PSIKOLOGJIA   Birra Korca
GRAZIA   Lotaria Kombetare
Home » Kronike » “Polici hapi derën e Kryeministrisë”

“Polici hapi derën e Kryeministrisë”

Deputeti Tom Doshi gjatë dëshmisë në gjykatë

Dëshmia e deputetit në Gjykatë: Grupi i protestuesve të dhunshëm veproi në anën e Piramidës. 21 janari, dëshmia e Tom Doshit: Grafitë e të vrarëve ia çova Ramës. Deputeti i Partisë Socialiste, Tom Doshi, tha dje në Gjykatën e Tiranës se në demonstratën e 21 janarit 2011 porta e Kryeministrisë u hap me çelës nga një punonjës policie.  Shpjegimi i deputetit u dha gjatë dëshmisë së tij në procesin gjyqësor në ngarkim të ish-kreut të Gardës, Ndrea Prendi, shoferit të tij, Margarit Kume dhe gardistit Agim Llupo. Doshi shprehu siguri para trupit gjykues se porta e gardhit rrethues të Kryeministrisë ishte hapur nga një person i veshur me uniformë policie. Gjatë dëshmisë, Doshi pohoi se Kryeministria ishte sulmuar, por vetëm nga ana e Piramidës dhe jo nga ana ballore e saj. Në vijim publikohet dëshmia e plotë e dhënë nga deputeti në sallën e gjyqit. DESHMIA E PLOTE Prokurori: Tregoni çfarë keni parë më 21 janar, pas nisjes së veprimeve të dhunshme? Doshi: U lajmëruam  që do të bëhej protestë. Unë thirra kryetarët e zonave. Unë me protestuesit e ardhur nga zona ime u takova te Stacioni i Trenit. Vazhduam rrugën në bulevard deri te Ministria e Transporteve. Aty u takuam edhe me protestuesit e tjerë. Deri aty ishim ne që ecnim në krye të turmës. Pastaj turma përparoi dhe eci normalisht. Mbërritëm te Kryeministria. Aty ishin protestuesit dhe kordoni i policisë. Kam parë protestues të gjakosur. U futa në mes të kordonit të policisë dhe të protestuesve. Krijova një korridor mes të dyja palëve. Më pas u futën makinat me ujë e më pas gazi lotsjellës. Turma iku për nga Gjykata Kushtetuese. Njerëzit po shkelnin njëri-tjetrin. Unë hipa te pjesa me dy kolonat dhe u thashë “mos u shqetësoni”. Në këtë kohë më erdhi një granatë me gaz lotsjellës. Kalova në trotuar. Më ra një tjetër te këmbët. Kur mbërrita te Dy Kullat ndjeva vështirësi në frymëmarrje. Tek Ambasada ruse e mora një çikë veten. Kalova Lanën, tek ura ku lidhet me “Taivan”-in. U ktheva në anën tjetër dhe eca deri te cepi i urës tjetër aty pranë, ish-hotel “Dajtit”. Aty pashë protestues jashtë kontrollit. Polici nuk kishte më aty. Ishin vetëm efektivat e Gardës brenda rrethimit. Njerëzit kishin hipur te gardhi dhe hidhnin parulla kundër qeverisë. Unë kam qëndruar në këmbë te Dy Kullat dhe kam parë një polic që ka hapur derën e Kryeministrisë. Kam