GRAZIA   UNION Bank
Lotaria Kombetare  
Home » Kuriozitete, Panorama Plus » Ermal Mamaqi: “Po përpiqem ta bind Sali Berishën nëpërmjet batutave”

Ermal Mamaqi: “Po përpiqem ta bind Sali Berishën nëpërmjet batutave”

  • Albanian
  • English
  • French
  • German
  • Italian
Një fill i hollë e ndan seriozitetin nga humori që bën Ermal Mamaqi në publik. Për herë të dytë në festivalin “Kënga Magjike”, ai nuk shkëmben me publikun vetëm  emocionet e një këngëtari, por edhe ato të një aktori humori. Me autoironinë e theksuar tashmë është bërë i domosdoshëm në netët e kësaj gare, ku të gjithë presin momentin ku ai duhet të thotë diçka patjetër. Fans i humorit të tij duket se është dhe Kryeministri Sali Berisha, ndaj Ermali beson se ai nuk do e refuzojë ftesën për të qenë i pranishëm në “Apartamenti 2 XL” këtë sezon. Ermali tregon në këtë intervistë për të mirat dhe të këqijat e një artisti, që bën për të qeshur këdo dhe në çdo rast. Për sa i përket garës së “Kënga Magjike”, je i kënaqur me pozicionimin nga votuesit kolegë? Në paskuinta me këngëtaret si do mund ta përshkruaje atmosferën mes jush? Është një problem shumë i madh. Votimi i këngëtarëve nuk është i pastër. Mbart gjithmonë qokën, mërinë, shoqërinë dhe, në fund fare, objektivitetin. Personalisht jam i kënaqur nga pozicioni i këtij viti. Vitin tjetër mund të jem çmimi i parë ose i 11-të (qesh). Por gjatë finales së “Kënga Magjike” ke ndryshuar atmosferën e festivalit me humorin tënd, ku kamera ka fokusuar edhe Kryeministrin Sali Berisha, ndërsa qeshte me batutat e tua. Është e qëllimtë nga ana jote të bësh humor sidomos në një garë? Gjithçka nisi vitin e kaluar te “Kënga Magjike” si një improvizim dhe përfundova që duhet të thosha “patjetër” diçka. Në fakt, ndihem i privilegjuar që kam mundësinë t’i flas gjithë sallës, kur ata mezi presin të dëgjojnë diçka prej meje. Po çfarë është ky lloj humori që ti bën pa problem në publik, kaq e thjeshtë është për ty? Në fakt, është shumë e vështirë të bësh të qeshësh. Duhet t’i befasosh njerëzit që të kesh një reagim të menjëhershëm. Jam i lumtur që më vlerësojnë edhe për këtë. Të ka penalizuar ndonjëherë kjo mënyrë e të bërit humor qoftë edhe me veten për të mos u marrë shumë seriozisht nga njerëzit? Në cilat raste? Zakonisht me njerëzit që kam pranë, nuk e kam problem në këtë pikë. Ata e dinë shumë mirë kur bëhem serioz. Ndërsa problemet me të tjerët janë nga më të ndryshmet. Më shumë konflikt kam pasur me infermierët, doktorët ose policët. Ti jeton mes pozicioneve të aktorit të humorit, të këngëtarit, të prezantuesit dhe bashkëshortit. Cili rol kërkon më shumë mençuri dhe sens humori për të mos dështuar? Unë jam edhe administratori i “Ami Event”. Ky është roli më i vështirë që kam. Të tjerat i bëj pa u menduar fare. Për të gjithë ata që s’e bëjnë dot dallimin, ku ndryshon një humorist i mirëfilltë nga një humorist që bie në banalitet? Është shumë e thjeshtë. Të gjithë ata humoristë që lejohen të shihen nga fëmijët, nuk bien dot në banalitet. Për sa i përket etiketimit “karagjoz” që bëhet shpesh sot, ku mendon se gjenden më shumë të tillë, në politikë apo art? Kudo është përlyer karagjozllëku. Por ç’rëndësi ka, kur askush nuk e kupton!…
Intervista Plus “I kam kënduar vetëm Olldashit, nuk bëj këngë për politikanë të tjerë” Në fund të çdo nate të “Apartamentit 2 XL”, ju i këndoni Berishës duke e ftuar t’ju vijë në show. Ka pasur ndonjë premtim nga ana e tij dhe në ç’mënyrë mund t’ia prishni mendjen, siç ndodhi me Fatos Nanon? Besoj se do të vijë. Në të gjitha këngët që i këndojmë kemi qenë miqësorë me Kryeministrin Sali Berisha, dhe besoj se vizita te “2XL” do i bëjë mirë dhe fushatës 2013. Të ka ndodhur të takohesh me Berishën në festa apo koncerte? Cila do të ishte një pyetje që do ia bëje shumë personalisht? Me Kryeministrin takohem çdo vit te “Kënga Magjike”. Po ka ndodhur që jemi takuar nëpër festa ose koncerte. Dhe nëse do të qëndroja vetëm me të, do e pyesja: “Si ia bën që je kaq i suksesshëm?” Do preferoje t’i kushtoje një këngë Berishës? Nëse po, në tekst do kishte vargje adhurimi apo ironie? Të vetmen këngë që kam bërë për politikën, e kam bërë për Sokol Olldashin. Dhe ajo këngë nuk fliste për parti, pasi nuk më pëlqen shumë politika. Më pëlqen më shumë peshkimi. Meqenëse jemi te slogani i këtij viti “100 vjet Pavarësi”, në 100 vjet humor cili është aktori që veçon dhe shprehja më e bukur që të vjen në mendje? Ka aq shumë, sa është shumë e vështirë t’i veçoj mes tyre. Por unë po përmend një personazh, batutat e të cilit i gjen shpesh në bisedat e përditshme edhe sot. Roland Trebicka “S’na e shan njeri djalinë ne”…(qesh)
KLOTILDA HARKA

