat kemi biznesmenë, ndërtues, kemi shoferë, qytetarë të lirë, pedagogë, profesorë. Çfarë kupton me privat ky? Privatët kanë një status, sepse privat do të thotë që edhe në banesën tënde ke një regjistër të një sistemi që përdor, do shkojnë t’ia marrin në shtëpi privatit agjentët? Luçiano Boçi: Lidhur me debatin për marrjen e të dhënave nga privatët, është shumë e qartë që fjala akses në këto të dhëna nuk duhet hequr, sepse ka biznese specifike që duhet patjetër të jenë të aksesueshme nga shërbimet informative. Gazmir Bizhga: Ju me këtë ligj që doni të miratoni, po e bëni në të njëjtën frymë me sigurimin e dikurshëm të shtetit, që e detyron biznesin privat të japë të dhënat. Autoritetin për të detyruar e ka Prokuroria dhe Policia e Shtetit.
Konsultimi me nato Kryetari i Komisionit Parlamentar të Sigurisë, Leonard Demi, deklaroi dje se në datën 13 dhjetor anëtarët e dy kampeve politike do të zhvillojnë një konsultë me ekspertët e NATO-s dhe agjencive të tjera sekrete. Demi tha se pjesë e diskutimeve në këtë takim të Komisionit të Sigurisë do të jenë dhe projektligji i Agjencisë së Inteligjencës së Mbrojtjes dhe projektligji i Kontrollit të Shërbimeve Inteligjente. Kreu i Komisionit të Sigurisë tha se projektligji për mbikëqyrjen e shërbimeve inteligjente është hartuar me ekspertët e BE-së, NATO-s dhe agjencive të tjera partnere dhe aktualisht i është dërguar për konsultë kryetares së Kuvendit, Jozefina Topalli. FATION BINJAKU

Albtelecom

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Panorama Online. Moderatori

1 Koment per “Debati në Kuvend, deputetët e PD-PS, akuza për spiunazh”

  1. Paulin Strekaj

    Mazhoranca ka të drejt të ngrej një komision dhe të vëzhgoj kontot e P$-së.,pasi Socialistët s’kan të drejt t’ju bëhet e ditur politika e Qeveris.

Beni nje Koment


7 + = 13

Social Network

AMC

Parashikimi i motit


+23
H: +24°
L: +12°
Tirana
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+26° +26° +25° +25° +25° +24°
+12° +11° +11° +11° +10° +11°
+22
H: +23°
L: +15°
Durres
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+25° +25° +25° +25° +23° +23°
+15° +14° +15° +15° +12° +11°
+22
H: +25°
L: +10°
Elbasan
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+28° +28° +27° +27° +27° +26°
+12° +11° +11° +10° +10° +11°
+18
H: +23°
L: +16°
Vlore
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+25° +25° +25° +24° +24° +24°
+15° +14° +14° +15° +12° +12°
+21
H: +23°
L: +11°
Shkoder
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+26° +25° +25° +26° +25° +24°
+12° +11° +12° +10° +11° +12°
+18
H: +22°
L: +
Korce
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+24° +23° +23° +22° +23° +23°
+ + + + + +
+22
H: +24°
L: +11°
Berat
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+27° +27° +27° +27° +26° +25°
+11° +10° +10° +10° + +10°
+9
H: +22°
L: +
Kukes
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+22° +22° +21° +21° +21° +21°
+ + + + + +
+23
H: +23°
L: +12°
Sarande
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+23° +23° +23° +22° +22° +22°
+11° +12° +11° +10° + +13°
+24
H: +24°
L: +13°
Kavaje
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+26° +26° +26° +26° +25° +25°
+13° +13° +12° +12° +11° +11°
+22
H: +22°
L: +12°
Kruje
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+22° +23° +21° +22° +21° +20°
+11° +10° +10° +10° +10° +11°
+22
H: +24°
L: +14°
Lezhe
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+26° +26° +26° +26° +25° +24°
+14° +14° +14° +13° +12° +13°
+20
H: +24°
L: +14°
Fier
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+27° +27° +27° +27° +26° +26°
+12° +12° +11° +12° +12° +11°
+18
H: +19°
L: +
Pogradec
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+21° +20° +20° +20° +19° +19°
+ + + + + +
+21
H: +21°
L: +
Rreshen
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+24° +24° +23° +23° +23° +22°
+ +10° +10° + + +
+23
H: +23°
L: +
Tropoje
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+21° +20° +20° +20° +20° +19°
+ + + + + +
+20
H: +23°
L: +
Pristina
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+22° +21° +21° +20° +21° +20°
+ + + + + +
+25
H: +25°
L: +
Prizren
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+25° +24° +23° +24° +24° +23°
+10° + + + + +10°
+23
H: +23°
L: +
Mitrovica
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+20° +20° +19° +20° +19° +19°
+ + + + + +
+21
H: +24°
L: +
Skopje
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+24° +22° +23° +23° +23° +23°
+ + + + + +
+24
H: +24°
L: +
Gostivar
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+24° +23° +23° +24° +24° +23°
+ + + + + +
+21
H: +24°
L: +
Tetovo
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+24° +23° +23° +24° +24° +23°
+ + + + + +
+16
H: +20°
L: +
Struga
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+22° +21° +21° +20° +20° +20°
+ + + + + +

Gazeta Panorama Alexa toolbar


Showbiz

Lifestyle

Teknologji

Kuriozitete

© 2014 Gazeta Panorama ONLINE. All Rights Reserved.   Programuar nga: ikoncept