parë më pas një makinë që u fut në derë, por u bllokua nga ajo bordure mbrojtëse. Pas kësaj nisën krisma armësh. Më thoshin që janë manovër, por unë u thashë që janë luftarakë, pasi pashë degët e pemëve të këputeshin. Më pas më thanë që u vranë 2 veta, një nga Shkodra dhe një nga Lezha. Deputeti Gjon Jaku më tha që ai nga Lezha quhej Aleks. Pastaj shkova te “Taivan”-i bashkë me Armando Prengën, morëm taksi dhe shkuam te Spitali Ushtarak. Atje kishte dhe deputetë të tjerë. Secili shikonte të lënduarit që ishin nga zona e tyre. Unë kisha vetëm një të plagosur, kryetarin e Partisë Socialiste të Bushatit. Më thanë që ka dalë Mesila Dode në një deklaratë dhe ka thënë që Tom Doshi bashkë me nipat e tij kanë bërë një vrasje. Në këtë kohë doli një doktor aty që tha se “vrasja është bërë nga afër”. Unë i kërkova skanerin dhe kartelën mjekësore të këtij pacienti. I mora dhe ia çova kreut të Partisë Socialiste. Pastaj kishte shfaqur “TV Neës24” pamjet ku një gardist qëllonte mbi turmë. Që aty nuk më akuzuan më pastaj. Prokurori: Në ç’moment u hap porta? Si ishte i veshur ai personi që e hapi? Doshi: Ai ka qenë polic. Ishte një person i veshur me uniformë policie ngjyrë blu. E kam parë kur e ka hapur portën me çelës. Porta ishte me një zinxhir. Unë pashë që e hapi zinxhirin nga ana e jashtme. Prokurori: A kreu ndonjë veprim tjetër? Doshi: Jo, ai vetëm ka hapur dyert. Prokurori: Ku ishit kur nisën krismat? Doshi: Isha para Dy Kullave. Krismat vinin nga brenda rrethimit të Kryeministrisë. Prokurori: Sa kohë kanë vazhduar krismat? Doshi: Nuk mund ta përcaktoj. Prokurori: Patë efektiva të Gardës pas nisjes së krismave? Doshi: Me armë në dorë ishin të gjithë. Prokurori: Keni parë persona të rrëzoheshin në bulevard? Doshi: Jo, nuk kam parë. Prokurori: Keni parë persona të kryejnë veprime të dhunshme? Doshi: Ka qenë një grup i dhunshëm te Piramida. Janë djegur edhe disa makina. Por jo përballë Kryeministrisë. Sulmi ka ardhur nga ana e Piramidës. Avokati i Prendit: Mund të shikonit goditjet e policisë ndaj turmës, apo ishte turma që goditi policinë? Doshi: Unë arrita pasi kishte nisur përplasja. (dëshmitari paraqet disa foto para gjykatës, për të treguar vendndodhjen e tij) Avokati i Prendit: Keni parë protestues të hedhin sende të forta në Kryeministri? Doshi: Kur policia përdori ujin dhe gazin lotsjellës, protestuesit qëlluan me pllakat e trotuarit.
Pjerin Ndreu: Pashë vrasjen e Dedës, policët u prekën nga gazi Kreu i PS, rrethi Tiranë: Dy persona pranë meje u shembën në tokë