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Panorama Online. Moderatori

1 Koment per “Ermal Mamaqi: “Po përpiqem ta bind Sali Berishën nëpërmjet batutave””

  1. Ermal Mamaqi suksese ne kariere,kendo per cdo Politikane se te gjithe njesoje jane.Po ashtu beje humor per kedo Politikane se te gjithe njesoje jane.
    Keshtu e me te lehte te jetosh pa probleme,dhe te pasuroheshpa probleme.
    Vetem mos haro,atyre qe ju kendon,nese nje dite do te bihen nga fiku,ti mere valixhet dhe beju gati.Pronoto dhe ti Bileten.Njehere ta hypa dhe njehere ma hype.Mos e haro kete thenje.

Beni nje Koment

  • Facebook
  • Twitter
  • YouTube
  • Linkedin
  • RSS

AMC

abissnet

Hotel Prestige

Gazeta Panorama Alexa toolbar
Njoftime pune nga gazeta Panorama

Parashikimi i motit


+23
H: +24°
L: +12°
Tirana
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+26° +26° +25° +25° +25° +24°
+12° +11° +11° +11° +10° +11°
+22
H: +23°
L: +15°
Durres
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+25° +25° +25° +25° +23° +23°
+15° +14° +15° +15° +12° +11°
+22
H: +25°
L: +10°
Elbasan
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+28° +28° +27° +27° +27° +26°
+12° +11° +11° +10° +10° +11°
+18
H: +23°
L: +16°
Vlore
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+25° +25° +25° +24° +24° +24°
+15° +14° +14° +15° +12° +12°
+21
H: +23°
L: +11°
Shkoder
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+26° +25° +25° +26° +25° +24°
+12° +11° +12° +10° +11° +12°
+18
H: +22°
L: +
Korce
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+24° +23° +23° +22° +23° +23°
+ + + + + +
+22
H: +24°
L: +11°
Berat
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+27° +27° +27° +27° +26° +25°
+11° +10° +10° +10° + +10°
+9
H: +22°
L: +
Kukes
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+22° +22° +21° +21° +21° +21°
+ + + + + +
+23
H: +23°
L: +12°
Sarande
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+23° +23° +23° +22° +22° +22°
+11° +12° +11° +10° + +13°
+24
H: +24°
L: +13°
Kavaje
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+26° +26° +26° +26° +25° +25°
+13° +13° +12° +12° +11° +11°
+22
H: +22°
L: +12°
Kruje
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+22° +23° +21° +22° +21° +20°
+11° +10° +10° +10° +10° +11°
+22
H: +24°
L: +14°
Lezhe
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+26° +26° +26° +26° +25° +24°
+14° +14° +14° +13° +12° +13°
+20
H: +24°
L: +14°
Fier
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+27° +27° +27° +27° +26° +26°
+12° +12° +11° +12° +12° +11°
+18
H: +19°
L: +
Pogradec
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+21° +20° +20° +20° +19° +19°
+ + + + + +
+21
H: +21°
L: +
Rreshen
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+24° +24° +23° +23° +23° +22°
+ +10° +10° + + +
+23
H: +23°
L: +
Tropoje
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+21° +20° +20° +20° +20° +19°
+ + + + + +
+20
H: +23°
L: +
Pristina
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+22° +21° +21° +20° +21° +20°
+ + + + + +
+25
H: +25°
L: +
Prizren
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+25° +24° +23° +24° +24° +23°
+10° + + + + +10°
+23
H: +23°
L: +
Mitrovica
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+20° +20° +19° +20° +19° +19°
+ + + + + +
+21
H: +24°
L: +
Skopje
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+24° +22° +23° +23° +23° +23°
+ + + + + +
+24
H: +24°
L: +
Gostivar
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+24° +23° +23° +24° +24° +23°
+ + + + + +
+21
H: +24°
L: +
Tetovo
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+24° +23° +23° +24° +24° +23°
+ + + + + +
+16
H: +20°
L: +
Struga
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+22° +21° +21° +20° +20° +20°
+ + + + + +



Showbiz

Lifestyle

Teknologji

Kuriozitete

© 2014 Gazeta Panorama ONLINE. All Rights Reserved.   Programuar nga: ikoncept Privacy