Pjerin Ndreu

TIRANE – Kreu i Partisë Socialiste për Rrethin Tiranë, Pjerin Ndreu rrëfeu dje në Gjykatë se e kishte parë me sytë e tij vrasjen e Hekuran Dedës, më 21 janar 2011. I thirrur si dëshmitar i Prokurorisë në proces, Ndreu tha se ndodhej vetëm pak hapa larg, kur Hekuran Deda u shemb në tokë, pasi ishte qëlluar me një plumb në kokë. “E kam prekur me dorë. I kam parë plagën e hapur në kokë”, tha dëshmitari. Për rreth një orë, Ndreu iu përgjigj pyetjeve të palëve në proces në lidhje me orët e demonstratës. Sipas tij, situata në protestë precipitoi pas ndërhyrjes së shpejtë të policisë me ujin dhe gazin lotsjellës. “Unë isha tek ura e Lanës, bashkë me djalin tim dhe dy vëllezërit. Vazhduam ecjen drejt Kryeministrisë. Kur ishin para Dy Kullave, policia ndërhyri me makinat e ujit. U krijua një kaos total. Të gjithë nxitonin të iknin. Mua më përplasi turma te cepi i njërës prej Kullave. Unë isha në siklet, pasi humba kontaktin me djalin tim. Pastaj pashë ca djem që iu vërsulën makinës së ujit, duke e qëlluar me gurë. Situata agravoi kur nga policia u hodhën bombat me gaz lotsjellës”, tha dëshmitari Ndreu. Sipas dëshmitarit, gazi lotsjellës solli pasoja edhe për policët në protestë. “Ajo që më bëri përshtypje, si ish-drejtues policie, ishte se edhe forcat e policisë ranë pre e gazit lotsjellës. Ata kishin të njëjtat simptoma si ne”, tha dëshmitari. Para trupit gjykuese, Ndreu tha se gjatë gjithë kohës ai ishte munduar ta qetësonte turmën. “Kur disa persona prekën portën e Kryeministrisë, kam qenë unë ai që i tërhoqa mbrapsht. U përpoqa të komunikoj më një grumbull policësh që ishin në pjesën e cepit nga ana e “Rogner”-it. Hyra në mes të turmës dhe gjatë gjithë kohës u mundova të luaja rol për të çtensionuar situatën”, tha Ndreu. Në lidhje me vrasjen e Hekuran Dedës, dëshmitari tha se kishte qenë vetëm pak metra larg tij në momentin e ngjarjes. “Policia nuk ishte më aty. E vetmja strukturë e mbetur ishte ajo e Gardës. Ata gjuanin në ajër. Unë kam qenë në trotuar, pranë stendës së gazetarëve. Pas një breshërie të gjatë, u panë të binin poshtë degë të pemëve brenda rrethimit të Kryeministrisë. Kjo nuk ndodhte me plumbat manovër. I thashë dikujt aty “uluni poshtë”. Kur unë u spostova vetëm pak hapa, ka rënë poshtë Hekuran Deda. U afrova aty. E pashë që kishte një plagë në kokë dhe që u shkaktua hemorragji e madhe”, tha dëshmitari. Po sipas dëshmitarit, teksa kishte lëvizur nëpër bulevard, ai kishte parë edhe dy persona të tjerë të shembeshin përtokë. I pyetur nga avokatët, dëshmitari tha se nuk kishte dijeni nëse dy personat e tjerë ishin nga viktimat e 21 janarit, apo persona të tjerë të plagosur në ngjarje.  ar.ba
DESHMITARET Seanca e djeshme mund të jetë seanca e fundit ku në gjyq u thirrën dëshmitarët e Prokurorisë. Prokurorët hoqën dorë edhe nga dëshmitarët e tjerë të mbetur pa u thirrur në proces. Vetëm në lidhje me dy dëshmitarë, Gjykata do të sqarojë vendndodhjen e tyre dhe më pas të vendosë nëse do të procedohet me leximet e deklarimeve të tyre. Kjo për faktin se në seancën kur ata janë thirrur, ka rezultuar se ndodheshin jashtë vendit. Në seancën e radhës, më 17 tetor, Gjykata do të administrojë provat shkresore të Prokurorisë. DEDA Dëshmitari i fundit i pyetur dje ishte Zabit Deda, vëllai i viktimës Hekuran Deda. Sipas dëshmisë së tij, Zabit Deda nuk ka qenë i pranishëm në demonstratën e 21 janarit. “E kisha në plan të shkoja me vëllanë në protestë, por më doli një punë në mëngjes dhe nuk shkova”. Momentet e vrasjes së vëllait ai i kishte mësuar nga shoku i tij, Hysni Peposhi. “Hysniu më tha se kishim hipur në një si tavolinë dhe po filmonim me telefon. Garda po gjuante drejt dhe pashë Hekuranin që u rrëzua përtokë i vrarë”, rrëfeu dëshmitari t’i kishte treguar Hysni Peposhi. ARMAND BAJRAMI

Albtelecom

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Panorama Online. Moderatori

1 Koment per ““Polici hapi derën e Kryeministrisë””

  1. Keta deputete Komunista te pasuruar milionere per 20 vjet demokraci,kuptohet qe nuk thone te vertete.Keto mund te flasin te verteten nqse do te ishte minister i brendshem SH Gramos RUci me te drejte vepronte si ne kohen e RamiziT!!!!!

Beni nje Koment


+ 3 = 7

  • Facebook
  • Twitter
  • YouTube
  • Linkedin
  • RSS

AMC

Hotel Prestige

22 muaj në duart e terroristëve, reporteri rrëfen emocionet

28 Gus 2014/Nuk ka Komente/me shume »

Kjo nuk është një ide e mirë!

28 Gus 2014/Nuk ka Komente/me shume »
Gazeta Panorama Alexa toolbar

Parashikimi i motit


+23
H: +24°
L: +12°
Tirana
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+26° +26° +25° +25° +25° +24°
+12° +11° +11° +11° +10° +11°
+22
H: +23°
L: +15°
Durres
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+25° +25° +25° +25° +23° +23°
+15° +14° +15° +15° +12° +11°
+22
H: +25°
L: +10°
Elbasan
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+28° +28° +27° +27° +27° +26°
+12° +11° +11° +10° +10° +11°
+18
H: +23°
L: +16°
Vlore
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+25° +25° +25° +24° +24° +24°
+15° +14° +14° +15° +12° +12°
+21
H: +23°
L: +11°
Shkoder
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+26° +25° +25° +26° +25° +24°
+12° +11° +12° +10° +11° +12°
+18
H: +22°
L: +
Korce
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+24° +23° +23° +22° +23° +23°
+ + + + + +
+22
H: +24°
L: +11°
Berat
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+27° +27° +27° +27° +26° +25°
+11° +10° +10° +10° + +10°
+9
H: +22°
L: +
Kukes
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+22° +22° +21° +21° +21° +21°
+ + + + + +
+23
H: +23°
L: +12°
Sarande
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+23° +23° +23° +22° +22° +22°
+11° +12° +11° +10° + +13°
+24
H: +24°
L: +13°
Kavaje
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+26° +26° +26° +26° +25° +25°
+13° +13° +12° +12° +11° +11°
+22
H: +22°
L: +12°
Kruje
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+22° +23° +21° +22° +21° +20°
+11° +10° +10° +10° +10° +11°
+22
H: +24°
L: +14°
Lezhe
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+26° +26° +26° +26° +25° +24°
+14° +14° +14° +13° +12° +13°
+20
H: +24°
L: +14°
Fier
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+27° +27° +27° +27° +26° +26°
+12° +12° +11° +12° +12° +11°
+18
H: +19°
L: +
Pogradec
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+21° +20° +20° +20° +19° +19°
+ + + + + +
+21
H: +21°
L: +
Rreshen
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+24° +24° +23° +23° +23° +22°
+ +10° +10° + + +
+23
H: +23°
L: +
Tropoje
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+21° +20° +20° +20° +20° +19°
+ + + + + +
+20
H: +23°
L: +
Pristina
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+22° +21° +21° +20° +21° +20°
+ + + + + +
+25
H: +25°
L: +
Prizren
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+25° +24° +23° +24° +24° +23°
+10° + + + + +10°
+23
H: +23°
L: +
Mitrovica
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+20° +20° +19° +20° +19° +19°
+ + + + + +
+21
H: +24°
L: +
Skopje
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+24° +22° +23° +23° +23° +23°
+ + + + + +
+24
H: +24°
L: +
Gostivar
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+24° +23° +23° +24° +24° +23°
+ + + + + +
+21
H: +24°
L: +
Tetovo
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+24° +23° +23° +24° +24° +23°
+ + + + + +
+16
H: +20°
L: +
Struga
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+22° +21° +21° +20° +20° +20°
+ + + + + +




Showbiz

Lifestyle

Teknologji

Kuriozitete

© 2014 Gazeta Panorama ONLINE. All Rights Reserved.   Programuar nga: ikoncept Privacy